Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 18 ... 32  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:14 pm

KËGË NOSTALGJIE
Atdheut tim
Më zuri kënga në faj
Këngë a vajë
Me gurë po bisedoi
Gurët në gjoks rëndojnë
Larg vatrës
Alban biri im
Prehje s’ka
Larg tokës sate hallemadhe
Në përmallim
Këngë a vajë
Kënga më zuri në faj
Atdhe
Zjarri i vatrës sime
Gjurmë e lashtë historie
Të guri i oxhakut
Në tokën e plakut
Shkruar me thëngjij
Testamenti im i djegur
Pullazi i vjetër i çatisë
Ujë e lot pikon
Ditë shprese a stacion harrimi
Për ata që i mungojnë shqiptarisë
Nga strehë e çatisë
Pikon
Lot e gjak
Pikon
Djepi
Në gjirin e tij
Ninullat e tokës sime
Peshojnë e rëndojnë
O kohë e butë në ikje
Se bashku me ninullat
Ruani kujtimet
Për trimat
Me ndjenjën e atdheut në gji
Trimat përkundi
Djep i legjendës
Këngët e lirisë
Porosinë e nënës
S’e harruan
Mos
Me flakën e zjarrit që djeg
Kanë lozur
Mbretër e sundimtarë
Gjithë ajo lojë e marrë me zjarr
Derdhur pamëshirshëm
Si nga gojë e kuçedrës
Në përrallë
Derdhur mbi njerëzinë
As atëherë
As sot
Nuk ishte krejt përrallë
Mos
Mos digjni me zjarr
Dëshirën për liri
Mosni
Mosni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:15 pm

Një ditë
( Dëshira ime )
Një ditë befas do të vijë
Pa letra viza e pasaporta
Tek ti o nënë Shqipëri
Përmes malesh
Jo nga porta...
Erdha të pashë
Ëndërr kamotshme imja
U realizua
Të kam dashur pa hile
Atdhe i ndarë hilesisht në mes
Edhe më shumë të dua
Shqipëri
Ka vetëm një
As njëherë dy
Natë
Ku veprojnë njerëzit
E territ
Si nata
lyer me të zi ata
Natë shqiptare
Nën pranga shekullore
Natë ferri
Natë ku shqiptari n’torturë
Qëndroi e nuk u lig
Natë vigajsh e ngadhënjimi
Natë e fundit para agimi
Kosovë
Mbase terrin shqeve
BALADË PËR SHOKËT
Unë dhe ti
(A. Zhitisë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:15 pm

Dikur
Një ajër thithnim të dy
Dikush qëlloi mbi ne
Afrim
Qëlloi mbi ty
Dikush gjatë tërë jetës
Turpin me bukë duhet ngrënë
Ti sinonim i qëndresës
Testamentin lënë
Liri para jetës
Po vjen pranvera
Lulëkuqet e pranverës
Lidhur kujtim
Pa ju
S’do kishin kuptim
Pranverat do vijnë e shkojnë
Pa emrin tuaj
Zogjtë e lirisë në pranverë
Nuk fluturojnë
Dëshmorët
Luleve ngjyrë iu dhanë
Lulet e Pranverës në Kosovë
Ngjyrë gjaku kanë
Kthehu
Kur ktheheshin ne atdhe
Burrat
Nga burgu internimi
Nga rrugë e mërgimit
Burrat
Ti nuk e di peshën e kthimit
Kot po shkruaj
Ti nuk ke vrarë qetësinë
Pranë oxhakut
Me blozën e jetës nxirë
Me blozën e robit je pajtuar
Ndarje as kthim s’ke provuar
Prandaj kot po shkruaj
Me ndjenjën time ngrysur
Po grindem kot
Iku ajo kohë
Ti kthehu në heshtje
Hije e zezë
Pa zhurmë
Kthehu sot
Ukshin Hotit
Me përmasa njeriu
Me peshën e dheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:16 pm

Gjithë ç’pati
Atdheut ia fali
Këngë e pa kënduar të mbanë në gji
Emri yt baraspeshë
Me emrin liri
Në bronz nuk të derdhen dot
U bëre përjetësi
Një jetë e tërë
(J. Salihut)
Një jetë në shtegtim
Për bërje të lirisë
Të vetmin qëllim
Vdekjen në tallje e vuri
Mandati i vdekjes
Në pusi të ligësisë ra
Vdekje që u korit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:17 pm

Bacë Rifati
Më shumë ke e ka rënduar jeta
Ma gjeni
Më pak kë e ka luhatur goditja
Ma gjeni
Sakrificën më sublime kush bëri
Ma gjeni
Kush këndoi më mirë këngët e lirisë
Ma gjeni
Mustaqet krah me krah
Në përvjetorët e lavdisë
Bacë Rifati
Ulur këmbëkryq në kullën e zjarrit
Mirë se të gjejmë
Rrënja e shqiptarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:17 pm

GJETHET E VERDHA
Plaku
Dikur e sot
Ulur pranë oxhakut
Hije lehtë
Fjalë pak
Mendje hollë
Qelibarin në dorë mbante
Pushkës respekt i bënte
Plaku
Pranë oxhakut
Mos u ulni-
Nuk është vendi juaj
Të zot e vendit nuk jeni
Është vendi i plakut
Këpucës
Nuk të shohë dot grykës
Fytyrë nxirë
Futesh kudo si këpucë e ndyrë
I thërrisnim
Fytyrë opingë dikur
Tani në kohërat moderne
Fytyrë këpucë i thërrasim
Sa mirë
Opinga shpëtoj nga sharjet e grykësitë
A ka më keq
Filozofi e dyshimit ngatërruar
Në udhëkryqet e hamendjes
Mozaikun e lashtë
Në jetën e pengut ngatërron
Rrugë që s’e kupton
Foshnjat e sapo lindura
Që heshtin
Burra që qajnë
Më kërthizën për këmbë
Prerje në vend të gabuar
Kërthizë e infektuar
Ka edhe më keq sigurisht
Filozofi tërkuzë
Sakrificë që pa njerëzisht u përbuzë
Si ta pagëzojmë sublimen
Më tregoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:18 pm

Bretkosat
Në bërrakën tonë
Shëmtitë fill zunë
Këngën e bretkosave më të bilbilit
Ngatërruan
Dom Mjeda na ndjej
Bora po e s’po shkrihet
Eufori e bretkosave në pranverë
Ardhur nga një pus pa fund
Me dhelpërinë e tyre nën gunë
Himnin desh përdhunuan
Dikur
Kur vinin ata
Rojat viheshin të kullat
Nga mali
Kanë zbritur
Burrat
Dikur
Vdisnin për atdhe
Burrat
Sot
Atdheun vdesin
Burrat
Dallimin gjejeni
Dy mendësinë
Derë e dritare hapur
Për t’u futur e për të ikur
Dy mendësi e pa shëruar
Nuk të kyça dot
Njeri në hamendje
Vargu yt i rëndë përgjysmë lënë
Ku do ishte ai
Sikur të mos ishe ti
Vrazhdësi e pa qëlluar
Derë hapur a mbyllur
Dy mendësi që mbaroi
Me harrimin tënd
Ngjyrë e verdhë
Çdo mbrëmje pranë tryezës së vogël
Me duart e veta të mplakura
Të zverdhura
Të ligjtë godet
Ardhmërinë përmes ngjyrës së verdhë
Ai nuk e sheh
Ai zgjidhjen kërkon
Vepron çdo ditë e nga pak
Të zverdhurit godet
E BARDHA QË VRET
Loti
Me lot kanë qarë shumë herë
Edhe të mëdhenjtë si fëmija
Lotët e vuajtjes që djegin
Botë e ligë
Të qofshim falur
Falë i qofshim zotit
A peshohen lotët e robit
Qëllimi
Nëse qëllimet i kemi
Të përbashkëta me dëshirat
Atëherë veprojmë
Atdheun po ashtu
Të përbashkët e kemi
Qëllimin arrijmë
Shpejtojmë
E pra më thuaj
I kemi të përbashkëta qëllimet
Dimri
Borë e bardhë si petkat e lara
Varur mbi pemë
Bardhësi që gënjen
Ndjenjat e marra të bulimit n’gem
Në kohën e pa kohë
Të varfëritë në shtrëngim
Kasolle e mjerë
S’nxjerr flakë as tym
Shpresë mikluese fikur
Moj nuse në shtatore ngrirë
Bardhësi buzëkuqe
Puthje në stinën e gabuar
Urim
(Kukësit n’trishtim, prill ’99)
Mos u rritshin fëmijët pa prind
Mos na mbetshin kullat thatë
Mos mbete pushka pa një trim
Mos qaftë nëna fëmijët jetim
Kurrë më
THYERJE RRUGËSH
Ne dhe Evropa
Portretin tonë në pasqyrë
Shtrembër prezantuan
Galeritë e shurdhëta nder shekuj
Ngjyrë e ujë
Brushë e huaj
Piktor memec
Në pasqyrën e vjetër
Gjeni të vërtetën
Për ne
Për veten
Me shekuj gënjyer
Me pahir
Nga memecët e kohërave
Të shurdhëta
Të verbëta
Evropë e pikturuar me gjak
Çmenduri
Të pasionuar pas çmendurisë
Dikur dhe sot
Fusha e lojës
Figurat
Pasionet
Personazhet
Të njëjtë
Në kërkim të roleve tjetërfare
Lëvizin prapë
Në katrorët e Fushë Kosovës
Si në fushën e shahut
Bardhë e zi
Në lojën hileqare
Prapë
Të pasionuar
Për një mat të ri
Dëshmitarë
( Na ishte një herë )
Dëshmitarë të kohës ishim
Kur zagarë në pikë të ditës
Mu në jakën e xhaketës
Mbanin firmën e Titos...
Kolera kishte rënë atëherë në Kosovë
Ndërgjegje në peshojë para atdheut
Më thuaj
Sa hoqe nga kandari
A vdiq kush nga turpi
Më thuaj
Shpenzimet e varrimit
T’ia heq unë
Unë dëshmitari
O kohë e vrarë nga bryma e muzgut
Ndërgjegje e zënë nga myku
Ushqim i minjve të përhirtë
Sot pse jo
Të fshehur nën rrogozin e pavarësisë
Rrugët
Me gjak na u bë
Krahu dhe shpata
Në ndeshje me Bajlozët
Rrugë sakrifice
Liri e mbështjell në bajrak
Të sollëm
Me qerren e kuqe të nuses
Rrugëve të lara me gjak
Rrugë e gjatë
Rrugë
Gjak
Liri
Ajo...
Ah sikur të ishte gjallë burrëziu
Që ta vriste turpi më rëndë
Kusuret t’i lante në këtë botë
Jo
Më mirë
E hëngri vdekja me hak
Njollë e tradhtisë
Përgjithmonë
Larë me gjak
Vërtetë
Por gjurmë e gjakut të tij
Atdheut i mbeti të dera
Njollë e zezë
Përjetë
Ah e mjera
Para varreve të Dëshmorëve
Të nderuar pranë tyre
Me lule në duar
Në përvjetor
Në heshtje
Thjeshtë si vizitor
Madhështia atyre ju takon
Luteni ju atje
Para varreve heshtni
KËNGË LIRIKE
Asaj
Kohë e largët
Ndjenjë e vaktë
Herë e pashpjeguar
Herë e saktë
Kujtime të hershme rinore
Çastet të ëmbla përcjellë
Pa dashje
Ëndërr e mbështjellë
Si dhuratë
Më erdhe për shqetësim këtë natë
E lumi të marrtë
Atë
E shikoja me afsh
Nuk doja ta lëndoja
Në ëndrrat e saja të bardha
Me ndjenjat e mia të mallit të parë
Nuk lejojë
Ndjenjat nuk i fus në lojë
As një herë
Atë
Nuk dua ta lëndoi
Një ëndërr
Si gjithherë ëndrrat
Dhe në kohërat e pleqërisë
Mes kujtimeve
Të venitura të rinisë
Në derën e vjetër prej druri
Lehtas e me ndrojtje trokasin
Për lojën e lënë për gjysmë
Të thërrasin
O botë e ëndrrave kush s’të do
Për një çast ngacmimesh
Butësinë e ëndrrave
Në miklim
Që dorën zgjasin
Pranoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:23 pm

KËNGË EPIKE
Fshatit tim
Kohë nostalgjike
A mund të të rikthej
Prekaz
Vendlindja ime
Të dua deri në amshim
Prekaz
S’kam tjetër shpjegim
Unë biri yt
Ti
Dinjiteti im
Fidanit
(Fidan Brestovcit 6 vjeçar që milicia serbe e vrau me 1995,
si dhe të gjithë fëmijëve të rënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:23 pm

Fidanit
(Fidan Brestovcit 6 vjeçar që milicia serbe e vrau me 1995,
si dhe të gjithë fëmijëve të rënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë)
Ju vranë
Ata frikoheshin nga emri juaj
Fidan, ata deshën që pa ty
Pjesëtarë të UÇK-së të janë më pak
Por Fidanët e UÇK-së u rriten
U fisnikëruan
Morën armët
Për ju shumëfish
Morën hak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:24 pm

Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
Prapë dikush do të vritet
Do të përgjaket dikush
Prapë dikush do të zgërdhihet
Do të përjargët dikush
Kambanat për mortin
Nuk do të pushojnë
Dikë do ta shajmë me breshëri
Dikë me breshëri do ta nderojmë
Rrugë të gjata janë këto
Kanë nisur e nuk sosen
Lirinë e atdheut kërkojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:24 pm

Dritanit
(Dritanit, bashkëfshatarit tim dhe
bashkëmoshatarëve të tij që ranë për liri)
I riu i heshturi i miri Dritan
Kurrë nuk u ankove
Nga jeta e mundimshme
Kur pushka e lirisë krisi
Ishe aty
I pari në radhët e UÇK-së
U bashkove me lumin e pavdekësisë
Dritan
I riu i heshturi i miri Dritan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:25 pm

Të vranë
(Avdi Mujës- luftëtarit të pa epur)
Tash po vjen o vëlla pranvera
Po të pret motra të dera...
S’të vranë dot pushtuesit
Ti i dije të gjitha shtigjet
Të vranë kusarët dhe hajdutët
Në pabesi dhe prapa shpinës
Dorë e tradhtisë të qëlloi
Duke i vu lirisë themelet
Kosova ende po lëngon
Nga njerëzit e zinj të territ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:25 pm

Pranverë e ’81-shit
Këmishë e pranverës u përgjak
Plagë e vjetër në shtat
Flakë lirie e bartur nder shekuj
Bartur besnikërisht në gji
Pranverë e trëndafilave të kuq
Pranverë e motit të madh
Një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një
Stinët e rilindjes
Drejt shtigjeve të lirisë
Kosova gjakoi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:26 pm

Skënderbe
Rrugëtim nëpër shekuj
Nga Kruja në Prishtinë
Pesëqind vjet rrugëtim
Shqiptarët peshën e robërisë
E barten gjatë
Si guri mbi shpinë
Shumë gjatë
Nga Kruja në Prishtinë
Pesëqind vjet rrugëtim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:26 pm

Shkëlqimi në bronz
( Ismet Jasharit- Komandant Kumanovës)
Shkëlqimi yt në jetë
Shkëlqimi yt në bronz
Gërshetim madhështor
Shtatore në piedestal
Shkëlqim që vret
Lugetërit e mesnatës
Në ato anë
Që dje Prizrenin
Shkelnin me këmbë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:27 pm

Pushkës i besoj
(Ushtarëve të UÇK-së)
Kohës i bënë ballë
Nuk u gënjyen
Nga loja
As nga përralla në shkallë
Të vetëdijshëm se liria nuk vjen
Mbështjell si dhuratë
Ata besuan dhe u betuan
Në pushkën e gjatë
Për lirinë e atdheut
Me fat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:27 pm

Pushka
Krismë e saj
Mes tytës së vogël
Rrugë të mëdha hapi
Në çarkun e zjarrit
Dorën shtrinë zot e saj
Dhe zotët e tokës
Bijtë e Kosovës
Hallemadhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:28 pm

Legjendarit Adem Jashari
Kur erdhe në këtë botë
Qetësinë theve me zërin tënd
Kur ike nga kjo botë
Frikën vrave
Me pushkën e gjatë
Flisje pak
Puna të fliste shumë
Ngadhënjeve mbi vdekjen
Lotin e ktheve në shpresë
Një brez i tërë
Nga kënga në Legjendë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:28 pm

Shkëmbinjtë
(Z.Pajazitit, E.Hoxhës, H.Zejnullahut)
Në përplasje me shtrëngatat
S’u luhatën
Ngritën gjokset dhe shpatullat
Përballë stuhive
Shkëmb i rëndë
Kohë në kacafytje
Rrudhat në ballë i shton
Lapidarë i gdhendur në gurë
Dëshmitar i kohës sonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:29 pm

Jusuf Gërvallës
Secili deshi pjesë nga ju
Për ju nderuan
Trimat
Të ndershmit atdhetarë
Tani nga ju nder duan
Një rrëmujë e tërë
Hajnash e kusarë
Të vetëdijshëm se këto lojëra
As s’ju ulin as s’ju ngritin
Po të ishte gjallë Jusufi
Vallë
Do ta mohonte fisin
Në janarin e ftohtë
Do t’ju vizitojmë
Në janarin e ftohtë akull
Jusuf
Tri varre pranë e pranë
Në Kosovë
Ende presin hapur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:29 pm

LOTËT QË S’U THANË
Të zhdukurve të luftës
Pa ju
Oxhaku tymin e nxjerr si në lojë
Gjokut i ka rënë patkoi
Babai vdiq
Me tëndin përmallim
Nëna flokët s’i bënë më me bojë
Djali të është rritur e pyet
Babai pse s’vjen ku shkoi
Nusja mbanë kandilin në dorë
Kandili
Në vend të vajit lot pikoi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:30 pm

Bonjakët
Fëmijët e të rënëve për liri
Ju do të rriteni pa dyshim
Me pranverën e parë
Në ndërgjegjen e kombit
Jeni peshojë
Kandar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:30 pm

Njeriut të mirë
Këtë siluetë duhet ta ndiqni
Të ndiheni brenda sajë
Me këmbë në tokë
Njeriu i mirë
Një jetë të tërë
S’e bëri kënd me vajë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:30 pm

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Mehmet_bislimi


Shpërngulje e dhunshme
Si në kohërat biblike
Në mijëvjeçarin e egër
Me dhunë i nxorën
Shqiptarët nga shtëpitë
I nxorën me thikë
Serbët barbarë
I nxorën
Në rrugën e gjatë
Nënë gjethet e lisit
Mos harroni
I bënë refugjatë
Mos harroni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 EmptyThu Mar 27, 2008 4:31 pm

Varrezat masive
Ndër varrezat masive të shqiptarëve
Kërkojnë nënat bijtë e vet
Mijëra të vrarë e të masakruar
Varrosur në gropa
E nuk i dallon dot
Rrokur për qafe nusja me vjehrrën
Fëmija me gjyshin, motra me motrën
E nuk i dallon dot
O zot
Ngatërrohet një dorë
Një këmbë
Kjo kokë
Biri cilës nënë i takon
Koha ka tretur
Humbur gjurmë e nishan
Nënat tona të mbytura në lot
Cilin ta marrin
Cilin ta lënë
Dhe nuk e lënë dot
O zot
Si t’i ndajmë
Si t’i dallojmë
E si ndajmë dot
Mos i ndani
Të gjithë janë tanët
Janë tagri i shtrenjtë
Që shqiptarët e paguan
Për lirinë e vet
Janë dëshmia e sakrificës
O ju njerëz ju lutem
Kujdes
Historia mund të përsëritët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 32Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 18 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: