Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 24 ... 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyThu Oct 23, 2008 5:00 pm

Syrgjyn-vdekur
(Elegji per Luigj Gurakuqin)

- Fan Noli -

Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran´ e na e shane,
na i thane tradhetor.

Se te deshte dhe s´te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.

Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.

Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s´i dhe as varr per hor.

Neno moj, c´eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyThu Oct 23, 2008 9:21 pm


UOLLT UITMAN





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Whitmansmall




UOLLT UITMAN Walter Whitman (31 maj 1819-26 mars 1892) cilësohet poeti lirik i demokracisë amerikane, një nga poetët më të lexuar të letërsisë amerikan .
Fije
Bari është kryevepra e Uitmanit. Kjo përmbledhje poetike (së pari 12
poema) u botua më 1885 dhe përbën një nga arritjet më të mëdha të
letërsisë botërore.
Shqipërimi i parë u botua më 1956 me rastin e festimit ndërkombëtar të 100-vjetorit të publikimit të ''Fije Bari''.

EPIGRAM

Eja, tha Shpirti im,
Të tilla vargje për Trupin tim të shkruajmë, (se ne jemi një,)
Që kur mbas vdekjes të kthehem padukshëm,
A, larg, larg prej këndej, në sfera të tjera,
Atje me ndonjë grup shoqsh psalme të rinis,
(për dheun e Tokës së pluguar, pemët, erërat, dallgët e trazuara,)
Gjithmonë me një qeshje të gëzuar do qëndroj,
Gjithmonë dhe përgjithmonë vargjet të zotërojnë - porsi, më parë, unë këtu dhe tani,
Duke kënduar për Shpirtin dhe Trupin, ju jap atyre emrin tim,
Walt Whitman
HIJET
Takova një profet,
Që kalonte zhurmat dhe gjërat e botës,
Fushat e artit dhe mësimit, kënaqsisë, ndijimit,
Për të mbledhur hijet.
Fut në psallmet e tua më tha ai,
Jo më orën e mëdyshtë as ditën, as pjesë, copë, fut,
Fut para gjithçkaje si dritë për të gjitha dhe këngëprijëse për to,
Atë të hijeve.
Sa terri ngrihet,
Në rritjen, rrotullimin e rrethit,
Në pjekjen dhe shkrirjen në fund, (që sigurish nis sërish,)
Hije! Hije!
Sa ndryshuesi,
Në materiale, ndryshime, shkërmoqje, rilidhje,
Dhe atelierët, punishtet hyjnore,
Përdorin hije.
Dëgjo, unë ose ti,
Një grua, burrë, a shtet, i njohur a i panjohur,
E kujtojmë me pasuri të qëndrueshme, fuqi, që bukuri ndërton,
Në të vërtetë ndërton hije.
Monedha e zhdukur,
Krijesë e trillit të një aritisti a studimeve të gjata të dijetarit,
Është grackë luftëtari, martiri, apo heroi,
Të stisë hijen e tij.
Nga çdo jetë njerëzore,
(Grimcat grumbullohen, ngjiten, asnjë mendim, ndjenjë, bëmë, s’lihet
jashtë,)
E gjitha e madhe a e vogël mblidhet, shtohet,
Në hijen e saj.
E vjetra, e vjetra nxitje,
Bazohet në kulmet e lashta, dëgjo, kulmet e reja më të larta,
Nga shkenca dhe modernja ende shtyhen
Nga të vjetrat e të vjetrat nxitje, hijet.
E tashmja tani dhe këtu,
E Amerikës së zënë, gëluese, rrote të ndërlikuar,
Bashkimi dhe veçimi po aty buron,
Hijet e të sotmes.
Ata me të shkuar,
Tokash të firuara, prej çdo sundimi mbretërish matanë detit,
Pushtonjësis të vjetër, fushatash të vjetra, vozitje detarësh të vjetër,
Hijeve ju bashkohen.
Bollëku, begatia, fasadat,
Shtresat e maleve, baltrat, shkëmbinjtë, pemët gjigande,
Kudolindur, kudodergjur, gjatë rrojnë, të shkojnë,
Hijet përjetrrojnë.
Të lartmet, mahnitset, dalldisëset,
Të dukshme përveç mitrës së tyre,
Prirjet rruzulluese të derdhin e derdhin e derdhin,
Të fuqishmen hije-tokë.
Gjithë hapësira, gjithë koha,
(Yjet, turbullimet e tmerrshme të diejve,
shfryjnë, plandosen, mbarojnë, shërbejnë më gjatë a më shkurtër,)
mbyshur vetëm me hije.
Miriadat e pandjeshme,
Oqeanet e pafund ku lumenjtë zbrazen,
Identitetet e lira të pafundta veçuar, si vështrimi,
E vërteta e realiteteve, hije.
As kjo botë,
As këto gjithësi, ato gjithësi,
Thonë dhe mbaron, gjithë përjetësia e jetës së jetës,
Hije, hije.
Përtej leksioneve të tua profesor i dijshëm,
Përtej kqyrjes së mprehtë të teleskopit a spektroskopit tënd, përtej gjithë
Matematikave,
Përtej gjithë kirurgjisë të mjekëve, anatomisë, përtej kimistit me
Kiminë e tij,
Qënësitë e qënësive, hijet.
Të pafiksuarat ende fiksuar,
Gjithmonë do jenë, kanë qënë dhe janë,
Duke fshirë të tashmen në të ardhmen pafund,
Hije, hije, hije.
Profeti dhe bardi,
Do të mbajnë vetvetet, në pikat më të larta,
Do të ndërmjetësojnë në Modernen, Demokraci, shpjegojnë ende atyre
Zotin dhe hijet.
Dhe ti shpirti im,
Gëzueshëm, papushim ushtron, dinjitar,
Dëshira jote bollshëm u ushqye më në fund, përgatitur të takojë,
Shoqt e tu, hijet.
Trupi yt i përhershëm,
Trupin përgjon atje brenda trupit tënd,
Domethënja e vetme e formës së artit tënd, unë reali vetë,
Një imazh, një hije.
Këngët e tua të vërteta s’janë në këngët e tua,
Pa sforcime të veçanta për t’u kënduar, asnjë për të,
Por nga gjithë ç’rezulton, ngrihet prej fundit dhe gëlon,
Një rreth plotrruzullor hije.
PER TE KENDOJ
Për të këndoj,
E ngre të tashmen mbi të shkuarën,
(Si ndonjë pemë shekullore prej rrënjëve të saj, e tashmja mbi të shkuarën,)
Me kohë dhe hapësirë ja zgjeroj dhe shkrij ligjet e pavdekshme,
Ta bëj atë prej tyre dhe ligj në vetvete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyThu Oct 23, 2008 10:03 pm

FILLUESIT



Si janë pjellë ata mbi botë, (shfaqur
kohë mbas kohe,)
Sa të dashur dhe tmerrues janë ata për botën,
Sa i përshtaten vetes aq shumë sa askujt – çfarë
paradoksi shfaq mosha e tyre,
Si ja u kthejnë njerëzit, ende pa i njohur,
Si ka në të diçka të pamëshirshme me fatin e tyre kohërave,
Si gjithë kohërat keqzgjedhin sendet për miklimin dhe
shpërblimin e tyre,
Dhe si i njëjti çmim i pandryshueshëm duhet ende të paguhet
për të njëjtën blerje të madhe.




NEUDHETIME PERMES SHTETEVE




Në udhëtimet përmes Shteteve që fillojmë,
(Ej përmes botës, nxitur nga këto këngë,
Duke lundruar qysh tash në çdo tokë, në çdo det,)
Ne nxënësit e vullnetshëm të gjithçkaje, mësuesit e gjithçkaje, dashnorët e
gjithçkaje.
Kemi parë stinët të zhvoshkin vetvetet dhe
shkojnë,
Dhe kemi thënë, Pse nuk mundet një burrë a një grua të bëjë aq shumë
Sa stinët, të lëngëzojë aq shumë?
Ne rrojmë për pak në çdo qytet a qytezë,
Kalojmë përmes Kanadasë, Verilindjes luginës së gjërë
të Misisipit, dhe shteteve Jugorë,
Ne i trajtojmë në kushte të barabarta këdo prej shteteve,
Ne i bëjmë gjyqin vetvetes dhe ftojmë burra dhe gra të dëgjojnë,
Ne i themi vetvetes, Mbaj mend, mos u tremb, ji i çelët, shpalle
trupin dhe shpirtin,
Jeto për pak dhe shko, ji bujar, i përmbajtur, i dlirë,
tërheqës,
Dhe lëngëzimi yt atëhere të të kthehet si ju kthehet stinëve,
Dhe të jetë aq i shumtë sa i stinëve.


Uallt Uitman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:06 pm

Sergej Esenin

Ere, ere e debores, moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,,

Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim

Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh

Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri..
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:09 pm

Nostalgi

- Sergej Esenin -

Te kujtohen ato nete mike e dashur?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire
Nen dritat e zbehta te fenerve te vjeter
Dy zemra, dy duar pa then naten e mir

Nuk ta harroj akullin ne qerpik
Ne syte e tu te kalter qe rrinin si kurora
Pushkinin recitoje gjat bulevardit antik
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora

U ndame mike e dashur, u ndame pa deshire
Si akulli mbi Neve qe cahet nga pranvera
Malli me keput tek degjoj Nataline
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.

- perkthyer nga Jusuf Vrioni -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:10 pm

Sergej Esenin

Miku im i shtrenjte lamtumire
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish
Fati po na ndan sot pa deshire
Po diku do shihemi serish.

Lamtumire o mik pa fjal e lote
Vetullat ti ngrysesh s'ka perse
Vdekja s'eshte gje e re ne bote
Por dhe te rrosh s'eshte gje e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:12 pm

Sergej Esenin

Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi

Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?

Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"

Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:13 pm

Dashuri?

- Sergej Esenin -

Dashuri? Ç`më bën për të qeshur,

Ti më flet, akull unë-akull ti,

Ndjenja imë është plakur është rreshkur

Ndjenja jote të çelë nuk di…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 2:16 pm

Lejla!

- Sergej Esenin -

Si t'ia bej , e pyeta sarafin
Ne mengjes, kur theva ca para
Si t'i them me embelsi "te dua"
Ne Persishte te bukures Lejla?

Perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad pastaj
Po te perendishme fjale "puthje"
Ne Persishte, si t'ja shqiptoj asaj?

Si t'ia bej , e pyeta se fundi
Edhe zemra gati sa s'me la
Si t'i them "je e imja , vetem e imja"
Ne Peresishte te bukures Lejla?

C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere
Dashurine fjalet s'e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
Syte si rubin kur vezullojne

Sa per puthjen , as ajo s'do fjale
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr
Puthja leshone ere trendafili
Petalet tek i shkrin te buzet zjarr

Dashuria s'dihet se c'te sjell
Gaz a helm, duro e mos u ndjej
"Imja je " kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 3:11 pm

Sergej Esenin

Moj nënokja ime , a je gjallë?
Edhe unë rroj .Të përshëndes!
Le të ndritë mbrëmja si përallë
Mbi kasollen tënde që veç hesht

Mora vesh se ti je shqetësuar
Dhe për mua brenga po te ha
Del në rrugë larg duke vështruar
Me xhubin hedhur përmbi krah

Dhe në mbrëmje shpesh të fanitet
Ëndër e keqe sytë ty t'i mbush
Sikur, ja dikush po më avitet
Në mejhane thikën po ma ngul

Qetësohu moj e shtrenjta nënë,
Fshije që nga sytë atë kllapi
Pijanec i tillë nuk jam bërë
Sa të vdes pa kthyer në shtëpi

Jam i butë ashtu siç kam qënë
Dhe mendoj , mendoj vetëm një gjë
Që me malln'e madh që më ka zënë
Kokën përmbi prehërin tënd ta vë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 3:14 pm

Sergej Esenin

Nje leter,te tille ne jete
Pa shkak
S`do ta shruaja kurre.
Marr qyrkun e shkoj ne plevice
Te prehem ashtu si dikur
Kaloj neper kopshtin e heshtur
Aroma,puhi dhe freski
Ah, gardhi i shtrenjte c`me duket
Tani qe e shoh perseri
As gjashtembedhjete s`pac mbushur
Tek kjo der` e vogel,te kjo
Me zerin e saja te embel
Nje vashez dikur me tha :"Jo!"?
E shkruar, e larget ,e shtrenjt!...
Ne zemer e ruaj ende
Sa shum ahere ne deshem
Po ja qe na deshen dhe ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 3:17 pm

Sergej Esenin

Enderronjes une jam, qe territ
Ngjyren blu te syrit e perhumb
Erdha te kjo jete si te tjeret
Tok me ta,T'a shtyje siç te mund

Ne te puth , kete shprehi ma quaj
se kam puthur shume gjer tani
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj
Gjithesahere flas per dashuri

"Vdes per ty" "Te dua" "Pergjithemon"
kurse shpirti thelle asgje nuk ndjen
Po te rrishe e te remosh pasionet
Te verteten kurre nuk e gjen

Ndaj s'ngushtohem forte ,, per te kerkuar
Zjarr e prush prej teje kot me kot
Ti je nje meshteknez e krijuar
Enkas dhe per mua dhe per bote

Gjithesesi edhe pse kaq te afert
Ty te mbaj e zgjedhen ta duroj
Xhelozi nuk ndjej per ty dhe ashper
As qe te gjykoj a te mallkoj

Enderronjes une jam qe territ
Ngjuren blu te syrit e perhumb
Dhe me ty jam mpleksur si te tjeret
Tok me ta , ta shtyj ashtu siçmund...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 3:20 pm

TI ME FOLE PER SAADINE

- Sergej Esenin -

Ti me fole per SAADINE
the se puthte vec ne gji
po ti prit pash perendine
ta mesoj meqe se di

Ti me the se te Kurani
thuhet:I ligu-i lig
mirepo un jam nga Rjazani
ja qe s'di shume fjale brisk

Ti kendoje-pas Eufrati
lulja zbeh cdo virgjereshe
te isha pasanik nga fati
une do beja tjeter vjershe

Trandafila kam pare plote
po vec nje une njoh mbi dhe
s'krahasohet gje ne bote
me te shtrenjten Shagane

Boll me lodh me amanete
ku di une nga amanet
gjersa kam damar poeti
do te puth si nje poet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyFri Oct 24, 2008 3:22 pm

Sergej Esenin

Mbremja vetullat ngrysi. Se ç'kuaj
hingellijne n' oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia , me thuaj
Dje u puthem se fundi te dy?

Trojke e vone, ç'gerhet? Me ngadale!
jeta jone as la gjurme gjekund
Ndoshta neser , ne shtrat te spitalit
Do te prehem ne paqen e pa funde

Apo ndoshta papritur do ndihem
I sheruar e plot gjalleri
Dhe do rri te mbaj vesh , gjer te shkrihem
Shushurimn' e qershive ne shi

Do harroj ç'plage zemre me brejten
Keta vite te turbullt stuhishe
O fytyrez, e dashur, e shtrenjte
Nder kujtime, veç ti do me ndrish

Mund qe neser te dua nje tjeter
Po. ta dish dhe asaj , ore e çast
Veç per ty per mikeshen e vjeter
I permallur gjithnje do t'i flas

Do ti flas per te bukuren kohe
Kur ne shkriheshim n'enderra blu..
Koka ime e krisur moj koke..
Ku t'u shkrep te me shpijesh keshtu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 6:37 am

Elegji

Pas shpine mal, perballe det,
Vend qe e ha enigma e vet.
Enigma e ujkut qe me bisht
Delet qe prek e ndjekin cmendurisht.

Bregdetin perle e dheun ar
Kam prona e s’jam askund pronar
Kam mençuri, s’jam diplomat
Bej art e s’gjej dot mecenat.

N’Europe rroj, s’jam as Azi
Qaj nen nje Shpend tri Shqiperi
Kam nafte e krom e shkoj shes gjak
S’rroj as si indigjen, zezak…

Ky vend shtrydh vaj nga drunjte e vet
Sa ç’derdh Shkumbini uje ne det
Ky vend qeth lesh nga dhente e tij
Sa vesh me triko tri Greqi.

Tri Franca me madem per top
Dhe tri te tjera molle i ngop.
Me drite e ndrit Ballkanin krejt,
Me plazh e thek nje kontinent.

Rroj ne Paris, jam parisian
Kam gen sojlliu si princ gjerman.
Nevaden njoh, çudira shpik,
Sa here shpetoj nga bishti i lig.

Mermerin shet, plitharin ble,
W.C.- ne vend gatimi ke
Lypsar nuk je e doren shtrin
Te vdesesh do e s’ke qefin.

Ti token fal e varrin ble,
Ke president e strehe s’ke.
Ke burreri, perdite e tret
Ne radhe e shtrydh, ne zyra e vret.

Tre burgje mban ne nje çati,
Tri uniforma ne nje shtepi.
E besen mburr, e besen prish
Balade e thur mes pabesish.

S’ngrys as tri dite ne tri parti
Nderron tri fe per tre dhrahmi.
Shtron fle perdhe e ar tregeton
Bordell nuk ke e kurveron.

S’njeh skllaveri e foshnja shet,
S’njeh kult e qan nen monument
Ndjek pas çdo prijes çmendurisht
Si delja qe ujku e prek me bisht.

O popull, bre, klith uleri,
Kaq zyra pse, kaq ministri?
Ben banakierin milioner,
Flak tre poete, mban nje kapter.

S’te tremb as plumb, as peshkaqen,
Me tra Otranton kapercen.
Nje moter qan, nje nuse klith,
Ti thua “mos” e duart lidh.

Fal pasuri, jap shpirtin tim
E marr perbuzje e burg shperblim.
E nen Flamur me Shpend te Zi
Coptuar qaj tri Shqiperi…

Ç’pendim, ç’flijim prej meje pret
Ky vend qe e ha enigma e vet?
E ç’qenka, oh, gjithe ky shkretim,
O zot, nga ç’fron leshon mallkim?

- Koçi Petriti -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 6:41 am

Gardiani

Poezi per besimin


Akoma s’ish krijuar shteti
Me burg e me bashki
E s’ish sajuar presidenti,
As ligji i rrepte i tij.

Megjithate nje fare hapsane
Nje kulle e zymte u gjet,
Ku mbyllur tre vellezer jane
Pa ditur ç’plumb i pret.

E shkallet ngjit e zbret gardiani
E kyçet brezit mban,
E thith prej tyre tym duhani
E merr e jep duhan.

Nje mbremje i gjen qe heshtur rrine,
Pa yç, pa tambura,
As kenge zene, as hane e pine…
E, ç’keni, bre, u tha.

Ah, thote i madhi, lere, lere
Sa kot na mban ky dhe…
Martohet sonte motra e vetme
E s’eshte asnje nga ne.

Oh, fshan i mesemi, ç’lemsh i madh
Mu mblodh ne gjoks per te.
Te pakten t’ish vellai i vogel.
Sa turp qe s’eshte asnje!

E shkallet ngjit e zbret gardiani,
Si korb qe ben krra – krra
E neper kolle e tym duhani:
Te shkoje i vogli, tha.

Perpin i vogli shkurre, shpate
Ai çibukun thith,
Pastaj, papritur ndaj mesnate
Te shkoje i mesmi, klith.

Pastaj te madhit ne erresire
I shfryn: He ç’rri si hu!
Merr kalin tim! Dhe ndaj te gdhire
Te treve u pres ketu!

Dhe qe te tre mengjesi i gjeti
Pergjunjur rrotull tij…
Akoma s’ish krijuar shteti
Me burg e me bashki…


- Koçi Petriti -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 8:24 am

Poezi shumë të mira Eva Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 11:58 am

Prej se je largu
s’di gjë për ty
më ke harru
jetoj në vetmi !

T’kam qu t’fala moj e pabesë
t’falat si ktheve e unë po pres
po tretem e lutem
vetëm për ty !

Nëse tjetri të braktisë
e ti ske ku me shku
falë të qofshin krejtë gabimet
ecë te unë se shumë të du !

Nëse malli të kaplon
pa më thirrë mos e le
dije se është një njeri
që të do ashtu si je !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 12:29 pm

Sofra shkruajti:
Poezi shumë të mira Eva Very Happy
Faleminderit Sofra. Ja dhe disa poezi te tjera te Koci Petritit, megjithese jo aq te forta dy te parat Very Happy :

***

S'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Fshehur po dal'
vjedhur po hyj,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Nën qiell veç,
nën dhe të dy,
s'rri dot me ty,
s'bëj dot pa ty.

- Koci Petriti -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 12:30 pm

PËR TY QË TË DUA

- Koci Petriti -


Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrënojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë

Unë emrin tënd s'e kam vënë në asnjë vjershë
E s'do ta shkruaj as në vargun më me bujë
Kjo do të thotë që gjërat me peshë
rrinë në thellësi dhe është zor t'i ngresh mbi ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyWed Oct 29, 2008 12:31 pm

TI DO TË VISH...

- Koci Petriti -


Ti do të vish, prapë do të vish
Nga udha ku je nisur
Po flokët më s'do të t'i shprish
Ashtu si t'i kam shprishur

Në gjoksin tim që digjet zjarr
Do rrish pa bërë zë
Po unë prapë si fillestar
S'di do të të puth më

Do desha të isha prapë me ty
Si viteve që s'kthehen
Që kur të shihemi sy ne sy
Të skuqem e të dehem

Pra, bëmë në ëndërr të të shoh
Dhe hidhmë në mendim
Që kurrë fundin mos e njoh
Siç njoh fillimin tim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyThu Oct 30, 2008 11:14 pm

Ketu po sjell nje poezi te Ndre Mjedes, qe me le pa fjale sa here qe e lexoj sepse eshte thjesht e mrekullueshme, per gjuhen shqipe:

Gjuha Shqipe

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon,
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër kombe tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me fjal' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
Shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyThu Oct 30, 2008 11:19 pm

PËRSE MË SHKROVE SËRISH LETËR

Përse më shkrove sërish letër,
kur koha jonë flinte në hi?
E di ç'më bëre ? Më ke ndezur,
për më të shuar përgjithnji.

E mbaj në duar, më djeg dorën,
e hedh matanë, shpirtin më djeg,
në zjarrin që më ke dërguar,
më thuaj ku ta gjej një shteg?

Përse s'më le në punën time,
të flija lirshëm në harresë?
Ç't'u desh t'i dilje kohës kundër,
të fshije pluhur në kujtesë?

Nëse tek ti lashë disa borxhe,
mos mi përmend, të lutem, kot,
më thuaj, pra, kush dashurisë,
iu dha dhe nuk i mbeti borxh?

Përse më shkrove sërish letër,
kur koha jonë flinte në hi?
E di ç'më bëre? Më ke ndezur,
për të më shuar përgjithnji.

- Iliaz Bombaj -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyMon Nov 03, 2008 12:39 am

8













Mehmetali REXHEPI



EMBLEMË E ZGJEBOSUR





Sublimë e sublimuar

në kornizë Krishti

Muhamedi

a Nënë Terezë

varur e gozhduar

e përfituara

emblemë

në qafa e mure



***

Virus i frikës

sindromi i ikjes

udhëmudhë

dykëmbëshit

e tërbuar

dinosaurë

pjella epruvetash

ndërsyer

etërish ilegjitimë

rruarparruar

teshat kat

me kravata

në qafat e njoma

e të thata

emblema

të sublimuara

gjokseve të zgjebosura

infektimesh

të inkriminuara





GJILAN, dhjetor 2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 EmptyMon Nov 03, 2008 12:41 am

HUMBËTIRË E HESHTJES



Uroj Jetën

ajo me të veten

heshtë, heshtë vetëm heshtë

prilli hap petale e më buzëqesh.



Ajo vetëm heshtë

sikur t’isha me një breshkë,

një shikim i njërës më sëmboi

termet zemre më shkaktoi…



Dhe intimen ia shpalova

ajo fsheh çka unë zbulova…

Nuk je zanë por m’shiton vërtet

heshtë, heshtë vetëm heshtë.



Ooo mooj eee paa beeesë!

Vetëm humbëtira heshtë,

thirrnëmës tevona

i katrohej jehona…



Prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 17 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18 ... 24 ... 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: