|
| ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Oct 06, 2008 4:52 pm | |
| ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
Përkundër faktit se këngëtari ynë i madh Qamili i Vogël, i cili hyri në legjendat e këngës popullore shqiptare: si këngëtar, krijues i këngës dhe mbledhës i folklorit muzikor tradicional, na i la në trashëgimi gjithsejtë 11 tufëza këngësh popullore, qindra disqe gramafoni, shirita magnetofoni, audio kaseta dhe video kaseta – bagazhi i tij krijues dhe veprat e mbledhura nga vlerat tradicionale të popullit, vazhdojnë të zbulohen edhe pas 17 viteve të vdekjes së tij. Kështu, pas shumë hulumtimesh në arkivin dhe dokumentacionin e tij krijues, familjarët e Qamilit të Vogël, arritën që t’ a zbulojnë edhe një thesar të madh të këngëve popullore nga opusi i tij krijues dhe nga trashëgimia tradicionale popullore. Në këtë thesar këngësh, të zbuluar në dorëshkrimin e këngëtarit të ndjerë, bëjnë pjesë edhe 300 këngë popullore, shumica prej të cilave nuk janë botuar, kënduar, as publikuar deri më sot. Nga materiali i ruajtur me kujdes nga vet dora e këngëtarit të ndjerë, shihet qartë se ai deri sa ishte i gjallë , përgatitej që ato t’ i incizonte dhe t’ i botonte në librat vazhdues! Në këtë fond këngësh bëjnë pjesë: këngët e krijuara nga vet Qamili i Vogël dhe këngë popullore nga tradita jonë muzikore. Tek cikli i këngëve të krijuara nga Qamili i Vogël, na paraqiten tri lloje të autorësisë së tij: Këngë, mbi të cilat Qamili i Vogël, është autor i teksteve dhe të melodive. Këngë, mbi të cilat Qamili i Vogël, na paraqitet autor vetëm i melodive dhe Këngë, mbi të cilat Qamili i Vogël , na paraqitet vetëm autor i teksteve të tyre.
Në mesin e këngëve tradicionale popullore, të cilat këngëtari i ndjerë , i kishte mbledhur , shënuar dhe ruajtur me përkushtime shpirtërore nga të gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, globalisht bëjnë pjesë këngët traditës urbane dhe këngët e traditës rurale. Marrë në tërësi, ky fond i këtyre këngëve i takon këtyre cikleve: Këngë dashurie me motive fshatare , Këngë dashurie me motive qytetare, Këngë ashikësh dhe dylberësh ( dashuria në mes të dy gjinive të njëjta ), Këngë dasme, fejese, martese dhe këngë të lindjes, Këngë kurbeti, ushtrie, burgu dhe nizamësh, Këngë historike, Këngë patriotike, Këngë të LNÇ-së, Këngë të ndërtimit socialist, Këngë përkushtimesh, Këngë elegjiake, Këngë vajtimi dhe Këngë satirike
Ndër këngët më të vjetra të traditës sonë popullore, zënë vend një numër i konsiderueshëm i të ashtuquajturave :”Këngë ashikësh dhe dylberësh”, apo ndryshe në zhargonin popullor, quhen edhe “Këngë arshikishte”. Në këngët e këtilla, përdoret një gjuhë e vjetër qytetare, në të cilat përdoret një zhargon shumë i rëndë i fjalëve, shprehjeve dhe termave të pakuptueshme, në mesin e të cilave ka shprehje turke, arabe,persishte dhe të ndonjë gjuhe tjetër. Një kapitull tjetër i këtyre këngëve, janë produkt i krijuesve dhe interpretuesve të kohës socialiste – komuniste, në të cilat fund e krye imitohet krijimtaria artistike popullore e ideologjisë së Partisë së Punës së Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës, ku lajtmotiv i kësaj krijimtarie, fund e krye është motivi i punës dhe i ndërtimit socialist. Krijuesit e këtyre teksteve – këngëve, nuk na janë të njohur në shumë raste, nga se atë kohë ndiçeshin nga organet e rendit dhe të qetësisë publike, madje edhe dënoheshin me burg. Mirëpo, ka edhe disa raste kur na jepen me emër e mbiemër autorët – tekst shkruesit e këtyre këngëve. Ajo që bie në sy, gati se në të gjitha këngët e këtij lloji, është se figurativisht, dashuria ndaj Shqipërisë – fshihet gjithmonë me nocionin topografik “Malësi”, apo “Malësia”, kurse dashuria ndaj Partisë së Punës së Shqipërisë, përshkruhet përmes nocionit “Rini “, apo “Rinia”! Vlen të theksohet se Qamili i Vogël, nuk ishte i dhënë pas krijimtarisë së këtij lloji këngësh, por ato i kishte mbledhur, kultivuar, incizuar dhe ruajtur, në saje të disa grupeve artistike amatore, me të cilat gjatë tërë jetës së tij, kishte punuar me të vetmen dëshirë:që kënga shqipe të mos harrohet, të mos bastardohet dhe që ajo të depërtojë kudo në nën- qiellin e tokave shqiptare! Në mesin e ciklit të këngëve historike, Qamili i Vogël nuk e la pa e shti nën notat e melodisë dhe tingujt e çiftelisë asnjë personalitet të shquar të historisë sonë kombëtare, nëpër shekuj e dekada të ndryshme historike. Ai , iu thuri këngë dhe iu këndoi me dashuri e pietet të lartë artistik: Skënderbeut,Azem Bejtës, Qerime – Shotë Galicës, Avni Rrustemit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Oso Kukës, Ali pashë Tepelenës, Idriz Seferit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e shumë e shumë patriotëve, trimave dhe heronjve të dëshmuar shqiptar. Kaptinë e veçantë e këtyre këngëve, pa dyshim janë këngët që i janë kushtuar LNÇ-së, heronjve dhe dëshmorëve të rënë gjatë kësaj lufte. Për tu futur me përkushtim të veçantë në krijimtarinë e këtij cikli këngësh, Qamili i Vogël, ishte i frymëzuar vazhdimisht, nga se edhe vet kishte qenë pjesëmarrës i LNÇ-së. Andaj, dëshira e tij prej një krijuesi human, nuk lejonte që në opusin krijues të këngëve të tij, të harrohen dëshmorët dhe heronjtë e popullit! Në këtë cikël këngësh, ai i këndon me pietet shumë personaliteteve relevante të asaj kohe, si:Ali Kelmendit, Emin Durakut, Xhevdet Dodës, Ganimete dhe Abedin Tërbeshit, Abdullah Shabanit, Hajro Shamanit, Hysni e Musa Zajmit, Fadil Hoxhës, Ramiz Sadikut, Zenel Hajdinit, Hajdar Dushit, Asim Vokshit, Xhemajl Kadës e shumë të tjerëve. Në mesin e ciklit të këngëve të përkushtimit, pa dyshim vend meritor kanë këngët kushtuar: Vaso pashë Shkodranit, Shtjefën Gjeçovit, Hivzi Sulejmanit si dhe dy këngë kushtuar këngëtarit legjendar elbasanas : Jusuf Ahmet Myzyrit, prej të cilit, Qamili si i ri, kishte mësuar dhe trashëguar shumë këngë popullore. Fatkeqësisht, shumica prej këtyre këngëve nuk e përjetuan fatin, që të këndohen, të botohen dhe të jetësohen për publikun e gjerë shqiptar, nga se vdekja e pamëshirshme na e mori këtë bard të këngës popullore shqiptare, në moshën më të mirë, kur ne pritnim edhe shumë e shumë këngë të reja e të kënduara prej tij. Qamili i Vogël, u nda nga kjo botë më datën 04 Nëntor 1991, duke mbetur me sy hapur, nga malli dhe dëshira e tij jetësore, që ta shoh Kosovën e lirë, të pavarur dhe shtet sovran! Që t’ ia dhuroi asaj këngët më të ngrohta, të cilat i kishte fshehur thellë në shpirtin e tij krijues dhe i kishte ruajtur gjatë tërë jetës së tij!
Demir KRASNIQI | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:17 pm | |
| PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA Maxhar Pasha del në kodër, Pyet: Ku je Krasniqja e vogël? — S’jam e vogël, po jam sa deti, T’kisha pas’ Gashin me veti, 5 S’kish çka m’ban krali as mreti. Maxhar Pasha në Dezdar1 Avdi Syl’s2 po i ço fjalë: — Me ma çue ka ni djalë, Se mymleqetit ja ka marrë, 10 Mymleqeti m’i ka dhanë. — N’t’i pastë dhanë mymleqeti, Un s’i daj kta djelm prej veti. — Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram’s, Po i çon fjalë Mar Lulës Shal’s:3 15 — Çom asqer, o daja i bab’s, Se m’ka ra Pasha në Dezdar, M’ka ngreh topat stomit arës, Don me m’çartë kullat e babës. Kur të çarten kullat tona, Plot me gjak dirgjet Valbona!
1) Dezdar ose Gjytet, vend afër Bunjanit në Krasniqe. 2) Nip i Binak Alisë. 3) Mik i familjes së Binak Alisë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:18 pm | |
| KUSH I DOGJI KULLAT E QARRIT Kush i dogji kullat e Qarrit? Rakip beu i Zyluftarit. Zyluftari dërgoj një kartë: — Rakip be të kthenesh prapë, 5 Se vijnë top’e kumbaratë, Të kthenesh bashkë me njerinë, Të vish të zëmë Malësinë, Se topat e kumbaratë na vijnë! — O aga mustaqeverdhë, 10 Prit nizamët se t’u derdhë! — Pa në u derdhë, mir s’erdhë, Mu ndë kisha e të venë, Se aty gjenjën Elmas Demnë. O burrë, o Elmas, o burrë, 15 Më të shumëtë me gurë. Të hënën që në mëngjes, Elmas Demi mori abdes, Tha: — O shokë, unë do të vdes, Të bëni gjaknë gjer në bres, 20 Shokë do të vdes me ju, Ta bëj gjaknë gjer mbi gju. Melesinë rnaja-maja, Të rreh top e kumbaraja. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:18 pm | |
| NGRITI KRYE SHQYPERIA Thanë, doli Rumelia, Ngriti krye Shqypëria. Thanë, doli sadrazemi, Ngrihi, Shqypëri, t’i vemi! 5 Zylyftari Podësë,1 Dërgoi kartë Shkodrësë. Edhe Shkodra i dërgoi, Manastir u ngrit, e shkoi. Kush i dogj kullat e Qarit?2 10 Rakip beu i Zylyftarit. Zylyftar mustaqeverdhë, Përit nizamët, se t’u derdhë. Te vinë, mirë se te vinë, Te pusi e kam Mersinë. 15 Rakip bej të erth një kartë, Mbëlidh asqer’e ktheu prapë! Melesini3 mal i butë. Rreth e rrotull’ me harbute, Melesini maja-maja, 20 E rreh topi e kumbaraja. Melesini i përpjetë, I vete gjyleja shigjetë. Këjo kisha me një kamere, Nizamët i shojti fare, 25 Këjo kisha me tri shkallë, Rreth e rrotull’ plot nizamë. Mun te port’ e Zylyftarit, Varur kok’ e bashnizamit. Elmas Xhemi me t’vllanë, 30 Për Zyluftarë u vranë. Burr’ o Elmas Xhem, o burrë, Me të shumëtë me gurë. Elmazi me kushurinë, Mun te kisha, seç u shtrinë.
1) Nga fshati Podë i Leskovikut. Pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës qëndroi për një kohë në arrati dhe luftoi kundër turqve, sidomos në kryengritjet pas vitit 1831. 2) Kazermë e ushtrisë turkë në Qafën e Qarrit në rrugën Korçë — Ersekë. 3) Mali i Leskovikut ku u zhvillua një betejë e rreptë midis kryengritësve dhe forcave turke. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:19 pm | |
| KANGA E REXHEP GËRÇARIT Qatje posht, more, te mullini, Luftë po ban, more, Rexhep trimi; Luftë po ban qaj Rexhep trimi, E për goje po i del timi. 5 Qatje posht, more, në Gërçar, Luftë po ban me pashallar’. O Rexhep i çikës-o, Porsi yll i dritës-o! Të merkurën thirri telalli, 10 Se n’mesditë na u mbyll pazari; A rrethu’ Rexhep Gërçari. N’ Çabrat, more, kush lufton? Ky Rexhepi me nizam’. O Rexhep i nanës-o, 15 I le nam Gjakovës-o! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:19 pm | |
| DOLLI MARSI E RYRI PRILLI Dolli marsi e ryri prilli S’këndon qyqja, as bilbili. Rrapon e ngriti Veziri, E shpuri nga Manastiri! 5 As e vrau, as e farkoi; Veç me helm e helmoi!1 Rrapo Hekali, ku je? Keq për ty e keq për ne, Na mbeti vendi raje!
1) Në gojëdhëna thuhet se turqit Rrapon e helmuan ose e gozhduan dhe e hodhën në det. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:20 pm | |
| Ç’JAN’ ATA QË SHKOJNË ZALLIT Ç’jan’ ata që shkojnë zallit? Trimat e Rrapo Hekalit! Sokëllin Rrapo Hekali, Sokëllin sa tundet mali! 5 Tundet mali, tundet fusha, Rrapoja me dyqint mushka. Hajde more Rrapo, ku je! Topi bam e ti po tutje. As u trembe, as u tunde, 10 Plumbat të binin mi supe! Të bukur bilbil që zure! Një pasha me shtatë tuje!1
1) Sipas të dhënave historikë, në vitin 1847 kryengritësit zume Isuf Bej Vrionin me të vëllane dhe i ekzekutuan ne Qafën e Sinjës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:20 pm | |
| HAJDE MORE RAPO EKALI Hajde, more Rapo Ekali,1 Kur thërret sa tundet mali. Hajde, more Rapo o lule, Lumthi ti, bilbil që zure, 5 Një pasha me shtatë tuje! Topi bomp e ti po tutje! Plumbat të bijin mbi supe, As u trëmbe, as u tute! Se Hodo Nivica shkoj, 10 Kofshën derrit ia dërmoj, Ngreu bajrakun te kroj. — More toskë mëngëçjerrë, S’e kini zanat dyfcknë; E ka Mallakastr’e mjerë, 15 Që vriten nga një për derë. Pa dëgjoni, o myzeqarë, Ç’e dini, misur me dhallë? Janë trima shqipëtarë, Q’e hanë pulën të gjallë! 20 Ç’ia lëvdon, o derë/i, S’ë për mua e për ti, Po për gjith’ Shqipëri.
1) Nga fshati Hekal i Mallakastrës, një ndër udhëheqësit e kryengritjeve të vitit 1847. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:20 pm | |
| GJOLEKA, TAFILI DI Gjoleka, Tafili di, Bobo ç’ janë të këqi, Lëftojnë me një Turqi, Me një goxha Rumeli! 5 S’ë për mua dhe për ti, Po për gjithë Shqipëri. Foli Gjoleka e tha: — O Tafil, halla-halla! Yryç me këllëç mi ta, 10 Ja shehit, ja del gaza! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:21 pm | |
| GJON LEKA MOS DEKTË KURRË Gjon Leka mos dektë kurrë, Po për turq e për kahurë, Krisi topi, ra trumbeta. O shokë, ç’u bë Gjon Leka? 5 U derth Hodoa vet’ i dhjetë, Nizami shkoi tatëpietë, La topat e xhephanetë, Ikën, posi stan’ i shkretë. Bolenë, e zeza Bolenë, 10 Zure dyfek me mbërenë. Tre pashallarë që qenë, Me nizamë gjith’ u prenë. Rrëz’ e Kuçit, gryk’ e keqe, Njëqind e njëzet dyfeqe, 15 Sos e lëftojnë për vet’he, Po, për shtatë vilaete. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:22 pm | |
| NDË STAMBOLL KARTA DËRGOJNË Ndë Stamboll karta dërgojnë, Se raeja po lëftojnë. Që në Berat’ e në Vlorë, U mbush deti me pamporë. 5 Një pasha me tre taborë, Misërishtatë i korrë, Se e dinë me kë lëftojnë, Me Gjon Lekë Kuçin thojnë. Gjon Lek’ e Hodo Aliu,1 10 Mbë dorë palla ç’ju ngriu. Tafil Buz-mustaqeziu,2 Nga Gryk’ e Kuçit arriu, More djemt’ e Kurveleshit, Me palla luftoni sheshit. 15 Kurveleshi gur i thatë, Me palla luftojnë gratë. O halldup shallvare-gjërë, Ndë të zënça dot guberë, Të ta bënj si tjatër herë.
1) Hodo Aliu, nga Nivica, luftoi së bashku me Zejnel Gjolekën. 2) Tafil Buzi (nga fshati Buz i Tepelenës) u shqua në kryengritjen e vitit 1847. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:22 pm | |
| MALET TONA ZUN RËNKOJNË Malet tona zun rënkojnë: Kurveleshët po lëftojnë, Me pashanë ç’u përpoqnë. Dil e shif korçallitë, 5 Të kan’ zanë Gurëzinë.1 — O pasha, tungjatjeta, Pse kështu të dridhet miekra? S’ke par’ plumba nga Gjonleka!2 Gjonlek-o, mandileziu, 10 Katërqint pas vetiu, Kur lëfton si shishanlliu. — Gjonlek-o, të keqen-o, Hipi baloshit edhe shko, N’ato male më qëndro, 15 Pashallarët m’i shkurtë, Edhe nizamët m’i lësho!
1) Fshat në rrethinat e Gjitokastrës 2) Zejnel Gjoleka nga Kuçi, udhëheqës i kryengritjeve fshatare të viteve 1814 dhe 1847 ne Kurvelesh që u përhapën në gjithë Shqipërinë Jugore. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:22 pm | |
| ME TRE VETË LUFTËN E NISI Me tre vetë luftën e nisi, Si me konë Misirlija, Avlla Aga,1 kahremani, Zanin ja njeu Rumelija. 5 Thonë nizami: — Me i lonë armët! — Un’i mjeri si do t’rrnoj? Gjakovës të m’i shkojë nami? Për nji shpirt vehten s’e marroj! — Thonë asqeri po bojnë hiqmet 10 Për kët mashkull të Gjakovës, T’i kish pasë nja njizet vetë, Pat me i çu n’Fushë t’Kosovës, Thotë veziri: — Ti shka bone? Avlla Aga: — Bona temen! 15 Me nji fushë, me nji mejdon, Tri ordhi synin s’ma tremin! — Palë-palë po del asqeri I Rumelisë e i Anadollit, Për mjedis mejdonit duel, 20 E bon luftën si Qorolli. Shpirti i Dahes ju boftë mesrur, Për te kjanë Shehri e Reka, Vorri Dahes ju mbloftë me nur, Sa me kollaj i erdh deka!
1) Abdullah Agë Palloshka. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:23 pm | |
| TANZIMATI KUR U SHTRUA Tanzimati1 kur u shtrua, Çelua2 pse s’u dëgjua? Me gjithë taraf u shua! O Çelo këllëçkaftani, 5 Nga Stambolli t’erth fermani: Çelo, lipset(ë) nizami! Çelua shkroi e dërgoi: — Ju Shqipëri nuri ç’thoi? Do vini nizam a s’doi? 10 Se mua fjala s’më shkoi: Muharremi3 tradhëtoi. — Muharrem, t’u shoftë oxhaku, Ç’i bëre këtij sanxhaku, E prishe, t’u prishte haku, 15 T’u vulost, me vulë gjaku!
1) Tanzimati u shpall nga qeveria osmane me 3 nentar 1839 dhe solli reforma politiko-shoqërore qe patën qëllim ta riorganizojnë dhe perforcojnë pushtetin ccntralist turk. Meqë këto reforma shkonin në dëm të popullit shqiptar, masat i kundërshtuan me lufta te armatosura, të cilat shtjellohen në poezinë tonë popullore. 2) Çelo Picari. 3) Muharrem Toto Progonati. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:23 pm | |
| NUK ASHT SHKODRA SI N’BABUNE Iptida u knue fermani Në meqeme të kadis, Se Shkodra t’venë e bani, I edh hakut osmanllis.1 5 Nji të shtundën tre fermane, Nji haraç do t’na qesin, Aty ndodhnë do asllana, S’do t’rrndojn’, por do t’desin. Të martën m’dy n’jaci, 10 Ne Shkodër u nis nizaja, Kush të jet’ trim dahi, Le te shkoj’ tu Hamz Aga.2 Ky Hamz Aga burr’ i mir’, Me tagan, me dy kubure, 15 Mos kujtoni ju nizam’, Nuk asht Shkodra si n’Babune.3 Tu xhamia e Ali Bajramit, U dha nji tym e flak’, Aty u gjënë zogjt e shkodranit, 20 Nizamin e hoq nen shpat’. Daut Pasha me turbi,: — Vjen Seloja tuj hallakat! Mashalla ju, fistanli, Hafis Pashës i ra të pak’. 25 Hysen Hoti tha nji fjal’: — Hafis Pash’a, m’ digio mue, Na kapt Shkodra pushkën mare, Nji s’e lan’ me peshtue! — Hafis Pasha me tet’ tabore, 30 Kupton se asht në Manastir, Ksaj i thonë Shkoder mizore Te ban hor edhe rezil Po lyp biri birne qefil, Terzihanja thot s’e due; 35 Tabaku u baft rezil, Hafis Pashes me i ndigiue. Hysen Begu soj vezirit: — Rrokni pushkën ju tabak’, Duel nizami në breg të Kirit, 40 Le t’ndezëna flak’ për flak’! — Rri ti beg në pun’ tane, Me nizam’ pushk’ nuk qesim! Hajde shkojm’ në Terzihane, Aty jan’ burra qi desin! 45 Kta garibt e Tabakut, Ku t’i venë aty qindrojn; Me nji pushk’, me gjys’ kondakut, Meterizin nuk e lshojn. Sulo Qori e Ali Dani, 50 Marrin hof e shkojn tu Ura, S’jan’ të zot kah mejdani, Veç në grop’ me regjun Ikura, Ndieme se po vjen Kraja, Na s’e zumë për indatë, 55 Has Lik Doda si eshderaja: — Yryç, djelm! — Tuj hallakatë. Ça po thot kjo Podgorica: — Kjo pun’ nuk asht e vogël! — Vërt e tërt i ban guzica, 60 Per me ardh’ me dekë ne Shkodër. Hot e Kraj’ e Shal’ e Shosh, Postripa me shkodranë, Yryç bajn’ ne Torobosh, Xuerne krena edhe nizamë. 65 Selim Reçi, gojshtremti, Ne mulli ishte rrethue, Me yryç e syni Renxi, Hiku qori e u marrue. Shkodra namin e ka pas’, 70 Veç qetash iu kje harrue, Bini djelm, zoti iu dhasht, Per ne e daçi me e fitue!
1) Në kryengritjen e shkodraneve të vitit 1835. 2) Udheheqesi i kryengritjes së vitit 1835, Hamza Kazazi. 3) Vend prane Manastirit ku qenë thyer forcat shqiptare të kryesuara nga Mustafa Pashe Bushati (1831). | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:24 pm | |
| MANASTIRE VAN’ E MBENË O Asllan e o Veli, Bobo ç’jeni të këqi! Veten e bëni beli: Lëftoni me një vali, 5 Me një goxha Rumeli!... Asllan Beu me Veli Benë Ku jan’ nisurë e venë? Manastire Van’ e mbenë Për të marrë ylefenë. 10 Ylefen’ dot s’e muarë, Po u kthyen batarenë. Veziri bëri gostinë, Thirri Asllan’ e Velinë. Kur ra batare’ e parë, 15 Asllani lojti revanë; Kur ra batare’ e dytë, Asllani mbylli sytë. O Asllan e o Veli, Ç’u qan nëna në shtëpi: 20 — O të zest djemt e mi, Ç’u erth koka në sini! O Asllan i ndriturë, Njërin sy të qiturë, Me gargi goditurë! 25 Asllan Be, të plaçin sytë, Si s’i njohe osmanllitë, Ata turq dindushmanllitë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:25 pm | |
| NË MECOV’ E BËNË BENË Asllan beu me Veli benë,1 Në Mecov’ e bënë benë, Në Manastir do të venë, Të kërkojnë ylefenë. 5 — Po s’na dhanë me të mirë, Do ta djegëm Manastire. — Veziri bëri gostinë, Thirri Asllan’ e Velinë, Tek i thirri më të parë, 10 Asllan beu tha një fjalë: — Ec o Veli be me të parë, Se veziri të ka si djalë! Veli beut i erth rëndë, Tha: — O Asllan mos u trëmbe! — 15 Kur ra batare o parë, Asllan beu lonte revanë; Kur ra batare e dytë, Asllan beu po hap sytë; Kur ra batare e tretë, 20 Asllan beu bëri përpjetë. — Ikë, ik’ o çil ’i shkretë, Se Qorr Pasha na vjen vetë! — A e shihni Qorr Pashanë, Se si ka përveshur krahnë? 25 Marrë garginë mbë nj’anë, Për Velin’e për Asllanë . . . Gostia e osmanllisë, Është helm i Shqipërisë.
1) Asllan Puçeja dhe Veli Goroshnjani, dy nga viktimat e Masakrës së Manastirit të 30 korrikut të vitit 1830, në të cilën pushteti turk vrau me të pabesë parinë shqiptare që e kishte ftuar për negociata. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:25 pm | |
| SADRAZEMI Ç’U GËNJEU Trima vet’ e trima beu, Sa hoqtë faqen e dheut! Sadrazemi ç’u gënjeu, Ndë Monastir seç u preu. 5 Kush të mor të shkretat’ armë, Pisqollat’ e jataganë, Dhe atë dyfekn’ e larë? Kush të xhveshi fermëlenë, Edhe kokënë ta prenë? 10 Koka të mori Stambollë, Kurmi të mbeti Bitolë,1 Abas Thanë2 luleja! Trim si Asllan Puçeja! U vëlla zeza!
2) Abaz Thana nga Kurveleshi. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:25 pm | |
| ZËMËRA JOTE ME MAJË Zëmëra jote me majë, Kordha jote me bëtajë; Kur e nxierë nga milli, Lëftoje vetëme filli. 5 Kur dalje në Rumeli, Thoshnë gjithë: Ç’isht ai, — Agai me tevabi. — Aga seç pësuatë, Plumbatë që muartë? Me nam o aga!1
1) Masakra e Manastirit ndodhi më 30 korrik të vitit 1830. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:26 pm | |
| SHQIPËRIA S’DO HALLDUPË U mbëlodhë toskët Berat, Me rebesh e me inat, T’i bien kullës së kuqe, Të nxjerin myhyrdar’ si nuse; 5 Me tridhjetë palë shkallë, Të zën myhyrdar’ të gjallë... — Le kalan’ e del si çupë, Shqipëria s’do halldupë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:27 pm | |
| PËRMBI DRI PO FLET BINAKI Po pvetë Pashë Maxharri:1 — Ku i ka kullat bajraktari? Qes me top e s’mund po i çarti. — Përmbi Dri po flet Binaki;2 5 Flet Binaki përmbi Dri; — Qe dy javë jam dalë me shpi, Te Ismajl Pasha n’Kryezi. Pashë Maxharri, mos qit topa, Se nuk çarten shpijat tona, 10 Plot me gjak pa u dje(r)g Valbona; Se nuk prishën kullat e mija, Se ky a Binak Alija!
1) Pasha turk që erdh për t’i shuar kryengritjet në Veri pas Tanzimatit, aty kah viti 1845. 2) Nga Bunjani i Krasniqes, udhëheqës i kryengritjeve. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:27 pm | |
| KANGA E BASHO SHKRELIT Kush ja nisi luftës ma i pari? Dasho Shkreli1 e Bajraktari, Nasuf begu e Bejlegtari, Luftë po ban Brahim Tivari. 5 Beqir begu hoq taganë: — Mos ik djalë, kush asht shkodranë, Dasho Shkrelin mos ta lamë, Se n’ Stambollë ja kam ndie zanë, Se i ka pre dyzet nizamë. 10 — Njashtu jam, more, si të kanë thanë. Maliqa, more Maliqa, Ulju atit bajmë gaza! Gaza të bajmë e shehit të jesim, Sot asht dita qi do të desim. 15 Ulju atit kambë për kambë, Dasho Shkrelin mos ta lamë. Kush po njilet malit përpjetë? Dasho Shkreli sokol me fletë. Kush po njitet malit për të gjanë? 20 Dasho Shkreli me shkodranë. Kush po i djeg njato kasolla? Dasho Shkreli me sokola(...) Dasho Shkrel, të raftë zana, Nepër male të kërkon nana, 25 Kah len dielli e prendon hana, Dasho Shkrel’ s’e ban ma nana. Dasho Shkreli fjalë ka çue: — Thujmi nanës, jam varrue, Dymdhetë pluma m’ kanë përshkue, 30 Deri n’ Kamicë kambë kam shkue; Vetvedn e kam pague. Amianet, ti mori grue, Mos me këqyr me u martue, Deri sa t’ gjeshë një burrë si mue! 35 — Tabakë e Terzi kërkova, Burrë si Dashon s’ mund e mora. — Mori Hasin qi shet molla. Kush lufton nepër ato roska? Maliq Aga i pari i toskëve. 40 — Del bre beg, se mbetme mbrendë, Hasan Hoti na la në rrenë! — Unë nuk dal, more, për të gjallë, S’e mbarroj vedin e ilakat, Unë nuk jam burrë qi iki, 45 S’e mbarroj vedin edhe fisin.
1) Luftëtar i shquar shkodran, pjesëmarrës i kryengritjeve kundër turqve. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:27 pm | |
| HAFUZ PASHA KRYE-LOPA Hafuz Pasha krye-lopa, S’mirret Shkodra me tre topa! As me top’, as me havana, Dasho Shkrelin s’e ban nana, 5 Preu nizamin te mehana. Mori Shkodër, mori mizore, Pak u duke, shum’ na dole. Po lufton me tetë tabore. Hafuz Pasha kodre m’kodrë: 10 — Ep haraç, o mori Shkodre! — Une haraçin nuk e jap’, Sa të bahem vaj e gjak... | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:27 pm | |
| TUNDE ZENJEL XHAFUA TUNDE Tunde, Zenjel Xhafua,1 tunde! Topi bam e ti po tutje! Të shkojnë plumbat mi supe, Hipur-o në mushkë të kuqe, Vetëtin palla me lule, Tunde, xha Zenjeli, tunde! Ç’e more Qishën e Kuqe!2
1) Nga fshati Aranitas i Mallakastrës, bashkëluftëtar i Rrapo Hekalit. 2) Kisheë e Beratit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:28 pm | |
| FEJZO XHAFOJA BAJRAK Qaj kacabaja në gropë Për Fejzo Xhafon me shokë! Ç’i rrij’ sejmeni në portë: — Të vijë Fejzoja poshtë! 5 — E, ç’më do a e qëlloftë? — Të vulos’ këtu me shokë! Fejzo Xhafoja bajrak, Dif’ i pazorë në bark, Bën tertipe në sokak 10 Me pes’ a gjashtë vlonjatë. I foli beut me inat: — Nëmë vulën! — U’ s’ta jap! Ç’i mbet me kobure fap. U ndoth Metja i Dukat,1 15 Ç’ja ngriti dorën lart, Zuri plumi në tavant! Fejzo Xhafo, hane-hane, Drithma jot’ shum’ e madhe! Fejzo Xhafo, bir asllani, 20 Gjakun ta mori Meçani!2
1) Sejmen i Mahmut beut, të cilin e vrau Fejzo Xhafoja. Metja ishte nga fshati Dukat i rrethinave të Vlorës. 2) Meçani — i vëllai i Fejzo Xhafos. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| |
| | | | ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |