|
| Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
+38Delia **Lumi_ Muja e Halili elisa Eva0506 Veneta ELIE valdrini rolling kroki Ademi85 anila spirito voglushja feneri **Embelsira** Orfe@ Arta beri Çamshqiptar Urata shqiptare GocPejone STUPCAT Guximi Vuthjani Beton Ramiz Sofra meli shaban cakolli azzurra rrebelja anjesa vlora alissa besa-bese Kosovarja 42 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
ELIE Anëtar i ri
Numri i postimeve : 163 Age : 54 Registration date : 10/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 8:54 am | |
| "Makina e memories"-Ardit Gjebrea
Makina e memories vrapon në kujtime Në çastet e jetës që endëm të dy Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen Dhe rendie e rendin, humbasin diku
Makina e memories si era Humbet nëpër mjegull, mbi të fluturoja Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja Diku të ndaloja… Ti mblidhja kujtimet, aty ti fiksoja Mundohem mundohem, ti gjej nëpër vite Kujtimet kalojnë… ...po kujtimet kalojnë
Dhe ti qeshje, ti këndoje Psherëtije në heshtje dhe qaje Me lotët që të ndrinin në sy Dhe më flisje, ëndërroje Dhe tregoje, tregoje Të vertetat trillime që jetuam të dy ....dhe kujtimet kalojnë ....dhe kujtimet kalojnë ....dhe kujtimet kalojnë
Fragmente kujtimesh më dalin përpara Në skena qiellore me diell a me shi Çapitem i lodhur të ulem mes tyre Ato më largohen...largohesh dhe ti
Fragmente sensuale që era Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema, Piktura që koha ngjyrosi në mëndje Sikur ti ndaloja... Ti mblidhja të gjitha në krahë ti mbuloja Mundohem mundohem ti gjej nëpër vite Kujtimet kalojnë… ...po kujtimet kalojnë
Dhe ti qeshje, ti këndoje Psherëtije në heshtje dhe qaje Me lotët që të ndrinin në sy Dhe më flisje, ëndërroje Dhe tregoje, tregoje Të vërtetat trillimet që jetuam të dy
Më afroje, më largoje Më humbisje dhe prapë më takoje Më puthje në buzë si fëmijë Më thërrisje dhe më prisje Dhe kërkoje, kërkoje Të vërtetat trillime ti jetojmë përsëri ....po kujtimet kalojnë.. Dhe kujtimet kalojnë... Dhe kujtimet kalojnë... Kalojnë, kalojnë, kalojnë
Makina e memories vrapon në kujtime Në çastet e jetës që endëm të dy Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen Dhe rendin e rendin, humbasin diku
Dhe kujtimet kalojnë… Dhe kujtimet kalojnë... Dhe kujtimet kalojnë... | |
| | | ELIE Anëtar i ri
Numri i postimeve : 163 Age : 54 Registration date : 10/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 8:54 am | |
| Song: Tirona
Shumë zhurmë, shumë zhurmë Tirana e Re, Lapraka, Kombinati, Ali Demi Tirona është pikënisje, ku fillon mundësia Aty kam të ardhmen, ku kam ëndrrat e mia. Ku ngjitur janë kisha e xhamia, Ku ndahen e pajtohen Nano e Berisha.
Aty ku ty të jepet një tjetër mundësi, Kam shokët, kam lagjen, kam rrugën, kam shtëpinë.
Tirona çfarë është? Më i madhi paradoks, Ku robi ble te gabi me Rolex në dorë. Ku sllonat sydelfinë Në baltë bëjnë paradë, Ku krahas kjoskave të rënume është një super pallat.
Tirona, ke ëndrrat tona Jeton orët e vona, E djegur, sido të jesh, Ti je e jona.
Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë. Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës, E luftës e paqes, E errësirës dhe e dritës, Mashtrimit, të vërtetës Shpifjes, interesit, E qejfit dhe e stresit, E ahengut dhe biznesit.
Ku të gjithë ne themi: Tirona zemra jonë, Ti për ne, ti për ne, Je kampion. Kur ti hyn në Kombinat, në qytetin tonë Një tabelë, shyqyr, të thotë: "Mirëserdhët në Tiranë".
Tirona, në zemrat tona E çmendur, sido të jesh, ti je e jona. Aty ku Kryetari bërtet me megafon.
Gjithçka mund të ndodhë, Jetojmë në Tironë. Njerzia bëjnë plazh Aty ku thahet liqeni Ku provinciali thotë: "Jom pri 'Ali Demi'". Aty ku trumbetojnë të ngrenë pallate Mjaft!, thotë rinia.
"Boll se na plasët". Mjaft, me muhabet, si bujqit e lashtë, Nën kumbllat e kuqe, moda bën sfilatë. Ku ka qarkullim parash, Ka dhe emancipim grash, Shooping nga rrugë e "Durrsit" Oburra nga Blloku, Atu ku gjen për seks, Ku ngjitet dhe smoku. Ku te qentë e kazanëve është dhe ministri e Higjienës, ku ka dhe mbret, ka dhe president.
Të gjitha do t'i gjeni në qytetin tonë, Ku një tabelë e shtremër thotë: "Mirëserdhët në Tiranë".
Tirona... Zhurmë, zhurmë... | |
| | | ELIE Anëtar i ri
Numri i postimeve : 163 Age : 54 Registration date : 10/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 8:56 am | |
| Ylli Baka - lerm o zot te rrojNga brigjet e Dardanise der' ne malet e Epirit bukurit' e vendit tim flori e shkuar floririt
vet I Madhi e bekoi lerm o lerm o Zot te rroj
kemi te lashte historine Butrintin , Apollonine Berat , Shkoder dhe Shengjin Pashaliman dhe Ulqin
ne kemi kalate e vjetra te skalitura ne gure Argjiro dhe te tjera edhe Skenderbeu ne Kruje
(kto llafet sja mor vesh) pastaj vazhdon.... Jon dhe Adriatik ku dhe vala nis kendon SA I BUKUR VENDI JONE | |
| | | ELIE Anëtar i ri
Numri i postimeve : 163 Age : 54 Registration date : 10/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 8:56 am | |
| Me pelqen-2Die4 Si fillim dua te them një e zez mua me pëlqen Qe me shoqerin ta pij dhe pastaj kenges unë tja them Qe tja them këtij shteti qe kujton se na genjen Na genjen nga mashtron na harron por gabon Me pëlqen qe te jetoj dhe gjithçka unë te jetoj Me pëlqen edhe mënyra si sot po I kuptoj Me pëlqejnë pantallonat e gjëra kur ne rrugë unë I tërheq zvarre Por dhe 2die4 qe te jem unë I pandare E papare makina qe kishte marrë Ilir Meta Me goje hapur mbeta Dhe mendova rrugën për ta blere unë gjeta Me pëlqen një bashkëpunim me madonen unë ta bëj Të kendoj dhe me pas një takim unë ti kerkoj Enderroj dhe një ditë ne parlament unë te shkoj Mbi piraterin e muzikes ndonjë ligj unë te shqyrtoj Me pëlqen kur bie shi, ne krevat kur ty te gjej Me pëlqen me shoqerin ndonjë gote dhe ta kthej Mos te harroj te them se me pëlqen një tatuazh Me pëlqen 3 muajt e veres ti kaloj unë ne plazh Me pelqejn këto qe thash por dhe lash ca te tjera Të tjera do të thotë dhe shoku im ne vazhdim.
Me pëlqen çfarë, me pëlqen çfarë. Me pëlqen si dua unë te jem Dhe të gjitha unë ti kem Me pëlqen çfarë me pëlqen çfarë Me pëlqen çfarë dua unë te them Me pëlqen a sme pëlqen
Me pëlqen kur te vërtetën unë e them si e ndiej Me pëlqen kur ne dyqan shkoj dhe rroba të reja blej Të gënjej nëse te them se pëlqej motrat libohova Me pëlqen fatos berishen unë një dita ta takoj Ta puth fort muah ta perqafoj Dashuroj vërtetë një vajz unë sot e dashuroj Me pëlqen kur e takoj Dhe koh kur unë me ty kaloj Me pëlqen mua te dëgjoj vetëm rap 2pac Por aspak te shkoj ne spital dhe te dhuroj gjak Me pëlqen ne party mua mbrëmjet ti kaloj Me pëlqen ato qe ditën bëj naten ti harroj Një pistolet për siguri unë gjithmonë mbaj Por dhe 2die4 ne zemër mbaj gjithmon si emblem Me pëlqen qe pushimet ti kaloj unë ne Golem Po ta kem mercedes benz makinen me pëlqen Pasi dua unë te jem dhe të gjitha dua ti kem Unë të gjitha do ti arrij te pëlqen a s'të pëlqen
Hej pa sme thua ne këtë botë çfarë me pëlqen Të shikoj ne sytë e tua por e di qe me genjejn Me rrefejn një botë te rreme qe sshprehin asnjë shenjë Po të flas për veten time dhe ato qe me pëlqejnë Me pëlqen qe te ngacmoj ne rrugën time kur kalon Ndonjë vajzë qe veç seksi mmmmm me shkakton Por dhe asaj nuk I flet dot Se direkt ajo te thotë As makinen spaske ti qenke çunë kot Kështu qe dhe unë duhet te bëj disa miliona Të përpiqem qe te futem atje ku ka persona Të rëndësishëm te jashteligjshem por gjithmonë ta bëjnë nderin Pastaj te gjithë do thonë shiko Bledi Milionerin Dhe kjo sdo jetë një ëndërr do ta bëj unë realitet Se me pëlqejnë pordhet e tua nëpër rrugë kur ti shet Se pordhe kam dhe vet dhe mend do tju shes Ato qe ti tani bën unë I kam bërë ne disa vjet Disa vjet me 2die4 nëpër klubet ku unë shkoj Me te zezen dhe uiskin unë naten e kaloj Me pëlqen mua gjithçka dhe me asgjë unë nuk e le 2die4 për këto gjëra mbajnë vendin nr 1.
Ju kujtoni se ne kemi mbaruar Ju kujtoni se ne jemi harruar Jo jemi këtu duke kenduar 2die4 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:39 pm | |
| Kur të jesh mërzitur shum
Këtu s`do t`jem , do jem larguar Ne tok i tretur si te tjerët Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin me kamarieret.
Dhe nëpër udhet ku kam ecur , S`do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do të rrije i heshtur Një qiparis , si murg i ngrate
Ti do trishtohesh atëherë Se s`do me kesh ne dhome gjallë Dhe kur ne xham te fryje ehe Do qash me eren dalengadale
Po kur të jesh , mërzitur shumë Ne raft te librave kerkome Atje i fshehur do t`jem unë Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje
Mjafton qe librin , pak ta heqesh Dhe un do të zbres , do të vij pas teje Ti si dikur me mall do të qeshesh Si një blerim pas një rrekeje
Ardit Gjebrea
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:42 pm | |
| Elita 5-Simfonia e Detit
Mjegullojne ngadale kujtimet e mia, dal prane detit dhe me mbyt vetmia me kitare ne duar bej dy-tri fjale me kaltrine e detit du per t´u cmalle
qaj prane detit mbi ate breg deti e hap zemren edhe ai flet: Shihe ti o mik k´te zemren time edhe une i kam po ato mjerime!
jo s´u be e imja,ajo s´u be kurre zemra her rrin,her digjet furre asgje ska mbetur me ne jeten time vec dashurise se humbur dhe ato kujtime | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:43 pm | |
| Moj Shqipnji mos thuj marova ---------------------------- Ani moj Shqipnji Mos thuj marova Se djemtë tu Hala janë gjallë
O n´kam, janë que More krejt Kosova E bajnë luftën Ball për ball
Ishin vitet, ma të vështira More me njëmijë e nanqind e dhjetë O n´Kosovë egërsira Donte me zhdukë çdo bimë mbi dhé
Se n´Prishtinë, aty pikë së pari Krisi topi me stuhie Gjaku i shqiptarit ra në tokë Me mbijë përsëri | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:44 pm | |
| Vetem Ty Te Dua !!! ------------------------ A i sheh djal,kta dy sy qe t'shikojne te te shohin vetem ty A i sheh djal kta dy sy qe ti kam fal,fal ti kam veq ty E sa kush syt mi ka lakmu po un oo shpirti im veq ty te du Perveq teje tjeter ska per mu dalsha feje,tjeter nese du E sa kush syt mi ka lakmu po un oo shpirti im veq ty te du Perveq teje tjeter ska per mu dalsha feje,tjeter nese du....
Eh sa kush mu m'ka lakmu por shtatin tim veq ty ta kam dhuru Eh sa kujt endrrat ja kam prish veq per ty,kta duhet ti ta dish E sa kush syt mi ka lakmu, po un oo shpirti im veq ty te du Perveq teje tjeter ska per mu dalsha feje tjeter nese du E sa kush syt mi ka lakmu po un oo shpirti im veq ty te du Perveq teje tjeter ska per mu dalsha feje,tjeter nese du.. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:50 pm | |
| GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI”
Ju shqiptarë në Diasporë, rrini me lapsa e libra n’dorë, shkruani, shkruani e lexoni gjuhën shqipe mos e harroni!
Ju që jeni pak më të vjetër Merrni vetë e shkruani në letër: dhe tregoni brezit tjetër ”gjuhën shqipe ta shprehni n’vepër!”
Mbajuni të rinjve ligjërata Ta mësojnë shqipen këto gjenerata! Dhe tregojuni të gjithë shqiptarëve” Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”
T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut: ” Koha është e brezit të rinj që i kanë çelë nga dy palë sy!”
”Dy parë sy ua dhuroi shkolla zemër butë e mendtë e holla!” Mësoni ju, sa jeni të rinj Së kur t’plakeni s’ju bën dobi!”
Kjo është këshillë për mësim Sidomos për ata n’mërgim: - këtu shumë shpejt vitet kalojnë - gjuhën e nënës mos ta harrojnë!”
Prandaj merreni si a m a n e t Ju shqiptarë që jeni në Kurbet: ” Mos e harroni gjuhën amtare, se ju namin nënat shqiptare!”
”Mos lakmoni gjuhën huaj ajo kurrë s’bëhet e juaj - mësojnie shqipen si gjuhë të parë - mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”
Jeta në mërgim shumë imponon, Nganjëherë për keq na mëson, - Mos e lakoni rrugën e mësimit, - Të edukatës edhe arsimimit!”
Mësoheni të flisni ju mirë shqip, Bukës – bukë e krypës – krypë! - E mos vraponi shumë pas pasurisë, - Por pas mësimit dhe diturisë!”
Merruni me të drejtën e të vërtetën Dhe kurrë mos e mundoni veten, Sepse koha e bën të veten Lehtësojani vetes jetën!”
Mos e leni mbrapa mësimin Mos lakmoni aq shumë fitimin. Fitimi i tepërt ta shkatërron jetën Me dije e mësim din me ruajt veten!”
Në dije e arsim bëhuni lakmues Mos punoni gjithmonë si pastrues, Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë Me punua në zyre e n’administratë!”
Mësimi ua pasuron gjendjen psikike, Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike. Më mësim i bëni kushtet më të mira Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”
Dhe ju lus more vëllezër shqiptarë! Mos u bëni ju ziliqarë, Njërin tjetrin – mos e urreni Mësohuni që t’mira t’ju bëni!" Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj, Mos futni n’jetë adetin e huaj, Praktikoni adetet atdhetare Mos u plasni zëmrën nënave shqiptare!"
Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë, Se ato gjithherë mirë ju mësojnë, GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI, KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!”
Hässleholm – Suedi, 11 prill 2005
Mr Ismet M. Hasani, prof. Suedi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Wed Oct 15, 2008 4:53 pm | |
| Eja Sokolesha ime
Eja sokolesha ime ti këndojmë ardhmërisë n'brigje të lumit te ujvara ku qelin gonxhet e lumturisë.
eja eja moj zanë e malit se nesër buzëqesh agimi dashuri të dy kemi mu aty ku buron Drini.
Eja dallëndyshja ime këngën tonë ta këndojmë n'breg t'drinit vasha ime mu si valët të vallëzojmë.
Eja eja moj zanë e malit se nesër buzëqesh agimi mu aty ku buronDrini mu aty ku buron Drini mu aty ku buron Drini. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:01 pm | |
| DEMIR KRASNIQI-KËNGË PËR MASAKRËN E PRAPASHTICËS
O, ngoni shokë, ngoni vllazni, Po ju knoj ni kangë n’ sharki, Nuk asht kangë për dashuni, Nuk asht kangë, kjo, për mahi ! Kjo asht kangë për histori, Që ka ndodhë te na n’ Malësi ! Nuk asht përrallë kjo, as trillim, Por asht ngjarje plot trishtim, Që der’ tash mbet anonim, Se shumë kush nuk pat guxim, Të vërtetën ta qes në shesh, Por asht ruejt prej veshi n’ vesh, Qysh kanë ditë me tregue t’ vjetrit – Nëpër oda njani – tjetrit, Për terrorin e Sërbisë , Kasaphanën në Prapashticë !
Hej, kështu tregojnë njerëzit e gjallë – Më 11 të muajit Janar , Mu në vitin Njizet e Nji , Ish kanë çue n’ kamë ni yrrfi !... Kjo yrrfija e Serbisë – Mori urdhrin pre Qeverisë , T’ formojë çeta terroriste , T’ gjithë çetnikë me bajoneta , Prejnë shqiptarë në troje t’ veta ! Prejnë me qinda e me mi , Gra, pleq, burra dhe fëmi’ !...
Hej, kështu çetnikët kanë ba n’ Drenicë - Ja kanë mësy për n’ Prapashticë! Duert përvjelun si kasap – Kanë mësy maleve n’ Llap e Gollak; Shakovicë, Lluga e Halabak, Shkojnë si ujqit llavë e llavë , N’ Lluzhan, Majanc e Batllavë, T’ parët e tyne i kanë tubue, Shumë zullumet jav kanë vnue !...
Hej, se n’ Koliq, ata kur janë dalë – Aty i vranë disa Kopranë! I kanë vra te Zharalitë – Mësynë me dalë në Prapashticë! N’ Keqekollë , ata kur po hinë – Radoviqi, para ju prinë! Radoviqi , ma i madhi anmik – Kolonel – ishte mbi çetnikë ! Ai, këtë plojë vetë e udhëhoqi Me Stojanin Selkiqin prej Domaroci ! Shumë çetnikë patën mas veti – Danailin nga Boleci. Nga Bushinca, ishte Dejani , Nikollë Slivova e Dushan Sfillani !...
Hej, n’ Keqekollë, kur paskan ra , Radoviqi , mësue i ka – Mulla Ademi, asht shpi me za, Burrë ma i zoti, n’ Gollak nuk ka, Na ma s’ pari çatij dojmë mej ra , Do t’ ja presim robët e fëminë, Do ta lidhim, t’ ja djegim shpië!...
Hej, Radoviqi, i pari ju prinë – Mulla Ademit, në shpi po i bien ! Radoviqi, ai kolonel – Mish e shpirt ishte kriminel! Porsi ujku po i thërret në derë – Mulla Adem, a po del ni herë?! Po del hoxha, me ta po flet, -Mulla Adem, a na kallxo drejt, Ti , sa robë i kie krejt? Mulla Ademi, burrë i vërtetë, -Kolonel, po t’ kallxoj drejt, Tremdhet’ robë, unë, i kam krejt!... S’ e kanë lanë , mirë, mej krye fjaltë – E kanë lidhë me ‘i kanop t’ gatë , Jashtë ja nxorën fëmijët dhe gratë! Radoviqi, me dorë të vet – Tremdhetë robë, qaty ia vret , Rend poj vret , n’ zjarr po ja djeg ! Ja dogj robët , ja bani hi – Atëherë hoxhën n’ prag e ka shtri ! E rrëxoi hoxhën, n’ prag të shpisë – Ja shkurtoi kryet me sakicë !...
Hej, kanë marrë rrugën përpjetë ni malit, Xhanaria me ushtarë të krajlit, Paskan dalë në Prapashticë , Me çue n’ vend urdhrin e Serbisë ! Bajnë maskër, bajnë kërdi – Prej dy vjeçe tej n’ gjasht’dhet’ e dy... Krejt kta meshkuj poj tubojnë, Tanve vendet po jav caktojnë, Grupe – grupe, mahallë – mahallë, Krejt poj qesin në ni livadh!... Me mahallë, qysh ishin kanë – Keqekollën n’ ni vend poj lanë, Çorrovit e Spahiovit, Çelovit e Sinanovit, Miftarovit në njanën anë, Prapashticën n’ tjetrën anë, Mahallën e Cubit – njizet e nandë... Krejt poj lidhin me shoka t’ veta, Tash po vjen tue ju sosë jeta!...
Hej, atëherë gati pushkët poj bajnë, Veç po presin me ju dhanë komandë! Erdh komanda e shenja e parë – Veç tri pushkëve me ju dhanë zjarrë ! Shenja e dytë, qashtu po thotë – Me komandë, me e dhezë ni top! Kur ka ardhë kjo shenja e tretë – Qinda pushkë me ‘i flakë janë dhezë! Ju shkoi gjama deri n’ re – Shumë e mashkujt u shtrinë për dhe!... Bien për dhe, shqiptarët e shkretë, Krejt janë vra njimijë e njizet!...
Hej, luftën hiq nuk e kanë ndalë, Hecte gjaku valë – valë, Krejt xhenazet mbetën n’ livadh!... Nëpër shpia atëherë ju kanë ra, Shpijat flakë jav paskan kallë, Robë e fëmijë krejt poj kallin n’ zjarrë, Nuse e çika t’ reja i kanë marrë! I kanë çue ato n’ Serbi – I kanë martue me zor me shki’!... I kanë nda këto femna t’ shkreta Për gjithmonë prej trojeve t’ veta ! I kanë nda prej gjakut t’ vet – Zoti e di, qysh kanë dhanë jetë ?!...
Hej, luftë e madhe ish kanë marue, Ka ecë gjaku sikur prure! Se këto malet e kësaj ane, Nuk mbajnë mend këso kasaphane! Borë e madhe kish pas ranue, Nuk ka mujt kush kah me lue! N’ atë furtunë, disa kanë pshtue, Sylë Hetemi e Arif Govori, Veli Salihi e Emin Govori... N’ atë borë t’ madhe, n’ atë kjamet – Ish kanë metë ni fëmijë nën djep, I kish pshtue, ai, nanës s’ vet – N’ borë përmbys tri ditë e netë, Aty ish vra nana e shkretë! Ia vrajnë nanën, qati sabie- Ia prejnë veshin, djalit, me singi! Mas tri dite, aj, gjallë ish kanë – Selim Govori, atij i kanë thanë!...
Hej, pushkatua krejt kur i kanë – Kanë marrë rrugën, janë ra n’ Orllan, Të gjithë meshkujt tubue i kanë, Nishec, Brainë edhe Orllan, Kalaticë dhe Ballban, Këtë masakër me e vazhdue, Kasaphane me marue!...
Hej, Zoti i Madh, kur don me t’ ndihmue – Prej zullumit për me t’ pshtue, Sa me metë dikush për farë, Paska ndie ni djalë shqiptar , E lumja nana, ka e kish pasë djalë! Trim mbi trima, ai burrë – burri, Emni i tij – Nazim Gafurri ! Patriot e demokrat, Që punonte ditë e natë, Veç për popullin kosovarë, Për të drejta, për shqiptarë! Ai, këtë punë vesh e kish marrë – Se po i digjen vllaznit në zjarrë!...
Hej, në Prishtinë, ai rrinte me shpi – Shiti tokë e pasuni, Shet dyqane, hane e mulli, Pare t’ madhe kishte tubue, N’ çarrshaf t’ grave, tebdil ish marue, Shpejt e shpejt në Shkup ka shkue ! Nazim trimi, ai burrë bujar, Shpejt po i gjejka do gazetarë, Shumë e paret jav paska dhanë, Jav tregon ngjarjen taman, Si po lahet toka me gjak , N’ shumë katunde n’ Llap e n’ Gollak, Për me i shkrue n’ gazetën “HAK”! Përmes lidhjeve të telegrafit – Thërret ministrat e Beligratit! Shumë do shokë i ka bashkue – Po i lajmëron Kombet e Bashkueme, Për Serbinë, çka ka punue!... Krejt Evropa, poj lexojnë gazetat, Për këto krime të vërteta! T’ gjitha kombet kokan bashkue – Komisionin e kanë formue, Me eksperta ndërkombëtarë, Për mej çue në vend të ngjarjes! Kështu Evropa, banë intervenimin – N’ vend të ngjarjes me e pa krimin, Ku Serbia , banë planifikimin, Mbarë shqiptarëve me u ba farimin!...
Hej, Nazim trimi e bani ndriçimin – Për me i sjellë pop’llit shpëtimin! Ai i qiti në shesh të dritës, Jo veç krimet e Prapashticës, Por mbarë ngjarjet dhe të Dumnicës!... -Janë therrë njerëzit në vatra t’ veta, Mizorisht, me bajoneta, Burra t’ rritun, gratë e fëmija, T’ gjallë janë djegë nëpër shtëpia !...
Hej, krejt Evropa, gazetat poj knojnë, Syve t’ vet nuk po u besojnë! Tu i lexue e tu’ u trishtue – Krajli i Serbisë, çka ka punue?!... Komisioni – ekspert me shkollë – Drejt po shkojnë në Keqekollë! N’ mahallë t’ Spahive , kur janë dalë – Nga shtatë vetë në ni vorr poj gjajnë! N’ Prapashticë, kur paskan shkue – Gjajnë xhenaze t’ djegne, t’ shkrumueme!... Komisioni kokan trishtue, Se çfarë krimesh kokan marue! Çka kanë shkrue – krejt janë vërtetue! Komisioni ishin betue – S’ kishim mujt kurrë na me besue, Se kështu Krajli, mundet me punue, Gjithë këta njerëz n’ zjarrë mej shkrumue?!... Mejherë Krajlin e kanë urdhnue – T’ gjitha krimet mej ndalue !
Hej, Krajli i Serbisë, shumë koka idhnue Për këtë plan që i ka dështue! Tel Zhupanit, n’ Prishtinë i ka çue – Kush asht ai, n’ gazetë qi ka shkrue, N’ krejt Evropat na ka marrue, Planet tona, na i ka shkatrrue?! -Ai – thanë – asht ni burrë prej burri, E ka emnin Nazim Gafurri !
Hej, kqyre Krajli, çka ka marue , Shumë do pare i paska çue, Njerëz me pare me i pague – Nazim Gafurrin me likuidue ! Ky Zhupani, n’ kamë na u çue, Dy xhandar i ka shtrëngue, Këtë Nazimin, me e likuidue !... Me e vra birin e demokracisë, Atë bamirës të gjithë njerëzisë ! I biri i shkaut – Zhivko Kundraxhisë, N’ Urë t’ Vellushës, ishte kurdisë. N’ Urë t’ Vellushës, ishte dalë në pritë – Don Nazimin, ta qëlloj me thikë! Vjen Nazimi, me dy xhandarë – N’ te u hodh kjo thika e parë! Fërfëlloi thika për rreth koke – Ja hoq fesin , ia qiti për toke! Fërfëlloi edhe thika e dytë – Për rrajë t’ veshit ia ka ngjitë! Plagë të randa i ka shkaktue – Krimineli shpejt u largue!... N’ shpi të motrës – djalin e kanë çue, Iu lidh plaga dhe u shërue!...
Hej, këta agjentët i kanë fry sytë – Për me i ba atentat të dytë! Simbas planeve të Serbisë – Me ni vrasës profesionist !
Hej, vrasësi i dytë, ishte shqiptar, Hem xhandar edhe tradhtar. Kriminel – Adem Misini, N’ kafehane i maskuem hyni, Hoq revolën, ai tradhtar – N’ gjoks t’ Nazimit, i dha zjarrë! Zbrazi plumba mbi gjoks t’ Nazmis, Veç për hatër t’ krejt Serbisë! Por , Nazimi kish mbetë i gjallë, E muerën shokët, e çuen n’ spital! Në spital, në Mitrovicë – Veç me e pshtue prej xhandarisë !
Hej, n’ kirurgji – shërohej djali, Nën kujdes t’ doktor Shamfanjit. Ky doktor humanitar – Për shërim, djalin e ka marrë. Xhandaria i kish premtue – Nëse mundesh me e helmue, Ni veturë kemi me ta dhurue! Ni veturë e ni milion dinarë – Veç na e hjek këtë trim shqiptarë! Por Shamfanji – doktor human, Këtë punë t’ poshtër, ai, nuk e banë!
Hej, e muer djalin, e ka operue – Plumbi i zi, mushkritë ia kish shpue! Iu kish ndalë plumbi n’ krahnor – Kur ka shkrepë, ai vrasës mizor!... Me mjeshtri e operoi Dhe Nazimin e shpëtoi! Por shpirtzi kish prap ndër ne, Se doktori ish kanë jevre, Munafiku nazifashist , Spiunoi mjekun humanist Dhe e vranë gjermanët nazist!...
Hej, prapë anmiku nuk rrin i qetë – S’ donë me e lanë Nazimin n’ këtë jetë, Ia bajnë gati vrasësin e tretë ! Me Shtatë Maj, në ora dhjetë , Mu në vitin Njizet e Tetë, Prapë e gjetën ni tradhtar, Që e mbante emnin shqiptar, I maskuem, ai, ishte xhandar, Për tradhti kish ba përvoja, Atij i thoshin :Hasan Mërkoja, Ju thaftë dora, ju thaftë goja , I huptë fara, i huptë vorri! N’ kafehane, revolen e nxori- Zbrazi plumba n’ gjoks t’ atij burri, N’ demokratin – Nazim Gafurri ! Shtiu n’ bamirësin humanitar, N’ patriotin tonë kombëtar!... Kështu punoi Hasan beteri – Zbrazi plumba prej revolverit, Veç për hatër të Lube Hollcerit ! Seleniqi dhe Lube Hollceri – Zbrazën plumba prej manxerri! Kriminelët me armë në dorë – Tre xhelatë atentatorë!...
Hej, por ai trim – Nazim Gafurri, Mirë qëndronte me zemër guri! Para bishave të Zhupanit – Shtrëngon plagët e s’e lëshon zanin! Para bishave, ai, nuk dorëzohej, Para shokëve, ai, nuk ligështohej! Para vdekjes la porosinë : “Ju , më vratë këtu n’ errësinë , Për ta vra demokracinë, Për t’ ia zanë diellin – lirisë, Për t’ ia ba qejfin Serbisë! Por, kur trupi n’ vorr t’ m’ pushojë – Demokracia do të fitojë! Nuk do t’ ketë vrasës e tradhtarë – Sa do t’ ketë trima e luftëtarë! S’ do t’ ketë plumba, as xhandari – Për t’ vra rrugën për liri ! Se Kosova, kurrë nuk shfaroset , Do t’ jetojë, e do t’ përsoset! Le ta dijnë, pra, mirë xhelatët – Hej, do t’ ketë lindje, hej, ma shumë se vrasjet !
Prishtinë, më 1978. Demir KRASNIQI | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:29 pm | |
| Mbi bjeshket e nalta po agon dhe rrezja e diellit po ndricon Mbi toke arbnore sot kudo Moj zemer plot gaz kendo
O ju agime shqiptare githe freski Mbi fushat tona zbadhi pergjithmona po qesh natyra mbuluar plot hijeshi e bashke me ta po qesh dhe zemra jone
Dielli posri ar vendin e ndricon Trualli im shqiptar me gjalleron me ben krenar sa jam krenar, sa jam krenar
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:30 pm | |
| Lulzoi fusha, lulzoi mali Bukuri ka ra n’sevda. Moj Gjakovë, sa m’ka marrë malli! Nji këtë kangë du’ me t’a knu-e. Shpresat ka mote Kanë marrë arratinë. Sa ditë kanë mbetur Të hapura? - Nuk di. Malli për ty Më vranë në shpirt. Kangët e ambla Plot melodi. Ref.: Vitet kalojnë Dhe s’kthehen ma Buz’qeshja m’lindë Me mall plot. Ka hapur zemrat Dhe fole një shprese Larg nga Çabrati Gjakovën përshëndet. Tani unë erdha Se malli m’kish marrë. Dy fjalë me juve Unë do t’kuvendoj. Nëpër rrugë, nëpër kalldrema Këngët e zemrës kurr mos t’harroj. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:30 pm | |
| Neper kodrat lule kemi dashur Aq sa lule trimave u dhame, Dhe kur shoket nder beteja rane I qendisem trendeline dhe kenge.
Ne vitet e rinise se malit Ne torben e fishekeve brenda Mbaja nje tufe trendeline Me pat’dhen te pragu nena Dhe me tha qe keto lule Neper tym e flake baroti, Te na i kthesh te fresketa biro Me lirine e kesaj toke.
Sa kish pritur nene e dashur Ta shohe nuse Shqiperine, Ate nentor te kuq me gezoi Po me lule trendeline. Ky mengjez, ky fllad lirie, Prap dritaren time hap Trendelina qe nga malet Buzeqesh dhe kryet mban lart.
Ref. Trendeline , trendeline Sa krenare ti lulezon Trendeline cel petale N ‘zemren time kengen ma freskon. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:31 pm | |
| Sa kenaqesi kur degjoj Valsin tone ne ket’ pranvere Ai perseri po n’a fton Te vallzojme si atehere.
Bashke me pranveren dhe ti lulezon Lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron.
Vals o vals ti jeho Mbi te buk’rin atdhe Fushat tona i pershkon Ku shperthen jete e re.
Ne nje vals n’a bashkoi Dhe n’a fali lumturine Tinguj sot un’ degjoj Dhe kujtoj prap rinine.
Bashke me pranveren dhe ti lulezon Lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron.
Vals o vals ti jeho Mbi te buk’rin atdhe Fushat tona i pershko Ku shperthen jete e re. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:37 pm | |
| Iken jeta shpejt vrapon dhe nje muaj duket gjate dhe si mundem ta gezojme jo te ndare por vec se pashe
Sa e shkurter eshte kjo jete themi shpesh tek bisedojme por dikush me sa na prek dhe caste harojme
Per nje fjale ashtu kot prishet befas nje miqesi dhe askush nuk i del zot fajla zhduket ne marim
Refreni O ti zemer njerezore pa degjoje zerin tim fal se jeta eshte e shkurter se jeton ndaj nje pendim ndan dy njerez padrejtesisht nje kapricio,xhelozi dhe pse duhen çmendurisht falja ndalet ska kufi (2 here)
enga perseritet 2 here
O ti zemer njerezore po degjoje zerin tim fal se jeta eshte e shkurter se jeton ndaj nje pendim | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:37 pm | |
| Sa pak e njohim veten, sa gabojmë, kur themi se për jetë dashurojmë, besojmë se nuk ka tjetër dashuri, çudi si besojmë........... çudi!?
Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë, ikën jeta, sa shpejt fluturon, ok, sa pak, fare pak dashurojmë, vetëm një dashuri nuk mjafton.
Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër dhe sa herë ne pësojmë një zgënjim, e harrojmë dashurinë tonë të vjetër, vetëm ruajmë diku një kujtim.
(refren) Ikin vitiet, ikin vitet, ne s'e kuptojmë, zbehen kënga e zemrës rrahjet më s'i dëgjojmë.
Të falem dashuri, të adhuroj për çastet që më bëre të jetoj. Një dashuri e re tani më thërret, një tjetë jetë…
Si lindin yjet, ndrisin dhe perëndojnë, ashtu edhe ndjenjat tona, një ditë shterojnë, një dashuri e freskët pas tyre pret, një tjetër jetë… ------------
Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë, ikën jeta, sa shpejt fluturon, ok, sa pak, fare pak dashurojmë, vetëm një dashuri nuk mjafton.
Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër dhe sa herë ne pësojmë një zgënjim, e harrojmë dashurinë tonë të vjetër, vetëm ruajmë diku një kujtim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:38 pm | |
| Mos u trishto, Ti e kishe enderruar nje Vello te bardhe, Nena ime me beko Dhe mos qaj, Neser do te shkoj, E fundit nate...
A e mban mend, Sa e kishe imagjinuar Fustanin e bardhe, Edhe une kam fatin Si c'do vajze, E di do me mungojne, Te embelat fjale...
Ndoshta do qaj, Se malli Ty do te marre, Do te marre!
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, Le te bie nje daulle, Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, E gjithe bota le te tundet, Kenga te filloje, Oh po dasma mos mbaroje, Ti-ti-ta.
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, Le te bie nje daulle, Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, E gjithe bota le te tundet, Kenga te filloje, Oh po dasma mos mbaroje, Ti-ti-ta-ti.
Neser do shkoj, Do te dal une nga kjo porte Me yllin e bardhe, Me percill ti nena ime Dhe ma fal, Lotin e arte, Te embelat fjale...
Ndoshta do qaj, Se malli Ty do te marre, Do te marre!
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, Le te bie nje daulle, Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, E gjithe bota le te tundet, Kenga te filloje, Oh po dasma mos mbaroje, Ti-ti-ta.
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, Le te bie nje daulle, Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da, E gjithe bota le te tundet, Kenga te filloje, Oh po dasma mos mbaroje, Ri-ti-ta-ti.
Hou!
Ooooooooooooooh, Ri-ti-da, eh ri-ti-da, Kenga do te filloje, Oh po dasma mos mbaroje, Ti-ti-ta-ti! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:49 pm | |
| (verse 1)i pavdekshem
Per vlera do bertas deri sa te vritem, Dhe ketu fillon historia ime hyra ne nje sen me disa pretendime kerkova ta ndryshoj,ta kthej ne identitet por sa me degjuan,u hodh tere ai milet desh me vrane e desh me mbyten me mua te tere u kacafyten. Shifet se ky vend nuk do ndryshime duan te jetojne akoma me therrime, pashe vetem shkrime adoleshentash dhe nuk me pelqyen keto tip dekadencash, mu hodhen si ujqerit per te me shkyer me shane per veprimin qe kisha kryer Kerkoja ti ktheja ne identitet por duket qe nuk ka faj ai shtet faji eshte i yni,ne vendosim vete nje mori popull qe varavitet si nje dete sa me teper e mbulon injoranca e perseri nuk ndryshon seanca! Jam dakort me njerzt kur thojne i ka la duart kosova per kete bote
(problematiki)
Po grihemi mes nesh duke menduar per mire dhe nuk po shohim se ne qfar seni jemi shtire, Akoma merremi me partite duke i sjelle pas tyre politikanet si barite kullosin xhepat ne detyre.
Kuptone more njerez te verteten e ketij vend koherat e arta duhet te sillni ne mend, kujtoni sakrificen e atdhetareve tane kujtojeni mire o Shqipetare anembane Se jemi ne ato qe duhet te bejme ndryshime dhe ne mentalitet bazohet fjala ime duhet nje mentalitet jo i ndare per te dale te gjithe fitimtare. Mos u merrni me politike e me partiake e mos lejoni qe kosova te marre flake, mbrone ate si gjene me te shtrejte e veproni me force ne te drejte. Jam i indinjuar per cka po shof e po degjoj cdonjeri prej nesh kosoven duhet ta ndertoje.
(verse2) i pavdekshem
kur lexon,bej siguri kusht esht brenda,tosk a geg t'paren here m'del n'shteg,per s'gjalli do t'djeg xhelozia, motherf**ker,ka per te tlene ty krunde e fejura,motherf**ker, eshte duke t'requr per hunde burrerin,burgu,nqfs,pantallonat t'zvendeson n'funde egoizmit tend,i shkoj mish per mish 12 raunde derisa t'dorzohesh,te t'degjoj te thuash me munde rimen ves,12raunde barazim,t'thyej brinjet,n'shtes por nuk t'le pa shpres,mbase ti per mua je nip_mbes veth n'vesh,kur los los,me zor m'mir mos me kanos vecse m'inatos,njesoj sikur t'q*esh me t Sopranos thojne njerzt ,cje duke kerkuar ate ke per te mar egersin ballancoj pozitivisht,sepse jemi shqiptar kam ren botes kryq e terthor,realitetin pranova me zor kosoven deshte me na shporr,refuzoj t'jem inferior kudo qe hyra,konkluzione prej gjerave te ndyra rrethuar nga lyra,njerez me 2 motherf*ckin fytyra kudo qe shkel t'ruhesh nga 1 e keqe,kane ngritur leqe my name i-p,s'jam ordiner,rrnoj_vdes per 1 nder temper ,tek pull,sistem shk**at,gati te fitoj cdo sherr mondohem t'jem objektiv,arsyeja pse kam pak idhnime se t'fitosh e t'ruash respekt,n'jete duhet t'jesh agresiv . | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 2:50 pm | |
| Cdo her i lumtur jam vetem ty kur te kam pran. E bukur je magjike nga njeher edhe laike.
Deshirat tua pa fjale do ti plotsoj vetem te bindesh se te dua shume te dua shume.
Cdo her i cmendur jam vetem ty kur s'te kam pran. Je engjull apo njeri me trego se nuk e di.
Fytyren tende edhe hena e lakmon eja pran eja se te dua shume te dua shume.
Cdo her i lumtur jam vetem ty kur te kam pran. Je engjull apo njeri me trego se nuk e di.
Deshirat tua pa fjale do ti plotsoj vetem te bindesh se te dua shume te dua shume te dua shume . | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 3:01 pm | |
| Ani moj Shqipni mos thu’j se marova! Ani se djemt tu hala janë gjallë. O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova E bajnë luftën ballë o për ballë-e. More ishin ditët ma të vshtira Me njëmijenantqindedhet-e. Kur n’Kosovë ra egërsina Don me zhbi çdo bimë mbi dhe! More se n’Prishtinë, aty pik s’pari More krisi topi o me duhi. O aty gjaku i shqiptarit Ra në tokë me bi përs’ri. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 3:01 pm | |
| - Ç’janë k’ta gur-e t’bardhë e t’zi? - Dikush krushqit na i ka ngri! I: I ka ngri e i ka ba gurë O krushqit tonë me flamur! :I - Cili ashtë krushku i parë me radhë? - Skenderbeu me shpatën zjarr! Krushku i dytë o asht’ Naimi O Mic Sokoli lshon kushtrimin. Nusja jonë o kurr nuk vritet N’çdo pikë gjaku ajo rritet. Ku e derdh shqiptari gjakun. O rrnoftë liria me bajrakun! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 3:01 pm | |
| I: Krisi pushka disa topa Sa me vrap na u mblodh ordia:I I: Me e njoftë zuni gjithë Evropa Trima t’fortë paska Shqipnia. :I Dedë Gjon Luli shkroi nji letër Valisë s’Shkodrës ia ka çue: “Se Shqipnia nuk don tjetër, Veç don vendin me sundue.” Ded Gjon Luli ban kërdinë: - Tungjatjeta! - po i thot krajlit. - Del e shikjo me dylbi Si lufton biri i shqiptarit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 3:02 pm | |
| Ditë e zezë 6 qershori Shtini me pushkë tradhëtari I: Ranë si trima tre dëshmorë N’mes të rrugës, në Kavajë. :I Dalin motrat e Raziut N’skaj të rrugës pranë shtëpisë: - Hakun tand vlla do t’a marrin Bij të tjerë të Shqipërisë! Doli nana e Vangjelit Mu ke pragu i shtëpisë: - Kam dhe ma unë djem të tjerë Për në radhët e partisë! - Fli i qetë o shoku Loni! Edhe ju dëshmorë të tjerë. Për shumë shekuj do të rrojë Emri juaj në këtë jetë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! Sun Oct 19, 2008 3:03 pm | |
| Kaçanikut i raftë pika! Nuk e din se çka asht’ frika Nandë sahat tuj pre me thika! Hej more hej! Grykë e Kaçanikut Jo s’i thonë shaka. Varr asht i anmikut Tmerr dhe hata, ore hata! Ref.: Dërgut pasha, mor Dërgut, Kaçanikun mos e nguc! Mos e nguc e len rahat Merr ushtrinë e kthehu prap! Pashë, more satrap. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare! | |
| |
| | | | Tekste Kengesh Shqiptare! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |