|
| Ese nga forumistët! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 12:10 am | |
| Pershnedetje.
Ne kete teme do mundim ta paraqesim krijimtarine tone, me perkatesisht esete. Une do te kisha deshiruar ti postoja disa ese te mijat dhe kerkoj vlersimin tuaj per to.
Në betejë
Pranë nje sofre te vjeter, të cilen kush e di sa vjet e kishte fshatari , qendronim pesë shokë. Ai njeri plak nga mosha na priti shumë mirë, me bukë , raki, e nder, te cilat nuk do t’ia harrojm në asnjë çast të jetës. Ai me fjalët e tij te mira thuajse na ngrohte më shumë se stufa të cilën e kishte ndezur pak parë. Tregonte për jetën e tij të cilën e kishte kaluar nëpër beteja me armikun dhe për trimërit e shokëve, të cilët ranë për flamurin kuq e zi. Ne dëgjonim me vëmendje, na pëlqenin ato fjal të mira për atdheun e për trimat . Hëna shëndriste atë natë aq fort, sa, shtëpit e fshatit mund të shiheshin shumë larg, por atë natë plot dritë e prishte dhe e bënte te keqe e të urryer I ftohti I madh e era e cila të brente si shpatë. Pushkët I mbanim pranë dhe ndonjë herë I merrnim pa ndonjë arsye, dhe I shikonim me vëmendje, nga ato varej fitorja nesër në betejë kundër fashistëve. I shtrëngonim fort, ndonjëherë, edhe I pastronim me rrobat që kishim veshur.Rroba të cilat nuk na mbronin edhe aq të ftohtit dimërorë. Pas një dialogu të gjatë argëtues që bëmë mes vete, filluam te gjithë të mendohemi për sulmin që kemi për të bërë neser në kampin Italian që nuk ishte fort larg. E menduam sulmin deri vonë, të gjith ishim të lodhur nga rruga e gjatë që bëmë për në fshat, por nuk kishim gjetur ende zgjidhje. Agroni I cili na udhëheqte po përpiqej ta gjente at të duhurën, shum shpesh na kërkonte mendimin tonë. Unë vërtet isha lodhurë, po qendroja afër Ilirit I cili ishte I ri , I kishte sytë të skuqurë dhe ishte I dërrmuar. Fshatari që na priti, Dhaskali, ishte vërtet I vjetër por I fort, vërejta teksa tregonte historit qante si një fëmijë, sytë e tij trgonin se çfarë u ngjau atyre burrave në betejë, ata shkëlqenin si kristali,lotët I lagën fëtyrën dhe ranë në këmishën që e kishte veshur,I dridhej buza, balli ju djersit, pasi hoqi plisin që e mbante gjithmonë me vete, e shtrëngonte me tërë forcën, gjë që na bëri ta kuptojm gjendjen e tij, e urrente fashizmin me tërë qenjen .Agroni pasi e vërejti me vëmendje,I kërciste dhëmbët dhe shante ndër vete, kjo urrejtje ndoshta e bëri të jap një propozim pak të nxituar, sulmi do të nisë natën para lindjes së diellit, errësira do të na ndihmonte shumë, u pajtuam të gjithë. Edhe pse e pranuam vendimin e Agronit, nuk ishim plotësisht të kënaçur sepse na nevojitej një pushim më I gjatë pas asaj rruge te mundimshme e të lodhëshme, sulmi mund të bëhej edhe nesër në mëngjes, por Agroni priste me padurim të hakmerrej për ato që I bënë Dhaskalit e shokëve të tij . Pas edhe një gëllënkë raki që e pimë, ramë në shtrat për të bërë një sy gjumë, sepse do të zgjohemi nesër që me natë për sulmin e rëndsishëm. Afër e kisha Dritanin, një burrë I vjetër, besnik ndaj atëdheut, ra si I vdekurë në shtrat dhe nuk u ndie deri kur me vështërsi e zgjuam. Pas tij ishte Astriti, I cili ishte më I paknaçuri me vendimin e nxituar të Agronit por respekti që kishte për të nuk e linte ta kundërshtonte, prandaj edhe ai e pranoi atë propozim. Unë edhe pse isha I lodhurë, mendimet më mbanin të zgjuar, mendime për nënën e familjen prej të cilëve u ndava për ta mbrojtur atdheun me trimat partizan.Profilin e nënës të cilën nuk e kisha parë tash sa vite, e paramendoja mirë vetëm me sy mbyllur sepse në atë kohë gjeja çetësin, dhe ato mendime nuk mi ndërpriste ndonjë fjalë e shokëve, tani këtë mendim nuk ma ndërpreu ndonjë fjalë por një mendim më I rëndësishëm e më aktual, e shkëputa atë mendim të bukurë, dhe shkova fluturimthi te lufta, nuk e di pse por gjithmon më shkonte mendja se do ta humbim luftën dhe do të masakrohemi në fushëbetejë siç u ngjau shokëve të Dhaskalit. U shqetësova. Me të drejt edhe u frigova pak, italianët ishin shumë, dhe ishte sikur një zogë ti dilte gjahtarit para, I cili ishte me pushkë gati, dhe të mundohet ta thumboj me sqepin e tij të vogël, por këtë zogë e bëntë Drago ndjenja e fort e dashurisë ndaj atëdheut, dhe tani sqepi I vogël I zogut bëhet dhëmbë I mpreht e I rrezikshëm I dragoit. Nje krismë e pushkës sonë vlente sa pesë krisma të pushkës së kundërshtarite dija se milicët Italian nuk e kanë shkelur këtë tokë për atdheun e tyre por për gjepin e pushtetarëve Italian të cilët I detyruan ndoshta edhe me dhunë të vinin e ti zbatonin urdhërat. Tani në këto rrethana gjahtari I mëhershëm bëhet një zogë I ligë e frikacak, por përsëri rreziku ishte I madh, të dy palët kishim armë me barot. Ndoshta do të vdes unë I pari në fushëbetejë, nga plumbi I armikut apo tradhtarit, ai plumb I cili do të futet thell në krahororë nuk do të më lëndoj, por për kundrazi, do të jetë një plag qetësuese që të nderon pa masë, kam vdekurë për atdhe, për popull e për këtë tokë e këto male të cilat nuk I lam asnjëherë të përqhen, e ti përkulen armikut. Për atdhe doja të isha trim, sepse nuk isha I till. Doja të shtijë unë I pari kundër bishave, t’ia qaj kokën në dysh e ti rrezojë për dhe. Por kishte edhe diqka që më shqetësonte tej mase, prandaj mendimet u ngriten nga piste edhe njëherë për të fluturuar në qiellin e natës. Mos vallë do të më mposhtë frika? Mos vallë do t’ia mbathi e të iku nga fushbeteja? Këto dhe mendime të tilla më tmerruan, sepse si mendova kurrë në jetën time , nuk menova se do të turprohem ndonjëherë për tërë jetën, u mundova ti largoj të gjitha mendimet që më vinin në kokë, edhe pse kjo ishte e pamundur, ishte luftë e vështirë me mendjen me të cilën kisha pakënaqësi. Dëgjoja sikur në mjegull një fishkëllim që ma mori mendja se bënte era që fryente atë natë dhe bora që binte si e tëbuar. Isha përball dritarës ku pas saj dukej hëna e plotë që shëndriste, pas pak shtanga dhe u frigova për vdekje, ndjeva një prekje nëpër flokë e cila edhe pse ishte e ëmbël, me frigoj, u ktheva me rrëmbim, dhe pash se ishte Dritani I cili po mundohej të më zgjonte, ishte koha për nisje. Errësira ishte e plotë më nuk shiheshin ato pak shtëpi të cilat u panë pak parë, edhe pse hëna shëndriste por zbehtë, yje kishte jashtzakonisht shumë, ishin grumbulluar aq shumë sa dukej sikur po llafoseshin në mënyrë që ta kalonin sa më shpejt atë natë të errët e të frikshme. U ngrita. Ju afrova tryezës në të cilën ndodhej pushka e koburja ime. U vesha sa më mirë të ishte e mundur në mënyrë që mos të vdes pa I shërbyer qoft edhe një herë atdheut, sepse vërtet ishte ftoht. I mbusha armët mora fishek sa mund të më zinin të gjith gjepat e lirë. Shokët e tjerë po më prisnin jasht, pas meje erdhi edhe Dritani dhe të gjith tokë e të bashkuar u nisëm drejt detyrës të cilën na ngarkonte vetë ideali për atdheun. Shokët bisedonin rrugës, unë isha I përjashtuar nga ai bisedim I këndshëm, sepse më mundonin mendimet e ndryshme, tani më nuk fluturonin nga një tem në tjetrën, por të gjitha ishin grumbulluar në një dhe ishin përzier njëra me tjetrën, ishin bërë lëmsh. Dëgjoja me kujdes, me shpresën se në mesin e atyre zërave do të hy edhe ndonjë zë armiku që jepte alarm për ardhjen e partizanëve, edhe pse kampi ende ishte larg, por me zërat e shokëve bashkohej vetëm zëri I korbi I ndonjë ujku, qeni , apo ndonjë insekti.Ndjenja që pata në ato qaste nuk mund ta përshkruaj, ishte një ndjenj e dyanshme sepse përzihej ndjenja e frikës me atë te gëzimit, ishte sulmi I parë që bëja në jetën time. Ato rrugica të ngushta që ndodheshin në malet e mirditës, në anët e të cilave kishte barishta e pemë të gjata, më kujtonin ndonjë shëtitje shkollore, ku shkoja me shokë të fshatit, aty ku më priste ndonjë befasi pas rrugicës ku ndodhej ndonjë ujdhes, lumë apo liqe ku mund të fresokoheshim në atë të nxehtë të verës, e të argëtoheshm pa masë, ishte një gëzim që smund ta përshkruaj, edhe në këtë qast ndjej gëzim, por një ndryshim ekziston, ndryshimi është se tash në këtë dimër të ashpër, pas asaj rrugice, nuk pres gjë tjetër veq ndonjë plumbi të armikut , ky rast më sjell një knaqësi e gëzim ndryshe nga shëtitjet shhkollore shumë më të fort . Luftuam me trimëri. Kjo trimëri e jona I frigoj e I tmerroj bishat, ato egërsirat të natës,u larguan. Po ktheheshim nëpër të njëtën rrugica që kishim ardhur, tani ndjenja ishte shumë ndyrshe nga ndjenjat e mëparshme, u ndjeva krenarë që isha edhe unë në mesin e atyre trimave që triumfuan sot. Duke ecurë në krah po mbanim kufomën e Ilirit, trupin e të cilit e mbështollëm bukur me rrobat e trupit, dhe po e dërgonim në fshat ti bëjm nderimet e fundit. Doja ta kisha fatin e tij. Më nuk bisedonim, siq biseduam para sulmit, edhe pse e fituam betejën në fytyrat tona shiheshin vetëm gjurmët e lotëve që lënin pas vete teksa udhëtonin tatëposhtë. Fshati I bëri nderimet Ilirit, dhe tani ai prehej në qetësin e vdekjes, po në atë qetësi që e kanë provuar shqipëtarët ndër kohë. Unë luftova dhe i’u fala atdheut I tëri, luftova për të sepse nuk doja ta shihja këmbën e huaj të shkilte mbi tokën të cilën e mbrojti gjyshi në atë kohë, nuk doja të bëjnë pazarë me atdheun tim, nuk doja që fshatari të vdes urie teksa bukën e gojës së tij e shiste armiku, nuk doja ta shihja armikun me veturë luksoze, përderisa populli vdiste, nuk doja të isha I sunduar nga dikush tjetër. Të shërbej sepse të dua o atdheu im I shtrenjtë.
Guxim Klinaku
Rruga imagjinare
Ecja nen hijen e disa lisave, te cilet shtriheshin vargë njeri pas tjetrit, ishin lisa vertet te medhenjete gjat e te fort sikur donin ta mbronin ate rruge te shtruar bukure, ne të vërtet e mbronin! Rruga nëpër të cilën hidhja hapat qetasë ishte rrugë e gjatë, plot sfida, e vështërsi, megjithatë vendosa ta kaloj duke dashur ta dijë pse ishte ishte ajo rrugë aq misterioze. I shikoja lisat teksa gjethet e tyre valëviteshin duke u ndeshurë e perplasurë me armikun. Ishte luftë e vështirë megjithatë ia vlente të luftohejë. Ideali ishte I fort! Ishte natë e errët dhe frikshme, yjet nuk ndriqonin, dukej sikur ata iu kishin fshehur errësirës, në mënyrë që ajo mos ta vërente, ndoshta edhe ata e kanë pasurë fatin tonë, por ishin përulurë para tij! Ngjyra e kuqe e rrugës me dukej shumë e quditshme, nuk kasha pasurë mundësi ta shoh një rrugë të till, megjithatë hapat nuk I ndalja ne asnjë qastë. Jo shumë larg nga fillimi ne mesin e shum numrave te shkruar me ngjyrë të zezë, vërejta: Një, Katër, Katër , Gjashtë! Vazhdova të ecë duke mos e diturë ende se cilën rrugë e kisha poshtë. Sytë e mi nuk mund të dalllonin fundin e rrugës. Në të vërtet ajo ishte e pafundme! Ata numra me shqetësuan, nuk e dija domethënjen e tyre, me dukej një botë jo e zakonshme. Rruga ishte e drejt dhe armiku nuk kishte mundrë ta beje asnjë gërvishje në të. Përpjekjet për ti’a ndryshuar kahjen rrugës kishin qenë te forta, por te kota. Ideali ishte I fortë! Hëna po I afrohej horizontit duke dashurë të fshihet pas tij, kurse dielli po ngrihet duke dashur ti leshoj rrezet e para te mengjesit, rreze te cilat ndoshta do ta ndalonin atë luft të tëmershme. Kur drita mi përgjysmojë sytë, një forcë më shtyri ta shikojë edhe një herëë ruggën nëpër të cilën ecja tash sa kohë, tani shënohej: një, nëntë, një, dy. Buzëqesha dhe vazhdova… (Rruga historike kombëtare ishte ajo rrugë e mbushurë me gjak, ajo rrugë e kuqe nëpër të cilën po kaloja. E dërgova mendjen mbrapa në kohë duke u përpiqurë të dijë më shumë rreth rrugës historike të popullit tonë. E dërgova mendjen aq mbrapa, që nga koha e Skënderbeut e deri te koha e plakut të urtë Isamil Qemailit kur ngriti flamurin ne vlorë, në qastin kur në rrugën tonë të imagjinuar lindi dielli I lirisë) Tani nuk po vazhdoja rrugën për të diturë pse ishte ajo aq misterioze, sepse këtë e dija, por po vazhdoja atë poër ta shijuar freskin e lisave të cilët të knaqnin në atë mëngjesë. Tani ishte krejt ndryshe, sepse tani rrezet e diellit përplaseshin me trupin e të ngrohnin, era e fort ishte ndallurë dhe bashkë me të kishte ikur edhe errësira e frikshme. Tani kundëronte një liri që doja ta provoja edhe realisht . Megjithatë pas një lirie mund të vije një shkatrrim, pas një drite një errësirë, pas një lindje një vdekje,pas një të mire një e keqe, dhe pas nje dite një natë e errët dhe e frikshme…
Guxim Klinaku
Kete nuk e kam korigjuar.
Një ditë fshatarqe-përshkrim
Atë motë, dimri ishte shumë I ftohtë, megjithatë një ditë prej tij kishte qenë e mirë, dhe e ngrohtë, e vetmja gjë e përbashkët e asajë dite me të djeshmen e acaruar ishte bora e cila po i rezistonte bukur diellit. Akulli tani po pikonte dhe po I vinte fundi së ekzisturari, pas një dyluftimi me diellin ku ky I fundit doli fitues. Pemët edhe pse me asnjë gjethe në trupin e tyre qëndronin si vigan, degët e saja të ngritura lart e më lart ishin të mbuluara me borë të bardhë, ku mbi të mund të vëreheshin fare mirë shenjat e këmbëve të ndonjë zogu I cili kishte kaluar atypari. Bora kishte mbuluar qdo gjë përpos pullazeve të shtëpive, ku ajo kishte rrëshqitur tatëposhtë kulmit nga pjerrtësia e tij. Po ti afrohesh fshatit, të bije në sy menjëher , tymi I zi I ogjaqeve të shtëpive, I cili ngrihej lart dhe formonte një re gjigante. Shtëpit e fshatit ishin kryesisht të vogla, vetëm aty-këtu mund të dallohej ndonjë shtëpi më e madhe e cila sigurisht I përkiste ndonjë pushtetari. Ato ishin lloj-lloj, qdo shtëpi I kishte tiparet e veta të cilat e dallonin bukurë shumë nga shtëpit e tjera . Në to mund të vërehej mirë dora e ndonjë mjeshtri ku mund të kishte paraqitur, diqka artistike e të bukurë. Xhamat e dritareve, qëndronin të ngrirë pothuajse gjat tërë dimrit, por sot ishin vetëm te lagësht, ku kjo lagështi kishte kalbur drurin e dritares I cili e rrethonte tejpërtej atë. Oborret, fshatarët e kësaj ane I rregullonin shumë mirë, kjo mund të dallohej më së miri në verë e pranverë, ku lulet e zbukuronin jo vetëm oborrin por tërë fshatin, ato ndodheshin qdo kund, ku të vente syri, por tani në dimër nuk mund ta kapte ndonjë bukuri syri, përveq ndonjë njeriu prej bore të cilin mund ta kishin ndërtuar bukurë fëmijët e asaj ane. Në kërë fshat rrugicat janë të ngushta e të rrethuar me mure . Gurët me të cilët ishte rregulluar rruga tani më nuk dukeshin, ata I kishte mbuluar akulli I cili ishte tani ishtë bërë xham. Këto rrugica bashkoheshin me të tjerat përmes një rruge kryesore në të cilën kalonte ndonjëherë ndonjës automobil, sepse kjo ishte më e gjërë. Vrima plumbash mund të dalloheshin nëpër ato shtëpi, hambare, e nëpër mure të vjetra të cilat për quid, mbaheshin ende. Në ndonjë qoshe të asaj rruge mund të shihej ndonjë përmendore e dëshmorit të asaj ane. Ku binte nata ishte krejt ndryshe, më nuk dëgjoheshin bisedatat e fshatarëve, zërat e fëmive duke luajtur, dhe zërat e bagëtive duke pëlliturë, përderisa ditën këto zhurma përziheshin njëra me tjetrën dhe bënin rrëmujë të madhe, natën ia mbathnin bashkë me diellin duke I lërë vend, një errësire të qetë e cila të mundonte e të frikësonte. Në këtë kohë zakonishtë fryente një erë , dhe shiheshin vetëm llampat e shtëpive , të cilat ishin burimi I vetëm drite në atë natë të keqe, ato nga larg dukeshin sikur pishtarë të ndojnë kalorsi të arratisurë. Në kë\të errësirë duke pirë duhan e duke qëndruar prandë stufës mund të frigojn për vdekje disa të shtëna koburesh, e pastaj një qetësi e cila të tmerron.Atentat. Dhe në këtë qastë rilindë një diell I ri, një diell shumë më I ngrohtë se dielli që kemi mbi kokë. Është dielli I lirisë.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 1:35 am | |
| Guxim, te pergezoj per keto shkrime dhe dua te te them se per mendimin tim ke shume prirje ne kete drejtim ... menyra se si pershkruan , me beri t'i "shoh" edhe une keto "beteja",fshatra etj... "rruga imagjinare" ... iinteresante vazhdo te shkruash Guxim , pse jo edhe te provosh dicka si roman sepse ke shume prirje.. nderime Guximi | |
| | | rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 10:21 am | |
| urime per temen njkohesisht edhe per shkrimet suksese ne te ardhmen veq perpara guximm.. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 2:35 pm | |
| Ju falenderoj rresbele dhe euridika.
Pershnedetje | |
| | | Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 2:36 pm | |
| pergezime per teme guximi dhe pershendetje |
|
| |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 6:38 pm | |
| | |
| | | Begu Fillestar/e
Numri i postimeve : 62 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue Apr 15, 2008 7:10 pm | |
| - Euridika shkruajti:
- Guxim, te pergezoj per keto shkrime dhe dua te te them se per mendimin tim ke shume prirje ne kete drejtim ... menyra se si pershkruan , me beri t'i "shoh" edhe une keto "beteja",fshatra etj...
"rruga imagjinare" ... iinteresante vazhdo te shkruash Guxim , pse jo edhe te provosh dicka si roman sepse ke shume prirje..
nderime Guximi Unë sa hyra dhe është postimi i dytë që bëj. Duke menduar se do të lexoj ese, siç shkruan u kënaqa duke lexuar prozë, tregim! Prandaj, mund të thuhet tregimi i forumistve e jo ese ! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Sun May 04, 2008 9:49 pm | |
| unë them se Guxim Klinaku rrugëton bukur me shkrimet e tija dhe ai duhet të i vazhdoj ato,pavarësisht mendimeve të të tjerëve.Prozë,tregim,esse krijimtaria është krijimtari,ata që pretendojnë se shkruajnë më mirë ,nuk duhet gjykuar të tjerët për të ua ndalur nismat,kush don të shkruaj poezi,prozë,esse,tregime.........të gjithë mund të shkruajnë këtu,ka vend për të gjithë.Guximi është në rrugëtë mbarë të krijimtarisë dhe i uroj një nismë të sukseshme. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! Tue May 06, 2008 3:05 pm | |
| N’det
Anija po rrugëtonte me sukses e trimeri duke qare valet. Ajo përplasej me to duke luftuar dhe duke mos i’u trembure aspak atyre perbindeshave te cilet ngriheshin lart e me lart dhe godisnin papushim anijen. E tundnin fort. Por prap se prap ajo nuk rrezohej sepse donte edhe ajo te mberrinte ne token ku ishim nisur te gjithe, ne atdhe. Se shpejti do te gjendeshim ne brigjet e arta te Vlores, ne ato brigje qe si kisha pare tash e sa kohe, po mbusheshin afro tetëmbëdhjet vite. Me kujtohet si sot ajo dite kur ndava nga familja, nga te afërmit dhe nga shokët e ngushtë të fëmijëris, për të marrë rrugën e mërgimit. Nuk mund të flas askush për këtë rrugë aq të mundimshme, të dhimbëshme, e të lodhëshme pa e përjetuar vet, është vërtet diçka që ta këput zemrën e të bën të qash si fëmijë në dtën kur i thua “Lamtumirë” dhe në ditën kur i thua “Mirëmëngjesë”. Por shqiptar do jem si në atëdhe si jashtë tij, u munduam sa do pak ne mërgimtarët që ta ngrijmë në këmbë atdheun e ti themi “Zgjohu se të ka ardhë dita të buzëqeshësh me shpirtë”. Të digjet zemra, të bëhet vërtet prush. Me të huajt nuk mund ta kaloja mirë, ndjehësh i mospërfillur në një shoqëri e cila dallon prej trungut e gjerë në majë nga ty. Kishte kohë të gjat që nuk dëgjoja njëri të fliste gjuhën e bukurë shqipe, dhe në ato çaste fillon të mërzitesh, të qash, të bërtasësh sepse nuk mund të përshtatesh asesi në atë vend që të dukët vet ferri . Sa do të doja të kisha një shoqëri ku flitej shqip, kishte zakone shqiptare, dhe të më priste si shqiptar i vërtet. Por është e domosdoshme që në një të ardhme të largët, apo të afërme të përshtatesh në një mënyrë, me këtë nuk dua të them se fillon ta harrosh atdheun por fillon ta njohesh një vend tjetër. Tani ishte natë dhe nuk mund të shihejë asgje perveq detit poshte, dhe qiellit lart, ngjyra e dy hapsirave të pafundme dallohej shumë pak, dallimi më i madh i tyre mund të shihej vetem afër anijës ku pas saj kishte shkumë të baardhë të dendurë e cila dallohej shumë nga deti e qielli. Ajo shkumë e bardhë ishte e vetmja gjë që mund të shihje në atë natë. Binte shi i lehtë dhe era ishte ndalur, por përsëri valë kishte. Të gjithë kishin fjetur, bile edhe kapiteni po mundohej të bënte një sy gjumë, unë me qëllim nuk doja të flija, i’a kisha ngulurë sytë dritarës së kalburë duke e pritur me padurim fenerin i cili do ti ndriqonte brigjet e mëmëdheut. Ishte qetësi e plotë. Nuk dëgjoheshin as insektet e as era. Kisht vetëm lëkundje të forta të cilat mund edhe të përplasnin në tokë e të thyejnë ndonjë bri. Ah sikur në ato qaste ta kisha një shqiptar me të cilin do të flisja me gjith qejfë. Yje kishte, jo edhe aq shumë, por njëri nga ta nuk dukej ende, priste ndrqimit e fort të diellit, atë yll e prisja edhe unë, perderisa yjet lindin me errësirën, ylli që prisja linde me diellin, me ndriqimin me të vërteten e pathyeshme. Ishte toka nanë, ylli i cili më ngrohë në gjirin e vet po aq sa dhe dielli, bile edhe më shumë . A mund të jetohet pa të? Aq sa është e nevojshme dielli për jetesë është edhe atëdheu. Pa diell, njeriu vdes në vend, pa lotë, pa dhimbje, pa “Oh”, sa mirë. Kurse pa atdhe, piqesh i gjallë, nuk të djeg flaka, por malli, dhe dhimbja, të cilat të djegun më shumë se zjarri. Nuk do ta dëshiroja kurrë një jetë pa atëdhe, ashtu sikurse nuk do ta dëshiroja një jetë pa prindër. Sepse ata janë arsyea e jetës time. Koha më dukej e gjatë, shumë e gjatë, nuk mund të prisja ashtu shtrirë në shtrat pa lëvizurë. Ishte diçka tepër e bezdisëshme të qendroja ashtu për një kohë të gjatë. U ngrita, mora nje penë dhe një letër dhe shkruajta:
I dashurë shoku Francisko
Me anën e kësaj letëre, të përshëndes nga thellësia e zemrës sime. Të uroj fat në jetë, dhe të them njëherë e përgjithmon lamtumirë. Ti pate fatin të jetoje në atdheun tënd i lirë,mes shokësh bashkombas. Tani kam edhe unë fatin që po kthehem në atëdhe, në mes shqiptarve të cilën nuk i njohë mirë por i kam në thellësin e zemrës. Tani teksa po shkruaj këtë letëër po më pikojnë sytë të mbushurë lotë dhe po bien në shkronjat të cilat po mundohem ti thuri. Po kthehem në atëdhe, nuk dua asgjë më shumë në jetë, është dëshira ime e fundit, të paktën kështu mendojë unë. Ndarja nga ty ishte diçka tepër e dhimbëshme, më pëelqente shoqëria me ty, më pëlqenin bisedat, dhe sidoms shakat që më argëtonin pa masë. Tani më thirri atëdheu ta mbrojë edhe me pushkë jo vetëm me zemër, dhe këtë do ta bëjë me qejf sepse ai më lindi që ta mbrojë, këtë e bëjë pa hezitim. Nuk mendoj se ka shqiptar qe bie ne kundershtim me fjalet qe thash, i till eshte populli im i varfër e i dashurë, jep jetën për atëdhe, e për të mos vdekur kurrë. Të kam folurë për historinë e shqiptarve, po mundohemi ta vazhdojm rrugën e Skëndërbeut, duke e mbrojture atdheun nga Turqit, dhe Sllavët. Dy palët për ne janë njësoj që me një fjalë i quajmë “Të kqinjë”. E përfundojë këtë letër me një fjalën “Lamtumirë”
Shoky ytë, 05.5.1907, deti Jon
Mora letrën të cilën e shkruajta duke fshirë lotët që më kishin bërë qull fytyrën, dhe e futa në një shishe të rakisë, e mbylla me kapakë, dhe e izolova mirë. E hodha në detë me mbishkrimin: “Për Francisko del Kristo”. Më nuk më kujtohet asgjë përveq që rashë edhe një herë në shtrat. Mëngjesi i asaj dite ishte i mirë me diell, dhe tani dukej mirë ylli që prisja. Kur i hapa sytë u zgjova menjëherë te dal në bordin e anijës, mu mbushën sytë, mu rrënqethë trupi dhe më vinte të qajë me zë gëzimi, po shiheshin brigjet e ishullit Sazan, edhe pse i thjesht, më dukej sikur aty ishte e tërë bota, tërë gëzimi, tërë knaqësia, tërë jeta ime. Pas tij dukej edhe Vlora ku do të zbrisnim ne. E tërë jeta ime kishte rrënjët aty, dhe tani mund të jetoja pa mall të zjarrt edhe pse kjo jetesë mund të më qoj në vdekje. Kur zbreitëm në tokën tonë të gjithë qanin, di vetëm se morëm pushkët dhe dolëm në malë ta kalonim pjesën tjetër të jetës, duke u bashkuar me trimat. Për lirinë e Shqipërisë.
Guxim Klinaku
Te pershendes zotri Shaban Cakolli dhe te falenderoj per komplimente. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ese nga forumistët! | |
| |
| | | | Ese nga forumistët! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |