| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
+90Dreni Drenova gentiana lohaj dodgjeka ...... shefqet mujota zana. xhema BashKom agim__barja Driniiiii play meri ILTA Sema dibranja delick Psikologu veletini VetetimaAL Eklips Muja e Halili klodian Xili paioni Blerim1 Aleks J. Zhapa Kristaq Th. Gushi lepurush egzona- spirito Uskana E_Bukura sela-mi tina elisa Blerti_Gashi Leka i Madh Albona Veneta anila Fjona Nezir Myrta shqip0nja Trimi beti cristal Parapsikologu Martina zeriatdheut Eva0506 Poeti liri_b mall metiii Tesa Riki30 **Embelsira** Lanetja Mergimtarja ficam bukla Mysafir Begu Guximi interesant Jorgo S. TELO eri M gjakushi Orfe@ feneri Ago Muji Delia Albea Edonis vjollca Adem Berisha petritkola Beton Euridika rrebelja Lejla Arta tom sojer Urata Aquila shaban cakolli Kosovarja besa-bese Sofra 94 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Jan 23, 2009 9:15 pm | |
| - Eklips shkruajti:
- Muja e Halili urime te pergezoj per kete poezi,mos u ndal vetem vazhdo keshtu.!!
Faleminderit Eklips. | |
|
| |
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Jan 24, 2009 1:05 am | |
| Për një engjëll…
Engjëll, ditëve dhe netëve endesh mes kujtimesh,
Mëngjeset, mbrëmjet vijnë e ikin dhe ti je aty…
Rastësisht një dite me shi, hyre dhe në botën time
Idhull i një shpirti të lënduar, që më flet për ty.
Hera – herës të mendoj si do ishe sot, tani…
A do të më buzëqeshje? Ndoshta ne do ishim shokë!
Zoti deshi që të rrije pergjithmonë një fëmijë…
Ikur ëndrrash, shpresash, dhimbjesh, një engjëll je ti.
Regëtin në buzëmbrëmje lot dhe dhembshuri,
I mbrojtur nga dashuri zemrash, dhe nga dhimbje plot. | |
|
| |
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Jan 30, 2009 6:27 pm | |
| Dhimbja po te kishte dhimbja fjal do flisnin edhe guret do tregonin dhimbjen time qe e kam ne zemren time Ne cdo vend ku isha une aty kam vec kujtime te embela te hidhura bashk e formojn dhimbjen time Dhimbjea ime nuk ka fjal aja ka vetem mall mall te strukur ne shpirtin tim qe e shpalos cdo agim, |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Jan 31, 2009 1:11 pm | |
| Suksese Eva dhe vesa, vetëm para me poezi. 46.
Shikime nën strehëz
Shikoj shiun që pikon e ndjejë erën që fryn lehtë nën një strehëz më vështron një Shikim duke hesht....
Një shikim i cili hesht rikujton ëndërrat e mia e fshiu lotin duke buzëqesh mikja ime nga fëmijëria...
Mikja ime e fëmijërisë mu bë diell me lot gëzimi shikimi i saj i miqësisë muros vitet e ndasisë...
| |
|
| |
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Jan 31, 2009 9:51 pm | |
| FORUMI BASHKIMI KOMBETAR...
Djem e vajza te rinje qe e duan lirine,hyne ne kete forum per ta ndritur kete Ilirikum.
Bejn postime ideale per kete qeshtje kombetare. Postojne dite e nate dhe kurre nuk rrine rahat.
Me rrespekte nga Muja e Halili. (Kete vjershe ja kam kushtuar te gjithe djemve dhe vajzave te forumit,sepse bejne nje pune te palodhshme...) | |
|
| |
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 1:54 pm | |
| BABAIT TIM Me nje babe qe kisha une nuk kish ne qytet as ne katund ishte mik e pertej mikut ia kalonte c'do arshiku. kur ne rruge une e takoja ne restorant perfundoja pinim kafe e benim gallate si ta kisha ne gjenerate. Ish ne mosh po i ri ne zemer kurr s' me therriste mua ne emer me therriste syn e me therriste shpirt ti per mua thoshte je Drite.
|
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 4:41 pm | |
| Shumë poezi e mirë Muja dhe vesa, vazhdim të mbarë! | |
|
| |
Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 6:25 pm | |
| - Vesa shkruajti:
- BABAIT TIM
Me nje babe qe kisha une nuk kish ne qytet as ne katund ishte mik e pertej mikut ia kalonte c'do arshiku.
kur ne rruge une e takoja ne restorant perfundoja pinim kafe e benim gallate si ta kisha ne gjenerate.
Ish ne mosh po i ri ne zemer kurr s' me therriste mua ne emer me therriste syn e me therriste shpirt ti per mua thoshte je Drite.
Vesa të Lumt ty që kishe at Baba dhe i Lumt atij që la pas një dritë që po shëndrit gjithkah si në forum rrugë e pun kudo dhe vazhdo të shëndritë,suksese dhe ndiq rrugën që ta msoji Babi (i qoft i lehët dheu i Kosovës Martire . | |
|
| |
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 8:34 pm | |
| Falminderit shum nga ju ,Sofra. dhe ti Trendafile |
|
| |
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 8:43 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Shumë poezi e mirë Muja dhe vesa, vazhdim të mbarë!
Faleminderit shume Sofra. | |
|
| |
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 9:40 pm | |
| Televizjoni Një magji para syve të mi,çdo ditë e shikoj me mrekulli------>(fantazi) Kjo kuti e quajtur televizjon na e sjell botën në shtëpinë tonë. | |
|
| |
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 02, 2009 9:40 pm | |
| SHTËPIA
Shtëpi moj e ëmbla shtëpi asnjë gjë nuk është si ti Kur bjen shi strehohemi tek ti. Ti na mbro e na ngro. Ke një gojë e dy sy por nga goja hym tek ti.... | |
|
| |
VetetimaAL Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Age : 49 Vendi : Vlore Registration date : 04/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Feb 04, 2009 4:57 am | |
| Pese Heronjtë e Vigut
(te shkulur nga qyteti i Shkodrës nga bijtë e po atyre të shiturve tek fashizmi që i vranë dikur)
I vranë përsëri pas gjashtë dekadash Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë, Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.
Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës Dhe duket se me bronzin po luftojnë… Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën Edhe pse sot nga piedestali duan t’i rrëzojnë.
Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur, Nuk janë beton dhe as mermer - t’i zhdukni ju! Me nder janë gdhendur, s’njeh lavdia fjalën “vdekur” Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.
Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë. Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra, Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.
Fjalët e tyre: “Po na shitojnë plumbat armike, Po jetën do ta falim si me le! Vdekje fashizmit” – përsëri na brohoritën - Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne…
Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti Si ate ditë kur për të fundit herë Diellin panë Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë… | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Feb 04, 2009 5:52 am | |
| - VetetimaAL shkruajti:
- Pese Heronjtë e Vigut
(te shkulur nga qyteti i Shkodrës nga bijtë e po atyre të shiturve tek fashizmi që i vranë dikur)
I vranë përsëri pas gjashtë dekadash Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë, Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.
Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës Dhe duket se me bronzin po luftojnë… Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën Edhe pse sot nga piedestali duan t’i rrëzojnë.
Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur, Nuk janë beton dhe as mermer - t’i zhdukni ju! Me nder janë gdhendur, s’njeh lavdia fjalën “vdekur” Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.
Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë. Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra, Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.
Fjalët e tyre: “Po na shitojnë plumbat armike, Po jetën do ta falim si me le! Vdekje fashizmit” – përsëri na brohoritën - Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne…
Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti Si ate ditë kur për të fundit herë Diellin panë Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë… VetetimaAL, keni thurur një poezi shumë të vlefshme për forumin tonë, ndaj të uroj mirëseardhje dhe të dëshiroj krijimtari të sukseshme letrare. Poezi e cila tregon realitetin e hidhur sotë në Shqipëri realitetin e bishave që i janë vërsulur Shqipërisë, dhe luajnë para syve tanë me gjakun e dëshmorve, gjak të cilin e derdhën mu në lulen e rinisë, dhe e dhanë jetën si gjënë më të shtrenjtë që e kishin, ja falën Shqipërisë.... vetëm e vetëm, që ne sotë të jemi të lirë dhe të kemi Atdhe, për të cilin brez pas brezi gjyshërit tanë e derdhën gjakun e tyre.Sotë në Shqipëri, ata të cilët në jetën e tyre si modë e kishin përuljen ndaj pushtuesve, atyre u pengojnë dëshmorët e kombit për të cilët bëjnë klasifikime, kurse ndaj gjithë dëshmorve nuk tregojnë kurrfar përkujdesje. | |
|
| |
VetetimaAL Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Age : 49 Vendi : Vlore Registration date : 04/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Feb 04, 2009 2:25 pm | |
| Ju Falenderoj per fjalet e mira, Sofra. Ju deshiroj suksese edhe Juve. | |
|
| |
paioni Anëtar i ri
Numri i postimeve : 128 Registration date : 15/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Feb 04, 2009 4:54 pm | |
| VetetimaAL shkruajti:Pese Heronjtë e Vigut
(te shkulur nga qyteti i Shkodrës nga bijtë e po atyre të shiturve tek fashizmi që i vranë dikur)
I vranë përsëri pas gjashtë dekadash Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë, Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.
Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës Dhe duket se me bronzin po luftojnë… Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën Edhe pse sot nga piedestali duan t’i rrëzojnë.
Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur, Nuk janë beton dhe as mermer - t’i zhdukni ju! Me nder janë gdhendur, s’njeh lavdia fjalën “vdekur” Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.
Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë. Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra, Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.
Fjalët e tyre: “Po na shitojnë plumbat armike, Po jetën do ta falim si me le! Vdekje fashizmit” – përsëri na brohoritën - Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne…
Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti Si ate ditë kur për të fundit herë Diellin panë Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë… Lavdi te perjeteshme ne gjirin e nenes SHqiperi. | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:19 pm | |
| Disa poezi nga une Valetini (G.B)
SUPERBISHA DHE PROMETHEU,
NJË SHQIPTAR
Që të mund ta përfytyrosh
Bashkoi në mëndjen tënde bishën dhe njeriun
Në një trup
Gjashtë këmbë në dy këmbë bashkoi
Shkriji pastaj thundrat e katër këmbëve
Në dhjetë gishtat e dy këmbëve shkriji
Edhe në dhjetë gishtat e dy duarve, njëkohësisht
Pastaj,i jep vetëm edhe pamjen e njeriut
Që - vetëm si pamje frikëson .
Pasi t'i kesh kryer të gjitha këto,
Ti veq e ke krijuar simbiozën që Ai e ka parë
Atëherë kur dera është hapur
E,në dhomën erëkeqe,është futur sfingsi
E, Ai- pa frymë ka mbetur,i stepur,e –
Pasi është përmendur, si ende i gjallë,-
I përgjakur,e –fare heshtur,
Pakurrizmin mental e ka qesendisur,
Ai –Prometheu,një shqiptar. | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:21 pm | |
| LUTJA PËR LIDERËT E MËRITUR
Na i këndell liderët , të lutem ,Zot!
Nga mëritë e tyre vërtallemi ne;
Mëritë s`bënë punën në asnjë mot.
Nuk bëhet dot ndarjesh ky Dhè .
Ata shtyhen:– ti ,unë , unë ,ti…,
E ne lëkuremi,bëhemi plojë;
Hapjau sytë, o Zot , si Ti di,
Të shohin brevën dhëmbë e gojë.
Të keqen që u fryen ,përdreq,
Ngulfatjau në zemër ,të lutemi ne!
Zot ,engjuj dërgo ,ata ti ndreq,
Një beje të lidhen për Dhè.
Bëji të shohin rrëbeshe rrufeshë!
Bëji të lozin nga ajo e mëritur;
Përmendi, o Zot , të quarit peshë!
Si bën të mëdhenjtë aq të mitur? | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:24 pm | |
| ANDRRALLJET
Me gishtin në tëmth kokat më një shi.
Vërdallur aqë mote rrenash pa mbarim;
Edhe n`këtë zezditë,një i yni i Zi,-
Me të pështirtat e tij: fjalë pa kumbim!
Gjuhë qyqare gjuha gjuhë e lidhur lak,
Kohë ti që zbarkohesh veçse zallahi;
Mendje të fushëtira në më asnjë cak,
Shikim i përvuajtur drejt miut perëndi.
Te shtëpi e rrenës,me kulm të marrë,
Të njëjtat gatime: - fjalë e partalla;
Atje shkallosjesh pritet ujë me sharrë
E në mell partallgjinjsh andrrallet palla.
1998 | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:26 pm | |
| NËNË SHQIPËRI NËNË SHQIPËRI
-1997-
Ku pak lëkundet dheu,
aty është uri…,e
T`i jesh zgjuar mendjes
s`të zë dot vapa…;
zot,o zot si është
kjo bota zemërguri
që thikën të vë prapa.
Hidhka bota e ligë
hapa e kopili,
Njëherë me ngadalë,
e, pastaj,vrap e vrap;
mjafton pak t`hamgjisesh,
të vritesh bri më bri
t`mos ngulesh kurrë si rrap…
T
Po të kundrojnë horrat,
sorrat…nga gufalle,e
Unë n`mendime zgjatem
sa të ta prek ballin ,
Nga shoh si t`vërdallen
pipiruq e llalle,
s`di si do e bësh hallin …
Por,dimërisht të bluhesh
nuk sheh fusha vere,
Mbase,edhe gjarpërorët
bluajnë në këta mullinj,
Dhe janë edhe skuthët
e përbrenda derës
Të urtë si kërminj...
Andej këndej kameleonët,
Jo pak kallin datën;
S`vëllamërohet kot
nata me lugatin
Se sipas tyre,tash o kurrë:
Me gjak tëndin
Caqet t`i përmblatin. | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:26 pm | |
| AI ISHTE SI SKËNDERBEU
-Isa Demajt,burrit jo pak burrë-
Në fillim Ti s`më njihje:
Më shikoje si hasmi hasmin.
Unë vetëm vetullat ngrisja,
Buzën kafshoja i qeshur.
Më pëlqente të të zemëroja,
Sepse atëherë Ti ishe si Skënderbeu:
Zemra madhështisht tundej në zemratë
E sytë dhe balli të bëheshin si reja.
Kur një ditë u ulëm si trimat,
Ti prapë ishe si Skënderbeu,
Vetëm se tash – i buzëqeshur,E unë: ushtar yti çapkën | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:28 pm | |
| AI ISHTE SI SKËNDERBEU
-Isa Demajt,burrit jo pak burrë-
Në fillim Ti s`më njihje:
Më shikoje si hasmi hasmin.
Unë vetëm vetullat ngrisja,
Buzën kafshoja i qeshur.
Më pëlqente të të zemëroja,
Sepse atëherë Ti ishe si Skënderbeu:
Zemra madhështisht tundej në zemratë
E sytë dhe balli të bëheshin si reja.
Kur një ditë u ulëm si trimat,
Ti prapë ishe si Skënderbeu,
Vetëm se tash – i buzëqeshur,E unë: ushtar yti çapkën | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:29 pm | |
| DOKTRINA E PARTALLJES
Dehjet e thonë naivësinë të valë,
Doktrina e partalljes kokat i ndez;
E fjalësh bëhen fjalë,vetëm fjalë,
Fjalë që s`mbushin kurrnjë thes.
E hedh,e përhedh,poshtë e lartë fjala,
Fjalë e fjalë me asnjë kumbim,
Trallisje e përhedhur gjithë stërkala,
S`nxirret pa s`nxirret kurrnjë mësim.
Bjerrakohësi e njohur tash sa mote ,
Rrëshqitje e turpshme nën shalë
Shumë të krisur që qeshin mes sqote
Dehje të thëna si naivësi e valë.
.1998 | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:31 pm | |
| DUKE PARË TË PILLET NJË DREQ
Kështu është ,pra,kur rrëmbehesh:
E hap zemrën,e hap shpirtin,-
Ndërsa,skuthi,vesh bëhet skuthi,
Sytë kaustik i hap.
Pak para se të pillte një dreq
U desh që daulles t`i bija
Që ti të zgjoheshe
Sikur nga gjumi,
Ballë shkrepëtirave me shi
Të shihje të ndërkryerin.
Përmasa e zezë,atëherë,-
Një si tufani,
Sa hap e mbyll sytë,se si u zhduk
Se si u zhduk,si shushunja,
Që majmërinë e ushqen
Nga shkretërimi i gjësë. | |
|
| |
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:32 pm | |
| UÇK
Mbi gjakimin e lashtë forcë e ngritur
Nëpër kohëra mpleksur me be e rrufe
Lisi kokë në qiell në rrëbeshe rritur
Lartësisë diellore shkon me ty atdhe.
Gjaku në damar flamurin e valon
Frymëverohet dimri më një emër
det në dallgë i qeshur syri vezullon
e ndjejmë më të ngrohtën në zemër.
Nga ngrehina e re flitka edhe muri:
-Ç`u mboll në aqë mote,u mbi…
Ushtri Çlirimtare njerëzish palcë guri
Shkëmbi që s`ja di në kurrnjë stuhi.
Në ato lartësira,te flamuri i ngritur
Sakush do e sheh gjakun që dasmon
Te emri i ngritur si një e ndritur,
Diadema e lirisë vezullon
1998 | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët | |
| |
|
| |
| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|