Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008 Empty
MesazhTitulli: MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008   MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008 EmptySat Nov 08, 2008 5:20 pm

MBAHET FESTIVALI I TRETË “ZËRI I ALFABETIT- 2008”
Manastir, më 8 Nëntor 2008.
Siç na njoftoi Drejtori i Shoqatës Qytetare “Estrada” dhe
Organizatori i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir, z. Habib
Rushani, në kuadër të shënimit jubilar të 100- Vjetorit të Kongresit të
Alfabetit, në Manastir do të mbahen një varg manifestimesh kulturore,
duke filluar që nga data 14 e deri më 22 Nëntor të këtij viti.
Ndër manifestimet e shumta që do ta shënojnë këtë ngjarje të madhe
historike të kulturës sonë kombëtare , më datën 15 Nëntor 2008, duke
filluar nga ora 19.00, do të mbahet Festivali i Tretë i Muzikës
Popullore me dimensione mbarëkombëtare “Zëri i Alfabetit -2008” , në
Pallatin e Kulturës në Manastir.
Në këtë Festival, do të prezantohen 15 këngëtarë profesional dhe 3 shoqëri kulturore artistike nga trojet e ndryshme shqiptare.
Nga emrat pjesëmarrës, të cilët na i dha organizatori i këtij
Festivali, janë:Demir Krasniqi, përfaqësues nga Kosova, i cili do të
prezantohet me këngën e tij:”Kurrë nuk shuhet Manastiri”, që i
kushtohet 100- Vjetorit të Kongresit të Alabetit të Manastirit. Po
ashtu nga Kosova, do të prezantohet edhe këngëtarja Vjollca Buçaj .
Pastaj , do të prezantohet këngëtarët: Habib Rushani nga Manastiri ,
me këngën “Manastiri sot feston”, Nebi Halili nga Gostivari, Dervish
Dervishi nga Kërçova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, SHKA “Burimet e
Sharrit” nga Tetova, SHKA ”Drita” nga Livadhija e Strugës, SHKA
“Bashkimi” nga Manastiri , si dhe disa këngëtarë tjerë.
Festivali i Tretë “Zëri i Alfabetit – 2008”, do të hapet me një referat
të përgatitur nga historiani manastiras , Prof. Dr. Reshat Nexhipi.
Gjilan, më 08 Nëntor 2008. Demir KRASNIQIMBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008 U1_dervish_shaqa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» PO intereson mendimi i juaj!
» Zeri më i ri në zvicër, shqiptarja Elina Duni
» Kusturica largohet nga festivali i filmit në Antalia
» PREJARDHJA E ALFABETIT LATIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: