| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
+90Dreni Drenova gentiana lohaj dodgjeka ...... shefqet mujota zana. xhema BashKom agim__barja Driniiiii play meri ILTA Sema dibranja delick Psikologu veletini VetetimaAL Eklips Muja e Halili klodian Xili paioni Blerim1 Aleks J. Zhapa Kristaq Th. Gushi lepurush egzona- spirito Uskana E_Bukura sela-mi tina elisa Blerti_Gashi Leka i Madh Albona Veneta anila Fjona Nezir Myrta shqip0nja Trimi beti cristal Parapsikologu Martina zeriatdheut Eva0506 Poeti liri_b mall metiii Tesa Riki30 **Embelsira** Lanetja Mergimtarja ficam bukla Mysafir Begu Guximi interesant Jorgo S. TELO eri M gjakushi Orfe@ feneri Ago Muji Delia Albea Edonis vjollca Adem Berisha petritkola Beton Euridika rrebelja Lejla Arta tom sojer Urata Aquila shaban cakolli Kosovarja besa-bese Sofra 94 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
interesant Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 606 Age : 39 Vendi : Tokë Registration date : 11/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 11:29 am | |
| Jap ne deshperim per bashkanetarin tim i cili na kishte ofendu kinse ne nuk dim me shkru.
Kritika yte na gezon se paku ka kush te na kritikon me keto njeriu perparon por...perpara ske ku shkon.
Na shkruaj ti dicka te mire sepse ne kete kem deshire vullneti yne vetem na shtohet kur dikush me ne s'pajtohet.
Nje Naim ka lind nana sikur ai une s'mund te bana ti afrohem ne mundohem por ... nga ti nuk ofendohem.
Poezin ne imagjinojme nga askush ne nuk kopjojme Copy PAste eshte shume lehte POR SE PAKU BE EDHE TI DICKA VEHT. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 11:50 am | |
| Ike Ike miku i shpertit tim, Ngjeshet shpraztesia, Nbeta e mallengjyer pergjithmone e menduar Si ti mbushi castet e sbrazta te makthit Jam e perhumbur Heshtje humbertire mes nesh... Iku miku i shpirtit tim! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:13 pm | |
| KENGA E NANES
Kete kemishe te zeze dhe keta kepuce ti kam falur Sikure ta dish c'far mendoj sot, bije me mire vete ne qiell kishe ikur.
Kur e pashe fytyren tende, bije tek pershendet 'te shoq e dija qe nuk kishte shpetim dhe nje dhimbje me shtove.
Degjova tek po flisje bije per trashiguesin mbi dhe e nuk e dija nuk e shihja qe ti dhimbja e tij ishe.
Te pashe tek po rije bije prane kufomes se tije dhe nuk e dije qe kush shkon me te s'kthehet kure me ne mes te gjalle.
Me the o bije se jeta do pertrihej ne miresi Por nuk e dije se do behej Vec dhimbje ere e hi.
Te pashe me ate kemishe te zeze e te lashe se nuk e dija se do behej qefini yt, o bije. | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:15 pm | |
| BULËZIMI
Në breg të diellit formula natyre aromë e trurit me eshtra lulebozhuri korridoret e nënës tokë copëra mushkërishë plotë silikozë eshtra të karbonizuara bulëzojnë nga djersa. | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:16 pm | |
| HISTORI E GRISUR
Pikat e KUMUSIT më dhanë shpirt të kaloj stepën e pa fund të jetës i ngujuar në mes të bishave që rastësisht kanë humbur: dy këmbë, brirë e bishta nëpër ferrat e shekujve për të marrë tjetër emër e me qëllim humbën dashurinë për të hapur plagë të thella që i ruajnë në shpirtin -HISTORI E GRISUR- | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:16 pm | |
| RROBET E VDEKJES
Ne kemi vendosur pritë për vrasje dhe djegëjen e farës nga frengjitë amanet. Bota është e verbët ne e duam tokën tonë ju alarmoni për vrasje kopilash ne s’paskeshim të drejtë për pjellën tonë ne s’e blejmë qiellin por mbjellim gjak në tokë ecim me rrobet e vdekjes për lindje të re ne shkojmë rrotull : -vatan, lindje, dashuri dhe vdekje për vatan pritat në frengji janë vdekje për armikun. | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:17 pm | |
| PRISHJA E KUPTIMIT TË ËNDËRRËS
Mendonit se jemi çerdhe zogjësh Pa krahë dhe lakuriq Në lisin e vjetër plotë kujtime Kohërash dhe plagësh nga vizitorët E pa ftuar të shkretëtirave Që prishnin qetësinë dhe kuptimin e ëndërrës Në mëngjezin e qetë plotë këngë Dhe aromë lulesh pranverore Duke zhdukur lumturinë e atyre në djep ! Mendonit se jemi ata dhënës të besës Dhe s’dimë kur na tradhtoni- Shihni se shkretëtira u ka shkretëruar E malet u kanë egërsuar tepër Zbutni pak zemrat dhe kapeni një rreze Të kuptoni jetën dhe qenjen njeri ! | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:17 pm | |
| PUSHKATIMI IM
Nga lartësitë e qiellit pëllumbat më sjellin mendime të moçme për libër të ri. Meteori bëhet copë e grimë toka nxjerrë fjalë të bukura bashkë me këngën e vjetër për gjak lirie të pushkatimit tim bota me sy dëshmon ! | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:19 pm | |
| - Beton shkruajti:
- Duke menduar se ju do të shkruani ndonjë varg me nivel, u zhgënjeva ! Jam i detyruar t'u them publikisht se e keni krimbur poezinë me teprime shprehjesh! Dhe ajo duket si ndonjë femër që ka shumë kilogram ! Bile fjala, si Halla Sanie ndjesë pastë e ngrata, ishte 120 kg.
Mendoj se do të pajtohesh me këte krasitje! Vendos vetë !
Begu pershendetje ;
Duke menduar se ju do te beni koplimente per antaret , u zhgënjeva! Jam i detyruar t'u them publikishte se me mire te pergezoish antaret se sa te thuashe e keni krimbur poezin , nuk ja vlen te humbin vullnetin antaret te marin lapsin ne dore te krijoin poezi ne te ardhmen nese ju vazhdoni t'ju thuani se kan krimbur poezit, se nuk jane gjithe poet/e ketu.
Pergezime per gjithe antaret me poezit qe krijoin suksese ju uroj jeni shume te mire vazhdim te mire ju uroj .. Nuk e besoj se jeni zhgenjyer1 Sepse mbaj pergjegjesi qe mos zhgenjej askend! Por ne kuptimin pozitiv e kisha! Motivi do te jete edhe ma i madh sic duket se biligoa pas asaj solli edhe poezi ma te mira. | |
|
| |
eri M Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 737 Registration date : 02/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:26 pm | |
| - Begu shkruajti:
- BULËZIMI
Në breg të diellit formula natyre aromë e trurit me eshtra lulebozhuri korridoret e nënës tokë copëra mushkërishë plotë silikozë eshtra të karbonizuara bulëzojnë nga djersa. Pergezime Begu ! Vertet te nje niveli artistik i paske poezite. Suksese ! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:39 pm | |
| (P0) Sa e shkurter jeta
Jeta ,oh sa e shkurter Koha rrjedh,rrjedh pa ndalur E une duke pritur duarzgjatur Urekalimin te gjej po kerkoj
Theras ne ndihme shpirtat e vdekur I lus te mos me pikellojne, trishtojne E kerkoj Ate t'ia ndegjoj frymemarrjen Ne zemer ti trokas Po ai z'ben ze, e une do te pelcas.
Hap syte e asgje s'verej Asgje prej gjeje s'kuptoj Vetmija dhe dhimba me coptojne Si te shfryem, kujt ti rrefehem Do te cmendem, do te matem Oh, kujt ti rrefehem. | |
|
| |
Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:46 pm | |
| Ju lumët juve që po shkruani poezi aq të mira dhe po u a kam lakmi që dini ti thurrni kto vargje ,suksese dhe vazhdoni se na knaqët . |
|
| |
interesant Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 606 Age : 39 Vendi : Tokë Registration date : 11/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 12:51 pm | |
| Tregim jete mallkim tradhetie shprese dashurie ankes lumturie . Kohe vetmie rrenkim largesie kerkes injorate humbje diturie. Afrim vdekjeje largim jete shpetim zemre lot pikellime. | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 3:17 pm | |
| Nuk e besoj se jeni zhgenjyer1 Sepse mbaj pergjegjesi qe mos zhgenjej askend! Por ne kuptimin pozitiv e kisha! Motivi do te jete edhe ma i madh sic duket se biligoa pas asaj solli edhe poezi ma te mira. Begu Jepjuni guzim njerzeve.Bindni ata se pa shume mund te madhe do te mund t'i permisojne gabimet e veta. Tregojuni se ajo qe kerkon nga ata nuk eshte aq e veshtire siç duket . Nxisni njerzite qe me kanqesi t'i kryen detyrat e parashturuara,e jo me kritika siç veproni ju i nderuar Begi. Por nese ju mendoni se ky eshte kuptimi pozitive per te arytur suksese te tjeret, atehet kap thupren ne dore do te kesh suksese me mire me thuper . Deshira apo inati eshte me i fort .! Per te arytur tek kuptimi pozitive sipas mendimin tuaj e bene me inat por jo me deshire biligoia.!! Per mos te dalmi nga tema kalo tek kategoria Psikologjia eshte nje teme si te arime suksese . Flm per Mirkuptim . | |
|
| |
tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Apr 16, 2008 3:59 pm | |
| Biligoa, te lumte per poezine Plaget. Me pelqen, ka mendim dhe shprehje. Metaforat jane vertete te qelluara.
Begu, kuptohet qe cdo njeri ka mendimin e vet. Ty mund te te mos pelqej poezia. Nese nuk te pelqen, mos e merr persiper te besh nje koment. Fillimisht une e mora pa te keq fjalen "krimbur", e mora ne kuptimin qe ke futur shume epitete dhe krahasime, pra me kuptimin "shume" mirepo fjala "krimbur" ka kuptim me ngarkese negative, si psh kur themi "je krimbur ne gabime", mirepo duke lexuar me poshte kuptoj se ti e ke seriozisht ate fjale dhe me kuptim te drejteperdrejte.
Edhe i miri Beton ta ben kete verejtje.
Begu nuk mund te hysh dot ne menyren se si nje njeri e shikon boten qe te rrethon. Edhe artistikisht vjersha eshte e bukur dhe e transmeton shume mire mesazhin.
Kaq kisha. Duhet te jemi me dashamires dhe me me takt me njeri tjetrin. | |
|
| |
eri M Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 737 Registration date : 02/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Apr 17, 2008 12:45 am | |
| - Begu shkruajti:
- PUSHKATIMI IM
Nga lartësitë e qiellit pëllumbat më sjellin mendime të moçme për libër të ri. Meteori bëhet copë e grimë toka nxjerrë fjalë të bukura bashkë me këngën e vjetër për gjak lirie të pushkatimit tim bota me sy dëshmon ! Pavarësisht se çka e si do të zhvillohen mendimet, unë Begu të përgëzoj ! Ke sjellur shembull se si të shkruhet vargu dhe pastaj pa gabime. E kuptoj gjithë debatin përse ka nisur kështu. Ama , ju jo vetëm që dheat një këshillë, por, i përveshët mendimet dhe e korrigjuat një poezi , siç e bën një kuzhiniere gjellën duke ia përgatitur mëlmesat e shijes! Duhet përshëndetur ky qëllim i mirë pa u prekur krijuesit ! Sepse tek pjata e gjellës ku duhet të fusish lugën për drekë, mjafton të shikohet një insekt që të prisht oreksi. Ndërsa tek një poezi me 20 fjalë, përse duhet të ketë 30 gabime ? Nuk është papërgjegjësi e atij apo asaj që e shkruan ? | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Apr 17, 2008 1:13 am | |
| Sipas mendimit tuaj eri M, nese eshte munges (Shefi i Kuzhines qe eshte me profesion ) duhet mbyllur Hoteli - Restoranti,nuk duhet te ju jepet nje shance te tjereve per te ja pregaditur melamesat shijes.???
Vrejtje jemi te gjithe jashte teme kaloim tek ndonje teme qeter per te diskutuar per drejtshkime ka teme,suksese,etj etj jo te vazhdojme ne kete teme se jemi jashte teme.FLM. | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| |
| |
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Apr 17, 2008 3:23 pm | |
| Eri M, eshte dallim shume i madhe ne mes te kritikes se bute, dhe kritikes se ashper. Cilen do ta pranoni ju, nga keto dyja nga nje person?? Tek e fundit shumica ne ketu ( perjashtim disave) bejm gabime drejtshkrimore edhe ne gjera me te thjeshta,sepse s'jemi Prf.Dr te Gjuhes Shqipe. Nuk jam kunder kritikave apo keshillave, sepse " qenin e ngordhur nuk mund ta kritikoj askush", por jam kunder menyre se kritikave. Vazhdim te mire. Jeni qe te gjithe te shkelqyer me keto poezi. |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Apr 17, 2008 4:51 pm | |
| Ecje mbi dëborë
Mbi bjeshkët me dëborë zbardhin lehet e mëngjezeve krijohen peizazhe magjepsëse kur lëshon dielli rrezet .
Deri lartë në qiell lisat janë të gjatë nëpër degzimet e tyre mbështillen rrezet ngrohtë
E kaluara dhe e tashmja zjarr i ndezur në syrin tonë korbat e zgjuar- zemra si duron tupanat bien -gjëmojnë
Heshtur toka nën dëborë numron hapat tonë kohën e ikur për ta zënë të shpejtojmë na trimëron.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Tue Oct 07, 2008 3:37 am, edituar 7 herë gjithsej | |
|
| |
Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Apr 18, 2008 2:02 am | |
| Përgëzime Sofra për këtë poezi të bukur ,vazhdim të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme. | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Apr 18, 2008 11:14 pm | |
| nga rrebelja Today at 8:37 pm uff po mendoj per lamturmiren e fundit qe i dhash sot profesoreshes time qe ka qen e semur dhe qe vdiq sot eee sa veshtir e kemi pasur kur e mdojm se gjdo gje tani do e kemi pa te ,po mendoj pe rlotet per britat e burrit te saj te qarat e femijes se saj ,ofshamat e nenes se ssaj o zot sa veshtirrrebelja PËRBALLË DALLGËVE NËPËR UDHËTIME Do ta sjell një poezi të shkruar më 01 prill 1987, ia përkushtoj Mësuesit tim, Mustafë Pinjollit, gjegjësisht personit më të dashur që humbi jetën tragjikisht në rrugën Gostivar - Tetovë , në shtator 1990. Më ra ndërmend takimi i parë ti mësues kur hyre i qetë , nga buzëqeshja ia nise mbarë rrugës sonë : - Mësim në jetë ! Dalëngadalë nëpër lakime ngritje-zbritje, sërish në rrugë! Përballë dallgëve nëpër udhëtime u ngjitëm ne si zogjtë në jugë ! Ndonjëherë si qengja në livadhe lëshuam mendjen tonë n'mendime! Kurrë s'trazohej ndjenja e madhe se n'shtjellim do të ketë gabime! Kur hynim n'ëndërra të frymëzimit trokëllinte befas diç në derë ! -Vogëlushë ! Kujdes ! Se mundet agimit, t'ia ngatërrojnë dritat këtë herë ! Vallë! Ç'porosi e mbarë ! Urtësia prehje gjeti ndër ne ! E mbollët ju si bujku n'arë kur pret shiun që mblodh në re ! Ashtu ndër vite që prore ikin në ballë rrudhat na mbërthyen, por, atë flakë kurrë se fikin n'kështjellë drite e këmbyen ! Kush ? Kecërit që ujku u shkoj në derë ? Ndoshta zogjtë që ngjiten n'jugë ! Jo! Ne që u nisëm e ramë shumë herë ! Befasisht - për dritë në rrugë ! Ndaj më shkon mendja tek takimi i parë kur ti mësues hyre i qetë, që të mbjellish lule në atë ugarë aroma e tyre helm kurrë t'mos ketë ! | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 1:50 am | |
| Poezi shumë e mirë feneri ma kujtoj të kaluarën në bankat e fillores. | |
|
| |
Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 11:22 am | |
| Dalëngadalë nëpër lakime ngritje-zbritje, sërish në rrugë! Përballë dallgëve nëpër udhëtime u ngjitëm ne si zogjtë në jugë !
Është një e vërtetë e madhe ! Mustafa Pinjolli, ai martir i arsimit shqip në viset tona, ua blente revistat për fëmijë gjithë nxënësve vetë. Për shumë vite ka vënë në skenë shumë drama me nxënësit dhe veçohej : Sikur të isha djalë e Haki Stërmillit. Përshëndetje feneri që e rikujton martirin e arsimit shqiptar, profesorin e letërsisë shqiptare ! | |
|
| |
eri M Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 737 Registration date : 02/04/2008
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Apr 19, 2008 1:30 pm | |
| Beso se rrebelja qe e nderuar dhe duhet ta kuptoj se ka qenë e përkrahur. E përkrah edhe unë dhe i them të bëhet trime e të merret me pak ledhatime! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët | |
| |
|
| |
| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|