Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27 ... 31 ... 36  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyFri Dec 26, 2008 10:56 pm

PARANDJENJË


Më bredh vetulla diçka ndjell,
më bredh çerpiku vallë çka fsheh.
Jam në mendim se çka të mbjell,
për çdo shteg ka një breg.

Erë e çmëndur, me stuhi,
jam kalorës hiç pa fat;
s'shoh as tym mbi asnjë çati,
s'më pret Nimfa në pallat.

Si më zu shiu dhe ky murlan
Uje i turbëllt del mbi tokë.
Edhe zemra në brendi më qan,
Nimf' e heshtur sflet me gojë .

Gjithçka zi! Githçka lakohet !
ç'ështe kjo lemeri , kjo kukamë.
Nuk kam dritë se më verbohet,
Syri - zezonë derdh në çdo anë .

E rëndë nata,gjithë kjo dhembje e papritur,
më mbolli thinja - rrudha në ballë
Nimfa ime në rini rritur,
te zbehte buzëqeshjen ngrirë e mban...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyFri Dec 26, 2008 11:58 pm

TI E BLERTA DASHURI

E di se të përndjekin sy xhelatësh
e di se duan të të nëpërkëmbin me tirani
por ti je më i fortë që del e pehatesh
dhe derdh vizione për dashuri !

E di se rrijnë ngrysur kur të shikojnë
sepse je më e mira në atë mes
le të plasin nga smira , le të rënkojnë
Se bëhesh përjetësia që s,vdes !

Nuk e besova se grinden shpirtrat të shtypin
ata që kanë zemër për krim
unë dal të bëj sfidë ashtu siç e lypin
Dashurisë që ka hije i them agim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 12:07 am

LE TË BËJË ACAR, LE TË FRYJË STUHI !


Le të bëjë acar, le të fryjë stuhi
çdo shteg le të mbyllet , le të bëhet rrëmet !
Unë sërish do të turrem drejt teje të vi
me këngëzjarr - ta përthajë një det !

Prandaj, mos u dridh, prehu në qetësi,
jam me ty, e, për ty frymoj në mesnatë!
Kur s' puthen buzë , gjoks, e sy...
dhe vargjeve vrull - u lind shamatë!

E di nga buron! Dhe le të burojë !
Ku ke parë mos djegë dashuria !
Ty kurrë s'ë shterrë buzëqeshja
as oreksi, e, kurrë lumturia !

Rri i dashur ! Mos zgjo vullkane!
Unë e di përse kam shfrim e vërshoj !
Është mungesë takimi në këto divane,
ku pres e përdjegur të të takoj...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 12:15 am

PRELUD



Sonte më djeg malli për ty
endem e rropatem vetmisë,
nga Maja e Shqipes e mas me sy
gjithë shtatin gjerë të Ilirisë !

Më dukesh Nimfë e plagosur
me kurorë pritjeje tek hesht,
si pulbardhë liqeni e vrerosur
për natën që bie mbi kreshtë !

Shestime bëj me shpirt e me zemër
trup i bie Karadakut - arrijë në Tomorr !
E Ti ! Në Olimp vezullon si Perëndeshë !
Në Butrint - shndërrohesh në Orë !

Me çfarë Lyrash ta nis vargun
me cilat nota të bëj rimë ?
Prelud je bërë që drejton harkun
në zemrën time hyn oshëtimë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 12:34 am

TË DUA...!


Të dua përse vuan dhe derdh lot
akoma nuk të preka me duar e frymën nuk ta ndieva
një shikim s'më bëre në buzqeshjet e vrara
në takimet që desha të krijojnë ngrohtesi si vera

Fryn acari këto çaste kur pres të bëj një rimë
Vargje të shpreh për dashurinë ngjyrë qielli
mblidhen frymëzime qe shpalojnë lumturinë
të të dhurojnë bukuri dhe rreze dielli !

Kush e mendoi çastin e kësaj ngatërrese
t' rrëshqasin të dashuruarit me shpirt e zemër
në vend të uratës të krijojnë pika vese
nga qielli muzgu ta gërryej nje emër !

Tani me kupton se ec me vetminë , misterin
asnjë linjë deri në shpirt nuk troket,
nuk e di a jam në shteg ku dal nga ferri
Të dua shumë - po ti çka pret... ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Dec 27, 2008 5:18 am

38.

Vështërsit

Terr i zi
natë e vonë
bubullimat
nuk pushojnë.

Pa da shiu
me erë frynë
degë lisash
për toke bien.

Rruga drejtë teje
është e vërshuar
drita nga ti
sinjal për mua

I lodhur, rraskapitur
drejtë teje shpejtoj

hap pas hapi i papërkulur
stuhit i përballoj


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Jan 31, 2009 11:17 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Dec 28, 2008 1:25 pm

BLEROHEM ME TY


Je bërë gjithçka në mua,
Sa shumë ke hedhur shtat
Mos më thuaj se më ke pushtua`
Jeto në zemrën - pallat !

Pa ty ajo shumë vuan
Pa Ty kushedi a kullon gjak?
Ka ngjizur gjithçka që duan
qelizat - për shpirtin binjak!

Pa tY çdo gjë është e mundur
dhe truri të më bëhet hi !
se fjala :Të Dua! Është e humbur !
Është pengu pa liri !

Je bërë gjithçka në mua
Bëhu shenjtëri, gjithësi !
Se unë ashtu të dua !
se blerohem me ty !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Dec 28, 2008 5:31 pm

PËRBALLJE PA FUND


I zgjodha këto vargje jo të të bind
as të të drejtohem me JU !
Çdo kaptinë e re më bën të rilind
për lirikën që zgjohet këtu!


I zgjodha drithëmat që përshkojnë netët
ku frymëzimi bëhet vullkan në dimër!
Antologjia e prurjeve lart flatron fletët
tek vezullojnë metaforat në libër !


Qëndro si shkëmbi që u flet shekujve
në tufan e në stuhi ndiz flakadanin
se je bërë Muza që u flet dishepujve
të bëhen jehonë zanoresh për vatanin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Dec 28, 2008 9:35 pm



Si nje i ikur ëndrrash


Me tik – takun monoton e fatalist
Të saj,
Koha mërgon kërcënueshëm
Të fundit takim…!

Në këtë largësi akullnajash
Të asaj dite me sot,
Ku herë ngrenë koken e herë zhyten thellësive,
Copëra Dielli e buzëqeshjesh,
Copëra mjegulle e lotësh,
Filozofimesh të boshatisura
A klithjesh proverbiale –
Ti më pervijohesh
Si nje i ikur ëndrrash
Mes një bote që të kthen veç shpinën,
Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

Mos prit më…
Eja!
Sikur gjithë jetën të endeshe
Aerodromeve,
Stacioneve gjithfarësh të botës,
Do t’ja vlente që një ditë
T’iu arratiseshe veshtrimeve
Akulluese dhe boshe,
Si shatërvane pa ujë…

Do t’ja vlente të vije sërish
Në Botën e Zemrave që të presin…
Do t’ja vlente regëtima tronditëse
Bashkë me lotin e ngrohtë
Që buron Jetë dhe Dashuri!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Dec 28, 2008 9:37 pm



Trokit !!....


E ndjen se jemi larguar?

Nuk vjen më në orët që vije!

Por vargjet pak më të rralluar

Zemrës i veshin dritë-hije ..!



Ti jo nuk e di se si unë

Në çdo çast veç ty të kërkoj.

E ndjej kur ti je në furtunë,

Trishtimin me ty përjetoj…



Më thuaj nëse si më parë

E ndjen se ç’mendoj unë tani!

Dërgomë një tingull, një fjalë

Trokit dhe kur unë heshtur rri…!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyMon Dec 29, 2008 2:48 pm

Uskana,Eri M, Gjakushi, Sofra, Eva, ju pergezoje per poezite, poezi shum te mira.

Dileme…


Nese pyetjet kurre nuk mbarojne,
Nese ne jete n'a ndjekin shume here plote Pse,
Mos valle duhet nje moment te qendrojme,
Te mendojme a programojme diten e re?

Nese nuk ndjejme ngrohtesi ne cdo cast,
Dhe nese pengesa jeta perpara n'a nxjerre,
A duhet valle koken ta kthejme ne pas?,
Apo eshte me mire qe në sy te mbajme nje ylber?

A duhet te kerkojme, te besojme miqesine?
A duhet te jemi ne ata/o qe forte t'a mbajme ate?
Apo valle cdo gje t’ja leme rastesise?,
Dhe si spektatore te rrime , te sodisim pa ze…?!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyMon Dec 29, 2008 5:25 pm

Ju falenderojme te gjitheve per poezit vertet shume te bukura..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyFri Jan 02, 2009 11:31 pm

POEZI KONTRAST !


FSHATI, AGIMI, TI DHE UNË.



Heshtje, pritje, vullkan qe shperthen
fshati, agimi, ti dhe unë
Akoma buzëqeshja nga nata s' shkelqen
por mendimet na shkojnë si lumë !


Cilen kaptine të rrefimeve ka hap nuk di

ku do të dalë gjithë kjo dramë
Edhe Zhulieta të ka shume lakmi
E Unë Romeo qe te mbajë pranë - pranë !


Nuk ka fund ky prolog dashurie
Se ti je gjithësia e pambarim
Sa herë shtohen ngjyrat e kësaj mirësie
Ti bëhesh Shpirt i shenjt dhe me fal shërim !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Jan 03, 2009 1:00 am

NJË DITË...!



E di se je me zjarr në zemër
më thonë çdo çast mendimet , e ti më dhëmb.
Ndaj çdo çast e skalis atë emër
çdo fjalë që shkruaj - shpirtin tënd gdhënd!

Kur më pyesin shokët përse tretem
- Përse kështu je çka ka ngjarë !
Lexoni po doni ta dini të vërtetën
janë lirikat e mia që derdhin ujëvarë!



I ndjeni se si digjen ato në net
se shpirti i shenjt - s'u ka arritur,
ndaj rimat mbushen me lot si det
ndaj mendja më nxjerr gjithmon të tronditur !

Nuk jam Sizif, por jetoj me brenga
kjo dashuri e zjarrtë qan per një emër
Një ditë do nisem e do t'i hyj brënda,
do t'ia hap portën e shpirtit - t'i jetoj në zemër !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Jan 03, 2009 2:24 am

TE RROTA E KUQE NË DURRËS



Kalova ditë pushimesh ty të kisha pranë,
me ëndërra kujtimesh nuk ngihesha dot.
Ajo zhurmë që bëhej se ngritej një pallat,
Ishte zgjuar jeta , sa gezim ndjej dhe sot !


Një rrite e madhe si llavë e ngjizur,
Artiola Toska - akoma tek një dasmë këndon!
Unë thosha:Këto njerëz kanë lëvizur,
drejtë shtigjeve të miresise qofshin gjithmonë !

Por, befas një klithmë rrëqethëse,
Nga errësira doli - errësirë u bë.
Ariani, ai shoku që më bëri shoqëri
u pre në gjymtyrë e, nuk është më !

Sa vit i trishtë ishte ai - që ra mbi det
dhe lotet që bëra unë, u bashkuan më një!
Në vargje kujtimesh Durrësi me therret
Tek Rrota e Kuqe jam - në të ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq Th. Gushi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kristaq Th. Gushi


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 67
Vendi : Gjirokater
Registration date : 30/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Jan 03, 2009 9:48 pm

Besoj se je Kosovarja_1, qe kemi chatuar bashke(me Jam_Kuici) Se pari GEZUAR 2009, me shendet e lumturri per ju.
Lexova shkrimin tend dhe pergezimee qe je kaqe pekushtuar
per trevat shqiptare.

Me respeekt Kristaqi, 3 Janar 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq Th. Gushi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kristaq Th. Gushi


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 67
Vendi : Gjirokater
Registration date : 30/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Jan 03, 2009 9:55 pm

Kosovarja, me respekt miku nga Shqiperia, po te le kete tekst qe e kam muzikuar, per te me vleresuar vargun me noten nga 1 deri ne 10.

Respekt per ty moter Kosovare.



DJE NUK E BESOJA BOTN



Unẽ i sinqerti njeri, nuk i besova botẽs

Nẽ kẽtẽ vetẽmi, s’po besoj jetẽn e kotẽ

Unẽ nuk i pranova fjalẽt, qẽ thoshte bota.

Dje nuk i besoja, mẽ dukeshin tẽ kota:



“Mos ore djal, mos i beso, ẽshtẽ kotẽ,

Ajo s’ẽshtẽ pẽr ty, ajo vajzẽ ẽshtẽ boshẽ”.

Nga sot, unẽ nuk do jem njeri kotẽ,

S’i njẽ engjell i vertetẽ, do jetoj botẽn



E quaj lule respekti, mẽ falte njẽ jetẽ.

Sytẽ e bukur, qẽ sot mẽ gẽnjyen keq.

Vuanẽ e djeshme, e nesẽr ngelet pa sy.

S’e besova kurrẽ, sot ka tẽ drejtẽ bota,



I lutem tẽ mẽ jap dorẽn tẽ ngrihem ,

Mẽ fal i them asaj, sot, asaj bote.

Sot eci i lumtur, mbi lẽndinat e jetẽs,

Mbi trẽndelinẽ, me kembet e shpreses.



Me kureshtje e shikoja, atẽ vajzẽ tẽ bukur,

Fjalẽt e botẽs si besoj, dukeshin tẽ kota,

Ndẽrsa sot e pranoj: I vetmuar kam ngelur.

Sot ẽshtẽ tamam, siç kishte thẽnẽ ajo bota:



Teksti dhe Muzika: Kristaq Thoma Gushi.

Poezia: M 5 DHJETOR 2008 & ORA 15:35’,

Muzika: M 22 DHJETOR 2008 & ORA 12:05’.



Sot me 3 Janar 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySat Jan 03, 2009 10:51 pm

EKSTAZË


Kurrë se provova në jetë të dehem
për ta shkruar një varg - frymëzimi s'më mungoj !
Unë nuk jam si ata që kurrë nuk prehen
dhe çmenden përse vendin e parë s'fitoj!

Unë nuk derdh gastaren për varg dashurie
as nuk dridhem e të grindem për meze !
Unë e ndjejë çdo të thotë ndjenjë lirie
ku e dashura buzëqeshjet shfaq si rreze!

Unë nuk e kam vargun si piruni
As meditimin tim për të shtruar një pjatë !
Në pallatin e vargut jetoj dhe në shtrat druri
se shoqëri më bën muza nëpër natë.

Nuk dua të dukem Hektor që në betejë thërret ,
Për Helenën e Trojës bëhem tym dhe Hi !
Nuk janë shaka këto vargje - lexuesi i pret,
se : Janë monolog ekstaza ime! Beteja - poezi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Jan 04, 2009 1:32 am

NUK E NDALA TROKUN


Ku e si bëra tek ti trokita
Në brendinë tënde hapa rrugë !
Nuk kishte asfalt , nuk kishte drita
endesha i vetem netve si zogu në jugë !

Vëngër më shikonte gjithmonë censura
me këto domethënie kërkon të bëjë bujë ?
Nuk lejoj të dalë nga burgu trumbetoj agjentura
të kurthuar më mbante pa asnjë pikë ujë !

Nuk e ndala trokun unë të arrij aty
Nuk më priste asnjë t'më thotë tungjatjeta!
Gjithkund me kërcënimet acar si veri
Më kurthonin shtigjet t'më shkurtohej jeta!

As errësira s'më ndali, nuk më shterri
U bëra vullkan që derdha llavën nga gurra
Vetëm një zemër që ma dha shpirtin , më erri
që jeta t'më shkojë flakë si furra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptySun Jan 04, 2009 11:13 pm

GJITHKUND NË SHESTIM


Sa vargje, pëshëndetje , buzëqeshje të bëra
mes tyre ka dhe mall, dashuri dhe lot!
Unë ndjeva ngushtica zjarri dhe blerime të tëra
Por, vetullën dhe çerpikun s'ti harrova dot!


Si shigjeta ishin apo si batare
me shkundullim buzëqeshje e arritën qiellin!
Butësia më ngrinte sado që ishe manare

akullnaja ndarje - ma ngrinte diellin!


Cili shteg e kishte atë pikëtakim

Ku është vendqëndrimi në tokën e Atdheut ?!
për gjithçka më ka mbetur urata në mërgim
një në Adriatik tjetri në brigje të Egjeut !


Gjithkund në udhëkryqe, gjithkund në shestim
Në cilën meridian je bërë bukuri pranvere
As Perendia në Tomorr se shëron shpirtin tim
pa e prekur shpirtin, në prakun e asaj dere!


Vetëm atëherë do të prehem i qetë
vetëm atëherë do të jam tribun,
pamja jote prej Nimfe si shqipe me fletë
do të mëkojë plagët që i kisha unë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyMon Jan 05, 2009 11:15 pm

TË PADUKSHMIT SI NATA !


Eshtë kënaqësi kur flet me një veçanti
të mbarshtrosh temat e krijimit,
të meditosh përse qielli qëndron mbi yllësi
Pse ne jemi bijtë e kabilit - dorëkrimit ?!

Është kënaqësi , të dëgjosh shijen njerëzore
kur terri bie , acari mbulon këtë hapësirë !
Dhe njeriu - njeriun e godit për çeshtje ditore
se realizon oreksin, pa hy në thellësirë !

Është kënaqësi të bëhesh rob i shpirtit me vetëdije
kush mundet ta ndalë atë jetë që pipëtin,
edhe kur pëlcasin nga djallëzia e rrijnë nënhije
të padukshmit si nata - godasin shpirtin tim!

Është kënaqësi si amshimi kjo jetë që shijoj
pas çdo llavë vullkani - kur ajo me buzëqeshje lind!
Dhe hap shtigjet për çastin e vargut të krijoj
për atë Zotkrijese - nisem lartësisë në Olimp !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyMon Jan 05, 2009 11:43 pm

I KAM TË GJAKUT E DUA T'I RUAJ!


Çka mund të bëjë ajo mirësi,
për këtë jetë ku ka djallëzi ?


Perpiqet të arrijë , por, ndoshta jo !
Se jeta ka rënie, dhe ngritje po!

Ajo bënë hapa , është shpirt i brishtë
lufton të keqen që zgjat një bisht !

Por, nuk e ndjejnë katilët- nuk kanë mëshirë,
Ia kanë vënë shënjestrën - si djaj me brirë !

Ajo rri në ankth, misteri e mberthen,
e ndjen se del fitues ai që genjen!

Dhe shpërthen si llava me flakë e zjarr ,
të luftojë të xhindosur - të mposhtë të marrë !

Përse e bën o shpirt? I them në varg !
- T'u fal shikim - të shohin më larg !

- Po ti verbësinë e tyre e bën pa fjetur!
Pa ngrënë , e lodhur , sa je e etur ?!

- Kështu e ka jeta , më thotë , ndaj vuaj ,
i kam të gjakut e dua t'i ruaj!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq Th. Gushi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kristaq Th. Gushi


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 67
Vendi : Gjirokater
Registration date : 30/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyTue Jan 06, 2009 3:33 am

MOS U BE I HUAJ



Eja edhe njehere o lumturi,

Eja ne krahet e mi, eja ti.

Dashuria te mos na mbaj meri.

Eja, t’i shijojme puthjet perseri.



Eja, te jetojme ne qiell,

Une diell, Ti, e madhja hene.

Te ulemi ne zgjuan e lumturise,

Nektari, tek buza jone e perveluar...



Se une dua buzet, te çelin kohen e harruar,

Se une dua dashurine tone, per ta lulezuar.

Se une dua token dhe qiellin, per te jetuar,

E dua te bukuren jete, per ta perjetesuar...



Me respekt Ktistaq Th. Gushi{ 6 Janar 09}

Mobil: 068 = 20 82 067
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyWed Jan 07, 2009 12:11 am

EPILOG ...!


Shpaloset horizonti, ngritet perdja e skenës
Pamje shqetesuese është loja në binë
Hamleti i marrë ka hapur front
imagjinata ekstreme ia rrit hijeshine.

Ekzistenca ime është peng - e sodis
ka bërë vargje për shpirtin që krijon e vuan !
I kërcënohen djajtë që ajo i stolis
me erëmirë jete - zjarrin ua shuan!

E ftojnë shtigje në katarzë shfrenimi
Ajo si gof shfaqet me lirikë pranvere,

por, ku e dijnë pentagramin e atij burimi
ku shërohen të plagosurit që bëjnë potere!

Mërgoj në heshtje, t'ia pres gjuhën vargut,
si copë peisazhi - Ajo ngjallet në gji!

Le të prehen si errësira mbi shpatullat e agut
Se nëse hesht, për Të - kam Unin që shpreh fuqi!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 EmptyWed Jan 07, 2009 12:35 am

DRTITHMË

Sa herë të bëra zë por përgjigje s'më dhe
m'u shua pasioni, si meteori mbi re !

Më mbetën peng kujtimet e ti lapidar
me drithma m'u mbush trupi, syri im i tharë.

Nga flaka e zjarri më gërrynte një bisturi
një makth më përmbyti se s'të degjova Ty !

Si dallgë perplasej pikëllimi që më gjet
Unë shkëmb i vetmuar për Ty oj zemër det !

Sa e gjatë vetmia pa përgjigjen që prita
Mijëraherë vdiqa dhe për Ty mijëraherë u ngrita!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 26 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 26 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27 ... 31 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: