|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 03, 2008 12:41 am | |
| TETË KËSHILLA
TË MIKUT REXHË ELMAZI
Jeto: vuajtjet t’i shijosh
jeto: gëzimet t’i vuash!
Jeto: vdekjen ta këndosh
jeto: jetës t’i thuash: jo!
Jeto: të vdesësh vertikalisht
jeto: vdekjes mos iu përgjëro!
Jeto: një e dy herë mos vdis
jeto: vdis e fatin mos vajto!
Prill 2008 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 03, 2008 12:42 am | |
| VETMI KOBRA PA ZILE
me askënd nuk jam
pos me vetveten
shtrihem gjerë e gjatë
asaj i lypi fat
nëse më do si më lajkaton
mos ma vesh atë veladon
grish të mur(g)ohem në tëndin ishull
të shporrem nga paraj(s)a pa u prishur
murg e murgeshë
në një ishull dhe pa epsh
çka t’i marr e çka t’i jap
kush kujt i hyri në hak
dhe zdup e zdap në kokë e shpinë
u mllefosa me vetminë
pa duar e shkop më rrah
ndaj i hap derën krah e krah
ik moj shporrmu kobra pa zile
miqësinë e paske hile
Mars 2008 | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 03, 2008 12:42 am | |
| J E T Ë
Të lidhin mes katër muresh
nën dry sy që katrohen jashtë e në brendi,
në mur do ta vizatosh me duar thëngjilli
ta riçmosh një rreth dielli,
t’i qeshesh me eshkën e epshit:
dredhe zhdredhe shtrëngueshëm a shlirë
të më përthekojë pranga,
se të dua edhe kësisoj: me danga!
Rrufesë së (pa) pritur:
falju që nuk të ka goditur.
Atë ylber
i mahnitur dot se vjel,
është katrahurë
pa shteg e udhë…
Të zhytë në lumë
të lahesh e të mos lagesh,
tu biesh valëve të ndeshtrashës
mbetur në breglumë kërrusur mbi bastun.
Dhe merr frymë lirisht pse një ditë
infarkti nuk ta hodhi dheun në fytyrë…
Përmasa e(rr)jetës gllabëruese
(s)fondit të jetës i hapet tinëzisht
në grep bjen se bjen
dhe bie se bie mynxyrshëm a qetësisht,
lypi prillit kundërmimin
të ta shporrë kutërbimin. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 03, 2008 12:43 am | |
| AS(SE)SI?
tirret e tirret një temë
boshtin mbështjell
me fije në anatemë
ngreh andej të mos këputet
ngreh këndej të mos tutet
assesi të thuret
ngreh e mos këput
kut më kut i hidhet litari
këtij livadhi
ai zotëri mëshiroi
haje barin lërma gardhin
bie a s’bie shi
bari për ty
jona lëkurë kruar
e kruar deri në gjak të zgjebes
së pa rruar
hap para mbyllet prapa
mbyll prapa hapet para
assesi të shthuret
lugati i serisë
vjell vjell vjell
vrer vrer vrer
vrerit shije jep e merr
dhe mëton t’i hip
kalit mitik të Llazarit Princ
vojo lubia del nga seria
mbi kalin mitik të çeliktë
të Llazarit
mes katër drapërinjve
do të m’i korrte
pamjet e syve
e ta vringëllonte
flakën apokaliptike
edhe një e vjellë
për “efekt serrë”
një thirrgjëmë e gurëzimit
të vajit të ajrit
luleëndjet brenda lulehelmesh
mjalti mëkues a helmues
luledijet shqiptojnë shijet
një çelës i stërndryshkur
as merret as jepet
dorë më dorë kuqëluar
dorë më dorë zbardhuar
lëkura ime regjur
e tëholluar
shkallëve të evro-dinakërisë
assesi të thuret
assesi të shthuret
në dorë ende mbaj
lëkurën time të rrjepur
çfarë t’i bëj për t’ia qepur
për t’ia veshur pastaj
anatomisë
tirret e çirret një temë
boshti i mbështillet
me nyje në anatemë
Tetor 2007 | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 4:19 pm | |
| W.H AUDEN
Trishtim funerali
Ndaloni oret, shkulni telefonin. Hidhni nje kocke, qe qeni te pushoje. Heshtini pjanot dhe me ritem te mbytur Lini qivurin, kortezhin te kaloje.
Avione le te pershkruajne qiellin, te shkruajne neper te, Ai ka vdekur. Ne gushe pellumbash, me shirit te shfaqet zija. Doreza te zeza le te veshi policia.
E kisha Veri, Jug, Lindje, Perendim, javen e punes dhe te djele pushim. Mesdite, mesnate, bisede dhe fjale e kisha. Te perjetshme e dija dashurine, por gabim isha.
Yjet nuk duhen me: fikni te gjithe. Merreni henen, dikush djellin ta ndaj' Te derdhet oqeani, zhduken pyjet Asgje e mire nuk vjen me pas kesaj. | |
| | | Ajet Fillestar/e
Numri i postimeve : 30 Age : 50 Vendi : Bota shqiptare Registration date : 04/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 4:36 pm | |
| Eva0506, e bukur poezia e W.H AUDEN qe ke sjell. Ne mos gaboj eshte dhe tek filmi 4 martesa dhe nje funeral. E preferoj ket poezi. Respekt.. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 6:34 pm | |
| Po sjell nje poezi nga Fasli Veliu.
Nuk eshte poet i shquar per jo rastesish me kane rene ne duar shkrimet e tij ,dhe po shkruaj pikerisht nje poezi nga libri i tij:Ze e mall mergimi.
Hej ,Hipokrizi!
S`e degjon kush zogun ne dege, sa gjemon per nje pranvere. S`e pyet kush shqiponjen ne lis, kur kerkon çerdhe e farefis.
"se paskan liri-pa kufi"
Se pyet kush bariun ne mal, ujku qengjat ne shteg kur ia ndal?. Se pyet kush bujkun ne are, sa bime i thahen qe ne fare? Se pyet kush fshatarin ne pazar, ç`ka per te shitur,ç`i mbetet ne hambare?
" Se paskan liri-per mrekulli"
S`e pyet kush nenenper rrudhat ne balle, as per lotet qe i mbeten nen qepalle: Pse femijet i ndalen lojerat femijereore, as per buken e enderra qe kerkojne prore? Sa djem i dergjen ne burgje e spitale, sa i mbeten pa epitafe,sa i hyne ne varre?
"Se paska drejtesi-zi e me zi!
Sa e padurueshme kjo hipokrizi. Kete s`e duron kjo rini, qe behet rreze drite e bie fli, per Pavarsi!
Zollikofen.25.09.1982. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 7:12 pm | |
| Po vazhdoj perseri me nje poezi te Fasli Veliut.
Jo pa qellim se e di qe dikush ketu e njeh fare mire mua dhe ate.
Zeri Yne
zeri yne eshte kushtrim, i nje populli qe nuk di gjunjezim. Qe se mundi as terrori e tmerri, mes shekujsh te nxire-rreze dielli.
Doli nga toka-jehoi ne qiell. Doli nga eshtrat-u shkri ne diell. Doli nga grykehollat-drejt ne re. Doli nga zemrat-per jete te re.
U frymezua ne konaqe burrash, u freskua ne gurgullima gurrash. Eshte i fuqishem per dite e mot, dike e gjalleron ,dikujt i jep mort!
Gjuha e flamuri jeten ia zgjat, toka e lire i behetprehje-shtrat. zeri yne -frymezim e kushtrim, lajmeron stuhi e ngadhenjim.
Fasli Veliu botuar tek "zeri i Kosoves" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 7:25 pm | |
| FAN NOLI
Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjiakut në Durrës me vrap.
Kuçedr'e Turqisë, Hyen'e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, Me dinin në gojë, me helmin në bark.
Kuçedrën e vrarë E hasi më parë Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; E zuri për gryke, e shtriu përdhe Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe.
Pastaj për së dyti Në Durrës e mbyti Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, Nga forca në pluhër, nga bregu në det, Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.
Kuçedra e thyer, Në turp e përlyer Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.
"Dy herë të theva, Të shtriva, të ndeva, Po prapë u ngjalle dhe prapë u ngrite, Prit më, the, prit më!" Dhe prap' iu vërvite, Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, Kalorës i huaj, që vdiqe për ne!
Nga Ura, nga Ura Po ikni, o burra? Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, Se urën e ruan, se Urë'n e mpron Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.
Te ura, te Ura, Vajtoni, o burra, Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe. | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 7:33 pm | |
| Fjalet e nje nene
As plep as lis, as njeri as fis, nuk ka ze e lartesi djali im pa ty!
Fasli Veliu Shtator 1981 | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 7:38 pm | |
| Nje poezi per Bashkimin qe te ben te forte dhe te pamposhtur.
Rent or Marathonomak
- Fan Noli -
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush' e brek mi brek Këmba tokën as t'a prek, Hip' e zbrit, Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s'e the, Djers' e gjak pikon për-dhè; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'të pihet, T'u mpi këmba, po s'të rrihet, Se mileti po të pret, Ankthi zëmrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s'dogji djelli Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkani flag' e tym Se ç'vëngon e se ç'gulçon, Zëmra brinjët t'i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s'janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan' e që të çquan Dhe fuqinë t'a rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the: Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! "E fituam!", brohorite Dhe për tok' u përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 7:49 pm | |
| Ne sofren tone.
Qame me shume denesje, ne luge me shume lot, bardhesi as dje as sot. Buka therrime e thate, nata shekull e gjate...
Njerezit perreth na u pakesuan. te uritur na vrane e na helmuan. Ne qe ata me dhembje i kujtuam, ne emerin e tyre, ne sofren tone u betuam.
Fasli Veliu tetor 1981 Zvicer | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 8:31 pm | |
| Sekretet e nenes.
Po ruaj lot e gjak, palosur ne flamur, deri sa te marrim hak, Zemres i vura gur.
Kur te marshojne djemte, lirine ta keme fituar. Do ti shpaloj kujtimet, emrat kam per ti treguar.
Do ti kem heronjte-nderimet Ardhmerise per tia deshmuar.
Fasli Veliu Janar 1982.Shtutgart,Gjermani. | |
| | | Ajet Fillestar/e
Numri i postimeve : 30 Age : 50 Vendi : Bota shqiptare Registration date : 04/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 8:54 pm | |
| HIROSI (1862-1935)
Bashkia e qytetit
Rojtari plak, i veshur keq,
Me foli me ashpersi te porta,
Mendjemadh, si roje perandori.
Ah, ftohte! I kerrusur ngjitem ne bashki,
Neper shkallet e pafund. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 9:11 pm | |
| Dritero Agolli KUR NJE MENGJES!
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: "Ti cele heret, moj bajame!"
Do vershellej ngadale-ngadale E s'do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet ne sup nje flutur...
E, kur syte te hapesh, do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xhame Dhe kengen e dashur do njohesh: "Ti cele heret, moj bajame!"
KUR NJE MENGJES!
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: "Ti cele heret, moj bajame!"
Do vershellej ngadale-ngadale E s'do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet ne sup nje flutur...
E, kur syte te hapesh, do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xhame Dhe kengen e dashur do njohesh: "Ti cele heret, moj bajame!" | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 9:36 pm | |
| Marr nga A.Duka Shqipëria ime,(marshi hajdutëve). Shqipëria ime, Shqiponjë e plagosur, Vidh e vidh të gjithë, E ti s’ke të sosur.
Shqipëria ime, paske qenë xhenet, Me mijëra hajdutë, Dolën sot në çet.
Polli pa hesap, Kjo kohë zuzare, Hajdutë modernë, Me “Benz” e kollare.
Sa s’plas nga shëndeti Gjith’ kjo ujqëri, Posht’ dhjamit të bardhë, U rrjedh gjak i zi.
Kope e hajdutëve, Jo, nuk ka të sosur Me targë të verdhë, Kudo është vulosur.
Kope e hajdutëve, Me këmborë e zile, Me targa të verdha, Me targa jeshile.
Kope e hajdutëve, Si kope e ujqe, Gjysma ngjyrë blu, Gjysma ngjyrë kuqe.
Jo, nuk ka të sosur, Gjith’ kjo lukuni, Nga polic i vogël, Gjer në ministri.
Kjo racë vampirësh, Është zënë në valle, Kush e kush të shqyej, Copën më të madhe.
Dje vidhej një kockë Për të mbajtur frymën, E sot pushtetari, Përlan krejt uzinën.
Njeriu i shkretë, Sa nuk lot nga trutë, S’qe gjë Ali Baba, Me dyzet hajdutë.
S’qe gjë Ali Baba, Hajduti i tmerrshëm, Mes tyre do ish, Burri më i ndershëm.
Fukarenjtë me mijëra, Jetojnë në geto, Hajdutët modernë, Pijnë wiski shqeto.
Vila përrallore, Ngrejnë maskarenjtë, Kjo kohë zurzare, Qesh me fukarenjtë.
Shqipëri ç’u trete, Shqipëri ç’të shitën Mbahesh me lëmoshë, Mezi e ngrys ditën.
Qeveria jote, Jetës i ngre prita, Në behar pa ujë, Në dimër pa drita.
Veç t’i lutesh zotit, S’të ka mbetur tjetër, Zotërinjtë hajdutë, Rrojnë porsi mbretër. | |
| | | feratkoca Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 35 Vendi : Shqiperi/Mitrovicë Registration date : 21/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 9:55 pm | |
| nga "Burri shqiptar" Moj Shqypni,Shqypni e gzueme, Mos u thirr ma toke e shueme, ...Len e rrit burra kso dore S'kan ç'ka te bajn fuqit mizore. ________________________________ nga "Gruaja shqiptare" ...Kuku nana kjan me lot, S ç'me gjet mue t'mjeren sot! Se ç'e gjet të zezen nanë Nen ket diell e nen ket hanë! Merr pelhuren, qi pat enë bija e sajë;kisha pase kenë Kuq e zi e m'të qindis Gjet dashnin qi e kisht'molis. N'kry t'flamurit kisht'punu, Per reth shqypja, m;dor prarue, Fjalet e hershme, fjalet e te pareve: SE SHQYPNIJA ASHTE E SHQYPTARVE; E bder skaje fjalen "liri" Me kete flamur kuq e zi ishte shkri bija per Shqypni ...Lidhuni tok:per her dashnija per vend t'uaj t'ujet stolia ... Ne vend do te shkojne fjalet e te pareve : Se Shqypnija ashte e Shqyptareve, lidhuni tok si bajshin moti ata bijt e Kastriotit e broh'ritni n'gezm e n'vaj Rroft SHQYPNIJA e Flam'ri i sajë _______________ Vinçenc Prenushi | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Nov 04, 2008 10:15 pm | |
| Edhe une e vazhdoj me Arben Duken si Zeri i Atdheut:
Më thonë e më shkruajnë Pse s'e ngre dyfekun Ta shkrepësh, o bir, Dhe njëherë mbi grekun…
Dhe njëherë mbi grekun Terezite mire, Se na bënë prapë Një këngë të ndyrë.
Edhe më të ndyrë Se ajo e para, S'u ngop ai qën Me ato të shara...
Me ato të shara S'u ngop ai horr, Për çudi e quan Veten superior.
Ata vetë e dinë Pse u bënë lugetër Tash që s'kanë asgjë Veç lavdisë së vjetër.
Veç lavdisë së vjetër Që dritë i dha botës Po tani janë bërë Turpi i Europës!...
Hiqen superiorë Dhe ndihen garantë Dhe harrojnë se kanë Mijëra emigrantë.
Mijëra emigrantë E zeza Greqi, Nëpër Kanada E në Gjermani…
Atyre askush S'u thotë aty : "Plehra!..." Po ai që shkroi S'i di këto gjëra…
S'i di këto gjëra Shkërdhata i shkretë, Se vetëm Greqia Ka mbetur Mesjetë.
Ky pisllëk i saja Ka rrënjë në gene, Se dhe kur s'kish brekë Ajo ishte shovene…
Ndaj dhe të thashë unë O kokë goricë Po munde më puth Pak në prapanicë!...
Dhe tani kuptohet Që e kishe pak Dhe më shumë se aq Ti e paske hak!
Unë jam një shqiptar Me besë e me nder Po puna ma do Të flas me një derr…!
Jam i kulturuar Vetëtij mes territ Dhe s'e kam mësuar Kurrë gjuhën e derrit.
Kurrë gjuhën e derrit Derrit që ha lënde Ti më detyrove Të flas gjuhën tënde.
Të flas gjuhën tënde Si në kohë të vjetër Se ti je një derr Derr dhe asgjë tjetër...
Të thashë në fillim Ta them dhe njëherë Edhe un' si ty Jam krejt i krishterë.
Jam krejt i krishterë Unë që prej fillimit Po ti je, o derr Turp i krishtërimit!...
Turp i krishtërimit Pa din e pa caqe Krishti vari veten Që ti të kesh paqe.
Që ti të kesh paqe Arsye dhe vlera Po ku di nga Krishti Kopeja me derra…
Kopeja me derra Që s'ngopet me lënde Vetë më detyrove Të flas gjuhën tënde!...
Të flas gjuhën tënde Tënden, more derr, Se unë s'jam si ty Se kam besë e nder!...
Ti s'e di, o derr, O surrat mballoma, Si mbetët dikur Nëpër malet tona!
Ti s'e di, o derr, Se je horr prej horri, Të shkretët i griu Uria dhe morri!...
Po ne si fisnikë Si kontë e si dukë Nuk i zumë me gurë U dhamë strehë e bukë.
Po ti turi-derr Këto nuk i di Ndaj bëre për ne Këngë-pocaqi…
Me farë shovinizmi Ti ngjizesh e ngjizesh Se je mi kanalesh Se je mi gjirizesh.
Se je mi gjirizesh, Pa shpirt e pa zemër, Ndërsa ne shqiponja Na ka dhënë emër.
Po edhe shqiponja Në majën e malit Ndonjëherë do merret Me minjtë e kanalit.
Ndonjëherë do merret Jo se ka dëshirë, Po e detyrove Ti, more këllirë. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:24 pm | |
| Lengston HJUZ
Demokracia
Demokraci s'shohim kurre, As sot, as mot, Se liria shpinekrrusur. Sfitohet dot.
Une kam te drejte, Ashtu si kushdo, Te flas me ze te plote Dhe toke te zoteroj.
U lodha se degjuari pallavrat e botes: Jeta e tyre sic eshte le te vazhdoje, Se neser vetvetiu gjithcka do te ndryshoje. Liria nuk me duhet kur te vdes, Une dua buke per neser ne mengjes.
Liria Eshte drite fuqiplote. E zhduk Varferine Mbi toke. Edhe une Jetoj ketu. Lirine e dua Jo me pak se ju. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:26 pm | |
| E.E. CUMMINGS
Dua, eshte
dua eshte me e trashe sesa harroj me e holle sesa mbaj mend me e rralle sesa dallga si boje me e shpeshte sesa pa shprese
eshte me e krisur e me me hene dhe me pak sdo te jete se i gjithe deti qe vetem eshte me i thelle sesa nje det
dua eshte me pak gjithmone sesa fitoj me pak kurre sesa e gjalle me pak me e madhe sesa filloj me se paku me pak me e vogel sesa te fal
eshte me e plote dhe me diell dhe me shume smund te vdese se i gjithe qielli qe vetem eshte me lart sesa nje qiell | |
| | | Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:28 pm | |
| mu me kan lan pershtypje kto dy poesit: Nuk me haet mengjes sepse mendoj per ty nuk me haet dreka sepse mendoj per ty nuk me haet darka sepse mendoj per ty nuk me ze gjumi sepse kam uri hahahahaha tjetra: e shikoj henen e te shof ty e shikoj diellin e te shof ty e shikoj detin e prap te shoh ty po hajde hiqmu qka ma ke zon udhen bre! | |
| | | Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:29 pm | |
| | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:31 pm | |
| James JOYCE
Erera te majit qe vallezoni mbi det
me hove rrotulluese gezimesh
nga hullia ne hulli ndersa ne krife
shkuma fluturuese shnderrohet ne kurore
dhe harqet e argjende cajne ajrin.
E keni pare gjekundi Dashurine time?
Ajme! Ajme!
Erera te majit.
Dashuria eshte e palumtur kur dashuria eshte larg. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:34 pm | |
| Fridrih NICE
Lumturia ime
Pasi u lodha duke kerkuar
Mesova te gjej.
Qe kur era ma humbi drejtimin,
Une fryj me te gjitha ererat.
DIALOG
A: Semure isha? U sherova?
Cili qe mjeku im?
Si munda te harroj gjithcka!
B : Vertet qenke sheruar:
Shendeti vjen me harresen. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Nov 06, 2008 12:38 pm | |
| Pjer KORNEJ
- Pjese e shkeputur nga tragjedia Horaci nga Pjer Kornej. Sabina eshte personazh i tragjedise. Ajo eshte nga Alba, ne anen e se ciles luftojne vellezerit e saj, kurse per Romen lufton burri i saj -
SABINA
O Albe, vend i dashur, moj tokez e bekuar, O Albe, ku fillova te thith ajrin e kulluar, Kur shoh se lufta e shkrete midis nesh po fillon Fitoren tone e druaj njesoj si humbjen tone Ti Alba te ka lindur, ckerkon ta besh lavdine? Me hekur nenes sate kerkon qe ti shposh gjine?
Kthe jepi krahun tend qe sulmon e derrmon Aher femijet e saj guximi i terbon; Si nene e pergjeruar do lutet nate e dite Per ty, ne mos i rafsh me te gjitha ushtrite
... Nuk jam me as me Romen, nuk jam me as me Alben. Ato do te luftojne per vdekje a shpetim, do hidhem nga ajo ane qe bie ne mjerim; Do jem me te dyja, fitorja sa te ndrije, Ne dhembjen do marr pjese, por jo dhe ne lavdine; Keshtu do te ruaj ne kete fat te zi, Urrejtjen per ngadhenjyesit, per tjeret lot e mi. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |