Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 21 ... 28  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptySat Dec 01, 2007 5:17 pm

kenga ime eshte e nje zhanri tjeter prandaj pushoni duke lexuar!

Në kët' mesnatë të qetë
hëna në q'iell ndricon
mua një brengë e madhe
zemren sec ma shqetson

hej - hej
ref.

Këndoj për dashuri
që bëri t'tretem nëper botë
kendoj për fatin tim
që në sytë e mi krijoj lotë Sad

Kitares sime t'vjeter
tingulli iu eshtetretur
ndaj dua t'ndegjij
e kenges dua tja them

hej- hej

Kendoj per dashuri
që me bëri t'endem
neper botë
kendoj per fatin tim
qe ne sytë e mi,
krijon lotë Sad

Trix
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptySat Dec 01, 2007 5:22 pm

Vetëm për ty...

Vetëm për ty
Unë këndoj...

vetëm per ty
unë mendoj...

Kurr s^do t'i harroj
Ato ditët tona,
që ishin
plot me hare

ndaj vetëm për tyyyy
Unë këndoj
vetëm për ty
unë mendoj
dhe kur sdo i harroj ato ditët tona
që ishin plot me hare

vetem për ty
mengjezi agon
vetem per ty
hana ndricon
ndaj kurrr jo si harroj
ato ditët tona
që ishin plot me hare

vëtem per ty....

"poci"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyTue Dec 04, 2007 2:32 am

Kosova ime

Larg
në dhe të huaj
dhe të huaj,

Kosovën
ëndërrova-ëndërrova,
Nanë e babë mu duk
se i përqafova,
se i përqafova......


Ahhh
c'mu lig zemra
cmu lig zemra
kur nga gjumi u zgjova
u zgjova,
ndjeva
te tjere emra
te tjere emra
sa u permallova
..................

ref.

Atje eshte Prishtinaaaaa
Atje eshte Rugovaaaaa
zemer e plagosur
atje eshte Kosovaaaaaa.


Atje
e lash nënën
e lash nënen
me duar në gji
duar në gji
atje
e lash vashën
e lash vashen
me dy sytë e zi

Ktu jam
refugjatë-refugjatë
dhe e ndjejë
në zemër, në zemër
gjithë Kosovën e lirë
Kosovën e lirë
që nuk dua tjetër




refreni;
Atje eshte Prishtinaaaaa
Atje eshte Rugovaaaaa
zemer e plagosur
atje eshte Kosovaaaaaa.


Atje eshte Prishtinaaaaa
Atje eshte Rugovaaaaa
zemer e plagosur
atje eshte Kosovaaaaaa.


zemer e plagosur-rrrrrrrr
atje është KOSOVA-aaaa

_________________________
pershendetje per gyrbetqaret
nga une jam _ buli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptySun Dec 09, 2007 7:28 pm

ÇIKË MORI ÇIKË(Teksti:Sh.Cakolli)

Ti moj çika e mire
ndrite si xhevahir
kur po m´sillesh rreth
nuk po ndihem mire.

Ore djali jem
m´thuaj ku po t´dhemb?
Eja pusho pak
ktu ne prehnin tem.
T´lumte oj dada SALË
je mehlem per varre
malli i prehnit tand
krejt flake um ka kalle.
Vasho mori vashe
sa shume te kam dashte
M´duaj djale apet
se hatri s´me jet
Me deshte te deshta
flake le t´kallet bjeshka
kot flasin njerezia
le te rroj dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptySun Dec 09, 2007 7:36 pm

KU TRETI AKILJA?
(Teksti:Sh.Cakolli)
Dange ne zemer,m´behet pike
veq per ty o mori çike
nuk me shkon koha pa ty
ne daq eja,ndaq po vi
Akile,Akile te dua pa hile
per ty m´djeg zjarri dhe flaka
eja se u plaka.

Shoqe ne studime
ishe zemra ime
nga shkolla u ndame
e me kurre sú pame
Akile,Akile,te kam dashte pa hile
per ty m´djeg zjarri dhe flaka
eja se u plaka

Ku humbe,ku trete?
Mendonveq per vete
kujto kohen kur qem bashke
prap jam ai qe te kam dashte.
Akile,Akile,te kam dashte pa hile
per ty m´djeg zjarri dhe flaka
eja se u plaka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:34 am

SONI Malaj - Nje Me Dy

Nje Me Dy




Je Një Djal Që S'bindesh Kurr
SONI Unë Me Buk E Ti Me Gur
Bukurosh Degjo Tani
Malaj Do Të Djek Si Një Qiri

Je Një Djal Që S'bindesh Kurr
Nje Unë Me Buk E Ti Me Gur
Bukurosh Degjo Tani
Me Do Të Djek Si Një Qiri

Ti Nuk Shet Por Vetem Blen
Dy Fjal Te Shumta Stë Pelqejne
Sa Shum Vajsa Refuson Tipi Yt Shum Më Ngacmon
Songtexte Ti Nuk Sheh Por Vetëm Blen
Fjal Të Shumta Stë Pelqejnë
Songtext Sa Shum Varsa Refuson Tipi Yt
Shum Më Ngacmon


Ti Nuk Shet Por Vetem Blen
Lyrics Fjal Te Shumta Stë Pelqejne
Sa Shum Vajsa Refuson Tipi Yt Shum Më Ngacmon
Lyric Ti Nuk Sheh Por Vetëm Blen
Fjal Të Shumta Stë Pelqejnë
Liedertexte Sa Shum Varsa Refuson Tipi Yt
Shum Më Ngacmon

Më Shiko Smë Buzë Qesh
Liedertext Imi Do Te Jesh
Ti E Mbyll Njërin Sy
Alle U Bëme Një Me Dy
Si Një Princ Për Vajzat Je
SONI Për Mua S'funksjonon
Do Të Prishem Kurr Shum Shpejt
Malaj Do Të Vi Si Shërbetor




Je Një Djal Që S'bindesh Kurr
Nje Unë Me Buk E Ti Me Gur
Bukurosh Degjo Tani
Me Do Të Djek Si Një Qiri

Je Një Djal Që S'bindesh Kurr
Dy Unë Me Buk E Ti Me Gur
Bukurosh Degjo Tani
Songtexte Do Të Djek Si Një Qiri

Ti Nuk Shet Por Vetem Blen
Songtext Fjal Te Shumta Stë Pelqejne
Sa Shum Vajsa Refuson Tipi Yt Shum Më Ngacmon
Lyrics Ti Nuk Sheh Por Vetëm Blen
Fjal Të Shumta Stë Pelqejnë
Lyric Sa Shum Varsa Refuson Tipi Yt
Shum Më Ngacmon


Ti Nuk Shet Por Vetem Blen
Liedertexte Fjal Te Shumta Stë Pelqejne
Sa Shum Vajsa Refuson Tipi Yt Shum Më Ngacmon
Liedertext Ti Nuk Sheh Por Vetëm Blen
Fjal Të Shumta Stë Pelqejnë
Alle Sa Shum Varsa Refuson Tipi Yt
Shum Më Ngacmon

Më Shiko Smë Buzë Qesh
SONI Imi Do Te Jesh
Ti E Mbyll Njërin Sy
Malaj U Bëme Një Me Dy
Si Një Princ Për Vajzat Je
Nje Për Mua S'funksjonon
Do Të Prishem Kurr Shum Shpejt
Me Do Të Vi Si Shërbetor


Më Shiko Smë Buzë Qesh
Dy Imi Do Te Jesh
Ti E Mbyll Njërin Sy
Songtexte U Bëme Një Me Dy
Si Një Princ Për Vajzat Je
Songtext Për Mua S'funksjonon
Do Të Prishem Kurr Shum Shpejt
Lyrics Do Të Vi Si Shërbetor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:36 am

Elita 5

"A nuk është kështu"

Sypërgjumur cdo mëngjes,
Nga shtëpitë nxënësit dalin,
2-3 libra n'cantë prej zori,
Se s'durohet profesori.

Fillon ora nis muhabeti,
Dita shkon pa pikë lezeti,
Pastaj vjen pushimi i gjatë,
Si t'ja bëjmë e kem një hall.

(refren)
Bëjmë plane,
Si ta gënjejmë profesorin,
Si të ikim sot ne prej mësimit
Se s'mund të durojmë,
Dot nuk e kuptojmë,
Kohën humbim e asgjë s'fitojmë

(2 herë)
Se koha është veç për aventurë
Se u lodhëm duke mësuar,
Një histori që ish dikur.
Majë hundës na janë grumbulluar,
Këshillat dhe morali i kotë,
Dhe heronjtë e imponuar
----------------

Bie zilja, nxënësit dalin,
Grupe-grupe duke qeshur,
Gjithë problemet i harrojnë,
Nisen të pushtojnë qytetin.

Kështu ditët rresht kalojnë,
Gjeneratat zëvendësohen,
Por njësoj ne do të këndojmë,
Se problemet nuk ndryshojnë.

(Refreni)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:40 am

"Jo tani" nga Djemte e detit.

Zgjata unë doren te prekja ty
Shikimi zbehur qe mbulon sytë
Mbi trup te lagur dora u ngri
Mbi sy te mbyllur loti u shkri

Jo tani o zot jo tani
Shpirtin tim jo mos më merr ti
Ne gjume me klithma lot
Theras për ty

Jo tani jo, jo tani jo.. jo mos ik !

Dikur ti qeshje me lotet e mi
Kur supet kthenin qaje dhe ti
Aromen tënde e përsëris shpirt
Dhe si i cmendur cirrem pa ty



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:45 am

PENDIMI ELIZA

Një pikë loti rrodhi
fshehtas mbi faqen time
çdo gjë perfundoi
edhe kjo loje mbeti n'kujtime
Me the fjale te embla
enderrat mbi zbukurove
e larg syve t'mi beje dredhi
shumë rëndë gabove

Më fal, me fal
kot e ke çdo fjale
te lutem me degjo
nuk dua jo
veç ty te kam
unë e marrë nuk jam
me fal këtë gabim
s'ka me kthim
Nuk më duhet pendimi yt asgjë
Nuk dua te t'shohe me
Lumturine pa ty do ta gjej
Qetesine përsëri do ta ndjej

S'më duhet jo

Ndoshta ke menduar
qe prapë do të te kthehem
ndjenjat luftoj kur kam nevojë
dhe shumë mirë ndjehem
vetëm ke enderruar
qe mundesh te me mashtrosh
Veten mashtrove dhe kuptove
S'mund te me lendosh

Më fal, me fal
kot e ke çdo fjale
te lutem me degjo
nuk dua jo
veç ty te kam
unë e marrë nuk jam
me fal këtë gabim
s'ka me kthim
Nuk më duhet pendimi yt asgjë
Nuk dua te t'shohe me
Lumturine pa ty do ta gjej
Qetesine përsëri do ta ndjej

S'më duhet jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:46 am

Alberie Hadergjonaj - Kitara

Luaj luaj luaj me kitarë
Luaj luaj luaj me kitarë
Luaj luaj luaj me kitarë
Kitarë e dashur mos u ndal

Këndoj për ty zemra ime
Me dhimbje, me shpresë dhe me lot
Syrit të kaltër si deti
Të ëmbla, të zeza dhe plot

Ylli dhe dielli këndojnë
Kur ti fle e zgjohesh për çdo ditë
Dhe unë me kitarë që rri zgjuar
Krijoj melodi vetëm për ty

(refren)
Luaj luaj me kitarë
Në sy, në mend unë ty të mbaj
Puthje e nxehtë, puthje e bardhë
Buzët e tij ëndërr e zjarrtë

Luaj luaj luaj me kitarë
Kitarë e dashur mos u ndal
Këndoj me ty, jetoj me ty
Vullkan e jotja melodi

I dashur ti a më dëgjon
A se kupton se më mungon
Kitarës sime jepi shpresë
Pa shpirtin tënd ajo do vdesë
Por zemra ime është si det
Me dallgë dallgë shkumëzon
Luaj luaj luaj luaj
Kitara ime ndizet zjarr
------------

Luaj luaj luaj me kitarë
Luaj luaj luaj me kitarë
Luaj luaj luaj me kitarë
Kitarë e dashur mos u ndal

Hënës së artë ju përula
Në qoftë se më do më ndihmo
Më merr ti në krahët e tua
Më shtrëngo, më shtrëngo hënëzo

Një puthje e gjatë më rrëmbeu
Kitarë të lutem pusho
O zot erdh' dashuria
Më shtrëngo, më shtrëngo hënëzo


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:48 am

Bojken Lako - Asgjë e largët

S'kam asgjë të largët
Ditë të reja do të gjejmë
S'ka më klithma bebesh
Besoje, besoje, besoje

Nuk ka ujë në fusha
Vetëm një fëmijë në rrugë
Nuk ka më vdekje
Një këmishë e zezë në tel
Besoje, besoje, besoje.

(refreni)

Nuk ka asgjë të largët
ditë të reja do të gjejmë, do gjejmë
Nuk ka më klithma bebesh
besoje, besoje, he-he, he-hej.

Nuk ka më lutje
Vetëm një dorë e shtrirë
S'ka më stërmundime
Vetëm një gjurmë e lehtë
Besoje, e lehtë, besoje

(refreni)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:49 am

Rovena Stefa - Bie debore

Vetëm për ty jetoj
Të shoh një çast dhe mendoj
Nuk dua te me shohin
te flasin keq për mua
te thonë se un te adhuroj
Jeta jote esht e imja
Po për ty un jam e huaj
dhe pse me shpirt te dashuroj

Refreni

Bie debore. bie debore
Ne jetën time
Bie debore

Një tjetër ke ne krah
Ti je gezimi saj
Të gjith me te te shohin
Të gjith flasin për mua
Jeta jote esht e imja
Po për ty un jam e huaj
dhe pse me shpirt te dashuroj

Refreni (2 here)

Një tjetër ke ne krah
Ti je gezimi saj
Të gjith me te te shohin
Të gjith flasin për mua
E dinë qe un te adhuroj
Jeta jote esht e imja
Po për ty un jam e huaj
dhe pse me shpirt te dashuroj

Refreni (3 here)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:52 am

Mira Konci- Vajta kalova gjith Kalabrine



Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Arberine
Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Shqipërinë

Dy manushaqe ne doren time
Ja zgjata njërën Arbereshes sime
(2 here)

E lul e lul e lul e lul
E lul e lul e maca maca
E un për ty e un për ty
E un për ty o ndjalu paca

Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Arberine
Vajta kalova gjithë Kalabrine
Askund nuk gjeta si Shqipërinë

Dy manushaqe ne doren time
Ja zgjata njërën Arbereshes sime
(2 here)

E lul e lul e lul e lul
E lul e lul e maca e maca
E un për ty e un për ty
E un për ty e ndjalu paca

E ndalu pak e ndalu pak
E ndalu pak s`është e vërtetë
Se zemra im se zemra im
Se zemra im je ti vete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:54 am

Genjeshtarja


Ty sa shumë te kam besuar
një vajzë si ty...
sa shum kam dashuruar
po ti një genjeshtare je
sepse djemtë pas vetes ti i ke

Ne dashuri ajo mua me genjeu
dhe nuk e di nëse ne tëndin shpirt
...diçka ndjeve

Vërtetë me cmende mua
si e bërë se di
mesove dobesite e mia
dhe un rashe ne dashuri

Bobo , me mir te vdes se sa te vuaj
dashuria më ka mallkuar
po pse me bën te vuaj
përse s`me le të qete
te paktën ti më thuaj
qe me do me te vërtetë!

Kendoj,
dhimbjen dua ta harroj
por se kuptoj...
një ditë unë prap do dashuroj
një vajzë qe do të këtë tjetër emër
dhe tjetër vend brenda ne zemër

Me këtë kenge unë sot dua te tregoj
se dashurinë e pare kurrë s`do ta harroj
ti e te gjithë e unë mesova
dashuri pa dhimbje s`ka
por veç me ty shpresova
se s`do ishin te mëdha!


Refreni

Oooo ty,
Sa shumë kam besuar një vajzë si ty
Sa shumë kam dashuruar , por ti
Një genjeshtare je sepse djemtë
...pas vetes i ke!

Lot,
Lotojne ato dy sy me kot
Të dashuroj veç ty , por ti
Një genjeshtare je sepse djemtë
...pas vetes ti i ke!

----------------------------------


Kendoj ,
dhimbjen dua ta harroj
por se kuptoj...
një ditë unë prap do dashuroj
një vajzë qe do këtë tjetër emër
dhe tjetër vend brenda ne zemër

Me këtë kenge unë sot dua te tregoj
se dashurinë e pare kurrë s`do ta harroj
ti e te gjithë e unë mesova
dashuri pa dhimbje s`ka
por veç me ty shpresova
se s`do ishin aq te mëdha!


Ne dashuri ajo mua me genjen
dhe nuk e di nëse ne tëndin shpirt
...diçka ndjeve

Vërtetë me cmende mua
si e bërë se di
mesove dobesite e mia
dhe unë rashe ne dashuri

Bobo, me mirë te vdes se sa te vuaj
dashuria më ka mallkuar
po pse me bën te vuaj
përse s`me le të qete
te paktën ti më thuaj
qe me do me te vërtetë!


(refreni)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:55 am

SI JA BEN TI PA MUA


Si ja bën ti zemër, pa mua
Kush të thot ty, sa të dua
Kush ti puth dy syt, e buzët e tua
Si ja bën ti zemër pa mua

Eja se do të venitëm
Jo nuk jam fëmi të habitem
Nuk më gënjejn, jo fjalët e tua
Dua që të un të kthehesh
Zemrën time ti at kesh

Dua të zbuloj se si je ti, se si puth ti
Dua të më falësh dashurin
(2X)

Si ja bën ti zemër, pa mua
Kush të thot ty, sa të dua
Kush ti puth dy syt, e buzët e tua
Si ja bën ti zemër pa mua

Eja se do të venitëm
Jo nuk jam fëmi të habitem
Nuk më gënjejn, jo fjalët e tua
Dua që të un të kthehesh
Zemrën time ti at kesh

Dua të zbuloj se si je ti, se si puth ti
Dua të më falësh dashurin

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:56 am

Kur të jesh mërzitur shum

Këtu s`do t`jem , do jem larguar
Ne tok i tretur si te tjerët
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin me kamarieret.

Dhe nëpër udhet ku kam ecur ,
S`do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do të rrije i heshtur
Një qiparis , si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atëherë
Se s`do me kesh ne dhome gjallë
Dhe kur ne xham te fryje ehe
Do qash me eren dalengadale

Po kur të jesh , mërzitur shumë
Ne raft te librave kerkome
Atje i fshehur do t`jem unë
Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje

Mjafton qe librin , pak ta heqesh
Dhe un do të zbres , do të vij pas teje
Ti si dikur me mall do të qeshesh
Si një blerim pas një rrekeje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 11:58 am



Mallin e kam ruajt për ty


Kur të pash me sy mor djalë
Se ç'më ra ndërmend për ty
Puthjen tande shpej kujtova
Për ty n'djeva përseri.

Mallin e kam rujtë në zemër
Ka shumë kohë unë s'të kam parë
Sytë e tu s'i kam harru
Të dua si më parë
Sytë e tu s'i kam harru
të dua si më parë.

Ndaj mos guxo të ikesh larg
Jo,jo nuk dua të vuaj për ty
se do t'i falë çfar kam more djalë
Që përherë të jem me ty.

Të dua si vetvehten
nuk gënjejë në dashuri
Përgjithnjë t'jesh i imi
Dhe e vetmja lumturi



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:07 pm

Kënga e Ulqinit

Te ejten mbrema , ne dy sahati,
Haxhi Pasha hoq nizamin.
O Shkodra e madhe hajde qelloi gati
I’au zu shkijeve istikamin.

Istikamin tuj godite ,
asqeria vjene tuj u avit,
Zot oi madhe i’au past fale imanin
Se ishalla tan jane shkue shehit.

O Haxhi Pasha , shkoj Haxhi Pasha ,
Tuj dha popullit habere.
O qare s’kem pa e lshue Ulqinin
kem Stambollin muhasere.

Ulqinaku tash i’a mbrrini ,
Se hala s’ka nisun me fol.
O mos kujto se nuk jam veq Ulqini ,
Tash jem lidhe me Shkodren tone.


O shkoj Haxhia tuj ike Haxhia ;
Shkodra e madhe se kane ngu.
O te shtate kralat o n’kame me u que ,
Pa kris topi bam, skena me leshu.


Kjo kenge i kushtohet luftes te cilen ne vitin 1880 e bene shqiptaret (dega e Lidhjes se Prizrenit ne Shkoder), per mbrojtjen e Ulqinit . Mund t’a shihni se sa me saktesi dhe sa fuqishem populli i kendon kesaj ngjarje, duke treguar diten dhe oren, si dhe rrethanat dhe presionet ne te cilat ishte gjendur vete Perandoria Osmane per te dorezuarUlqinin. Gjithashtu presionet te cilat u ishin bere shqiptareve per t’a dorezuar Ulqinin dhe vendosmerin e tyre per t’a mbrojtur , siq thote kenga sikur ,,edhe te shtate krajlat ne qofte se qohen ne kembe”.

Shkoza nga Prizreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:10 pm

Koburja e Ramadanit

Pret sulltani haber prej telit
Maxhar Pashes e Prizerenit
shpejt haberi i shkoi sulltanit
prej kobures se Ramadanit:
-Nuk ua lshojm’ ne kralve trojet
na mallkojn’ fmija dhe vorret
zakon t’paret na e kan’ lan’
bes’ t’pabesit mos me i dhan’!
Mori Luma, me shum’ derte
vajn’ per pushk’ e krypn per vete
djemt’ e tu s’din ç’ka asht tuta
qysh t’pret shpata, qysh t’vret pushka;
gunat dimnit, plagt ne gjak
i ka tha martina n’flake
Moj Kosov’ lule dhe plage
nji vit prush e nji vit flake
Djeg’ e vra po kurr’ s’je tute
S’e ke lan’ gjakun me t’hupe
Qat’ kobure qe ra per ty
Tan’ Shqipnia e ka per sy

Kukes

I kushtohet Ramadan Zaskocit qe me 27 Gusht 1878, duke zbatuar vendimet e Komitetit te Lidhjes se Prizerenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashe Maxharit, funksionar iI Stambollit, qe kishte ardhur per te bindur shqiptaret te mos i kundershtonin vendimet e Kongresit te Berlinit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:11 pm

Ali Pasha po e kqyre tefterin

O Ali Pasha po e kqyre tefterin,
Shume takamesh e kam asqerin.
Kam asqerin o shum gjinli .
Djeme te zgjedhur ne mal e ne vrri.
Harambashat kane que kry.
Kan ba men me ra n’Shqipni.
Me marre Sanxhakun e Mitrovicen
Vuqiterrnen dhe Prishtnen.
Ne Shqipni dojne me hi.
E me ba shka eshte me zi.
Keshtu menojshin klyshte e Serbise .
Po s’po trembet pasha i Gucise.
Jo s’po tremet vllazen Ali Pasha .
Qe i ka vra vetllat e trasha.
Murr tefterin pasha po e kqyre.
Kam asqerin bukur t’mire.
N’takam te pare e kam Rugoven
Qe luftojne rrept me Knjaz Nikollen.
Jane trima qe kane hak,
kane marre krena n'Karadak,
Pobrra Kuqin t’a lajne ne gjak.
Zhuk Isufa e Zhuj Selmana ,
Qe nuk nin per Mark Millana.
Nje takam qe e kam ne Prekorupe (Llapushe),
Prej armikut kurr nuk jane tut.
Ata hajne barut me grushte.
N’takam dyte e kam Drenicen
Flake e kallin djemte Podgoricen.
Jane trima qe t’lajne ne gjak.
Kane marre krena n’Karadak.
N’takam trete e kam Sanxhakun ,
Ka bijne trimat e bajne gjakun.
N’takam te katert e kam Gilanin
Qe zanat e kane mejdanin.
N’takam te peste e kam Reken ,
Ku bijne trimat e bajne deken.
Ne takam te gjashte e kam Llapin
Flake t’a kallin Karadakin.
N’takam te shtate e kam Shkodren ,
Ku bijne trimat e bajne mordjen.
N’takam te nante e kam Mirditen,
N’qiell me kane trimat t’a nxane priten.
I’u kane lane emrin nanat malsore
Trima le me arme ne dore .
Prenk bibe Doda e kapitana,
Mirditore trima si zana .
Pra n’e lidhshim besen ndermjet veti,
Per hater te zotit dhe te miletit
S’kane qka na bane krajlat as mbreti.

Kenduar nga Salih dhe Feriz Krasniqi -Drenovc i Llapushes

Kjo kenge i kushtohet luftimeve te zhvilluara nga shqiptaret kunder Malit te zi gjate periudhes se Lidhjes se Prizrenit, te udhehequra nga Ali Pasha i Gucise.


Shkoza nga Prizreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:13 pm

Prej Prokuple e deri ne Nish

Prej Propkuple e deri n’Nish,
Asht mbush rruga me dervish.
Dervishet po falen bajraqet s’po nalen.
Dervishet po luten,
Bajraqet s’po nguten.
Maliq Pasha ne ate te zi,
T’kofte pirolla moj Malesi.
Shqipnia mori fushes,
E mbloi timi i pushkes.
Maliq Pasha ne ate te bardhe,
ugurolla bajraktare .
Bajraku i Zeqirit ,
S’po doket prej timit.
Kur i rane takamit t’pare,
Me batilin balle per balle.
Bini djem dushmanit,
Per hater te vatanit.
Kur i rane takamit te dyte ,
me kaurrin fyt per fyte.
bini djem dushmanit,
Per hajret e imanit.
Kur i rane takamit trete ,
Me batilin heshte per heshte.
Bini djem t’i bina ,
Bajraqet t’ia perzina.
Imer Hoxha prej Bellenice,
fort po qitshin Kemenica.
Kemenica t‘gurit,
Bini djemlosha kaurrit.
Kapakli Bajraku ,
s‘po doket prej gjaku.
Nami i Pashe Maliqit,
Preu shpata e Dan Zatriqit.


Kenduar nag Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenovci i Llapushes.

Kjo kenge i kushtohet betejave te ashpra te cilat i zhvilluan bajraqet e Shqiperise gjate luftes Ruso-turke 1870 -1878. Ne anen Ruse ishin forcat serbe kurse ne perberje te forcave turke ishin shumica shqipare. Ne keto luftime u dallua Bajraku i Ostrozubit. Pjesa me e madhe e treves se Llapushes ishte pjese e ketij Bajraku . Ky Bajrak ne popull nihej si Kapakli Bajraku, pasi ne luftera luftetaret e ketij bajraku luftonin me pushke te tipit Kapakli.
Bajraqet shqiptare luftuan per te mbrojtur trojet etnike te Shqiperise verilindore pra Sanxhakun e Nishit ( sot Serbia jugore).
Kenga perfundon me nje refren kuptimplote qe edhe sot e kesaj dite perdoret per te aluduar ne dike qe fiton fame ne krahe te dikujt tjeter: ,,Nami i Pashe Maliqit, preu shpata e Dan Zatriqit”.
Pra luften e bene shqiptaret por nami i mbeti pashait turk ose Turqise . Ka edhe isa variante te kesaj kenge.


Shkoza nga Prizreni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:22 pm

Edhe pse eshte pak e gjate , po u'a prezentoje variantin kryesore dhe te kompletuar te kenges se Selman Kadris e kenduar nga Ibish Broja nga Drenica.


Kenga e Selman Kadrise


I shkoj haberi kesaj Shqipnise,
Mej knue hatmet Selman Kadrise,
Pushke te madhe i dha Serbise.
Pushke te madhe na ‘i ka dhane,
Preu vojvoden qat kapetan.
Se Semani nau qokja n’kam.
Te Miliqi hi o kane ,
Au qove zotni ja ban?
A u qove more zotni?
Po u qova o Selmani i ri.
Po u qova or Selman,
Kam qu gjinen me thirre mbrame,
Ku je kane djalo qe s’je ardhe.
Qe Selmani tha s’mujta me dale,
Kur ti thirrjet m’I ke qu
une ne ship s’jam qillu.
Te treten thirrje e kam marre
Dhe qe zotni tek jam ardhe.
Q’ka po thote Miliqi i pite,
Du me dale une me u shetite.
Jo ma anej se tej n’Muzhevine.
N’Muzhevine n’katundin Cerce,
Du me dale me nxane naj peshk.
E Selmani qka i ka thane ,
A te vije me ty zotni ja bane.
A te vije me ty more zotni ,
O cka t’bane lazem ty.
E Miliqi shka po bane
N’tesha e ngrada ish kane veshe,
E murr pushken me gjithe rreth.
Edhe niskan me t’fillu,
Dhe gurajat i kane trupu.
Ne Muzhevin kur jane dale,
Qe Miliqi po e flete ni fjale.
Jam paqef tha o Selman.
O paqef tha jam qillu.
O s’po muj armet me’i qu.
Thote Selmani ami mu.
Mi jep mu more zotni,
O se vije rroktare me ty.
O qka te bane lazem ty.
O ja dha armet me gjithe rreth ,
Murre Selmani e po i vesh,
Pergjithmone i bajte me shnet.
Kane nise rrugen kane t’fillu.
Thote Selmani lume per mu
Shka Selmani ish tuj menu.
Kurre m’a ne shtek s’me ka ardhe mu,
Kete tradhtare une me hjeksu.
Une me hjek kete tradhetare ,
Se shume dam ka ba n’shqiptare,
Ka lane nanat pa djem te ri,
Nuset te reja ka kthy n’xhini,
Ka vra gjin tuj shku n’mulli
E qobane ka pre me dhi.
Neper djepa ka pre sabije,
Ah me singi ahi,
Si ne Kosove edhe ne Boshjaki.
O Selmani qka po bane ,
Pese fysheke ne pushke po i leshon.
Pese fyshek n’pushke o i ka leshu.
Dhe perpjete niher ka gju.
Forte shkau iu ka ngrmu.
Pse me pushke Selman po lune,
Kqyre djale se po me vret mu.
E Selmani ma ka mashtru,
Rruge e shtire ka qellu,
Me dale kush me ba me na gju,
Une per ty du me luftu ,
Kogja mire m’a ka mashtru.
Tridhjete hapa nuk jane shku,
Dhe Selmani iu ka ngermu.
ju ngermu dhe i paska thane,
kthehu knejna or tradhtare.
A e din ti sa ke vra shqiptare,
Shume e nana ke lane pa djale,
Shume e gra ke lane pa femije,
Shume e nuse i ke kthy n’gjini,
ke vra gjin tuj shku ne mulli,
E qobane ke pre me dhi.
Ke pre edhe shume sabije ,
Ne singi ahi, si ne Kosove dhe ne Boshjaki ahi.
Ai Selmani qka po bane , pushken ne faqe po ma vnon.
O me te paren ne balle ia ngjiti, tru e floke te tana n’ zalle ia qiti.
E ka prite deri i ka dale shpirti.
Per dy kambeve me duer ia ngjiti ,zhage ma ngrehi verrishtave ma qiti.
Oh ne verrishta po ma qet, ia dathe cizmet sa o kane i nxete.
Ia murr pushken me gjithe rreth, lamtumire Miliq Kerste i thete,
Dil e vraje ti shqiptare apet.

O Selmani c‘ka po bane n’katun te vete o hi o kane,
Sadri plakut o za po’i bane.Miliq Kerstene e lash te vrane .
Te Sadri plaku koka hi;
O kum ni do djem ne mal oi ki ,
Me me ba me ta te shkojme per Shqipni.
Sadri plaku qka ka thane , hala nana s’ka ba djale
Miliq Kersten qi del e vran.
Mos besofsh o mixhe i tha ti, kqyre vete pushken e tij
Krejt ne serm t’a paqa fale ty.
Sadri plaku qka i ka thane , hiqmu dere more ti djale .
Njezet robe ne ship i kam, me ba hyqmi vesh me marre.
Le qe mue me pushkaojne por robije robte mi qojne.
Atehere Selmani qka po bane , trup e trupe ne kufije po shkon.
Ngat kufinit kur o shku , o atje i kane kallezu.
Me pase krahe me fluturu, gjalle n’ate ane nuk mun me pshtu.
O Selmani merzite o kane dhe menu djali koka kane.
Nje daje ne Cerce une e kam, o nje daje tha m’ka qillu.
Pra te daja du me shku, qaren daja ma bane mu.
Ne male te Cerces paska shku, do qobane asht taku.
Ne do qobane zatet ish kane , a u kullosin o djem ua bane.
Hane kapak more drumtare. T’kujna jeni u ka thane?
Njani tha jam i babes Rame. E Selmani gzue ish kane!
Lumi une bre te pasna daje. Daja jem koke qellu,
Ti te shpia n’ven me shku, une dhente kam me ti ru.
Te daja Rame ti me shku, thuj selam Selmani t’ka qu.
Shume selam Selmani pot e bane, o do buke ka thane me ma dhane.
E ai djali qka po bane , se te shpia fill po shkon,
Baba Rame aty ish kane , ai ish kane tuje e mblue ji talle.
Djalit te vete qka i ka thane, Ku i ki dhite biro ku i ke lane.
Edhe djali qka i ka thane shume selam Selmani pot e bane,
Shume selam ai ty tka qu, o do buke ka thane me ma pru,
o ish lodhe kambet e kishin lshu.
Atehere Rama iu ka ngermu , shuj kopil mos u me rrej mu,
Ka tri dite qe n’Shqipni ka shku.
Jo vallahi i tha o baba Rame, tuj rujt dhite ne male e kam lane,
Une e ngjohe more nipin tone.
Atehere Rama qka po bane, ni boshqe ne dore me buke e ka marre,
dhe do djathe dhe po t’fillon.Ne male te Cerces fill po shkon.
Eh ne Selmanin zatete ashte kane edhe ngryke ata jane marre,
Bash qyshe merret nipi me daje.Se Selmani qa i ka thane ,
Tej ne kufije une jam kane , ngate kufinit mue m’kane kallezu.
Me i pase krahte me fluturu , gjalle n’ate ane nuk muje me pshtu.
Atehere Rama qka i ka thane , mos ki gajle nipash ia bane.
Mosi ki gajle or nipi i ri , se ka daja miqet ne Tutin,
I kane lidhje me Shqipni , pa i therre ne kambe daja ne ate ane te shtine.
Tej ne shpi daja do te shkon me marre kalin me samara,
Nje temlik me shami te bardhe e tevdil daja te bane,
Pa nji there n’kambe daja te qone, e Selmani qka i ka thane ,
Mos te vonohesh daje ia bane se po vjene e kush po me gjane.
Me pa Rama qka po bane, se ne shpi qeni nuk po shkone ,
Ne Vode n’Istoge shkue tek a kane. Ranguliqit rajes n i ka thane.
Sa don myzhde Rale me m’dhane, per Selmanin qi t’a kam nxane.
Atehere Rala qka i ka thane , e vertete kjo mos me kane,
Kryet e tane ne vend te tije te shkone.
E vertete tha kjo ka me kane se n’male te Cerces e kam lane.
Me pa Rala atehere qka po bane i’a dha myzhde njimidinare.
Shpejte ne sup kokan shku, komaniri bane kuku per mu.
Nje xhanare ketu s’me ka qellu , krejt patrulla i kem qite me ru,
Sherr qai Rala ish kane qillu, magazinat tha qelmi mu.
Kokan veshe dhe armatu e ne male te Cerces kokan shku.
Me pa Rama tash qka po bane, se ne shpi qeni po shkon.
E murr kalin me samar, nji temlik me shami te bardhe ,
Te Selmani fill po shkon.
Dhe Selmani i paska thane , je vonu pak daja Rame.
Mos n’Istoge tutna je kane, mos ne Istoge tutna je shku ?
Dhe per mu ti ke kallezu. Shuj bre nip Rama i ka thane ,
jo atahen daja s’ta bane.
E Selmani i paska thane pse sakicen daje e ke marre,
Apo ngon or nipi ri , une kur te kthehna prej Tutini,
du me i pre do thupra lejthi. Eh Selmani qka po bane
Vesh temlikun dhe shamine e bardhe
E shkurte havalja ish kane , i ra havalja deri ne kame.
Daja pushken ia ka marre me nji lluge ia paska lane.
Hype ne kali dhe po t’fillojen.
Dhe Selmani po menon, me ba deka mu me m’ ardhe
Me ba deka me m’ardhe mu, le qe vete une kam me shku.
Po me deke i veshun si gru, tane Shqipnise marre kam mei leshu.
Atehere Selmani qka ka thane, nalma kalin daja Rame,
Du mu kthye pushken me marre, daja kalin s’ia ndalon.
Njanen kambe ne toke ma qiti, kuku tjera n’prraqe iu koqite,
Daja i zi i suell sakice, cille daje tha zoti t’fikte per Miliqin nipin pe mbyte.
Edhe nihere i ra sakice , krahe e kofshe ia llomite edhe pushken ia grabite ,
Dhe me te perjete paska qite. Aty shkijet jane avite.
Edhe shkijet qka kane thane, qyshe Selmanin ti keshtu me bame,
Kem pas qef te gjalle me nxane, e me pa ata qka po bajne
Hype ne kali po ma qojne tu Serezi po ma leshojne
Me nji qebe po ma mblojne , gjithe njerezia po bane seri
Qyshe vojvoden e preu ky njeri, kem pas thane se zen asqeri.

Naqallniku me pa qka po bane , te Selmani fill po shkon,
Qizme n’krye medet po i mshon, kallzoje vendet ka je kane ,
Edhe buke Selman kush o t’ka dhane, rene me na kallezu,
Ne spital na kemi me te qu, kane mjeket me te sheru.
Ne paq ymrin ke me pshtu e ne ship kem me te leshu me shku.
Fort Selmani po bane gajret, rrehke djali shahadet,
or qyfare mos te qofsha fale, shahadetin s’mun ma ndal
S’mundesh me m’shti njerezit ne qafe me i marre,
Se kam mendjen me t’kallzu, i ka thane ,une shpirtin du me dhane.
Te mbramen fjale ai po e flet , me prejti daja kuku medet ,
Me u ba mire me hyqymet, ne kater anet e dhan radine.
O e preu daja more o Selman Kadrine.

Se ne ate kohe more a kane Serbia, s’vonoje shume more ka ardhe Shqiperia.
Si Shqiperi e e dina edhe vete u lirue populli krejte.
Nana e Selmanit po kane o medet. Neper sakaqe vaj po bane.
Ma kajne nana, motra e bija , po ma kajne more shoqnia,
Gjame po bajshin miqaia.
Nana e Selmanit fort vaj po bane , a ka ba nana naj djale,
Qi del e vret qat vllaun Rame.
A ka ba nana naj djale si zana, oh pajton zemra nana.
Ia jap dhete o me gjithe dhi, ia jap hanin me mulli
Edhe token me tapi.
Keshtu halla vaj po bane, Liman Beka qojka ne kambe.
Hajt halle e te paqa nane, as ni pare uk du me ma dhane.
As ni pare nuk t’a du , Liman Beka ne ship o shku.
Te vllait Bajramit iu ka ngermu.
Qou Bajra he tungjate jeta, mos t’a lame soten per nesra
PerSelmanin mos t’na dhimbset jeta.
Te dy djemte kokan que ne kambe, dite e ejte ish kane Pazar.
Shume e hallku ne Pazar po shkojne, ne fund te Istogut prite paskan nxane.
Dikur Rama vjen me pajton, po vjen Rama ne pajton hi,
Shume do hallk jane kane mbas tij.
Tane qasi po tane hafije , qi kane pre shqiptare per shkije.
E aty te vojte jane kane, Liman Beka perpara i ka dale.
Haje hajde i tha o Rama i zi, ku ma kije staren Serbije.
Ku ma kije biro Kral Petrin, te fali zoti e te hanger dreqi.
O kane gjithe Shqipnia per veti.
Liman Beka me pa q’po bane , nxuerr manxerren e n’krye po I mshon,
Pa pike shpirti ma ka lane. Iu dok pak Bajramit e pret ne tjetren ane.
Po e bajne per nishan.
Ngoni Hoxhe edhe ju haxhi, keta ne dhe kushe mos me shti,
Le ta shtine popi I zi, se popi I zi eshte oi tij.
Oh ne vend te xhematit o tha hajt more kryqali shki.


Edhe pse eshte pak e gjate , po u'a prezentoje variantin kryesore dhe te kompletuar te kenges se Selman Kadrisekenduar nga Ibish Broja nga Drenica.
Kjo ngjarje e cila shtellohet ne kete kenge ka ndodhur rreth viteve 1930 -1943. Selman Kadria rreth viteve 1930-37 ne kohen e Mbreterise Jugosllave, vrau kryeqetnikun e urryer Vojvoden Miliq Kerstiqin, i cili kishte vrare dhe masakruar me qindra shqiptare dhe musliman ne Kosove dhe Sanxhak. Kurse vrasja e tradhtarit Rame Alia eshte bere rreth viteve 1939 1942. Ngjarjet te cilat shtjellohen ne kenge jane zhvilluar kryesishte ne Cerce dhe ne Muzhevine te Istogut ( Burimit).


Shkoza ga Prizreni


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:23 pm

Kenga e Salih Shabanit


O a ka djale qe m'a le Bajramin?
Me ma ndal Salih Shabanin,
E ka vra Spirro Kaptanin!
Ai Salihi ish kane shqiptare azgan,
pushken ne dore , ma ka marre.
E ka marre manxerren e mbretit,
niqin fysheke i murr prej mymleqetit,
O prite po zaka o ne Qafe t'Baqevcit.

O ne Baqevc o ai priten e ka zane,
Hej Spirro e Filja asajde po shkojne ,
ai Salihi perpara u ka dale.
Ku mje Spirre bre dushman po m'ja bane,
ku m'je Spirre bire more kryqali.
Rrafsh gjithe diten n'diell jam djeg per ty,
buke pa ngrane bre dushman uje pa pije,
ma pru zoti sot me u pjek ne ty,
O ma pru zoti me u pa sy me sy.

O ma pru zoti , o mu pa sy me sy,
mi ke pre nentedhjete shqiptare vllazni
Mi ke pre Spirre nentedhjete e nante.
Ateher Spirra ne ate vend be po i bane,
Pasha kryqin o ne viligdane,
pasha kishat Salih ka i kam,
se jam le o n'Kabash nuk jam kane.
Mos rrej Spirre, Salihi po i thete,
me sy te mij t'kam pa une e vete.
N'tesha e n'gradada ishe kane veshe,
ne kambe e n'dore ishe kane pervjele.
Vrajshe vllazen sikur me kane skjepe.
Si kasapi hajt more ne Shen Gjergje.
O s'te vike shtiro ne gjak tyne me shkele.

O s'te vike shtire ne gjake tyne me shkele,
m'a dredhojke djali ate manxerre.
E dredhojke more zjarr po i jepe.
Spirren e Filen te dyte o i la te vdekte.
E me pa mor Salihi q'po bane,
thike perpjete mor bjeshkes po shkone,
kange malsorqe shqiptari po kenone.
Krejt Dellovcit habere po i qone.
Njerez pa faje ne qafe mos me marre
Spirren e Filen te dyte o i lash te vrane.
Se ne Shqipni Salihi o dale ;
O lumi ai babe per djale qe ka lane.


Ne vitin 1913, ushtria dhe qetniket serbe ne krye me vojvoden Spirro Dellovcin dhe te perkrahur edhe nga murgjit e kishes ne fshatin Kabashe te Prizrenit, bene nje ploje te madhe.
Mbrenda nates ne kishen e Kabashit, cetniket serbe iu prene kokat mbi njeqinde burrave te Kabashit. Mirepo ne Luften e Pare boterore, gjate vitit 1915 kur u be terheqja e ushtrise serbe, permese Kosoves dhe Shqiperise per ne detin Adriatik, burrat e Kabashit u hakmorren dhe vrane qindra ushtare serbe dhe qetnik.
Pas rikthimit te ushtrise serbe ne Kosove dhe ripushtimit te Kosoves , pas perfundimit te Luftes se Pare boterore ne vitin 1919, ushtria serbe u hakmorre ne Kabash dhe i denoje me burgje te perjetshem 19 burra te Kabashit. Shume familje te Kabashit u strehuan ne Shqiperi dhe u kthyen vetem gjate kohes, siq e quajne te Shqiperise se madhe.


Shkoza nga Prizreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:24 pm

Kenga e Kamer Loshit

Nam i madhe eshte ba ne Drenice,
na jane ra o nje rrem komite,
Kamer Loshi me dy vllaznite.
vllaznit e ri i kishin qellue ,
s'ishin msue pushken ne thum me vnue.
Ne shpi prej kashte jane ngujue.
Krejt Serezi ne kam jane que,
shkojne Kamerin me rrethue.
C'ka ka thane Kamer Sejdia,
boll e keqe kjo Serbia,
boll e keqe kjo Serbi.
Po ma te kqije do shqiptare te zi.
Po ma te kqij do shqiptare te zije,
per nje pushke bajshin hafije.
Vllazneve te vet Kameri u ka thane,
ju mu vete ketu due mem m'lane.
ju me pshtue me qa rrethimin,
se une per te gjalle se jap dorezimin,
se jap dorezimin kurre per te gjalle,
per pa u kall baraka flake,
e me me ra zharava ne qafe.

Thrret Kameri o Murat,
merre vlla kete sahat,
merr sahatin me gjithe qystek,
Kamer Loshi t'a ka lane shkrete
Be po te baje m'a ne qyrke se qet.
Thrret Kameri o Sejdi,
merre vlla ti ate kuti.
Cingarllykin me gjithe kuti,
mos t'ma marrin ata faqezi,
ne kutin teme duhan me pi.
Prej barake vllaznit e ri jane dale
e Kameri aty ashte ndal.
Tej ne sabah Kameri po lufton;
naqallniku aty po shkon.
Naqallniku c'ka ka thane,hajt dorezimin Kamer me na dhane,
tash qi topat, mu jane tuj me ardhe
krejt baraken ta djegi flake.

C'ka ka thane Kamer Sejdia,
C’ka po thue or faqezi.
Qitja flaken edhe timin,
jam shqiptare s'ta jap dorezimin.
Nuk dorzohna kurre per te gjalle.
per pa u kall baraka flake,
per pa me ra zharava n'e qafe.
Kur me topa i kane ra,
Krejt baraka flake ka marre,
Ka marre flake e u que timi,
Por Kameri se dha dorezimin.
Se dha dorezimin dhe shkoj vete,
O i paste shpirti rahmet.
Ka liftu per vatan te vet
Ishalla zoti i ka que ne xhenet.


Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1927-29. Kamer Loshi ishte nje prijes i spikatur i qetave kaqake te Drenices.

Shkoza nga Prizreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 EmptyMon Dec 10, 2007 12:26 pm

Kenga e Rrust Kabashit

Po perzihet mor Prizereni,
na jane qarte ,zotnit mes veti.
Qarte na jane zotnite nder veti,
Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
Rrust Regjepi i hypi atit,
gjan e gate po ia leshon sokakut.
Leshon sokakut e leshon qarshise,
shkon tuj ble barut te alltise.
Blen barutin me Ukshinin,
a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
As'ma pate kun Shaqir Agen,
te xhamia po e fale xhenazen.
Fale xhenazen te xhamia.
Hysen Ages na i vdiq e bija.
Pe hjekson ai imamgjia.
Imamgjia Mulla Zymeri.
Lufton Rrusta UKimeri.
Lufton Rrusta ne Bazharhane,
aman Rrust pash jeten tane,
shume e gjakun sot na e bane.
po shkon gjaku si ne kasaphane.
Ne kasaphane si te kasapi
I shkoje haberi Sulltan Muratit.
I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
ti kane pre tuxharte prej Nishit.
Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
Hafez Pasha nje pashe plak,
qiti topat mbi Muzhlak,
Kall Kabashin tym e flake.
Tym te zi e flak te verdhe
kulla e Rrustes me qemer.
Me qemer rrethue ne xhama,
po thote Rrusta vete e bana.
Vete e bana e s'po e kam dert,
kam nis luften me hyqymet.
Zot kesaj lufte kush i prini,
Rrust Kabashi e mulla Brahimi.


Kjo kenge i kushtohet Rrust Kabashit, nje figure majft te perfolur gjate kohes se lidhjes se Prizrenit. Ngjarja e shtjelluar ne kenge mund te kete ndodhur rreth viteve 1878-1880.
Shaqir Age Nishi siq duket ishte nje feudal shqiptare i cili si shume muhagjire te tjer pasi kishin hyre trupat serbe ne Nish, Leskovc dhe Vranje ,kishin ardhe ne Kosove.
Me sa dihet ky feudal si perkrahes i Perandorise osmane,gjate kohes se Lidhjes se Prizrenit , kishte pasur nje zenke me Rruste Kabashin te parine e Kabashit te Prizrenit dhe kjo kishte shkaktuar kete gjakederdhje.
Ne historiografine shqiptare thuhet se Rrust Kabashi ne vitin 1881, gjate sulmite forcave turke te Dervish Pashes per te pushtuar Prizrenin, ai me shume feudale te tjere kishte bashkepunuar me turqit. Megjithate dilema perseri qendron, sepse ne krahasim me feudalet e tjere posa ushtri turke hyne ne Prizren urdheron varjen e Rrust Kabashit.
Kenga edhe pse nuk ka motive te forta, megjithate paraqet Rrust Kabashin si nje kundershtare te hershem te Turqise. Mulla Brahimi ishte nje hoxhe nga fshati Semetishte i Llapushes.


Shkoza nga Prizreni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 21 ... 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: