|
| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
+90Dreni Drenova gentiana lohaj dodgjeka ...... shefqet mujota zana. xhema BashKom agim__barja Driniiiii play meri ILTA Sema dibranja delick Psikologu veletini VetetimaAL Eklips Muja e Halili klodian Xili paioni Blerim1 Aleks J. Zhapa Kristaq Th. Gushi lepurush egzona- spirito Uskana E_Bukura sela-mi tina elisa Blerti_Gashi Leka i Madh Albona Veneta anila Fjona Nezir Myrta shqip0nja Trimi beti cristal Parapsikologu Martina zeriatdheut Eva0506 Poeti liri_b mall metiii Tesa Riki30 **Embelsira** Lanetja Mergimtarja ficam bukla Mysafir Begu Guximi interesant Jorgo S. TELO eri M gjakushi Orfe@ feneri Ago Muji Delia Albea Edonis vjollca Adem Berisha petritkola Beton Euridika rrebelja Lejla Arta tom sojer Urata Aquila shaban cakolli Kosovarja besa-bese Sofra 94 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:33 pm | |
| KUFOMAT E GJALLA
Përkundruall nesh
Është Toka e Zezë
Dhe Toka e Zezë është
Aty,ku kokat e pakoka,në vërdallje
Mu si kufoma të gjalla
Hemisferave të djerrëta
Shihen duke u shtegëtuar.
Para cilitdo syresh të ndaleni
Të qeshni me qeshjen cilëndo
Sytë e pështjelluar ua shihni,
Që u janë si monedhat e devalvuara
Të zhubrosura në numra,
Si verdhësia vdekësore.
Të papërfillshmit,ndër mjegulla,
Mes qiellit e tokës,
Ndër vegime mbytëse
duke u përpëlitur.
nëntor 2008 | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:46 pm | |
| OKA E RRËGJUAR
Kokë e rrëgjuar kokë e sa një breshke
Kohë u desh të të njoh ky njeri
nam përtokë i rënë si prej maje bjeshke
vetëm qelbanikët tash të mbakan në gji.
Kokë e rrëgjuar kokë e kurrnjë hall
më kot të të thuhet:- bora s`është blerim!;
dehja ,vetëm dehjes,asaj di t`i pall.
syri sy vallë është dhe kur s`është shikim?
Koka e rrëgjuar kokë sa është një rrasht,-
Rrotë ku sillet një botë fare e kotë;
Sa e zezë përbrenda,më e zezë përjashtë,-
Përjargësi e mendjes ,futë e pirë me gotë.
1998 | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 06, 2009 8:50 pm | |
| PUTHJE DIELLI
1 tetor
Pas dekadash në gjum
zgjohet Qyteti
si një e zgjuar nga buzëvdekja.
Bote kallkane
sytë e pafishkur spikaten -
zjarrtësi e rizbuluar
zemrash të gurëcuara,
që prangat do i këpus
si jo vetëm ndër këngë.
Në pirgjet e mija,-
Thuase i bërë një tjetër,
Ngritem,zbres,ngritem,dhe-
në më të shumtën e hises së fjalës,
përqafohem me diellin. | |
| | | Psikologu Fillestar/e
Numri i postimeve : 6 Age : 51 Vendi : CH Registration date : 07/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Feb 10, 2009 11:48 pm | |
| Demarkacion mendimesh
Serish rrugeve me balte une mas peshen e mallit
Duke numruar kujtimet nje nga nje
Tek fshihen prapa pllakezave te trotuarit
Une marr frym me lirshem se me pare
Nga disku im i kujteses
Me vin refrenet atdhe, republik, Liri, Demokraci
Ne sfond me shfaqet shifra 1244
Dhe politika behet matematik
Rrugeve takoj lypsaret tek dehen duke pritur
E te dehurit kerkojne lemosh pran streheve te pa emer
Erresira i bashkon edhe diten
E naten hena i ngushellon bashke me acarin
Formulat matematikore u prijne debateve te perditshme
Neper kafenete rinore thyhet heshtja e erresires
Akumulim tymnaje e mjegulle prekin shtresen e ozonit
Ne faqet e gazetave perher i njejti refren.
Ushqimi ditor me enderra pa asnje kalori
Shpresa rrokulliset si top futbolli
Te rinjet varin optimizmin në rrjete marimange
Tek shohin realitetin me syze dielli
Dhjetor 2007, Kosove
Flamuri
Dhe un ja ku jam Nentor me thon
Ketu me keni se nuk kam ku te shkoj;
Mbshtjellur ne pelhur te kuqe e plis te bardh
Kesaj toke i takoj dhe evrop un jam
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
Kam dhe nje Vlore e nje Prekaz
Me quaj si te duash Shqiptar, kosovar, arberesh e arvanitas,...
Un ilirijan e dardan jam,
Nje gjuh e nje flamur kam dhe s`ka kufij qe na ndan
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton…
5 shekuj me radhe u versule
Dhe sot po vazhdon por kot e kot,
E do rroj dhe do rroj flamuri i marigones
per jet e mot,
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
Kte nuk e them un sa per te ju josh
Ket e than kastriotet, qemajlet e jasharet
Me 1912 ne Krujë, Vlore e Prekaz.
Le te rroj flamuri yn kombtar
per aq sa do rrjedh gjak ne damaret ton..
suiss, 07. 10. 2005 | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 12, 2009 10:26 am | |
| UJËVARAT E FIKSIMEVE TË MOSHËS
Përherë më shkarrëzehen përsysh
ujëvara flokësh,
ujëvara ndjenjash
e fjalësh.
Zbresin ato të papërmbajtura
si adoleshente
prej shkallësh.
Herë ledhatare e ëmbëlshore
Herë të ngrysura dhe lënguese
Herë me ftohtësi bore…
Përmbajnë ujëvarat brenda rrymës
tërësinë e viteve të mia,
të papërfshira
nga ylberësia
Më së shpeshti përshfaqen
me ngut të pamotivuar.
Turren vrulltas
mbi vetullat
e përmbi qerpikët e mi
të moshuar.
Përmbajnë ato në vetvete
tërë torbën e plotuar me fiksime:
Mallin për vendlindje
Pasionin për dije,
Xhelozinë për rininë
e tejshkuar
përzier me dhimbjet
dhe cdo etje,
ku janë endur dhe enden:
Mbijetimi i jetës, njohja e botës, përjetësia…
Endet mbi ballin e latuar
Hyjnesha e mendimit dhe ndjenjave:
DASHURIA. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| | | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Jorgo S. TELO pershendet Sofren me kete poezi Thu Feb 12, 2009 10:33 am | |
| DASHURI QIELLORE
Dy re zënë dorë për dore…
Dashuri krejt qiellore.
Ngjajnë retë si në garë,
Sa të zbrazen nga një barrë…
Njëra re që qe ezmerkë
Shiun nisi tatëpjetë.
Reja tjetër – lozonjare
Mashkull qe o shterpë fare.
Është verë, verë e nxehtë.
Mbetëm ne me syt’ përpjetë.
Nuk shikojmë fresk e shi,
Po s’bënë retë dashuri!...
Dhe zërin ngritëm përpjetë.
Me gjith’ shpirt uruam retë… | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 12, 2009 10:37 am | |
| KU JINI, O ZAGORITË?
Me dorën hedhur te zemra
po kërkon fëmijët Nëna:
“Ku jini, o zagoritë?
Shkuat e më thatë sytë!
Bij e bija, ju bëj ftesë;
Kam një lutje, një kërkesë:
“Ku jini, o zagoritë?
Shkuat e më thatë sytë!
Mos më lini në harresë!
Veç tek ju më mban një shpresë…
“Ku jini, o zagoritë?
Shkuat e më thatë sytë! | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 12, 2009 10:38 am | |
| MENDOHET ZAGORIA
Rri, mendohet Zagoria
Malet rrotull duke parë,
Duke psherëtitur, qarë…
Në kujtesë Nëna hidhet.
E shtrëngon zemra e dridhet.
Parasysh i mblidhen vitet… | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 12, 2009 12:21 pm | |
| Perendim i heshtur
Dalengadale po binte muzgu Ishte hera e pare qe mbremja ndjeu mungesen tende Endrrat ne gjume u perkunden para se te binte nata Lindje me sdo kishte se dielli pergjthmone po perendonte! Lutesha te shihja vec edhe nje here lodrimin prej drenushe E ata sy margaritare te shkrinin akullin qe mes akrepash pushonte Zerin tim e mbyti heshtja, tani vec nga imazhi yt mrekullohem A thua ne syte e tu te kete harruar diellin stina, qe mua perjete te me ngrohte? | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 12, 2009 12:25 pm | |
| Iluzione dehese
Rruget pa kalimtar kane mbetur Era, ne vend teje, lotet mi thane Zezona ka ngrire yjet ne qiell Anijes pa busulle, jeta ime i ngjan Rend dite e nate mes iluzionesh dehese Te ngroh shpirtin me rrezet e tua, shpirt Agonine ta vrasim, fryme njera jetes le ti japim, Rrezja ime- jete e drite! | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sun Feb 15, 2009 11:28 pm | |
| Keto poezi kan qene te postuara tek tema: Krijime nga Luboteni dhe u barten ne kete teme... Re: Krijime nga Luboteni nga eri M prej Fri May 23, 2008 4:28 pm I nderuari Luboten deshta kto vargje ti shkruaj tek kjo tema qe e ke hapur per krijimet e tua, te me falish dhe mendoje se nuk te prishin pune.Mblidheni ju o popull e mbani vesh liderushat u bëjnë përshesh, thotë Hashimi nuk ka flamur, Ali Ahmeti ai kokë gurë, lëshoni armët eni pajtoni Maqedoninë nënë ta pranoni, turfullon Ramushi ai mendje fushë surratin e Mahmudit ka varë në gushë dhe bijtë e Lidhjes demokratike nga një sërbe kanë hashike dridhet Arben Xhaferri si trumcak nuk mundem prej Lubços të marr hak, Mendo Vojvoda i fry borisë me dilera e drogista të sllavisë ndajnë bylmetin , kapitalin dhe Bugajskit ia blejnë kalin ta shetisin nëpër fushata qyshkur agon e kur bie nata kanë ndërruar skenarët edhe rolet Janë përzier partitë , kështu folet me këshilla të Koles prej dijamanti niset Ali Ahmed Komandanti, në veng të ndryshimeve që do Bugajski por skupton Mendo- Koleja vojvoda që cirk na bën n'fushata e oda ku shkojnë dëgjojnë mileti i mjerë se do ta bëjnë dimrin verë, në realitet e bëjnë si në Gërdec kanë nis e hajnë bukë , kripë e spec se ashtu vjen fermani nga nënë Shqipëria, bëni punët që i do Sllavia, se hidhërohen të parët e Kalemegdanit Të Moskës, Sofjes e të Junanit ! Bini trima të shqiptarisë se me ju përpara i shkojmë sllavisë dhe i bijmë më gjunjë e i përkulemi ma poshtë se kaq ku mund të ulemi!!!! Re: Krijime nga Luboteni nga gjakushi prej Sat May 31, 2008 4:25 pm Heshtni ju se mbaroj fushata ra qetsia të vijë nata nesër mileti në "zgjedhje të lira " e shijon lirinë si pranohet errësira! Heshtni ju se mbaroj fushata Bartollomeja me thika me shpata vriten shqiptarët , kryqohen në vig në makosllovi të bëjnë furrik! Heshtni ! Heshtni ! Heshtni trima fati ynë të hyjmë në vrima! Kush e do bashkimin dhe pavarsinë do ta ndjejë peshën , makosllavinë ! Të vrasin heronjt e saj s'të bëjnë hesap për në Evropë dhe Nato bëjnë hyxhum ! Tjetër veprim të sjell mandatë Të ndrydh e shtyp mos shohish agim! Re: Krijime nga Luboteni nga Ago Muji prej Mon Jun 16, 2008 7:52 pm O Enver O Enver o drit e hanës, se sa mir i ndriqon nanës, O Enver o dritë e diellit, Ndriqon babën n'pikë të territ. O Enver bir tka Shqipria, t'thrret Kosova e Ilirida, Fjal t'ka que Qameria, N'Podgoric kufijt ti shtrina. Përsa kohë që t'ket shqiptar, ti Enver mbetesh i gjallë, flakadan n'altar t'liris, prin bashkimin eShqiprisë. nga Ago Muji |
| | | delick Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 35 Vendi : macedonia Registration date : 14/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 16, 2009 1:39 am | |
| KUSH E SHKORI LIBRIN E FATIT Sikur te kem force te mbyll zemren te harroj ku e humba dashurine. Ne cilin skaj te botes lumturine zevendesova me mejreim. Kush e shkroi librin e fatit fallxhoret e Bit-Pazarit apo lavirja me vetulla te vizatuara pe... | |
| | | delick Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 35 Vendi : macedonia Registration date : 14/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 16, 2009 1:57 am | |
| Cdo nate jam me ty, Te kujtoj! ku ike e u trete nuk e kuptoj... ndjehem ne mes te detit, ne nje barke gati te shkatrruar qe lekundet nga valet e fatit. Te pakten pse nuk me pershendete kur ike e u largove... Me mir tme thoje me gojen tende lamtumir e nuk te dua...Sa qe te jetoj me shpres, duke te kerkuar... Vetem enderrat jane vendtakimet tona kur arma me e fort esht zgjimi qe me ndan nga ti. Dhe e trishtuar filloj prap te jetoj pa ty. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 19, 2009 1:52 am | |
| Si gjithmon i nderuari Jorgo S Telo edhe këtë here ke sjellur poezi shumë të mira.
Veneta dhe delick gjithashtu poezit e juaja janë të mira.
Sukses edhe në postimet e ardhshme për këtë temë.
Për ty
Në sytë e tu i shoh ngjyrat e pranverës.
Ëndërrimet e reja në sytë e tu i shoh ...
Në sytë e tu, e shoh zenitin plotë me shkëndija dielli për jetë. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 19, 2009 10:08 pm | |
| PER ATDHE
Besa jone eshte moj loke i dhame shpirt kesaj toke neper shekuj u bluam gjuhe e komb nuk harruam.
Per atdhe vuaj sot nostalgjine s'mund ta shuaj palce e damar po me dridhen vallen e huaj s'di ta luaj. | |
| | | Sema Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Registration date : 08/06/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 23, 2009 8:28 pm | |
| - dibranja shkruajti:
- PER ATDHE
Besa jone eshte moj loke i dhame shpirt kesaj toke neper shekuj u bluam gjuhe e komb nuk harruam.
Per atdhe vuaj sot nostalgjine s'mund ta shuaj palce e damar po me dridhen vallen e huaj s'di ta luaj. Shume poezi eire dibrane | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Feb 24, 2009 5:11 pm | |
| Ne kete forum me shume kenaqesi vazhdoj plasimin e poezive te mia te pabotuara deri me tash.Terheq verejtjen se nje pjese e ketyre poezive jane te shkruara kahere.
ZEMERPLASJA
Frymimesh të ndohta,
Zot,o zot si u bëre,…
Përrallë,shkuar përralle u bëre,-
Vetëveteje e pështirur asnjëherë,
Mësa uji i keq
Që askush s`e pi,
Dhe bota prapë mbetet e pandryshuar
Dhe,pa çka se ti
qiellin do shqyesh
Me të shara pas të sharash.
VDEKJA E PLAKËS
Në arkë i ruante rrobat e nusërisë
Një ditë thonë i veshi dhe sakaq i hoq
Thonë u vuri flakën në kulm të mërzisë
Me t'u parë e mplakur si nën saq u poq.
Që atëherë peshohej ndër të zeza re,-
Sy i përmbysur mbetur pos për hoka
Mu mes shterrjesh shtrohej ironi pa fre,-
Hije,aso hije sa s`e shihte as toka.
Balli i përhitur mbetur as sa rrudhë
Fjalë e bërë lëmashk puseve të pafund
Mjegull e shtegëtuar udhëve mbi udhë
Sterrësi fundësie tek gjithçka u mund.
ÇESMJA E MËRZISË
Mbi ankthin i peshuar ftohtë
Kokë e zgjatur mbi acarin në gji-
Çesme që mërzinë e derdh
E,po ajo klithmë
E qesendisur bote pa zemër.-
Prore mbllaqitur një trishtimi,
Sy,po ai sy,që përlotjen mësheh-
Si trishtimi i varrit
Nën kurora lulesh,
Lulesh që qeshur borëtijnë,
Në sy toke që i gërget.
FJALA E LIRISË
Për sa kohë të fodullepset trimëria-
Fjalomani,si –ta zëmë,si fjalët në letër,
Gjurmë gjakimesh mbeten ca vija,
Qafa s`ndjehet më asnjë kthetër.
.
Edhe tash ëndërra e paska shtruar,-
Gjuhë që fjalësh s`di të ndarë;
Dicka si një aso e gatuar
Që të bëhet diçka as ka të ngjarë.
Sa u dol në pikën ku flet JETA,
Marrëzimi flijuesve u pështyu në gjak;
Gjithë sa thuakeni se Heta i di punët e veta!
Trimëria do u pijë në govatën-farmak.
NYANCA TË MIRASH
Shihen me të hidhur të zezat shigjeta:
Zi-ligësia e vjetër dhe Gjuhë-tërbimi;
Në dhe ju i gjeni njëjtë si unë i gjeta,
Korbësinë e shihni në terre shkundullimi.
Në avuj zhuritjesh thyer ndër tatëpjeta,
Po ajo e qëmotshmja e pangopshme për gjak,
Si asnjëherë jipka e mirrka nga e veta.-
Frymë e turfulluar gjithnjë si farmak.
Por,një lartësie të bukur diçka e ngritur,
Drejt meje ëmbëlsisht po vështron;
Bardhësisht rrezëllohem gati se papritur,-
Njeri që i gëzuar në fat të vetin unazon.
BARKA E LODHUR
Lundërtar në dete shpresash të mira,
A t`u lodh barka a deti mori valë?
Ballin e pjegulluar mbi vetulla të ngrira,
Janë ndalur që ta shohin:
Një qen
Një gjarpër
Një ngjalë.
Të shoh në zemrën e mbufatur.
Vrushkuj ndryshkjesh nxjerr dëshprimi,
Zverdhje e mbirë nga përnatja,
Ku vallë mendjen ndal shikimi?
Nga vala në valë, lundërtar,
Lundërtar në dete shpresash të mira,-
Sy që priten në barkën e lodhur,
Ballë i pjegulluar mbi vetullat e ngrira.
THELLËSIA
I largët, në det të largët,
Në det,në të vetin det,
E i thellë, sa një ajo e folura,
Që rrugë hapet ndër metafora,e –
Shikim ngashëryes,megjithatë,
Si blerimi i përtharë,
Se fryma i zihet Frymës,-
Ëndërrimit,
Ah,ëndërrimit,-
Kësaj fjale- gjuhë,
Bukurie të rënd,-
Shumëudhësi magjepëse.
MATUFEPSJA
-Shqipëria,l997
Në natë çilimiçllëqesh,
Ja behën matufepsjet:
Vëllezërit të m`i sjellin vërdallë,
Si farkatari cilindrin e përzjarrtuar.
Me kapërdisje të katiltë
M`i sollën, e - m`ju sollën,
Si farkatari cilindrit të përzjarrtuar
Në hapësira zjarresh të tufanepsura.
Sa sy e mend m`i humbën,
Në ujqërinë e uritur u shndërruan ata,
Boteje të shiheshin nga sillen në rreth,
Si dikush që s`njeh më as vetën…
STUHI NATE
-Shqipëria,l997
Ditë për ditë shtëllunget errësira,
S`di më nga do shkosh
Kur më nuk ka udhë,
Më as në ndërdije nuk shihet e mira,
E zeza e Natës rritet më çdo rrudhë,
Mu në mes stepjesh,
Mbytur stuhirash,
Duke u sjellur në pyetjen:
Po ç`është kjo o, burrë?
E,gjithnjë,në të përvëluar,-
Kujë që bubullihet,
Rrokullisjeve,
Ndër shembje e dhembje
Në kohë të shkalluar,
I shtypur përtokë në tënden,
Gjithnjë ndër trembje-
Monologim ndër vyshkjes
Ndër kafshime.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Feb 24, 2009 11:41 pm | |
| Veletini i lexova poezit që sapo ke sjellur për këtë temë dhe janë shumë të mira. Me respekt, Sofra. | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 26, 2009 2:14 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Për ty
Në sytë e tu i shoh ngjyrat e pranverës.
Ëndërrimet e reja në sytë e tu i shoh ...
Në sytë e tu, e shoh zenitin plotë me shkëndija dielli për jetë. Shume e bukur Sofra! Urime per kete poezi. Po te tjera nuk ka me, vetem nje...? | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Mar 03, 2009 4:24 pm | |
| Dhe Sofra,me rastin e postimit te nje varg poezish te mija ne kuader te temes se hapur pikerisht nga Sofra,ka shkruar: Veletini i lexova poezit që sapo ke sjellur për këtë temë dhe janë shumë të mira.
Me respekt, Sofra. Respekt edhe per ty.Edhe une te percjell me shume vemendje.Me pelqejne temat qe ti hap,por ne veqanti me pelqen poezia,por jo vetem kjo qe i pelqen edhe ILTA s.Dhe,edhe ne kete poezi,anise poezi dashuria,eshte me se i dukshem nje vizion pranveror per te ardhmen.Poezia e ketille,perplote simbolike,dhe me vargje e fjale shume te matura,kjo eshte ajo aqe mua me pelqen te poezia.Poezi ku frymon atdheu,kjo eshte poezia jote. Edhe diçka rreth emrit a pseudonimit Sofra. Po qe se sofra eshte ajo sofra tradicionale,rreth se ciles ulet familja,perskaj se ciles edhe hahet edhe bisedohet,atehere le te rroje sofra; po qe se sofra eshte rrumbullakesia,si rrumbullakesia e diellit,atehere perseri rrofte sofra; Po qe se sofra eshte e domosdoshme sa eshte i domosdoshem edhe Bashkimi,edhe ne kete variant sofra eshte e madhe,dhe prandaj rrofte sofra dhe Sofra qe jorastesisht ka dashur te jete sofra... | |
| | | meri Fillestar/e
Numri i postimeve : 66 Age : 59 Vendi : itali Registration date : 12/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sun Mar 08, 2009 11:57 pm | |
| Ne vere te te takoja shume kisha shprese, per ate dite jetoja e me pas le te vdese! Desha te takoj me shume permallim, sa kohe qe te kerkoj, desha veq nje perqafim. Kjo shpres zgjati shkurt, shkurton dhe jeten time, deshire e paplotesuar, me vete do barte veq kujtime. Shtrengoj grusht, e dhembe shtrengoj, te shkoj perpara do te mundohem, te mbledh fuqi e te mos dorezohem! | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Mar 09, 2009 7:41 pm | |
| MAKINA E MEMORIES
E bukur si e ëma ajo voglushe
Dhe është,o Zot,e ëma vetë
Nga i them: Ik,or zog fushe!-
Qeshur më sheh me syrin det.
E ëma e saj,edhe ajo qeshur,
Sa mua, sa vajzën ,sa vetën sheh,
Edhe ajo, edhe unë ,kemi tretur
Në një kohë që kurrë s`u zbeh.
Dhe memoria kthen ca vite,
Shihemi fëmijë në një shkollë:
-Urdhëro,më thotë,merr pak pite!-
Marr piten dhe i jap mollë.
…dhe memoria i bart vitet
Dhe,përnjëherë,makina ngadalëson:
Shoh një vajzë që s`më shqitet
Shoh një djalë që s`di ç`don…
-Juve diç sikur u vret!-
Tha fëmija aq pa sherr,
E unë lexova në atë sy-det:
Ju po ziheni më një ferr. | |
| | | meri Fillestar/e
Numri i postimeve : 66 Age : 59 Vendi : itali Registration date : 12/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Mar 10, 2009 1:37 pm | |
| Tash dy muaj kaluan, Qe lajmi si rrufe me goditi, Se ka mundesi te vdese, Pa kaluar viti. Desha te behem e forte, Te luftoj per kete jete, Po tani nuk e bej dot, kur dhe pa Ty kam mbet. Asnje dite ne kete jete, Jo, pa Ty nuk e dua, Le t'me dal sa me pare ky shpirt, Kur Ti s'me don mua. | |
| | | meri Fillestar/e
Numri i postimeve : 66 Age : 59 Vendi : itali Registration date : 12/01/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Mar 11, 2009 10:27 am | |
| Pranvera po afron me blerim, lulet do te lulezojne, nje shprese e nje premtim, ne qiell, ende fluturojne. Fjalet me vete i barte era, shkresat i djege flaka, ditet me jane bere te zeza, netet shume te gjata. Ne fytyren tende,dua t'shoh, ate buzeqeshjen magjike, ne syte e ty veq gezime, se lumturia Yte, eshte dhe lumturia ime. Vazhdo, zemer pa vese, me nuk te trazoj, te dua shume per bese, nuk dua te lendoj. Une te dua shume, dua te me besosh, por nuk dua une, asgje ne kete jete te ndryshosh!. Me fal qe te deshta, me fal se ende te dua, ç'te bej une e shkreta qe s'mundem, e kurre s'kam per t'harrua?! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët | |
| |
| | | | Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |