Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rruga e "Arberit"

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptySat Jun 07, 2008 5:44 pm

http://www.dibra.org/

materiale shume interesante permbi rrugen.

Une e quaj te domosdoshme.

Ne duhet te ndihmojme te gjithe.

Ka filluar ndertimi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptySun Jun 08, 2008 8:44 pm

U bëftë sa më shpejt e dalim ma shpesh asaj ane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 2:28 am

biligoa pershendetje

ç'kuptojm ne kete teme ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: RRUGA E ARBËRIT – INTEGRON JO VETËM DIBRËN   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 6:04 am

PAK HISTORI:
Historia e Rrugës së Arbrit është
shumë e lashtë, që nga periudha romake.
Ajonë shekuj është rrahur nga
karvanët. Ka qenë rruga më e shkurtër
që lidhte Dibrën me Tiranën dhe është
përdorur deri vonë, si më e leverdisshmja
e krahasuar me atë që kalonte nga
Qafë-Murra.
Pas çlirimit u ndërtua rruga Tiranë-
Milot-Burrel-Klos-Bulqizë-Peshkopi, e
cila shfrytëzohet sot, me gjatë 183 km,
e shkatërruar plotësisht nga Miloti në
Peshkopi.
Më 4 janar të vitit 1996, një grup
intelektualësh në shoqatën “Nisma Dibrane”,
me kryetar zotin Iliaz Kaca, me
njëletër me 46 firma iu drejtuan Presidentit
të Republikës, zotit Sali Berisha,
Kryeministrit Aleksandër Meksit, ministrit
të Mbrojtjes Safet Zhulali, deputetëve
të Dibrës, prefektit, Institutit të
Studimeve e Projektimeve, forcave politike
në rreth, me të cilin sensibilizohen
domosdoshmërinë dhe avantazhet e
gjithanshme të ndërtimit me parametra
modernë të Rrugës së Arbrit.
Kjo letër e parë bëri shumë përshtypje
në opinion, shkroi shtypi, u bë
objekt i radios dhe televizionit.
Më 14 tetor 1996, Këshilli i Ministrave
vendosi të ngrihet grupi i punës
për studimin e rrugës, por një e tillë nuk
u realizua, për shkak të rrjedhjes që
morën ngjarjet, të cilat tashmë dihen.
Kërkesat e shoqatës “Nisma Dibrane”,
por dhe të organeve të qeverisjes
vendore të të dyja niveleve, të deputetëe,
të institucionit të prefektit, vazhduan
në vijimësi deri në vitin 2003, kur
qeveria u bind për nevojën e ndërtimit të
kësaj rruge dhe akordoi fondin prej 11
milionë lekësh për studimin e fizibiletit.
Sensibilizim i opinionit është bërë
me takime të mirorganizuara brenda
dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në nëntor
të vitit 2003, ky studim u përfundua
nga studio “ITP-INFRA TRANS Projekt
LTD” me drejtor dr. Faruk
Kaba, kryetar i grupit të studimit.
Sipas studimit, varianti
më i leverdisshëm doli ai, sipas
aksit të Rrugës së vjetër
të Arbrit (varianti i dytë nga tri
variante të studiuara), që fillon
në Tiranë – Ura e Brarit –
Shupal – Murrizë (tunel) – Guri
i Bardhë (tunel) Ura e Vashës
– Qafë e Buallit (tunel) – Bulqizë
– Shupenzë – Gjoricë
(kufi) e barabartë me 72,6 km.
Raporti paraprak teknik i
këtij studimi është shtjelluar
më 12 tetor 2003, në
ngazetën “Korrieri” dhe sqarime
të hollësishme jep profesor,
doktor Bashkim Lleshi në
një shkrim të gazetës “Dibra”,
nr. 68, të muajit prill 2004.
Kjo rrugë e ka aksin e
saj, ka resurset e veta ndërtuese,
është zgjedhur para
shumë shekujsh nga vetë populli
dhe ndoshta ka ardhur
koha t’i shërbejë këtij populli,
tanimë e ndërtuar me parametra
evropianë e modernë.
ARGUMENTE:
Natyrisht që studimi i fizibilitetit
ka përcaktuar përparësinë
e ndërtimit të kësaj
rruge, por më lejoni të parashtroj
disa prej mendimeve të
thithura nga specialistë dibranë,
organet e qeverisjes
vendore dhe nga shoqata “Nisma
Dibrane”. Ndërtimi i kësaj
rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme
ekonomike, kulturore
e kombëtare për Qarkun
e Dibrës dhe më tej i hapet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 6:07 am

ARGUMENTE:
Natyrisht që studimi i fizibilitetit
ka përcaktuar përparësinë
e ndërtimit të kësaj
rruge, por më lejoni të parashtroj
disa prej mendimeve të
thithura nga specialistë dibranë,
organet e qeverisjes
vendore dhe nga shoqata “Nisma
Dibrane”. Ndërtimi i kësaj
rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme
ekonomike, kulturore
e kombëtare për Qarkun
e Dibrës dhe më tej i hapet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 6:07 am

drita jeshile për integrim mbarëkombëtar
dhe prosperitetit të gjithanshëm.
Ndërtimi i kësaj rruge do ta nxirrte
Dibrën nga izolimi i sotëm e konsiderimi
si “një xhep” anësor i Shqipërisë.
Ndërtimi i kësaj rruge u shërben
qyteteve apo rretheve: Bulqizë, Dibër,
Mat, Durrës, Elbasan, Kavajë, Krujë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 6:08 am

Kurbin, Lezhë, Librazhd, Mirditë, Shkodër,
Tiranë me një popullsi rreth 1
milion e 750 mijë banorë brenda republikës
së Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni,
Turqi, Bullgari, Rumani etj. Vetëm
në Qarkun e Dibrës (Dibër, Bulqizë e
Mat) përfitojnë rreth 200 mijë banorë,
rreth 400 mijë mshqiptarë në Maqedoninë
Perëndimore, përfiton
i gjithë Ballkani Qëndror.
Ndërtimi i kësaj rruge
“i heq nga shpina” Dibrës
83 km rrugë të tepërt, të
cilën e ka pasur “barrë” për
mbi 50 vjet. Qytetet Burrel
e Bulqizë kthehen në
lagje të Tiranës, me largësi
nga qendra e saj respektivisht
52 dhe 51 km (nga
98 km dhe 131 km që janë
sot), largësia Peshkopi –
Tiranë mbetet vetëm 100
km, Dibra e Madhe mbetet
larg Tiranës vetëm 83
km nga 162 që është sot,
Gostivari 141 km, nga 228
km që është sot apo 242
km që duhet të bëjë nga
Qafë-Thana.
Me ndërtimin e kësaj
rruge, shteti shqiptar vihet
në zotërim të plotë të luginës
së Drinit të Zi, lugina
më e madhe dhe e rëndësishme
e Shqipërisë Qëndrore,
ku janë të përqëndruara
resurse të mëdha
kromi (300 milion ton)
mermeri, gipsi, ujërat termale
etj.
Rrit shkëmbimin
ekonomik e kulturor,
qarkullimin e njerëzve, shkëmbimin
e mallrave brenda
dhe jashtë vendit.
Dibra afrohet me Tiranën
e gjithë Shqipërisë,
lëvizja drejt kryeqytetit nuk është më
një tmerr ekonomik e shëndetësor (12
orë udhëtim vajtje-ardhje për në Tiranë
me furgon në rrugën ekzistuese jashtë
çdo lloj standarti, sëmurin dhe njeriun e
shëndoshë), kursehet koha dhe ulet
vlera e biletës së udhëtimit, mirëmbahen
automjetet, konsumohen goma dhe
karburant, gjëra të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti
në nivelin ekonomik të të
gjitha shtresave të popullsisë, edhe të
atyre që kanë mundësi të lëvizin me
mjetet e veta dhe të atyre që janë të
detyruara ekonomikisht të lëvizin drejt
Tiranës me mjete taksi.
Ndikimi pozitiv në zhvillimin e biznesit
është në përmasa të pallogaritshme.
Ndërtimi i kësaj rruge do të ndalojë
migrimin e pakontrolluar të pamotivuar
e të pavend të qytetarëve dibranë,
bulqizakë e matjanë, drejt qyteteve të
tjera. Është faktor i rëndësiëshëm për
rritjen e investimeve të huaja e të
brendëshme, si dhe për zhvillimin e turizmit,
për të cilin resurset në Qarkun e
Dibrës janë të mrekullueshme. Me
ndërtimin e kësaj rruge, Dibra nuk
zvarritet më drejt progresit, por e ardhmja
fluturon vetë drejt saj. Koha e përllogaritur
e mbulimit të shpenzimeve për
këtë rrugë është shumë e shkurtër.
Nisur nga këto arsye e të tjera,
Organi Këshillues i Prefektit, në
mbledhjen e muajit dhjetor 2005, rekomandoi
për prefektin si prioritet të parë
për Qarkun e Dibrës: Ndërtimin e
Rrugës së Arbrit dhe unë i bindur për
domosdoshmërinë e ndërtimit të kësaj
rruge, me shkresë të veçantë argumentuese
e kam përcjellë këtë rekomandim
në Këshillin e Ministritë përkatëse, duke
e renditur në vendin e parë të prioriteteve,
gjithashtu u jam drejtuar 14 deputetëve
që kanë lidhje me Dibrën për
të bërë lobingun e tyre, në dobi të
ndërtimit të kësaj rruge. Kam ftuar qeverinë
shqiptare të kosniderojmë mundësinë
e fillimit të punës në këtë projekt të
madh e shpëtimtar për rajonin, për të
realizuar një ëndërr për këtë popull me
probleme të shumta ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Një e vërtetë mes shumë të vërtetash   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 6:10 am

“Rruga e Arbërit” nuk është tani vetëm një titull gazete. Ky emër është
shumë herë më shumë se kaq. Kjo rrugë tani është kthyer në një personifikim të
së ardhmes, që gjithsecili prej nesh mundohet të ndërtojë. Por sot, pas 10 vjetësh,
ka shumë ndryshim ky emër në mendimin tonë, në krahasim me atë të para 10
viteve, 1995.
Më 8 tetor të vitit 1995, gazetari i radio Tiranës për Dibrën hyn në dhomën e
regjistrimit të lajmeve dhe fillon të regjistrojë një kronikë. Kryeredaktores së
atëhershme të lajmeve në këtë radio, Zamira Kolecit, i bën shumë përshtypje
termi i përdorur në kronikë: “Rruga e Arbërit”. - Çështë kjo rrugë - pyeti gazetarin,
nga frika se mos po bëhej ndonjë “lajm i keq” me këtë kronikë. Dhe gazetari
u përgjigj: Nga Sheshi Skënderbej dalin 4 rrugë kryesore: E para quhet Rruga e
Elbasanit dhe të çon në Elbasan, e dytë quhet Rruga e Kavajës dhe të çon në
Kavajë, e treta quhet Rruga e Durrësit dhe të çon në Durrës, ndërsa e katërta
quhet Rruga e Dibrës dhe të çon ... te “Shkolla Skenderbej”. Zamira Koleci e
miratoi kronikën dhe madje u bë një mbështetëse e fortë e kësaj ideje. Ajo u
transmetua në emisionin qendror të lajmeve dhe një ditë më vonë në gjitha
edicionet e lajmeve. 24 orë më vonë autori i këtyre rreshtave botoi një nga
shkrimet e tij të para në median e shkruar, gazetën “Albania”. Brenda javës
gazeta “Flaka” në Shkup botoi një shkrim për këtë problem. Gazetarë të saj
zbritën në Peshkopi të kërkonin informacione më të hollësishme, por nga zyrat
e zyrtarëve nuk kishte asnjë të tillë. I vetmi burim informacioni ishte korrespondenti
i Radio Tiranës për Dibrën. Ky quhej Hysen Uka.
Ky gazetar, atë kohë takoi shumë personalitete dibrane dhe jo dibrane, që
kishin të bënin drejtëpërdrejtë ose tërthorazi me Rrugën e Arbërit. Ua paraqiste
problemin atyre dhe kërkonte bashkëpunim se si mund të bëhej e mundur sensibilizimi
i opinionit dhe Qeverisë për këtë problem. Kishte njerëz që bëheshin
optimistë për këtë, dhe kishte të tjerë, një pjesë prej tyre edhe me ndikim në
politikë dhe qeverisje, që ishin pesimistë, për të mos thënë e pamundur. Por një
herë tjetër do t’i lëmë pengestarët. Këtë radhë po përmendim vetëm ndihmëtarët.
E natyrisht, të parët vijnë nga mediat.
Aqif Ademi shkroi një skenar për një dokumentar për këtë punë, por përpjekjet
për të gjetur një financim nuk bënë të mundur hartimin e këtij dokumentari.
Të tjerë mbështetës të kësaj ideje fillestare të Hysen Ukës u bënë Ali Hoxha,
Lavderim Shehu, Hamit Xhaferi, Islam Cani, Defrim Methasani, Neki Iskurti dhe
shumë të tjerë, të cilët i kanë të shkruar kontributet e tyre qytetare në historikun
e një shoqate që do të merrte udhë në vitin 1998.
Këto përpjekje minimale bënë të mundur që në një mbledhje të Qeverisë
“Meksi” të miratohej një plan, ku Rruga e Arbërit ishte një nga 5 rrugët kryesore
që Qeveria mendoi të bënte studimin e fizibilitetit. Ndoshta ky vendim ishte fryt i
një ndikimi të ish -Ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali, i cili ishte njëri që e përkrahu
këtë ide që erdhi nga media.
Por, ndërsa nga media qarkullonte si ide zhvillimi, organet zyrtare kishin
dijeni më shumë për këtë problem. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve
ishin shumë optimistë për ndërtimin e saj. Dy specialistë të projektimit e ndërtimit
të rrugëve, dibranët Faruk Kaba e Bashkim Lleshi, ishin ndihmëtarët më
të mirë të Rrugës së Arbërit.
Përpjekjet për të sensibilizuar Qeverinë vazhduan, por Ali Hoxha dhe një
ndihmë shumë të vyer. Në Peshkopi, na tha ai, është një arkeolog shumë i njohur,
i cili duhet të ketë njohuri patjetër për këtë rrugë. Ky quhej Iljaz Kaca, i cili ka
dhënë padyshim një ndihmesë shumë të vyer për këtë problem. Iljaz Kaca dhe
Hysen Uka bënë të mundur që bashkë me 60 qytetarë dibranë të themelonin
shoqatën “Nisma Dibrane” në vitin 1998, duke nisur kështu një institucionalizim
të këtij procesi, që padyshim i ka dhënë kësaj rruge nisma të reja, të parën,
bindjen se sot nuk ka asgjë që pengon integrimin e Dibrës.
Ajo që më bëri të shkruaj këto rreshta është padyshim një e vërtetë që
duhet thënë. Duhet thënë, pasi Rruga e Arbërit do të ndërtohet mbi kollona të
forta, të qëndrueshme, pasi ajo rrugë do ta bëjë Dibrën kryeqendër të Shqipërisë.
Sepse kështu është. Por që të ndërtohet e fortë duhen njohur, padyshim meritat
e qytetarëve të saj. Duhen njohur ideatorët fillestarë dhe ata që nënshkruan
letrën e 1998-ës drejtuar gjithë institucioneve shqiptare, duhen njohur 65
firmëtarët e Shoqatës “Nisma Dibrane”, emrat e të cilëve padyshim do ti botojmë
numrat e ardhshëm. Jo vetëm të tyre, por edhe të atyre jodibranëve, të cilët
kanë kontribuar shumë që “Rruga e Arbërit” të bëhej e njohur botërisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyWed Jun 11, 2008 12:37 pm

Biligo

te falemenderoj per gjithe mundin te sjellish ne teme gjithe kete matial per lexusit FLM.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" EmptyTue Jul 29, 2008 2:19 pm

Rruga e Arbërit shkurton 100 km midis Tiranës dhe Shkupit

Tiranë, 29 korrik - Ndërtimi i rrugës së Arbërit pritet të shkurtojë distancën aktuale mes Tiranës dhe Shkupit me rreth 100 km, ndaj dhe do të procedohet me të gjithë shpejtësinë e mundshme për ndërtimin e kësaj arterie kryesore. Lidhur me këtë, ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Olldashi tha se deri tani janë instruktuar studiot projektuese që të zgjedhin alternativën më të shkurtër të Rrugës së Arbërit, pavarësisht kostove financiare që mund të jenë më të larta. Sipas Olldashit, tre lotet kanë ecuri të mirë. "Nga Bulqiza deri në Gurin e Bardhë projekti është tenderuar vitin që kaloi dhe presim përfundimin e tij shumë shpejt, ndërsa dy lotet e tjera nga Guri i Bardhë deri në Qafë Murriza dhe nga Qafë Murriza deri në Tiranë, janë në procedura tenderimi", vlerësoi ai. Ai theksoi se, për secilin lot do të aplikohet e njëjta procedurë. "Me të mbaruar projekti, do të çertifikohet nga drejtoria teknike për parametrat e tij, më pas do të tenderohet në mënyrë që me këtë rrugë të ecet sa më shpejt, pasi konsiderohet një arterie e rëndësishme për zhvillimin jo vetëm të infrastrukturës së vendit dhe lidhjen e transportit me zonat veriore të Shqipërisë, por edhe me Maqedoninë", tha ministri Olldashi. Rruga e Arbërit cilësohet si e dyta për vlerat e ekonomike pas rrugës Kukës Morinë. Ndërtimi i Rrugës së Arbërit shkurton në mënyrë të ndjeshme rrugën e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin. Rruga e Dibrës, e quajtur Rruga e Arbërit, është e gjatë 75 kilometra. Sipas projektit, rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore edhe se ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500 2000 metra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





Rruga e "Arberit" Empty
MesazhTitulli: Re: Rruga e "Arberit"   Rruga e "Arberit" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rruga e "Arberit"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perse rruga Durres-Nish dhe jo rruga e Arberit?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: