|
| ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:53 pm | |
| HALIL HAMZA BURR’I TRASHË E Halil Hamza, burr’i trashë: — Zo’ shka t’bana, more pashë, Zo’ shka t’bana, pasha i ri, Qi m’rrethon me jabanxhi? 5 Bajram aga ni burr-o zotni, Bahi gati sejment e mi, N’Rahovec-o dona me hi, Do t’pijm’ ven’, do t’pijm’ raki, Do t’pijm’ kafe dhe duhan, Halil Hamzën-o ta rrethojm’! 10 Bajram aga n’kamë na u çue, Muer sejment-o përpjet me shkue, Muer sejmet-o përpjet’ asht shkue, Halil Hamzën e kanë rrethue. Halil Hamza na i kish hetue: 15 — Çou Vesel, vlla, jena rrethue! Jem’ rrethue don me na nxanë, Kurr n’hapsane, vlla, nuk jem’ kanë. Nuk jem’ msue, vlla, m’u koritë, 20 Me ja u nxanë evladve sytë! Çou Vesel-o piskamë ta bajm’, Rahovecit do t’ja lam’ ni nam, Do t’përmendet-o përgjithmonë Halil Hamza keq-o piskati: 25 — E, bonaj vlla, martinat gati! Tan’ sejment pash’s t’ja përgjaki! Qeky asht, pashë, podrimçaki, O se ban mend qysh bahet gjaki! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:54 pm | |
| REXHEP KALLÇAKU DJAL I RI Rexhep Kallçaku, djal i ri, Mur martinën ra në qarshi: — Tmirë metshi, shokt e mi! N’Ovrokop1 po du me hi, 5 N’Ovrokop po du me shkue: — Çou Halil, hajde me mue, Ma të mirë shoqin nuk e due! Me ni han kokan ngujue, Ali Pashës2 kush ia thue: 10 A s’e rreh ni tel për mue, Kurr’ ma ngusht nuk jam qillue; Ne asqeri na ka rrethue, Në saraj don me na çue. Aj bymbashi asht idhnue, 15 Merr gërbaçin, don me i shtrue. — Tu rritë jeta, paske gabue, Se nuk asht shtaga për mue! — Halil Gjuka, qysh po thue? — Nanë e babë s’i kam dume, 20 Kqyrë alltija ku m’ka qillue, Për ksi venesh me liftue. Çka po i thot’ Halili-Rexhepit: — Nxirri, vlla, fishekt pej xhepit! Na rrethoi asqeri i mretit, 25 Ne asqeri na ka rrethue, Krejt ymydi m’u kput mue. Mue ymydi m’u kput krejt ’Iherë jam le, ’iherë du’ me dekë! Halil Gjuka fjalë ku çue: 30 — Thujmi nanës, mos ka j per mue, Qeshin zoti e paska shkrue, Hiç ma tepër mos me rrnuë! Tetëmdhet’ vet’ i kam damtue, Dymdhet’ t’dekun, gjasht’ varrue; 35 Katër kem, veç Musa a pshtue. N’Selanik e paskan çue, N’Bejazkullë3 e kan’ burgue. Në Stamoll po thrret telalli: — Ovrokopin kush e kalli? 40 — Halil Gjuka, Rexhep Kallçaku; Plot me gjak u mush sakaku, U mush sakaku, u mush çarshija. — Çou Rexhep! — Po t’thrret Alija; Paska thye, more, kamën kadija, 45 Mos ta lamë me shkue te shpija; Mos ta lamë në shpi me shkue, Sherri i ti kemi liftue. Halil Gjuka, burr’ i gjanë, Ka liftue, paska ba nam. 50 Po vet’ mreti: — Zo’, kah janë? — Halil Gjuka, i strellcjan, Shokt e vet i pat pejanë, Marre veti s’i kanë lanë!
1) Qytezë në rrethinat e Nishit. 2) Me gjasë Ali Pashë Gucia. 3) Kulla e Bardhë — emër i burgut të Selanikut. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:54 pm | |
| U VRA JELLA ME TOPTANË Krisi pushka në Tiranë: U vra Jella me Toptanë. — Rri mor beg, mos bjer me grusht, Më thonë Jella, nuk jam pusht; 5 Në pazar të bij me pushkë. Kullës Bardhë i duel tymi: Vranë Ramizin ke heqimi. Ramiz Begu, i holl’ e i gjatë, Tri martina flakë më flakë; 10 Këmisha e Begut kullon gjak. Çoja nuses, ta baj’ duvak! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:55 pm | |
| KANGA E BEC SINANIT Rrehi teli i memleqetit: — Zo’ ku m’je Pasha i Ada Begit? Haram t’koftë buka e davletit! Zabitnamin qysh ja lashë Becit? 5 Zabitnamin Becit ja ki lanë, Telegrafi qi na ka ardh’ pramë, Bec Sinanin duhet m’e nxanë. Ali Gjani u çojke n’kamë, Vesh jelekin e ni xhemedan, 10 Shpatën e mretit vjerr’ nj’anë, Pesqin vetë i bani nizamë, Pesqin vetë i bani Alija, Para e mrapa i shkojnë zaptija, Kur po dalin, besa,tu xhamija, 15 Shkumë t’verdh’ po i qet dorija! Tu xhamija e kah duvari, Salih Begi, ai kajmekami, Vetë ish kanë zabit nizami; — Kah po don o Ali Gjani? 20 Kit asqer ku po m’i çon? — N’tropa t’mretit p’i trupojmë! — P’i trupojnë Çukat e Malleshit, Si me kan’ vala e detit. Ja me kan’ deti pej tallazit, 25 Ja me kan’ fryma pej Tivarit, Ja me kan’ kto kodra t’malit. As nuk asht deti pej tallazit, As nuk asht fryma pej Tivarit, As nuk janë kodrat e malit, 30 Po kto janë kunrat e n mizamit, Dojnë m’i nxan’ Becin e Sinanit. Bec Sinanin e kanë rrethue, Nana e Becit n’dorë a qillue, Rreh shuplakë e po ban, kuku: 35 Bec, lum nana, na paskan rrethu’, — T’kan’ rrethu’, po dojnë me t’nxanë! — Mos ki gajle, oj e lumja nanë! S’asht kallaj Becin tan’ m’e nxanë, Hutës teme zjerm për pa i dhanë! 40 Nuk vanoj dakiki sahatit, Krisi pushka e Bec Sinanit; Mirë ja ngjiti zabitit t’nizamit, Ja ka kput’ dygmet e mitanit, Ja ka kput’ çystekin t’sahatit, 45 Ja ka prish’ nishanat pej arit, Nai shkoj gjaki deri n’zingji t’atit, Qyky asht, more, Beci Sinanit! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:59 pm | |
| KANGA E CEN MAXHUNIT Jeset Beg po m’rrin n’skemli, Thrret meshlicin e ban zyla, Thrret meshlicin me kuvenue: — Kush del Cenën m’e mashtrue, 5 I kofshin dhanë celinat prarue! Haxhi Mahmuti n’kam’ na u çue, Mirë meshlicit ju ka drejtue: — Kto celinat, tha lenini mue, Un’ muj Cenën m’e mashtrue, 10 Pobratim Cena m’ka qillue. Haxhi Mahmuti n’kamë na u çue, Ka marrë udhën ka tfillue, Fill tu Cena koka shkue. Shkon Haxhija i cakat n’derë: 15 — A je ktu, Cen, i lumi Cen? Cen Maxhuni m’i thotë ati: — Ktu tek jam baba Haxhi, Tuj ba llaf kesh me vllazni, Me i rrok’ armt me dalë n’çarshi. 20 Haxhi Mahmuti ju ka drejtue: — Myzhde Cen, diçka me t’kallxue, Me hyçmet t’kam pajtue, Se me Bozhën t’kam marue, Ni çaush ty t’kemi çkrue, 25 N’Kalashin po dojmë me t’çue, Pesqin shpi ki me i sunue, Qysh t’thush ti kanë me punue. Cen Maxhuni ça i ka kallxue: — S’muj Haxhi, tybe, me t’besue, 30 Ki meramin me m’trethtue. Nis Haxija be me i ba: — Pasha qabën qi jam shkue, Gjashtë qitapet q’i kam knue, Pasha muji q’i kam inue, 35 Pasha shallën qi e kam vnue, S’kam meramin me t’mashtrue! Nana Cen’s ju ka ngërmue: — Qysh Haxhis, bir, mos me i besue? Pobratim ky t’ka qillue, 40 — Gjithmonë thejshe, bir, qi e due! Kqyrë Cena ça i ka kallxue: — Hajt bre nanë, t’paça ngue, Ta dhash besën, t’je metë pa mue! U çu Cena, u shtërngue, 45 Krah për krah me Haxhinë a shkue, N’Hazir agën janë qillue: — Cen, bre bir, ku m’je tuj shkue, Qysh Haxhis ti me i besue?! Se n’saraj kur janë shkue, 50 Dyrt përmrapa ja kan’ ngujue. — Jeset Beg, ça m’thirr’ mue? — Qitash Cen du’ me t’kallxue, Me i pas’ kraht me fluturue, Pej sarajit gjallë s’ki me pshtue! 55 Cen Maxhuni ça i ka kallxue: — S’ki sejmen, beg, qi m’lidh’ mue! Tre çaush n’kamë janë çue, Cen Maxhunin ma kanë rrethue, E nxjerr thikën Cena nis’ m’u prue. 60 Kur ma nxur thikën me lala, Tre çaush po m’i qet përpara. Hanmi i begit rrin n’skemli: — Kape beg, he faqezi! — Un s’po muj, hanëm, kape ti! 65 Hanmi i begit po rreh shuplakë: Sod na u kall saraji flakë, U kall saraji me gjith çarshi, Krisi reja për tevabi, Cen Maxhuni don me i përbi! 70 Ni tërtip e kanë marue, Me amërlluka e kanë mlue, Qat’herë thikën ja kanë zapue. Se n’hapsane Cenën e kanë çue, Mixha i vet drynat ja ka vnue. 75 — Cen, bre mixhë, i thotë, t’kam kallxue, Qysh Haxhis ti me i besue! Cen Maxhuni koka kujtue, Ni letër t’mirë e paska çkruc, Ni maxhup e ka pague, 80 Vllazniv’ t’vet letrën jav ka çue: "N’kofshi kanë vallazën për mue, N’Perzeren nestra kanë me m’çue, N’Nadakofc para dilmni mue!" Mirë maxhupi letrën e ka çue, 85 Merr Hajdari letrën e ka knue, Qysh a puna letra i ka kallxue. Kur e fali zoti sabahin, Dul Isufi me gjith Hajdarin, N’Nadakofc ma zun’ livadhin. 90 N’Nadakofc pritë kanë zanë, Tek po vin’ ni tubë nizamë, Cen Maxhuni me ta ish kanë. Krisi pushka n’kallamoq, — Nal kadalë, Rexhep, bre shoq! 95 Ça po thet Hetem Tërrfoja: — Paç mu nal’, s’po m’puno goja. Murat Prekazi mustaqemadhi, S’p’i nal’ lluga, s’p’i nal’ gardhi, P’i qet hapat ma t’mdhaj se kali, 100 Pej dy vete na u mush livadhi, Veç Isufi edhe Hajdari. Be po ban ni shaljanë: — Krejt e fshina ni arë tërshanë! Ça po thet Rexhep Potera: 105 — M’zunën ethet sa ke vera! Sa ke vera gati m’kanë mytë, Kur m’i Ishoj niherë Cena sytë! Po thrret Gjorgji: — Ori grue; Dil kta thi me i ngujue! 110 — Ty bre njeri, t’paskan lan’ met’, Nuk janë thi, po janë sejmen — Cen Maxhuni i ka lan’ pa men’! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:00 pm | |
| NOC KOLË PRENGA I FORTI DJALË Ku po knon aj zogu i zi? Më ni degë lisit t’ri! — A po ngjoni, o fush’ e male, Ngjoni prroje, ngjoni zalle, 5 Shujni kajk’ e shujni valle, Shujni valle sall me qa, Se n’Postin qe ’i kob ka ra: Noc Kolë Prenga qonka vra! Noc Kolë Prenga e Pashuk Shqefni, 10 Na i kanë rrëjtë se a vra Kurt Begi. Ai Kurt Begi, ni matnjan, Na e vu pritën me krutanë, Ma krutanë, me sufari, Noc Dod Shoshi na u ka pri; 15 U ka pri për buzë t’agimit, U ka pri për s’gjati Drinit; Ka vu priten n’funit t’shkalle, Po i naj1 krushit tuj ba valle; Tuj ba valle e tuj kenu, 20 Aty ni darzëm ka qillu, Miku i Nocit ish tu u martu. Ka thirrë miq, ka thirrë kumarë, Noc Kol Prengën krushk të parë. Ai Kurt Begu po i han za: 25 — Mor Noc Kola, me u dorzu, Se nuk ke sesi me pshtu, Me ’iqin huta t’kom rrethu. Ruje veten, na bje n’dore, Na i qit para armët mizore, 30 T’kërkon Shkodra, t’lip Stamolla. T’kërkon Shkodra me axhaqe, Se i ke ba ti, thonë, shumë gjaqe! — — Mirse vjen, he begu i Matës, Pse m’ke ardhë për territ t’natës; 35 M’ke zatetë te shpija e mikut, Si e kom pas’ krit2 e çelikut! Ka krisë pushka, gjimoi Drini, M’kamë asht çu tanë Dukagjini! Mustafë aga e thotë ’i fjalë: 40 — Ti, o zot, të qofsha falë! — Noc Kolë Prenga, i forti djalë, Nuk bje n’dorë për stë gjallë, Na i pret plumet nëpër shkallë, Nëpër shkallë e bri më bri, 45 Nuk la marre për Shipni! Nuk la t’motrën kun me qa. — Aman Noc, thotë, ku t’kanë ra? — — Hik, oj motër, i ka thanë, Kam shtatë plume anemanë; 50 Un për gjashtë nuk pata dert, Po për t’shtatin mos pëvet, I birazerit fort po m’vret! Moj Shipni të lasha tru, Dit të bardhë ti s’ke me gzu, 55 Qish se besën e ke harru! —
1 Po i ndien. 2) Krit — kryet, kokën. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:00 pm | |
| ARIF POVATA DUEL NË SHKALLË Asllan Pasha ngjeshi shpatën, Çoj p’e thirr Gërvallën natën: — Me ma nxanë Arif Povatën! Me ma nxanë Arifin gjallë, 5 Po t’prej qyrk, po t’prej dallamë. — Ore pashë, banma hallall, Se po m’çon n’katun të madh, Besë kan’ lidhë Krasniq’ e Shalë, Nuk na lshoj n’kurrnja të gjallë! 10 Arif Pavata duel në shkallë, Mirë po qet me pushkë të gatë, Mirë po qet me qat lëtinë, — Bini djem ta djegim shpinë! Shikoj Shalën ka’ po vinë, 15 Krah për krah me Fek Sefinë. Fek Sefija e Halil Shala: — Bylykbash, me shnet dallama! E la shkret për pa u mush java. Kërset pushka tu çarshija. 20 Flet Alija shka i tha Delija: — Kërka, bacë, s’kem lanë tu shpija, Veç Hysenin e dy baxhija. — Prama nate, more, Gërvallë, A po t’han haloshi tallë? 25 — Mos ki dert baloshi bardhë, Të katër kamt t’i bajë ajare, Të katër kamt t’i mathi risht, Në vent’ tagjis’ t’qes oriz! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:00 pm | |
| KANGA E ZEK JAKINIT Krisi pushka, gjimoj deti, N’at Trush u ba gazepi; Zek Jakimi fort gajreti. Fort gajreti, sa mirë qiti, 5 Nji ma t’mirin dekë e qiti, Probatinin s’e koriti. S’e koriti se s’a msue, Tre malcorë qi janë mendue Për haber kanë nisë nji grue, 10 Vali Pashës me ja çue. Vali Pasha thrret javerin, Me buri e mlodh asqerin. Kurt beg Çelën çoj e thirri: — Gjallë a dekë ta due kët njeri! 15 Kurt beg Çelës ju qesh mustaku: — Hiqu, Pashë, ati meraku, Të dy lidhë t’i bijë për lakut, Tuj ngrehë zhag atij sokakut. Zek Takini ish kenë idhnaku, 20 Për nji dekik i luejti gjaku: „Faqja e zezë e të gjithë bajrakut, Vravi mikun në derë t’konakut." Larg ja njofti Zeka çehrën. E qet jashtë e mshilka derën, 25 Sa nji grue s’e paska nderën, Pushkën qet largon poterën. Ç’po rrin Zeka në divanhane: — Aman beg, pashë jetën tandë! Be kam ba, qi s’shkoj në hapsane, 30 Për pa u ngrehë zhag për kambë! — Hiqu, Zekë, atij merakut, Të dyve lidhë ju çoj për lakut, Tuj ngreh zhag atij sokakut. Zek Takini ish kenë idhnaku, 35 Rrokë martinën prej kon’akut; E çoftë zoti ku qoftë haku! Ç’po kuvendin Kola e Zeka: — Me gajret po na vjen deka, Me ba luftë si Tuçi e Leka, 40 Me u kndue n’kangë si a kndue Gjin Leka. Krisi pushka e batare, Pushke e gjatë e kapsulaçe, Karajfile e ltinë maxharre, Qet martinë e alltipatllare. 45 Çka po i thotë Zeka-Kurt Begit: — Sot m’ke ardh’ në fush t’bejlagut, Fal me shëndet Pashuk Begut! Fal me shëndet Ndoc Kolë Mazrrekut! Kurt Beg Çela djalë i ri, 50 Na i ka mbledhë do suvari, Të tanë trima e dai. Harap Sokoli djalë zotni, T’ejten mbrama n’iqindi, U thirr salla në tri xhami: 55 — Ka vra Zeka dy zotni. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:04 pm | |
| EMIN AGA NI BURR’ ZOTNI Emin Aga ni burr zotni, Mur Sadikun e dul n’çarshi, Po kërkojnë si tevabi, Mirë n’ni kafe kokan hi, I kanë rreh dy shapkali; Shapkalit-o për ni frang. Aj yzbashi nam po ban, Nam po ban qeni me guxue, Shkon çaushit m’i kallxue. 10 I kallxon, nisi po kan: — Çare s’kena pa e lshue sarajn, Nja dy djem n’Prishtinë kanë ardhë, S’lan’ me hi, as s’lan’ me dalë, Krejt Prishtinën po dojnë m’e kallë! 15 Aj yzbashi u çojke n’kamë, Shum zaptinë po m’i shtërngon; P’i shtërngon aj shum zapti, Me shishane e me singi, P’i rrethojnë ata dy djem të ri. 20 N’Han t’Urumit djemt janë hi, P’i thejnë xhamat djemt me shahi, Me qyskija po çelin frangji, Me liftue, o me zapti. Me zapti dojnë me liftue, 25 Mehmet Derri n’kamë u çue, N’kamë u çue aj Mehmet Derri: — Prap çaush, se t’nxuni sherri, Se n’han tem nuk merret njeri! S’merret njeri pa u ba gjaki, 30 Jam shyptar e s’ma ban oxhaki, Se lash vjen Brahim Hallaçi, Nuk ju lshon asnja për s’gjalli; Nja për s’galli s’ka m’u lshue. Mehmet Derri n’kamë nau çue, 35 Se n’Hallaç-o fjalë ka çue. Brahim agës i kanë kallxue: — Çou Brahim mos pritsh m’u çue, Se Eminin ta kanë rrethue! N’Han t’Urumit e kanë ngujue, 40 S’e ka menën m’u dorzue. Brahim aga ’i burr’ zotni: — Bjerma nanë pushkën shahi! T’shkoj ta nxjerri qat faqezi, I kam thanë most t’del n’çarshi, 45 Se ban fjalë aj me zapti. Si kulshedra kur bjen shi, Kur bjen shi e murmuron, Brahim aga ni burr azgan, Hyxhym shehrit sa fort po ban, 50 Shahinë n’dorë, jataganin n’dham’. Dul Brahimi te Llokaçi,1 Ni zapti sa fort piskati: — Ikni shokë se erdh Hallaçi! Nuk na lshon asnja për s’gjalli, 55 Nja për s’gjall’ s’ka me na lshue, E ka fal’ zoti drangue! Ik yzbashi me zapti, S’po gjan ven kryt m’i shti, As n’saraje, as n’jekmexhi. 60 Ik yzbashi rreth ni drumit, I qet pupat sikur t’ukit: — Falmi zot, sod kraht e pllumit! Kraht e pllumit me fluturue, Pej Brahimit n’mujsha me pshtue. 65 Pej Brahimit si n’pshtofsha vet’, Për zapti, tybe, s’p’i kam dert, Se n’na vefshin, shkrujm’ apet, Se boll ka baba davlet! Aj yzbashi po shkon n’saraj, 70 Po kuven me mirallaj: — Çare skena pa e lshue sarajn: Nja dy djem n’Prishtinë kanë ardhë, S’lan’ me hi as s’lan’ me dalë, Krejt Prishtinën po dojnë me kallë! 75 Dy hyrija jan’ dalë’ n’sakak, Fort po kajnë, po rrehin shuplakë, Rrrehin shuplakë, bajnë, medet, Loti lotin s’po jav pret: — N’qafe na pastë ne baba mret, 80 Qi na prani n’kit memleqet! Memleqeti-o arrnaut, N’ven t’bukës po han barut. Hanmi pashës del n’çarshi, Pa tërlik, qyqja, pa avli, 85 Veç m’i pa Brahimin me sy, Me ja marrë syretin e ti, Me ja çue, mor, nëpër krali, Se ksi trimash paska n’Shypni!
1) Emër i lagjes së Prishtinës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:05 pm | |
| Marrë nga KËNGË POPULLORE TË RILINDJES KOMBËTARE-RRUSTEM BERISHA | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 3:07 pm | |
| LUFTA E KOSHARES — Ugurolla, more Bajraktar? — Tungatjeta, more ti djalë! — Du me ra deri n’pazar. — Ti n’pazar ku je tuj shkue? 5 — N’Ferizaj baba m’ka çue N’Ferizaj baba po m’çon, Me ja ble dy okë duhan. Bajraktarit djali m’i thot: — Me m’ngu mu ki m’u kthye, 10 Aty ka ardhë ni pashë i ri, Kishe jam pasha çikaq, Po i rreh shiptart me kërbaq. — Dervish pasha, he faqezi Edhe anej koka hi? 15 Ta dhash basën n’kofsha gjallë, Kjo punë mirë s’ka me i dalë. Ka marrë udhën e ka tfillue, N’Ferizaj kur ban me shkue, N’fushë me pashën u takue. 20 U takue me at budallë, Ish kanë tuj rreh do shyptarë. Pa i folë Rexha s’un’ u durue: — Pashë, ashtu qi je tuj punue, Ta dhash besën ki me marue! 25 S’mujnë shyptart kshtu me durue. Ta jep besën Rexhë Bajraktari, Se qishtu s’duron shyptari! Mejherë pasha Ishoj me i ra ati, Bajraktari u ngreh n’allti: 30 — Nuk jam vashë, pashë, po jam djalë, Nuk dërzohena për të gjallë! Unë tash në shpi kam m’u kthye, Ta dhash besën, kit punë ki me nije! N’Prekorupë Rexha kur ka ardhë 35 Po i tubon kren’ e bajraktarë... Po i përbën ren të tanë, Me ja dhanë forcat qi kanë, Peng me pashën fjalët i ka lanë. Shum e gjinën i ka tubue, 40 N’Ferizaj janë nisë me shkue, Pashës njerin ja kanë çue: — Prit shyptart dojnë me liftue!... Shtërngoi pasha shumë ushtarë, Dul përpara midis n’Kosharë.1 45 Nimo zot luftën e kanë nisë: Qet martina tim të zi, Ngajnë shyptart n’luftë me hi — Tanë po bijnë singi um singi. Luftë e madhe ish kanë marue 50 S’e man men’ kush me kallxue. Fjalët e Rexhës dulen me sherr — U vranë popull, u vranë asqër. Kjo Gllavica gropa, gropa . . . Dervish Pasha gjun me topa, 55 Gjun me topa, therr me singi, Bajraktari kqyr me dyrbi: — Zo’ kush janë kta dy djem të ri? Kta qi kokan dy djem trima, Paskan n’krah dy martina, 60 Thrrasin pashën: — Or dilinxhi! Krejt nër topa i paskan hi. Krejt nër topa i hin kta shyptarë, I thonë pashës: — S’t’lshojmë për t’gjallë! Bajraktari apet po vet: 65 — Kta dy djem qi janë aq të ri, Drejt nër topa pashës qi i kanë hi, A pi i ngjihni, more vllazni? A janë të Kosovës, a kah Drenica? — Bajraktar, kta janë dy djem Plloçica! 70 Zeqir Osmani e Hysen Hajrizi,2 Qi ksi djemsh nuk t’i ka fisi. Hyseni u vra, Zeqiri u varrue, Rrin te kryet Hysenin tuj rue. Bajraktari me fuqi 75 Mejherë aty ka mrri: — Gjeshmisholla, Zeqir Osman’? — Nuk jam keq, more Bajraktar! — A munesh n’kali Zeqir me kanë?
1) Lufta e Kosharës, sipas shënimit te mbledhësit u bë në vitin 1868.(?). 2) Të rinj të fshatit Plloçicë, u vranë në këtë luftë. Varret e tyre gjenden në Kosharë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| |
| | | | ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |