Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpresë Shqiptare

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpresë Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Shpresë Shqiptare   Shpresë Shqiptare EmptyTue Dec 16, 2008 4:16 pm

Po e hap kete temë për të treguar preukopimet e shumta te shqiptarve ne aspekte te gjitheanshme.

Po e filloj me kete shkrim

Të vërteta të panjohura e të pathëna për Himarën



Shkruan: Moikom Zeqo



Himara,- princeshe e gjenezave te mugeta


Para disa ditesh bera nje udhetim ne Himare dhe ne treven e Bregut te Detit. Gjate viteve kam kaluar shpesh nepermjet Himares per me ne Jug. Gjate udhetimit te fundit qeshe me i perqendruar dhe m'u duk se optika e shikimit me solli detaje dhe motive, qe kurre nuk i kisha pare me pare. Dukshmeria e pejsazhit, njerezit, monumentet, ne kohera te ndryshme mund te lexohen dhe te kuptohen ndryshe nga i njejti person.

Kjo varet nga fuqia hulumtuese, pasurimi diturak i njohjes dhe koncepteve. Treva e Himares eshte e pashembullt dhe e jashtezakonshme ne pikepamje gjeografike, ekologjike dhe te trashegimise historike dhe kulturore. Himaren une mund ta krahasoj me nje Princeshe te Magjepsur ne Gjume. Kjo princeshe e gjenezave te mugeta duket se ka lindur nga nje epos i tej-jetshem, befas eshte ngurrosur e shtrire buze detit dhe pret te zgjohet dhe ende nuk eshte zgjuar. Kjo metafore buron nga perrallat dhe ju lutem shume mos e keqkuptoni dhe as mos e shperdoroni, por une kam deshire te besoj ne nje zgjim te ri te kesaj Princeshe !


Emri, projekt mitologjik I vjeter


Emri i Himares si toponim permendet te Homeri te pakten qe nga shek.XIII para Krishtit. Asnje emervend i Shqiperise nuk eshte kaq i lashte dhe kaq i vjeter sa ai i Himares. Marin Barleti e citon Homerin, ai shkruan se kjo eshte Himara e Odiseut "vend malor kundrejt Korkyres me popull te pamposhtur, luftarak.". Nga fjala Himare ka rrjedhur dhe emri Kimera, nje lloj kafshe hibride, qenie mitologjike me trup dhie dhe koke luani, me bisht gjarperi. Njihet nje skulpture ne historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e derdhur ne bronx. Mitologet dhe historianet e artit nuk kane dhene ende nje shpjegim te kenaqshem perse eshte krijuar ne perfytyrim nje qenie e tille hibride, sic jane fjala vjen sfinkset, sirenat, kentauret, grifon-_tj. Qeniet hibride jane si nje kozmogoni e vogel ne miniature te Akrokerauneve, ku pjese te vecanta formojne nje te tere. Keshtu mund te bashkohet trupi i nje dhie me koken e nje luani, apo dhe me nje gjarper mitologjik si per te metaforizuar nje bashkejetese te totemit te malit, te dhise, te totemit te luanit, si nje fuqi siperore dhe te totemit ilir te gjarperit si nje fuqi ktonike e thellesive te tokes. Pra ne vete emrin e Himares ka nje fantazi te brendshme dhe potenciale, nje projekt mitologjik shume te vjeter. Himara eshte nje nga perlat e Kaonise ilire ne shekuj, banoret e brigjeve te saj jane quajtur fisi i Kerauneve (nga emri i vargmalit).


Zeusi i kerauneve me i vjeter se ai i mitologjise greke


Vete kreshtat malore te Akrokerauneve, ose Maleve te Vetetimave kane qene sipas profesorit te Kembrixhit, Hamond, qe une kam patur rastin ta takoj ne Tirane para shume viteve djepi i lindjes se kultit te Zeusit, qe ka si atribut rrufene. Ky prototip i Zeusit u zhvendos me vone ne Olimp te Greqise. Zeusi i kerauneve perfaqeson keshtu nje mitologji paragreke, qe duhet marre ne konsiderate nga studjuesit. Emri i malit te ikes shpreh pikerisht nje emer binjak te Maleve te Vetetimave. Gjithnje i kam menduar keto ide, sidomos kur beja zhytje nenujore ne Palase, Dhermi, Porto Palermo dhe sidomos ne Gjirin e Gramates ne Karaburun. Para shume kohesh konsulli francez Pukevil, qe ka jetuar ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ka shkruar i entusiazmuar per brigjet e Himares, duke qene akoma me i skajshem ne idete e tij. Ai ka shkruar " nese Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himares per skenen e "Iliades", gjerat do te kishin marre rrjedhe tjeter. Kaonia (Himara) eshte vendi ku magjistarja ircea, e porositi Odiseun te ruhej nga sirenat, perroi i Himares, qe zbret nga ika ka patur emrin "Feniks", qe te kujton jo aq shpendin magjik, qe ringjallej nga hiri i tij, sipas konceptit te egjiptianeve te vjeter, por ndoshta shtegtimet e popullit te cuditshem te fenikasve". Pukevili mendon se ne Himare ndodhet Burimi i Argjendte qe e permend Plini. Ne dokumentet mesjetare permendet Burimi Mbreteror ku vinin dhe perandoret e Bizantit. Per Himaren dhe Kaonine kane folur Herodoti, Tukiditi, Skymni, Livi, Virgjili etj. Ne kete zone ka gojedhena lokale per shpellen e Polifemit, ku pati aventuren e tij te pabesueshme dhe te paharruar Odiseu. Duket sikur parahistoria zanafillore e Himares eshte sperkatur me yllesi perendish dhe qeniesh te shpirtezuara. Kaq shume autore legjendare te antikitetit kane folur per te per te mos harruar me vone, gjeniun e romantizimit, poetin Bajron, i cili ka shkruar vargje te shkelqyera per himariotet luftetare.


Francezi Leon Rei: "Shqiperia mund te mburret me historine e Himares"


Arkeologu francez Leon Rei ka skalitur keto fjale: "Nese Shqiperia ka me se te mburret, ajo, ne rradhe te pare duhet te mburret me historine e Himares". Dhe ja ne Palase para shume vitesh eshte gjetur nje perkrenare bronxi tipike ilire e shek.V para Krishtit. Per fat te keq kjo perkrenare sot eshte zhdukur. Eshte e pafalshme qe nga shteti shqiptar nuk jane organizuar ekspedita arkeologjike ne Himare. Themelet e mureve te kalase se Himares kane gure te medhenj qiklopike, te tipizuara si mure pellazgjike, qe te pakten jane te lashte nga shek.V para Krishtit. Padyshim ne keto mure jeta ka qene akoma me e vjeter.

Fshatrat e Himares, qytete te vogla te lashta


Nje force e cuditeshme, nje lloj elani jetesor, sic do te thoshte filozofi Bergson, e ka ngritur jeten e njerezve ne shpatet e Bregut te Detit, duke i emertuar perfundimisht ata si bregdetas. Fshatrat e Himares mund te quhen si qytete te vogla, teper te lashta, qe perbejne nje bizhuteri perrallore. Shtate fshatrat e Himares si ne nje numer padidik Palasa, Dhermiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhesi, Qeparoi. Por ne dokumente flitet edhe per nje koncept me te gjere te Himares, ku perfshihet dhe Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima, Tragjasi, Gumenica, Terbaci, Lopesi, Mavlova, Vranishti, Smokthina, Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj etj.


Por une dua te perqendrohem tek vendbanimet e bregdetit dhe jo tek shtrirja e ndikimit administrativ ne periudhe mesjetare. Himara eshte e vetemjaftueshme ne krejt deshmite e saj qe jane deshmi te klasit te pare, por fatkeqesisht shume pak te studjuara. Kryemonumeti eshte deti perrallor Jon, qe lidhet me legjenden shume te hershme te Jonit si bir i Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi trupin e tij ne det, duke marre deti perfundimisht emrin Jon, te nje nipi te dinastise se mbreterve ilire te Durresit. Ne librin tim "Panteoni ilir" kam shkruar gjeresisht per legjendat jo greke te qerthullit te Durresit, qe jane pak me te lashta se shek.VII para Krishtit. Kjo eshte arsyeja, qe piktori shtegtar anglez Eduard Lir pikturoi ne brigjet e Himares disa mrekulli, qe nuk ka askush fuqi t'i harroje. Eduard Lir sic deshmon ne ditaret e tij e shkroi emrin me skalitje ne nje nga shkembenjte e Himares, por ky mbishkrim, qe eshte nje lloj gjerdani perlash per ne shqiptaret ka humbur si shume deshmi te tjera nga pangopesia e harreses.


Damiani, personazhi arberor i Himares


Pashe dhe vezhgova ne menyre te vecante Kalane e Himares. Muret pellazgjike qene teper te dukshem, hijerende dhe te lexueshem. Mbi to dukeshin mbeturinat e rindertimit te kesaj kalaje nga Justiani i Madh, Perandori ilir i Bizantit. Kjo kala pati dhe nje rindertim ne shek.XII gjate betejave apokaliptike te normaneve nga njera ane dhe bizantineve dhe arberve nga ana tjeter. Me 1537 ne Himare erdhi nje nga sulltanet me te medhenj te te gjithe koherave, Sulejman Kanunliu. Kronistet osmane thone se nje djale himariot, i quajtur Damian, u hodh nga nje vend i fshehur per t'a vrare Sulltanin, ndersa ai pushonte. Rojat e Sulltanit e copetuan me jatagan Damianin, por s'munden te copetonin dhe te vdisnin imazhin kujtesor te ketij Muc Shavola arber. Duket se figura e Damianit fluturon si nje binjak ajror, e prej enderre i te njejtit fat tragjik te shqiptarit Milosh Kopiliqi ne Fushen e Mellenjave, ne Kosove me 1389, ku pasi vrau Sulltan Muratin, u masakrua edhe vete. Kuptohet se Sulltan Sulejman Kanunliu e bombardoi kete keshtjelle. Por himariotet nuk u nenshtruan dhe kjo krahine aq shume qe e plotfuqishme saqe Perandoria Osmane u detyrua t'i njihte nje lloj autonomie dhe per kete shpalli Venomet e Himares, qe u shkruan ne pllaka bakri te medha, ku shpallej urbi et orbi vetqeverisja e himarioteve, mospagimi i taksave dhe e drejta per te perdorur flamurin e tyre te lundrimit ne anije.


Protagonizem himariot ne historine e Shqiperise


Historia na thote edhe te tjera motive shume te cuditeshme. Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjese ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe cliron tere zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit. E kush e ka shkruar valle historine e robit te luftes, gjeneralit eunuk ne Napoli te Italise? Askush! Dhe nje tjeter histori eshte magjepse. Princi Balsha i II ka qene zoterues i Himares, pas vdekjes se tij zoteruese qe gruaja Komita Muzaka. Ne perfytyrimin tim gjithnje ka qene shqetesues motivi se si ka jetuar dhe cka bere kjo femer qe historia e permend jo rastesisht. Jeta e Balshes II dhe e Komita Muzakes mund te kishte zanafilluar nje roman te shkelqyer per mesjeten. Po per c'arsye valle shkrimtaret shqiptare i dijne kaq pak keto histori te vendit te tyre? Pushtimi osman eshte nje histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk kane reshtur per te patur lidhje em Evropen Perendimore. Me 12 korrik 1577 pleqte e Himares dergojne nje leter per Papen, te cilen e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne kete leter ata i thone Papes se jane arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kerkojne qe Europa t'u jape arme per te luftuar kunder pushtuesve. Nje leter e dyte i eshte derguar Papes me 1581, ku i thone se jane gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes beri dicka tejashtezakonshme: nisi misionare katolike gjate shekujve XVI-XVIII. Per dy shekuj me rradhe keta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Shenimet e ketyre misionareve mund te botoheshin ne nje liber te madh, qe mund te quhet Libri Evropian i Himares. Ky liber duhet botuar edhe ne shqip sepse jane te pakta vendet ne Shqiperi, qe mund ta kene kete deshmi monumentale. Ne shek.XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe ju dergua caresesh "Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine deri ne Bosnje". Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Te tera keto letra jane nje nga korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kane bere shqiptaret me Evropen.


vazhdon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpresë Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Shpresë Shqiptare   Shpresë Shqiptare EmptyTue Dec 16, 2008 4:16 pm

Historia e kapetanatit bregas


Por shume himariote edhe kane merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne fillim te Revolucionit Grek. Shume nga trimat dhe heronjte e ketij revolucioni qene nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz luftoi per mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tere ushtrine. Nuk kane dallim nga shqiptaret e tjere. Veshja dhe gjuha - krejt e njejte". Kush e ka shkruar kete histori kaq te cuditeshme dhe te nderthurrur? Per fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te famshem ne bote. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje, Zhonopulli arriti dhe graden e Feldmarshallit ne Spanje, Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar i Austro-Hungarise, Pano Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptaret nuk e dine qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar. Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne Napoli. Pikerisht Dhimiter Lekes Jeronim De Rada i kushton kryevepren e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes, Gjergj Bazile me De Raden. Nje djale nga Vunoi qe ne truprojen e Bajronit me 1921 ne Mesolonji, sic deshmon ne shkrimet e tij Eduard Lir. Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli librin "Histori e Skenderbeut". Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kane qene veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani Minga dhe Halim Xheloja qene nismetaret e pare te shkollave shqipe ne Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjese ne Luften e Spanjes. Madje nje himariot tjeter ka marre pjese ne luften per clirimin e Kubes. Himariote te tjere kane luftuar edhe ne Egjipt edhe ne Moldavi. Mbi Viktor Emanuelin e II gjate pushtimit fashist ne Shqiperi qelloi nje djale i ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga Piqerrasi. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar per vrasjen e Qemal Stafes. Mos ju duket e paket dhe e shpifur kjo histori Eshte absolutisht e vertete.


Dua te skicoj dicka edhe per nje institucion shekullor luftetaresh qe quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin graden Kapetane. Ata njiheshin te tille ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i ketij institucioni ushtarak i familjeve te permendura himariote meriton nje liber me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme. Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe Kole Mishili u shkolluan ne Venedik etj.


Historia e Kishes katolike ne Himare


Ata gershetonin kulturen evropiane me shqiptaresine. Nuk eshte e rastit, qe Papa Dhimitri nga Dhermiu perktheu ne shqip katekizmat, u hapen shkolla shqipe gjate shek.XVI-XVIII. Historia e Kishes Katolike ne Himare nuk mund te zhduket dhe nuk mund te mohohet. Po keshtu as ajo e Kishes te Ritit Lindor, te monumenteve kishtare me afreske te mrekullueshme, madje dhe me shenime kronikore, qe per fat te mire i ka botuar i ndjeri Theofan Popa. Per shkak te levizjes neper bote, ne Itali, Spanje, Greqi, France, ne Rusi, ne Amerike, ne Meksike, Argjendine, Australi dhe Kube ndodhte qe gjate kthimit te tyre ne atdhe himariotet te flisnin pervec shqipes gati te gjitha gjuhet e tjera te medha te botes. Kjo poliglosi, te kujton dicka nga bota e sotme globale, shpreh interesa te shumfishta kulturore dhe gjuhesore. Ne keto brigje kane qendruar figura te medha te kombit shqiptar si Ali Pashe Tepelena, Hoxhe Tahsimi, Abdyl Frasheri, madje dhe Naim Frasheri, i cili gjate kohes qe qe nepunes dogane ne Sarande erdhi dhe ne Llogara dhe ne Himare, Ismail Qemali, erciz Topulli dhe Mihal Grameno (prej Gramenos ruhen disa pershkrime te bukurive natyrore te Himares). Gjate Luftes Antifashiste, himariotet u treguan trima. Nga gjiri i tyre lindi nje nga mjeshtrit e paharruar dhe te shqetesuar te gjuhes shqipe, i mrekullueshmi Petro Marko. Jo rastesisht, Petro Marko la amanet qe t'i varrosej trupi ne Dhermi, ne vendlindje. Sa e pafundme qe qenka Himara!


Dramat e gjeneruara nga shovinizmi i te tjereve


Por Himara ka dhe drama te medha. Shovinistet greke e kane synuar pambarimisht, madje e kane deklaruar Himaren "krahine autonome", kane bere masakra. Keto gjera ndodhin ne histori. Shqiptaret e Dhermiut kane emigruar ne ishullin e Korfuzit, ata te Himares ne Krete, ku mesuan dhe gjuhen greke. Dhermiu e ruan dhe sot dialektin grek te Korfuzit dhe himariotet intonacionin e greqishtes se Kretes. Shkollat greke kane ndikuar ne greqizmin e Himares. Ka shume beteja politike, teper arkaike. Ne epoken globale keto beteja jane jashte kohe dhe te sforcuara. Nuk mendoj qe te mos flitet greqisht ne Himare, nisur nga nje vizion kulturor i shumefishte me duket se greqishtja, qe perdoret ne Himare eshte nje element kulturor, qe krijon nje element gjuhesor pasurie te vecante. Meqenese kjo ka ndodhur historikisht ne nuk mund ta c'bejme historine. Po nuk eshte njerezore dhe as e drejte te zhduket gjuha shqipe ne Himare. I ndjeri miku im Petro Marko e ka shprehur kete shqetesim si askush. Petro Marko do ta apostoloje shqip ketu perhere. Te gjitha partite politike duhet te kene parasysh boten globale dhe jo koncepte qe sjellin tension te kote. Bota eshte e lire dhe e hapur, por nuk duhet te kete deformim te lirise te askush, qofte tek ai qe flet shqip dhe qofte tek ai qe flet greqisht. Ky eshte nje problem delikat, qe mbart disa here edhe probleme te medha, madje dhe hakmarrje politike. Kjo eshte ne kundershtim me vizionin e ri emancipues te botes. Nuk besoj se keto gjera do te zgjidhen me politika te sforcuara. Besoj ne nje realitet ku etnite dhe popujt do te vellazerohen dhe nuk do te shpikin kufinj te rinj. Populli shqiptar eshte mik i popullit grek, por une besoj thellesisht dhe pa lekundje se edhe populli grek eshte mik i popullit shqiptar. Eshte e papranueshme nxitja e urrejtje etnike dhe ideja e kantonizimit, pikerisht ne epoken e madhe te hapjes se kufijve, madje te zhdukjes se kufijve.


Asnjehere nuk me ka mahnitur Kalaja e Himares si kete here. Brenda rrethit te saj eshte nje lagje ndertesash prej guri me dritare te medha, te stilit dalmato-venecian. Ndikimi i Venedikut ketu ka qene shekullor. Deri me 1947 ka ekzistuar reliefi me figuren e luanit te Shen Markut, qe me pas e cuan ne fondet e Muzeut Arkeologjik te Tiranes. Ky reliev nga Vunoi i duhet rikthyer Vunoit. Shtepite e stilit dalmato-venecian te keshtjelles se Himares duhen restauruar, banoret qe i kane braktisur shtepite duhet te rikthehen. Nje lagje me shtepi te tilla ndodhet ne Ulqin, shtepi te ngjashme ka ne Budva, ne Tivar, dy te tilla jane ende dhe sot ne Durres. Ky stil arkitekturor eshte nje deshmi e forte. Shtepite e keshtjelles se Himares mund te kthehen ne shtepi muzeore, fjala vjen Muzeu i Tradites fetare, i etnografise dhe kenges popullore, i shkolles shqipe, i bashkejeteses se traditave gojore greke, i traditave ikonografike ne shekuj, i heronjve himariote etj. Pa harruar edhe nje muze arkeologjik, qe do te kishte nje ekzotike te pashlyeshme.


Ne Vuno pashe shtepine e tipit kulle, te Odise Kasnecit, qe eshte nje kryeveper. Perse te mos kthehet ne muze te rralle? Te tere kishat e zones se Himares kane vlera artistike. Pse mos te publikohen me albume afreskat dhe ikonat e shkelqyera? Pse mos te ngrihet ne Palase nje skulpture bronxi e Jul Qezarit, i cili ka qene aty ne vitin 48 para Krishtit?


Ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte


Asnje zone e Shqiperise nuk ka per ta arritur shkelqimin e k`nges popullore dhe polifonise shqiptare, sidomos te Pilurit. A mund te harrohen kengetaret e medhenj dhe te pazakonte si Neco Muko, qe botoi dhe dy libra muzikore te quajtura "Lyra himariote"? Ai i kendoi dertit te perjetshem erotik, qe e metaforizon si "Lulja jeshile". A mund te harrohet Nase Beni dhe poeti popullor me i shkelqyer dhe i famshem i Shqiperise se sotme, pilurioti Lefter Cipa? A mund te harrohet Katina Bejleri kjo kengetare e madhe e Himares? Ne shtepine e Lefter ipes pashe me syte e mi pllaken matrice te gramafonit, ku me 1924 ne Paris Neco Muko incizoi kryevepren "Vajza e Valeve". M'u drodhen duart kur e preka kete pllake. Ai nje enderr perralle kam ne koke idene qe te behet nje skulpture vigane e "Vajzes se Valeve" per t'u vendosur mbi nje platforme mbi siperfaqen e Detit Jon. Kjo do te bente pershtypje te jashtezakonshme ashtu sic ben edhe Statuja e Sirenes se Anderstenit e vendosur mbi ujerat e Amsterdamit. Kjo statuje do te na kujtonte mallin, apoteozen e dashurise, tragjedite e shpresen. O Zot, ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte nga Himara. Kjo Princeshe ne Gjume padyshim qe do te zgjohet. Amen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpresë Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Shpresë Shqiptare   Shpresë Shqiptare EmptyTue Dec 16, 2008 5:23 pm

Ago, ke hapur nje teme yll fare! Te uroj vazhdim te mbare.

Ne kete rast, meqe Ago Muji e ka nisur me Himaren: Eshte Himara ajo qe e detyron Moikom Zeqon te shkruaje kaq me inteligjence dhe larmi. Moikom Zeqo thote: "Shkencetaret dhe dijetaret shqiptare na kujtojne personazhet figurative te operave qe jane ne spektakel dhe njekohesisht nuk e thone fjalen e tyre".

Ai prap thote: "E c'e pengon KORPUSIN E DOKUMENTAVE TE HIMARES qe te botohet?".

A nuk eshte Himara, qe sot vuan mjerim dhe pastabilitet, nje problem shqiptar? A nuk mund te shkruajne kokat tona te kultures, shkences, shkrimtare te medhenj nen nje lloj shpirti skuadre" per ta ngritur lart Himaren dhe Shqiperine.

Kur lexon fjalet ne librin e Moikom Zeqos "Himare pa eklips" duket sikur shpirtrat e rilindasve tane te medhenj fluturojne mbi brigjet dhe kodrat e Himares, duket sikur kerkojne dicka. Sikur s'po e gjejne!

Diku lexon se: "Liburnet i binin kryq e terthor detit Adriatik dhe detit Jon ashtu si pasardhesit e mevonshem ulqinaket dhe himariotet" ose: "interesant eshte fakti se Haxhi Alia mbetet heroi i perbashket i ulqinakeve dhe himarioteve si mbrojtesi interesave te perbashketa". Keshtu kane shkruar studiuesit e mrekullueshem Rrok Zojzi, Aqile Papadhimitri, etj.

Bregdetasit e Himares i kendojne Haxhi Alise:

Ke lingueta ke Sazana

Po luftojshin dy tartana

Aferim burre i trimrise

Rahmet xhani i Haxhi Alise.

Kurse mua me vjen nder mend poezia e himarjotit te madh Petro Marko:

Himara

Lagur syt' i zu qepalla
s'kane te hapen ne jete,
se ne ato vise te rralla
fluturon shpirti shigjete!

Atje, ah! Gjelberon fryma,
n'ato male, ar te lara
ku mbi re shkrep vetetima,
shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shpresë Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Shpresë Shqiptare   Shpresë Shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpresë Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Lëvizja Kombëtare Shqiptare
» Piktura Shqiptare
» Kuzhina shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: