Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shko poshtë 
+38
Delia
**Lumi_
Muja e Halili
elisa
Eva0506
Veneta
ELIE
valdrini
rolling
kroki
Ademi85
anila
spirito
voglushja
feneri
**Embelsira**
Orfe@
Arta
beri
Çamshqiptar
Urata
shqiptare
GocPejone
STUPCAT
Guximi
Vuthjani
Beton
Ramiz
Sofra
meli
shaban cakolli
azzurra
rrebelja
anjesa
vlora
alissa
besa-bese
Kosovarja
42 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26, 27, 28  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:03 pm

Bajram Curri fjalë ka çue: 
- A po vini sot me m’nimue? 
A po vini sot me m’nimue? 
Se Sulltani bre na ka çue. 
Se sulltani bre na ka çue 
Shemshir Pashën o me na shtrue. 
Me na shtru’ këtë copë Shqipni 
Duen të dhjeta, duen vergji. 
Duen vergji e duen nizam-e 
Kanë qitë topat në istikame. 
Kanë qitë topat në istikame. 
Gratë e Pejës janë çu’ në kamb-e. 
Gratë e Pejës u çuen në kambë: 
- Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë 
Po i thonë Pejë e po i thonë Gjakovë 
S’napim vergji, s’napim nizam!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:04 pm

Nëpër telat e sharkisë 
Derdhim kangët e trimnisë. 
Sot me dhimbje e k’nojmë këtë kangë 
Pushoi zemra e Bijës nanë. 
Ka vdekë mbesa e Sulejman trimit 
Hallë Sabria o e Asimit. 
Ka vdekë bija e Kastriotit 
Kosovarja e derës Vokshit. 
Shpija e saj o shpi e trimnisë 
Jetë e vdekë o kushtu’ lirisë. 
Ne gjithmonë o ty t’kujtojmë 
Kunorë lulesh, o kanga e jonë. 
Kunorë lulesh o ti je vetë 
Që nuk vyshkesh o kurr për jetë. 
Ti me nder o je nda prej jete 
Lule qe o dhe lule mbete!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:05 pm

Kaluen shekuj mbi Ballkan 
Nga shtat zemra shqiptar’t i kanë 
Me shtat zemra i ka lind nana 
Brijt e trupit o jatagana. 
Me i lahutë o i knon lirisë 
Mbi lahutë o koka e dhisë 
E n’bisht Gjergji o n’përkrenare 
Ia ka dhanë o lahutës shqiptare. 
Me i ba o lahutës telin 
Çikat tona e pren bistekin. 
Kur tradhtitë o na i ban bllokada, 
Shkrimë unazat e i bom shpata. 
Shtat krajli o i kish Bota 
Shtat krajli o na m’synë me topa 
O shtat zemra n’gjak t’shiptarit 
Shtat herë vritet, o tetë herë ngjallet! 
Shpatë e Gjergjit o rrkoj zi zana 
I theu n’Krujë o tre sulltana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:05 pm

Këngë E IbesKëngë Trimërie
   
   
Ç’po kërcasin pushkët 
Gjëmojnë malet lart 
Djemt e Dibrës vijnë nga mali 
Trimat partizanë. 
Katër ditë e katër netë 
Pushka n’Dibër ç’po kërcet 
Kan ngelë trimat partizan 
Ujë pa pi e bukë pa ngranë. 
Hej, vaj medet 
Nanë moj ç’na ka gjetë! 
Se Dibrën tonë, 
Nanë po dojnë me e djegë. 
Dolën tanksat nga Taraniku 
I tërbu’m bërtet anmiku 
Dibrën e Madhe me shkatrru’ 
Grima-grima me e coptu’. 
Mirpo trimat partizan 
Kapën Dibrën anë e mbanë 
Prej mbas shpinës s’Taranikut 
Mu në ball i ranë anmikut. 
Ngadal shtriga e gjermanit! 
S’i ke njoftë djemt e dibranit! 
Djemt e Dibrës, sokola t’malit, 
Që ta çajnë kapak’n e ballit. 
Hej, ngadal kapiten gjerman! 
Se shok’t e Ibës luftojnë si luanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:12 pm

Këngë Për Adem Jasharin (sërish Vjen Marsi)Këngë Trimërie
   
   
Sërish vjen marsi, sërish vjen stina 
T’rënët dhe të gjallët bëhen tok. 
Vesë as shi s’duron lëndina 
Burrëria jonë nuk duron lot. 
Midis kujtimesh e midis këngësh 
Çfaqet kryetrimi fjalëpak. 
Ndë’ gema degësh e sytha pemësh 
Mërzisë sonë i vë kapak. 
Ref.: 
Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot. 
Po vetëm ai s’plaket kurr. 
Uji i bjeshkëve i rrjedhë për poshtë 
Ai lartësohet si flamur, o si flamur! 
Dhe njerëzia vijnë përkulen, varrin tënd nderim 
Nipi e mbesa me uratën, nisen fluturim. 
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim 
Hej me ty gjithmonë në ballë,me ty o Legjendar! 
Sërish vjen marsi e vjen pranvera, 
Amanetin e tij përtrijnë. 
Lulet e barin i tund veç era 
Si medalona n’pelerinë. 
Midis… 
Ref.: 
Sërish… 
Dhe njerëzia…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:13 pm

Këngë Për Ali Pashë TepelenënKëngë Trimërie
   
   
Moj kalaja me bedena, 
Çfar asllani paske mrena! 
Ali Pashën me shtat’ zemra, 
Qi i mush topat me dykmena. 
Ç’ke Vasiliqi ,qi qan, 
Se ne kemi Yç Kalanë! 
Tridhet’ vjet do ma nizanë,un’ 
prej teje s’e hek sevdanë. 
Moj Janinë, Janinë e shkretë, 
Të raft zjarri e të djekt! 
M’vjen keq, se t’kam godit’ vetë, 
S’të gëzun’ as djemt’ as vetë! 
Bijt’ e mi, ju soj çifuti, 
Njeri mu hallin s’ma di; 
Jalla u preft sultan Mahmuti 
Qi m’flliqët soj e oxhakun!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:14 pm

Këngë Për Avdyl FrashërinKëngë Trimërie
   
   
Kurvelesh e Gegëri 
Ç’u mblodhë në Ergjëri, 
Bëjnë një komision të ri 
Për të shkretën Shqipëri. 
Avdyl Bej na’ Frashëri 
Dhjetë herë vate Frëngji, 
U përpoq i varfëri 
Prit Gjolekën me ushtri 
Të bënë luftë me Turqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:15 pm

Këngë Për Avni RrusteminKëngë Trimërie
   
   
I. Bërtet polici 
Sa u bind Parisi: 
- Kjo pushkë kah krisi? 
Vallë, kush u vra? 
II. Frengjt’ grumbullohen 
Fort pezmatohen. 
Disa ndigjohen 
Tuj thirrë me za. 
III. Asht vra Esati! 
Me u shu’ fesati 
S’e zuni sahati 
Ai vdek ka ra . 
IV. Desh Perëndia 
E vrau Avnia. 
T’shpëtojë Shqipnia 
T’ngeli pa u nda. 
V. T’marrë fund ngatrrimi 
T’soset mjerimi. 
T’mbretnojë bashkimi 
T’rrojmë vlla me vlla. 
VI. Mban zi Serbia, 
Çirret Greqia. 
Qan Italia 
Për atë që u vra. 
VII. Lutet Libohova 
Dibra e Tetova. 
Ma fort Kosova 
Me lot tuj qa. 
VIII. Po gjithë Shqipnia 
Dru’ gjithë njerëzia. 
Që të rrojë Avnia 
K’shtu bajnë dua 
Rrofsh ore Avni! 
IX. Avni Rrustemi 
T’ka ndezë alemi. 
- Lum na që t’kemi! 
Thomi pa pra. 
X. Je i lavdërueshëm 
Fort i urueshëm. 
Gur i paçmueshëm 
Ndër burra e gra. 
XI. Kjo do të festohet 
Kurr s’do të harrohet. 
Kangë do të këndohet 
Gjithmonë pa nda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:16 pm

Këngë Për Bajram Currin (1)Këngë Trimërie
   
   
I: Bajram Curri i ri-e:I 
I: Natë e ditë në shi, 
Aman, aman 
Vetëm për Shqipni! :I 
Bajram Curri n’borë-e 
Bukë po rrin pa ngronë 
Aman, aman 
Vetëm për Kosovë! 
Bajram Curri n’mal-e 
Luftoi pa u ndalë 
Aman, aman 
Vetëm për vatan! 
Bajram Curri plak-e 
Zemra i pikon gjak, 
Aman, aman 
Vetëm për bajrak!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:16 pm

Këngë Për Bajram Currin (3)Këngë Trimërie
   
   
I: Kërsiti pushka, :I 
I: Ushtonte mali, aman, aman 
Dilni kush ashtë vra! :I 
Bajram Curri n’kali 
Në syret ma i pari aman, aman 
Mahzun ish kon’ dalë. 
Bajram Begu n’bjeshkë 
N’kmishë e n’tlina desh-e, aman, aman 
Kry’t në faculetë. 
Bajram Curri n’borë-e 
Bukë po rrin pa ngranë, aman 
Vetëm për Kosovë! 
Bajram Curri n’shi-e 
Ujë po rrin pa pi aman, 
Vetëm për Shqipni! 
Oj Sherife hanëm, 
Djali po t’thirrë bab-e aman, aman 
Babë nuk ka n’dynja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:17 pm

Këngë Për Ganimete Tërbeshin (2)Këngë Trimërie
   
   
Hej asnji fjalë si shpëtoi o prej goje 
Nanë moj sa shumë duroi 
Hej, hej! 
Nanë moj sa shumë duroi! 
Hej shkumza t’bardha i dilnin prej goje 
Shokët nanë s’i tregoi 
Hej, hej! 
Shokët nanë s’i tregoi! 
Ref.: 
Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Gjakovës 
O ne me mall të kujtojmë, oj Ganimete! 
Jo, jo s’ke vdekë lul’kuqja e Kosovës, 
Ganimet, moj krenaria jonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:18 pm

Këngë Për Hajdar DushinKëngë Trimërie
   
   
Një ditë vjeshte në nandor 
Buzë Drinit tradhtari zuni pusi. 
I: Me e vramun Hajdar Dushin e ri 
Me i qitë shokët në pabesi. :I 
Krisi pushka, jehoi errësira 
Anë e mbanë lufta filloi. 
- S’dorzohemi gjallë or ballista! 
Zani i tij si i luanit jehoi. 
Kaluan shumë orë, beteja s’maroi 
Val’t e lumit gjersa gurgullu’n. 
Nga gjaku i Hajdarit që s’pranoi 
Me tetdhjet trima me u dorzue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:18 pm

Këngë Për Hajredin PashënKëngë Trimërie
   
   
O Hajredin Pasha, o po vjen Radikës 
I: - O vallë ku jan’ o malet e Dibrës? :I 
Vallë ku jan’ o malet e Dibrës? 
I: O te kalaja o po bajnë kuven'! :I 
O bëjnë kuven' e po tek kalaja 
Hajredin Pashën e ka gjet belaja. 
Kjo belaja pashën ç’e ka gjetë 
Malet e Dibrës na kanë lidhun besë. 
O lidho me vdekë e po lidhë të tan-e 
S'nigjon Dibra jo me dhanë nizam-e. 
Hajredin Pasha o more hutaq-e 
S'rrihet Dibra pash mër me kërbaç-e! 
- Hajredin Pasha ku e ke lanë ushtrinë ? 
- Gjithë në Dibër besa mi kan gri! 
O gjithë në Dibër besa mi kan gri 
Jo ma pak se dymdhetmijë. 
Jo ma pak o se dymdhetmijë 
Kan' mbet' n'istikam e n'varrezë ç'kan hy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:19 pm

Këngë Për Ibe PalikuqenKëngë Trimërie
   
   
Mbi këto male t’nalta 
Atje në Mavrovë. 
Lufton Ibja nanë 
O me armë në dorë! 
Ref.: 
Me vllaznit e vet, 
Trima partizanë 
Hasmit mu në ballë 
O se ç’i ranë. 
Ti na dole partizane 
Ibe sokoleshë. 
Të nderojmë si bij të madhe 
Ibe moj shqiponjë. 
Prandaj ne sot, moj sorkadhe, 
Për ty do t’këndojmë. 
Dhe një ditë shtatori 
Atje në Kërçovë. 
U vra Ibja nanë 
O me armë në dorë. 
Ref.: 
Me …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:20 pm

Këngë Për Isa BoletininKëngë Trimërie
   
   
Ministrit të Londrës shku’n e i thanë: 
- Isa Boletini vet ka ardhë! 
O man allti e man k’sul t’bardhë! 
- Duhet t’prit o si asht’ zakoni, 
Veç kujdes t’ma kontrolloni! 
Ju gjeneralë o t’ma shoqnoni! 
Hyni Isai me kokën naltë, 
Palë e xhamadanit i rrin hap’t. 
O si shqiponja, o mor me dy krahë: 
- Më kan thon o se je trim mali 
As kërkush armët s’ti nali! 
Veç n’Evropë unë do t’jem ma i pari! 
- Mos besofsh more ta kallxoj 
Se nant’ plumbat i mbaj në gojë 
Ismail Qemali o vet ma dor’zoi! 
Sa për rregulla i zbatova, 
Veç alltinë unë s’e dorzova 
Gjithë jetën prej brezit s’e l’shova! 
Lordi plak mbeti pa mend. 
Asnji fjal se foli, por bon me shenjë: 
- O ulu mor shqiptar të bojmë’ kuvend! 
- Unë kalova detin o ktu’ me ardhë 
Më ka çu’ populli shqiptar. 
O veç kralive me ua thonë dy fjalë. 
Nuk kam ardhë ktu’ mor zotni 
Në pallat të Londrës me u vra me ty! 
Veç me thonë more se ka Shqipni. 
Kush t’ka thonë se nuk ka Shqipni, 
S’ndëgjon me vesh as s’shef me sy. 
E koritë o vehten e tij. 
Se Shqipnia asht’ ai dhe 
Ku ka lindë ai Skenderbe 
Portës naltë more i ka vu re!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:20 pm

Këngë Për Ismail QemalinKëngë Trimërie
   
   
O Qemal, kur të përzunë, 
Kur të rrethosi Turqia, 
Dhe një çik, pra të zunë, 
Erdh e të mori gjemia. 
Brënda në Paris të shpunë, 
Atje ku qe katemia, 
Se ç’u ngrut krali në gjunjë, 
Kralesha edhe e bija: 
- Cili je ti more burrë, 
- Që di pallatet e mija? 
Unë jam Smail Qemali, 
Prapa më vjen historia. 
Të lutëm nëmë një vulë, 
Të vuloset kufia. 
Të shtat vulat ti dhamë, 
Po s’doj të vulos’ Turqia. 
Do vulos’ se s’është punë, 
Është imja Shqipëria! 
Sazan e Karaburun 
Janë vatanet e mija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:21 pm

Këngë Për Jakup FerrinKëngë Trimërie
   
   
Ç’asht ai zog i kuq i bardhë? 
Nga beteja sjell haberin. 
Eu, nëpër mes bjeshkës i bie 
Fill i vetëm pa luftarin. 
Si dori i lashtë prej çetash 
Ai po vjen me vrap prej malit 
As ujvarat e Valbonës 
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut. 
Ref.: 
O Jakup Ferri, mor ku je? 
Thrrasin malet me piskamë. 
Tridhjet krena i ke pre 
Me shtat plagë po rrin në kamë! 
Ndal dorin n’shteg t’oborrit 
Shkumbë nga goja tringëllima. 
Eu, mbeti trimi n’log t’mejdanit! 
Gjak trimnie pikë lëndina 
Rrin mbështetun mbi një mal 
Rrjedh lumi valë e i gjatë 
Eu, tuj luftu’ o për vatanin 
Jakup Ferri me bajrak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:22 pm

Këngë Për Sefë KosharënKëngë Trimërie
   
   
- Hej Sefë Kosharja i pari i fisit 
O hije t’paska o maja e plisit! 
- Hije m’ka o shok’t e mij 
Kam dhanë jetën o për liri-e! 
Kam dhanë jetën o për liri 
Jam shqipar kosovarli! 
S’na ka le nana prej barkut! 
O na ka qitë pushka prej çarkut! 
Hej amanet-o për me m’varrue 
Ngat njaj lisi, për me shikjue. 
T’i shoh fushat o tuj jeshilue 
T’shoh flamurin o tuj flakrue! 
Du’ manxerrin për t’qitë te varri 
T’ja ngjesh hasmit n’lule t’ballit! 
Du’ manxerrin me gjithë fishekë 
Oh se s’kam vdekë e s’kam me vdek-o! 
Hej mal me gjak asht’ ba Kosova! 
O luftë po ban o Sefë Kosharja! 
Po ban luftë e po ban kërdi, 
Gjëmojnë malet o duen liri. 
Nuk jeton shqipja pa bij 
Nuk gjallnon ajo pa liri. 
Nuk duron shqipja robëri 
O jam shqiptar kosovarli!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:22 pm

Këngë Për Sulejman VokshinKëngë Trimërie
   
   
Ka ra terri prej Stambolli. 
Kujt po i digjet nji kasollë? 
Ka ra pushka n’krah të malit. 
S’e ç’i ndriste djersa e ballit 
N’flakë t’barotit, n’prehën t’mikut 
N’djep prej druni rrit kreshnik 
Mos ia prek ballin kreshnikut! 
Se t’pret grykë e Kaçanikut 
Jam Sul Vokshi, s’e lshoj trollin 
Krah për krah me Mic Sokolin! 
Avdyl Frash’rin kam midis 
Për liri djegë shkamb e lis. 
Mos m’iu turr sulltan flamurit 
Se kam dalë nga palca e gurit. 
Ka marr flakë kreu i sulltanit 
Ç’asht kjo rrfe që i bjen karvanit? 
Çoni fjalë Kosovës vogël 
Do t’ja ngreh çadrën mbi kodër. 
E në bjeshkë te retë e bardha 
T’i kam djegë harem e çadra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:23 pm

Këngë Për Tahir MehënKëngë Trimërie
   
   
Po thotë rinia: 
- Kush na ka ardhë? 
Asht’ Bacë Tahiri 
O me kapuç t’bardhë! 
Ref.: 
O Bacë Tahiri me pleq e t’ri 
E shkriu gjithë jetën 
O për Shqiptari. 
Gjithmonë i pari 
O në demonstratë 
Asht’ Bacë Tahiri 
O me kapuç t’bardhë! 
Ref.: 
O Bacë …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:23 pm

Në Muzeun HistorikKëngë Trimërie
   
   
Në muzeun historik 
Nji herë shkova me nji mik 
Me bylbylin kangatar 
O Dervish Shaqën, kosovar. 
Ref.: 
Ja koburja e Boletinit! 
Vesh me sërm e tytë florini. 
Paska ardhë këtu n’Tiranë 
Pranë herojve t’tokës nanë. 
N’t’gjitha anët e Kosovës 
Ka dalë zani i Knjaz Nikollës: 
- Isa Begun me ma gjetë! 
Me armik nji natë me fletë! 
Ref.: 
E ka pritë e ka gostitë 
E ka mbajt nji natë e i ditë. 
I pabesi s’njef tradita 
I ka mbush rrugët me prita. 
Knjaz Nikolla e rrahu telin 
N’Podgoricë e dha haberin: 
- Me u çu’ n’kamb çka janë xhandarë 
O me vra Isën kosovar! 
Ref.: 
Jo s’e vret trimi Jutbinës 
Se ç’ia qet flakën Cetinës 
Tanë Kosova dha betimin 
Gjallë e kemi Isë Boletinin! 
Veshoviqi e ka ndalë: 
- Ndal Isa, se i kam dy fjalë! 
Arm’t e brezit me i dorzu’! 
- O Veshkoviq more, ke gabu’! 
Ref.: 
A e din me kend po flet? 
S’mi ka nal as krajl as mbret 
Për trimni mos t’qofsha falë. 
Arm’t për mu’ janë babë e nanë! 
Me bukë premin e ka nisë. 
Çan rrethimin baca Isë! 
T’u n’a i qite flakën Cetin’s 
S’lidhen Agat e Judbinës, o hej!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:24 pm

O Moj Kosovë, Me K’sulë Të BardhëKëngë Trimërie
   
   
Hej moj Kosovë me k’sulë të bardhë 
O moj Kosovë. 
O shtati yt o me dyzet plagë 
Me dyzet plagë. 
O shtati yt asht bajrak i gjallë 
Sa mirë po i rri hasmit përballë 
Sa mirë po i rri hasmit përballë 
O, o, o prite Azem Galicën! 
Bashk-o me nuse! 
Shqipja ban plag-o në fushë të kuqe. 
Lufton Kosova me krajl e me mbret-e 
O shumë po vritet, por s’ka me vdek-e! 
Po i prin Azemi në log të burrnisë 
Po i prin Kosovës, lufton për Kosovën 
Lulja e trimnisë. 
Hej, o jo s’ka vdekë baca Azem, 
Baca Azem. 
O krejt rininë tani po e bjen-e 
Tani po e bjen. 
O po i bjen zjarrit, bjen kah gremina 
O kam lan Shotën o me do trima
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:25 pm

Ushton Gryka E KaçanikutKëngë Trimërie
   
   
Ushton gryka e Kaçanikut 
Morën zjarr këta gur’t e malit. 
I: Përmbi çallmat e Anadollit 
Ndizen hutat e shqiptarit! :I 
Ref.: 
I: Hej Kaçanik e shkamb e gur 
Digjesh e pritesh për flamur! 
Për flamurin e Skenderit 
Luftojnë djemt’ e Idriz Seferit! :I 
Kurr nuk çarten o kullat tona 
Vendit tonë i dalim zot. 
Tirq e zhguna e xhubleta 
Thurr i kemi o me barot. 
Ref.: 
Hej… 
Sulen trimat nga Kabashi, 
Nga Lubizhda e Stagova. 
Th’rret me t’madhe Dërgut Pasha: 
- Ndihmë Sulltan se sot marova! 
Ref.: 
Hej …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptySun Oct 19, 2008 3:25 pm

Xhamadani I LirisëKëngë Trimërie
   
   
Kërcet topi e gjëmon trolli 
Xhamadanin hapë Mic Sokoli. 
Përmes fushës kalldram me gzhoja 
Bash si fletët kur hapë shqiponja. 
Hej, ngriti krahët e i tha Vatanit: 
- S’na shpon, jo, o top i sulltanit! 
Zemra jonë ka gjak sa gurra 
Mbi anmikun o bini burra! 
Kaluan vitet, kaloi një shekull 
Koha grrye ka gurë e hekur. 
Erdh ndër kohna e iu vesh trollit 
Xhamadani i Mic Sokolit. 
Hej, e pat vesh o dhe Selam Labi 
Kur për gryke topin e kapi 
Përmbi tank o kur rrugën skuqi 
E pat veshë o dhe Vojo Kushi. 
Prap në botë o sot ka sulltana 
Që n’a mbajnë o ndër nishana 
Porse gjum, jo s’ka Kosova 
Sytë me dritë o n’a i mbushë vatani. 
Hej, shkëlqen djersa e s’dridhet loti 
Në këtë truell o me bukë baroti. 
Shkrinë çeliku e lulzon molla. 
T’gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 EmptyWed Dec 03, 2008 3:42 pm

Kenge per Prek Calin

(per mbrojtjen e kufijvet)

Ty, o Zot, te kjoshim fale
C'po gjimon mali me mal,
Kah shkumbohej 'i trim Kelmendit,
Tu'u dal zot kujfijve t'vendit!
Syt i qesin flake e shkndija,
Zani i tij porsi duhija.
Ishte 'i burr me mende t'holle,
Per pa e pas' kurrnji dit' shkolle:
Njaj Prek Cali, trimi i trimit,
Then Kuvendin e Berlinit,
Kur pat marr' vendim Europa,
M'e da Shqipen copa-copa...!
Me Uc Turkunn bajn kuvend:
"Sot, o kurr, per njiket vend!"
Mire u shkon n'mend Ded Gjo' Luli,
Kur flamurin n'Deciq nguli:
"Njashtu, pra, na m'u bashkue,
Gjithmone or'n e kem' pas' cue,
Kurr 'i huej s'na ka sundue!
Kur t'jem' Nji, jem' porsi shkambi,
Ku thej qafen mbar' Nizami.
Nji bashkim me forc' celikut,
Ia pelset dy syt anmikut,
E, kur t'ndeshet rreth kufinit,
I del per hunde tambli i gjinit;
E prandej n'ia pashin giasen,
Le t’e pvesin “Kjamet Pashen”
Qi “Kjamet” ia pat njit vedit:
Prej srrethuemit kje gjue shkrepit,
Kur pat ardfh me sa taborre,
E zu vend neper llgore;
Mb’ Suk’ t’Mkushit e t’Toletes,
Porsi miza n’ulish’ t’bletes.
Ishate koha e “Hyrrjetit”,
Na pat msye ushtrija e “Mbretit”
Porsi sot, kushtrimi i vendit
I coi n’kamb’ djelt e Kelmendit:
E t’u lshuen n’per ato pisha
Sikur dhenvet u bjen bisha,
Ata djelm i ran’ Nizamit
N’p’r ato qeta i qiten shkambit.
Turqit keqas na jan thye,
N’Gusi Pasha kenka kthye,
Edhe aty na kenka struke,
Porsi pul’ prej hutit nduke…
Nuk vonoi e u kthyen n’Turki:
Tash ndersen Malin e Zi
Qi, si nan’ po ka Rusine.
N’at uzdaj’ tash lyp’ Malsine…!
Por kjo nder’ nuk do t’i ecin:
N’fyt Kelmendi do t’i ngecin!
Njaj Prek Cali – trim drangue,
Si ‘i selvi, ne kambe, u cue:
N’Grabom re me nja dhet’ vete,
Trimat t’lidhun per me deke.
Ktu kish ardhum komisjoni
Sambas fjal’s qi tha Uilsoni.
Fjala s’ngiate e u xu kuvendi:
“Ktu – tha Preka – nuk asht vendi
Me ngul’ gur, me vu kufi!
Ky asht dheu i t’parve t’mij;
E, pa mbet’ n’grra e fmij,
Rrehet keqas kush mendon,
Se ato maje i kalon!
Kujtou mir’ ti Komisjon,
Se Kelmendi asht betue”
T’tane me deke e m’u farue,
Nji pllamb’ kuj mos me ia lshue.”
Nji ingleze, grue fisnike,
Kah i ndigjon kto fjal’ kreshnike,
Si me mall e paska pvete:
“Pse, ti Cali, kaq me t’xete,
Po i del zot kti vendit t’shkrete?”
“Moj fisnike, t’u ngiat jeta!
Mos kujto: s’jan’ male t’shkreta,
Por me pyje e kullota,
Kund ma t’bukura s’i ka bota!
Brez mbas brezit, une e dij,
Se ktu lene t’part e mij.
T’huejit ju bane perher’ mur,
T’tan me eshten tuj e thure…!
Edhe mue m’erdhi dita:
Kuj t’e msyej, me iu ba prita,
E n’kje Zoti se e ka shkrue,
Njektu jeten m’e mbarue!”

Komisjoni ra n’mendim,
Shpejt e shpejt e muer vendim:
Gjithka shkoi Preka tue prij
Njaty u ngul gur e kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tekste Kengesh Shqiptare! - Faqe 25 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 25 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 24, 25, 26, 27, 28  Next
 Similar topics
-
» Shkembim kengesh ne forum
» ZBULOHET EDHE NJË THESAR I MADH KËNGËSH POPULLORE
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: