Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 26 ... 36  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 1:26 am

Te faleminderit shume Biligoa. Te deshiroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 6:46 am

Eva shumë poezi e mirë, suksese edhe në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 9:39 am

nga Eva0506 Yesterday at 10:48 pmBabait tim

Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua.



Bukuri e trishtuar Eva.
Bukuri kjo shprehje ndjenjash aq të sinqerta, në nivel të duhur krijues artistik. Ke krijuar dhëmbjen poetike, dhëmje e krijuar nga dashuria e pamatshme, për njeriun numër një - babanë, por një bukuri e trishtuar, që nuk dëshiroj ta zbëhesh dritën e jetës sate aq dhëmshëm - Ai është i gjallë në fjalën tënde - 'lidhje e pavdekshme' Ai është i gjallë në Ty !
Veç kush humbi babain, e kupton dhëmbjen tënde! Po lotët e bijës për babain, janë përvlues, e fjalët flakë qiriu - vajza shkrihet për babain e nënën ma shumë se djali - e po atë dashuri hyjnore, duhet ta kthesh në besim, në dhëmbje të bukur, në forcë, në zbatim praktik të fjalëve e amanetit të Tij dhe gjithmonë kujto, se Ai jeton në Ty Eva!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 10:54 am

Faleminderit Sofra! Shume respekte per ju dhe per krijimet tuaja te bukura.

I nderuar zoti Nezir! Ju falenderoj per fjalet tuaja te ngrohta qe me vijne ne nje moment trishtimi, duke shkruar kete poezi dhe kujtuar, por te thena nga ju, si dhe nisur nga fakti se jeni baba, me japin shume zemer, besim dhe force per sfiden e vazhdueshme te jetes. Edhe nje here faleminderit dhe respekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 11:42 am

BiBiKiM shkruajti:
Cdo poezi e cila kopjohet nga ndonje web fq. tjeter do te fshihet, keshtu qe kujdes mos beni mundin kote.

Me mirekuptim Stafi.!!

sa delikat qe je si gjithmon ti

Per Niten
kush mund ti harroj floket kaqurrela
kush mund ti harroj ata syt e tu
si spati meshir ajo dor e zez
qe te ndali jeten kur ishe duke lulezu

ishe nje femi, kishe vetem 9 vjet
po arimku nuk e kursente askend
edhe sot e degjoj bertimen tate
edhe sot i degjoj ulurimat e tua
me thuaj?? si ta jetoj un kete jet??

gjdo her e mallkoj veten, qe nuk isha nvendin tend
gjdo her e urrej veten qe nuk munda te bej diqka

tash per ty vetem kujtimi me ka mbet
gjdo gje tjeter lufta e ka tret

te kujtoj me mall, te perqafoj fort,
te dua gjdo dit e me shum
por nuk mund te te ngjall perseri,
dhe kjo me behen te ndihem e dobt!!!!

te qoft i leht dheu mbi trupin tend te vogel!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 12:08 pm

Ju lumt mete vertet poezi shum te bukura suksese ju antaret siper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 12:24 pm

flm vesa...mpuq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 8:06 pm

Eva0506 shkruajti:
Babait tim

Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua.


Horizont i një prekshmërie malli e dhembjeje!

Janë të rrallë krijuesit, aq ma të rrallë kritikët që munden të përkufizojnë dimensionin domethënës të shprehjeve poetike!

Poetja Eva 0506 i ka ofruar faqes së krijuesëve poezinë margaritarë dhe është e natyrëshme që ajo i ka prekur ca lexues dhe bashkëpunëtor të këtij forumi , se, kanë vënë ca fjali në fund të ripostimit të poezisë.
As unë, dhe ata që pas meje, siç e bënë edhe postuesit para meje , nuk do t'ia arrijmë që t'ia shpjegojmë lexuesit domethënien e plotë të poezisë , e cila, sado e shkurtër, është aq e pambarim në shtjellim! Sepse, është e shkruar për mungesën e figurës kryesore të jetës, ashtu siç del figura e Babait !

Por, Eva 0506 është shumë e arsyeshme ! Ajo ka shpaluar ndjenjën e saj pasi , kanë ndryshuar gjendjet dhe disponimet, rrethanat dhe komunikimet e saj me jetën, njerëzit ! Në këtë relacion, ajo është treguar e fortë, mbijetuese, dhe me një shestim të përhershëm ka vënë portretizimin e babit në vargje! Aty ka rritur dimensionet e një vlere të madhe siç është babai për fëmijën! Por ndjenja e Evës, e nxitur nga pikëshikimi poetik, ka vënë dioptrinë e pikëshikimeve aty ku zemra bëhet vullkan malli e dashurie, dhe të mbulon me detin e përhershëm të pavdeksisë së babait, i cili, edhe nga kthetrat e ftohta te vdekjes, ka leshuar pikëshikimet që të shikojë krijesën duke u përball pa të në jetë, që për shpirtin e tij dhe nderin e tij të arrijë lartësitë e suksesit!

"Duket se ti je më i lumtur se unë
Sikur edhe që andej shpirti yt do të me dergojë
Lumturi...!"

Këto vargje që lindin pas mungesës së tij fizike, e kanë vënë Poeten Eva në dimensionin e një meditimi që sa është dhembje, po aq eshte edhe sfidim për atë që ndjen se , Babai, akoma dikun qëndron, përballet dhe mbijeton t'i japë lumturi.

Në përmbyllje të kësaj nisme krijuese, Eva0506, ka vënë vulën e një përjetësie ! Ja se si e rrumbullakson atë :

"Lidhje të pavdekshme
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty !
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua !

Kjo sfidë e racionales meditative, ka shpaluar rrjedhat e një linje të domosdoshme! Ka shpaluar vvragët, lotët, dhembjen, vetminë e krijueses , dhe e përkrahur nga hija e dashur e babait, ajo ka hy në shtigjet e krijimit, t'ia japë pavdeksinë babait, që vdekja, vetëm fizikisht i ndau!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 8:14 pm

I nderuar Feneri! Fjala faleminderit ne shqip eshte shume e bukur, por ne kete rast me duket pak e varfer.
Gjithsesi : Faleminderit shume per gjithshka keni shkruar.
Falenderoj edhe Vesen. Respekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 03, 2008 8:45 pm

Eva0506 shkruajti:
Faleminderit Sofra! Shume respekte per ju dhe per krijimet tuaja te bukura.

I nderuar zoti Nezir! Ju falenderoj per fjalet tuaja te ngrohta qe me vijne ne nje moment trishtimi, duke shkruar kete poezi dhe kujtuar, por te thena nga ju, si dhe nisur nga fakti se jeni baba, me japin shume zemer, besim dhe force per sfiden e vazhdueshme te jetes. Edhe nje here faleminderit dhe respekte.


Eva e nderuar, nuk dua të profetizoj me lojëra fjalësh, sepse ajo që është vërtet profetike, bëhet pjesë se secilit, që e ndjen, po gjithkush e ndjen ndryshe, po ja që pjestojmë dhëmbjen tënde tëtë djuket e ndjehet ty pakëç a e lehtë. E vërteta qëndron pikërisht në tre vargjet:

' Lidhje të pavdekshme
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty !
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua !'

Mos e lë zemrën në vaje, po lere të mendoj truri, se askush nuk fitoi kundër ligjit të vdekjes - të gjithë jemi Bijtë e Vekjes! Nuk ishte puna pse unë jam baba, po pse ti je pa babain - njeriun nr.1 - të gjithë kanë jetuar e jetojnë edhe pa prindër edhe mua atëditë tëvdekjes së babait tim, Atë e shihja të shtrirë edhe diellin - dhe më dukej krejt ndryshe edhe dielli, kishte një dritë të zbehtë, jo si një ditë ma parë kur flisja me babain tim! Krejt veprimi është të qëndrosh e fortë edhe krijo jetë mu në vajet e vdekjes - aty njihet qendresa - për Atë ngushllojnë - bëhu i fortë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyFri Nov 07, 2008 2:26 pm

KOSOVA

Sa shume vite kane kaluar
Ti Kosove s'je permisuar.
Rruget e gjata pa trotuare
Ku rrine taksite bejne pazare.

Ku s'ka rryme per te pare
S'ka as uje per tu lare
Ku te vjedhin, e te ofendojne
E ne fund voten ta kerkojne.

Ku po rritet papunesia
Dhe po shtohet varferia
Ku pune te mire ka korrupsioni
E ne emergjence te bejne qe te rritet tencioni.

Ku s'mirret vesh politika
E deputetet ne parlament
Gjuhen me karrika.

Ku Qeveria ta ha shpirtin
Rrenat dhe premtimet e vjetra i perseritin
Ku na ndane e na coptuan
Flamur e hymn na nderruan

Ku e shkelen gjakun e deshmorit
E vjedhen djersen e punetorit
Ku ia plotesojne gjitha kushtet armikut
Dhe pronat e shqiptarit ia lejne ne dore UNMIK-ut

Ku kerkon,e s'te japin pune
Po te trajtojne me dhune

Kosova e pavarur dhe sovrane
Eshte formula e punes
Ku te gjitheve iu ka ardhe ne maje te hunedes...

Bazuar ne gjendjen e rend ekonomike dhe politike qe eshte duke u zhvilluar ne Kosove
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptySat Nov 08, 2008 11:22 pm

anila shkruajti:
KOSOVA

Sa shume vite kane kaluar
Ti Kosove s'je permisuar.
Rruget e gjata pa trotuare
Ku rrine taksite bejne pazare.

Ku s'ka rryme per te pare
S'ka as uje per tu lare
Ku te vjedhin, e te ofendojne
E ne fund voten ta kerkojne.

Ku po rritet papunesia
Dhe po shtohet varferia
Ku pune te mire ka korrupsioni
E ne emergjence te bejne qe te rritet tencioni.

Ku s'mirret vesh politika
E deputetet ne parlament
Gjuhen me karrika.

Ku Qeveria ta ha shpirtin
Rrenat dhe premtimet e vjetra i perseritin
Ku na ndane e na coptuan
Flamur e hymn na nderruan

Ku e shkelen gjakun e deshmorit
E vjedhen djersen e punetorit
Ku ia plotesojne gjitha kushtet armikut
Dhe pronat e shqiptarit ia lejne ne dore UNMIK-ut

Ku kerkon,e s'te japin pune
Po te trajtojne me dhune

Kosova e pavarur dhe sovrane
Eshte formula e punes
Ku te gjitheve iu ka ardhe na maje te hunedes...

Bazuar ne gjendjen e rend ekonomike dhe politike qe eshte duke u zhvilluar ne Kosove

Duke ju drejtuar Qeverise,me rastin e gjithe maltretimeve qe po u behen qytetareve te Kosoves,perkatesisht shqipetareve te pjeses veriore te Mitrovices.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptySun Nov 09, 2008 12:19 am

anila shkruajti:
anila shkruajti:
KOSOVA

Sa shume vite kane kaluar
Ti Kosove s'je permisuar.
Rruget e gjata pa trotuare
Ku rrine taksite bejne pazare.

Ku s'ka rryme per te pare
S'ka as uje per tu lare
Ku te vjedhin, e te ofendojne
E ne fund voten ta kerkojne.

Ku po rritet papunesia
Dhe po shtohet varferia
Ku pune te mire ka korrupsioni
E ne emergjence te bejne qe te rritet tencioni.

Ku s'mirret vesh politika
E deputetet ne parlament
Gjuhen me karrika.

Ku Qeveria ta ha shpirtin
Rrenat dhe premtimet e vjetra i perseritin
Ku na ndane e na coptuan
Flamur e hymn na nderruan

Ku e shkelen gjakun e deshmorit
E vjedhen djersen e punetorit
Ku ia plotesojne gjitha kushtet armikut
Dhe pronat e shqiptarit ia lejne ne dore UNMIK-ut

Ku kerkon,e s'te japin pune
Po te trajtojne me dhune

Kosova e pavarur dhe sovrane
Eshte formula e punes
Ku te gjitheve iu ka ardhe na maje te hunedes...

Bazuar ne gjendjen e rend ekonomike dhe politike qe eshte duke u zhvilluar ne Kosove

Duke ju drejtuar Qeverise,me rastin e gjithe maltretimeve qe po u behen qytetareve te Kosoves,perkatesisht shqipetareve te pjeses veriore te Mitrovices.

kjo poezi është fenomenale suksese edhe me poezit e ardhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptySun Nov 09, 2008 12:21 am

Flm,do te mundohem te krijoje poezi te tjera,perkatesisht gjendjen ne te cilen gjendemi sod.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptySun Nov 09, 2008 11:51 pm

Poezi zemre per nje mikun tim te dashur.

- Ja kushtoj mikut tim Z.Q. -

Je miku im!
Ke nje vend të madh në zemrën time,
Një vend që me mirësi e ke mbushur plot.
Nuk kam fjalë të radhis të gjitha ndijimet.
Para teje dhe Dielli është kot.

Do doja të të dhuroja gjithë mirësinë .
Thjesht, ti e meriton kështu
Dhe kur je dhe kur s’je rendin dhe vijnë
Mendimet e tua këtu.

Kaq i ri, mbuluar çltërsi dhe pranverë,
Me zemrën brilant dhe flori,
Me mendjen sikur të kishe jetuar
Në shekuj dhe në përjetësi.

Më habit, më le pa fjalë e gjykime,
Je një surprizë që mendja s’e rrok.
Jam shumë e nderuar të kem vend pranë teje
Të të shoh si vëlla dhe si shok.

Je yll që më bën të ndjehem krenare
Që si ty mbaj emrin shqiptar.
Je ëndërr, më bën të mos kem frikë fare
Që rrugën e nderit të marr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptySun Nov 09, 2008 11:58 pm

Asaj qe iku

Dallge e trazuar loz me eren

Ikje e saj cmendi koherat plot egersi

Enigme e fatit pameshirshem me goditi

Lakuriqesi e jetes tallet me ironi

Lermeni te hyj ne varr dhe une

Endrrat ne mbeturina historie le te me harrohen

Zogjte do te kene ikur larg pastaj

Asaj, ne vjeshten e vone, ngadale do t'i afrohem...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 1:13 am

Engjullit tim

Horizont i ngushtuar
Fryma me zihet
Shi i rrembyeshem troket ne xham

Erresira ka mbeshtjellur cdo gje
Me velin e saj te zi
Une ne skaj te botes strukur
Diellezen time mendoj...

Diten qe ike
Tokes nje plage iu shtua
Qiellit nje feste
Qe engjullin ne krahet e tij shterngoj

Vetmia mori fjalen
Shpirti puthi trishtimin
Vdekja te thirri
Ne shtratin e saj te akullt te pushosh
Larg nga turma e te pervuajturve.

Si nje anije ne stuhi
Orvatem shtigjeve te jetes
Lutjet e mija trazojne zemren e
Detit
Britmat e mia tundin
Token
Zerin tim e njeh
Heshtja

Heshtja e kupton dhimbjen time
Asaj i flas edhe kur bota fle

Nje cast...
Nje cast te vetem
Dua ti mbyll syte dhe une
Asgje te mos ndjej

Vdekja nuk eshte humbja me e madhe
Ne jete
Te vdesim perbrenda derisa jetojme
Eshte vdekje e dyfishte

Nuk dua te ndjehem keshtu, jo, jo
Krenaria ime eshte me e madhe se pikellimi
Dashuria ime eshte forca ime

Sdo lejoj jeten te me mposhte
Te me hedh pameshirshem
Shkembinjeve te thepisur
Te vuajtjes
Jo
Jam asht i forte une
Jeta ime eshte lufte


Lufta ime eshte jeta

Une, ushtar i kohes se pakohe
Do ngre lapidar dashurie ne emer te dashurise
Se une e desha pertej Vdekjes engjullin tim
Do ngre lapidar lotesh te kristalte
Se une qava me shpirt per engjullin tim

Dielleza ime, fryme e shpirtit tim
Nje dite,
Nje dite
Rruget e mia do me qojne tek ti
Do te shterngoje fort
Perqafimi jone do te jete
Figure e ngrire ne kohe,

Ne perjetesi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:12 am

Kjo jam unë…

Tinguj dashurie,

kurajë para vdekjes.
Nevojë për ëndrrën,
gëzim për jetën…

Liri në të vrapuar,
pasion në të kërcyer.
Foshnje në të qeshur,
mistike në lutje…

Trishtim, xhelozi,
dhurim, përkatësim, dëshirë…
Të mos dish se ç’të bësh…
të bërtasësh a të qash…

në trishtimin e një gjesti,
në kuriozitetin e një vështrimi,
Të dashurosh pa kuptuar,
Të urresh pa dashur…

Të jesh e ëmbël dhe e fortë,
grua dhe fëmijë njëkohësisht…..
……………………………..

Kjo jam unë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:14 am

Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,

qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:14 am

Sikur një ditë…

Sikur një ditë të mos jesh më në jetë

çdo të bëhesha vallë?
Ç’metamorfozë tmerri do të pësonte
trupi dhe shpirti im?
Ç’hije monstruoze do të përpinin
diellin…?
Ç’fuqi e paimagjinueshme,
cila perëndi e plotfuqishme
do niste të belbëzonte enigmën e të duruarit
të mosqenies tënde…?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:15 am

Komunikimi

Doja vetëm të të përqafoja…

por ja…. fjalët… fjalët…
Fjalët na afronin, na largonin,
na bënin keq,
pastaj na ndihmonin,
pastaj….

...Doja përsëri të të përqafoja dhe atëhere…
prapë fjalët…..
na largonin…
ngrinin mure mes nesh,
na zvarrisnin larg njëri-tjetrit.
Tepër larg….

Dëshiroja vetëm të të përqafoja…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:18 am

Më thuaj…

Rastësisht
emrin e dashurisë ke marrë ti?

Është shndritur
nga mijra drita verbuese imazhi yt
dhe gjithë këto drita
të ndezura nga fantazia ime,
jo nuk më lënë
Të të shoh qartë…

Pa e ditur mirë vlerën tënde të vërtetë
të dashuroj…

Thuamë: E jotja vallë është kjo meritë,
a dashurisë i takon…?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:21 am

Tre poezi per heroin tim:


Sytë e mi të skuqur

Sytë e mi janë skuqur,
si arenat e përflakura nga gjaku i demave
në mbrëmjet e toreadorëve në Spanjë...

Sytë e mi janë tharë,
si barku i një gruaje
të paaftë të gjenerojë akoma jetën...

Sytë e mi,
që kanë derdhur të gjithë lotët e botës,
mbushur me trishtimin e gjithë popujve.

Për të derdhur të gjithë këta lot,
kërkuan borxh fijet e argjendta, me të cilat janë varur yjet
në qiellin e trishtuar të 9 tetorit.

Përreth meje shumë sy të tjerë,
të mbetur jetimë nga imazhi yt, si një Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i një ëngjëlli...

Sy të mbetur jetimë,
si fëmijët e një nëne të vdekur në moshë të re,
ende në kërkim të dashurisë që ndriçon jetën...

Sytë e mi të inatosur dhe prerës si thika
ndaj atyre që të bëjnë keq, duke të kërkuar..
Duke të kërkuar ... në të gjitha jetët...

_________________________________

Deshën..

Ra, por asgjë përfundimtare s’mund të jetë
(ndjehen hapat e kthimit, që andej nga shkoi).
Ai është i lartë, i përjetshëm, i mermertë,
edhe pse vdekja e egër deshi ta errësojë.

Ai ishte larg ndërsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte këtu.
Ndërsa e murosnin bëhej ujë, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte për ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kërkuan,
por emër pagëzimi, në zemrat e gjithë botës u bë.
Të plagosur, të munduar, të çarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithë bota u ngrit për të.

Deshën të ishte vetëm, nga të gjithë i harruar,
por ai ringjallet në çdo brez, tek të gjithë ne.
E besuan të përhumbur, por ai me armë në duar
na jep shpresë, na jep forcë, për një pranverë të re.

__________________________________


Fjalët e fundit të tij

Fjalët e tua më kumbojnë si jehonë:

…Nuk më bëhet vonë që po vdes,

Armët e mia do të vazhdojnë të qëllojnë…..

Ndjej një brengë në zemër,

që kohën nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalët e tua janë vetë forca:

…..E di që keni ardhur për të më vrarë..

Qëlloni frikacakë,

Ju po vrisni vetëm një burrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:23 am

Mëshira

Në një moment të vetëm
ishe i gatshëm të shkatërroje një jetë njeriu.
Ti person indiferent, zemërzi, meskin, i pabesë.

Çdo ditë pështyve në fytyrë jetën,
duke shkatërruar atë të tjerëve,
pa mëshirë.

Në fakt nuk pate mëshirë për veten tënde,
me këtë që i shkaktove…
Çdo ditë!

Jeta jote tani është një zgavër e mjerë…
Falënderoj Zotin, që ti nuk e njeh,
atë që më bën të aftë të provoj mëshirë
për ata që janë si ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 EmptyMon Nov 10, 2008 5:32 am

I lexova poezitë e juaja Veneta, anila dhe Eva 0506 ju lumt se shumë të mira janë.

Suksese dhe vetëm suksese në krijimtarinë tuaj poetike Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 26 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: