|
| ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:28 pm | |
| RA TOPI NË PALAVLI Ra topi në Palavli,1 Fush’ e Delvinës u nxi, Me nizam’ e me deli, Dhjetë mijë suvari! 5 I shkreti Hodo Ali,2 I kish djemtë çilimi, Bën me dor’e bën me si: — O burra, t’u hidhemi, Është nat’ e s’vritemi, 10 Me plumba s’goditemi, Me palla nuk pritemi! Në sheshe, në Kamenicë,3 Të shkrelit Hodo Nivicë, Ju vesh nizami galicë, 15 Ben’ ja bëjn’ e s’mund ta vrisnë, Plumatë më të s’kolisnë. O Hodo, Hodo Nivica, I lartë si Këndrëvica;4 O Hodo beu, o nurë, 20 Fora me këllëç desturë. Hodo Nivica me pallë, Preu dhjetë izbashllarë!
1) Fshat i Delvinës, ku ishin forcat kryengritëse. 2) Nga Nivica, udhëheqës i kryengritësve në këtë luftë. 3) Vend afër Delvinës. 4) Mali më i lartë i Kurveleshit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:28 pm | |
| O NIZAMË TË SHQIPTARISË Hej nizam-o të shqiptarisë, O ç’po shetitni Rumelisë! — T’u rritt jeta! — po i thonë valisë: Na ka marrë more malli-o i sht’pisë 5 Na ka marrë malli-o me shkue, Kush ka nanë e kush ka grue. Kush e ka o t’ zezën nanë, S’p’e len vaji o buk’ me granë! P’e lyp’ mreti-o ka ’i nizam, 10 Ka ’i nizam qi p’e lypka mreti, Çova babën, nuk ma deshti, Vllaun e vogël s’muj e treti, U shtërngova e shkova vet’! Se kjo punë paska kjenë kismet, 15 Me u da robi pej robve t’vet, Me u da robi-o për të gjallë, Pa da gja, or-o, pa da mallë. Qindro loke, o fort mos kaj, Qindro loke, e ban gajret! 20 Si mos ardhsha për dymdhet vjet, Martou nuse, o mos kij dert! Nuk po hahet ky peksimet, O peksimet-o, kjo buk’ me kry’ba, Tirqi t’ zes, t’ gjeshun me rrypa, 25 Tirqi t’ zes e me rrypa t’ hollë; M’asht mërzit, ore, manxerrja n’dorë. Nat’ e dit’, ore, tuj rujt n’karollë, E tuj ra shi, besa, tuj ra borë, Tuj ra shi, tuj nejt pa fjetë, 30 Shum ma mirë, more, ish kanë me dekë. Se me i ba, more turkut hyzmet. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:30 pm | |
| MORI MAQINË QI SHKON RRETH DETIT Mori maqinë, qi shkon rreth detit, Kah po i çon asker’t e mretit? Do po kajn’ e do po knojn’ Hiç s’ po dim’ kah po na çojn’, 5 Në Prishtin’ kur na kan’ çue Krejt taborre na kanë marue. Erdh zabiti me na msue: — Fukara, djem, koki qillue, Kush a bedel, n’kamë m’u çue; 10 Fort n’pare paski lakmue! Në maqinë na kanë ngarkue’ Për Selanik na kanë tfillue. O shkon maqina, moj nanë, nëpër shi, O ranë p’i vin, moj nanë, djemt e ri. 15 O shkoj maqina, moj nanë, tue qitë tim, O shum-e thmija, medet, janë metë jetim! O shkoj maqina, moj nanë, nëpër terr, O shum- nanat, medet, kajnë për djel! Shkoj maqina, o nanë, tuj vrapue, 20 Në Selanik, medet, na kanë çue! Selaniku, oj nanë vija-vija, Asnji burr, medet, s’met te shpija! Selaniku, o nanë, tela-tela, Grat tona, medet, metën t’ veja! 25 Mori maqinë, ty t’ sost zjarmi, Ty t’ sost zjarmi, u kallsh flakë! Nal ta shkruejm’ ni letër t’ bardhë, Do ta çojmë, medet, në vilat, Le ta kënojnë, nanë, moj hoxhallart. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:30 pm | |
| O DOVLET, MORE DOVLET O dovlet, more dovlet, Vit për vit po na thërret, Shkronj’ e djallit na u qep. Na u qep shkronj’ e djallit, 5 Na mbaroj farën’ e djalit; Mben kopetë shkretë malit, Po qajnë zonjatë stanit, Me lot e me djersë ballit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:30 pm | |
| DO KËNDOJMË A ÇDO BËJMË Do këndojmë a çdo bëjmë, Do qajmë gjëndjenë tënë, Gjarpëri që na ka zënë, Me këtë sulltanë tënë, 5 Na mban tre sahat më këmbë, Sa na vjen shpirti ndër dhëmbë, Sa kujtojmë bab’ e mëmë. Ju bab’ e mëma mos qani; Oani nëna sa të shëmbi, 10 Mundimet’ c djemet që bëni, Ç’u venë për dhjamë qeni. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:30 pm | |
| JU NIZAMT E SHYPTARISË Ju nizamt e shyptaris’, Ju ka ra malli i shpis’? Shum’ jan’ lodh’ pej mërzis’. Kush ka nan’, kush ka grue, 5 Kush ka grue, kush ka nan’, S’e lan’ lot’ buk me ngran’, S’e len malli rrug’ me bam’. Ka lyp mreti ka ’i nizam, Ka ’i nizam po lyp mreti, 10 Shum gjeni t’ri po lyp dovleti! Çova babën, nuk ma deshti. Me çu vlla, m’erdh gazepi, Kam ni vlla, s’muj e treti, — Çou, shko ti! -mu m’tha veti. 15 Qindro loke, mos ki dert, Ishalla pjekmi në shyret! Se kjo pun’ koka kan’ kysmet, M’u da robi pej robit t’vet; M’u da robi pej robit t’gjall’, 20 Pa da buk’ e pa da zjarm! Qindro loke, fort mos kaj, Qindro loke, ban gajret, N’ mos ardhsha për nand vjet, Martoma nusen, mos ki dert! 25 Shum selam bab’ e nan’, Selamin tyne kush m’jav çon, Thuni atyne me qindrue, Me i than’ grues m’u martue, T’zgedhin burr’ ma t’mir’sc mue. 30 „Zgedh ni burr’ ku t’duesh vet, Se nuk shihmi ma n’ket jet’, Veç kur t’shihmi n’ahiret!” Bajm’ dava te baba mret, S’un p’e ham’ kët peksimet, 35 Asht gatu qe tridhet vjet, Ka zan’ kryma, na pëlset, S’un p’e ham’ kët buk me kryma, Mu në fyt na zihet fryma. Tirqi t’ zi e rryp të hollë, 40 Dit’e nat’ tuj rujt’ n’ karollë, Tuj ra shi e tuj ra borë, N’ asht mërzit’ martina n’dorë. Gjith natën tuj nejt pa fjetë, Shum ma mirë ish kanë me dekë! 45 Na u ka mërzit’ shum kjo jetë, Dorë për dore do t’bim’ n’ det. Mori martin’, t’ lasha shkret, N’ qaf na paç baba i mretnis’, I hupe burrat e shyptarisë; 50 N’qaf’ na paq baba i dynjas, I hupe gjërat e fukaras! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:31 pm | |
| O NIZAMË, NIZAMË TË NGRATË O nizamë, nizamë të ngratë, Shkruna ’i letër, çone në vilat, Le ta knojnë hoxhallart! T’shkretën letër kur ta kënojnë, 5 Baba e nana aty mos t’ qillojnë, Se janë t’ligj e s’ un qinrojnë. Letrat tona kur i kallxojnë’ Pej gjumit t’ natës po ju çojnë. Zëmrat tona na i shkrumojnë. 10 Nizami i shkret’ çka po thojnë: — Kti talimit fort po i pritojmë, Guhën turqe s’un p’e msojmë. Me do rrypa po na shtërngojnë, Me kapuç ka pak na hjeshojnë, 15 Me ni fjalë, po na mashtrojnë, Krye pes’ vjetve, kishe, do t’na Ishojnë. Si n’na lshofshin për pes’ vjet, Ne na marrin redif apet; Neve na majnë edhe pesë vjet. 20 Si t’na Ishojnë pej redifve apet, Neve na marrin mustafez apet, Na majn’ prap katër-pes’ vjet. Po shkon moti, haj medet! Na po plakmi në kit hyzmet, 25 Le të shkojn’ grat’ te babat e vet! Le t’marrin burr’ ka t’don’ vet’. Po nuk gjajnë haj medet! Në left’ noj thmi, prene në djep, Mos e lini jetim për gazep! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:31 pm | |
| M’U QEPE RROB’ E MAVRISË M’u qepe rrob’ e mavrisë,1 Shtatë vjet kush do të grisë? Këjo rrobe shum’ e rëndë, Të mban tre sahat në këmbë, 5 Sa harron baba e nënë! Ma pruri shpirtin në dhëmë! Qani nëna, sa të shëmi, Munimi djemet që bëni, U vate për dhjamë qeni: 10 U la pa bina dushmëni! O Stamboll, të rëntë zjarri, O të rëntë anembanë; Se na shove djemtë tanë. Ca redif’ e ca nizamë, 15 Grat’ e nënat ku i lanë?
1) Rrobet orientale të origjinës arabe që i bante ushtria turke. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:31 pm | |
| M’U PRET’ O KËMBË, M’U PRETË M’u pret’, o këmbë, m’u pretë, Than’ që erth kjo llot’ e shkretë, Të na mbledh-o këta djemtë! Jalla, u shofsh moj port’ e madhe, 5 Më të ryr’ je e kollajme, Më të dalë, s’del dot fare! Vjen halldupi me shallvare, Na bje një torbë të madhe, Bytym me cyla gjysmare,1 10 Si nepërka kokëlarme! Ç’u bën’ djemtë vergje-vergje, Ca me guna, ca me shergje. Ç’ i mbajn’ tre sahat në këmbë, Ç’i pyen’ për bab’ e nënë.
1) Gjatë rekrutimit në ushtrinë turke të rinjtë i tërhiqnin cylat e drunjata në të cilat gjendeshin letrat e shkruara ose të zhrazëta. Ai që e merrte të shkruarën, thuhej se i ka rënë llota (shorti) dhe shkonte ushtar. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:32 pm | |
| JU NIZAMË T’HUPUN E T’TRETUN Ju nizamë t’hupun e t’tretun, Banu bashk shkruena ka ’i letër: — Shum selam, besa, kush do t’vesin; Gjysa gjallë, gjysa jem t’dekun. 5 Ju nizamë, nizam’ t’ Shipnisë, Qi kërkoni-o Rumelisë, A u ka marr-o malli i shpisë? Shkruene ’i letër, çonja kadisë, Sheh Islami me na dhanë izë: Tutju zotit-o perenisë; Tutju zotit qi t’ka falë, Boll shum nanën ke lanë pa djalë, Boll shum motra ke lanë pa vlla; Jau ke lan-o nuset pa marrë! 15 Kush i paska babë e nanë, P’e shtrojnë sofrën-o bukë me ngranë, Po u bje n’men, për gjyst p’e lanë; Po i merr vaji, po çohen n’kamë. E nanës e bab’s me i ba selam: 20 — Na u ka kput’ ymyti krejt, Çoni nuset te baba i vet; Ne ta marrin kan’ kan’ qef, Ne ta marrin ka ’i plak me mjekërr, Se djel t’ri, tybe, s’ka ma tjetër! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:32 pm | |
| PO VIJNË BARKËT RENDA-RENDA Po vijnë barkët renda-renda, Dilni qyrni çka kanë mrena! Po vijnë barkët tuj fishkëllu, Dilni shifni asqert tuj shku! 5 Po vijnë barkët përreth detit, Dilni shifni asqert e mretit! Asqert e mretit, asqert e ngratë, Gjysa deshun, gjysa zbath; Uj pa pi e bukë pa ngranë, 10 Jan’ kah desin gjith në kamë. Po vijnë barkët tuj lundru, Dilni shifni asqert tuj shku! Shkojn’ të zezt’ me luftu. Kanë lanë fëmi’ e kanë lanë gra, 15 Po luftojnë, mor, pa ja nda. Gjith’ ’ta barkat vijnë e shkojnë, Asqerlit’ letra po çojnë, Hoxhallart po i kënojnë: Vetëm grat-o t’na i nig’jojnë. 20 Babë e nanë mos t’i nig’jojnë, Se janë pleq e na qarrohen. Shumë e dashtun gruja shkretë, Ti të më pritësh mu’ pesë vjet! Nëse s’ vij, moj, për pesë vjet, 25 Merr nji tjetër, martohu vet’! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:33 pm | |
| DAL NË BREK E VËSHTROJ FSHANË Dal në brek e vështroj fashanë, Derë më derë po qajnë: U venë djemtë nizamë! Sos u venë në kurbet, 5 Po nizam për shtatë vjet. Në pyeçi nëna për ne, Mësojm’ mushka hergjele! Ngremë gur e ngremë dhe! Në fushë të Manastirit 10 Ndreqim vënin e talimit, Ven’ e talimit ndërtojmë, Po të zezat nëna ç’thonë? Qani, o nëna, na qani; Shami të zeza të mbani! 15 Sa të vimë nga nizami! Qani, moj të zeza gra, Është shtatë vjet dava! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:33 pm | |
| TY MIR’ MEÇ MOJ NANË, T’MA BAJSH HALLALL Ty mir’ meç moj nanë, t’ma bajsh hallall! Po na thrrasin, nanë moj, në Gilan; Do t’na çojnë, oj nanë, në Tasjan1 Në pampur, oj nanë, do t’na ngarkojnë! 5 Shkon pampuri, nanë-moj, tu fishkllue, Shum asqer, oj nanë, s’po mun’ m’ i çue! Shkojnë asqeri, nanë moj, pal’ e palë, Shum e nana, medet, a met’ pa djalë! Shum c motra, medet, a met’ pa vlla! 10 Shkon pampuri, nano, tuj qit’ tim, Shum e thmija, medet, janë met’ jetim! Hiç s’po dim’, nanë, kah po na çojnë, Për Jemën, nano, do t’na tfillojnë, Xhezvja n’zall-o atje do t’vlojnë, 15 Nan’s e bab’s mos t’i kallxojnë, Se janë pleq e s’un qindrojnë. Don me na hup’, nanë, me na tretë, Si mos u kthefshim, nano, për shtatë vjet, Grat’ e tona ktheni për kunet! N’u left’ djalë, nanë, prene n’djep, Fort zor koka m’e ba kët hyzmet!
1) Ferizaj. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:34 pm | |
| LYP DAULETI KA ’I NIZAM O nizami i shqiptaris, A t’ka marrë mall’ i shpis? A t’ka marrë malli me shkue? Kush ka nanë e kush ka grue, 5 Kush p’e kite t’gratën nanë; S’e len vaji buk’ me granë. Lyp dauleti ka ’i nizam, Ka ’i nizam e lypë dauleti. Çova babën nuk ma deshti, 10 Paç nji vlla s’mujta m’e tretë, U shtërgova e shkova vetë. Gazep ishte, hej medet! M’ u da robi ropve t’ vet, M’u da robi për të gjall’, 15 Pa da shpi e pa da zjarr’, Pa da tokë e pa da gja. Nanë e babë m’bani hallall, Nanë e babë m’u hallashtue; Vashës seme kush m’i thue: 20 — Gjejë ’i burr’ ma t’mirë se mue, Gjejë ’i burr ku t’duesh ti vetë, Se na s’shihena ma n’kët jetë, Por u pashim n’ ahiret! Kem’ dava me babën mbret, 25 S’ mund c hamë kët peksimel, Asht gatue tash treqind vjet, Ka xanë kryma e na pëlset. Peksimeti ka xanë krymba, 30 Kta nizama gjeshun n’rrypa; N’ asht mërzit’ martinja n’dorë; Natë e ditë tue ndejë kallorë,1 Tue ra shi e tue ra borë, Dollamë-zezen shtrojë e ’blojë!
1) Kallorë — roje, rojtar në karaullë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:34 pm | |
| RA KURAJA NË JANINË Ra kuraja në Janinë, Ku më gjet mua të zinë? Në male me trëndelinë, Tek kullosi bakëtinë! Të zezat-o dhent e mija, Do t’i haj-o lukunija! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:34 pm | |
| MBEÇË MORE SHOKË MBEÇË Mbeçë, more shokë, mbeçë; Përtej Urën e Qabesë. M’i fal me shëndet nënesë, Të dy qet’ e zes t’i shesë, 5 T’i japë nigjah së resë. Të më shesë kalënë, Të më rrisë djalënë; Të më shesë mushkënë, Të më rrisë çupënë. 10 Në pyet nëna për mua, I thoni që u martua; Në pyet se ç’nuse mori, Tre plumba prej krahërori; Në thëntë se ç’kalë hipi, 15 Në dy-tri dhoga meiti; Në thëntë se ç’ krushq i vanë, Zhgabat e sorrat e hanë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:35 pm | |
| ASKER, ASKERI I TRET’ O asker, askeri i tret’, Banu bashkë, çona ’i letër! Çona ’i letër n’vilat Le ta knojnë hoxhallart; 5 Hoxhallart le ta knojnë, Baba e nana mos t’qillojnë, Se janë pleq, s’un qinrojnë! Motra e vllau le ta ngojnë, Se janë t’ri, na ankojnë! 10 Me do llafe po na gzojnë, Me do çanta po na ranojnë. Me ato llafe qi po na gzojnë: „Krye dymdhet’ vjetë, thonë, u Ishojmë!” Mos ardhshim për dymdhetë vjet, 15 Le t’shkojnë grat te babat e vet, Le t’martohen ku t’don vet, Mos gjetshin t’ri, ne t’marrin pleq! Nash le t’kthehen për kunet. — Haj medet, oj, vaja gurrë, 20 Qysh m’e marrë kunatin burrë? Haj medet, oj vaja tretë, T’mirt’ kunet i kem pa’ gjetë! Haj medet, oj vaja dytë, Si vllazni i kem pa’ ditë! 25 Haj medet, oj vaja gurrë, Kurr s’e marr kunatin burrë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:35 pm | |
| KET BIDAT S’E DON SHQIPNIJA Në Tallaj-bej1 u mblodh ushtrija, Me numre lopë e që, Ket bidat s’e don Shqipnija. Ka mbledh’ vllaznit me na vra 5 Nana e motra me i ba me qa. Mblidhni mendjen ju dibranë, Pse i shkuet turkut nizamë? Xhelep lopvet don me u vu, Krueja kurr s’ka me ndigjue. 10 Fjalë në fjalë ashprohet fjala, Filloi pushkën Dulla para. Agallarët dalin tue qa: Djemt e rij këtu me u vra. Bajnë medet për djem të Mashës,2 15 Qi u vranë përpara Rrasës. Me dibranë turku ngërfosun, Vendin tanë për me e shtrue: Vetë gjithë Kruja pa u larosun, Kurr ket punë s’ka me e durue. 20 Thotë Belegu s’ta liroj vendin, Pse ke ardhë natën për hanë Të vesh gishtat, ku ka vum themrën, Ndryshe zoti s’të ban derman.
1) Shesh afër kalasë së Krujës. 2) Emer i një familjeje në Krujë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:36 pm | |
| MUN KE TABJA KE HYQYMETI Mun ke tabja, ke hyqymeti, N’Tallajbe a ba kjameti! Shum gazep a ba n’ket Kru, Tridhetë vetë t’vra e t’ shitu, 5 Prej xhelepit qi s’ngjojnë me shkru, Prej xhelepit qi s’ngjojnë me la, Kërcet topi në kala, Djelt e Mazhës ç’ishin vra! — Burra, shokë, t’dalim mas mali, 10 T’mos na e ketë bidat djali. — Bjen burija ke Guri pil, A ba dijaja tanë jeshil. Mun ke Guri, n’buzë t’ Kumllukut, Kanë vra Likun e Himë Farrukut. 15 Nan’ e Likut po bërtet, Ka qa Likun pa dishek; Pa dishek e pa jergan, E ka qa natën për hanë. Aliaj Pashë, o faqezi, 20 I le nanat me durë n’ gji! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:36 pm | |
| U ZUNË PLEQTË ME BËJNË U zunë pleqtë me bëjnë, Se u kërkon havajenë, Topjakun edhe xhelepnë. Topjak e xhelepe s’ka, 5 Jemi botë fukara, Jetojmë me lekëra, Katër shtëpi me një ka! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:36 pm | |
| SEÇ U NDES NJË TIM KANINË Seç u ndes një tim Kaninë, Vranë Delo Kamberinë, Se u zu me xhelepçinë, Pse s’ja nëmron’ dhent mirë: 5 Tetëqint ja nxirr një mijë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:37 pm | |
| LUFTON LLAPI KUNDËR ARAP PASHËS Hiku begu, shkoi te pasha, Shkoi te pasha, ndej tri dit. Na i kanë qit-o gjymrykxhitë; Gjymrykxhit-o na i kanë qitë- 5 Besa Llapi na i kanë pritë, Jau kanë pritë e s’jau kanë lanë. — Hikni rob e hiqni gjanë! A e kini besën n’din e imanë? Hajt ta pvesim ylemanë: 10 A janë shqiptarët nër sulltan? Për motmot pesë grosh me i dhanë. Pesë grosh shkojn-o për dovlet, Ato qerat po i hajnë vet. Çka po doket qatje zi? 15 Bajraktari me ushtri. Bajraktari paska thanë: — U nizamt nuk kam me i dhanë! M’ka ba mreti fermanli; Fermanli-o vet’ i treti, 20 Me Halilin e Ahmetin. Ahmet Aga n’at dori Dogri topave ja msy. Selma’ Raçi, Rahma’ Kopina S’kanë behane për dy trima; 25 Selma’ Raçi e Ahmet Lluga Hiç nuk dijnë se çka a tuta, Ky Hyseni n’vraç të zi Dogri msyke n’at ordi. — Nal, Hysen-o, mos u ngut! 30 — Vllaun tem ma kanë damtue- Ja la kryet, ja e kam pague! Ra tarafi në Lezhnicë; Lufta u ba si n’Kamenicë. Rexhë Havolli po rri n’pritë, 35 Po i mson djelt se qysh me qitë: — Bini djel, nuk kem ku shkojmë, Me bedate po na ranojnë Dhetë për nja na do t’i çojmë! Ra tarafi te Kulina, 40 T’part e t’mramt-o tu Prishtina. Dalkadalë po vjen Kosova; Po lufton ky Hoxhë Popova. Kjo Kosova, nalet-leme, Na i ka ba sarajet pleme. 45 Kush ke i pari i kti asqeri? Korrofeta pej Ratkoceri. Hasan Begu lyp ni mik M’i msue udhën kah me ikë: — T’kesh me dalë der n’Kaçanik, 50 N’Kaçanik tu Guri i Shpuem. Shyqyr zot pej Llapi pshtuem, Gjysa t’vramë, gjysa t’plaguem! Djali djalit ja laftë mallkue, Qi në Llap ma mos me shkue, 55 Se në Llap unë vet’ jam kanë, Armt pej qarku i kam dhanë. Hasan Beg, Hasan Tetova, Grykë e ngushtë tuk a Kosova! Hasan Beg, Hasan Kuleta, 60 Shum eshkinin ta pat pela; Hajt, bre grue, e laj mnela! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:39 pm | |
| DYL MEHMETI PO DEL N’PAZAR Dyl Mehmeti1 po del në pazar, Po na pret begu me fjalë: — Ti, bre Dyl, pse s’i bje të dhetat? — Ku me i marrë, more beg, t’shkretat; 5 Ku m’i marrë, more, me t’i dhanë, Fukaraja s’kanë bukë me ngranë! Fukaraja janë lodh’ me dekë Pa tajm, ore pa fyshekë, Në Qafë t’Kadraçit tuj rujtë nebet, 10 Gjith e cili me bukë t’vet. Selim begu hjek n’arbi Çka po ban, t’zezen e ti. Çka po i thet Dyli Januzit: — Keq na shavi, ky damuz-damuzit! 15 Dyl Mehmeti pika djalit, Na i ra begut me shkop ballit. — More beg, more i shkretë, Prite gjakun me faculetë! Na i korite t’gjith beglert. — Hajde, hajde, more Selim beg, A s’e dite që allti t’hjek? Prite gjakun, more, prite gjakun, Se na ndyve t’gjith sokakun! Ka’ po del, more, Dyl Mehmeti, 25 A t’ka ndodhë deji shok me veti? Dyl Mehmeti flet një fjalë: — Hajdni djelm, kush don me dalë, Nepër urë, o ballë për ballë! Te mejhana n’qosh t’xhamisë, 30 Do t’ia nisi-o kapaklisë. Kush po e zen ballin e urës? Liman begu, i biri kurvës. — Mori nusja prej Kravarit, Begenis e ulu kalit, 35 Ulu kalit pash iman’, Liruan begu don me na zanë. Kush po del urës gjanë? Si sokola, dy shasnjanë. Gjimon Buna, Drini i Zi, 40 Lufton Dyli me zapti, Lufton Dyli pa pushue, Marre Shasit mos m’i prue, Mirë t’dhetat i ka pague! Nji krythas e dy shasnjanë, 45 Marre vedit s’i kan’ lanë.
1) Nga Shasi i rrethinave të Ulqinit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:39 pm | |
| KATR’ E GJYSMË VATE XHELEPI Katr’ e gjysmë vete xhelepi, Rahmet paç, Habib Ameti! Vrave një yzbash dovleti. Bamatat,1 nënë Delvinë, 5 Vrave Shahin Efendinë Dhe me Sinan suvarinë. Bimbashi nga mushka ra, Habib Ahmeti u vra! Murat Muçua briti e tha: 10 — Dolli Hodua me dogra, Seç i qëlloi për krah, Qeni turkushak u vra!
1) Fshat afër Delvinës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:40 pm | |
| KANGA E HAZIR GORIQIT Po ma thrret pasha Shaqirin, Për me ba-o tasil Hazirin. — O tasil Hazirin me ba, Shumë azgan po ma kallxojnë; 5 shumë azgan, pashë, ma kanë kallxue S’do t’na lshon-o për pa liftue. Miftar pasha ju ka ngërmue: — Nuk ke qare, o n’Goriq pa shkue! Shaqir aga n’kamë na u çue 10 Sejzit t’vet ju ka ngërmue: — Shpejt atkijen me ma shtërngue! Shaqir aga hypi n’atki, N’Pagarushë, besa, paska hi, Thrret katunin ka nja për shpi: 15 — Me i ba paret për miri! Grat’ n’hapsane, po thot, ja u shti. Te Haziri p’e çon ni zapti: „ Merrja paret, o për miri!" Çaj zaptia ka tfillue 20 E n’Goriq more, koka shkue N’derë Hazirit ni za ja ka lshue. Del Haziri për me nië: — O hoshxhelden, more zapti, Hajde mrena, ’i kafe me pi! 25 — Tungatjeta, more zotni! Shumë selam Shaqa po t’ban ty, Me i ba paret-o për miri. — A po ngon, he, more zapti, Shum selam Shaqës, banim ti, 30 Shum selam Shaqës, me m’i ba: Askunillin-o ta ka marrë, Dy jave vade me m’i dha’ N’Rahovec m’i shitë do gja; Shes do dhen’, m’i shitë do dhi, 35 Ti baj paret-o për miri. Qaj zaptia, more, ka dredhue, N’Pagarushë, more, paska shkue; Me fishek-o m’i gjan’ tuj lue. Shaqir agës, more, i ka kallxue, 40 Shaqir agës-o i paska thanë: — Shum selam, Haziri po t’ban, „ Dy javë vadën me m’i dha’, N’Rahovec m’i shitë do gja; Shes do dhen’, m’i shitë do dhi, 45 T’i baj paret-o për miri". — Bajraktar, qysh po thue ti? Bajraktari çka paska thanë: — Për Hazirin-o po hi derzon, Kam-o ilefe n’saraj pa marrë, 50 Dy pishtole o peng po i la. Sherif Curri na u çue në kamë, — Baca Shaq-o, na i paska thanë, Baca Shaqë, more, i ka kallxue, Fukaran-o i ke munue, 55 Te Haziri, tha, s’guxon me shkue! — Krejt bajrakin e kam kërkue, S’gjeta burrë, hala, me liftue, Kam fishekë, hala, pa harxhue. Shaqir aga n’kamë na u çue 60 Sejzit t’vet ju ka ngërmue: — Ti atkijen me ma shtërngue! Shaqir aga na i hypi pelës, P’e mërthen-o përpjet rekës, P’e mërthen rekës përpjetë, 65 Për Hazirin ka zanë po vet: — A ka ikë, a n’shpi po m’pret? Ja kam frigën po na vret. N’divanhane Haziri po del, Shaqir agën-o po ma sheh, 70 E po thirrka: -More Hysen, O Hysen, Hysen lum baca, Lum na t’lumt-o Shaqir aga! Marrim armët i dalim para, E t’ja zamë qata trupa dardha. 75 Del Haziri-o me gjithë nipin Kam’e n’dorë’1 e kanë vra Sherifin. Sherif Curri-o po bërtet: — Baca Shaq-o! n’emën po i thrret- O baca Shaqë, na ra zyrdin 80 Na faroi Haziri me l’tinë! Nuk a mjalta e Hazir Stalliqit, Asht martina e Hazir Goriqit. Sherif Curri p’e kqyr gunin: — Ku na hupi-o Ostrozupi, 85 Ostrozupi-o bajraktari.? Në krye t’sob’s u ungjke i pari. — Qatje posht, rreth qatij gardhi, E po thot: „ Po m’tremet kali, M’tremet kali-o m’hupi freni. 90 — A t’kam thanë, mos e l’sho n’ksi veni, Se ktu i thonë, bajrak-o i jemi! Hazir Bllaca, bre, ku na met? — N’nevojtore-o po ruen nibet. O qaj Shabani-o po ma dvet: 95 — A ka ven-o, Hazir, për dy vet? — Dyqysh bahet-o për gazep. Shkoj haberi o n’Përzeren, N’Përzeren haberi a shkue, Se n’Goriq, more, kanë liftue, 100 Shaqën n’ven, Sherifin varrue. Hanmi i pashës n’kam’ na u çue, Hanmi i pashës a dalë n’qarshi, Pa tërlik edhe pa avli, Ja ka msy-o n’saraj a hi: 105 — Fetah pasha more zotni, A ma gjanë ti-o ni koçi? Ni koçi-o me ma gjetë mue, O n’Goriq, po thonë, kanë liftue, Shaqën n’ven, Sherifin varrue, 110 Shum jetima m’kanë lanë m’i rue. Fetah pasha ju ka ngërmue: — Merri thmin, n’Malsi m’u martue!
1) Aty për aty, menjëherë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| |
| | | | ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |