Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 20 ... 28  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 8:51 pm

Oh çka ka plaku qe ankohet
me djem t'ri nuk po pajtohet
e ka marrë sharkin e vjetër
se si mbet ma kurrgja tjetër

Ja ka nis hallet me i qa
thotë u prish kjo dynja
halle halle është kjo jetë
me një halle si gjan dy vete

O çka po shoh sot nket dynja
kurrë ma herët nuk ma pa
nuk kam pa mos pafshah kurrë
me u rrit djali mos më u ba burrë

Hajt bre babe ti dert mos ki
se sasht mat me pas burrni
oh ka kalue pune jote
si merr vesh punt e ksaj botë

Oh mjer për ty unë djal i jem
s'kokan mat sot me pas mend
paska hy me një dreq
mirë me t'fol pot duket keq

O mos fal babe se je ma zi
edhe vet je kan i ri
ti dikur vet ke pas thanë
vend pa shku nuk e kam lan

Oh kur jam i ri dikur
grave s'ju kam perngja kurrë
pa shku vend nuk e kam lan
burrë jam kan, e burrë kan thanë

Oh shumë i smut je more plak
muhabetin e ke t'gjat
shkurt e shqip, pse nuk pom flet
se ma more kohën krejt

Oh s'jam i smut por shnosh si moll
shqip s'po doni ju me u fol
kush si ju kurrë mos u baft
smundja juve mos i raft

O s'është njësoj marak i ziu
çka don plaku, z'don i ri
oh njani tjetrin ne po e njohim
krejt njësoj jetën se shohim

OH NJANI TJETRIN NE PO E NJOHIM
KREJT NJESOJ JETEN SE SHOHIM

----
Mahmut Ferati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 8:51 pm

Sot Kosova e ka një hak
don me pas bashkim kombëtare

me burim me dy luftim
ta lutojme padrjetsine

na kan nda, vllane me vllane
njani tjetrin mos më pae

kem një gjuhe e një kulturë
kem një nane e një flamure

cou KOSOVO jep kushtrimin
shumë te fortë pate durimin

po kjo turma ka kufie
pa u derdh gjaku s'ka lirie

ndal serbi se ja sheh timin
s'ke me e dvet ti ma berlinin

oh s'ke me e d'vet ti ma berlinin
me ta v'nue ku t'dush kufinin

shumë krajli kem pas me rrallë
ne Kosovo kan n'grejt shtatë

ne Kosovo kan n'gre shtatë
por shqiponjat si lan rahate

POR SHQIPONJAT SI LAN RAHATE
I LAN PLACKAT, OH MORE IKEN PRAPE


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 24, 2007 8:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 8:54 pm

N'tel t'lahutes, n'alpe tona
ku e ka folen shqiponja
me zogje t'shqipes sot kendova
si shqiptar e si malsore

si shqiptar e si malsore
kendoj folklori burimore
për folklorin jan pastertia
defi, fyelli, e ciftelia

i prin folkflroit flamurtar
Ymer Riza Legjendar

E martoj dhe n'Shqipri t'vjetër
Dervish Shaqi kendoj me zemër

ne ansamblin Dardania
kendoj Fatimja nga Dragobija

N'Cifteli te bylbyli
mjeshter i madh qaj Ndue Shyti
trupi i Hasit Tom Nikolla
peshe na i çoj këto zemrat tona

prej Shkodrës larg erdhe zani
kendoj për ju qaj Sali Mani

Për Shqipërinë dhe nane Kosovën
nuk harrohet Qamili i Vogel

për folkflorin e tanë shqiptarve
amaneti prej baballarve

z'duhet kurrë me e batallise
por me e rujt qysh e kem tradite
siç e rujti i pari i mrami
Rizah Bllaca, Sef Mlleqani


Si Ferizi, Sali Bajrami
plot gazmend për zemrat tona
Tahir Drenica, Bajrush Doda


Vllaznit Qetaj, Ibish Broja
Idriz Luma, dhe Lan Dobra
i knoj zemra n'tel t'sharkise
baces shaq prej kodralise

me za t'bukur si bylbyli
Man Sokoli, Marash Krasniqi
kengatare me aftësi te rralla
Augustini, e Hashim Shala

Sa t'jet jetë tuj dhanë drite
PER FOLKLORIN ME SHUME TRADITE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 8:58 pm

Kenga e Isa Boletinit

krajl nikolla po ma rrehka telin
kangjallarit po ja çonë haberin
e me ma nxon o isa begun
po krejt evropa ja kanë pa sherrin
kangjallozi o ka derdhun telin
krajl nikolles ja çonë haberin
ta kam nxon ore isa begun
ta kam nxon e ta kam mashtru
en podgorice isen ta kome que
en podgorice e isa o dalë
meshovici e po çonë me mare
gjeneralin ka que e me mare
hiqi armet iso, i kam dy fjale
gjeneral e mos t'kofsha fale
*për para mbreti maden jom dalë
unë sylahin nuk ja kam dhone
para krajli qetin jam dalë
unë sylahin nuk ja kam dhone*
nuk i hek armet edhe sa t'jom gjallë
kerset pushka ne pazare
ne pazar o ne qarshi
o rrebt po qet more isa allti
po ndihmojne more do djem o të ri
mule ngadalë e i ka thonë atij
kurr ksi shqiptare nuk kem pa me sy
ta njefsha t'ligen o austri
shumë uzdaj kome pase ne ty
se kome ditë se po done me m'hi
austria po bënë seri
zot çka është e ky nom o beteri
podgoricen e ma mloj o jezeri
po lufton ai o isa begu
o me tesh o isa vet i teti
vet i teti po e shpo o *momenti*
i ka vra shkijet o nizet e tet
krajl nikolla e po bënë o medet
m'ka fiko o zoti o .....


KENGA E BAJRAM CURRIT


kersiti pushka
kersiti pushka
burbullojke mali aman aman
s'dinte kush o vra
burbullojke mali aman aman
s'dinte kush o vra

bajram curri o i ri
bajram curri o i ri
pa kapak ne kry aman aman
mbaroj trupi o i ti
a kapak ne kry aman aman
mbaroj jeta e ti

bajram curri o n'bjeshke
bajram curri o n'bjeshke
kishte klinat desh aman aman
lidhe me i faculet
kishte klinat desh aman aman
lidhe me i faculet


bajram curri o plake
bajram curri o plake
mjekrra po i pikë gjak aman aman
maroj ai konak
mjekrra po i pikë gjak aman aman
maroj ai konak


bajram curri o i ri
bajram curri o i ri
uji po rrin pa pi aman aman
qante për shqipni
uji po rrin pa pi aman aman
qante për shqipni

bajram curri o n'bore
bajram curri o n'bore
buke po rrin pa ngron aman aman
qante për Kosovë
buke po rrin pa ngron aman aman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:09 pm




Ti nuk din as me ma lypë

Unë jam vajzë lozonjare
Dhe e dua jetën shumë
Ndersa ti me flet për pare
Dhe për toka në katund

Ti që vjen dhe më pret rrugën
Ja fut kot me të vërtetë
Ki kujdes do thyesh hundët
Sepse unë sjam mendje lehtë

Ti gabon se smë njeh mua
Mos u fryj se s'ke haber
sa peshon fjala të dua
Po ta them perfundimisht
Hiq kravatën që ke në fyt
Tani flas shumë sinqerisht
Ti nuk din as me ma lyp

Shko dhe hiq corapet e bardha
Mos shit mend që ke rolex
Se cdo femer që të del para
Ti e mer me shume oreks.


Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 24, 2007 9:19 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:16 pm

Hekurani] Me ke hyp mbi shpin mandarin

[Bleona]
Qdo dit dua lule mbi tavolin
dua shampanj kur jam ne pishin
sandalet i dua svarovski dhe oren platine

[Gentz] yeah, check it out

[Hekurani]
me ke hyp mbi shpine mandarin moj mandarin
me ze t'embel po kendon si kanarine
mbledhu mend nje here mori dredhza me sheqer
se ta silli e perzi si mikser

[Bleona]
jam lady me klas
un dy here nuk flas
por jam e rrezikshme si antraks
kur zgjohem ne mengjes
ne shtrat dua frape
sme intereson nese ti fle

[Hekurani]
me ke hyp mbi shpine mandarin moj mandarin
me ze t'embel po kendon si kanarine
mbledhu mend moj nje here mori dredhza me sheqer
se ta silli e perzi si mikser

[Bleona]
qeni s'ma ke lare
u bera vone per plazh
dhe koha s'po me del as per masazh
you know i love bling-bling
telefonin me roaming
bulgari parfume, makinen pink

[Gentz]
lyp tiger n'oborr
e low rider pink
cdo dit ne shoping unaza bling-bling
fancy things sweet tesha ni milion
ndarka porosit laksdon perion
sheraton jahtin tond npushime kur shkon
me ta prish pak si kobra helmon
hej shorty une nuk jom dumb
skom pare me gjujt si Donald Trumph
hej shorty mos um merr per fool
masi osht fillimi po sillna shum cool
mos meno qe skom brina mandarin
je shku shum larg e m'ke hyp mbi shpine, come on

[Hekurani]
me ke hyp mbi shpine mandarin moj mandarin
me ze t'embel po kendon si kanarine

[Bleona]
mblidhu mend djali mire po te lash e ke veshtire
dhe per fjalet qe po flet mendohu mire

[Hekurani]
me ke hyp mbi shpine mandarin moj mandarin
me ze t'embel po kendon si kanarine
mbledhu mend nje here mori dredhza me sheqer
se ta silli e perzi si mikser

[Bleona]
(wait e minute) ti mu po ma perzine si mikser a?
heh zemra jem, per ty un jam oksigjeni jam dielli jam toka jam qielli,
ti vdes per mu, vet e ke pranu
diamantin te thash e du tre karat
ah, dhe mos harro koleksionin Dolce & Gabana 2007

[Gentz] hajt se t'kallxoj ma von une

[Hekurani]
me ke hyp mbi shpine mandarin moj mandarin
me ze t'embel po kendon si kanarine
mbledhu mend nje here mori dredhza me sheqer
se ta silli e perzi si mikser

[Bleona] ajajajajaja
[Hekurani] mandarin, mandarin, mandarin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:26 pm




Eshte ftohte ne kete qytet
e ai prap shetitet vet
dora e vogel prap eshte ngrije
a do ta shes edhe nje kuti?
Ngadal me turp shikon
doren e vogel e afron ,
don nje cigaree?- lehtas pyet
shpresa dhe dhembja ja prekin syte.

A do te shkosh sonte ne shtepi ,
edhe sa goje te presin ne votere
a do te kesh buke ne sofer?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogel
Gjithe kalojne e nuk e vrejne
ai shikon se a do te blejne,
mendon me vete e nuk e din.

A kane buke ata ne shtepi?
Atehere ,nje vrull e rremben
krenarine anash e lene,
dhe prap degjon ate ze femiju
a do cigare zoteriu?

A do te shkosh sonte ne shtepi ,
edhe sa goje te presin ne votere
a do te kesh buke ne sofer?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:33 pm


Unë ti tregoj të gjitha
asgjë nuk të jap,
unë xhvishem gati e tëra
ti s'guxon t'bësh hap!

I kullot sytë tërë ditën
thua: jam copë e lehtë
me një fjalë gojën t'a mbylli
askush s'më ka prekë!

Jasht jam femër
m'brenda jam dreq
mos prek me dorë
se djegësh keq!

Këmbët, belin, gjoksin, buzët
kujton se i ka
kryesoren e çdo vajze
te unë s'ke me pa!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:41 pm

Ku e kam Nane Ushtarin time
Qe qfafoj ne ata agim
Pushk e ti preku barkin time
N'bark u rrit nje jetim

Ku e kam moj nano ku
Xhenazen dua tja puth
Plumbin n'ball me ja urue
Kengen tone me ja kendu

Merrem zot oo veq nje here
Tja prek doren si nga her
E me kthe mu prap te Jetimi
Ti tregoj per Baben trim

Oh moj Nane sa i gjan djali
Eh Ai nuk e shef dot nga varri
Gjaku i ti u behte flamur
Se Kosova se harron kurr

Mallkoj veten qe s'jam shku
Bashk me te une me luftu
Shpirt ka dhen e se kam pa
Athu vorrin ku e ka

Merrem zot oo veq nje her
tTja prek doren si nga her
E me kthe prap mua te Jetimi
Ti tregoj per baben trim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:47 pm

Fakt qe kam qene shume e lazdruar
fakt qe shume here edhe e shfrenuar,
ndoshta dhe isha gabim i yti por tash
ngushllohu s'jam problem i yti.

Fakt qe me ty skam dite si te ja beje,
gjithemon me frike se do te gaboje
Fakt qe une ty shume te kam munduar ,
fakt qe edhe veten shume e kam maltretuar.

Per ty, per ty gjithmon e kuptushme
per ty, per ty cdohere e degjushme
dhe shume e here une kam gabuar
se si e qmendur te kam dashuruar

Per ty, per ty gjithmon e kuptushme
per ty, per ty cdohere e degjushme,
si une kurr ti nuk e gjen dot
per ty kam qene me e mira ne bote.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:52 pm

Nese duhet do te vdes
qe ti te jetosh
do te mbyllem n'burg t'perjetshem
qe ti te besosh.

Cdo tradhti ty ta fal
vetem une t'kuptoj
do te mbyllem n'manastir
vetem mos t'lendoj.

Emrin tend ne mur
me gjak do ta shkruaj
nga shekulli i dreqit
une do te ruaj.

Para plumbit t'vdekjes
e para do te dal
nese duhet edhe kohen
per ty do ta ndal.


Nese duhet do t'jetoj
me lendimet e tua
por une kurr s'do te vdes
jetoj se te dua.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 9:59 pm




Nuk do zgjohem, po sme puthe ti
Dita ndalet, kur nuk nis me ty
Nuk me flihet kur e vetme jam
Gjumi embel vjen kur te kam

(ref)
Vehten nuk a gjeta, me gjete ti
Vehten tim e zbulova te deshta ty
Endrren tim e preka, te ndjeva ty
Sot kam vec nje puthje, jemi te dy
(ref2)
Vehten nuk a gjeta, me gjete ti
Vehten tim e zbulova te deshta ty
Endrren tim e preka, te ndjeva ty
Se si kam rilindur, un nuk e di jo, jo jo jo

repeated-perseritet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Nov 24, 2007 10:08 pm

Si ja ben ti zemer pa mua
kush te thote ty sa te dua
kush te puth ty syte e buzet e tua
si ia ben ti zemer pa mua.

Eja se do te venitem
jo nuk jam femije te habitem
nuk me genjejne , jo fjalet e tua
dua qe tek une te kthehesh
zemren time ti ta kesh.

-Refreni 2 here-
Dua te zbuloj se si je ti
se si puth ti,
dua te me falesh dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySun Nov 25, 2007 2:11 am

Lu lus postoni tekste këngësh pa foto.


Çun Mula

Kah po vjen more Çun Mula?
Pre Kelmendit sot u ula.
Më zanë rruga me shumice
Pre Kastrit deri në Kamice.
Mali Hotit po gjëmon; Mali Hotit.
N'Podgorice po gërset topi,
Gërset topi dhe pushka
Po na vijne topat me mushka,
Nëpër mal e nëpër fusha,
Nëpër mal e fushavet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySun Nov 25, 2007 2:47 am

Vajtimi i Avdis nga Riza Bllaca....


Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr është tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahine,
M ' breg t ' Liqenit n 'at kodrine?
A mos kjan hallet e veta,
Përse zi i shkon moti e jeta,
Bir as bi pa rrite e shkreta?
Qyqja vehten s' është tue kja,
Bir as bi pse e mjera s, ka;
Por po kjan ajo nji motër,
Q* ka mbete sot qyqe n' voter,
Sod q* kpute i është kulmi i shpis:
Kjan qat motren e ati Avdis!
Jo,po,është vra thon Avdi Hisa,
Mriz kah bate nën dy lisa,
Nën dy lisa n' mal t' Vranines:
E vrau Vulja, i biri i shkines!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vranine fort është rendue:
Nuk len kal, jo, me shtektue,
Nuk len cike,jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e ri,
Ke po i kthen nuset n' gjini,
Ke po i vishte nanat ne zi.
Edhe u cueka,zogu i shkines,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msy mrizet e Vranines:
Po i isht' kanë kandun mishi i dhis:
Edhe u ndeshka m' mriz t' Avdis.
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhit e kuqe,
Për pa e la mrizin me gjak:
S ' ruej dhi për Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <<breshane>>,
Q* e kisht' pase motër e nane,
Kinse, i mjeri, zjarm me i dhanë;
Përse i shkrepi n' dorë <<breshana>>,
Shi kur dashtë s' do t' i a kisht' nana.
Po, por Vuloja i terbue,
Q* për pushke ishte i gatue,
M' <<karajfile>> i u shterngue:
Dekun m' toke e la pushue.
Edhe u turr m' te i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer dhe taga' n,
E i a muer pushken e giate,
Si nder burra s' është zanat;
Mandej dhit i ven përpara,
Edhe u grafe nëpër rrege e ara.
Fort po nget capi i Vranines,
Fort po ndjeke Cubi i cetines,
Fort po kjan nji e bija e Turkines:
Fort po kjan e fort po fshan,
Dekun m' vig kah e shef te vllan:
--- Kur ka dalë qaj hylli i drites,
O vllau i em o vlla!
Mbi ato suka t' Podgorices,
O vllau i em o vlla!
Ti m' i a vune pushken krahit,
O vllau i em, o vlla!
Edhe m' dole m'dere te vathit,
O vllau i em, o vlla!
E m'i a lshove zanin skjapit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue podit e livadhit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue m' ujë-- m' at ujë t' Moraces
O vllau i em, o vlla!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i em, o vlla!
Porsi lis me dege prarue,
O vllau i em, o vlla!
Lis me maje te lulzue,
O vllau i em, o vlla!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me c' vashe ty me t' fejue;
O vllau i em,o vlla!
Por qe Vuloja, i' drangue,
O vllau i em, o vlla!
Me toke t' zeze ty t' ka martue,
O vllau i em, o vlla!
Arme e petka tue t' shkretue,
O vllau i em, o vlla!
Nane e motër tue t' zezue,
O vllau i em, o vlla!
T' zezat qyqe tash kendojn,
O vllau i em, o vlla!
Nane e motër t' u ndihmojn,
O vllau i em, o vlla!
Pse ma udhe për ty s' kundrojn.
O vllau i em, o vlla!
Tash këndon nji zog i zi,
O vllau i em, o vlla!
Kah t' fluturoj nëpër Shqypni:
O vllau i em, o vlla!
Kurr ket pune un s' e kam ndi,
O vllau i em, o vlla!
Se ka mbete kund gjak pa u kthye,
O vllau i em, o vlla!
A me pare a se me krye,
O vllau i em, o vlla!
Veç ka mbete njaj gjaku i Avdis,
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra, vaj, e Avdis!-----
Kshtu vajton te vllan Turkina:
E ndien lqeni edhe Vranina,
Edhe e ndieka aj Oso Kuka;
Vaj'n e ndieka e m' kambe u cueka:
--- Hani djelm! e ju vraft buka!
Eh ju vrafte buka e Dauletit;
Eh ju dhaca ujet e detit,
Po s'u muer sot gjaku i Avdis,
Po s' i u kthye ndera Shqypnis.
Cou bre, Soko, e mund t' i xame!
T' mos t' i majm cubat me vjame,
T' mos t' i lame cikat me name.
Proh! ti o Zot, kur na janë cue,
Mbathe e zbathe-- si kan qillue
E i kan rrokun armet Shqyptare,
Njato <<ltina>> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <<breshana>>
E i kan njite njata tagana,
E i kan vu njato calina,
Se c' ushtimeka marrë Vranina!
Porsi, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grethat jashtë biruce,
Njashtu turr për dere t' kaushes
Djelmt e Osos rrajn drejt fushes
Ku kisht' krise e zeze potera,
Motra e Avdis ku kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka,
Thue se t' parit q* do t' veka,
Petku cohet do t'i u preka
'E jo ma se po i pret deka!
S'është tue e drshte, jo, kush rrezikun,
kah për gjurme po ndjeke anmikun;
Veç se i lngon setcillit zemra,
Ka ma e lete s'i ndolli themra.
Syt u qesin flak e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Q* kalon me t' rrebte zhumhuer,
Fushes i bjen kryq e terthuer,
N'dorë tuj mbajtun pushket arbnore,
Q* u flakojne nëpër terthore
Porsi rrfeja n' nate mizore.
Si i' langue, q*, dalë me gjue
Endet malit pa pushue,
Der sa t' jetë <<për ere>>pa u vu:
Djelmt e Osos njashtu ngasin,
Veç me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pylle ma tepër,
Kur merr zjarre ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkrete,
Sod q* bien Shqyptaret e lete,
Vrap tuj nga poshtë e përpjetë:
Thue se kambve u kan vu flete.
Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>>
M' breg te Moraces nder do zhvare:
M' breg t' Moraces drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet,
Nder shokë t' vet porsi hyll dritet,
I pau cubat aj ma i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadale, bre zogu i shkines,
Se s' i a marr ti gjan Vranines,
Me kanë vet Knjazi i Cetines!
Prenga Mirkos i vikati,
M' <<xhaverdare>>, edhe i ndei gati.
Krisi pushka, atëherë, batare.
Krisi <<ltine e xhaverdare>>,
Edhe ushtoi duhma e breshanes
Me u dridhe fmija n' zemër t' nanes.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zanash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vlla,
Rralle pa gjak se mujn me u da,
Pavloviqi këtu edhe u vra:
Pavloviqi u vra n' pushke t' para,
Ka' u grahe dhive nëpër ara.
Kur pau Vuloja se shoku
I kje vra, e se pataloku
Për te s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhit edhe u nis bregut.
Me dorë, burra!--- sa i mujt zani,
Brit Osja atbote si luani,
Edhe m' shpine aj zhgjete i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ke pa ndo' i herë për seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat nëpër kacuba?
Njashtu atbot, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' tposhte, kush kah perpjeta,
Veç se Vulja, cue dollamen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kamben:
Kisht' kanë trim, eh i basha gjamen!
Por shka? sot s' i heci e mara,
Pse edhe 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I ra kres shi njaje ma t' mirit,
Njaje djalocit prej Zacirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zane, m' a thuej nji fjale:
Ku e ka Osja edhe nji djal?
Ku e ka Osja at Kerrni Gilen,
Q* s' i a daj kund <<karajfilen>>?
A thue ti, pse ndolli i ri,
E pse e di për te n' shpi
Rreh nji zemër plo dashtni,
Ndoshta sot po i dhimbet jeta
E rrin mshefet nder shkorre e mbreta?
Nuk është mshefe, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---re mizorja;
por është ndeshe aj me Jovanin,
M' breg t' Moraces tue da mejdanin.
Desht ky Jovja i' her me hikun,
Por për vrap s' kisht pase kerrcikun;
Prandaj shoket e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
<<Urra!>> m' shpine, atbote, si bisha
I u lshue Kerrni nëpër plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujte,
M' nja tue e gjuejte, por veç për anë:
Gjalle me dorë dote m' e xane.
Por me dor nuk xehej djali,
Pse kisht' kenë nji sokol mali:
Kisht' kenë Shkjau, po, me tri zemra!
Tek e ndiu Kerrnin te themra,
E hodh pushken m' nji ferrmane,
Edhe xuer aj t' idhte taga'n,
Q* kisht' fike ma se nji nane;
E t' u dredhe ka' i Zagorjani:
Kshtu po merr e i thotë Jovani:
Mos trreje mendja, or trim i ri,
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' ra n' dor si nji baxhi;
Por, n'je i armve e n' je Shqyptar,
E për n' je ndopak bujar,
Xir taga'n, e n' kjoft gjykue,
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndei gati,
Na i ndei gati edhe i piskati:
Si tagan, si pushke te giate,
Jam Shqyptar, e i kam zanat;
Edhe cubi i Malit t'Zi
S' ka për t' m ' msue bese e burrni...
Por, merzite mbasi t'është jeta
Me cubni e me pune te shkreta,
A ti këtu ke me marue;
Kerrni Gila pse m' thonë mue,
Edhe xuer taga'n prej millit:
C' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' toke e uli,
Ball për ball Jovos i duli.
--Or Shqyptar, q* tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fe e zakona,
Veç mbas shpine msyn anmikun,
Hec e shifsi dredhe celikun
Kerrni Gila e njaj Jovani:
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' ball t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flakë e agzot,
Lum e lum për t'Madhin Zot!
Se c' filluene me vringllue,
Si dy rrfe, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj përpjetë
Porsi m' kullme prej hekrit t' xete,
N'ajr taganat ka' u perpiqshin,
Kryet shoshojt ata ka' i ndiqshin.
Djerse e gjak xu me u Kullue;
Por s'xu asnjani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji ari
A me pushke a m'hekur t' zi,
Jo veç se prej dhimes s'topitet,
Por ma tepër vjen e nzitet,
Edhe msyn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme:
Njashtu atbote ata dy trima
T' shpejt kah dora si vetma,
T' rrebte ka' e sjellmja porsi rrfeja,
Merrshin turr me fuqi t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem,
Shumë e gjak, prej gojes tu' u shkuem.
Kur i behe, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfe mizore,
Kah po kthete asajta n' shpi
Me dy rob edhe me dhi,
Q* kisht' marrë prej Malit t' Zi.
Oson Kerrni tuj e pa
Disi marrë atbote i ra
Ke nene s' kisht' pre anmikun;
Prandaj çon te preht celikun
Edhe e siell me kaq furi,
Q* t'kish ndeshe n' cub t' Malit t' Zi
Fill për gjyse, tham, kje tu'e pre.
Por jetë-giate cubi kisht' le;
Pse ndermjet taga'n i a qiti
Me te deken edhe e priti.
Kur taganat janë zatete,
Fort shunglloi Vranina e shkrete.
Edhe u kpu' n t' dy për mjedisit,
Si t' ki' n kenë dy krande lisit.
<<Jam ndermjet!>> atbote Vikati
Oso Kuka edhe u ndei gati.
U ndei gati me i shkatrrue,
Pse me dorë kjene t, u pushtue.
<<Trima,mjaft pask' ni luftue:
Diku veç nuk ka kenë shkrue.>>
Zuni Osja atëherë me u thanë,
<<Diku shkrue veç nuk ka kanë
Njani tjetrin deke me e lane...
Pra, ti cubi i Malit t' Zi,
Prehi kambet e dredho n' shpi,
E thuej nanes e nuses s' re
(Për n' i paç ti kund n' at dhe),
Se për s' dytit sot ke le.
Jem' tue t'fale, po, n' ket ditë t' sodit
Pse, me giase, q* kenke rodit.
Por ket fjale shokve m' u a thuaj:
T' mos u rreje njaj Cari i juej
Se sundon mbi ne kurr Nika,
Për pa mbete Shqypnija m' cika.
Ndoshta t' dam na jem ' nder veti;
Por ku ne t' na lype Mbreti,
Por ku shkjau t'na ngase n' vend t' t' Parve,
Për ket bese, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtene-- merr vesht, or djalë--
Kan me u gjetun krejt me 'i fjale...
Kshtu tha Osja. Atbote Jovani
Nja as dy ma nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varret e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit:
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at ditë tagani...
U nis shpatit për Cetine
E Oso kuka për Vranine,
Për Vranine ku kendonte Zana:
Ke bie dielli e ke merr hana
Oso Kuka nuk ban ma nana
As n' Begllere as n' Kapidana!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySun Nov 25, 2007 9:16 pm

"Prap se prap"

Me dite kam qene i shtrire
nuk ndihesha mire
zemra ishe e ngrire
ti ishe , larg prej meje

Me nuk kam deshire
per ty te degjoj mire
le te jete veshtire
tash, une jam larg prej teje

Ndal se cdo fjal
ne kte nate
me ben te vuaj
ndal asje fjal,
ti mos e thuaj

Me dite kam qene e shtrire
nuk ndihesha mire
zemra ishe e ngrire
ti ishe , larg prej meje

Me nuk kam deshire
per ty te degjoj mire
le te jete veshtire
tash, une jam
larg prej teje

Ndal se cdo fjal
ne kte nate
me ben te vuaj
ndal asje fjal,
ti mos e thuaj

Refreni ....

Prap se prap ne u takuam
dhe nuk lam vend
as per pershendetje

Prap se prap ne vazhduam
si dy te huaj
si ne perndjekje

Prap se prap dhembjen e ndjej
zemrat do ti kthjme,
oho patjeter!

Prap se prap do genjejme
dhe do genjejme,se jemi te lumtur
me nje tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anjesa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
anjesa


Female
Numri i postimeve : 2275
Age : 35
Vendi : Germany, (KS)
Registration date : 04/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: TINGULLI3NT ft. STINE - little mommy   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySun Nov 25, 2007 10:32 pm

here we go ma
little mommy yeah (chia)
sexy mommy
baby mommy
oohooou
come on u r so round
baby baby baby
baby baby baby, es ti aj ni (STINE)
oouuummm
yeah yeah

me ke fut ne konfuzion
me sjelljet e tua ne si reagon
ambelson e therpton
une se kuptoj kete situat
paraqitja jote me elektrizon
ma shton deshiren, deshiren ma shton
t'jem ne ty une dhe me ty
se ti je ndjenja qe me frymezon

se nga nje here ti me largon
nga nje here ti me afron
e nga nje here ti me embelson
si sheqer e si bombon

nga nje here ti me largon
e nga nje here ti me afron
nga nje here ti me tharton
si biber e si limon

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

une e di qysh du meja bo me ty little mommy
....(nuk e di ooouu nuk pe di be hmm) :?
une e di qe nuk jam qeni versaqi
une jam qaj qqqe.....
une i nxe femrat si aurla gaqe
ah pot lypi ty zemer met puth ne faqe
ti je mami une jam babi me mustaqe
jam karabist ti dokesh si manushaqe
un jam njeri qe e din qa don
jam i omel edhe kur perzina me limon
ndihem mire edhe kur reagon
ma shton deshiren deshiren ma shton
m'fastcinon edhe kur bon stila
ske pune me nje por me dre kopila
secili prej ne eshte shume merakli
bridellxhi getellxhi es ti aj ni (STINE)

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

bx qdo aspekt (aq me ty)
bx edhe i dekt (aq me ty)
bx qdo shume i ceket (aq per ty)
bx ka respeket (vec per ty)
une e di se cilin prej neve ti e don
po se di se cili po ta qon
zemer prap ti ki t'njejtin destinacion
t'njejten rrug kur kalon me t'njejtin pozicion
un e di qysh me t'nxan ty little nona
un e di qe ti kx'e je e jona
une e di qe edhe ty shume takona
ti je veq nje kengetare me tre mikrofona
a po ma thu se cila po me don mu
a po ma thu qik se shume t'kena ngarku
shum pot ngucin, shum tu kena bo
hajde ti te un se ma mire ske ku shkon mo

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty (nganjeher ti me therpton si biber e si limon)
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy (yeyeyeyeye)
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht (nananana)
si tja bej une me ty (houou houou)
nuk e di un nuk e di un nuk e di (yeyeyeyeye nananana baby babyyyyyyyyy ye ye ye)

si tja bej un me ty little mommy (little mommy)
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty (nuk e di nuk e di nuk e di)
nuk e di un nuk e di un nuk e di

si tja bej un me ty little mommy (houuu)
sa here te shikoj une syte me ndalin fisht
si tja bej une me ty (yeyeye)
nuk e di un nuk e di un nuk e di...



si tja bej un me ty little mommy
sa here te shikoj une syte me ndalin
si tja bej une me ty
nuk e di nuk e di nuk e di
si tja bej un me ty little mammy
sa here te shikoj une syte me ndalin
si tja bej une me ty
nuk e di nuk e di nuk e di
si tja bej un me ty little mammy
sa here te shikoj une syte me ndalin
si tja bej une me ty
nuk e di nuk e di nuk e di
si tja bej un me ty little mammy
sa here te shikoj une syte me ndalin
si tja bej une me ty
nuk e di nuk e di nuk e di
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.skam-1her.de/
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySun Nov 25, 2007 11:43 pm

Moj e keqe je ba si sorrë
po bjen heret
po qohesh vonë.

PO bjen heret po qohesh vonë
shoqet tuja n'arë tue korrë.

Qu nuse pak buk me ba
bani ju ma mire po ha.

quo nuse te loptë me shkue
shkuni ju se sot jam smue.

Qu nuse se pot vjen nana
pse ka ardh bre e shitofte zana.

Qu nuse se t'erdh kunati
o thuj e ligë jam atij bajati.

Qu nuse se pot vjen BURRI
tash po qona se kerset druni!

"tuta e ka burimin prej xhehnetit"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptyWed Nov 28, 2007 5:01 pm

AGA HASAN AGA
Kânki kanë, more, Aga Hasan Aga.
DjaIë i mirë, more, Hasani m'ish kanë.
Dymdhet vjeç, he, djali kur u ba,
n'çair vjetat Hasani po i çon
edhe vjetat aty qi po i ruejke.
E ma pake Çika Potureshë,
edhe çika vjetat-qj po i lshon,
bash tu djali dogri qi po shkon.

Fort shum mirë. bre, Hasani po knojke.
Mirë po e ngojke Çika Potureshë;
edhe, kangën djali kur p'e knon,
qyr ça i thankè Çika Poturesha:
- A ngo khâ, bre Aga Hasan Aga,
a po 'm'merr, bre djalë, edhe po t'marr?

- A ngo khâ, mûri Çika Potureshë,
fort i ri, mori çikë, unë jam qillue,
s'e kam vaktin hala me u martue.
- A ngo khâ, more Aga Hasan Agà,
sall ti besën mue' me ma dhanë
qi nuk merr, more djalë, ti tjetër kân.
Me ma dhanë ti besën n' din' e iman',
nizet vjet. bre djalë, unë ty të priti,
hiç, bre djalë, unë kurr-o nuk mërzitn

At'herë djali besën ja ka dhanë,
i ka dhanë besë dinin e iman':
- Unë për t'gjall-o nuk marr tjetërkan!
Shoqi shojt, more, besën' ja kanë dhanë,
besatue nër yeti qi janë.
Shkon te shpija Aga Hasan Aga,
nanës vet, more, Hasani i kallxon.

Nana e vet Hasanin e qorton:
- S'e du, djalë more, Çikën Potureshë!
Ta nxâ nana nusen pej oxhaku,
ta nxâ mikun, loke, pej konàku.
S'ka ditë nanà për martesë qi je ba,
moti nana ty të kish martue.

- Hala, nanë, për martesë unë nuk jam,
veç mu m 'pret, nanë, Çika Potureshë
tjetër grue, lumnana, nuk due.
Hiç s'e pvetke kjo haxhuska plakë
n'katër ant-o misit' m'i ka çue
mejherë m'sit' fjalën ja kanë prue.

Tjetër nuse haxhuska i ka nxanë
edhe vadën nuses ja ka da.
Dasëm t'madhe hal!a qi po ban
edhe krushqit nusen ja kanë prue
e n'sobë nusen dogri e kanë çue.
S'don Hasani tje për me shkue.

Me zor t: çon kjo haxhuska plakë.
N'sobë kur shkojke Aga Hasan Aga,
mbi sandek, bre, djali m'ish kanë ungjë.
N'kâmë po rrin, heu, bash nusja e veto.
Shum mazun, bre, Hasani po rrin
s'âsht kollaj-o shpirtin për m'e dhanë,
s'âsht kollaj, heu, besën për me lanë!

Mirë ma pvetke nusja pej oxhaku:
- Ç'ki, bre djalë, marak shum qi je bâ?
A po t'doket nusja fort e keqe,
a po t'doket çeiz qi s't'kam prue,
a po t'dhimet harxhi ty për darsëm?
Dogri due, djalë bre, me m'kallxue!

As e keqe, bre bijë, nuk po m'dokesh,
për çeiz hiç n'mendje nuk po m'bjen,
as për darsëm harxhi nuk po m'dhimet
(ja) kam dhanë besën Çikës Potureshë
kurr, thot, ngjeti nafakë mos me pasë.
S'muj me i lanë besë dinin e iman'.

Unë ni letër, nuse, p'e maroj,
amanet, mori, ty ta paça lanë heu,
gjith natën vetëm ti me m'ruejtë.
Kur t'vjen natje nana me na thirrë,
hiç me gojë ti nanës mos me i folë,
veç qit letër n'prezore t'ja dhâjsh,
hoxhallarve letrën de t'jau çon.

Hoxhallart-o letrën kur t'e knojnë,
nans i kallxojnë për mue çka u marue.
Qyr ça i thânke nusja pej oxhaku:
- Pash ni zot, more, Aga Hasan Aga,
ti m'e marrë, djalë, Çikën Potureshë;
hyzmeçare gjithmonë kam m'u bal

- Hiç nuk bâhet, nusja prej oxhakut!
Mej'herë djali hanxharin p'e nxerr,
veti n'zemër Hasani po i bjen
mej'herë shpirti aty po m'i del.
Shum rahmet, bre, nusja qi po i knon,
me ni çevre ftyrën po m'ja mlon.

Eu, gjith natën vetëm qi p'e ruen.
Mirë sabahin zotynë kur p'e fal
e m'u çojke kjo haxhuska plakë
e tu dera e Hasanit po shkon.
- Çou, bre loke, gjysa e dits qi shkoi!

Promë nuk dojshe, lokjo, për me shkue,
sad s'po din, tha, bre Jake, m'u çue.
Nusja e vet-o m gojë hiç s'i flet;
për penxherje letën po m'ja zgat
hoxhallarve letrën me jau çue.

Marrke letrën haxhuska, u tfillue,
hoxhallarve letrën jau ka çue. .
Kanë marrë letrën hoxhallart e kanë knue.
- Ti sbnosh, hallë mari, djali t'paska dekë!
Ta ka lanë, mori hallë, ni amanet:
"Dasmën teme hiç, thot, mos m'e çartë,
me tupana n'vorre për me m'çue
e me ra n'për Mahallë të Poturve!

De ta ndien Çika Potureshë
qi â dek-o Aga Hasan Aga
eu, qat natë, more, djali qi â martue.
Menihere n'sob-o qi po shkojnë.
E kanë marré, more, Age Hasan Agën
e në vorr, more djalin qi p'e çojnê
ham me dasëm edhe me tupan.

Kur janê ra-o nëpër Mahallë t'Poturve,
mirë po i ndike Çika Potureshë.
Shkojke çika nans vet po i kallxon:
- Ori nane, kurr s'kam pa kshtu nâm
hem se darsëm, nane, hem xhenaze,
hem se krushqi, nane, hem xhematë!

- Ob, moj loke, nana e vet po i thot,
â martue promë Aga Hasan Aga
edhe dekë ai mejhere qi asht.
Amanet kshtu, loke, e ka lanë.
Qyr ça bâjke Çika Potureshë
n'mênd m'i rake, mejherë po t'fillon,
krushqve para çika qi po u del.

- Amanet, bre krushq edhe xhematë,
qit xhenaze qitu me ma ndalê,
po kam qef, more, sali ni herë m'e pa!
Edhe varrt-o djalit po m'ja kqyr,
tri heré ftyrés çika po m'i bjen,
shum rahmet-o djalit qi po i knon.

A po ngoni krushqi edhe xhematë
amanet-o ju jau paça lanë.
ne té dyve n'ni vorr me na qité!
Mej'heré çika hanxharin p'e nxerr,
135 n'loçké té zemrês vet qi po i bjen.
Mej'herë çika dekë edhe qi asht.

Amanet, bre hoxhallaré, po u thot,
ne té dyve n'ni vorr me na qité, .
hiç sod dasmen ju mos me e prishé!
Hoxhallart, more, qitapet po i kqyrin
s'ep qitapi dy vetë me ni vorr. ..
Ngat e ngat, heu, vorret jau marojnë,
ni penxhere ndermjet po m'jau lanë,
dorë për dore të dy qi po i kapin
e me dhe, more, té dy po i mlojnë.

Te haxhuska krushqit qi po shkojnë.
Kânka kris-o kjo haxhuska plakë
edhe deké, bre, kjo haxhuska asht.
Amanet-o haxhuska e ka lané
nërmjet tyne në dhe për m'e shti.
Po shkojnë n'vorre, kapakt po i largojnë,
n'dhé e shtin-o kët haxhuskën plakë
nërmjet tyne, me dhe po i mlojnë.

N'té dy vorre. - dy luI' trandafili,
ndërmjet tyne ni kaçë u ka bi.
Të dy lulat qi po shkojnë përpjetë.
U ka bi, more kjo kaça ndérmjet,
s'po i len lulat, medet, me u përpjekë!

bam bam bammmmm bammmmm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptyWed Nov 28, 2007 9:50 pm

Euuu,te lumtë stupc,po qe paske kallë krejt,bile më së miri e paske ndreqë me qit krismen bam,bam bammmm,bammmmmm.

NA LEU DIELLI

Na leu dielli n´at buzë mali,
gjithë dynjan e ka shëndrit.
Ku po i qojshin ije,
me du´r lidhun, aman.
Në haüsane t´Shkodrës me i mbyll në dry.
Vaj,vaj,,sharroj goca hajde e dogj kalan.
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.

Qysh prej Durrsit, deri n´Sh´jak.
Çojnë syrgynat,n´syrgitar.
Moj hapsane ije,
Ty t´kall´t zjarmi,aman.
Qysh na i more hajde k´ta dhejm të ri.
Vaj,vaj,sharroj goca hajde moj dogj kalan.
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Dec 01, 2007 1:03 pm

KA LINDË DIELLI NË BRIGJE E N`LUGJE
Dilnjihere moj faqekuqe
faqekuqesy zeshkane
ku ke çikë,që sum dole pramë?
Mue pritat djalo mu paten nxanë
nja në shteg tjetra në lamë
hajde djalë nesër mbrama
nis kadale ,sa te bjen hana
del e t´pritë dada te lama
ec kadale mos na niej nana
me nie nana napisket
i kallxon baces e del navret
te qon dada ner avli
flokt e kuqe ti qes permbi
nisim lojë nisim mahi
kurre nuk qartem na te dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Dec 01, 2007 1:28 pm

ÇMë KA RA NJI MALL I SHKRETË
Diqka zemra fort pom hjek
vendi im kur mu kujtu
lotet m´rridhnin si përrue
eh,vajmedet.

Vend i vjeterne atë malsi
por i dashur për njerzi
për mikpritje bujari
eh,vajmedet.

Kur u mblidhshim nëpër oda
tuj këndue tu luejt lojna
tuj pi kafe me filgjana
baci Nel ,tuj u ra kavallav
tuj ngranë mollatuj ngranë dardha
eh,vajmedet.

Kur dalshim punes me ja nisë
zemra rritej prej kënaqësisë
sdinim t´lodhun prej sevdaje
neper ara e livadhe
eh,vajmedet.

Ka shumë kohë qëe kam leshu
dola fushat mej shiqu
fëmirijnë ku e kam kalu,

odat shumë ishin rrallu
trojet shumë ishin damtu
dhenë elopë nuk kishte ma
kumbonat s´ndegjoheshin ma
fyelli e kanga kishin tretë
vetëm zogjet ishin mbetë
ishte ba si vend i shkretë
eh,vaj medet.


Skaj me skaj e vizitova
n´rranzë nji guri,ula e pushova
tuj qa në za sikur fëmijë
dej sa e shfryna zemren mirë
eh,vajmedet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Dec 01, 2007 1:37 pm

E mirë boll,e hollë ,e gjatë
Qka po shkon tuj shalakatë
jam e re ja kam zanatë
po ta baj djalo për inatë
për qeftem,inati tand
je i lig,nuk ke qka um ban
je i lig,i banun horë
smund e ruen mamzerin n´dorë
ne gjysmë t´natës të bie noborr
katarosh në kmishë të hollë
ne kmishë t´hollë,lara,lara
si ugiqit të prijë përpara
drejt e në odë tytë qon dada
asnji orë s´na duket nata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Dec 01, 2007 1:44 pm

BRAHIM SADIKU RA N`GJAKOVË
HAJMEDET,semejt po thonë
spo dijn veten ka po shkojnë
dorzoj armet Brahim poj thonë
qyr Brahimi qka u ka thanë
nuk dorzohen armet e mia
pa nie mbretie shtatë krajlia
shtatë kralia,nien dovleti
kto si kam,mej marrë pushteti
i ka ble baci per veti
700 lira i ka kushtue rrethi
12 lira me serm i veshi
12 lira serm jangjiti
se më thonë Brahim Sadiku
i kam kullat midis Juniku
krejt rrathue prej qeliku
në katër qoshket tymin jaqiti
emnin babes kurrë nuk ja koriti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 EmptySat Dec 01, 2007 4:54 pm

ooooo na knaqe o shaban burri

ja pra qe sod met 01.12.07 ne webin bashkimikombetar per hater te gjidhve po veqenarisht per hater shaban cakollit do te knojm kangen e trimit ISA BOLETINIT

Ty yyy kosove te njef historia
Djemt e tu me dy alltia
Me rujt nderin edhe pragun
Kann fal jeten edhe gjakun
Mitrovica djep i trimit
Hero i popullit ise boletiniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

bam bam bam bammmmmmm

O kann dhan prova ku jep burri
Kur u ngrit ne vlore flamuri
Me 300 djem kosovar
Garda e pare me kapuc bardh
Per me i dal zot vatanit
I shkoj per krah ismail qemailit

I pat than ministri ne londer
Isa beg te carmatoste
Jo jooo minister jo qe besa
Scarmatosem sa te jete ooooooooo jetaaaaaa
Per me rujt oooo nerin e tokes
Dy alltija ja kam ngjeh shokes

O me alltij npllam te dores
Ni dy fjale prej tan kosoves
Kurr skem lyp cka sna takon
Trolli i te pareve kot sna shkon
Nuk e shesim
E askujt sja lajm
Per pa dek e shkri te tan

Me 7 mashkuj te gjakit tij
E vran isen o ne pabesi
Me dy djem e me dy nipa te vet
I lan vrare 28

Gjaku i ises te gjitheve na flete
Brez pas brezi e amanet
Deri sa te jet e gjalle tradhetija
Ngoje fishekun e e don alltija


o ju flm e ju pershendes se sa per sod boll knova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 20 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: