Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI

Shko poshtë 
+9
besa-bese
rrebelja
Adem Berisha
absurdja
Anna
Riki30
shaban cakolli
Sara
Arlind
13 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:51 pm

PËR NËNËN

Kur doli nga shtëpia
Më përqafoi me mallë
M`tha ma bën o bir hallall
Se ndoshta s'më shef të gjallë.

E pashë si fshiu lotët
Me cep të shamisë
Sa shumë qajta prej mërzisë
Kur mami doli prej shtëpisë.

Gjumi kur më zë
Ëndrrat te mami më qojnë
Fëmijtë që më rrethojnë
Dot nuk më ngushëllojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:52 pm

SA KËMBË I KA GOMARI ?

Nastradini hipur në gomar
Takohet me një udhëtar
Me hoxhën u mahit udhëtari
E pyeti sa këmbë ka gomari.

Nastradini zbriti ia numëroi
Pastaj me zë atij i tregoi
-Unë e di-tha ai-po pse zbrite
Sa këmbë ka gomari a nuk e dite?

-Jo, jo unë e dita edhe pa zbritë
Po thash ta mbush ty kokën e mërdhitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:53 pm

PSE ?

Ka shumë e shumë pyetje
Kosovarja e vogël Kaltrinë
Pse ma vranë qenin
Pse ma vranë bagëtinë?

Pse ma dogjën fletoren
Përplot me vizatime
Përse ma vranë lapsin
Ai ish pushka ime?

Pse nënat e botës
Që lindin në spitale
Nuk e ngriten zërin
Për lindjet e nënave tona në male?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:53 pm

Neper Kosove

Sa e bukur Kosova
nuk e kisha dite
sot babi me mori
i beme nje vizite.

Rrugeve te Kosoves
vetura vraponte
n'Prekazin legjendar
neve na qonte.

Arritem te kullat
e Kompleksit Legjendar
krenaria e kombit
me te madhit Shqiptar.

Aty na priti
baca Shaban i pari
Hamza si vigan
Shqiponja Adem Jashari

Dike rreth dreke
arritem ne Gllogjan
kulla katerkateshe
frymen gjalle mban.

Ne Gjurgjevikun e bukur
ne oazen rreze
vizite i bera
motres sime Diellze.

Krenaria dhe Pikellimi
me penen e uruar
babushin Adem Berisha
e lashe duke shkruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:54 pm

Urrej lotin

Kam një brengë në zemër
E nuk më hiqet dot
Kur shikoj sy
Të mbushur me lot

Njerëz që vuajnë
Nga sëmundja e varfëria
Fëmijë jetim
Që i ka marrë uria

Fëmijë të përlotur
Rrugëve punojnë
Shkollën braktisin
Që të mbijetojnë

Lotin e urrej
E nuk e shoh dot
S`dua të shoh fëmijë
Që të qajnë me lot

Ç`është ky lot
Që sundon si mbret
Kush vallë e lejon
Të ketë kaq pushtet

Është një pikë ujë
Që sytë t`i verbon
Është si një plumb
Që zemrën ta shpon

Çfarë do ,o Zot
Të të falë një jetë
Vetëm që i ziu lot
T`mos sundojë si mbret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:55 pm

Jetimi ngelet Jetim !

Dy pika loti, me rrodhen nga syte
Mbi letren qe po shkruaj nene
Thelle me tronditen, ne shpirte
Shpejte nga letra u thane.

Mbi fjalen, ku qe shkruar "Te dua" Nena ime
Pikat e lotit tim
U treten me ngjyren e shkruar
Nga loti i syrit jetim.

Pra me ngjyre dhe me lot
Ti shkruajta ty, keto fjale
Ste kam prane ste shoh dot
E te kujtoj me shume mall.

Nena ime u bene kohe, qe je larguar
E ne zemer vazhdoj te te mbaj akoma se te dua shum
Ndoshta, edhe te kam lenduar shume
Por te lutem besome nene se s'kam faj une.

Kur letren ti ta lexosh
Lexoje nene ne vetmi
Dhe lotet qe do te derdhesh
Mos te ti shohe njeri!!!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:56 pm

Deri kur keshtu

Thote nenelokja plak
Para deres se shtepise
Askush nuk me ka mbetur
Perpos varferise.

Pyet vogelushi
Ku e kam babane
A gjendet ne burg
A ne lufte ma vrane.

Deri sa jetimit babi
Nuk i kthehet ne shtepi
Le ta dije qdokush
Se kjo nuk eshte liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:56 pm

Tekanjozi Vogel

me falni forum
nese jam pak tekanjoz
po vertet sot
ndihem pak nervoz.

Babi im mbreme
u shpreh pak banal
per nje polic
aspak normal.

Qka te duhet ty me tha
o kalama forumi
duke pritur ti liroja PC
e zuri gjumi.

Kor sot u zgjova
me beri per 5 metelik
po pse hyra ne forum
nuk bere kaos kozmik.

E pranon apo jo babi
shkrimin tim dot?
forumi eshte pro
jo e jote mbetet kot.

Ju pershendes
Arlind Gashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sara
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 123
Registration date : 30/09/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:57 pm

kesh e vogel
dhe u rita
ne preher te nenes
u merzita
sdi me shkru as me lexu
un nforum po du me urelaksu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:57 pm

Miushi i Vogel

Ku shkove miush per drek?
Ne restoranin biblotek.
Ani cka kishte ne meni?
Lektyra, romana e poezi.
Po cfar zgjodhe miush ti?
E porosita nje me poezi.
Po helm e kurth nuk te vun?
Jo shqiptari se ben ate pune.
Ndaj armik tjeter nuk pat?
Jo nuk lexojn macat per fat.


Motra ime Albina

Albina kerkonte buke
gjer sa gjeti shtepin tundi
babi nga nervoza
veshin pak ja shkundi.

Pas bukes kerkoi
qumesht me kajmak
gjyshje qeshi dhe i tha
sdua te te jap.

Albines ju rrit nervoza
ju be qumeshti posi boza
perplasi goten ne kanaqe
u ngrit babi ja skuqi njeren faqe.

e dua shume motren time Albina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 5:59 pm

te lumte,Arlind
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:13 pm

Babi dhe Mushkonja

Nje nate babi
lexonte forumin
bëzzzzzzz nje mushkonje
ah ç'ja nxiu trurin

Ateroi e gjora
ndaloi ne ekran
donte dhe ajo
forum te lexon.

Babi me shpejtesi
me ate doren e gjate
i shtypi koken
mushkonjes se ngrate.

Keshtu pesoi mushkonja
bëzzzzzzz ska me
fajin vete e pati
pse lexoi me ze.

E gjora mushkonje
vdiq e trishtuar
harroi qe pran pati
policin e turbuar.

** Babi me fal por n'gjarja eshte e vertet.
Ju dua shume te gjitheve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:15 pm

Gjithnji Mendoj

Gjithnji mendoj
boten ta ndryshoj,
te mos kete urrejtje
te mos ket xhelozi
te mbretroj paqja
te kemi veq dashuri.

Fjalen xhelozi, urrejtje
mos te egziston ne fjalor,
te gjitha trevat Shqiptare
te jene nje kor Gazmor.

Lufta çlirimtare e viteve '90
tregoi tere botes
Shqiptarin e vertet,
kur atedheu yne ishte ne rrezik
te gjithe te bashkuar
musliman, ortodoks e katolik.

Perse babi tash keshtu?
Sharje urrejtje po shof une ketu?
I shef ti babi apo jo dot?
Apo dhe une po te pyes kot?

Arlind Gashi
kl. VI
shkolla fillore
"Vëllëzrit Frashëri"Lipjan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:16 pm

Te lumte Arlind vetem vazhdo suksese ne te ardhmen
mjer ajo mushkonje spaska me be bez me Very Happy Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:16 pm

Krapi i Resit

Ditë e Enjëte me diellë
Resi një peshkatar i mirë
Jeton ne Lion
E quan veten kampion.

E vuri karremin
Eksperti nga Lioni,
E hudhi aq largë
Sa i mbaroi najlloni.

Pas vetëm 10 minutash
Alarmi bip,bip,bip,
Në thellësi të liqenit
Një peshk n'karrem ju ngjit.

Me sa mund Resi
Te bregu deri sa e solli,
Por ne vend të peshkut
Nje qen i ngordhur i doli.

Pra kështu vertet ndodhi
Nga fundi i liqenit,
Në vend të peshkut
U nxorr qeni i Muharremit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:19 pm

POEZI 187094181_050c60aa
Motra ime Diellza

O engjell ne krahet e Zotit
O yll i gjithesise qe shendrit
Ti je rrezja e Perendis
Gjithesise i jep te bukuren drite.

Nena ty te lindi
Si nje rreze diellzore,
e hena e shkruar
te ka mbretreshe engjellore.

Je shkendija e ndezur
ne zemrat tona prore,
je vete qielli i kaltersise
me ato rreze diellore.

Je simfonia e shkruar
ne nota e pentagrame,
je sirena e ujrave
qe qan Detera dhe Oqeane.

Moter si une, mbese si babushi Adem
me te mire kush mund te kete,
nuk e kemi prane
po ne zemer per jete.

Mua dha babushit Adem
ne e bere moter nje padrejtesi,
na le ne ne te zezen toke
vete ike ne PARAJSEN GJITHESI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptySun Oct 07, 2007 6:21 pm

Motra ime Diellzë

Motra ime Diellzë
O engjulli i Perendisë
Babushi Adem
Na dhuroi "Lahuten e Malëcisë"

Ndihmo Zot si më ke ndihmue
Edhe 500 vjet kanë me kalue,
Që në të bukuren Kosove e Shqipëri
Nuk do te harrojmë oj moter ty.

O moj motër ku më je largue
A hiq ste bjen ndermend për mue,
Përse zi babush po na shkon kjo jetë
Ku ne le oj motër keshtu të shkretë.

O i lumi e i madhi Zot
Pse në vaj gjithë ky mot,
Gjithë ky mot e kjo vetimë,
Gjithë kjo dhimbje e bubullimë.

Letër engjullit i kam que
Se babushi me tha mue,
Dergoja Diellzës "Lahuten e Malëcisë"
Shumë te dua o engjulli i Perendisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyThu Oct 11, 2007 4:31 pm

Kah dyhet ecur?
Kishte pas vdekur
Një njeri
Nastradini imam
Xhemati pas tij.

E pyeti hoxhën
Njëri në mes të xhades
-A duhet ecur para
Apo pas xhenazes?

Ia ktheu hoxha:
-Dëgjo ore hut
Kryesorja është
T`mos jesh n`tabut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyThu Oct 11, 2007 4:32 pm

Kush duhet të kërkoj falje ?

Mos këtu e mos aty!
Babi ma drejton gishtin
Lehte një polic me një femijë
Kështu valla po ia nxjerr bishtin.

Duke lozur me motrën
Lëmsh i bëjmë kauçat
Si bertet gjë motres
Po me mua i prishë kapuçat.

Nje ditë ja preka forumin
E iu shtuan ca rrudha balli
Ma afroi gishtin te hunda
Edhe një herë e preke vajhalli.

Kështu më bertet
Edhe kur jam në lojë
E tash unë ju pyes
Falje këtu kush duhet të kërkoj ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyThu Oct 11, 2007 4:59 pm

Arlind babi ty se ti je femij dhe duhet te luash cdo femije ka lojen e tije .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
absurdja
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 18
Registration date : 12/11/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyWed Nov 14, 2007 12:36 pm

Bravo ArlindPOEZI >suksese. vashdo keshtu. te pershendes fotr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyWed Nov 14, 2007 6:57 pm

Oh sa e dua Lindin. Unë atij nuk i them yll kot së koti.
Por, Anna, edhe unë pajtohem me ty sepse ai është fëmi dhe duhet të merret më shumë me lojërat dhe defrimet fëminore e të mos preokupohet kaq heret me gjëra të dhëmbshme sepse më dhëmset anipse po shkruan për mbesen time, Diellzen.
Lus zotin që Arlindit t'i dhurojë fatin më të mirë të mundëshëm në jetë e unë edhepse nuk do të jem, do të shkoj me besim të plotë se ai do të jetojë i kënaqur në lumturi.

http://poezingaademberisha.googlegroups.com/web/Diellza-a-b.JPG?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyWed Nov 14, 2007 10:55 pm

Suksese Arlind si dhe të uroj fat dhe shëndet në jet si pun të mbarë , thon nga një her njeriu piqet para kohe si duket edhe ti e paske kët fatë i nderura vetëm vazhdo rrugën e Gjyshit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arlind
Fillestar/e
Fillestar/e
Arlind


Numri i postimeve : 19
Registration date : 07/10/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyMon Nov 19, 2007 4:02 pm

Nuk jam lypëse,jam nënë dëshmori

Babi të lutem do më dëgjosh
Para se nga mësuesi im të kuptosh,
Sot në mësime një orë mungova
Një nënëloke në rrugë e ndihmova.

Përball shtëpisë së kulturës
Kjo nënëloke ishte ulur,
Më zgjati dorën duke më thënë
- Mi jep 50 cent bukë s’kam ngrënë.

Unë njëhere nuk ndalova
“ është një lypëse” thjeshtë mendova,
Pasi I bëra dhjetë hapa
Ktheva kokën dhe njëherë prapa.

Ju skuq fëtyra loti n’faqe i rrodhi
Ju dirdh buza,
Një zë mezi nxorri:
- Nuk jam lypëse , jam nënë dëshmori.

Im birë në luftë dëshmor ra
Për këtë liri timen ai u vra,
Kur të pashë ty o xhan
U përmallova se tim birë shumë i ngjan.

O zot I madh c’far po dëgjoj
Nëna e dëshmorit lëmoshë sot të kërkoj,
I tërë trupi mu shtangue
As lotët s’munda mi ndalue.

Eja nënëloke eja ti me mue
Edhe pse jam fëmijë mundem me të nihmue,
Dorë për dore me nënën e një ushtari
Hyme n’duqanin e një tregëtari.

Xhaxhi tregëtar babi më dërgoi
Gjyshës sime ti shërbesh,
C’fardo ajo që të kërkon
Në emër të babit ti i shënon.

Ok, qun tregëtari tha
Babin tënd unë mirë e njoh,
Gjyshës gjithësesi do i servoj
C’fardo ajo të më kërkoj.

Nënëlokja me habi më shikoi
Një pikë loti për faqe I shkoi,
U përkul më puthi në ball
- O Allah ma ruaj këtë djalë.

Kur në mësime mbaroi orari
Duke u kthyer më ndaloi trgëtari,
Lypësja që solle shumë pak kërkoi
Një lugë kryp, një buke dhe shkoi.

Kështu pra po të njoftoj
50 cent babit tënd s’mund të ja kërkoj,
Por ti në mësim nesër kur vjen
50 cent ti mi bjen.

Lypëse ! nënëlokës simë ti po thua?
Ah, sikur Luboteni ra mbi mua,
Jo,jo,jo…nuk qe lypëse o barkëngirë
Ishte një nënë që dha Kosovës martirë.

Plotë tri ditë qytetit kërkoj
Mos nënëloken prap po e takoj,
Jo, nënëlokja nuk dukët më
Krypë e bukë per një javë tani ka.

O ju pushtetarë,qeveritarë,biznismen e tregëtar
Nënloken mos ma keni parë?
Mos vallë nënëlokja ju ka dëshpruar
Bukë e kryp duke kërkuar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI EmptyMon Nov 19, 2007 5:27 pm

Oh bre Arlind, nuk gjej dot fjalen e deshiruar për të uruar por megjithate do të them : Ty zoti të bekoftë.
Me poezinë "Nuk jam lypse, jam nënë deshmori", jo vetëm që më knaqe bor më bëre që me lot për faqe ta lexoj ate.
Duke u lutur qe të jemi shumë koshientë e të mos shkelim mbi gjakun e shenjtë të deshmorëve, por edhe mbi krenarinë e nënave të tyre, nuseve të reja që mbeten veja dhe fatin e fëmijëve të tyre bonjakë, vetëm do të përkujtoja në një strofë të poezisë sime "Viganit të Lirisë", kushtuar Xhelal Hajdës, komandant TONI, të cilen e dij se e ke lexuar :

"Të nderojmë TONIN me shokë
dhe të shtrenjten Liri,
pash besen e Zotit të gjithësisë
mos të shkelim mbi gjakun e tij".

Nga i yti, siç më quan ti, babushi Adem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI   POEZI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» poezi satirike
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes
» Poezi - Eva Sotiri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: