Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptySat Jan 10, 2009 3:56 pm

Etno Engjujt - Albanian

[Mc'M]
Une jetoj kuq e zi marr frym shqip
shoh kuq e zi gjaku m'rrjedh shqip
jetoj ktu me fis me tradit e bajrak
me kanun e me ligj me fis e me gjak

[Groph Monte]
Ku dhe guri osht i amel ku dhe vendi ka fjal
dhe ku nihet pushka kur ke na ka lind djal
dhe ku shtrohet sofra fillon nxehet votra
ku dhe pika ma e dobt ne moral osht motra

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

[Groph Monte]
Yo,yo,yo,yo kuq e zi me rrjedh gjaku neper vena
e ne qelize gjall shpendi me dy krena
vend i bekum tona senet ktu i gjen
mos te folim vese edhe guri ketu vlen
vjetersina e gurina malet plot me barot
det e bregdet fusha te ujituna me lot
me fisnik e fise me lahuta e qifteli
me nje emer te madh te shenjt shqipni

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

[Mc'M]
Une shoh kuq e zi ,jetoj vdes kuq e zi
marr fryme kuq e zi besoj kuq e zi
jetoj ku kanga jepet si kushtrim
si ne fushebetej si nje lindje e varrim
ku shqiponja ulet i ngul thonjt e ulet ne toke
ku fjala ka peshe qe nuk matet me "ok"
ku vijat e dores thojn njetin tregim
ku rrudhat ne ball flasin per mundim

[Groph Monte]
Flas kuq e zi ,godas kuq e zi
une degjoj kuq e zi ,shenoj kuq e zi
nji dashni me vlon per ket fis e ket far
pra zemra jeme Im proud to be Shqiptare

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptySat Jan 10, 2009 4:05 pm

Ermal Fejzullahu & Sinan Hoxha - Hajredin Pasha

(Ermal)

Heeeeeeeej
Hajredin Pasha
Oh poj vjen Haradi' i ditës
Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

(Sinan)

Heeeeeeej
Valla ku jan oh mor' këto malet e Dibres?
Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

(Ermal)

N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
Haredin Pashen e ka gjet belaja

(Sinan)

Se belaja Pashen q'e ka gjete
Malet e Dibres more kan lidh Be'se
Malet e Dibres more kan lidh Bese

....

(Ermal)

Heeeeeeeeeeej
Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh deda'hane
Turku Dibren oh mos më ja la'anë
Turku Dibren oh mos më ja lane

(Sinan)

Heeeeeeeeeeej
Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
S'lidhet Dibra more me gerbaqe
S'lidhet Dibra more me gerbaqe

(Ermal)

Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

(Sinan)

Heeeeeeeeeeej
Malet e Dibres oh kan me ta te tanë
Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
Nuk jan pak oh mor' por 12 mijë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptySat Jan 10, 2009 4:11 pm

Ermal Fejzullahu

Heeeeeej

Djellë e hanë që n'dritë kët dhe
Nanë Kosovën ku kam le
Ku e rrita s'pari shtatin
Në kto troje derdha gjakun
Piva ujë te kësaj toke
Bashkë me lotë e nanës loke

Heeeeeej

Nana loke mu m'përkuni
E mi knoj nja dy këngë gjumi
Biri im e patsh uraten
Mi la pranë pushkën dhe shpatën
Mi përgdheli faqe, durë
Ma mloj kokën me FLAMUR
Me shqiponjën dy krenare
Me vnoj n'gjumë nëna shqiptare
E si mos vdeksh Birë për kët dhe
Sot ke vdek kurr ske me le

...

Heeeeeej

Rrita shtatin kullë prej guri
Sy e dritë mi dha FLAMURI
Se si vihet te lirija
T'gjitha rrug't mi msoj frangjija
Se si q'duhet derdhëm gjak
Kshtu më msoj babë gjyshi plak

Heeeeeej

Biri im mos t'dhimet jeta
Për kto troje, për kto shkrepa
Kqyrum Birë sa rrudha t'ballit
Ke me i msu krejt udh't e malit
Amanet naj paska thanë
Amanet plisin e bardhë
Kush tenton me t'shkel me kamë

oh ooo mos patsh pushk
oh ooo haje me dham o njo hej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptySat Jan 10, 2009 4:13 pm

Ermal Fejzullahu ...

Kenga e Rrust Kabashit

Po perzihet mor Prizereni,
na jane qarte ,zotnit mes veti.
Qarte na jane zotnite nder veti,
Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
Rrust Regjepi i hypi atit,
gjan e gate po ia leshon sokakut.
Leshon sokakut e leshon qarshise,
shkon tuj ble barut te alltise.
Blen barutin me Ukshinin,
a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
As'ma pate kun Shaqir Agen,
te xhamia po e fale xhenazen.
Fale xhenazen te xhamia.
Hysen Ages na i vdiq e bija.
Pe hjekson ai imamgjia.
Imamgjia Mulla Zymeri.
Lufton Rrusta UKimeri.
Lufton Rrusta ne Bazharhane,
aman Rrust pash jeten tane,
shume e gjakun sot na e bane.
po shkon gjaku si ne kasaphane.
Ne kasaphane si te kasapi
I shkoje haberi Sulltan Muratit.
I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
ti kane pre tuxharte prej Nishit.
Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
Hafez Pasha nje pashe plak,
qiti topat mbi Muzhlak,
Kall Kabashin tym e flake.
Tym te zi e flak te verdhe
kulla e Rrustes me qemer.
Me qemer rrethue ne xhama,
po thote Rrusta vete e bana.
Vete e bana e s'po e kam dert,
kam nis luften me hyqymet.
Zot kesaj lufte kush i prini,
Rrust Kabashi e mulla Brahimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptySun Jan 25, 2009 9:25 pm

Bardh e Zi

Rasti,mbret i botës
themi vazhdimisht,
Edhe pse asgjë
nuk po ndodhë rastësisht.
Koha vjen e shkon,
por asgjë nuk ndreq,
Veten e ngushëllojmë
''ka edhe më keq''.

E kërkojm të djeshmen,
Nuk e gjejmë askund.
çdo fillim, e ka një fund.

Në kafeteri, melodi e vjetër,
Na i zgjon kujtimet,
E na kthen në kohë tjetër.
Ndodhë që e vërteta
shpeshherë quhet rrenë,
çdo ditë përsëritet
i njejti refren.

Dikush punon për t'jetuar,
Dikush jeton për të punuar.
Bardh e zi,
kjo është jeta,
Ëndërra zhgënjehet nga e vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Muja e Halili
Anëtar
Anëtar
Muja e Halili

Male
Numri i postimeve : 294
Age : 29
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyMon Jan 26, 2009 5:15 pm

Sa her me shikon moj drenush bukuria jote me vret si pushk e degjon ket qifteli e kam nis nje keng per ty e jam vesh me hijeshi ndoshta ta kthej mendjen ty e hajde dalim mo moj shqipe e malit o e hajde dalim mo tja thojm se beashku oo ref: se un te dua sa teuten ty te dua sa lahuten sa Drenicen sa Rugoven Podujeven krejt Kosoven heeeeeeeeeeeeeej un te dua sa teuten un te dua sa lahuten sa Prishtinen e Gjakoven Ferizajin krejt Kosoven heeeeeeeeej Besa bes moj besen ta kom dhon per folen qe kem jeten dojm me dhan rruges tate ti kur shkoje vetlla jote krah shqiponje hasmit tand mortaja i ra syni keq kurr mos me t`pa e hajde dalim mo moj shqipe e malit o e hajde dalim mo tja thojm se bashku oooo ref: 2x se un te dua sa teuten ty te dua sa lahuten sa drenicen sa rugoven podujeven krejt kosoven heeeeeeeeeeeeeej un te dua sa teuten un te dua sa lahuten sa Prishtinen e Gjakoven Ferizajin krejt Kosoven
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_

Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyMon Feb 09, 2009 1:36 am

Kush e di apo mundet me ma shkrujt tekstin e kanges:

O tash pergjegjen po ta kthej ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 2:26 pm

Mr. Kadrush Radogoshi: EKZISTENCA SHQIPTARE DHE HELMI

(Hajdar Salihu: ”Jerina dhe helmi”, roman, Rilindja, Prishtinë, 1994)

Romani ”Jerina dhe helmi” i shkrimtarit, tashmë të ndjerë, Hajdar Salihut, me mënyrën e seleksionimit të të dhënave jetësore, historike e mitologjike, me mënyrën e mbizotërimit të fragmentaritetit dhe kaoticitetit të tyre, me organizimin dhe enkodimin simbolik të tyre, thënë troç, me strukturën e integruar artistike dhe modelin e tij për botën, do të renditet në vlerat e njëmendëta të letërsisë shqiptare në përgjithësi e të romanit shqiptar në veçanti.

Selekcionimi i të dhënave jetësore, historike, mitologjike

Në këtë roman autori zgjedh mjaft të dhëna jetësore autobiografike të vështruara në kontekstin e ngjarjeve, që e tronditën Kosovën gjatë historisë së saj e sidomos pas vitit 1981. Qoftë,edhe emrat e personazheve në këtë roman, të shumtën e rasteve, korrespondojnë me njerëz konkret. Diferencimi i profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin ”Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, Vdekja nga helmimi e oficerit Hamit Haxhija në vitin 1989 dhe varrimi i tij e shumë e shumë ndodhi të tjera janë të dhëna biografike të autorit. Ata që e kanë njohur Hajdar Salihun dhe jetën e tij sidomos atë të pas diferencimit dhe të persekutimit të të gjitha formave nga njerëzit e sistemit dhe satelitët e tyre në letërsi, përshtypja e parë që do ta kenë, pasi ta kenë lexuar romanin, do të jetë: ky roman vlon nga lënda auto-biografike. Pyetja e parë që do të shtrohej, në këtë kontekst, do të ishte: Është apo s’është roman auto-biografik ”Jerina dhe helmi” i Hajdar Salihut?
Megjithë mëdyshjen e vazhdueshme për mundësinë e të qenit i tillë, ky roman nuk është autobiografik, qoftë edhe për faktin e thjeshtë se të dhënat jetësore auto-biografike gërshetohen me të dhëna historike e mitologjike: Periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Masakra e Tivarit në fund të Luftës së Dytë Botërore në të cilën pësuan afër 4000 shqiptarë të pafajshëm, Kalaja e Jerinës dhe ajo e shkëmbit, dhe rrëfimet e fshatarëve për to dhe princeshën Jerinë. Duke e parë këtë trinomi të dhënash, që e përbëjnë lendën romanore dhe formën se si gërshetohen ato përmes logjikës mitologjike, bindemi se ky roman i kushtohet ekzistencës shqiptare, pjesë e së cilës është edhe ekzistenca individuale e autorit, dhe helmit, që e ka rrezikuar atë nga lashtësia e deri në ditën e sotme. Ideja e rrezikimit të ekzistencës shqiptare përmes helmit, qoftë si kategori konkrete, qoftë si kategori figurative-metaforike, është kriter themelor për zgjedhjen e të dhënave jetësore, historike dhe mitologjike, enkodimi i të cilave nuk bëhet sipas kodit fabular por sipas kodit simbolik.

Enkodimi simbolik i të dhënave

Që në romanin e tij të parë ”Udha e ditës së nesërme”, për të vazhduar pastaj edhe me dy romanet e botuara në vitin 1994 (”Jerina dhe helmi”dhe ”Raport për jetët paralele) Hajdar Salihu e ka braktisur tërësisht kodin fabular, i cili ka dominuar e mund të themi se dominon ende në romanin tonë. Në romanin ’Jerina dhe helmi” rrëfimi bëhet nga ”unë rrëfimtari”, apo nga personazhi rrëfimtar, profesori i letërsisë i diferencuar në vitin 1981 dhe i helmuar në vitin 1990. Ky personazh rrëfimtar në vetën e parë, s’është asgjë tjetër pos ”qendër inteligjente” në roman, e cila i integron në tërësinë e romanit fragmentet, kujtimet dhe asociacionet e veta e herë-herë edhe të mediantëve tjerë, pra ka funksion struktural. Prandaj, romani ”Jerina dhe helmi”, ndo-nëse, në shikim të parë, lë përshtypjen e fragmentaritetit, është, siç do të thoshte Virxhinia Vulf, ”vepër e integruar artistike”. Unë rrëfimtari, në këtë roman, është vënë në pozicionin e kronistit. Ai shpeshherë e apostrofon obligimin e tij për të pasur qasje të plotë ndaj informatave të domosdoshme, mirëpo, koha njëzetekatërorëshe, të cilën e ka në dispozicion për të rrëfyer tërë atë që ai e konsideron të domosdoshme, është mjaft e shkurtë, prandaj, ndonëse i vënë në pozicionin e kronistit, ai më tepër shkruan testamentin e njeriut të helmuar, kujtesa e të cilit shpeshherë është errësuar, e turbulluar nga shija e hidhur e ”lëngut të verdhë në gojë” apo vrerit si pa-sojë e helmimit.
Ky unë rrëfimtar ma kujton një mendim të Vejn Butit, i cili thoshte: ”Edhe rrëfimtari më i për-mbajtur në njëfarë mënyre është i dramatizuar qëkur veten e shenjëzon me ”unë”. Shumë shkrimtarë i dramatizojnë rrëfimtarët e tyre, duke i shndërruar në personazhe, të cilat janë bindëse aq sa edhe ato për të cilat na flasin”. Në këtë kontekst shtrohet pyetja: sa është dramatizuar rrëfimtari në këtë roman? Përgjigjja është: rrëfimtari është i dramatizuar në dy aspekte. 1. Në roman, pos personazhit rrëfimtar, rrë-fejnë edhe personazhe tjera (fshatarët: Beqa, Ragipi, Rrustemi, Xaja, Haziri). 2. Në roman, personazhi rrëfimtar mundohet ta dramatizojë drejtpërdrejt gjen-djen e vetdijes. Çdo gjë që shenjëzohet nga mendja e rrëfimtarit është dramatike, qoftë kur rrëfehet për-mes monologut të brendshëm, i cili është reflekor i ndezur në ”qendrën inteligjente” të romanit, qoftë kur rrëfehet përmes dialogut, të ndërtuar sipas logjikës së kontrapunktit (shih dialogun në mes të arsimtarit të historisë dhe Ademit, f. 34-35.)

Hapësira vendore në të cilën vendoset lënda romanore është konkrete (Gjakova, Botusha, Deçani), ndërsa hapësira kohore është polivalente. Në radhë të parë koha e përcaktuar për t’u kryer rrëfimi nga ana e”unë rrëfimtarit”,data e kushtëzuar 23 mars 1990. Kjo hapësirë kohore na përkujton romanin e Xhojsit ”Uliksi”, objekt i rrëfimit të të cilit është një ditë e jetës qytetare të Dablinit e kjo ditë është e përcaktuar saktë 16 qershor 1904. Nëse Xhojsi ka pasur mundësi të bëjë roman për jetën Dablinit brenda një dite, Hajdar Salihu personazhit të tij rrëfimtar ia cakton një ditë kohë për të shkruar atë që mendon se duhet shkruar, pra ajo që ndodh në këtë ditë është e thjeshtë dhe nuk do të mjaftonte për të bërë roman. Unë rrëfimtari e sheh në ëndërr princeshën e helmuar ilire Jerinën me fytyrën e saj të verdhë si dylli së bashku me arkeologun e helmuar në vitin 1981 dhe zgjohet duke vjellë, prandaj i bindur se s’ka kohë ulet të shkruaj për ngjarjet që i kishte përjetuar vet apo për të cilat kishte qenë dëshmitar.
Procesi i të shkruarit ndërpritet herë pas here për ta lexuar Gazetën ”Rilindja apo për t’i dëgjuar lajmet e Radios dhe Televizionit të Prishtinës për helmimet masive nëpër vise të Kosovës. Po të lexohen me vëmendje detajet e dhëna përmes kujtimeve e asociacioneve të personazhit rrëfimtar, të cilat kanë ndodhur në kohë të ndryshme, mund ta rikonstruktonim një syzhe, që s’mund të jetë kurrësesi syzhe i mirëfilltë, por është vetëm një metasyzhe. Në vitin 1981, personazhin rrëfimtar, gjatë procesit të të ashtuquajturit diferencim moralo-politik, e largojnë nga puna. Pas disa ditësh në shtëpinë e tij vjen një arkeolog për të hulumtuar për kështjellën dhe princeshën e saj Jerinën, për shkaqet e rrënimit të kështjellës dhe helmimit të princeshës. Për të mos u zbuluar krimi i lashtë, bëhet një krim i ri, helmohet arkeologu, i cili para se të vdiste e kishte paralajmëruar: ”-Miku im. Kam frik se kësaj here, në vend se të sëmurem vet, dikush është kujdesur që të më sëmur”. Të njëjtin fat e ka edhe personazhi rrëfimtar, i cili në ditën kur mbushen plot nëntë vjet nga helmimi i arkeologut helmohet edhe vet, 23 marsi i vitit 1981 përsëritet edhe në vitin 1990.
Pos hapësirës kohore të datës 23 mars 1990, si hapësirë kohore e përcaktuar është e tërë periudha e pas vitit 1981, por herë-herë edhe periudha të mëhershme historike, të cilat nganjëherë përzihen edhe me kohën mitologjike. Ndonëse, lënda romanore është vendosur në kornizat e kohës historike, nocioni i hapësirës kohore, në këtë roman, duhet kuptuar si hapësirë e kohës hipotetike në të cilën vendoset lënda romanore dhe veprojnë, përjetojnë, kujtojnë, rrëfejnë personazhet, pra hapësira kohore nuk përcaktohet vetëm me kriteret historike por edhe ato mitologjike, prandaj ajo është kohë simbolike, metaforike, thënë, troç, është kohë mitologjike.
Pos vetëdijes së personazhit rrëfimtar, element tjetër organizues është teknika e lajtmotivit, sipas së cilës bëhet zhvillimi sintagmatik i tekstit të romanit, pra ndihmon në mbizotërimin e fragmentaritetit dhe kaoticitetit të lëndës jetësore e historike. Mitema e helmimit përsëritet vazhdimisht në formë ciklike, prandaj është një ritualemë. Helmohet Jerina në lashtësi, helmohet arkeologu më 23 mars 1981, helmohet oficeri Hamit Haxhija në korrik të vitit 1989, helmohet vet personazhi më 23 mars 1990, helmohen mijëra nxënës në tërë Kosovën. Përsëritja e lajmit për helmimet në radio e televizion është një formë e lajtmotivit, përbën një derivat të ritualemës së mëparshme, përsëritja e vazhdueshme e të ndierit të shijes së hidhur të lëngut të verdhë në gojën e ”personazhit rrëfimtar” është një lajtmotiv, derivat i ritualemës komplekse të helmimit. Kjo ritualemë do të ishte e mangët nëse nuk do ta venim në spikamë dimensionin e helmimit metaforik siç është diferencimi i personazhit në vitin 1981 dhe masakra e Tivarit, të cilat s’janë asgjë tjetër pos helmime makabre të ekzistencës shqiptare. Është mjaft impresiv identifikimi i anëtarëve të komisionit diferencues, njerëzve me tru tërësisht të formalizuar nga sistemi ideologjik, me inventarin e zyrës.
Paralelizmat mitologjik të ndërtuar në bazë parimit antinomik: vendas apo aborigjinë-ardhacakë, helmues-të helmuar, të vrarë-vrasës, mbrojtës të jetës-shkatrrues të saj etj. e përbëjnë modelin për botën në këtë roman.
Ky roman sikur e vërteton një mendim të njohur teorik se romani modern, përkundër romanit tradicional që e sforcon kategorinë e FILLIMIT dhe të shkakshmërisë, e sforcon kategorinë e FUNDIT, e cila e shpreh pasojën. Romani përfundon sepse rrëfimtari i ka vetëm njëzet e katër orë në dispozicion për të rrëfyer e kjo është pasojë e helmimit të tij. Helmimi i tij është pasojë e dijes së tij për helmimin e arkeologut, për masakrën e Tivarit, ndërsa helmimi i arkeologut është pasojë e zbulimit të shkakut të kri-mit të lashtë, helmimit të Jerinës. Në fund duhet shtruar pyetjen: Po,Jerinën kush e helmoi?Autori nuk përgjigjet në këtë pyetje, ia lë lexuesit të vëmendshëm ta gjej pasi ta ketë mbyllur librin. Dikush mund të thotë: Jerina ishte mishërimi i lirisë dhe bukurisë, prandaj e helmuan. Unë them: Shkrimtarët e mirë nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje apo aktualizojnë probleme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia

Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 4:08 pm

Sofra më merre një sharki dhe nisja me siguri të shkon zëri më mir , affraid
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA

Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 5:36 pm

Ante i tokes sime

Mjaft, se pashe me pashe
i rashe botes qark
une, vetem me veten
shtegtar i ngrate
bota me josh si magji
por dua te kthej nga vij

Se, shpesh e me shpesh
ndjej qe malli me mbyt
se, dua pak ajer
te ngopem me fryme
Cdo nate ne gjume
shoh shtepine
ne pragun e saj
te shlodh trupin tim

(refreni)
Ante i tokes sime
atdhe, te prek dhe jam perendi
po kamvec nje zemer
po deshe ti, do rilind per ty,
Ante

Ante i tokes sime
atdhe te prek dhe jam perendi
po tek ti kam zemren
rrenjet tek ti
kur te shoh rilind, Ante
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA

Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 5:38 pm

Alkapone

Cme shikon ashtu
Si ndonje skifter
Qe zogjet e vegjel
Ne kthetra i merr.

Je teper bere xheloze
Per te qene e mire
Pra me ler te qete
Kur jam duke pire
Kur jam duke pire…

(refreni)
Ti smund ta pushtosh
Asnjehere zemren time
Si konkuistadori
Ameriken Latine

Sta kam vjedhur zemren
Une ty me revole
Pa asnje shprese me thua
Se jam Al Kapone

Me dukesh si bleta
Qe mushqen me mjalte
E pastaj me djeg
Me theren e zjarrte

Keshillat e mia
Vashe mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos me zemero
E mos me zemero…

(refreni)
Ti smund ta pushtosh
Asnjehere zemren time
Si konkuistadori
Ameriken Latine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 5:43 pm

Ju lus ta lexoni këtë shkrim për të cilin mjaftë derisot kanë hedhur demagogji nga një rresht i këngës"Kur ta kthym moj Kosovë Shpinën"....

Kadri Rexha: KËNGË MBI KËNGËT (Çast me këngën “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën”)

Në interpretimet brilante të rapsodit kombëtar Dervish Shaqa, kënga „Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën“ zë një vend të veçantë. Është kjo një këngë e shkëlqyer dhe një odë e vërtetë kushtuar Shqipërisë, PPSH-së dhe prijësit të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxha. E ngritur në vitet e shtatëdhjeta kjo këngë në Kosovë dhe në viset e saja është dëgjuar me ëndje, është analizuar me kujdes dhe është përjetuar me emocione deri në lot. Në bërthamën e saj kënga ngërthen dramën tronditëse të historisë sonë të dyqind vjetëve të fundit, ndërsa për temë ka madhërimin e Atdheut si dhe nderimin, respektin, krenarinë dhe mirënjohjen e thellë të kosovarëve për Enver Hoxhën dhe PPSH-në. E realizuar me fjalë të çiltërta, me melodi të përsosur dhe me interpretim mjeshtror kënga është përjetuar si vajtim, si odë dhe si himn kombëtar.

1. Historia tronditëse e këngës

Kënga „Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën“, si çdo krijim i madh, e ka historinë e vet. Historia e kësaj kënge është tronditëse ashtu siç është tronditëse edhe historia e personazheve të saj. Dhe personazhet e këngës nuk janë dy e as tre, por janë me mijëra, janë me qindra mijëra, thuaja gjysma e kombit. Edhe njësia kohë, ndonëse në këngë fiksohet në dy realitete historike, në të shprehurit metaforik të saj, kapërthen dy shkekuj dhune, dy shekuj gjaku dhe dy shekuj shpërnguljesh nga më të tmerrshmet që ka njohur dhe përjetuar njerëzimi:

Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën E lamë borë e gjetëm dimën,

Është kjo klithmë shqiptare e dy shekujve të fundit. Është kjo dhimbja e plagës së pambyllur shqiptare. Është kjo mbamendja e kombit shqiptar. Është kjo jehona e thellë e gjëmës që dëshmon gjenocidin e Serbisë dhe të Malit të Zi, të cilat, si shtete në krijim, të ndihmuara dhe të përkrahura edhe nga Fuqitë e Mëdha, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, kursin pushtues gjenocidial e drejtuan pikërisht mbi trevavat veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Si rezultat i kësaj politike në këto treva të Atdheut tonë ndodhën ngjarje nga më të tmerrshmet, vrasje, ndjekje në masë, përsekutime, djegie krahinash të tëra, që sollën, krahas heroizmave të masave popullore për mbrojtjen e jetës, të nderit, të trojeve të të parëve, edhe shpërnguljet e tyre me dhunë. 1)
Shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve, të zhvilluara në kohë dhe në valë të ndryshme, duke filluar nga ato të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës, të Pirotit, të Prokupjes, të Kurshumlisë, të Leskovcit, të Malësisë së mbi Shkodrës, të Ulqinit, të Tivarit, të Krajës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës, të Dukagjinit, të Drenicës, të Llapit, të Gallapit, të Gjilanit, të Preshevës, të Kumanovës, të Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Kërçovës, të Strugës, të Dibrës së Madhe... në shpirtin, në kujtesën dhe në traditën kombëtare lanë gjurmë të thella. Ato gjetën pasqyrim të denjë sidomos në folklor:

Nam po ban ai krali i zi
Na çojnë para, bre, me singi
Tuj na vra, o bre, tuj na gri
Po prenë pleq, bre, po prenë thmi
...
Tanë po desim në borë e n’shi
Bukë pa hangër, medet, ujë pa pi
Ani ka dhetë vetë ni vorr jemi hi

Jehona e këngëve kushtuar këtyre ngjarjeve të rënda në ndërgjegjen e kombit mbeti përmendore flijimi, kumbonë morti, alarm vetëdijësimi. Dramat e tmerrshme, përsekutimet në masë, dhuna barbare dhe masakrat e përgjakshme të ushtrisë serbo-malazeze dhe, më vonë, asaj jugosllave, edhe në këngë, tejkalojnë gjëmët e Trojës antike, klithmat e kryqëzatave mesjetare, tmerret e fshizmit të kohës së re.
Në këtë kalvar dyshekullor drama e të gjallëve kaloi nëpër rrathë të tjerë të ferrit deri në përmasa tragjike. Pjesa që u shpëtoi masakrave, zjarrit dhe vdekjes, ashtu në karvane, në grupe dhe fare të vetmuar, marrin botën në sy për t’u vendosur, më në fund, në dhera të huaja, kryesisht në Anadoll, larg vendlindjes, larg farefisit, larg gjuhës shqipe dhe në kushte të padurueshme jetese.
Shpërnguljet me dhunë për në Turqi, Evropë, Amreikë e deri në Austalinë e largët nuk u ndalën dot, as në kohë të kralit, as në kohë të Tito-Rankoviçit, as në kohë të Millosheviçit.
Prandaj vargjet: “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën/ e lamë borë e gjetëm dimën“ mbi supet e veta e mbartin një histori të tërë trishtimi, një tragjedi të tërë kombëtare. Borë në vëndlindjen e grabitur dhe të dhunuar barbarisht, dimër në tokën e huaj dhe të ftohtë përjetësisht. Vdekje për së gjalli në dhe të huaj në mërgim, vdekje për së vdekuri në varrezat pa shenjë e pa nam..

2. Dy realitete historike

Oh, na nxuer jasht krajli Serbisë
Hej e, hej, sikur sot k’lyshtë e tradhtisë

Në këngën “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën” rapsodi popullor u bën jehonë shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës me vise dhe vëndosjes së tyre në trevat brenda Shqipërisë së kufinjve të vitit 1913. Ndonëse shpërnguljet me dhunë e kanë peshën e rëndë plumb, sa vetë bota, vendosja e të shpërnglurve në Shqipëri, në krahsim me ata që ishin tretur dherave të huaja, i kishte lehtësirat dhe favoret e shumta në çdo aspekt. Me pak fjalë, në këngë, jepet gjendja sociale dhe politike e kohës kur të shpërngulurit zunë tokë nën këmbë, pasqyrohen kushtet e tyre të jetesës në vendbanimet e reja si dhe shfaqen ndjenjat shpirtërore të tyre larg vendlindjes dhe më të dashurëve. Mbështetur në realitetin kohor dhe historik, në këtë këngë, fati i të shpërngulurve kosovarë të vëndosur në Shqipëri, trajtohet në dy tabllo, të cilat paraqesin dy periudha të realitetit historik dhe të realitetit shoqërorë shqiptar.

Mbret, moçale, këneta

Në tabllonë e parë kënga artistikisht trajton fatin e të shpërngulurve kosovarë të ikur nga dhuna e „kralëve të Serbisë“, që nga Lufta Ballkanike e deri në Luftën e Dytë Botërore, dhe vendosjen e tyre në Shqipëri, me theks të veçantë duke u ndalur në kohën e sundimit të Mbretit Zog.
Shqipëria, në saje të luftërave shumëshekullore, në vitin 1912, fitoi pavarësinë kombëtare, por që në fillim u ballafaqua më vështirësi të mëdha. Në radhë të parë fitorja e Shqipërisë qe gjysmake, meqë gjysma e trojeve dhe gjysma e kombit shqiptar u dënuan me ndarje dhe me një robëri hala më të egër. Në krye të Shqipërisë sërish mbetën bejlerët, agallarët dhe borgjezia reaksionare. Rreziku i ndarjes së re të Shqipërisë dhe rreziku i pushtimit të vazhdueshëm të saj u bë pengesë reale e zhvillimit të shtetit të ri. Poashtu, mbeturinat e sistemit feudal, sistemi i çifligarëve në fusha dhe jeta patriarkale e fisnore në malësitë u bënë pengesa tjera të përparimit në çdo lëmë. Vendin e kaploi varfëria. Fshatrat dhe qytetet ngelën në terrin obskurantist mesjetar. Uria, skamja, kasollet e mjerimit u bënë sinonim i jetës. Shtypja dhe shfrytëzimi i pamëshirë, gjendja e mjerë e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë e lodhën dhe e molisën popullin. Xhamitë dhe kishat, si instrumente në shërbim të borgjezisë, sfidonin nëtëdhjetë përqinshin e shtresave analfabete. Kapitali i huaj, sidomos ai i Italisë fashiste, me revan të shtuar po e skllavëronte shtetin. Politika antikombëtare e “dyerve të hapura” ndaj fuqive kapitaliste, në radhë të parë ndaj Italisë, Shqipërinë e katandisi në gjysmëkoloni.2)

Nëse ky realitet ishte i mjerueshëm dhe i padurueshëm për pjesën dërmuese të vendësve, atëherë çfarë të thuhet për vuajtjet e të shpërngulurve, të këtyre fatmjerëve të plagosur në trup dhe të vrarë në shpirt? Të tërhequr zvarrë me zorrë nëpër këmbë, me vaj në buzë dhe me pikëllim në zemër, duke lënë plëng e shtëpi në flakët e ferrit serb, më të dashurit të vrarë e të masakruar, të ngrirë nga acari dhe të pa varrosur, në rrethanat që u gjenden, në vendbanimet ku u vendosën, ata u ballafaquan me vështirësi të reja jetësore dhe shpirtërore. “Në Shqipëri të shpërngulurit u vendosën në fillim nëpër moçalet e Myzeqesë, në prona shtetërore apo në toka të braktisura të çifligarëve të Durrësit, Lushnjës e të Fierit. Aty detyroheshin ta fillonin jetën në kushte shumë të vështira, pa shtëpi, pa sendet më të domosdoshme të jetesës. Shpesh detyroheshin të lëviznin nga një vend në tjetrin, deri sa të gjenin një farë mundësie për jetesë. Malarja kosiste të mëdhenj e të vegjël. Feudalë si bejlerët e Jubës, të Elbasanit, të Lushnjës, shoqëria koncesionare e Sukthit, ndjekjet e vrasjet nga njerëz të vënë prej qeverisë jugosllave për hakmarrje, etj. e bënin gjithmonë e më të vështirë jetën e emigrantëve. Ata vuanin shpeshherë edhe për bukën e gojës”.3) Vuajtjet, përjetimet, ndjenjat dhe pikëllimi i pakufishëm i të shpërngulurve kosovarë të shprehura në këto dy vargje të këngës:

Gjetëm mbret, moçale e k’neta
Heje, heje, bukë e lotë na shkojke jeta

janë pasqyrë objektive e një realiteti të hidhur jetësor dhe ekzistencial të shoqërisë shqiptare të një kohe. Është ky një konstatim real mbi gjendjen e mjerueshme të shtresave të varfëra të popullit nën regjimin e pushtetit të Mbretit Zog.

vazhdon....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Feb 10, 2009 5:45 pm

...vazhdimi.

Shkolla, drita, fabrika

Në tabllonë e dytë të këngës trajtohet jeta e të shpërngulurve kosovarë të arratisur nga dhuna e kralëve të ri dhe e vasalëve të tyre shqipfolës, “këlyshëve të tradhtisë”, të vendosur në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, pra, në epokën e Partisë së Punës të Shqipërisë.
Përkundër realitetit të parë të zymtë, me “moçale e këneta”, tashti kënga pasqyron një realtet krejt tjetër, një realitet të ri, plot dritë dhe përparim të gjithanshëm. Ky përparim madhështor i Shqipërisë, në këngë, i atribuohet PPSH-së dhe udhëheqësit të saj Enver Hoxhës:

Knohet n’telat e sharkisë
Hej e, hej, forca e saj në dorë t’Partisë

Në këngë, ashtu si në jetë, Partia ia ka ndërruar faqen Atdheut:

Oj Parti zemra e Kuvenit
Heje, heje, qysh ja ndrrove faqen Venit

Ajo, si prijëse largpamëse, e para e ka dhënë kushtrimin e luftës çlirimtare dhe e para e ka rrokë pushkën për çlirimin e popullit dhe të atdheut nga sundimet antipopullore dhe nga okupatorët fashistë dhe nazistë.

Kur ka rrokë pushkën Partia
Heje, heje, që të g’zojë si g’zon Shqypnia

Revolucioni popullor në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, reforma agrare, reforma arsimore, industrializimi, elektrifikimi, kolektivizimi, modernizimi i bujqësisë, kultura me taban kombëtar me frymë popullore e demokratike, arsimi, zhdukja e analfebitizmit, teknika, shkenca, lulëzimi i arteve, rritja e mirëqenies së masave, edukimi kombëtar revolucionar, mbyllja e shtigjeve të degjenerimit të rinisë, fuqizimi i vazhdueshëm i mbështetjes së popullit në forcat e veta, domosdoshmëria e armatosjes dhe e përgatitjes ushtarake e të gjithë popullit janë arritje kolosale të saj. Shkolla, drita, fabrika, fshati i ri, koperativa, traktori, makina... janë simbolikë e jetës së re socialiste:

Shkolla, drita e uzina
Heje, heje, me traktora, me maqina
Depot plot me thasë e stiva
Heje, heje, fshat i ri koperativa

Me luftë të vendosur Partia ka mbrojtur pavarësinë e Atdheut të kërcnuar vazhdimisht nga ndërhyrjet pushtuese serbe, ruse dhe greke.
Në këtë luftë të gjithanshme për fitorën e lirisë dhe për lulëzimin e Shqipërisë kontribut të jashzakonshëm kanë dhënë edhe kosovarët, të shpërngulurit e dikurshëm dhe të shpërngulurit e kohës së re. Kontributi i kosovarëve u shqua në luftën antifashiste, në aksionet për rindërtimin e atdheut, në komitetet e reformës agrare, në organizimin e kolektivizimit dhe formimit të kooperativave bujqësore, në institucionet kulturore, shkencore dhe shtetërore. Si rezultat i jetesës në kushte të reja kulturore dhe arsimore kosovarët e zhduken prapambeturinë dhe hakmarrjen e trashëguar. Si pjesëtarë të denjë të shoqërisë, njësoj si vendësit, e gëzojnë shtëpinë, banesën, shkollimin, punën e sigurtë, mbrojtjen shëndetësore falas… Punëtorë në ndërtim dhe ushtarë në mbrojtje të atdheut. Edhe pse larg vatrës së origjinës dhe më të dashurve, tashti, në vatrat e reja, në Atdheun e tyre, kosovarët ndjehen mirë, ndjehen të sigurt dhe ndjehen krenar:

Vatrat tona i kemi lanë
Heje, heje, por n’Shqypni kemi nji Nanë
O, Bac Enverin, Nanë Partinë
Hej e, hej, vlla e motër tanë Shqypninë

Është e kuptueshme se largimi nga trualli stërgjyshor, nga vatra shekullore, nga më të afërmit, nga më të dashurit, nga vendi i lindjes, nga vendi i lojërave të fëmijërisë, nga vendi i formimit të karakterit, nga vendi ku ke derdhur djerësn dhe gjakun, nga vendi ku i ke varret e të parëve... nuk është i lehtë. Kudo që të shkosh, qoftë edhe në parajsën e imagjinuar, ato nuk kompenson, nuk zëvendësohen me asgjë. Dhe shqiptarët e Shqipërisë Verilindore, kosovarët, në Shqipëri nuk ishin arratisë nga qefi. Ata nuk e kishin marrë botën në sy me shpresë për të gjetur Eldoradon e re, nuk kishin shkuar atje për të gjetur pasuri apo për të gëzuar privilegje. Nga trojet e të parëve ata kishin ikur nga thika dhe nga zjarri serb. Kishin ikur për t’i shpëtuar poshtërimit, vdekjes së sigurtë dhe në Shqipëri, në prehërin e Nënës, kishin gjetur strehë të ngrohtë vëllazërore.
Shqipëria, ishte bërë jo vetëm vendlindje e dytë për ta, por ishte bërë edhe shpresë dhe mbrojte e fuqishme e shqiptarëve të robëruar në trojet e veta, në Kosovë dhe në Viset e saj. Dashuria, respekti dhe mirënjohja e kosovarëve për Shqipërinë, për Partinë dhe për Enver Hoxhën është e çiltër dhe e pakufishme:

Po ç’ke ba Parti për neve
Heje, heje, as kërkush s’e ban mbi dhe
S’mjafton kanga e sharkisë
Heje, heje, për me i k’nu qysh du Partisë

Në këtë mirënjohje të kosovarëve radhitën marshimi i Brigadave partizane të Shqipërisë me mision çlirimtar në trevat verilindore shqiptare; demaskimi i fuqishëm që Enver Haxha, botërisht, ia bëri dhunës, gjenocidit, shpërnguljeve dhe politikës shfarosëse që Beogradi, gjatë viteve të 50-ta dhe të 60-ta, ushtroi mbi shqiptarët e robëruar; përkrahja e madhe që Enver Hoxha ia dha luftës së rinisë për të drejta, për liri dhe për bashkim kombëtar të shprehura përmes Lëvizjes çlirimtare kombëtare të viteve të 60-ta me Adem Demaçin në krye, përmes demonstratave të vitit 1968 e sidomos të demonstratave të vitit 1981 e më vonë; përpjekjet dhe të arriturat kulturore, letrare, artistike, arsimore dhe shkencore të Kosovës, të cilat lidhen me idetë, me kërkesat dhe me përkrahjen mbinjerëzore të Enver Hoxhës... Prandaj, në këtë këngë, në këtë këngë mbi këngët, rapsodi Dervish Shaqa, me urimet që “dalin prej zemre”, me fjalët e pastra kristal që “dalin si ujë nga gurra”, për të mirën e Atdheut, për ardhmërinë e ndritur të Kombit, Partisë i uron jetë të gjatë sa malet shqiptare:

Veç Parti të kemë gjithmonë
Heje, heje, dorën n’zemër, pushkën n’dorë

Kënga “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën” së bashku me këngët “Për ty, Atdhe” të kënduar nga Mentor Xhemali dhe “O Atdhe...” të kënduar nga Vaçe Zela përbën treshen e famshme të këngëve që i këndohen bukurisë, forcës dhe madhështisë së Atdheut.
Me interpretim mjeshtëror artistik, me ndjenja të thella atdhedashurie dhe me një dashuri të ngrohtë njerëzore, me këngën “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën”, në emër të kosovarëve, Dervish Shaqa ia ngriti një himn të përjetshëm Shqipërisë, PPSH-së dhe të pavdekshmit Enver Hoxha.

1) ASH e RP të Shqipërisë, IKP, Epikë historike kosovare, Tiranë, 1985, fq. 4
2) Aty, fq. 8
3) ASH e RP të Shqipërisë, IGJL, Historia e letërsisë shqipe, Tiranë, 1983, fq. 456
Pjesë nga monografia në dorëshkrim “DERVISH SHAQA - JETA DHE VEPRA”
(Të drejtat e ribotimit i mban autori K. Rexha)

KUR TA KTHYEM MOJ KOSOVË SHPINËN

Porsi ujë që del nga gurra
Heje, heje, bardh si bora nëpër curra

Je si bari nëpër livadhe
Heje, heje, si ortek që vjen prej maje

Po si mjalta nëpër hoje
Heje, heje, del prej zemre, k’nu prej goje

Knohet n’telat e sharkisë
Heje, heje, forca e saj në dorë t’Partisë

T’puthsha synin oj Parti
Heje, heje, që ke ba ket’ mrekulli

Qite pushkë e more malin
Heje, heje, me yll t’kuq stolise ballin

N’dorë manzerren e maleren
Heje, heje, sokol djalë rrite Enverin

Oooh, kur ta kthyem moj Kosovë shpinën
Heje, heje, e lam borë e gjetëm dimën

Gjetëm mbret, moçale, kneta
Heje, heje, bukë e lotë na shkojke jeta

Kur ka rrokë pushkën Partia
Heje, heje, që të g’zojë si g’zon Shqypnia

Oh, na nxuer jasht krajli Serbisë
Heje, heje, sikur sot k’lyshtë e tradhtisë

Vatrat tona i kemi lanë
Heje, heje, por n’Shqypni kemi nji Nanë

O, Bac Enverin, nanë Partinë
Heje, heje, v’lla e motër gjithë Shypninë

Oj Parti zemra e Kuvenit
Heje, heje, qysh ja ndrrove faqen Ven’it

Shkolla, drita e uzina
Heje, heje, me traktora, me maqina

Depot plot me thasë e stiva
Heje, heje, fshat i ri koperativa

Po ç’ke ba Parti për neve
Heje, heje, as kërkush s’e ban mbi dhe

S’mjafton kanga e sharkisë
Heje, heje, për me i k’nu qysh du Partisë

Veç Parti të kemë gjithmonë
Heje, heje, dorën n’zemër, pushkën n’dorë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyWed Feb 11, 2009 5:19 pm

Tre kazaz ( Kavaz) po rrine ne dere

Tre Kazaz po rrine ne dere,
Mehmet beg a po del njeher.
Dil nihere me kuvendue,
ne veziri te ti na ka que,
nje sahat mos me u vonue.
Mehmet begi u idhnue
mblodhi atin pa shilue .
Cili djale po vini me mue?
Cili djale doni me ardhe ?
Qaj Salihi qe nje ma i pare.

Mehmet Beg faqen simit,
ka kalaja mos u ngjite,
ti ka nxane veziri do prite.
Zot c'ka ka veziri me mue,
Ku me ka thane une e kam ngue.
Tej ne More per te jam shkue,
me horumin kam luftue.
E atje une jam plague,
ne eshtra te qeneve jam mjekue,
marre Shkodres por nuk i kam que.

Mehmet begi i hypi atit ,
vesh kusaten prej dukatit,
gjane e gate po ia leshon sokakut.
Mire se te gjaje veziri i Bushatit
hajde, hajde beg o'i Kastratit.
Ka calinat prej dukatit.
E hoqe njane e ne mulle te barkut,
Mehmet begu ra prej atit.

Mehmet beg i holle e i gate,
te ra veziri anej te grate,
hajde, hajde vezir zeza,
po q'ka te duhen keto bajonesha,
tuj pas Shkodra, shkodralesha,
niqind qese me ju ba vesha,
syte e zi vetllat e zeza.

O moj nane t i pash mue
kur te bajsh ti mem vajtue,
Kajma Memen ma forte se mue.
Kajma Memen ma forte se mue!
Bash si burrat ka qendrue.
T'ishin kane dy djem si Mema!
paten me i hi Vezirit mbrena.
E me ja thy kalane permrena.

O moj nane e zeza nane,
amanet jam tuj ta lane
t'na marojshe nji vorre te gjane .
Me gjithe Memen me na nxane ,
me gjithe Memen me na nxane,
se i ka nejt begut ne kam.

O moj grue e dashnja grue,
a do te mbajsh ti zi per mue,
ata djem a do me mi rue?
C'ka po thu more zotni,
po ku gjaje une burre si ty?
Po ku gjaje une burre si ty,
Jo ne Shkoder po as n'Malesi.

Djemte e tone more zotni ,
kam me i fsheh neper Malesi
Do ti qoje cobane me dhi,
Ishalla rriten e te gjasojne ty.
E kur te rriten te bahen taman,
se lane gjakun pa t'a marre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyFri Feb 13, 2009 11:02 pm

Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë

*****
Nëse Serbisë i mbetet
vetëm një shkronjë në
Kosovë, ajo do kulloj
gjak edhe nën hije
Mbrapsht në krye Shko poshtë
EleeZzKaa
Fillestar/e
Fillestar/e
EleeZzKaa

Female
Numri i postimeve : 6
Age : 32
Vendi : Kosov-Drenas
Registration date : 11/05/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyMon May 11, 2009 3:32 pm

Leonora Jakupi - Ky Eshte Fundi

Aleancen e nderrove,
paktin tone e shkaterrove,
une disfate e ti po triumfon.
Okupove zemer tjeter
mbeta histori e vjeter,
jeta mjalt e qumsht ty po te shkon.

Humba une e ti triumfon,
preferon tjeter kapital !

REF:
Aleate ne kishim qene te dy,
po hyri ne mes nesh superfuqi,
e shkatrroi nje dashuri.
Aleate shume vite nje jete,
paktin tone e shkatrrove vet,e zhduke krejt!

Protokollin ke ndryshuar
tjeter kund je stacionuar
ajo te shikon ty drejt ne sy
Zone e lire paska qelluar
tashme ti je okupuar
paska pas shum fat ne dashuri !

Humba une e ti triumfon,
preferon tjeter kapital !

REF:
Aleate ne kishim qene te dy,
por hyri ne mes nesh superfuqi,
e shkatrroi nje dashuri.
Aleate shume vite nje jete,
paktin tone e shkatrrove vet,e zhduke krejt! (2x)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue May 12, 2009 9:29 am

Kisha dashur me harruar
se ne kete jete isha me ty
por kjo zemer e vetmuar
po ma sjell lotin ne sy ....

A mendon ndonjehere per mua,
apo ndoshta me ke harruar
se dikur me ke dashuruar
qfar te keq te bera une!

Sa here loti bjen per faqe
emrin tend e kam ne goje
mire e din kam gabuar
fajin tim e vajtoj .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue May 12, 2009 9:31 am

Adem Ramadani- Pse t'lotojn keta syt moj vashe

Pse t'lojn kta syte moje vashe
q'ka ke qe pom qan
pse t'lotojn kta syte moje vajze
q'ka ke qe pom qen

Buza po me dridhet djale
s'po mundem met thane
buza po me dridhet djale
s'po mundem met thane

Spo mundem met thane bre djale
se pom vjen shume rane
spo mundem met thane bre djale
se pom vjen shume rane

Aty ku deshta une
prind nuk me kan dhane
aty ku deshta une
prind nuk me kan dhane

N'qaf te paqin baba e nana
n'dynja e n'ajret
N'qaf te paqin baba e nana
n'dynja e n'ajret

Nuk u erdhi keq atyne
per femine e vet
nuk u erdhi kqe atyne
per femine e vet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue May 12, 2009 9:32 am

Harroj pranverat...Afrim Muçiqi

Merri të gjitha,asgjë mos le
Në jetën time,kurr mo u kthe
Agjë e jotja mos të mbet te unë
Se zemra ime nuk zënë plagë më shumë..2 herë

ref:Hiçma unazën që në gisht ma vure
Harroj pranverat kur të kisha lule
Mos qaj pran meje për ardhmërinë
Se dora ime lotët më s'ti fshinë....2herë

Mos thuaj se gabova
Mos më thirr më në emër...2 herë
Njerzit gabojnë por jo gjithë jetën..2 herë

Hiçma unazën që në gisht ma vure
Harroj pranverat kur të kisha lule
Mos qaj pranë meje për adhmërinë
Se dora ime lotët ma s'ti fshinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja

Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue May 12, 2009 12:29 pm

SHYT
MARECI – BISLIM ZEQIRI

Shyt Mareci , ni trim si zana
,

Djalë për pushkë e kish
lind nana .

Me Ymerin e Azizit –
Krah ju banë Mulla Idrizit
.

Prej Zhegoci e der’
n’ Zajçec ,

Prej Tërpeze e në Tugjec
,

N’ Hajkobillë e n’ Dabishec
,

Prej Mareci e n’ Gjyrishec...

Gjoksat plot me rrethatore
,

Strajcat plot me bomba dore
,

N’ istikame e në llogore

Anë e mbanë n’ Kosovë
Lindore...

Hije u kishin pushkët krahut

Si dy yje të sabahut,
Në bunkerë bajshin konak
,

Pushkën kishin si jastak...

N’ gjitha fshatrat në Gollak
-

Për t’ i mbrojt kufijtë
me gjak !

Për t’ i mbrojt tue luftue
,

Tokat tona me i çlirue !

Kanë dhanë besë, janë besatue

Kurrë të gjallë , mos me
u dorëzue !

Me i dalë hasmit n’ mejdan
për ballë –

Mos me i ra në dorë për
t’ gjallë !

Me u dalë zot, maleve kreshnike

Me i dalë zot, Shqipnisë
etnike !

N’ ato male , nëpër Gollak

Shumë kanë nxjerrë këta
trima hak !

Kanë nxjerrë hak, veç për
shqiptarë ,

Për do burra – trima t’
parë !...

Shyt Mareci, shumë luftonte
,

Por tradhtarët , nuk i donte
!

Kush iu bante argat shkaut
,

Kush ia thente krahun vëllaut...!

Be në Zotin, kishte ba :
“Ai që bahet krah me shka,
E nuk din as Zot që ka,
Vend për s’ gjalli s’
do t’ i la –

S’e lëshoj t’ gjallë,
kurrë, pa e vra !

Do ta vras , si me e
vra qenin –

Ta pastroj prej tyne, vendin
!”...

Shumë familje nëpër Gollak

I dhanë bukë, i banë konak
.

Shyti, ishte trim i paqë,
Njeri t’ gjallë nuk merrte
n’ qafë !

Gjithmonë , shokëve ju ka
kallxue –

Kur kam dalë n’ mal me luftue
,

Njiherë Zotit, ju kam betue-
Kurrë i gjallë, mos me u
dorëzue !

-Do t’ luftoj, sa t’ më
bajnë shneti,

Tej t’ ë mjet i mramë fysheki,
Nja dy bomba i ruej për veti,
Kur t’ ëm vjen dita e kiametit

Këto dy bomba ia zbrazi vetit
!

Në Hajnoc, OZNA e Serbisë

Kish “stranicën” e milicisë
;

Bashkëpunëtorë kanë rekrutue
,

Shumë me pare i kanë pague!...

Shumëve , poste iu kanë premtue

Me këqyrë , Shyti , ku asht
strehue ,

Me e nxanë t’ gjallë ,
me e arrestue ,

Ose n’ kurthë me e likuidue
!...

Bashkëpunëtorët , në gjah
janë lëshue –

Me e gjetë Shytin, ku asht
strehue !

Edhe n’ rreth , gjahtarët
e shtinë ,

E njoftuen milicinë:
“Banju gati, t’ ia rrethojmë
shpinë –

N’ shpi t’ Rexhë Vrapcës,
ish n’ Meshinë!”

Më 8 Shkurt, dyzet e shtatë
,

E rrethojnë Shytin e ngratë
.

E rrethojnë OZNA me milici
,

Bashkë me ta, shkuen shumë
hafi...

Prej Hajnocit, po shkojnë
n’ Meshinë –

Rexhë Sinanit, ia rrethojnë
shpinë:

“Dil, bre Shyt, n’ dash
me u dorëzue ,

Se i gjallë, s’ mundesh
me pshtue !”

T’ madhe, Shyti, ju ka ngërmue:
“O, tradhtarë, koki mashtrue,
Këta gjahtarë, ju kanë tradhtue,
Qysh me kohë, s’ ju kanë
kallxue -

Shyti, i gjallë, s’ ka me
u dorëzue!

N’ fyshek t’ fundit, për
pa u kallë –

Nuk dorëzohet , Shyti, i gjallë
!”

Luftë e rreptë kishte fillue
,

S’ po mujnë , Shytin, me
e zaptue !

Si vetimë e çau rrethimin

Dhe u nis me e gjetë shpëtimin
!...

N’ luftë me OZNËN, dhamë
për dhamë –

E kish marrë nji plagë të
randë ,

Trupi , Shytit, ju kish ligshtue
,

Nuk ka mujtë ma ndej me shkue
!

Zhdirgjej Shyti, teposhtë
nji shpatit –

Ndër shtëpi t’ Shaban Gubacit...
Mu ndër Bri të Kurtoviqe

Në livadh asht ungjë “kambkryqe”...

S’ mund t’ i bante plagës
ballë ,

As s’ dorëzohej , dot, i
gjallë !

Nxori dy bomba prej nji xhepi

Që i ruente gjithmonë për
veti !...

Këto dy bomba i ka kurdisë

Ra me bark, mbi to, përmbys
;

Bombat, shpejt i aktivizoi

Aty, vetin e likuidoi !...

Turren OZNA, si kasapë –
Për hakmarrje, t’ kërkojnë
jatakë !

Kush i bani , Shytit, konak

Ia kanë mësy për me marrë
hak ?!

Rexhë Sinanit, në Meshinë

Menjiherë ia rrethojnë shpinë
!

E vranë Rexhën, n’ derë
t’ oborrit –

Veç pse i jepte bukë , dëshmorit
?!...

“Te Ymer Aziz Tugjeci –
Shumë ka nejtë, ai Shyt Mareci
!

Te Ymeri, tash do t’ shkojmë

Edhe atë, ta pushkatojmë
!

E ka majtë Shytin, me bukë
t’ vet –

Të dy bashkë , t’ i çojmë
“n’ xhenet!”...

Shkojnë, Ymerin, e kanë thirrë

N’ derë t’ oborrit e kanë
lidhë !

Para syve t’ robëve t’
vet –

E kanë lidhë me të dy djemtë
!...

Me Ramizin e Hajrullahin –
Babë e djemë, teposhtë po
i marrin !

Po i çojnë para, nëpër
Dibok :

“Asht mërzitë me t’ pa
nji shok!...

Asht mërzitë , nji shok i
yti –

Qatje poshtë, asht tuj t’
pritë Shyti !

Ish mërzitë, për ty, me
t’ pa –

Na erdh keq , prej tij, me
t’ nda !...

Në livadh, Shyti, po t’
pret –

Bashkë me ty, me shkue n’
xhenet !”...

Kaluen lumin, përpjetë po
ngjiten –

Muharrem Vrapcës, po i aviten
...

N’ Shtab të OZNËS, te Muharrem
Vrapca –

Pak ma parë, ku kish ndodhë
vrasja !...

Ku e vranë Rexhën, të mjerin

Aty, tash , po e çojnë Ymerin
!

Komandanti, ai barbar –
Po i kërkon dy “vullnetarë”
!

Dy milicë, ju kanë lajmërue

Komandanti i ka urdhënue :
“Merrne Ymerin, para me e
çue ,

Drejt te Shyti, keni me e çue
,

Krye për krye me i bashkue
Dhe n’ atë vend me e pushkatue
!”

Qysh ju tha – qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morën shpirtin
,

Veç pse e mbajti n’ konak,
Shytin !

Nip e dajë, i vranë në borë

N’ histori, mbetën dëshmorë
!

Xhelatxhinjtë , po bisedojnë:
“Komandantët, nuk na besojnë
!

Do t’ na kapin neve për
fyti –

Ku kanë mbetë Ymeri e Shyti?!”...

Njeni u tha:”Nuk keni faj,
Për këtë punë, ia bajmë
kollaj ,

Po e ngarkojmë , Shytin, në
saj,

Drejt n’ Hajnoc, kemi me
e çue ,

Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanë me u
gëzua !

Shkije e shkina, do t’ flejnë
rehat –

S’ e shohin n’ andrra,
Shytin, për çdo natë !”...

*****
OZNA – Serbisht: Odsek za
narodnu odbranu = Seksioni për mbrojtje popullore.

Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarë
.

Demir KRASNIQI
“KËNGË KRISMASH LIRIE 2”
Gjilan, 2003/ faqe 124 - 129/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bjondina
Fillestar/e
Fillestar/e
Bjondina

Female
Numri i postimeve : 15
Age : 39
Vendi : Gjk
Registration date : 14/11/2009

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Apr 27, 2010 5:58 pm

Vesa Luma - Amanet

Ishteee...
Per tyy paK e veshTiiR
Dojeee...
Doje ti një VaJzë të miiR... Ahh!
KerkoJee shum shum
PoR joo teek un nuk e gjeen
nuk e gjeen . . .Nonaaa
AmaneT ty ta ka LooN
Poor lodhesh...
edhe doN edhe nuK doon...Ahh!
Qikken e shpiiS ti nuK e gjeN dhe,
vazhdooN ti kerkooN...

Reff:x2
A'AmaneT noNa ta ka Lon
Ti e di veT FjaLen e ke dhoN
Sa heeR ke me u thy
AsnjoNa s'bon per Ty ty
AmaNetin duhesh me kryy...

Ishteee...
Per tyy paK e veshTiiR
Dojeee...
Doje ti një VaJzë të miiR... Ahh!
KerkoJee shum shum
PoR joo teek un nuk e gjeen
nuk e gjeen . . .Nonaaa
AmaneT ty ta ka LooN
Poor lodhesh...
edhe doN edhe nuK doon...Ahh!
Qikken e shpiiS ti nuK e gjeN dhe,
vazhdooN ti kerkooN...

Reff:x4
A'AmaneT noNa ta ka Lon
Ti e di veT FjaLen e ke dhoN
Sa heeR ke me u thy
AsnjoNa s'bon per Ty ty
AmaNetin duhesh me kryy...

A'Amaneet...! neeT
A'Amaneet...! neeT
A'Amaneet...! neeT
web:www.teksteshqip.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Jul 17, 2012 1:03 pm

A te kujtohet
A te kujtohet nata
kur me erdhe ti
A te kujtohet nata
kur te mbaja ne gji
E shtrengove doren time
dhe ma the nje fjale
Te dua
jam e jotja djale!
R:
Me shuplake te dores
e fshive lotin-o
Kur ma fale buzen
kur ma fale zemren-o
:R
A te kujtohet endrra
qe ne beme ne jete
E mundi largesine
dashuri e vertete
E shtrengova doren tende
dhe ta thashee nje fjale
te dua
jam e jotja vajze!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Jul 17, 2012 1:05 pm

A kane uje ato burime
A kane uje ato burime Em G G Em
Ti moj buze-karaj lja ime G G D Em
Ti moj buze-karaj lja ime D D G G
Oooo G G G G
Aman aman aman e D D D Em
O per belin-e D Em
Per koken tende D Em
Aman amane D Em D Em
Nem' nje uje o me doren tende
Ti moj vajza moj permetare
Ti moj vajza moj permetare
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Kujt ia beje moj ato naze
Ja bej djalit o me capraze
Ja bej djalit o me capraze
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Shihemi me goje nuk
asim
Si durojme o moj si s'pellcasim
Si durojme o moj si s'pellcasim
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Jul 17, 2012 1:05 pm

Do ta le sevdane
O mor zjarri i vogel
Syri po me qan
Pupu nga turpi i botes
Do ta le sevdane
Aman po pelcas
Oh qysh duroj
Hic njeri s'mu qas
Moj vetem po jetoj
Aman po pelcas
Oh qysh duroj
Hic njeri s'mu qas
Moj vetem po jetoj
Sa te dua une ty
C'e kam mendjen une tek ty
Syri yt porsi ulli
Po kendoj plot dashuri (apo? "Sec mi mori mend e mi"?)
Sa te dua une ty
Ce kam mendjen une tek ty
Syri yt porsi ulli
Po kendoj plot dashuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 EmptyTue Jul 17, 2012 1:08 pm

C 'eshte ajo qe po zbret nga mali
O-o c'eshte ajo
O qe po zbret nga mali
Me te zeza veshur-o
Nga mali ajo po zbret
Me te zeza veshur-o
Nga mali ajo po zbret
Ne duart e saja
Me shporta t'argjendta
Tranda la zbriste
Prej malit-e
Tranda la zbriste
Prej malit-e
O moj kujt ja shpieee
O-o tine dashuriseee
Qe e dashuronte
Prej kaq-e shume
Qe e dashuronte
Prej kaqe shume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 27 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 27 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: