Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krijime nga Jorgo S. TELO

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 12, 2008 1:10 pm

ILIA DILO SHEPERIT

(Nga Jorgo S. Telo)



Atë mermer të bardhë e të bardhë,

Portretin, shkronjat – qendisur me lot…

Gjithçka në faqet e pllakës në varr

ì kam admiruar, s’nginjesha dot…!



Shumëkush ndjehet ndoca i turpëruar;

Fshehtaz të adhuroi dikur…

Të afërmit e tu – shpirtpikëlluar

të mbajtën brilant brenda zemrës zhur.



Ti që shndrite një epokë të tërë;

Një hark kohe si të veshi me mjegull?

Se ishe mendjendritur e shpirtgjerë,

më se i gjallë vjen këtë fundshekull.



Eh, o ILIA DILO – SHEPERIOTI,

Jam kështu ndodhka në jetë…jo rrallë:

Të mbulohet rubini kot së koti…

e sërish të shkëlqejë si më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 12, 2008 1:22 pm

Jorgo S.Telo pergezime ,shpresoj edhe ne te ardhme te lexoim vargje kaq te bukura nga ti.

Madhore keto vargje.

Respekt.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: KRENARIA E KOMBIT   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 1:06 am

SHENJTORJA TEREZË

(Nga Jorgo S. Telo)



Krenohet vetë Zoti

me njeriun ne jetë.

Krenohen njerezit

me ç’krijojnë vetë.

Krenohen kinezët

me Murin e Madh.

Krenohen francezët

me Ejfelin vigan.

Krenohen gjermanët

me shembjen e një “muri”

Krenohen egjyptianet

me Piranmidat prej guri.

Krenohen amerikanët

me demokracinë shumëvjeçare.

Krenohen rusët

me forcën e armëve.

Krenohen arabët

me “arin e zi”...

Dhe australianët;

Me se… Nuk e di.



Krenohen tejembanë

me çfarë kanë në pjesë.

Krenohen shqiptarët

me shenjtoren TEREZË…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: DASHURIA IME   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 1:09 am

DASHURIA IME



Dashuria ime:

Atdheu,

kur di ta çmojë lirinë.

Gruaja,

që më jep dashurinë.



Dashuria ime:

Urtësia, mençuria e thinjave

Qëndresa paqedashëse e trimave.



Dashuria ime:

Familja,

që lart mban nderin e vet.

Dashuria ime:

çdo punëdashës,

qoftë dhe insekt.



Dashuria ime:

Një det ì klaltër

që s’mëkaton.

Dashuria ime:

Toka,

që ì jep dhe të jep “aromë”.



Dashuria ime:

Lulja

që mbijeton buzëtharë.

Dashuria ime:

Një zog

që më sjell këngë në dritare.



Dashuria ime:

Klithma e fëmijës së porsalindur.

Dashuria ime:

Gjithë të dashurit që kam e që kanë ikur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: TE MUNDJA...   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 1:15 am


  • TË MUNDJA



  • Të mundja,

  • të izoloja çmenduritë e motit,

  • në çdo skaj

  • të larushanes

  • botë



  • Të mundja, të çimentoja

  • midis njerëzve

  • dashurinë e Zotit;

  • të shmangia

  • çdo divorc

  • Të mundja

  • të hiqja nga çdo skutë

  • qoftë dhe një predhë

  • apo minë.

  • Të mblidhja

  • yjet tufë

  • mbi çdo errësirë.

  • Të shndërroja

  • armët çnjerëzore

  • në lodra fëmijësh.

  • Të shpërndaja

  • mirësi hyjnore,

  • ngado

  • gjer në finish.

  • Eh, të mundja!



  • 1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: SINFONIA E GERMAVE (Poezi)   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 12:34 pm





Poezi nga vëllimi “KLITHJA E YJEVE”



O NJERI!

A e ndien herë – hërë, o njeri?

Engjëj vallëzojnë rreth teje…!

Sa ikin ata… për çudi

Djajtë kollotumba kërcejnë…



Paktin e paqes me djajtë

s’mund ta arrish kurrsesi.

Ndryshe…hyn kalbja në palcë.

Në Ferr në fundos, o NJERI!



NËN TRYSNI CMIRE

Thonë se të çlodh rehati.

Në fakt më lodh plogështia.

S’më lodhi, jo, në jetë vrapi.

Më lodhën heshtja,ligësia…



Më lodh (jo rrallë) përçmimi,

Përçmimi ì derdhur si mllef…

Dikush më hedh doza dëshpërimi.

Dikush që ì hyn vetja ne qejf.



Se cmira s’ka brirë në ballë.

Se cmira e ka shpirtin akull.

Sa hedh ì plogëti dy hapa në shkallë,

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: SINFONIA E GERMAVE (Poezi)   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 12:38 pm

Poezi nga vëllimi “KLITHJA E YJEVE”





UNË DHE SHQIPËRIA



Ma helmojnë shpirtin dhimbjet e mia.

Në simbiozë janë me dhimbjet e tokëlindjes.

Përpiqemi së toku unë dhe Shqipëria

jo me pak dhimbje

të dalim prej dhimbjes…



U DASHKA

Sa kohë mund të rrjedhë kështu:

Kryeulur në batak zhgënjimi?!

U dashka të ulet Zoti mes jush

gju më gju;

T’ua ndezë dashurinë nga fillimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: POEZI NGA Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 12:49 pm

S’KA Ç’T’I DUHET!



S’ka ç’t’ì duhet peshkut

Brenda ujit goma e shpwtimit.

S’ka ç’t’ì avionit rrufepritsja.

S’’ka ç’t’ì duhet mollws

cikma pwrgjatw lulwzimit.

S’ka ç’t’ì duhet vdekjes buzwqeshja,

Kur me kosw jetwn pret…



S’ka ç’t’ì duhet vetwflijimi njeriut;

Teksa ì wshtw falur paksa JETW
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: POEZI NGA Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 12:58 pm

LARG MUGËTIRËS

Na mbeten dëshirat pezull,


kur ëndrrat varen

në gardhin e mosharrimit.



T’ì lëmë pasionet

të grisen

nga gjembat përreth?



Ç’automekat?!



Si t’ì lësh ndjenjat në humbëtirë;

të zverdhen e të përbalten si gjeth?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: SHKRIME nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 1:05 pm



KALLASHKULTURA



Falw kulturws sw kallashnikovwve

çdo kulturw e lamw ca kohw mwnjanw.

Mbijetesa eksperimentohet…

Vwshtirw t’ia dalim mbanw…



O Zot, si u pleks kjo punw!

Po gajaset bota me ne…

U zhvesh nga vlerat çdo kulturw.

Kallashkultura bredh pa fre…

(Mars 1997)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 4
Registration date : 06/09/2007

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySun Apr 13, 2008 1:27 pm

Pergezime per shkrimet tua Jorgo Telo suksese ne te ardhmen ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptyThu Apr 17, 2008 7:28 pm

Falenderime te sinqerta, z. BETON per konsideratat e para ne adrese te poezise qe ia kam dedikuar gjuhetarit erudit Ilia Dilo SHEPERIT, bashkevendlindasit te Andon Zako Cajupit.
Kesisoj mua me ke inkurajuar goxha bukur ne fushen e krijimtarise letrare qe po e vijoj me gjithe shpirt krahas 12 librave te botuar gjer tani e sidomos duke u nisur edhe nga nje realitet jo i kendshem fizik qe po perjetoj aktualisht si invalid i plote prej me se 15 vjetesh...
Me sa konkludoj nga vle resimi arrij ne deduksionin se ju jeni nje intelektual i kompletuar dhe i pastruar nga komplekset e egoizmit profesional qe grin perbrenda nje pjese te mire te trurit shqiptar prej vitesh...
Per mua jane te mirepritura verejtjet tuaja perhere, se e di qe do te me vlejne per arritje me te muira ne kete fushe te bukur ku jam angazhuar.
Me kete rast ju shpreh nga thelbi i zemres mirenjohjen time te hapur, duke ju uruar shendet e te gjitha miresite e deshiruara e te mundshme tani e ne te ardhmen
Me respekt
Jorgo S. Telo
GJIROKASTER - SHQIPERI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: SHKRIME nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptyFri Apr 18, 2008 10:42 am

MJAFT MË PA ATDHE!

(Sipas melosit zagorit)



- Them të flas, por më djeg fjala, ç’ke, moj zemër, ç’ke?

Zagori të treti ikja…drejt kurbeteve…

Jo, moj,jo nuk qesh buza, oh prej brengave!

Folna pak, siç u flet nëna bijve, bijave…!



- Eh, ç’të flas, o unë e gjora, dhimbja nuk më le.

Thashë se veten e mora midis maleve.

Thashë se më ngroh akoma afshi ì luleve.

Po, ç’e do, s’më ndahen llohrat… njëlloj si dhe dje.



- Djemve, nuseve që ikën, Zagori, ç’u dhe?

- U dhashë plot aromë shpirti trëndafilave…

Të më ktheghen shëndetmirë brenda trojeve.

Të më zbardhet jet’ e nxirë përgjat’ kohrave…



Ç’ësht’, o Zot kjo ikje e madhe, ky mërgim pa fre?

Ç’është kjo lakmi kobare, që gënjen ende?

Shih, o Zot, po shtohen varret…tretet mosh’ e re…

Ua fshin dielli me rreze lotët nënave.



S’ka më lindje, s’ka më dasma, ç’qe kjo gjëmë ç’qe?

Zhurit malli pleq e plaka…vendi azile.

Qajnë gjyshet shmizeza: “Korba, sterrat ne!

Duro, zemër, zemër ngrata… Shpresa nuk na le;

Kthehuni fëmij te vatra, mjaft më pa Atdhe!



Janar 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptyFri Apr 18, 2008 10:44 am

KU JE, O SKËNDERBE?



Po ku je, o Skënderbe?

Dil nga varri, pakëz ngrehu!

Të flet nëna: “Bir, ku je?

Të kërkon sot mëmëdheu.



Zot ì dole, o bir, Nënës!

Ato vite më dhe krahë.

Unë të dhash afshin e zemrës,

Gjergj, o Gjergji im ì Madh!



Të përndar’ sot bijt e Shqipes.

Sakatuar – Arbëria.

Ti, o Gjergj, bashkim arrite.

Tek ty shpresë kish liria.



Dhe kaluan…o sa shekuj.

Dhe përçarja ndihet prapë.

Ndaj Shqiponja do dishepuj;

Prapësit’ t’ì bëjë zap…



Po përse, o bir, përse,

Z erin Ty, nuk ta ndiej, vallë?

Plot stërnipër ti më le..

Por si veten..sa të rrallë!



1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptyFri Apr 18, 2008 10:47 am

DEDIKIM PËR EQREM ÇABEJN

(Për t’u kënduar gjirokastri\e)



Mali ì Gjerë lot prej vendit.

Ì përulet sot Eqremit.

Kuvendojnë gjithë malet.

Njatjetojn’ tokën amtare.

Majë më majë buçet zëri:

“Kaq të bukur kush të bëri?”

Jehon shqipja majë më majë.

Zonjë veten di ta mbajë.

Sa e këndshme gjuha e Nënës!

Ardhur që nga rrënj’ e rrënjës.

Gjer ku gjeti fjalë tabani,

Gërmoi Çabej – shkencëtari…



1998





GJËMIM QË GJËMON NË BOTË

(Motiv për këngë)



Ç’ì gjëmon pena mbi fletë

Një biri nga Kadaretë…!

Gjëmim që gjëmon mbi botë.

Zë ì thekur, zë ì fortë.

Gjirokastër, ç’të ndrit syri

Me ksi bijsh si Ismaili…



2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: A.Z.CAJUPIT   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptyFri Apr 18, 2008 10:57 am





A. Z. ÇAJUPIT



“Fshatrat përkarshi

Me kishë e me varre,

Rrotull ca shtëpi

Të vogëla fare…”



Ja, këtu u linde,

O Çajup ì Madh!

Për këtë vendlindje

Pate sa shumë mall!



Qave e këndove.

Kështu e ka jeta

N‘vite megullore

Të ftohta, të nxehta.



Fort ì re Kambanës.

Kushtrim – zeri Yt.

U ngrit mbi osmanët.

Për liri u ngrit.



Të buroi pena

Vargje porsi kroje.

Mall mbanin përnbrenda.

Thumbat… si t’ì doje…



Demokrat ì shquar.

Plot thesare le.

Ishe, je ì çmuar

Ti per Mëmëdhe.



1990

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 1:36 am

Përgëzime Jorgo. S. Telo për poezit të cilat po i sjell forumit tonë.

Një herit të dëshirojë mirëseardhje në mesin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Krijime nga JORGO S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 11:01 am

“Mysafirët e Rinj të Çajupit”:



Fragment nga Fantareportazhi



- E kam dëgjuar shumë këtë emër, - u hodh Andon Çakoja, sapo dëgjoi emrin e profesor Bulos. Jam krenar që Sheperi ynë po nxjerr djem të shquar për vete e për gjithë vendin. Kam dëgjuar e lexuar nga dora e tij… Në Tiranë vazhdon të jetë?

- Pikërisht aty vazhdon të banojë e të punojë fisnikërisht në dobi të letërsisë e gjuhës shqipe, - u dëgjua zëri ì Evjenit.

- Hë, më i lumtë mendja e shpirti i pasur! Kësaj i them dashuri të vërtetë për mëmëdhenë unë, - uroi me gjithë shpirt Çajupi.

- U ka ujdisur të tillë uji i Gjinecit e gjithë ujrat e Dhëmbelit, që u ngritët të tillë ju të atij krahu, - përforcoi Evieni thelbin e bisedës, që me sa po shihej ishte si prelud i një kuvendi më të plotë që parashihej të zhvillohej gjatë orëve të qëndrimit te burimi i Bratit në Çajup… Ky…Jorgo koncioti më ka vënë në dije për një “Intervju”, siç thotë frëngu; Në rregull, pajtohem me çdo më pysni, veç t’ia kemi pa hile njëri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura që më erdhën pandërpreë , kur nxora “Baba Tomorrë”…

- Sos kemi për të ndarë gjë tapitë e letërsisë…që të sillemi të pafytyrë si ata, - përforcoi idenë e kuvendit Buloja.

- Përkundër neve më shumë do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unë, që lumturisht aty për aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhëm muajin më të bukur të viseve tona, kur blerimi, lulëzimi e këngërimi i zogjve s’kanë të reshtur; kur bizbizimat e bletëve tahmaqare për nektar e polen s’njeh lodhje nga çasti që çel syrin e artë dielli e gjer sa e mbyll atë.

Zoti Andon po pinte dollinë e fundit, ku gjendeshin shëndetet e të tërëve emër për emër. Urimet e ndërsjellta përcilleshin më njëfarë zhurme karakteristike që krijohet natyrshëm në kësi rastesh, kur pjesëmarrësit me zë të ngritur urojnë shoqi-shoqin e gatiten të ngrihen për ta mbyllur gostinë mbresëlënëse.

Si për habinë tonë e sikur të kishin marrë urdhër nga zotat e padukshëm ia krisën këngës një tufë thëllëzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithçka e mbetëm si të ngrirë, për të dëgjuar me etje atë sinfoni shpirtndjellëse… Unë rashë në meditime të menjëhershme e vetvetiu bëra lidhëzimin tokë-Parajsë përmes tingujsh thëllëzorë që mund t’ì konvertoja kështu me gjuhën njerëzore:

“O njerëz, ku ishit sot?

U mblodhi ì madhi Zot!

Këtë botë e atë botë…

Ju te Brati keni qenë,

keni pirë e keni ngrënë.

Të gjithë keni hapur xhanin

për Çajup margaritarin.

Le të thonë, si të thonë,

do këndojm’ siç kem’ zakonë

për bilbil poet Andonë!

Neve na zgjodhi behari i artë për mysafirë të ballkonit të jugut shqiptar, pllajës së Çajupit e sidomos të “njeriut mal”, Andon Zakos.

Të nderuar lexues, mundet qëndruam ca kohë brenda një aventure tokë-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni përfituar diçka njerëzore në dobi të shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni për kohën që harxhuat duke më lexuar. Edhe sajesat e imagjinatës e fisnikërojnë shpirtin e vërtetë…

Autori

Gjirokastër, mars – korrik 2006

FUND



Shënim: Ky fragment është shkëputur nga “fantareportazhi” ì autorit Jorgo S. Telo me titull:

“Mysafirët e Rinj të Çajupit”

Botim ì shtëpisë botuese “ARGJIRO”

Red. Izet S. Çulli

ISBN: 978-99943-48-09-1

[size=12] Fq. 102
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 11:05 am

HEDHJA E ZAREVE

(Roman nga Jorgo S. Telo)



(Fragment I)



- M’u lodhën sytë jashtëzakonisht, Sotiraq! – iu drejtua Gjergji mikut prej qyteti. U bë gati të fikte kompjuterin.

- E sigurove materialin që hodhe? – doli zëri ì merakosur dhe pyetës ì mikut.

- Sigurisht, - tha Gjergji dhe u ngrit të dilte prej dhomës.

- Të të shoqëroj? – shfaqi gatishmërinë mysafiri kaçurels e simpatik.

- S’ka problem. Nuk vonohem. Mos u mërzit!

- Te dal unë? – e pyeti Ksanthi.

- Besoj se s’ështe e nevojshme. Qetësohu.

Në njërin cep të oborrit të shtruar me çimento Gjergji u rrëzua rrezikshëm. Ra aq keq, sa koka iu përplas lemerishëm tek një qoshe e gurtë muri-dere. Pasthirrma e vetvetishme dhe e dhimbshe “Ooooh!” dalë prej llahtarës, nxori në oborr së pari gruan që po dremiste (pas disa punëve ne kopshtra) në dhomën poshtë. Thirrja e dëshpëruar me fjalët”Ç’më bëre, Gjergj?!” nxori nga dhoma dhe mysafirin që ishte në dhomën lart.

Ai zbriti me ngut shkallën, ashtu me çorape, siç ishte brenda.

- Mos bërtit! Nuk kam pësuar gjë! – iu drejtua ì plagosuri Gjergj së shoqes, me merakun se mos griste sërish faqet si disa vjet më parë…Ai ì fliste asaj kurajoz, por nuk po e shihte veten si ishte mbuluar me gjak te freskët e mbivetullën të hapur si shegë e çarë. Gjakun, qe po ikte vrushkull, e ndali sakaq Sotiraqi. Ai nxori rrufeshëm një kartopecetë të papërdorur nga xhepi. Ia vendosi mbi plagë, të mos vijonte gjakrrjedhja. Zërin tërë ankth të Ksanthit e dëgjuan fqinjët.

Vëlla e motër ia behën sakaq brenda oborrit.

Mezi e ngritën Gjergjin me peshë të rritur nga jeta e stërgjatur spitalore. E çuan në dhomën poshtë. Gjergjit ì dukej sikur po vetëtinte qielli në të kthjellët.

-Ti ke shpëtuar nga vdekja në fije të përit sot, mor burrë! – u dëgjua zëri ì Ksanthit ì sapo çliruar prej makthit të disa minutave m parë…

- E kuptova që kisha mbetur gjallë, ndaj të fola, moj e gjorë! – u shpreh si nëpër dhëmbë Gjergji. Sa u rrëzova, vura dorën në balloren e djathtë, ku ndjeva më tepër dhimbje.Vërtet m’u mbush dora me gjak, por, ama, kuptova që trutë nuk ishin hapur; ndryshe nuk do kisha logjikën e domosdoshme të kontrolloja veten e më pas te te flisja ty…

- Mirë, boll! Ç’ndien tani? – pyeti Sotiraqi me një çehre te prishur e fytyrë ngjyrëlimoni.

- Dhimbje dhe aq… Jam mësuar me dhimbje unë…Tani kam merakun e gjakrrjedhjes e të tëtanozit, pa vdekjen do ta lodh, sa të mërzitet me mua… Kushedi, ndoshta heq dorë për ca kohë… Ju lutem lajmëroni të vijë Koçinia sa më parë. Të marrë me vete dhe sendet e urgjencës e kapsa për qepje. Ja që m’u desh ta bëja dhe këtë provë…!

- Ç’provë? – pyeti e shoqja dhe disa zëra njëherësh.

- Hë, provë nëse në këtë vapësirë daljebehari është pjekur ky bostani im, apo jo… - u përgjigj Gjergji, duke treguar kokën e vet me dorën e saktë. – E ç’provë tjetër? Mos harro, grua, se unë e kam korruptuar vdekjen: ì kam dhuruar çdo fëlliqësirë që mund të mbajë një organizëm… Kompromise, de… Nuk ka ç’ì duhet Qoftëlargut një ì sëmurë si unë…

[size=12]Fytyrat e zbehta të të pranishmëve të sapo rritur ne numër, u qeshën si me pahir prej atij humori të improvizuar nga ì aksidentuari në atë situatë tragjike… Tjetër Gjergj shihnin e tjetër Gjergj dëgjonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 11:09 am

HEDHJA E ZAREVE

(Roman nga Jorgo S. Telo)

Fragmenti II





Nga DITARI



18 tetor 1995:

Mot ì përshtatshëm në një ditë sublime për jetën time të troshitur nga idhnimi fizik e makthi shpirtëror. Mes nesh sot ne në spital u gdhi dhe Gori, vëllai ì Ksanthit. U shtri në dysheme mbi ca shtroje të mbledhura nëpër pacientë të ndryshëm. Sot operohem…

(Këtu ndërpritet të shkruarit në faqen e ditarit të për të kaluar në ditën pasardhëse)

19 tetor:

Kur më doli plotësisht narkoza, kërkova të më sillnin orën e dorës, protezat dhe bllokun “Ditari”, ku vështirë e me shkrim të madh e mjaft të keq po hedh:

Sapo më transferuan në repartin e ri të mikroneurokirurgjisë, godinë shtesë e Neurologjisë. Ì pari veprim ishte qethja e rruarja me brisk e krejt kokës nga po ai brber që ma kreu këtë proces edhe në tetor 1992.

Në korridorin jashtë …sërish shumë nga fytyrat e njohura. Kanë marrërrugetim të gjatë per te ardhë posaçërisht për mua. Ndoshta me mendësinë se po më shohin për të fundit herë syçelë.

Çdo operacion konsiderohet si punë shorti… Ose… Hajde gjej ç’kam une brenda grushtit te mbyllur…!

Më pranë meje vazhdojnë të jenë Ksanthi, Petriti, Tomi e të tjerë. M’u desh edhe këtë herë përsëritja në latinisht e shprehjes “Alea jahta est.” (Zaret u hodhën) dhe ì përshëndeta me dorë.

Në parasallë më ngritën me zor të dukshëm dy-tre infermiere në një shtrat të ngushtë e të lartë me rrota.

Për dy minuta e pashë veten në sallën e operacionit. Krejt ì vetëdijshëm ì hodha një vështrim atij mjedisi të mbushur me aparatura gjithfarëlloj. Zerin e Profesorit e njoha, teksa po u jepte disa porosi asistentëve për një tjetër pacient që sapo kish përfunduar nga ndërhyrja kirurgjikale.

- E bëtë gati Gjergjin? – dëgjova pyetjen e Doktor Petrelës në adresë të Orestit anestezist e disa infermiereve që merreshin me mua.

- Për pesë minuta gati jemi, - ishte përgjigja e Orestit. Ai, pa ma dhënë ende narkozën, bënte shaka me mua, sikur të isha më ì sakti brenda atij mjedisi të frikshëm. Ndërkohë anestezisti vepronte me shkathtësi e saktësi në rrëzën e kofshës sime të djathtë, për të më fiksuar agen-flutur. Ajo do të shërbente gjatë operimit e më tej për serumin, me ç’mbaja mend nga operacioni ì parë. Mjekun tjetër që ndihmonte Orest Gjinin nuk e mbaj mend me emër. Mund të ketë qenë Vasoja. Tani që më ka dalë narkoza kujtoj si nëpër tym se ky mjek bëri goxha llafe me një nga infermieret (ndoshta me kryeinfermieren). Zënka me fjalë arriti gjer te përdorimi reciprok ì epiteteve “debile!”; “debil je vetë!” e të tjera. Ishte një si ngutje për të mos u nxehur Profesori që kish kërkuar gatishmërinë e mjeteve të punës…

E durova si unë e di… sëmbimin e nxjerrjes së venës nga trupi në rrëzë të kofshës…

- Gati gërshërët? – kumboi sërish zëri ì Profesorit. Ai u afrua një grimë pranë meje dhe u largua sërish, sikur të ish kujtuar për diçka tjetër. E dallova saktë si ishte veshur: me kapuçin e blertë si biçim plasmasi rreth kokës. Vetëm një pjesë e fytyrës ì dallohej. Sytë e qeshur ishin fshehur pas syzeve optike.. Kish fiksuar dhe maskën mbi gojë e hundë. Po shtrëngonte më fort dorezat në duar.

- Gërshërët e Jashargjilit? – më doli vetvetiu pyetja në atë gjendje të shtrirë siç isha.

Nuk e di, se si e pse m’u kujtua një faqe revistes së dikurshme “YLLI”, që e kisha lexuar me kërshëri gjatë gushtit, kur isha kthyer në shtëpi, para se të shkoja në Janinë për të bërë kontrollin në “skaner”. E dija kush do më operonte; ndaj atë fletë e grisa dhe e mora me vete.

Në të ishte një shkrim i Mentorit, një foto e tij me Venturën italian, neurokirurgun turk Jarshargjil dhe diçka për arsimimin pasuniversitar dhe specializimin e vetë Profesorit në Francë

Unë isha mbuluar me çarçafin e bardhë. Fleta e revistës ndodhej në një nga xhepat e xhaketës që kishim lënë në dhomën e shtrimit. Ta kisha me vete edhe mund të kaloja në shaka duke ia treguar atij qi kish në dorë jetën time. Megjithë gjendjen e ngarkuar emocionale që kish para ndërhyrjes në kokën time, do të ma pranonte shakanë për hir të afinitetit që kishim krijuar disa muaj me njëri – tjetrin…



- Edhe këto ì ditke?! – pyeti ì çuditur Oresti.

Disa infermiere qeshën me zë.

- Nevoja të nxit të zgjerosh dijet, duke gërmuar, - fola me zë si të mekur.

Ende po dalloja se si po më “prangosnin” kokë, këmbë e duar. Nuk më lejonte çarçafi dhe koka e fiksuar si në morsë që të shihja më tepër. Mbi fytyrën time mbi gjysmë metër largësi qëndronte stoik “prozhektori – saç” (S’ia mësova dot emrin shkencor edhe më pas këtij aparati, që simbolizon më së shumti sallat e kirurgjisë gjithandej.) Nuk pata kohë të numëroja sa llampa verbuese kishte ai “saç” dritash, mbasi një tjetër aparat u avit drejt fytyrës sime, duke ma zënë krejt pamjen. Më tej nuk ndjeva kurrgjë…

…………………………………………………

…Nuk di sa zgjati koha nga hyrja në operacion e gjer te rikthimi ì ndijimeve fillestare në fazën e “Ringjalljes” sime të dytë. Si nëpër tym mezi ndieja pickimet e të thirrurat shumë herë të emrit tim nga ana e reaminatorit Orest. Ì ndieja të ashpra pickimet. Me jepnin goxha dhimbje ato pickime alarmuese. Synonte mjeku të më nxirrte nga gjumi përhumbës prej narkozës. E kuptova këtë situatë, se m’u kujtua qe e kisha një përvojë vetiake…E kuptova që po zgjohesha pas operacionit dhe që kisha mbetur gjallë. Përpëlitesha në shtrat me ndjesinë e tejskajshme të tharjes së gojës. Fillova të kërkoja me lutje ujë dhe amita. Më gënjenin me dy lugë të vogla e iknin.

- Hapi sytë, Gjergj! – bërtiste Oresti.

Doja e doja t’ì hapja, po s’mundesha…

Më pas ai zë ì njohur u largua prej meje. E dëgjova sërish disi më larg: “Suzana! Suzana! Hapi sytë, Suzana!”

Atëherë përmblodha forcat dhe ì hapa sytë. Në fakt m’u çelën kur deshën vetë.

Jashtë ishte errësirë. E kuptova nga ndriçimi ì fortë i dritave brenda dhomës. Gjendesha në raminacion. Dëgjohej periodikisht aparati që tregonte pulsasionin e zemrës sësaj vogëlusheje që e quanin Suzana. Kuptova që ende nuk po ì dilte narkoza. Ende ne gjumë. Apo në gjendje kome. Nga ta merrja vesh? Duke hedhur vështrimin nga dera e shamtë, vura re një paciente të re. Ajo klithte vazhdimisht e kërkonte të pinte ujë.Madje hiqte me vrull mbulesën e mbetej pothuaj në një lakuriqësi të ndyrë…Ktheja kryet nga ana e dritares. Te muri përballë ndodhej një sì ato hapësirat midis mensës e sallës së ngrënies; pra një dritare horizontale me xham. Matanë saj ishte një tjetër pacient. Edhe ai ì porsa dalë nga salla e kirurgjisë. Ishte më ì ri se unë dhe tepër energjik. Dukej që kish ndërhyrje të lehtë e se tumori nuk e kish rënduar shumë para operimit, siç ka ndodhur me mua…Djaloshit përballë ì qëndronte e ëma pranë.

- Po mua pse nuk m’ì lejojnë të mitë brenda? – pyeta me ngashërim kryeinfermieren e papërtuar Zoicë.

- Nuk na lejonë shefat, pa jo se s’dua unë, - më tha ajo.

Kur hyri Ksanthi me Petritin, me Lefterinë e më pasi Berti me një kushëri nga Tirana, nuk e përmbajta dot veten Rashë në ngashërim, e dënesë sa u mbyta ndër lot… M’u kujtua që po ai kushëri kryeqytetas ca ditë më parë më kish takuar duke më zgjatur ftohtë vetëm dy gishtrinjtë e zgjatur para, sikur ruhej se mos ì ngjitja zgjeben… Sot u përkul e më puthi në prani të të tjerëve qe kishin mundur të hynin me mjaft të lutura e… “Mos ndoshta ì shkon ndërmend se po më puth për herë të fundit, teksa po më sheh në këtë gjendj prej meiti?” pyeta veten ne ato çaste përlotjeje të pandalshme. Prapamendimet e lindura brenda trurit të “kashaisur” ì mbajta për vete… “Unë do rroj. Do t’ia hedh dhe këtë herë”murmurita dhe, si u përgjigja e piva ca lugë amita, fshiva lotët e rashë në qetësi. Kur u larguan vizitorët, provova këmbët e dorën, sa e si lëviznin. Më dhanë shpresë për mirë. Reagonin. Kjo ndjesi m’ì hapi me mirë sytë.

Sipër kokës më të djathtë dallova stativën e serumit e lëngun që pikonte ritmikisht. Më pas ndjeva djegie të fortë në rrëzë të kofshës. Mendova se mos shkak ishte katoteri që ndoshta nuk e mbante urinën e shumëfishuar prej glukozës së shumtë qe po marr nëpërmjet venave. Hedh një vështrim të vagulluar nëpër dhomë. Vetëm fare. Shoh ditarin në tryesën në të majtën time. Këtej është dhe dritarja. E marr dhe hedh me ngut këto mbresa të freskëta. E lë pak bllokun e hedh sytë nga dera, me dëshirën e ardhjes së shumëpritur të njerëzve të mi të dashur ose të Profesorit. Tej xhamit Ksanthi me pyeste me lëvizje kuptimplote të dorës: “Si je?”.

M’u rikthye ngashërimi e dënesa.

Si teli ì hollë ì violinës më janë bërë telat e shpirtit…

Pasoja të pritshme, që nuk më habisin.

Ì bëj shenjë djaloshit mustaqelli matanë dritares hrizontale: Je mirë?

Më dha të kuptoja se ndihej mirë.

M’u pastrua më mirë shikimi. Kundruall meje u avit një infermiere bukuroshe fytyrëqeshur.

- Si je, Gjergj|? - ,më pyeti, sikur të njiheshim prej kohësh. Ka një zë të ngrohtë shërues.

Nga që ì ka buzët me buzëkuq iu drejtova:

- Gjendja ime nuk ka nevojë për koment, zonja…!

- Lira. – plotësoi ajo.

- Të lutem, lejojeni gruan time të hyjë!

- Ja, se po vjen kryeinfermierja Zoicë.

Hyri Zoica.

- Ç’thotë Gjergji? – hodhi pyetjen ajo në vetë të tretë.

- Ç’të thotë? – fola unë në të njëjtën vetë gramatikore. – Dyshon se mos nuk e ka fare katoterin.

Po ì jepja bisedës një sens humori.

Kryeinfermieria ì hodhi një vështrim pyetës Lirës. Më ngritën pak çarçafin.

- Katoteri nuk ka lëvizur, - më tha Zoica.

- Ndoshta, po unë kam djegie të forta dhe ndihem ì lagur komplet, - fola me vështirësi.

Më pas u verifikua se kish shkajtur agia-flutur e serumit dhe glukoza kishte marrë shalët e mia Pra, ishta glukoza që më përvëlonte e po më lagte. U njoftua urgjent Oresti. Ai bëri menjëherë riparimin e filloi të shakatonte me dashamirësi me mua, duke më sjellë të fala të freskëta dhe nga Ilia Laska, (miku ynë ì përbashkët).

- Po kofsha e majtë pse po m djeg kaq shumë? – e pyeta.

- Të kemi marrë pak material për lëkurën e kokës, - më shpjegoi ai.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Kur mbetem vetëm e hedh vështrimin nëpër muret e dhomës Më formësohen imazhe nga më të çuditshmet që më trembin e më kredhin në mendime ogurzeza… Më sajohen gojë të hapura me buzë të trasha që vërdallosen në hapësirën boshe të dhomës; kurse njollat e mureve shndërrohen në figuorina lëvizëse si në filmat vizatimorë… (situata vampirësh) !!

Përndiej një të keqe më të madhe: “Mos janë simptomat e ndonjë sëmundjeje psikike në trokitje?” – them me vete dhe benda trurit tim te plagosur përtyp dhimbshëm situatën që më shkakton makth të pashembullt…

Shoh orën. Ka mbërritur mesnata. Kaq për sonte. E lë bllokun mbi tryezë, ku gjenden një sasi barnash Jane barna të shumta që ua di emrin. Madje ì kam shkruar në faqen e pasme të kapakut të bllokut – ditar, qe me ka shoqëruar nga pavijoni në pavijon….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Poezi nga JORGO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 11:14 am



Jorgo S. TELO


SIRENAT





1. HUTESË



Dikur...

I zgjata duart;



dritën e vezullimtë

të syve të tu

ta rrëmbeja...



Mbeta i hutuar,

i hutuar në rrugën drejt dritës.



2. PAS NJË DIMRI



Pas një dimri-natë

sikur po çapitet sërish behari.



E shoh tek gjethëzat e porsaçela,

tek lulet e strukura nëpër ferra.

E dëgjoj tek kënga e bilbilave

majë gështënjës;

tek kënga ngazëlluese

e mëllënjës.

E prek tek bari i njomë,

që po harbohet...

E shijoj tek radhiqet,

teksa lezetojnë tryezën.



E ndiej tek lehtësimi i teshave në trup...

E mirëshoh se si majëmalet

Po heqin borën paqësisht

gjithaq…me ngut...



3. SË PAKU



Nëpërkëmbem

nëpër copëza gjumi

Endrra të copëzuara

gjumin ma shkundin...

O koprac ëndrrash,

Pse s’ma sjell të plotë

ëndrrën time?



Sidomos ëndrrat e bukura;

ato më të bukurat

m’i vonon,

m’i humbet.

M’i shkwrrmoq ato

kur e ndiej veten

duke vrapuar...

Edhe ëndrrën e ëmbël,

kur e shoh veten dhëndër...

Apo ëndrrën hirëplotë,

kur unë ndihem i fortë

si moskush.



Së paku...

përgjatë ecjes

për në amëshim

Si kujtim të ruaj ëndrrat...



4. ME KËSI MENDIMESH



Vdekja!

Trupin përpiqet

të ma marrë

tinëzisht...


Përpiqet të arrijë

të më marrë krejt...

Vetëmbrohem.

Vdekja nga marazi

një ditë do “vdesë” vet...

Me kësi mendimesh

duroj gjithçka...

Brenda mendimeve

Avujt e jetës lëvizin.



Pjesë të trupit po më lënë.

Nuk dorëzohem...



Vdekja

s’më përtypka njëherësh dot.

Më sfilit pjesë-pjesë...



Me kësi mendimesh i bërtas shpresës:

“Mos më harro!”



5. TË JETOSH

Të jetosh;

a s’do të thotë,

të mëtosh për dëshira?…



Të jetosh;

a s’do të thotë:

të duash ajrin,

të duash qiellin,

të duash mbitokën

dhe detet e kaltër?



Të jetosh;

a s’do të thotë,

të sfidosh

errësirën, ligjet gjysmake, kopracinë shtetërore?...



Të jetosh;

por, ama,

pa u përgojuar për keq...



Të jetosh;

por,ama,

pa hedhur valle me dreqër!...



5. S’MUND!...



Arëza, grenza rrotull më vijnë

Përsysh më vërdallosen

sikur t’i kem lyer qerpikët

me mjaltë.

Ndërkohë më qerthullon

një e padurueshme etje,

një etje e pafund...

Izolimi po më shkund...



Mes arëzash e grenzash…

Të jetosh.



7. ÇAST I VESUAR



Një bashkë reje

u zvarr teposhtë.

Qetë-qetë kapërceu kangjellat.

M’u avit, tek po rrija.

Si më lëmoi faqet,

më njomi paksa syrin.



E ngarkuar ishte reja

Dhe...nuk dola dot në rrugë.

U largua ajo

drejt visesh të tjera.





8. DIKUSH MË PRET



Meqë nuk shkoj dot në lumë,

meqë së largu i kundroj pyjet,

në qerthull ëndrrash zhytem...

E më mblidhen:

najadat, 1)

driadat. 2)



Ndërkaq një Kometë e stërmadhe

me bishtin e zjarrtë

tek qelqi i dritares më troket

e me zë yjor

diç më flet…



1) Nimfat e pyjeve

2) Nimfat e ujrave



9. MUZGJET



Mundet po ecim

në shtigje

muzgjesh

të plagosura.

Të mos habitemi,

pse na përzhiten

qepallat e pluhurosura.

Habitshëm

s’ka pse t’i hapim krahët

anë më anë.

Muzgjet e tanishëm

Peshkaqenë janë...

Na brejnë kockat,

Shpirtin.



10. SA TURP!



Nuk e mbyll portën nga brenda.

S’i dihet, ç’ngjet...
Mundet të harrojë punën e vet



z e m r a,

kur s’e pret...



Sa turp, të të shkallmojnë dritare e portë!

E trupin

të ta gjejnë të ftohtë!...









11. SIRENAT



Çdo njëzetekatërorsh

“Telegrame” më vijnë

prej “Botës Tjetër”...

Kërkohet me ngulm,

Të bëhem “pjesëtar” i Saj...

e zemra s’më ndien të qetë.

E shpirti...

herë më bën të qesh,

herë më bën të qaj.



12. ÇAPITEM



Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj.

Shpirtin e ndezur – brenda vetes.

Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar.

Eci përmbi ngjarje

drejt jetës,

drejt vdekjes.

Çapitem.

Ç…a…p…i…t…e…m…








Botuar si cikël te gazeta “Fjala” e Agron Tufës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Begu
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 62
Registration date : 15/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 11:57 am

11. SIRENAT



Çdo njëzetekatërorsh

“Telegrame” më vijnë

prej “Botës Tjetër”...

Kërkohet me ngulm,

Të bëhem “pjesëtar” i Saj...

e zemra s’më ndien të qetë.

E shpirti...

herë më bën të qesh,

herë më bën të qaj.


Të përgëzoj. Bëra mirë që dola dhe lexova këto margaritar meditimesh sepse, në atë anën e forumistëve, nga shpurdhjet e tyre fryma mu zu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Begu
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 62
Registration date : 15/04/2008

Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO EmptySat Apr 19, 2008 12:00 pm

Edhe proza është funksionale. Ka dendësi dhe domethëne. Sukses!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Krijime nga Jorgo S. TELO Empty
MesazhTitulli: Re: Krijime nga Jorgo S. TELO   Krijime nga Jorgo S. TELO Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijime nga Jorgo S. TELO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: