Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27, 28  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyWed Dec 03, 2008 3:44 pm

Do të pëlqente, që në shenj nderimi dhe respekti për gjakun e derdhur nga martirët nacionalistë në Shqipëri e Kosovë, të citoj pjesë nga poezia e jezuitit, përsonalitetit të shquar, poetit brilant të nacionit Don Ndre Mjedja, shkruar në vitin 1911. E, mos i harroni këto vargje, …jo, kurrë mos i harroni!…

O Shqype, o zogjtë e malëvet, kallxoni
A shndritë rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkë të thepisuna e nd’ograjë
Ku del gurra e gjimon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nëpër shkrepa me ushtue kangën e saj…
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellë bregut;
Lirfim përgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New York – u, syni i tregut.
Të lumtë, o Ëashington! U zhvillat qielli…
E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija
Që i qeshet lokes kur ja rreshë krahnorit;…
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri në ditt ma të vona;
Na pa emën kërkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorët e të huejve nëpër vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona…
Frymë të re tui shprazun për gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmënin ushtore,
E idhnim n’anmikun nëpër gji ju qisin.
E nalt ndër maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi përshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypja Arbënore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyMon Dec 15, 2008 12:04 am

Fati yne shprese e marrezi - Aurela Gace

Ne te dy kurre s'jemi ndare
ne te dy kurre s'kemi heshtur
endrra ime, nje shpend i marre
krahet hap ne re, qiellin gjen atje,
tek ti!

Kur je larg te pres me mall
kur je pranë grindem me ty
jeta loje, çfare eshte valle?
Duhemi te dy, grindemi të dy
S’e di!

Ti je si engjell qe me mbron gjithmone
une jam si zjarri qe te djeg, nga prane
ti je si djalli, qe ne faj me fton
ndryshe nuk bejme dot, jo jo!

E kemi fatin shprese e marrezi
na jep nje engjell te na mbroj, o Zot
se ne ne jeten tone jemi femije
ndryshe nuk bejme dot, jo, jo!

Kur je larg te pres me mall,
kur je prane grindem me ty,
jeta loje, cfare eshte valle,
duhemi te dy grindemi të dy
s’e di...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 12:33 pm

Përjetësisht

Ishte vit i tmerrshëm që s'harrohet përjetë
kur djalli lëshoj mbi ne vrasësit e vet
për t'na ndarë përgjithmonë, jetëra për t'shkatërruar
por une u ktheva sot, nënë zgjatmi duart
ja ku jam këtu pranë, por ti nuk po më sheh
e as une nuk mund ta ledhatoj ftyrën tënde të zbehtë
në këtë dhomë ku dhembja rri pezull përmbi
pranë fotografisë sime me shirit të zi

Të gjithve ua shoh peshën e dhembjes në sy
dhe e kuptoj, por nënë une ende jam këtu me ty
të dëgjova mbrëmë duke më thirrur me zë
dhe erdha shpejt se s'dua t'vetmuar të t'lë
të fola, ti s'më dëgjove, vetëm provova kot
qëndrova pranë shtratit tënd derisa derdhje lot
dhe sot si cdo ditë tjetër une këtu jam pranë
ti nuk më sheh por më ke pranë në cdo hap.

Përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qan, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht une do të jem me ty!

Pas kaq vitesh une ende at' ditë e kujtoj krejt
kur papritur dielli u zhduk, qielli u vrenjt
shërbëtorët e djallit, neve na ndan
ndjej dhembje qe t'paktën t'ju përqafoj nuk më lanë!


Desha ty nëna ime vec dy fjale të ti them
të bëhesh e fortë kur une më nuk do të jem
por nga bota ime sot i them këto fjalë
e di që ndjen shumë mall
por ke prandaj tjetrin djale
që i këputet shpirti kur të sheh n'vetmi
t'lutem që t'gjesh forcë dhe për shkak të tij
se nuk e ka lehtë, në zemër ndjen hidhërim
gjithmonë e mundon fakti që s'ishte në vendin tim

E shikoj nga afër dhe gëzohem që është me ty
por s'dua t'ia shoh këtë pikëllim në sy
se dua që ta dini që gjithmonë do me keni pranë
për sa kohë kjo botë e rrejshme neve na ndane

Tash une jam në një vend më të mirë
i vetmi vend ku njeriu është plotësisht i lirë
ketu qetësia është e plotë dhe përjetësisht zotëron
ketu ku shpirti na prehet n'bahqen e krijuesit tonë
pra ti nëna ime, ata lot fshij sot
se jeta ime, jo nuk u shua kot
nëse vellau im dhe fëmijet e tij
sot të paktën e shijojnë vec një copë LIRI

Gjaku im kësaj toke falë i qoftë përjetë
këtij vendi që dhembja kurrë nuk ju tret
pra bëni gajret, dhe një gjë gjithmonë kujtoni
amanetin tonë duheni ta jetësoni
vazhdoni rrugën e nisur me KRENARI e NDER
dhe une do jem pranë jush duke vështruar përherë
tash po kthehem atje, se të tjerët po me presin
po dijeni se "HERONJTE MBESIN, GJALLE KURRE NUK VDESIN"
...

S'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra t'është thy, shiko
nëna ime, PERJETESISHT une do të jem më ty..

Ritmi i rruges
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 12:50 pm

RITMI I RRUGES

Ngritu tash

I heshtur ndalem dhe shikoj se si dritën ma perpin një hije
Me duket vetja si spektator ne një shfaqje tragji komedie
Ku aktor jemi neve te gjith edhe unë e ti
Por fatkeqësisht ky nuk është teater dhe as kjo keng nuk është parodi
Është jeta jon koha kur japin kahje fatit ton
Dhe te ardhmes son
Por më trego nga po e drejtojm cilën rrugë po e vazhdojm
Pas 100 vjet errësirë, nga duar i hoqa prangat e ndryshkura
Kjo nuk mjafton
Se mes nesh ende ka shum zemra te vyshkura
E cpo bejm ne për ata
Ku mbeti nderimi i vellaut për vëlla
Me thuaj pra,
Krejt kjo esht një hata qe skam besuar qe ndonjeher kemi me e nda

Ngritu tash
Ska forc qe na rrezon kur jemi bashke (2x)

Gjendje kritikë
E renduar nga pretendime armike
Rrethuar me papergjegjesi politike
Ngarkuar me tendenca paranoike
Pseudo patriotike
Tingellojn disa faza arkaike
Qe mendja e shendosh i refuzon
Pse duhet te egzistoj mes nesh kjo dreq frikë
Qe ndasit na i forcon
Dhe na con drejt një rrugë misterioze
Ende pa u zhdukur ky kundermim tymi e bloze
Mund te gjendemi ne një gjendje komatoze
Me komplimime tepër serioze
Po kush është fajtor
A thua, sa ka pergjigjia rëndësi
Kur ndoshta një pjes te këtij faji e patem edhe un e ti
Perndryshe pse para hundeve tona
Ndodhin gjëra qe asnjeher si miratojm
Ato sdo te zhduken vetëm duke i shikuar
Duhet bashk qe ti luftojm

Ngritu tash
Ska forc qe na rrezon kur jemi bashk (2x)

Ndal, po i them vetes
Dhe shikoj botën time përreth meje
Nëse je lodhur edhe ti
Ateher hapi syt dhe shiko përreth teje
Gjeje, pozicionin tënd
Dhe nëse do ndryshime vepro,
Kryeje pjesen tënde te punës
Për vete dhe për ata qe I do
Deri dje kisha një ankth te vjetër
Por nuk me zbrapsi asnjeher
Ndërsa sot me mundon 1 tjetër
Dhe sdo ta le as këtë te me dergoj ne humner
Se jeta na mesoi
Qe te mirat kurrë nuk vijnë vet
Gjithmon me mir kalon ai qe mundohet
Se sa ai qe pa u mërzitur pret
Ndërsa sot te gjith jemi pjesmarres ne këtë kapitull të ri historie
Prej nesh varet se a do të shkruhet një faqe turpi a një faqe lavdie

Ngritu tash s'ka forc qe na rrezon
Kur jemi bashk gjërat duhet te ndryshojn
Për te gjith njësoj një er e re fillon
Bëhu edhe ti ushtar i te se nesermes (2x)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 12:55 pm

-Elita 5 - "Na ish një here"

Na ish dhe një vajzë,
tani nuk është me,
ndoshta diku puthet,
apo ndoshta diku fle.

Na ishin edhe dy sy
tani nuk me shikojne,
ndoshta diku puthen,
apo diku lotojne.

Kështu na shkon rinia
sikur një pranvere
e vetëm veç të themi,
na ish na ish një here.

Kështu na shkon rinia,
sikur një pranvere
e vetëm veç të themi,
na ish na ish një here.

Na ishin dy gersheta,
si to nuk kishte tjerë
ndoshta sonte krefen,
apo ndoshta janë te prerë.

Na ishin dhe dy faqe,
te kuqe porsi molle
ndoshta diku skuqen,
apo ndoshta rrudhen.

Kështu na shkon rinia,
sikur një pranvere
e vetëm veç të themi,
na ish na ish një here.

Kështu na shkon rinia,
sikur një pranvere
e vetëm veç të themi,
na ish na ish një here.



:zjarr :zjarr :zjarr :zjarr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 1:00 pm

100% Shqiptar - RUDI

unë jetoj për shqiperine sepse jam shqiptar
një rrecitim për shqiperin tesh si kurr me par
jam i papermbajtshem
kur flas për kundershtar e tradhtar
pa meshiren me te vogël do të terhiqen zvarre.
kjo është kenga ime
kjo është fjala ime
një fjale patriotike pra kjo është ndjenja ime
është shpirti im i gdhendur mbi kte krijim
për çdo antishqiptar do këtë vetëm përçmim
diskriminim
ngado qe shkojme ne kemi fame
fituar nga gjaku qe dhame
se djemt shqiptar nuk mund të merren nëpër kam'
fjala albanian kur shqiptohet mbjell panik
te fut frik
nuk njeh mik prandaj ik
toleranca zero për ata qe na luftojne
qendruam nëpër vite dhe prap veten tregojme
por tani refreni im po vjen ngadal
nën stilin tim te eger 100% shqiptar.

refren

unë ndjehem krenar
se kam gjak shqiptar
ky është rudi ky është stili
100% shqiptar. ( 2 here)


atëherë mundohem te shpjegohem
ne muziken time revoltohem
pasqyroj gjendje shpirtërore
muzik lufte paraqitje burrnore
i mbushur me krenari i veshur kuq e zi
ne rritmin tim hip hop duhet te futesh edhe ti
lart me lart do shkoj si shqiptar
me skenderbeun tatuazh ne krah jam i pandar
figur qe na nderon
figur qe me frymzon
me atdhetarizem te infektoj
virus qe te krenon
e un e stafi im jemi te terrbuar nga një rritem i pa dëgjuar
ndërkohë qe te tjerët jan vonuar
ne skene ne fjalët qe kan rrimuar
njerëz qe sme dojn kujtojnë se me poshtrojne
por ne te vërtetë ata me frymzojn
qe unë te vazhdoj me tej
te di si tua kthej
ne luft ose ne heshtje
janë mënyrat qe unë pëlqej
se di pse por kurvat gjithmon me ndjekin
me pasion explicit ato me mbushin textin por
tani ato pretendojnë pare dhe fame kërkojnë
idealet e mija gjithmonë ne plan të parë
pastaj te tjerat vine me rradhë
se ne mendime ne shpirt ne gjak unë jam
100% shqiptar

refren(2 here)

te rritur ne rrugë por gjithmon me seder
ne ligjet e pashkruara te një epoke tjetër
prandaj dhe temperamenti jonë i eger
nuk duron kur te tjerët flasin tepër
kur provokojne
te vrasim nuk ta zgjasim
ne nuk tolerojme
e as njeri mbi ne
vetëm zoti mbi ne
ne qoft se ti kërkon luft destinacioni nën dhe'
nga Shkodra ne Prishtinë
nga Prishtina ne Tiran
ku do qe vllezrit janë mua pranë me kanë
me textin tim dedikuar atyre qe nuk rrojne
i veshur me epitete për shqiptarët e vërtetë qe sot jetojne
një album me shumë për te gjithë nga unë
rivalet flejn gjum
endrra e tyre e keqe jam unë ne sulm
ku janë njerzit e mi
corleone staff and gangstas company
my homies double E
gati te japim çdo gjë për qëllimet tona qe shkojnë deri ne marrezi
për mu kjo ka rëndësi
se deri kur te vdes
unë 100 % shqiptar do të mbes
me dinjitet ne vendin tim
frymzim për kompozim
ndërkohë muzika ime është sfide dhe argetim.

refren përsëritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 1:01 pm

Ritmi i rrugës - Ushtar i rrugës...

Një fotografi e vjetër ishte shkas i këtij tregimi
që në këtë natë të qetë i hap rrugën një kujtimi
të një kohe kur çdo gjë kishte tjetër kuptim
ku në udhëkryq të madh qëndronte fati im.
Që në fëmirijë, në asfaltin e këtij qyteti
në koflikt me fëmijë tjerë, frika treti
me 10 vjet i mësuar për të goditur pa meshire
duke bërë hajni të vogla që më bënin të ndjehësha mirë.
Shoqëria e keqe që më rrëthonte dhe jeta nën okupim
ndjenja e lirë e adrenalinës së rritur më futën në krim
imitimi i filmave amerikan me gangster
edhe një fëmijë i lazdruar i prirur për sherr.
Oborret e huaja për molla dhe dardha ishin caku i par,
pastaj kioskat se ende kosiderohesm si fillestar
derisa u krijua përvoja që na lejonte më shumë
me urdhërat e shefave që gjithmonë na gjenin punë.
Shtëpi të huaja, dyqane, vetura të ndryshme çdo natë
dhe punë të tjera që i punuam për një kohë të gjatë
6 vite rroktar i huaj derisa krijova gardën time
Boss, ushtar i rrugës, kjo ishte ëndrra ime...

Rruga... lirine ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtare i rrugës s'është si mendova...

Tani fitimi ishte i madh sepse ishim veç 4 shok
ky qytet ishte i yni, ecnim në qiell e jo në tokë
Teenager të shfrenuar pa dashuri në zemër
me vetura të shtrejnta, para dhe çdo natë një tjetër femër
Kjo ishte jeta ime, ndërsa shkolla një kamuflim
i qeshur përgjithmon por pa qetësi në shpirtin tim
sepse armiqt nuk flenin, në shënjestër të tyre ishim
problem permanent konkurencën e kishim
Luftën për teritore, për zanatin tonë të vjetër
edhe pse tani kishim filluar edhe ndonjë pun tjetër
biznismen të vërtet, me vetëm 18 vjet
por s'mund të jesh i qetë atëherë kur dhuna flet
Revole në çantë, në vend të librit kur shkoja në shkollë
paranoik, se jeta më qëndrone në një fije të holle
në anën tjetër, familja kishte hetuar në mua dyshime
nga misioni ne mision, pa vision për jetën time
I arestuar për herë të parë në Polici
isha kokë fort, fanatik, duke mbrojtur shokët e mi
përgjegjësin mbi mua për krimin që nuk e bëra
duke i duruar rrahjet pa pushim 2 ditë të tëra!

Rruga... lirine ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtare i rrugës s'është si mendova...

Ushtari i rrugës, por tani çdo gjë ndryshe duket
kënaqësija që ndjeja kishte filuar të zhdukej
më i pjekur isha, me shumë dilema në kokën time
derisa erdhi koha për ndryshime në jetën time
Isha i lodhur kërkoja një perspektiv tjetër
një rrugdalje në dritë larg prej zanatit të vjetër,
i zhgënjyer dhe i penduar për historinë tonë
kuptova që kisha gabuar edhe pse ndoshta ishte vonë
Shokët e mi vazhduan edhe pse i luta te ndalojnë
2 prej tyre rinin tani në burgje e kalojnë
njëri në Francë ndërsa tjetri në Itali
të 3-tin qe 8 muaj e ka mbuluar dheu i Zi
I vrarë n'aksion nga forcat speciale Italiane
edhe një herë një zemër e djegur rrah në gjoksin e një Nane
tani skam përgjigje pse atë lojë e kishim filluar
ndoshta fajet i kishte shoqëria e degjeneruar
I penduar jam për çdo gjë të keqe që kam shkaktuar
po të kisha edhe një shansë çdo gjë do të kisha permiresuar
sepse tani në zemrën time nxen një diell nuk ka me borë
jam ushtar i rrugës por me mikrofon në dorë

Rruga... lirine ma fali
jam ushtari i rrugës hapin se ndali, yeah... yeah...
ëndrrën vonë e kuptova...
të jesh ushtare i rrugës s'është si mendova...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 1:32 pm

RITMI I RRUGËS - Rinia e Humbur

Vetëm një djalë i ri, sikur ti edhe unë dikur isha
po nuk e kam me atë qetësi shpirtërore qe e kisha
se dheu i huaj me treti, asgjë tjetër nuk me mbeti
tani jam si vdekur, i permallshem, larg i tretur
Larg vendlindjes, familjes, larg te afermve te mi,
larg nenes qe është duke qare me duart ne gji, e lash ne shtepi
larg asaj qe desha, qe me deshi, dhe ende e dua
por largsia na ndaun te dyve, e mbyti atë, me dogji mua
Nete të gjata pa gjume, te lagura me lot
kaloj c'do nate, por vajtimet nuk me ndihmojne dot
sepse kot i vetmuar ne këtë ferr jetoj
vetëm nga dhembja dhe malli po kendoj

Dua te jetoj një ëndërr...
Ne vendin tim i lumtur... i lumtur...
E jam ne këtë vend... vend... të huaj...
I humbur...

Gurbeti me treti, larg gjithckaje qe pata
tani s'i kam me shoket e vjetër shoqeri me bën vetëm nata
kur i vetmuar ne dhome rri, dhe flas me fotografi
por nuk me degjojne ato mua edhe pse un dua
qe zërin tuaj te dëgjoj, fytyrat tuaj ledhatoj
te c'mallem me ju persemiri, ashtu si c'mallet prindi e biri
por nuk mundem, se jeta vështirë
më ka ndëshkuar,më ka tradhtuar
me duket se dhe Zoti më ka harruar

Dua te jetoj një ëndërr...
Ne vendin tim i lumtur... i lumtur...
E jam ne këtë vend... vend... të huaj...
I humbur...

I kujtoj ato ditë, kur ne vendin tim jetoja
kur jo si tani nga mallengjimi, po nga gezimi kur këndoja
për vendlindjen, atdheun, për jetën dhe dashurinë
për vajzen e enderrave te mia
për lirine, për rinine qe e humba
nëpër rrugët e qytetit te panjohur
këtu jo ndonjë i aferm, por jo as dilelli nuk më ka ngrohur
me duket se me i pikelluari ne gjithë botën unë jam
edhe pse ende nuk i jam i vjetër, me duket se 500 vjet i kam
por un gabova dhe te lutem mos gabo edhe ti
para se te veprosh pa menduar, ver gishtin ne kokë o njeri
dhe do të kuptosh se me mirë të jesh i varfer ne vendin tënd
se i pasur e pa lumturi ne një tjetër vend.

Dua te jetoj një ëndërr...
Ne vendin tim i lumtur... i lumtur...
E jam ne këtë vend... vend... të huaj...
I humbur...

Dua te jetoj një ëndërr...
Ne vendin tim i lumtur... i lumtur...
E jam ne këtë vend... vend... të huaj...
I humbur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 1:34 pm

RITMI I RRUGËS - Një ditë do të jetë më mir.

Një ditë do të jetë me mirë...
Pra e kuptuat te gjithë
Mbajeni ne mend edhe një here...
Një ditë do të jetë mirë
Mos i humbni shpresat
Ngritni kokat lart dhe vazhdoni

E duke ecur nëpër rrugët e qytetit tim
del turlifar papaki edhe t'shitet trim
e ka niher s'ki shka mi ba bash qati frajerit
se ta len thiken ne shpine e i thu falemnderit
por nejse se prej tyre pa pshtu diqysh nuk e len
edhe pse ka mundësi qe doren a kamen e then
po, pak manatan i isheh njerzit tuj ik
tuj ik e tuj bertit, ikni t'zit ikni t'zit
E qetash valla bertit se vërtetë je ne rrezik
se ti ec e guxo rri ec e guxo ik
se vjen ky hyqmti edhe ta hjek flamen
ta zbut shpinen grushta, t'bën për me ta ba gjamen
Dhe kështu ne qytetin tonë nuk guxon me njet deri vonë
se mesnaten po e kalove, mos mendo se kallaj pshtove
se mundsh me shku pa prit sikur qeni ne rrush
dhe për ty nuk jep përgjegjësi kerkush
Se n'ditën e sotit ne tokën e bukes
nuk ka siguri, nuk ka liri, e disa nuk kan boll buk për mu ngi
po çka me ba s'ke çka bën se jeta është e tillë
por dije se një ditë do të jetë me mir

Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...
Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...

Ne vazhdojme te jetojme ne këtë kohe te ndyte
krejt e dimë se c'po ndodh por i mbyllim sytë
para te vërtetës se hidhur qe ne këtë vend sundon
realitetin e vërtetë askush ta dije nuk don
e drama vazhdon jeton, shkatron c'do gjë përpara
te varferve pa buke c'do ditë u rendohet varra
sepse nuk kanë shprese për një jetese me te mirë
si mund të jesh i lumtur nëse nuk je i lirë
me tregoni ju qe thoni se mirë është krejt
çka mendoni a unë a ju e keni me drejt
a po ju konvenon te flisni kso marri
prej njerëzve te tillë si ju,mund te shohësh vetëm zi
me nuk mund ti besosh askujt, as shokut tënd
se nuk e din nashta bash ai varrin ty ta bën
sa t'jetë kështu kaosi do mbreteroj ne këtë hapësirë
por sigursht se një ditë do të jetë me mirë

Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...
Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...

Me nuk vlen asgjë nga ajo qe e dita për jetën
se së paku një gënjeshtër e mbeshtjell te vërtetën
ne geton tonë ku krimi vetëm po zhvillohet
ne vete duhet te bëjmë diçka qe kjo te ndalohet
se nëse vetëm rrimë dhe te na shkele koha s'lejohet
dhe vetëm do të humbim dhe jetën si jetë s'do ta jetojme
pra ta luftojme te keqen sa nuk është shumë vonë
se prejm kësaj varet dhe vet ardhmëria jonë
te paktën mendonja thuaj si do të ishte
po të ishte, krejt ndryshe dhe liri po të kishte
e ti, ti jetoje jetën tënde ashtu si don ti
mos ju perzi kerkujt kerkush mos përzihet ty
por mos u distanco nga e vërteta qe te rrethon
mos ik nga jeta edhe nëse ti deshton
pra mos e humbni shpresen se ajo na mban ne jetë
do të bëhet me mirë, me te vërtetë
pra ti jeto, gezo dhe argetohu
me ritmit e rrugës edhe ti bashkohu
fluturo i lirë nëpër hapësirë dhe besome
se një ditë do të jetë me mirë.

Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...
Një ditë do të jetë me mirë... do të jetë me mirë..
do të jetë... jetë... me mirë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 1:36 pm

Sabri Fejzullahu - Nuk jetohet ne kujtime.


Ne këto çaste me ikin fjalët
Dhe ky terr po me mbyt
S'kam askënd t'ja qaj hallet
Dhe çdo fjale me mbet ne fyt

O kurrë nuk dita c'është lumturi
Kurrë ne jetë se kam shiju
Tërë këto vite dashurova
Mirëpo kush s'me deshti mu

Se kupton askush këtë dhimbje
Se nuk është ne lekuren e time
Se si shpirti po me shembet
Nuk jetohet ne kujtime

Se kupton, jo se kupton
Mijra nete të jesh i zgjuar
Këtë veç unë mund ta di
Dhe zemra ime e robëruar

Se gjithçka është kundër meje
Faj askujt si kam ne botë
Cdoher deshta miresine
Por fitova vetëm lote

O kurrë nuk dita c'është lumturi
Kurrë ne jetë se kam shiju
Tërë këto vite dashurova
Mirëpo kush s'me deshti mu

Se kupton askush këtë dhimbje
Se nuk është ne lekuren e time
Se si shpirti po me shembet
Nuk jetohet ne kujtime

Se kupton, jo se kupton
Mijra nete të jesh i zgjuar
Këtë veç unë mund ta di
Dhe zemra ime e robëruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Dec 16, 2008 2:04 pm

Kthehu - Eliza Hoxha

E kerkoj fytyren tënde
ta kem pranë vetes mu sikur atëherë
i kerkoj buzët e tua
ti kam afër veç edhe njeher
i kerkoj unë sytë e shkruar
te me percjellin si dikur nga pas
e kerkoj dhe doren tënde
t'me ledhatoj pa ndalur ne çdo çast

ref.:
ktehu prapë ne endrra te mia
kthehu ti ashtu si dikur
kthema prapë veç edhe njeher ti mua lumturine
s'do të le me kurrë (2x)

Kërkojë qe koha te hec prapa
e te me sjelle edhe njeher tek ti
te filloj prap nga e para
te vërtetë ta bëj këtë fantazi

ref.:
ktehu prapë ne endrra te mia
kthehu ti ashtu si dikur
kthema prapë veç edhe njeher ti mua lumturine
s'do të le me kurrë (2x)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyFri Dec 26, 2008 9:50 pm

Shpirti im

Poni

Edhe kur me thua jo, te kam shpirt
dhe kur ben sikur harron, te kam shpirt
dhe kur rrugen me tregon, te kam shpirt
kur me mer me perqafon, te kam shpirt

Neper endrra torturohem nat per nat
dhe mengjesve pa ty zgjohem e pa fat
me ty zemren e kam humbur pergjithmone
vetem ti me ben te lumtur e kupton

(refreni)(2x)
Ti, ti je shpirti im, ti je dielli im
pse me fal trishtim
ti, ti je shpirti im, ti je dielli im
ti je loti im
Ti, ti je shpirti im, ti je dielli im
pse me fal trishtim
ti, ti je shpirti im

Edhe kur me thua jo, te kam shpirt
dhe kur ben sikur harron
te kam shpirt, te kam shpirt, te kam shpirt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyFri Dec 26, 2008 10:10 pm

Me merr ne enderr

Kejsi Tola

Unë jam e jotja
Çdo ditë që kalon.
Unë jam me ty,
Kur larg të kam.

Edhe një çast
Nëse ti me mungon,
Unë mbyll dy sytë
të ndiej pranë.

Asgjë më shumë
Jo, nga ty nuk kërkoj,
Asgjë më shumë
Se sa nje çast.

Kur ti je larg
Vetem ty të mendoj,
Unë mbyll dy sytë
Mbyll dy sytë të ndiej pranë,
Të ndiej.

[Refreni:]
Sa herë ti,
Ti më fton,
Sa herë më merr ti në ënderr,
Jo, jo, ti mos më zgjo
Nga kjo magji e dashurisë.

Më kërko
Në pafundësi,
Më kërko
Unë do të vij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyFri Dec 26, 2008 10:27 pm


Eja ne enderr

Manjola Nallbani


Nuk e di sesi ndodhi,
jo nuk ishte pabesi
u takuam papritur,
humbem krejt ne dashuri
nje veshtrim,
te gjithe qenien ma pushtonte
e dashuruar, te dashuruar
naten mbyllja syte te perqafoja

(refreni)
Eja ne enderr, eja ne enderr
vec ne enderr une e jotja jam
eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
jo ne enderr ne nuk bejme mekat
kam frike te zgjohem
pse largohesh
le te humbim sado pak te dy
le te humbim

Ik te lutem largohu
se jam zjarr e mos te djeg
vec ne enderr afrohu
atje jam une mbreteresh
shpirti im
une e jotja smund te behem
joooo

(refreni)
Eja ne enderr, eja ne enderr
vec ne enderr une e jotja jam
eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
jo ne enderr ne nuk bejme mekat
kam frike te zgjohem
pse largohesh
le te humbim sado pak te dy
le te humbim

Ti mungove njehere ne enderr
endrres sime per cudi
krahehapur me prisje
kisha ardhur une tek ti
shpirti im
mbetem endje te nje ndjenje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 9:04 pm

Etno Engjujt - Albanian

Une jetoj kuq e zi, marr frym shqip
shoh kuq e zi, gjaku m'rrjedh shqip
jetoj ktu me fis me tradit e bajrak
me kanun e me ligj me fis e me gjak

Ku dhe guri osht i amel ku dhe vendi ka fjal
dhe ku nihet pushka kur ke na ka lind djal
dhe ku shtrohet sofra fillon nxehet votra
ku dhe pika ma e dobt ne moral osht motra

REF:
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

Kuq e zi me rrjedh gjaku neper vena,
e ne çdo qelize gjall shpendi me dy krena
vend i bekum tona senet ktu i gjen
mos te folim vese edhe guri ketu vlen
vjetersina e gurina malet plot me barot
det e bregdet fusha te ujituna me lot
me fisnik e fise me lahuta e çifteli
me nje emer te madh te shenjt shqipni

Ref…..

Une shoh kuq e zi ,jetoj vdes kuq e zi
marr fryme kuq e zi besoj kuq e zi
jetoj ku kanga jepet si kushtrim
si ne fushebetej si nje lindje e varrim
ku shqiponja ulet i ngul thonjt e ulet ne toke
ku fjala ka peshe qe nuk matet me "ok"
ku vijat e dores thojn njetin tregim
ku rrudhat ne ball flasin per mundim

Flas kuq e zi ,godas kuq e zi
une degjoj kuq e zi ,shenoj kuq e zi
nji dashni me vlon per ket fis e ket far
pra zemra jeme Im proud to be Shqiptare

Ref…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 9:07 pm

Produkt 28 - Shqipes

fluturo ti shqipe,mbi qiellin shqiptar
lirine e vendit tim nga krahet e tua e kam marre
krenarine nga kalldremet e Gjirokastres mora
dhe bucita me jehone lajmin ne Malesi cova
te degjoj Vlora kuqe si flamuri yne me gjak
nga ai shesh i bekuar ku un liri kam mare
nga Shkodra jem me lote,nga Dibra bujare
le te bucase jehona me me te bukren toke Shqiptare
Hapi krahet shqipe se shpirti me eshte mbushur
me shqiptare pi raki me ty kembekryq jam ulur
po degjoj song labe jehonen e malsis
o sa mir me ken shqiptare me ken prej Shqiperise
o sa mire me i thon botes une vi nga Shqiperia
ktu kam gjuhen time kam zakonet e mia
o sa mire me ken shqiptare un gjith jeten do ta them
un kam lindur ktu shqiptar do jem gjithmone shqipe!

rref...

hapi krahet ti,fluturo tani
hapi krahet shqipe permbi Shqiperi
hap krahet shqipe fluturo
hap krahet shqipe shko lajm co

jom burr shqiptar nga sokaku i Beratit
e kam gjakun kuq e zi nga skapari rakine pi
shqipe ti e di jeten per ty jap
shqipe ti e di shpirtin ta kam fale
per kte toke tbetuar ushtart e shqiponjes
nga Plava dhe Gucia Myzeqe dhe Malesia
nga Ulqini,Tivari,Prishtina e Gostivari
nga Tetova Kumanova gjithe ushtaret sot i mblodha
per ty shqipe dhe vallen do ta hedh
mbi male do kercej dhe mbi fusha do defrej
ndaj le te fryhet Vjosa yo le te derdhet Buna
kuq e zi te lyhet Bota nen kte flamur perhumba
ndaj cohu shqiptar dhe mbaje koken lart
ndaj cohu shqiptar te jesh nket toke krenar
per kte toke kte qiell dhe kurre mos t´a harrosh
je bir i shqipes dhe per te do fluturosh,cohu!

rref...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 9:41 pm

Bota Iluzion (kenduar nga Eranda Libohova)


Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ti sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

Fjalën "Të Dua" nga buzët e tua
Më the të lutem shqiptoje
Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta ti je bota ty të dua...

Fluturoja me avionin
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija unë kufirin
Ku është dita, ku është nata...

Le të vdisja asgja s'doja
Bota ish në kraht e mia
Vetëm fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria

(refren)
Çastin jetoj, s'dua të mendoj
Jeta është një film, është si një loojë...

Jetën jetoj ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e loj....
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…

Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ti sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta ti je bota, ty të dua

Fluturoja fluturoja…
Dhe të vdisja asgjë s'doja
Veç fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyThu Jan 01, 2009 2:32 pm

Mos me le

Me erdhi si nej fllad qe naten fryn
si debora ne mes te pranveres
hyre ti atje ku sesht njeri
mban te shtrenjeten dashuri

Oh vuaj shum po veten se tradhtoj
ah mu than lotet mua pa e kuptuar
ai qe te ndjen edhe te don pran nje zemre
duhet te qendroj

Mos me le ne mes te detit
mos me le se dallga qe po me rremben
jo nuk e di kur do tme nxjerr

Mos me le ne mes te rruges
vetem ti ti mos me le
se nuk e ki ku te shkoj ti do
te vish do tme kerkosh


E kujtoj kur pran me kishe ti
ato net te tera rrinim zgjuar
une tani po rri e po mendoj
me kete zemer te tradhtuar

Oh vuaj shum por veten se tradhtoj
ah mu than lotet mua pa kuptuar
ai qe te ndjen edhe te don
pran nje zemre duhet te qendroj
Ref

Mos me le ne mes te detit
mos me le se dallga qe po me rremben
jo nuk e di kur do tme nxjerr

Mos me le ne mes te rruges vetem ti
ti mos me le se sdi ku te shkoj
ti do te vish do tme kerkosh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyThu Jan 01, 2009 3:02 pm

Gold AG-Dridhet Shqipnia



Xhon e gat trojet shqiptare krejt po I perfshim
Po shtrojm meze para vetes edhe raki po pim
Hajt krisja qiftelis me kang t'Selman Kadris
Se kshtu mlidhen bashk krejt bijt e Shqiptaris
Kshtu I don Shipnia krejt djemt nket voter
hajde pak pe knojna “Thrret Prizreni mori Shkodër”
Se shum gzohet nana kur vjen Durrsi e Tirana
Dal n'bjeshk t'Rugoves me djem t'Pejes, e t'Gjakoves
Vjen Deqani me Mitrovic me zemer si luana
Vjen Kaçaniku pa frik bashk me to edhe Dardana
Vjen Gjilani e Prishtina Ferizaji edhe Klina
Shkojm n'Drenic e n'Prekaz pak rrina
Kur tvish sbon me harru edhe Krujen pa e ftu
Rrehe telin n'Gjirokaster Tepelen e Mallakaster
Has Mirdit Kuksin me thirr thirrne Korçen me rrethin
Thrras Tetovën e Gostivarin bashk Ulqinin e Tivarin.

Refreni: 2x
Hajde vlla ma skem qka presim
1 her lindim 1 her vdesim
Kadal hasëm kjo esht fuqia
Kris alltija Dridhet Shqiptaria.

Lum un qe jom Shqiptar valon Shqipja ne kto treva
Kris alltija mal mi mal kur vjen Bujanovci e Presheva
Pasha plisin besen sta theva te Suhareka e Malisheva
Thirrni djem azgana nga Gollaku e Podujeva
Kam thirr Plav kam thirr Gusi Hot e Grud edhe Malsi
Kam thirr Dibren Ohrin Strugen mere Lezhen edhe Puken
Vjen Çameria vjen Janina ka Shipnia plot djem trima
Manastiri ka qu fjal gjithsesi un kom me ardh
Besen e Shqiptarit vlla e ki herdokur te ju do tvi
Se edhe Zoti e ka thon mu dok e madhe kjo Shqipni
Me tradita e zakone me kanun e me behone
Me qytetar e katunar na shkrun nball se jem Shqiptar
E kem kuq Flamurin me gjak me dek 1 her na doket pak
Edhe nana kur lind fmi si ka per veti po per SHIPNI
Me Shqiponjen 2 krenare na vnoj ngjum nana Shqiptare
E flasim veq 1 gjuh qe I thojm GJUH AMTARE.

Refreni: 2x
Hajde vlla ma skem qka presim
1 her lindim 1 her vdesim
Kadal hasëm kjo esht fuqia
Kris alltija Dridhet Shqiptaria

Me vise e qytete lumenj kodra e qyteza
Shqipen se harroj kurr Zara e Preveza
Kur tvish mos harro mi qu Vlores porosi
Kur tniset per me ardh le ta mer Flamurin n'gji
Peshkopia e Kavaja Fieri Berati na sjell gzimin
Thrras Lushnjen Elbasanin Koplikun Saranden e Shengjinin
Molla kuqe osht e jona tjeter kujt sja japim kurr
E thrrasim Pogradecin bashk me Bajram Curr
Per me kris e per me shkru na thot truni na qet dora
Vin vllaznit me miliona qe jon andej ka Diaspora
Le t'ndin bota mbar kshtu rrin bashk poplli Shqiptar
Sdel krajl as sulltan qe mun me zhduk ket far
Shkova ka shkova me ket dhe asnjo se ndrrova
Djemt I ki gjall HEJ SHIPNI mos thuj marova
Se shesim as se falim I knojm kang patriotike
Harten e qendisim vet SHIPNI ETNIKE.

Refreni: 3x
Hajde vlla ma skem qka presim
1 her lindim 1 her vdesim
Kadal hasëm kjo esht fuqia
Kris alltija Dridhet Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyFri Jan 02, 2009 2:33 am

Ermal Fejzullahu --Une e di --

Zemer si duron njerzin
ti e di shum mir askush sben per ty
je larg dhe nuk po te ndjej
nuk esht von ti per mua vlen

Ooo une e di do kthehesh perseri
te dua si askush tjeter gjithmon
kam me prit

Ooo une e di do jemi ne te dy
do duroj edhe 100 vjet o
mjafton te me vish


Neser ti do tjesh me mir
te kuptoj e di e ke te veshtir
nuk di ti akoma ndjen
me degjo dua te te kem

Ref;
Ooo une e di do tkthehesh perseri
te dua si askush tjeter
gjithmon kam me prit

Ref;
Ooo une e di do jemi ne te dy
do duroj dhe 100 vjet o
mjafton te me vish .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyFri Jan 02, 2009 6:02 pm

Gold AG ft Dj.Suat-Gurin e boj plumb



Trazira ne kok dhe shkum per goje
krejt e din se kush merikon po sundonte n'kto troje
kush pe lun ketfar loje n'ket errsir te madhe
edhe sa shqiptar duhet me u vra ksaj rradhe
vajton zemra kto dit e ftyra kish pi zorit mos t'lejojm
me na hup rruga midis oborrit
i di qeshtjet historike spo du rrena politike
lapsi jem e vajton fjalen SHQIPNI ETNIKE!
Kush i ka fajet kush po i ik planit
e din gjuhen e t'parve jo lirat e sulltanit
e kena veq ni fjal e nuk derzohemi gjall
armiqt per mi kall qe ndihen me tri shkronja ne ball
krejt u bonen mbreta na u vran shum veta
vin kerkush hiqat na mashtrojn me paketa (d.m.th Pakoja e Ahtisaarit)
Bashk jemi prap shehri e katuni
ktheje Evrop borgjin se tash ma erdh fundi

Ref:}2
Rruges qe jom nis mbrapa su ktheva
porosi prej ilirve mej zotru kto treva
e du qam takon nuk lypi ma shum per
venin tem un gurin e boj plum
Nashta e then gurin veq smun me thy burrin
i ka ardh poget dita tash me ngrit flamurin
nau ka mohu gjuha e drejta e shkolles
e thejm qdo prit t'munshme edhe n'koft
vdekja e Azem Kolles
perveti jom i zoti per qfardo idijoti
i ka ardh dita mu ngjall prap Gjergj Kastrioti
duhet me ja ba bash du rrjedha t'drinit
per qetnik veproj me kanun t'Lek Dukagjinit
Arnikun e ndali as ni pllam sta fali
qu ngrite flamurin o Ismail Qemaili
deri tash pavarsin na kan lan veq si anderr
a i man men fjalt e Ises kur ti pat than n'Londer
kush po shkel nat lugin qu vlla a po nin
spo du kufi Tiran Shkup deri n'Prishtin
te plani jot edhe ni sen e huqe
harrove se gjak shqiptari ka pik dej te
molla e kuqe

Ref:}2
Rruges qe jom nis mbrapa su ktheva
porosi prej ilirve mej zotru kto treva
e du qam takon nuk lypi ma shum per
venin tem un gurin e boj plum

Mos ma ndaj token me mu ska hajgare
Ulqin mos e ki dert se Malsia o shqiptare
se sum dhimet me dhan jeten e du t'verteten
kallzoj qe sdin mu tut sikur 98
sdi qa pate pse deri ktu e zgate
hec dalim njo ka njo
qoj ku je kan takati
jemi si popull ma i lashti i kti ballkani
krejt i marrim n'dur tona si perandor Diokliciani
kom vrull ne vargje tmia kujtoj data t'historis
lema rahat Mitrovices esht kavell i shkinis
per kuq e zi i madh
e i vogel jem ushtar
se flamuri esht simbol i unitetit t'kombit shqiptar
vuloset pavarsin me pushka lypa lirin
per bashkim e theva murin SHIPNI SHIPNI
me ta kthy shpinen Kosov na vran Zoti
se mot pas moti shqiptarit ni pik loti

Ref:}2
Rruges qe jom nis mbrapa su ktheva
porosi prej ilirve mej zotru kto treva
e du qam takon nuk lypi ma shum per
venin tem un gurin e boj plum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
elisa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
elisa


Numri i postimeve : 2298
Registration date : 10/07/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyMon Jan 05, 2009 6:03 pm

Pa hile -- Remzije Osmani


Mallkimet e mija do te zene ti
ti qe frymen po ma merr ,si mua
dhe ty do te lene flaka do te del.

Pa hile une ty te deshta , pa hile ta dhash rinine
pa hile por ti jeton me tradhetine .

Sa lehte eshte te genjesh nje femer ,sa lehte
eshte te thesh nje zemer i lindur je ti vetem per tradheti.

Knaqu tash se kush je ti une te pashe shume mire
knaqu tash mos ki dert qe une e kom veshtir .

Ti krenar tani po ndjehesh sikur luften
ta kesh fituar , por gjithmon ne jete
do te jesh, do te jesh i mallkuar .

Pa hile une ty te deshta pa hile ta dhash rinine
pa hile por ti jeton me tradhetin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Jan 06, 2009 2:26 pm

Ex King-Shqipja e fundit


heci n'teritor t motit e i lutna zotit
allah ndimom se shum shtir ditve sodit
ti bi shpres n'ven t lotit paqe n'ven t barotit
ndryshim prej dites sodit me fuqi t kastriotit

vorret po na vyjn n'tel na kan prek
dy mi vet shqiptart pse Jashart kan dek
kom pak nagji qito pe di
n'tok na kan shtri e na kan hyp per mi

e hajt tash ti kallxom qysh mos me pas pak nagji
kur udhhecia jon prej neve majshe n'gji
besa kom pas dashni po dashnia mu ka sverdh
e tash thirri n qjell: KOMANDANT KU JE

zani jem po nihet po kerkush spe ngon
kan mu pa pasojat kur bota na copton
du me explodu mllefi po del
du mi dhon fun kti muti se mu ka kuq ky tel

Ref:

edhe n'kofsha shqipja e fundit plumin tem un kom me shkrep
du me kallxu qe Ademi ska dek
per kuqezi dal edhe kunder vettes
jom kuqezi deri n diten e dekkes(x2)

me fuqin e zemres tyne pi bashkoj shqipet
se sipas alltis e shkrimeve armiku na ngjitet
me hijen e territ me fajin e parit
n'qetsi po derdhet gjaku i shqiptarit

na s'dorzohem kurr sun na nalin
kur lirin e fitum pse kta pe falin
arsitohet en sat dush kur poplli po lshon
ska liri pa pushk bac Ademi t'kallxon

se na hale e kem kuqezi gjakun n'vena
jem qysh jem kan shqipet me dy krena
sikur thmi jem msu me ni pushk e tu kris
jom msu neper lufta a do nja me ja nis

po e pa besushmja e vertet po del
crew i luftes n'vete u mshel
pse skallxojn n'fillim me u msu me kto loja
veq liria bohet tim neser shihet pasoja

Ref:

edhe n kofsha shqipja e fundit plumin tem un kom me shkrep
du me kallxu qe ademi ska dek
per kuqezi dal edhe kunder vettes
jom kuqezi deri n diten e dekes(x2)

jepi hapsir faqes botes tolerances
drejta i qon gjith hapin e arrogances
a drejta i qun gjith ato masakra
e drejt koka me tu djegun vaprat

per tri ishin kon qorra e per neve shqiptar
jem met kerkun hiq edhe pse ktu kem varr
po kom me fol shum po spo di ka me ja nis
merre me men vendos per neve ai prej azis

qe besa pe veti as buk ska me hanger
shko more ruj delet se pot hin kali dhanerr
ktu o veni shqipe qe u rrit me kanun
demokracia vlen ma shum se gjithkun

vizitor t demokracis e poplli let vendos
ti perkrah demokracis demokracisve sos
se krejt jeni fallsa gjith keni rrejt
kurr mos ju besofsha te na besa o shej

ref:

edhe n kofsha shqipja e fundit plumin tem un kom me shkrep
du me kallxu qe ademi ska dek
per kuqezi dal edhe kunder vettes
jom kuqezi deri n diten e dekes(x2)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptyTue Jan 06, 2009 8:00 pm

Se kam prit --Mahmut Ferati--

Nuk e di pse tu afrova ,
sdi pse doren ta kam dhan ,
sdi pse veten e helmova ,
dhe prap zemra sdo me te lan (2her)

Zemra kur po dashurohet ,
mendja e njerit po mashtrohet,
shum pak dit me embelsi
i pagun me vjet ne vetmi.(2 her)

Ref;

Kam besu kam besu
se e ardhjma esht e jonja
se kam prit jo se kam prit
se do te ndahen zemrat tona (2her)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 EmptySat Jan 10, 2009 3:54 pm

Etno Engjujt - Ne Metropole
ref 2x
ne metropile ne rrug te zeza ne vende tjera i never gona lose the game

tri vjet n'qeli pa njeri t'gjall ne fytyr
tash e kom nje rrudh ma shum ne ball me kujtohen problemet gjdo
dit edhe nat me kallash nen jastek
flejsha ma rahat metropole neper
rrug edhe blloqe plaqkat ne bank nau doke pun ... qis rash ne burg
u pjeka 3 vjet u djega 3 vjet pa
shok ne burg vet u lirova me kusht
si njeri kisha ndrru e kuptova se dikur
shum kisha lyp dru i harrova senet e flliqta flalen boss kur e lejshim njerin pa frym ne patos harrova ndryshova
po vdekjen e kom hap po bota ishe e njejta ntelashe jom prap eci prap
si dikur i pasigurt ne konop se fillun me sulme ndaj meje nonstop

ref 2x

ne burg o buna njeri po ende kisha
emen tash e kisha qellin me lyp ni cop femen ni burim e kisha por se shpejti u zhyt shkoj ne boten tjeter
duke u prer ne fyt dikush osht kundra meje e une lidhje nuk kisha
nuk isha ne rrjedha ne flak te zjarrit isha nuk isha orientim e as pushim me shpres boll qeliza pom luftojn tash per mbijetes me ne fund
kerkova ndihm ne kete lak e dul
ni shok i vjeter i babes tem plak
qe ne lojen e flliqt ishte ende aktual
kish vullnet te mir por edhe potencjal
dhe u ktheva posht i bere llom e i
thyer nga dita ne dit secilen her me i
zhgenjyer e kam veq nje jet qe e luj
ne shum role nje drejtim i gabuar i filluar ne metropole

ref 2x
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 26 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 26 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27, 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: