Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 21 ... 36  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySat Mar 29, 2008 3:20 pm

Gjakushi postimet e para dhe shume te preksheme keto poezi rrespekt per ty i nderuar,mire se erdhe ne forum shpresojm se do kemi ende poezi te bukura nga ty..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySat Mar 29, 2008 3:27 pm

PËRKUSHTIM PËR V...... !


Të ëndërrova që nga lindja
por kurrë s'të pata pranë
tashti kur të gjeta
më ndjekin tiranë !

Të ndjejë ! Të kam afër !
Kufiri na ka ndarë !
Kushedi sa vuajte ...
Se di ! Sa kam qarë !

Prita në kufindarje
për leje - pak fjalë,
ishin ciklopë pa zemër
me: Stop ! Kishin dalë !

Kurrë nuk u zbrapsa
nisa periudhat,
thinjat në kokë mbinë
e në ballin tim rrudhat !


Por s'u binda kurrë
rilinda përsëri,
Përkushtim V...... !
për bashkim të ri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySat Mar 29, 2008 7:55 pm

SONET


Edhe në frymëmarrje ke zënë e troket
Idilë që buron nga damarët e jetës
Mimozë e këndshme -shfaqesh pulëbardhë në det
Josh ëndërrat gënjeshtare apo të vërtetës ?

Agut të dritës që vjen pas errësirës
Troket si drenushë që dridhet nga vrapimi
Inxhia e buzëqeshjes të del si ylber pas vetëtimës
Sytë t'shpërndajnë shigjeta pushtimi !

Aurora e shpresës më ndalet në hark
Hapërimi pikëtakimet i pret si kandil
Agori i fytyrës të merr zjarr për fill !

Dremis i heshtur si vjeshta - Ti blerim prej larg
Estradës së vetmisë si t'i kthej jetë
Fanarë i ndezur për dashurinë e vërtetë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySat Mar 29, 2008 9:56 pm

feneri shkruajti:
Sofra shkruajti:
3. Plisi drejt dritës


Kam ecur rrugëve
duke numruar hapat
ngjyrat e ylberit
jam ngutur t'i zë.

Rruga shumë e gjatë
me ulirima ujqish
me sy i shikojë
me shpirt i ndjejë

Syt përgjonin dritën
Plisi shndriste në terr
hapat nuk ngadalsohen
Flamurin ta shpiejm në vend.

Nuk janë vargje forumistësh. Janë kurorë margaritari, që deshifruan emblemën e qëndresës shqiptare. Ishte ai plisi që eci shtigjeve gjithkah me ëndërrën e shpresave ! Po! Nëpër " ulërima ujqish"! Dhe, krijuesi, Sofra, këtë ditë marsi, më orienton drejt shtigjeve ku

" Syt përgjonin dritën
Plisi shndriste në terr '' !

Thash se do të jetë kulmi dhe e hijezova . Megjithatë krijova përshtypjen, se tufa e krijimeve të Sofra, dhe të tjerat që e shoqëronin këtë gjerdan të bulëzave poetike më nxitën t'u bashkohem dhe t'u them : Se më në fund, prehem ashtu si desha : Me nivelin e krijuesëve që e kanë në zemër e shpirt Bashkimin dhe Pavarësinë e Shqiptarëve në atë tokë të nëpërkëmbur nga djajt, e të shenjtë për ne shqiptarët !

Sukses!

Të falënderojë shumë i nderuari feneri për fjalët e mira për poezin dhe poezit e mija. Them të drejtën jam i befasuar.

Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySun Mar 30, 2008 2:31 am


Për një qëllim

Të varfër
por bujar
të gjakosur
por krenar

Kosovë e Çamëri

na urrejnë
të urryerit
përse ?!

na fyejnë
të fyerit
përse ?!

të gëzuar
e derdhëm djersën
në Iliri

të gëzuar
do ta derdhim djersën
në Shqipëri

për ty Çamëri
ju shpërngulën...

ju rrahën
ju gjakosën
ju vran
ju burgosën

një vit
dhjet vite
njëqind vite

prap po vuan...

për ty Kosovë
na shpërngulën
e na ndanë....

na rrahën
na gjakosën
na vran
na burgosën

na urrejtën
të urryerit
për Kosovë
për Çamëri

na lanë të varfër
mua
ty
ne

bujar
unë
bujar
ti
bujar
ne

duan të na zhdukin
mua
ty
ne

i gjakosur
unë
i gjakosur
ti
të gjakosur
ne

krenar
unë
krenar
ti
krenar
ne

rrugëtojm
për një qëllim.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 11:57 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyTue Apr 01, 2008 4:06 am

Te qe derdhur gjaku i qelbur…


Shumica e popullsise lajmin e aksidentit fatlum te Gramoz Pashkos e priti me gezim ose indiference. Hareja do te kish shperthyer ne se ne helikopterin fatlum do te ish dhe Kryeminsitri yne i pander Sali Berisha.
Sikur te qe derdhur gjaku i qelbur ne vitet 1990-te nuk do te kishim 1997-te. Spiuni Neritan Ceka e pengoi turmen ti sulej bllokut dhe te lante hesapet ndaj ne po vuajme sot...
Ne se do te qe derdhur gjaku i qelbur ne vitin 1997 sot nuk do te kullonte cdo dite gjake i paster femijesh, shqiptaresh te pafajshem.
Ne se do te qe derdhur gjaku i qelbur nuk do te kishim Gradece, shkatrrim, urri, mizerrje…

Gjaku i qelbur


Gramoz Pashko fluturon,
ne p... te semes shkon,
Dhe une jam i gezuar.
I lumturuar do isha,
sikur ne helikopter te ish Sali Berisha,
Jagua i Shqiperise,
Qe na solli diten e zise,

Gjaku i qelbur i Shqiperise,
Duhej derdhur prej rinise,
Por spiuni Neritan Ceka,
Sipas urdhrave me theka,
Na kandisi, na shastisi,
Nga blloku i Ramos nuk na nisi,
Nga Atdhue na arratisi,
Ndaj gjak i paster derdhet sot.

Gjaku i qelbur i Shqiperise,
Duhej derdhur prej rinise,
Te mos kishim nentdhjeteshtate,
E Atdhe ne lengate…
Jo Nena me te zezen shami,
Qe varros te vetmin femi,

Gjaku i qelbur i Shqiperise,
Duhej derdhur prej rinise

Qe t’ mos fluturonte n’copa femija,
Ne Gerdec tek Shqiperia,

Gjaku i qelbur i Shqiperise,
duhej derdhur prej rinise,
Q’e ardhmja jone e zeze,
T’mos kendoj si kendez,
Mbi koken e cdo shqiptari,
qe po ikin si i marri,
Nga i ligu nga zuzari,
Se Atdhe nuk kane sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 1:51 am

Dua te mos ma zini per te madhe nese nuk del poezija e mire por te provosh ta shkruash poezin e pare po kam deshire te provoje ketu ne forumin tone.

Mendja me shkon te ti

Toka jone e dashure
me lule te kuqe je perplote
nuk te mjaftoi kaq gjak i derdhur!
perse te vie pranvera vonon ?

Shpesh kur eci rrugeve ne perendim
fytyra te gezuar gjithkah shoh
mendja tek ti më vie o populli im
perse atje pranvera vonon.

Shpesh kur eci buze liqenit
rregull gjithkah ketu shoh
mendja me shkon ne atdhe
pranvera atje perse vonon.

Shpesh takohemi me shoke
Te njejten bisede e bejme
kur do te behet gati populli
Pranvera t'mos vonoje me.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 2:03 am

Pergezime Beton poezia shume e mire,suksese,edhe pse qenka e para shume e mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 2:11 am

Faleminderit Albea, kjo nuk mund te jete poezi por eshte krijimi apo vargjet e mija, shpresoj nga Tom Sojeri, Albea, Sofra, Euridika apo feneri e ndokush tjeter ta bejne poezi te mire, brumin ua dhash e ju bene buken edhe pjekne qe te jete si poezit e juaja Very Happy. Shpresoj se do te me ndihmoni ju qe krijoni poezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 2:38 am

I nderuar Beton , shume e mire poezia .Pergezime dhe vazhdo te n'a sjellesh edhe poezi te tjera

po ashtu edhe pergezime per Sofra ,Albea ,feneri,PetritKola ,Arta ,.... me knaqesi i lexoj poezite e kesaj teme


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Wed Apr 02, 2008 12:03 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 2:57 am

Faleminderit Euridika per ate ka vende ne Kosove dhe ne Maqedoni qe shpesh i kujtoje edhe nuk ndjehem rehat edhe kur jam ne gezimin me te madh, prandaj ishin vargje te thjeshta por qe i nxora nga thellsija e zemres dhe shpirtit tim.

Faleminderit Albea dhe Euridika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 4:00 pm

Urime, urime, urime Betono! Vazhdo edhe ti miku Sofra.


Kur bie hiri i natës…

Kur prushin e madh diell
Hiri i natës e mbulon
Qetohet bota në ëndërra
Shpirtrat dalin të fshijnë
Hedhurinat egocentrike
Unë mbledh kockat e mendimeve
Në thesin e lëkurës sime të regjur
Në një qoshe të krevatit
Duke pritur lumturinë
Të vijë e thjeshtë
E bukur
E heshtur
E dashur
Engjëll
Si Ajo!
Sëbashku me muzikën.


Buzëqeshja ime

Buzëqeshja ime
Vjen në muzg
E shkon në ag
Sa ngadalë
Kjo tokë rrotullohet
Kalëruar stinëve
Shamifjala e ngrohtë
Krahëpenda e butë
Zemërflakta e kuqe
Buzëqeshja ime
E përlotur
Prej mallit
Vjen në muzg
E shkon në ag.

(4.1.08, 10.39 p.m.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyWed Apr 02, 2008 6:12 pm

Urime për poezinë e parë Beton vazhdim të mbarë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu Tom Sojeri përgëzime për këto dy poezi shumë të mira, të na sjellësh poezi në forumin për ne është kënaqësi kur i lexojm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 2:51 am

Gabova

Shikoj perreth e hutuar
nje eresire paska kapluar
cdo gje qe eshte e vertet
edhe te pajetuaren
edhe te paprekuren
une largohem te gjej driten
e cila kishte ekzistuar dikur
ne enigmen e ndjenjave
qe vetem une dija,
Me duart e mia e ndala driten
pa dyshim se do ta ndezja perseri,
pa dyshim se vendimet e mia ishin te sigurt...
Gabova,eresira pa me pyetur
me syt e tij te eret zbehu driten,
pa mar parasysh lutjet...
fjalet...
deshiren...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 3:02 am

Si gjithmon poezi te bukura Albea pergezime .

Sofra do te mundohem gjithsesi edhe te ardhemen..flm .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 4:37 am


Dëshirë

Mjegullë të përhapet
ujqërit këte e dojnë
askund lis të mos duket
nga terri të dalin,
të sulmjonë

më shkrepi
një dëshirë
të isha maje një kepi...


T'u bëhesha zë, ujqërisë
t' na ndëgjojnë edhe më tutje,
t'u bëhesha dritë në sy
t'na shikojnë edhe në t'ardhmen.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jul 19, 2008 11:56 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 9:55 am

Shkurorzimi

Kur do te ma japesh shkurorzimin
Kosova te pret
bye bye serbija
Kosova te therret

Me dhune na grabite
moj shtriga e vjeter
bye bye serbija
mbete me kultur te mesjetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 5:33 pm

Beton pergezime per poezit shume te mira aman kjo e fundit ishte shume e bukur,pergezime dhe te gjithe te tjereve se vertet ndjehemi mire ne mesin e juaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 5:38 pm

Ju përgozoj të gjithve për Poezit dhe ju marr lakmi që kemi kso Poet të mir dhe na sjellin gjdo dit poezi të reja ju dëshiroj suksese vazhdoni vazhdoni .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 8:03 pm

Beton shkruajti:
Shkurorzimi

Kur do te ma japesh shkurorzimin
Kosova te pret
bye bye serbija
Kosova te therret

Me dhune na grabite
moj shtriga e vjeter
bye bye serbija
mbete me kultur te mesjetes.

Bac u nisë.... vertet mirë ke filluar me poezi .... Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyFri Apr 04, 2008 9:07 pm

Sofra shkruajti:
Ti

Ti tërë botës i jep dritë
edhe lules vesën ia largon
në mëngjes tek sytë e mi
ti vjen lehtas më ledhaton.

është miniaturë e shkëlqyer poetike! Sukses Sofra! E presim promovimin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptySat Apr 05, 2008 12:16 am

Faleminderit eri M, edhe për vargjet, edhe për dëshirën që donë të jesh një ditë nëse e promovoi librin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyMon Apr 07, 2008 7:58 pm

Toka e Shqipes

Flakë e barot,përmbi kry shperthye,
ke frikë,o popull syhapur qëndro,
ndër shekuj nga t'huejt,en pranga mberthye,
rrahur,vrarë,burgosur ngado.

N'at kohë,kur t'erdhën ca mote lirie,
bijtë që mos i paç,të shkelën me këmbë,
ti harruan prijsit,flakadan lirie,
hapu o tokë,zuzarët shkatrro.

E ti,ec,e ec,e ec pa mbarim,
duke u kapur për nji fije shprese,
luftove mbijetove,frymove me mundim
Ec,e ec,e ec,o populli im.

Ec ti nëpër shekuj,me shpatën në dorë,
lsho britma n'beteja e armiqt tmerro,
djemt e tu të varfër,me shqyt e me hut,
ndër livadhe t'kuqe,natën po sulmojn.

Natën edhe ditën,mbi gur legjendar,
trimat bijnë nga toka,shkëmbinjt bëhen armë,
grykat vorre t'huajsh që si pranon toka,
shiu pas beteje i shpërlan kufomat.

Qielli bubullima,lshon gjamë edhe rrufe,
vërshon uji n'gryka,pastaj n'lumenj rrjedh,
merr me veti kërmat e ushtris fantazmë,
drejt detit t'pafund ushtria marshon.

Lundro,lundro,lundro,o mallkim i t'hujit,
sëmundje,murtajë drejt detit lundro,
Marsho,marsho,marsho,moj ushtri pa krye,
ja kështu si ti pa krye marshon,
cdo ushtri që tokën,e Shqipes lakmon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyMon Apr 07, 2008 8:09 pm

Shqipëri

Vite e shekuj,luftë e batërdi,
E bukur prapë,je o Shqipëri,
Trime,moj tokë burrash,luftash për liri,
Enderr e cdo kuj,djep jete Shqipëri,
Vend ku lindi Leka,Pirro e Skënderbeu,
E pamposhtur n'beteja,t'rrepta legjendare,
Ndër zjarr e hekur,dole fitimtare,
Dimri sjell pranverën,lufta bjen lirinë
O djep i qytetrimit,nëna Iliri,
Skllave kurr nuk bëhesh,s'duron robëri,
Je flakadan lirie,bashkohu Shqipëri,
E me këmbë në fyt,shkel fatin e zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 EmptyMon Apr 07, 2008 8:19 pm

Jo nuk ndahet kurr Shqypnia

Kur kem le,si e kem dhan besën,
Për Shqipni kem me dhan jetën,
Për Shipni për trojet tona,
Nxjerrim prej gjoksit zemrat tona.

Zemrat tona kullojn gjak,
t'pij Shqiponja me bajrak,
Shpirtat tanë të nxeht si prush,
përvlojn hasmin e bëjn shkrum.

Lkura jonë le t'bahet gzhojë,
djersa jonë t'kthehet n'barot,
Bash me dham do ti rrmijm kreshtat,
t'presim hasmin nëpër bjeshka.

Djepat tanë do t'rrisin trima,
t'jenë të fortë porsi Skënderi,
Bjeshkt po rrisin Mic Sokola,
Përmbi topa gjokset tona.

Zemrat,Shpirtrat,vajtojn shekujt,
jo me lot po n'kang trimrie,
se me za bërtet njerzia,
Jo nuk ndahet kurr Shqipnia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 21 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: