|
| ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:40 pm | |
| MURAT GJAKJA Po thrret pasha: — O Boshnjak! Hajde t’çkruej bylykbash! E kom sos’ me t’bo çirak. Bylykbash due me t’çkrue, 5 Gjakë e Vllasë me i sundue E vergin’ me ma tubue. — Bylykbash un për m’u çkrue ’Zet zapti ty, pashë, t’i due. ’Zet zapti ja paska çkrue. 10 Mir’zaptit m’i ka shtrëngue; Dogri n’Llap Boshnjaku o shkue; Murat Gjakës i u ngërmue. Thrret Boshnjaku: — O Murat, Do t’m’u bojsh asqerit konak! 15 Thot Murati: — O Boshnjak! S’mund t’u boj asqerit konak, Jom qillue me kojshi t’ngratë; Kan’për sillë e s’kan për darkë, Buk’me kryp’, shpijat me kashtë. 20 Flet Boshnjaku: — O Murat! Mos m’u bofsh asqerit konak Kom emrin me jau marr’ grat’. Qyr Murati çka i ka thonë: — P’e pves plakën si në t’marrt, 25 Si në t’marrt, ta paça dhonë! Murat Gjakja po i hip atit, Fund e n’krye Llapit e Gollakut. — Kush o turk qi e fal sabahin. Bjen shahadet e fal’ besh vaktin! 30 O ardh Boshnjaku e na lyp niqahin. Murat Gjakja n’kom’ na u çue: — Kush o turk qi vje’ me mue?! Shum djelm t’ri mas i kan ’shkue, Ton me pushka jon’ shtërngue; 35 Boshnjakun ma kan’ rethue. Murat Gjakja i thrret Boshnjakut: — Ti kom pru ktu grat’ e Llapit! Vrik Boshnjaku n’kom’na u çue, N’pisk të jetës na u ngërmue: 40 — Kush Muratin ma ka idhnue? O Murat, o ti dai, I kem’ pas’ kto fjal’ n’mahi. Murat Gjakja iu ngërmue, 45 Ja nis luftën me liftue; Njo për far’ nuk e kan’ lëshue, Soll Boshnjaku i paska pshtue, Fill te pasha koka shkue, Ren’ e ren’ i ka kallxue. 50 P’e pvet pasha: ku e le zaptin’? — I lash n’Llap tu mbledh’ vergin’. P’e pvet pasha: Ku i le pishtolet? — I lash n’Llap tui ruejt’ vorret. P’e pvet pasha: Ku e le thikën? — Ja kom lyp’ Muratit çikën. 55 P’e pvet pasha: Ku e le sylahin? — Ja kom ly’ Muratit niqahin. P’e pvet pasha: o ku e le atin? — S’ish për mue, ish për Muratin! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:40 pm | |
| HALIT AGA KU JE KANË — Halit Aga ku je kanë? — Kesh n’Prishtinë m’i shit’ gjanë, Shit’do dhen’, m’i shit’do dhi, Me i ba paret për vergi. 5 Keq jam ngranë me ’i baxhaxhi, Me ’i baxhaxhi keq jam ngranë, Baxhën e kingjit s’ja kam dhanë, E m’ka shajtë babë e nanë. Kur m’i shajti dill e hanë, 10 M’u ka dridhë toka nër kamë, Kam lshue n’armë, e s’ëm kanë lanë. Krejt sejment janë çue n’kamë, Jashar pashës1 po i kallxojnë: — Halit Agës qysh t’ja bajmë, 15 Aj për t’gjallë s’po don m’u zanë? Jashar Pasha ish kanë kujtue: S’kam hesap me ta me liftue. Jashar Pasha ça i ka thanë: — Hajt Halit-o, n’shpi të shkon! 20 Baxhaxhija pitë a kanë. Baxhaxhin’ unë iqram e baj. Halit Aga shka po ban, E merr udhën n’shpi po shkon, Nanës Cenës po i kallxon: 25 — N’baxhaxhin’, nanë, keq jam ngranë, E m’ka shajtë babë e nanë, Kam lshue n’armë e s’ëm kanë lanë. Nana e Cenës ju ka ngërmue: — Me ditë të sodit na paske marrue, 30 Me kanë Cena, bir, kish liftue! — Aman, nanë, qishtu pse m’thue, Me kto fjalë, nanë, mete pa mue! Prap n’Prishtinë djali koka shkue, 35 Se n’Prishtinë kur koka hi, Lutke zotin, lutke perenin’: — Piqëm zot n’at’ baxhaxhin’! N’baxhaxhin’ ish kanë zatet, Ish kanë ungj’ me ni krevet, Ish tuj hangër ’i samun t’xet 40 Xhyherdare ja paska pshtetë, Sy e vetlla ja paska tretë. Sy e vetëll ja paska hupë; S’e la t’ngratin m’u ngi bukë. Halit aga more shka po ban, 45 E kcej zidin e ra n’mahallë: — Nore tanë, mori hallë! — Hajde, hajde, more Halit! Ta vesh halla ni tërlik, T’kapërcej nepër kapixhik, 50 Kujton pasha qi je çikë. — Ah, moj hallë, tha, nuk jam çikë Mu m’theret nana, more Halit! Hysa i gatë po ban yrysh. — Zot o i madh, mos na korit! 55 Edhe Hysen p’e ban dyfish. Halla mush, Haliti qit. Qyre halla p’e flet ni fjalë: — Ju maxhuna dalshi fare, Nja me metë s’po dahi me marre!
1) Jashar pashë Gjinolli i Prishtinës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:41 pm | |
| MYRTO FTJANI KISHTE THANË N’Beshiktash1 po kndon fermani, N’at Stamboll. n’Jenixhami. N’at Stamboll po bahej nami. Luftë po ban nji djalë i ri. 5 Na u mbush rruga n’suvari. Na u mbush rruga, bregu i detit, Thanë mbet një mydyr mejtepit. Myrto Ftjani2 i kish thanë: — Smail Beg hakun me ma dhanë, 10 Smajl beg hakun sot ta dua, Robt pa bukë më kanë qëllua! Me kërbaç më je kërcnua, M’ke sha robt e m’ke sha mua! M’u drith toka për nën kambë, Kur m’i shave babë e nanë! Hoq alltijen, ja ka dhanë. „Moj alltija, qofsh bekua, Qi ma zbardhë faqen mua!" Çoi e thirri Hasan Pasha: 20 — Ti ksaj pushke, djalë, me i ra hasha! — Hasha, pashë, nuk dua me i ra; Me i ngranë hakun fakarasë, N’pastë mbetë gjallë, prap dua me e vra!
1) Lagje e Stambollit. 2) Nga Kraja e Ulqinit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:41 pm | |
| ZEZA MIRO TËRBAÇE E zeza Miro Tërbaçe,1 Moj Miro, qajmë mirë!2 Moj e rritura bonjake, Me lakëra burdullake 5 Nëpër dyer të Tërbaçe; Ike, te berberi vajte: — O berber, o’ sha vëllanë, Do ma lësh çupën’ si djalë, Se do vë dyfek e pallë, Do marr hakë për babanë, 10 Për baban’ e për vëllanë!
1) Vajzë nga Tërbaçi, fshat ne rrethinat e Vlorës. Ajo i vret beglerët e Vlorës që i kishin vrarë babanë dhe të vëllanë. 2) Përsëritet pas çdo vargu. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:41 pm | |
| NA KA ARDHË BEGU PËR T’DHETË Hajdar Bushi rrin peshtet, Dan Rahmanit po i thrret: — Merr martinën, hajde shpejt; Na ka ardhë begu për t’dhetë, 5 Për t’dhetë begu na ka ardhë, Po lypë pare për me marrë, Aspak vade s’don me dhanë, Thotë, t’i due dy dorzanë, I dishmi mue me ma dhanë. 10 Dan Rahmani paska thanë: — Po ban be me din e imanë; S’ap dishmi, as shti dorzanë, Për me pshtjellë Toptant kah janë, Lala mret, or, ma ka dhanë, N’kët Ishëm u baka nami, Si at vjet n’Junan nizami. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:42 pm | |
| SULEJMAN RAMA VRET BIMBASHIN Bylykbashi në fistan, Del Kosovën po e kërkon, Sylo Ramën po e qorton: — Pa teskere, Sylë, ku po shkon; 5 Pa teskere ku je kanë? — — Dje n’Prishtinë un jam kanë Kurrgja pashë nuk m’kanë thanë. — Ja ka folë Sylës nji fjalë t’randë — — Sylë ti rrenat sod me i lanë 10 At martinë sod me e lanë! — Sylo Rama vrani vetullën: — Bylykbash ta mërziti jetën, Bylykbash ta fiki shpin’! Bylykbashi mbleth sejment: 15 — Hiqmni Sylën se e kanë lanë ment! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:44 pm | |
| TOM PRENKOLA RRI NË ÇEZMË Tom Prenkola rri në çezmë: — Hajt yzbash, mos hi nër berre! Hajt yzbash se ke gabua, Ke Çart mrizin tye mrizua. 5 Hajt yzbash, more ti djal, Se ti mrizin ma ke çart’, Ma ke çart’, ma ke trazua; S’kam fishek’ vetë me liftua, Me liftua nja tre sahat, 10 Sa ti laj mrizet me gjak! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:45 pm | |
| GRATË PO LIDHIN FISHEKË Maji më pesëmbëdhjetë, çaush Lika, Lame Lika, U ngjitnë gurit përpjetë, Muarë dhe shishanetë; 5 Gratë po lidhin fishekë, Zunë të lëftojnë vetë, Për të dhjet’ e për xhelepë. Shokë, ngrehuni më këmbë, Të vdesëm për dhenë tënë, 10 Të hamë gurë me dhëmbë, Nga zoti ç’të jetë thënë! Për gjithë fëmijën tënë, Forra neve do ta bëjmë! Meri, gra, burra me radhë, 15 Sëpata dhe jataganë, Të lëftojmë për vatanë, Me halldup shallvaremadhë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:45 pm | |
| KANGA E REXHË MEHMETIT Dirgjet Hamza për dugajë, Shkon tue dvet për shehërjanë: — A s’ma pat’ ku’ Ibish Osman’? — Tu xhamija tue i shit’ gjanë, 5 Tu xhamija, tu mejtepi. — A ki’ pasë naj shoq me veti? — Ish Dauti e Rexhë Mehmeti. — Cili a Rexha, çi s’p’e di? — Qaj çi a pshtetun për xhami, 10 Kallushan, musteqezi. — Sa po i len, Rexh-o, kto dhi? — Hajt Hamzë agë, se s’janë për ty! S’janë për dok’, po janë për gji, S’muj t’i mjel zoja në dimi, 15 I mjel malsorja n’ borë e n’shi. Mirë p’e di se çka lyp ti, Lyp’ celinën përmi sy, Përmi sy, dy gisht mi vetull, Tana trut-o, me t’i tretun! 20 Për ni punë, o m’mloj gazepi, Qi m’qilloj lokja me veti; Qi m’qilloj lokja për ngat. Kur m’u kall-o kmisha flakë, Tana trut’ ja kam përhapë, 25 Ia kam mushë dollamën gjak. Nana e Rexhës a pshtet për zid: — Qindro Rexhë, mos u korit, Po lufto si daja yt! Ç’po lufton Rexha n’Gjakovë 30 Si Sadiku në Bjellopojë! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:45 pm | |
| KANGA E SYLË REZALLËS Bylykbashi asht çu’ n’ kamë, Dul Kosovën p’e kërkon, Asht zatet’ në dy drumtarë: — Qysh je Sylë, qysh je mor’ Ramë? 5 Syla Ramën e ka prekë: — A thue e kije ndoj fyshek? — Rrethatoren të panaqetë. — Merrjau anën, t’i shtimë nërmjet! Asht azgan, tha, po na vret. 10 Syla kalin e ka rrotullue: — Bylykbash, shka me t’kallxue, S’janë tri vjet qi ke nej me mue, N’çiler t’grues t’kam majtë ngujue; Kalit elb t’i kam qirue, 15 N’sitë të hollë të kam gatue, S’t’kam mshef çikë, as s’t’kam mshef’grue, Nana t’dojke ma fort se mue! Bylykbashi i ka kallxue: — S’mundesh Sylë, thot, me m’mashtrue, 20 Qarë s’kam n’Prishtinë pa t’çue. — Bylykbash, tha, të vraftë buka! A kujtove si tu tuta, Si ti fola dy fjalë të buta! Bylykbash, afroma dorën! 25 N’dash m’e ni niher pishtolën. E kom pishtolën habertare, Të tan sejment-o t’i qet fare. Ndima pushkën sa mirë kërset! Bylykbashit ju rras ngat, 30 Jan dhezë pushkët flakë me flakë Bylykbashin e ngrini në gjak. — Tungatjeta, ku i ki sejment?! N’Doblibare po lehin qentë, Lehin qentë mas ni bregu. 35 — Ki kujtue si jam Belegu? S’jam Belegu, hajduk i malit, Sylë Rezalla, pika e djalit! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:46 pm | |
| KANGA E YMER POPOVCIT Ymer Popovci ni djalë azgan, Ish kanë metë burri pa duhan; Merr celinën shkojke n’han. Han-um han-e duhan s’kish gjetë. 5 — Mori hane, metshi shkret, Kurrë duhan n’ju s’u gjet! Merr Ymeri rek’n përpjetë N’bylykbash ish kanë zatetë: — Pse i ban armt, Ymer, po vet? 10 — Bylykbash, llafet i lamë! Nxirr kutinë e t’pimë duhan, S’e kam kall o t’shkretën qysh pramë, Përniherë ment don me m’lanë. Bylykbashi azgan ish kanë; 15 Nxjerr kutinë e pijnë duhan. S’p’e len dreqi ven me nxanë; — I marrim llafet, thot, ku i kem lanë. Cak e tak celinat n’kamë, Bylykbashit — anë për anë. 20 Bylykbashi ç’po bërtet, Ymer Popovci mirë po flet: — Bylykbash, he, ti qashkin, E çka pe pej meje fitim? Ta thrret hoxha ni tallkin, 25 Krejt xhemati bajnë amin! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:46 pm | |
| YMER POPOCI THRRET: — OJ NANË Ymer Popoci thrret: — oj nanë, Qat martinë me ma dhanë, Se jam met-o pa duhan, Du m’u zdjergë deri n’han. 5 Nana pushkën ja ka dhanë Ymer Popoci n’kamë u çue, Fill në han tek a shkue. Ymer Popoci zdirgjet n’han. — Puna marë! — dugaxhisë ja ban. 10 — Të marë paç Ymer! — ja ban. — Or zotni! — Ymeri i ka than’, Me m’qit letra, me m’qit duhan, S’e kam dhez’ qysh se pramë; Syt në gjak krejt m’u kan’ zanë! 15 Dugojxhija be poj ban: — Kurrni fije, Ymer, s’e kam! Ksajde a kanë mydyri pramë, Me sejmen krejt e ka marrë. T’madhe Ymeri po bërtet: 20 — Mori hane, metshi shkretë, Kurr për mu’ duhan s’u gjet! Rrok’ martinën shkon përpjet’, Përpjct’ grykës Ymeri shkon, Në mydyrin zatet ish kanë. 25 — Tungatjeta zotni! — ja ban. — Tungatjeta Ymer! — i ka than’. Qet martinë, Ymer, me na dhan’, Prej dovletit emrin e kam, Kërkuj armë s’muj me i lanë. 30 — Lcj hajgaret, çaush, ja ban, Gjithkuj pushkën s’ban me ja marrë! Po nxirr kutin’, marojm’ duhan, S’e kam dhez’ qysh se pramë; Syt me gjak m’u kan’ zanë! 35 Masanej kollaj ja bajmë. Ky çaushi azgan ish kanë, Nxerr kutinë, i ep duhan. Ungj’ n’ledinë t’dy janë kanë, Ungj’ zaptija n’njanën anë. 40 Kur e pinë at cigare duhan, Ky çaushi i ka thanë: — Tash Ymer, shka po ban? — Axhami, çaush, mos u ban! Hiç martinën s’muj me ta dhan. 45 Ymer Popoci djal’ azgan, I dha zor u çu n’kamë, Nji rovinë ma ka zan’, — Or çaush! — po ja ban, Ngrih zaptinë me ni anë, 50 Kqyr naj ven n’mujsh me zanë, Tash martinën du me ta dhanë! E para pushkë qi bani dan! T’dekt çaushin e ka lanë. Shum zapti po ja damton. 55 Shka ka gryka qi ushton? Ymer Popoci po lifton. Shka ka gryka qi po dridhet? Ymer Popoci nuk po lidhet. O pushka trimit, çaush, s’i mirret! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:47 pm | |
| KANGA E NOC MAN GEGËS Shka po thot Noc Man Gega: — S’e jap hutën, more, sa t’jen’ jeta! Sa t’jen’ jeta, o hutën s’e jap, Për pa i la, o zaptin’ me gjak! 5 Vocërr Prenka, o ni faqezi, Mushka ibrigin Vocrri me raki; Drejt po shkon te mydyri ri: — Tungatjeta, i thot, or zotni! — Mirë se vjen, Vocërr, faqezi! 10 — Qysh po m’thue, zotni, faqezi? Unë t’kam ardh’ sod për myzhdexhi; Noc Man Gegën, qi na lypshe ti, N’Berishë t’Madhe sonte ka hi, Gxon shënkollin, more, me dai, 15 Mish të kingjit e raki tuj pi. Shka po ban çaj mydyri ri, Muer me veti, more, dhet’ zapti: — Çu, bre Vocërr, po thot, me na pri! N’Berishë t’Madhe sonte dom me hi, 20 Qato rrug-o une nuk po i di, Nata terr, o bre, rruga bri. N’Berishë t’Madhe at nat’ kanë hi, N’Berishë t’Madhe paskan shkue, Noc Man Gegën e kanë rrethue. 25 Noc Man Gegës i paskan kallxue: — Hyqymeti ty t’ka rrethue, E lyp hutën hiç për pa u damtue! Noc Man Gega ni fjalë ma flet: — Pesë dakika me m’i dhanë myhlet, 30 Kam ni plak, po due me vet’. Man Gegë plakit na i paska kallxue. Man Gegë plaki në kamë u çue: — S’ipet huta, biro, pa liftue! Qysh me u ba, biro, burri si grue?! 35 N’at dakik lufta ka fillue, Luftë e madhe koka marue, Shtatë të dekun e nja varrue. Dul çaushi në rog’ t’livadhit: — Nimo zot, oj nata bajramit! 40 Nata bajrami sonte ke qillue, Pej Noc Manit t’i sonte me m’pshtue; Pej Noc Manit n’pshtofsha vet’, Për zapti hiç s’e kam dert, Muj pa pare me shkrue apet. 45 Noc Man Gega n’midis oborrit: — Nimo zot oj nata shënkollit! Natë shënkolli sonte ke qillue, Pej çaushit ti sante me m’pshtue; Pej çaushti n’pshtofsha vet’, 50 Për Man plakin hiç s’e kam dert, Boll ka rrnue plaki shtatdhet’ vjet; Shtatdhet’ vjet i ka rrafshue, I shkoj jeta plakit tuj luftue. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:47 pm | |
| NA KTO ARMË NUK I JAPIM — Ugurolla, bre djemt e ri? — Në Bujanoc, në qarshi. Jan’ nisë djemt e jan’ tfillue, N’gjys’ të udhës kur jan’ shkue, 5 Jan nalë djemt me pushue; Me pushue, uj’ me pi. Thrret Mehmeti: — More Ali, Unë t’thash, vlla, rrim’ në shpi! Tek po vjen çaushi me zapti, 10 Hapat s’vanojn’, çaushi ia mrrini: — Selam alejkëm, bre djemt e ri! — Alejkëm selam, çaush me zapti! — Kah u patëm, bre djemt e ri? — Pej Çollaku, në Prishtinë me shpi. 15 — Kah t’patëm çaush me zapti? Pej Morave, në Gilan me shpi. — Jepni armt, bre, djemt e ri! — Na kto armë nuk t’i japim ty, Ti je msue me moravli, 20 Jau merr armt, i rreh si thmi. Ti s’ke pa Çollak me sy, T’i shti n’bark sahat e allti, T’i qes n’diell zorr’ e mushkni! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:48 pm | |
| KANGA E PAJAZITIT — Eh, ugurolla Pajazit bre djal’? — N’Përzeren, thot-o, për pazar. — Qat allti, bre djal, pse p’e ban? Pse p’e ban’, bre djal’ qat allti? 5 — Jam qillue, thot-o, jabanxhi, Kur n’kët shehër, o nuk jam hi. N’çfar’ kazaje, djal’, po rrin ti? — Mbi Gilano po rri me shpi. Aj çaushi ni faqezi, 10 Ja çoj mrapa nja tre zapti. Pajaziti ni djal-o i ri, I la n’kalldram ata tre zapti. Ban hyxhym ni dugaj’ me hi: — Ndore tandë, more zotni! 15 Dugajxhija ish kan’ goran: — Largou djal’, more, m’i ka than’! Krisën pushkt e u ba piskamë. Pajaziti rake n’kalldram. Shokt e vet-o aty janë ardhë: 20 — Shka u ba, Pajazit bre djal’? — Alltin’ deshtën-o me ma marrë! T’kisha pas-o fyshek’ me veti, Pat me m’shkue zani te mreti; O gajret bani Pajazit Ahmeti! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:48 pm | |
| KANGA E HAREDINIT Haredini ish kon trim, Ki’ pa’ mbajtë ni djalë jetim. Qaj jetimi n’komë ish çue, Se n’Prishtinë koka shkue: 5 — Ti, bre pashë, çaush me m’çkrue, I vetura, pashë, jom qillue; I pa shpi e i pa grue. çaush, pasha ma kish çkrue, Dy nishana ja ki’ ndue; 10 Ia ki’ ndue për njen’ onë, ’Izet sejmen ia ki’ dhonë; Ia kish dhonë nizet zapti, Për me dalë me mledhë vergi. Kur ma mledhi vergin’, 15 N’Haradinin ish zatet’: — Haradin, ku don me shkue? — Tu ni mik, pare me çue, Djalit t’madh i kom nxonë grue. — Haradin, nuk muj me t’lshue; 20 Qat mamzerre m’e dorzue, N’teboj’ mretit du m’e çue. — Hajt, çaush, mos u mallit, Merr zaptit’, hajde nej dit, Se fort nona o mërzitë; 25 N’daç noj dit, n’daç hec me mue, S’t’kom fsheh çikë, as s’t’kom fsheh grue. Qat mamzerren ia ka dredhue; Qat mamzerren tim të zi; Vrau çaushin me ’izet zapti. 30 Se n’saraj pasha po i nie: — Po zo’, çka jon gjith kta topa?! — Nuk jon topat e vezirit, Osht mamzerrja e Haradinit, Sod ja lau rrogën jetimit! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:48 pm | |
| KANGA E CEN HASHANIT Çaj çaushi n’kullë të bardhë: — Pej hapsane, Cen, kur je dalë? — N’qet xhuma, çaush, sod ni javë. Cen Hashani p’e mërrthen atin; 5 N’Prishtinë m’ja nalke vrapin; Në Prishtinë, te shadravani. Mirë po i rrin Cena hutës gati; Po i rreh çarku si sahati. — Lshomna udhën, djem, pej vilati, 10 Lshomna udhën, vllaznija mi, Mos u përzini me anadoll-li! Mos u përzini, haj medet, Se janë gjin t’parahmet, N’qafë na hypin, s’e kanë deri. 15 Cen Hashani shka ka thanë: Nizet gjaqe n’Lumë ba i kam, Krejt çausha e kajmekam’, Asnja baba s’ma ka lanë, Me dorë teme vra i kam, 20 Për asnja pare s’kam dhanë. Krejt pej plangu m’kan’ përzanë, Krejt prej tahti mu m’kan’ hjekë, Në kit Koshare o jam zatet, Ishin gjinja, more t’parahmet; 25 Rob e thmi uni don me m’dekc! N’bylykbashin Cena a zatetë, — Ugorolla, Cena, bre djalë? — Se n’Hallaç po due me dalë, Bylykbashi shka poj thct: 30 — A po lidhesh, a don me dekë? Qeto armë, bre Cen, me i hjekë! — Bylvkbash, bre, shka po flet? Lanë ma ka baba amanet: Armt e krahit mos me i hjekë, 35 Tue kanë gjallë, hala pa dekë. Ma pru zoti, kollaj me dekë N’fushë t’Vojnovcit shehit me met’; Shehit me met’, n’ket ven m’u shkri, Kamë për kamë me anadoll-li. 40 Udha marë, Cen, pej ahretit, Bylykbashi po t’vjen mas vetit! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:49 pm | |
| KRISËN TOPAT NË ZABEL Krisën topat në zabel. Thuj Mahmutit, a s’po del? Thuj Mahmutit, n’dash me dalë, Se dovleti ty t’ka falë. 5 — Dovleti me m’pas’ falë mue, Me asqer’ s’um kish rrethue; Me asqer’ o vet i tret’; Kulla jeme lifton vet’, Lufton vet’ teri n’aksham, 10 Kajmekamit t’ja lamë ni nam; Ne ta nien mreti n’Stamboll, Ne ta nien krali e kralica, Po lifton Mahmut Dac Galica.1 Or’ Aziz, o i biri jem, 15 Kap shishanën, vraj me ren, E t’mi zgedhish beng me beng, E t’iu bajsh vorret n’saraj!
1) Mahmut Daci nga Kalisi i Lumës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:49 pm | |
| MAHMUT DACIT I VETOI SHPATA Fort po dridhen t’zezat kulla, Veziri u mshë’ ndër pula; U mshë’ ndër pula e pata, Mahmut Dacit (i) vetoj shpata. 5 I vetoj shpata e jatagani, Lumeja nana qi e bani! Mahmut Daci flokmanash, Po ban luftë me nji pash’. Mahmut Daci në prezore, 10 Po ban luftë me shum tabore; I shkoj nami në Stamboll, Në Stamoll e te mreti, Të na ndrijtet vilaet | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:50 pm | |
| TI ÇINRO MAHMUT OR BIR U vu topi në zabel, — Or Mahmut, or, pse s’na del? S’ka si ju del Mahmuti gjallë, Pa ba luftë me pashallarë. 5 Jalla, meca, erdh akshami. Me inat na vje’ Selmani: Për Çatëj na u vesh nizami. Kush ma zu der’n e madhe? Bajram Reçi me’i shishane: 10 — Ban gajret Hazizi em, Me shishane vraj me ren, Tua bajmë vorrin në Çerem! Ç’asht ajo në Çafë të Lakit? Asht e ama Mahmut Dacit. 15 — Ti çinro, Mahmut, or bir, Se m’ban luftë me tre vezirë. Me tre vezirë me pash’n e Shkodrës, Hasan Beg, ti bjeri lodrës! Bjeri lodrës t’borizanit, 20 U shem Gjakova, u shem Bërzhdani, U mush udha me xhak nizami. Në Stamboll na ka votë nami: Mahmut Daci kshtu e bani! Kur ju nis asqeri kullës, 15 I çoi Mahmutit për rixha. — At rixha nuk e due! Mahmut Daci a shitue! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:51 pm | |
| DUM T’I VRASIM BEGLERËT NË MBRAMJE Amanet-e tëj moj nanë, Dum t’i vrasim beglerët në mbramje! Dum t’i vrasim, nanë, do t’i çojm’ në Spasë,1 Qati drejt na asht ba nji qark, 5 Ni qark të madh. bre nanë, n’at fushë, Karahasanit, nanë bre, nuk i gjetet kush,2 Si në male, nanë, ashtu në fushë, Si në sofër, nanë, ashtu me pushkë! Kapni pushkët, o ju more cullë, 10 Ahmet begun ma mbani për mu! Disa mullës, e disa kresë, Sinan Isa3 na dul-o i pabesë. Ahmet beg-o ku i lae kuburet? — Më fund të shkallës i kam lan’të lumet. 15 — Ahmet beg-o ku i lae topanxhat? — Në konak-o i kam lanun fëllanxat. — Ahmet beg-o ku e lae atin? — Në Reshan4 e kam lanë të ngratin. Ati i zi, more, qime xhok, 20 Ka lamë rrugën plot me lot.
1) Fshat afër Dibrës. 2) Trim që s’i gjendet shoqi. 3) Një dibran sejmen. 4) Fshat afër Dibrës. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:51 pm | |
| LËFTON SHEMUA ME HYSNINË Në male, mi Samarinë, Në saba, pa dirë mirë, Dyfeqet radhë po binë; Lëfton Shemua1 me Hysninë! 5 Prim’, o Hysni Pasha, primë, Të shoç Shemo mjekërzinë; Se si e punon talimnë! Me plum ja thyen kërcinë, Njëzet e dy topa shtinë, 10 Se zunë Shemo Brahimnë. E dërguan në Janinë, Të merrej vesh me valinë. — Shemo, molloisna mirë: Ku ke prer; e ku ke grirë? 15 — Pasha, të të thom një punë: S’më vjen keq se pse më zunë, Se bëra si desha unë. Vrava turq, preva kaurë; Që kur vrava Muedinë.2 20 S’më vate dyfeku mirë, Më theu plumbi kërcinë!
1) Shemo Gjirokastriti kaçak i njohur. 2) Muedin Vasjari kaloi në anën e turqve. Shemua, megjithëse e kishte shok e vëllam, u detyrua ta vrasë. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:51 pm | |
| SHEMO S’MA PRISTE FIQIRI Shemo, s’ma priste fiqiri, Të bënesh kaq’ i miri, Sa të kërkonte veziri, Veziri, sulltan Hazizi,1 Sulltan Hazizi dërgoi: — Shemen të mos ma prishni, Po ma nisni, ma stolisni, Në Stamboll ma degëndisni!
1) Sulltan Azizi sundoi gjatë viteve 1861—1876. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:52 pm | |
| KANGA E SUL ZHUTËS Krojsi pushka për mejdoni; A s’i bie toj, more Sul1 aslloni? — Ku t’i bie un’ i ngrati, Mbeç i vetëm s’m’erdh imdati, 5 Më ka sardisun bilikbashi, Bilikbashi me sejmen. — Rroj Bajrom, mos hik si qen! Po si qen, posi langue, Xhith u mbojt nëpër prrue. 10 Jaçe Zhuta sa ni shqa, Vjen ogradeve tue qa: — Sulejmonin na e paskan vra! Kur bërtojti Adem Bauta, Na u shem mali, na u shem fusha! 15 Kur bërtojti ki Staf’ Kojca, Na u shem mali, na u shem Shushojca! — Hajde, hajde Selim Gjeleshi,2 Pushka jote sa mojr e ndreçi Bilikbashin na i përxhexhi.
1) Sul Zhuta prej Veleshtës — afër Strugës. 2) Selim Gjeleshi — Dibran. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE Mon Nov 10, 2008 2:52 pm | |
| KËNGA E SYLË GEGICËS N’Prizrën se ç’po rrehën sahati: — Çonu zapti, o bre, bonu gati! — U bom’ gati, ku dona me shkue? — Sylë Gegicën1 dona me rrethakue. 5 O Sylë Gegicën, hej, me rrethakue, S’m’ish kon’ njeri, o m’ish kon’ drangue! Ish kon’ drangue, ni zok sokoli, Plot me xhak na mushi oborrin. O xhi ka Shtava,2 hej, xhi po ushton? 10 Sylë Gegica hej darsëm po bon. Sylë Gegica, o bre, po bon darsëm: Ka grish’ Zhurin, o more, edhe pashën. O Karamoni, bre, edhe Sylejmoni — Lumja nona kta dy djem xhi boni, 15 Paska pas’ o me i çit për mejdoni, Lumja nona kta dy djem xhi rriti, Me prish’ pashën, o hej, për fyti! — O mori Hyrë, motra jonë, Merri armët, hej, naj çit në lomë, 20 Se Avdulla Zhuri3 ka ardh’ me na zonë. O kur na krisi, hej, pushka e parë, Karamoni u plagu në bark-e. Kur na krisi o pushka e dyt’, Avdulla Zhuri o na u vra në fyt. 25 O kur na krisi o pushka e tret’, Zyber Shajna në rekë na met. Hej po shkon kerri, o bre, rruna-rruna, Kto xhenazet, o bre, si kërcuna. Po shkon kerri, o bre, tuj kërcllue, 30 Gratë e Zhurit, o bre, tuj vajtue; Burrat Syla o jau ka coptue! O more sheh, o more çerkes, Qysh na e vrave o Sylën në bes’. Hej xhi po thotë ky Ahmet Nebija: 35 — Kcej e virri, o bre, sikur dhija: Se na u doxhën o nja tri japija.
1) Fshatar nga Blaçi i Opojës që kundërshton pagesën e taksave. 2) Kodër mbi fshatin Blaç. 3) Nga fshati Zhur, ishte në shërbim të Turqisë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
| |
| | | | ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |