| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
+90Dreni Drenova gentiana lohaj dodgjeka ...... shefqet mujota zana. xhema BashKom agim__barja Driniiiii play meri ILTA Sema dibranja delick Psikologu veletini VetetimaAL Eklips Muja e Halili klodian Xili paioni Blerim1 Aleks J. Zhapa Kristaq Th. Gushi lepurush egzona- spirito Uskana E_Bukura sela-mi tina elisa Blerti_Gashi Leka i Madh Albona Veneta anila Fjona Nezir Myrta shqip0nja Trimi beti cristal Parapsikologu Martina zeriatdheut Eva0506 Poeti liri_b mall metiii Tesa Riki30 **Embelsira** Lanetja Mergimtarja ficam bukla Mysafir Begu Guximi interesant Jorgo S. TELO eri M gjakushi Orfe@ feneri Ago Muji Delia Albea Edonis vjollca Adem Berisha petritkola Beton Euridika rrebelja Lejla Arta tom sojer Urata Aquila shaban cakolli Kosovarja besa-bese Sofra 94 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 1:42 pm | |
| feneri urime per poezin tani e din cesh te humbesh ate qe ta mesoj rrugen e drejt ti ekupton dhembjen time edhe eriM po ashtu flm edhe ty | |
|
| |
bukla Anëtar i ri
Numri i postimeve : 103 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 2:23 pm | |
| - rrebelja shkruajti:
- feneri urime per poezin tani e din cesh te humbesh ate qe ta mesoj rrugen e drejt ti ekupton dhembjen time edhe eriM po ashtu flm edhe ty
Sa me ka marrë malli të të shof rrebelja dhe të ta fshij lotin që të pikon nga syt e të lag mjekrrën që të mban buzët që të dridhen . Mbaju ! | |
|
| |
eri M Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 737 Registration date : 02/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 3:41 pm | |
| - bukla shkruajti:
- rrebelja shkruajti:
- feneri urime per poezin tani e din cesh te humbesh ate qe ta mesoj rrugen e drejt ti ekupton dhembjen time edhe eriM po ashtu flm edhe ty
Sa me ka marrë malli të të shof rrebelja dhe të ta fshij lotin që të pikon nga syt e të lag mjekrrën që të mban buzët që të dridhen . Mbaju ! Qysh moj Mbaju i thua rrebeles! Çfarë domethënie ka kjo fjalë buklo ! Të bëhet e fortë apo të pastrohet. Nuk e deshifroj dot. Po ani, zoti ta dhasht nafakën e të hyftë bolla ! | |
|
| |
rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 6:16 pm | |
| - eri M shkruajti:
- bukla shkruajti:
- rrebelja shkruajti:
- feneri urime per poezin tani e din cesh te humbesh ate qe ta mesoj rrugen e drejt ti ekupton dhembjen time edhe eriM po ashtu flm edhe ty
Sa me ka marrë malli të të shof rrebelja dhe të ta fshij lotin që të pikon nga syt e të lag mjekrrën që të mban buzët që të dridhen . Mbaju ! Qysh moj Mbaju i thua rrebeles! Çfarë domethënie ka kjo fjalë buklo ! Të bëhet e fortë apo të pastrohet. Nuk e deshifroj dot. Po ani, zoti ta dhasht nafakën e të hyftë bolla ! eri M me sa di une fjala ''mbahu ''dmth te behesh e fort nuk edi qe ka kuptim tjeter | |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu May 01, 2008 4:02 pm | |
| GJURME TE HECJES SIME
(Nje poezi provincialiste)
Qarje fëmiu, një përkundje djepi
zvarritje në gjunj, të parat belbezime
erë bari të njomë, lëkundjen e një plepi
i shijove tek ti vendëlindja ime
Rreshta nxënësish, zile shkolle
Laps e libër, shkronjë e parë
Klasë e vogël e mbushur përore
I njoha vetëm në ty Tupallë
Larg nga çerdhja më flaku jeta
Si dallëndyshja kur ik në shtegtim
Kthimit tim besnik i mbeta
Çdo qast prehje e në çdo pushim
Re të zeza qiellit po bredhin
Fara ime n’rrezik për jetë
Gjarprinjtë e gjakut vrerin po hedhin
Vendin tim duan ta lënë shkret
Male e kodra kushtrimin nxerrin
Gjaku i derdhur është trimëri
Koha erdhi për të zbardhur terrin
Ti përzëm ata që na mbajnë në robêri
Hecje e rëndë, radhët rralluar
Bien për toke lisa të gjat
Erë baroti ku ka kaluar
Mijëra të tjerë do të hedhin shtat
Rrezja e diellit nxerr syrin prap
Edhe këtë skaj të botës ka me kapluar
Ata që kishin ikur kthehen me vrap
Unë zgjodha rrugën për tu larguar
Një dhe i largët, gjuhë e huaj
Duket jeta ëndërr e parë
Ikin motet, ditë dhe muaj
Vendi im a do t’më fal një varr
Francë, prill 2008 | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu May 01, 2008 4:39 pm | |
| ficam shume e bukur poezia shpresoj edhe ne te ardhemen te lexoj poezit tuaja ne kete teme Poezi shume e bukur RESPEKT. | |
|
| |
Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu May 01, 2008 4:43 pm | |
| suksese te metejshme Ficam me te vertet nje poezi qe esht me shum vler vetem suksese te metejshme nuk e di aje vlla apo motrushe me ket nik por te uroi suksese te metejshme |
|
| |
|
| |
Albea Anëtar
Numri i postimeve : 213 Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 02, 2008 3:32 am | |
| Nese koha njeh kohe Te kerkoj nuk te gjej,kot Zgjatem pertej kohes nuk te prek dot Mundohem te perdor te gjitha fljalet e nje gjuhe...nuk me mjaftojne te definojne mbi ate cka dua te them. Ulem ne boshllukun e kohes dua te heq prangat qe me lidhin me hapsiren boshe... e cila sa her behet me dukshme, ritet.! ...pikrisht ne mes te kohes qe ecen nga ajo qe eshte ndalur. Vrapoj te ngushtoj largesine.. ne rugen me te shkurt te jetes sime, E paaritshme! Edhe koha lodhet...ndalngadale leshon nga duart sekretet qe ja besova,per ty dhe mua. Orvatem...dua te them eja... pa mar parasysh arsyet e vulosura, mundohu...ngushto kohen,hapsiren, Me merr nje cik zjarrin dhe shko, S'ke force? S'ke guxim? Mendon se koha te njeh? E din?Ne bote sa padrejtesi jane? Sa vdekje jane? Sa qellime jane qe enden ne kapilaret e guximit? Sa lutje presin per tu ndalur se luturi? Mos dij!.. Une perseri do te vazhdoj te qendroj... Te luftoj kunder kohes,per hir te syve te tu, te ngushtoj cdo hapsire qe sjell largesia te refuzoj cdo ndryshim qe me rine perball, Te zgjas pjesen qe me takon mua... Me levizje e shprehi tjera.. Nese koha me njeh kohe!!?? | |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 02, 2008 10:58 am | |
| Beton, gurbetqarja Ju falënderoi për kurajon që më jipni. Gëzohem që ju pëlqeu kjo poezia ime. Do të përpiqem që herë pas herë të jem prezent në këtë forum. Përndryshe jam një vëlla juaji (gurbetqarja) | |
|
| |
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 02, 2008 11:08 am | |
| "Një dhe i largët, gjuhë e huaj
Duket jeta ëndërr e parë
Ikin motet, ditë dhe muaj
Vendi im a do t’më fal një varr "
i/e nderuar ficam ,sapo lexova edhe une poezine tuaj dhe te pergezoj po ashtu per kete poezi dhe mbi te gjitha , kjo e strova e fundit me pelqeu shume vazhdim te mbarë
| |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 12:14 am | |
| Euridika
Në thesarin e pasur të gjuhës sonë shqipe ka mjaft urata dhe mallkime të cilat i kanë mbijjetuar kohës. Ka të tilla që varêsisht nga koha dhe ngjarjet bëhen më aktuale. Siq dihet për shkaqe të natyrave të ndryshme popullit shqiptar në të gjitha trevat etnike ku jeton, pothuaj se gjatë gjithë historisë i ështê imponuar emigrimi nga atëdheu. Prej këtu më erdhi edhe frymëzimi, sepse siq mund ta merrni me mend edhe pse fatkeqësitë na detyruan të braktisim vendëlindjen, dëshirë dhe amanet i secilit do të ishte që së paku eshtrat ti pushojne në vendin e tij. Mallkimi i cili përdoret në popull është "as eshtrat atje mos tu kthefshin" Dhe ne, me vet faktin se ia kthyem shpinën atdheut (jo me dëshirën tonë) duhet të shtrojmë këtë pyetje "se a do të na fal një varr" Përndryshe ju falënderoi për vlersimin tuaj dhe kohën që keni ndarë për të lexuar këto poezi (timen dhe të bashkëforumistave të tjerë) ku secili në mënyrën e vet përmes këtyre vargjeve shpreh ndjenjën e dashurisë, vuajtjes, pikëllimit, mallit... e mbi të gjitha talentin e vet.
Edituar për herë të fundit nga ficam në Fri Jun 06, 2008 9:44 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 9:52 am | |
| SIRENAT (Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)
1. HUTESË Dikur... I zgjata duart;
dritën e vezullimtë të syve të tu ta rrëmbeja...
Mbeta i hutuar, i hutuar në rrugën drejt dritës.
2. PAS NJË DIMRI
Pas një dimri-natë sikur po çapitet sërish behari.
E shoh tek gjethëzat e porsaçela, tek lulet e strukura nëpër ferra. E dëgjoj tek kënga e bilbilave majë gështënjës; tek kënga ngazëlluese e mëllënjës. E prek tek bari i njomë, që po harbohet... E shijoj tek radhiqet, teksa lezetojnë tryezën.
E ndiej tek lehtësimi i teshave në trup... E mirëshoh se si majëmalet Po heqin borën paqësisht gjithaq…me ngut...
3. SË PAKU Nëpërkëmbem nëpër copëza gjumi Endrra të copëzuara gjumin ma shkundin... O koprac ëndrrash, Pse s’ma sjell të plotë ëndrrën time?
Sidomos ëndrrat e bukura; ato më të bukurat m’i vonon, m’i humbet. M’i shkwrrmoq ato kur e ndiej veten duke vrapuar... Edhe ëndrrën e ëmbël, kur e shoh veten dhëndër... Apo ëndrrën hirëplotë, kur unë ndihem i fortë si moskush.
Së paku... përgjatë ecjes për në amëshim Si kujtim të ruaj ëndrrat...
4. ME KËSI MENDIMESH
Vdekja! Trupin përpiqet të ma marrë tinëzisht...
Përpiqet të arrijë të më marrë krejt... Vetëmbrohem. Vdekja nga marazi një ditë do “vdesë” vet... Me kësi mendimesh duroj gjithçka... Brenda mendimeve Avujt e jetës lëvizin.
Pjesë të trupit po më lënë. Nuk dorëzohem...
Vdekja s’më përtypka njëherësh dot. Më sfilit pjesë-pjesë...
Me kësi mendimesh i bërtas shpresës: “Mos më harro!”
5. TË JETOSH Të jetosh; a s’do të thotë, të mëtosh për dëshira?…
Të jetosh; a s’do të thotë: të duash ajrin, të duash qiellin, të duash mbitokën dhe detet e kaltër?
Të jetosh; a s’do të thotë, të sfidosh errësirën, ligjet gjysmake, kopracinë shtetërore?...
Të jetosh; por, ama, pa u përgojuar për keq...
Të jetosh; por,ama, pa hedhur valle me dreqër!...
5. S’MUND!...
Arëza, grenza rrotull më vijnë Përsysh më vërdallosen sikur t’i kem lyer qerpikët me mjaltë. Ndërkohë më qerthullon një e padurueshme etje, një etje e pafund... Izolimi po më shkund...
Mes arëzash e grenzash… Të jetosh.
7. ÇAST I VESUAR
Një bashkë reje u zvarr teposhtë. Qetë-qetë kapërceu kangjellat. M’u avit, tek po rrija. Si më lëmoi faqet, më njomi paksa syrin.
E ngarkuar ishte reja Dhe...nuk dola dot në rrugë. U largua ajo drejt visesh të tjera.
8. DIKUSH MË PRET
Meqë nuk shkoj dot në lumë, meqë së largu i kundroj pyjet, në qerthull ëndrrash zhytem... E më mblidhen: najadat, 1) driadat. 2)
Ndërkaq një Kometë e stërmadhe me bishtin e zjarrtë tek qelqi i dritares më troket e me zë yjor diç më flet…
1) Nimfat e pyjeve 2) Nimfat e ujrave
9. MUZGJET Mundet po ecim në shtigje muzgjesh të plagosura. Të mos habitemi, pse na përzhiten qepallat e pluhurosura. Habitshëm s’ka pse t’i hapim krahët anë më anë. Muzgjet e tanishëm Peshkaqenë janë... Na brejnë kockat, Shpirtin.
10. SA TURP!
Nuk e mbyll portën nga brenda. S’i dihet, ç’ngjet... Mundet të harrojë punën e vet z e m r a, kur s’e pret...
Sa turp, të të shkallmojnë dritare e portë! E trupin të ta gjejnë të ftohtë!...
11. SIRENAT
Çdo njëzetekatërorsh “Telegrame” më vijnë prej “Botës Tjetër”... Kërkohet me ngulm, Të bëhem “pjesëtar” i Saj... e zemra s’më ndien të qetë. E shpirti... herë më bën të qesh, herë më bën të qaj.
12. ÇAPITEM
Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj. Shpirtin e ndezur – brenda vetes. Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar. Eci përmbi ngjarje drejt jetës, drejt vdekjes. Çapitem. Ç…a…p…i…t…e…m…
Botuar si cikël te gazeta “Fjala” e Agron Tufës | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 9:56 am | |
| VORBULL
Zhytem në vorbull mendimesh. Gishtrinjtë ì thyej, Buzën e kafshoj. të përlyerën botë Si ta kuptoj brenda vetëdijes? | |
|
| |
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 9:59 am | |
| 12 DYMBEDHJETE VARGJET E MIA
Lodhem, duke qëmtuar të ardhmen. Fle në shtratin e Arushës së MADHE. Zgjohem nga tringëllima e kristalit të ëndërrave. Lahem në dushin e rrezeve diellore. Krihem me degëzat e pyjeve halore. Vishem me këmishën e përgjakur të Krishtit. Udhëtoj sforcuar midis shpresave dhe hiçit. Çlodhem më së tepërmi duke punuar… Jashtë bezdive protokollare kam dashuruar. Jetoj nën përkujdesjen e Engjëjve. Do vdes me shterimin e ëndërrave… Ringjallem në sinfoninë e gërmave…
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri May 16, 2008 5:26 am, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : ZEVENDESIM FJALE) | |
|
| |
tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 10:28 am | |
| Jorgo Telo, ke poezi te bukur. Lexova te fundit dhe do t'i lexoj te gjitha. Vertet poezi e bukur. Tek poezia e fundit rregullova dy - tre fjale se ishin shkruar gabim. Kjo gje e permireson vjershen. Po te duash i kthej mbrapsht rregullimet: rregullova ëndërrat, protokollare dhe degëzat.
Urime! | |
|
| |
Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 03, 2008 11:09 pm | |
| Ficam dhe Jorgo ju lumte per poezit qe po i krijoni ne kete teme. Suksese. |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu May 08, 2008 11:43 pm | |
| DO TE KTHEHEM
Do të kthehem kam pas thënë Pa marr rrugën ende Fjalën nuk e pata dhënë Sepse nuk dija për ku më nisnin, në cilat vende
Shume herë valigjet i bëra gati Endrroja se u nisa Nga prapa më vinin zëra Mos shko, mos ik, Ende nuk ka ardhur dita
Palë, palë shtresohen vitet Si bora mbi mal, si gurët në mur E unë ende pres, Me shpresë Se ky qast do të vij dikur
Francë, maj 2008 _________________________________________________________ Në jetë duhet gjunjëzuar vetëm kur duam të këpusim një lule
Edituar për herë të fundit nga ficam në Sat May 10, 2008 10:16 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 09, 2008 12:17 am | |
| ficam vetem suksese te uroj shume te mira poezit respekt . | |
|
| |
Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 09, 2008 10:31 am | |
| me te vertet vlla Ficam poezi shum te mira vetem suksese te metejshme te uroi |
|
| |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon May 12, 2008 2:55 pm | |
| Kalaja
Muret në heshtej
rrëfejnë historinë
bedenat e gurta
ruajnë legjendat
plot hi e gjak
.........të thurura
.........nëpër shekuj .
Pirgjet e kalasë
shikojnë
dëgjojnë
ulurimë erërash
të akullta
të zjarrta. | |
|
| |
Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue May 13, 2008 12:12 am | |
| Poezi e bukur Sofra ,përgëzime . | |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri May 16, 2008 12:32 am | |
| M A L L I
Duke shetitur shkelim kalldrëmin e vjetruar Pejsazhe me lule diaporamë kalojnë Ne të dy, mbrëmjeve të vetmuar as i vërejmë e as i shijojmë
Agimeve të zbehta dalim nga shtëpia Kush me inat e kush me dëshirë Femiut ne çerdhe i kalon fëmijëria Të të njoh si prind është bërë e vështirë
Si në tabloid kujtohet fëmijëria Mendja nuk përcjell qfar je duke parë Njerëz përplot, ne na mbyt vetmia Vetëm nga malli se jemi mërgimtarë
maj 2008
Edituar për herë të fundit nga ficam në Wed Jun 11, 2008 12:35 am, edituar 2 herë gjithsej | |
|
| |
Mergimtarja Fillestar/e
Numri i postimeve : 25 Registration date : 14/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 17, 2008 4:40 pm | |
| Kujt duhen ti pikojn lotet, mua apo ti qe me tradhtove, me le pa ngrotesin tende, nje tjeter dashurove, shum nete skam fjet per ty, shum lot me kan pikuar, kur pyeten se kush duhet te qaj, normal qe me takon mua, mete vertet kam dhimbje, qe me demton vet ne rini, por edhe per ty me vjen keq, ngaqe ne zemer ke tradhti, mundohu ta kuptosh jeten se leht eshte, per te tradhetuar po i the vetes njeri, dije se ke GABUAR | |
|
| |
Mergimtarja Fillestar/e
Numri i postimeve : 25 Registration date : 14/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat May 17, 2008 4:45 pm | |
| Kur ti do të qashë,, unë do të qesh Kur ti do flesh,, unë do këndoj Kur ti do më kërkosh,, unë do të harroj Kur ti do të vuash,, unë do gëzoj Kur ti të vraposh,, unë do ndaloj Kur ti të më vishë afër ,, nuk do të takoj
Do luaj me ty,, se ti vetë ma mësove këtë lojë.. | |
|
| |
ficam Përjashtuar
Numri i postimeve : 32 Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sun May 18, 2008 6:45 pm | |
| Mërgimtarja Me shpresë se këtê herë inspirimi (frymëzimi) ishte imagjinar, ju deshiroj vazhdim të suksesshëm në shkruarje të poezive të këtilla të cilat me sa duket i ke pasion. Sukses të mëtejm
Edituar për herë të fundit nga ficam në Sun May 18, 2008 9:18 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët | |
| |
|
| |
| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|