Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:41 pm

JANI DEDΕ







Përulem

para vendlindjes POEZI

«Υποκλίνομαι στη Γενέτηρά μου»

Λαϊκες ενθυμήσεις
Εκδοτικός Οίκος Marin Barleti, 2009



ΤΙΡΑΝΑ
“Marin Barleti, 2009





“I kneel Before my birthplace” POEMS
“Marin Barleti»2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:42 pm

Kur kërkon të futesh deri në poret më të ngrohta….



Largimi është i dhimbshëm, por ka dhe rolin e vet tejet ngacmues… Κur je i detyruar të largohesh nga një vend, nga një dashurim, nga një lidhësi, fillon të lëvizë gjallishëm ndjenja e mosshkëputjes, e tregimit konkret të nivelit mallësor, e fenomenit psikologjik… Një stacionim i tillë tejet ngacmues dhe shpërthyes është ai i largimit nga vendi “ku të ka rënurë koka” dhe që ndjenjësia çajupiane i ka dhënë me penelata të mprehta dhe si rrjedhojë e kësaj “fortune ndjenjësore” njerëzit, edhe sikur ndjenjat t’i kenë të “kyçura”, ato gjejnë rrugën e daljes, rrugën shpërthyese, duke tentuar për këtë qëllim me të gjitha trajtat dhe mënyrat. Zagoriti, pavarësisht se ku ka shkuar, kur është larguar nga vendlindja, i detyruar nga kushtet apo për arritur një jetesë më të mirë, përsëri është kthyer në vendlindje më i qeshur se më parë, më i kujdesur për vatrën, për gjënë dhe për gjithçka… I tillë është dhe autori i këtij vëllimthi modest, i cili “zbraz” ndjenjën e tij, por ai tejkalon parashikimin, duke lajmotivuar: “Përulem para teje vendlindja ime”… . Është një lajmotiv që flet shumë, që shpreh shumë, që ndien shumë nga dy kahjet, nga kahja mendore dhe ndjenjësore, por edhe nga kahja vendlindore, e cila portretizohet fuqishëm, çuditësohet dhe transformohet në një qenie njerëzore, të cilës i aliteracionohet… .Vërehen epitetizimi, metafora, mjetet stilistike shprehëse të vetat dhe të nivelit të tij, që e bëjnë të frymëmarrë vendlindjen dhe ta ngrenë atë deri në Perëndi, të cilës i falen, i luten, i përulen pa vështirësi dhe duke flakur atë egon karakteristike që vihet re, kur përballen me pronorët e tjerë të jetës… përulje, deri sa e konsiderojnë vendlindjen, si një shenjtëri, si një Perëndi bekuese dhe mjekuese shpirtërore. Në këtë “stivim“ interesant ” njerëzit edhe gazmohen, edhe ngushëllohen, edhe freskojnë kujtesën dhe marrin energjinë e pashteruar për rinisje të reja… Natyrisht në këtë vendlindje janë trojet, janë shtëpizat, janë gazmimet, por edhe hidhërimet, lirikat, është vetë jeta, para jeta dhe pasjeta… Mbi këto troje në një vend statujor janë ngritur shtëpitë e postmortiumeve ( e pasjetës) e altarit nderues, ….

Vendlindja shihet me shikim idhullor, me shikim të pangopur që thërret gjithë kujtesën, një zbulesë e fshehtë që shpaloset ëmbël dhe që të krenon me gjithë “relievin“ e saj tokësor dhe ndjenjësor… Dhe njeriu, e sidomos atij, që i këndon shpirti kërkon të futet deri në poret e saj të ngrohta.



Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S



Gjirokastër, Maj 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:42 pm

1. Shpresa jonë tashmë e gatuar







Ç‘janë dy zogj që fluturojnë,

lart në qiell pa mbarim,

larg nga Strasburgu bien

lajmin më të mirë.



Kaq vite u përpoqëm,

kaq vite plot merak,

po e afrojmë afër Evropën,

tashmë ndjehemi brenda saj…



4 Prill 2009



2. Ç’ke moj që s’i flet bilbilit?



Do të flas me gjuhën e nënës,

kështu do ta ngrë mal këngën,

O moj manushaqe e prillit,

ç’ke moj që s’i flet bilbilit?



Në parmak të penxheresë,

do të vij herët në mëngjes.

dy fjalë do t’i them për besë:

“Do të të dua deri sa të vdes…”.

O moj manushaqe e prillit,

ç’ke moj që s’i flet bilbilit?





Mano je, Mano të thonë,

ngrihe kokën ti, moj zonjë,

se kështu do ta ngrësh këngën,

t’i këndojmë babait dhe nënës…

O moj manushaqe e prillit,

ç’ke moj që s’i flet bilbilit?



Je e bukur lozonjare,

mendjen ma ke hequr fare,

prandaj nisa që të shkruaj,

që në jetë më të mos vuaj…



O moj manushaqe e prillit,

Me zëëmbël i flet bilbilit…

3. Flake tutje xhelozinë

Këshillim moral

1.

M’i ka dhënë perëndia

të mbaj të drejtat e mia, …

Jam i drejtë dhe fisnik,

s’e bëj tjetrin kurrë “armik”.

2.

Ç‘ka që gumzhin shtëpia,

kanë nisur hallet e mia,

jam i drejtë, përparimtar,

punëve u vë karar…

3.

Se aq vrima sa ka muri,

po aq halle ka dhe burri,

thuaj atyre që s’kuptojnë

jetën të mos e ngatërojnë…

4.

Jam pelivan dhe nuk kam brirë,

por të gjithë prapa më shfryjnë, …

Fol më mirë për mirësitë,

leri mënjanë prapësitë…

6.

O pelivan, të keqen unë,

dil pak jashtë se kam punë,…

Mbaj mirë gruan dhe fëmijët,

se do të ligështohen sytë…

7.

I tillë jam dhe i tillë do të mbetem,

s’m’i qan njeri hallet dhe dertet,

në gjumë bie dhe fillon ëndrra,

Gruan dhe fëmijët brenda…

8.

O pelivan, pelivan me halle,

je “për lopë dhe cangadhe”,

se ke një grua manare,

po s’e mbajte, të iku fare…

9.

Gruaja ankohet shumë,

se ka një burrë për lumë,

s’ka ditë të mos hajë drunë

nga e hëna në të shtunë…

10.

Më le të të jap porosinë :

Gruan ta mbash te gjiri,

flake tutje xhelozinë,

se me të s’të zë viti…



Lirizëm i shkurtër që të trondit shpirtin







4.* Si hëna që del në male



Mos më gënje,

mos më mashtro,

të dua ashtu siç je….

Ndaj e freskët, jeto…

Je e bukur,

lozonjare,

si hëna që del

në male….





5* Deri sa të ndërroj jetë



Mos harro se unë të dua,

mos më lerë kështu të vuaj…

Jam i yti për jetë,

deri sa të ndërroj jetë.

Mos harro, se unë të dua

s’dua që ti të më vuash….

Ndonëse jam në vend të huaj

S’le ditë pa të përfytyruar…





6* Vargje lule të të dhuroj,



S’jam poet e shkrimtar,

s’jam as vajtocë që të qaj;

jam një burrë me logjikë

që çdo gjëje i vë pikë….

Prandaj nisa të këndoj,

vargje lule të të dhuroj, …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:42 pm

7*. Një mundim, të lutem



Eh, kjo zemra që qan,

kërkon ngushëllim,…

Merr mundim,

një fjalë më thuaj,

që zemra ime

të mos vuaj…





8* * * Aludim për paranë dhe Njeriun



Dëshirat, ëndrrat e mëdha ,

mos i vlerëso me para,

se paraja shkon dhe vjen,

por njeriun nuk e gjen…





9.* * * S’do ta njohësh kurrë vajtimin



Thuamë puna ka mbaruar,

të mos e ndiej veten të huaj…

Para teje unë sjell betimin,

kurrë s’do njohësh vajtimin…



10. O dashuria që më trete



* * *

Sytë më ngelen të menduar,

Më shkruaj dy fjalë, më shkruaj,

shkrimin e bukur ta mbaj kujtim,

je lule e vërtetë, o “Zoti im”!…



Gjithë ditën më del në dritare

dhe ma bën me isharete,

për ty jam çmendur fare,

ο dashuria që më trete!



Fantazoj e rroj me shpresë,

E di se një ditë do të vdes,

Je një lule aromëmirë,

aromën ta ndiej përditë….



Je bekuar nga Perënditë…





Pas këtyre fjalëzave të mia

le të na bekojë Perëndia,

…Me nder kemi për të jetuar,

Ne të dy të dashuruar.



11. Buzët do t’i jap vetë…



Mbi Topovë dola qëndrova,

rishtas më kaloi belholla,

me sy unë e shoqërova

dhe ajo më shoqëroi

gjer te burimi më ftoi…

“Lermë, o djalë, lermë të qetë,

se buzët do të t’i jap vetë…”



“Moj vajzë, e bija e çobanit,

kur më del përpara stanit

me lule fundi i fustanit,…

Je një yll i vërtetë,

ndaj do të të marr për jetë…

Jeta do të më zbukurohet

Lum kush me “ty “ martohet!…”





12. Më mbajti në jetë shpresa



Hedh ca radhë për veten time,

lerë e rritur në mjerime,

rritur me vuajtje e helmime…



S’na e vinte njeri veshin,

se ishin zbathur e zhveshur…

Se ishim të pangrënë

pa diell e hënë ngrënë…



Të paktët kishin paranë,

Eh, moj ti fjala e urtë:

Ai që merr kalanë…

Ne të tjerët tërhequr branë…

Në shkollë isha i pari,

por ç’e do s’fitova i vrari,

dhe kur erdhi përfundimi ,

s’ më buzëqeshi shkollimi…



Më shkoi jeta me përralla,

ca të zeza, ca të bardha,

veshur si nuselala…



Më mbajti në jetë shpresa,

dhe besimi te Perëndia,

Kështu po më kalon jeta

te të tjerët urimet e mia…







13. Zemër e shpirt

janë ndezur,



Ajo bjonde dhe lastore,

e bardhë si topëz bore,…

Sa e këndshme dhe bujare,

kjo Donika kryedibrane…

Sa e pashë më ndriti syri,

thashë : «Ky stacion është imi!»

Kτheu kokën, më vështroi

zemra ime gufoi…

Dy pika lot i rrodhën nga syri

para saj qëndronte trimi….

U ndez zemra, u ndez shpirti,

Hëna e puthi Yllin…

Zemër e shpirt janë ndezur,

nga dibrania selvihedhur…



Në veri të Shqipërisë ,

I thura vargje dashurisë.











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:43 pm



14. Ujët rrjedh si kristali,

lidhet zemra me oqeanin...





Në shtëpinë buzë përroit,

gumzhin gryka e Viroit,

Ujët që rrjedh si kristali,

lidhje ka me oqeanin!...

“Oh, ç’perlë e vërtetë!“ -

e thonë vajzat dhe djemtë...

Atje lind shkrepëtimë e syrit,

puthet hëna me yllin, ...

Lind papritmas dashuria,

shpërthen gonxhet lulësia...

Qielli i kaltër me merak,

shkel syrin fap e fap,...

Këtu hidhet vallja,

shkrepëtin kënga,

çbukuri jashtë,

ç’bukuri brenda,

ashtu si e kërkon zemra!...

Ujët rrjedh si kristali,

lidhet zemra me oqeanin...













































15. Ndjenjëpastra për trëndafilin

kushtuar P.Y

Nuse-vajzë vetullkurorë,

ç’ke që s’më flet me gojë?

Je e vockël, dropullite,

unë t’u afrova, ti më ike.

Kjo zemra që po të flet,

të do prandaj: “Shëndet!”

Kurorë pranvere në kokë,

mbi të ranë tri pika lot, …

Për ty flet sinqeriteti,

ndaj fillova të shkruaj,

për ato kaçurrelat e tua,

për sytë e tu jeshil,
Jetën do ta bëj trëndafil,…
Zemra m’u drithërua
nga arkitekturat e tua…
Je e bukur, moj dropullite,
ke zërin e bilbilit,
gojën kuti e floririt,
qerpikët urë e harkuar,
mesin aq të holluar,
të kam brenda në kraharuar…


Ndjenja që lëviz çudit syrin…

U takua yllesha me yllin…

Nga mbiu kështu dashuria?…

Sa shpejt u rritka “Selvia”!











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:43 pm

16. O Ëngjëjt e rrallë….

Dy ndjenjëza për ju do të hedh
në letër,
ilaç për shpirtin tim në botën
tjetër:
Dy yje nga qielli m’u shkëputën
dhe ranë,
Flutura Elsa dhe pëllumbi
Miklovan…
(Sa vite kaluan dhe nga jeta s’na
u ndanë!)
Ëndrra kundroj sikur i kam
pranë…
Trupi më dridhet, zemra
më qan,
tufa me lule u çoj
pranë.
Kujtimi juaj në mermer
gjallë…
O shpirtrat e babit, o Ëngjëjt
e rrallë!

Shpirti u qesh
me mamanë,
Motrat lozin, kënaqen me motrën
dhe vëllanë…
Qiellit lodron ëndrra
e bardhë…








































17. MOLLA E “GOLLSUORTHIT”



Një mollë lulet përnjëherësh

shpërtheu…

Dimri u largua me stuhi

dhe vetëtima,

Ndriti dielli qielli me ngjyrë

kaltërore hapësirën

ngjeu…

U ndriti syri luleve

porsi drita…





Aroma e mbushi kraharorin,

shtëpinë,

Limfa në “trung”

po lëvrin,

Tri nuse molle po stolis

Shtëpia,

Mbi fytyra njerëzish prehet

harmonia…

Ja Aleksandra hedh

hap molle,

Varvara ngjan

me shtojzovalle,

Frosina më e vogla

fare….

Sa bukur i shkojnë

ato naze!





Lulëzon jeta si molla,

në shpirtin tim prehet lumturia,…

Ku ka pasuri më të madhe

se tre vajzat e mia.

























18. Ah, sikur!...

Ah, sikur të isha i ri,
lule më lule do të shëtisja,


kuvli më kuvli,

botën do të sodisja

me këta sytë e mi….
Ah, moj botë e ngatërruar,
syrin ma ke vagëlluar,…


Nuk shoh larg si më parë,

shpirti im ka marrë plagë.

Janë plagë që s’t’i heq kush,

Zemra më është ndezur prush.
Ah, ajo dashuri e shkuar!
Ku është futur, që ta puth…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:44 pm

19. Nëpër lastare vetullholla



S’jam më i ri,

jam mesoburë

ndjenjat nuk shuhen kurrë;

kushdo që e ka provuar

me mua është dashuruar.

Kopshte e livadhe kam bredhur,
jam shtrirë e përkëdhelur.
Aromë lulesh kudo mora,
nëpër lastare vetullholla.
Kështu e thura unë këngën
Ditën me diellin,
natën me hënën…


Dielli sa herë del

me buzëqeshje më mbështjell…














































20. Ti pse s’lëshon këngë?

Për ty, e dashur,
do të shkruaj gjithë jetën…
Qiellin do bëj letër
ujin e detit do ta kthej
në bojë patjetër…
të rrëfej të vërtetën…
E bukur je,
mos më bëj të vuaj,
Tani pse s’më hedh sytë,
Pse më quan të huaj?……
Me ëmbëlsi pres
të më tregosh vendë,
të kam pritur shumë,
ti pse s’lëshon këngë?
Mos vallë ke tjetër
dhe u dashurove
në duar të të mbaja desha…
Por iku vera , po vjen vjeshta…






















21. O moj brune lozonjare,…


O moj brune lozonjare,
zemërbardhë dhe bujare,
je si “kobra” afrikane,
valle hedh nëpër livadhe.

Je e hidhur, nazemadhe,
qerpik, vetullaharkuar,
e bukura e “zëmëruar”.

Sytë e zinj të ullirit,
goja kuti e floririt,
ia gënjen mendjen më të mirit.

Buza jote, trëndafil me vesë,
të puth një herë, pa le të vdes…

Je e bukur, moj gjirokastrite,
t’u afrova, por më ike,…
Prandaj nisa të vuaj,
me ty jam i dashuruar.

Jam eshkë që ndez strrallin,
burim që rrjedh prej malit,
që shuan flakën e mallit.

O moj brune lozonjare,
sjellja jote punë e madhe,
seç më ngjan si shtojzovalle,
hopa- hopa nëpër livadhe…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:44 pm



I I







1. Të jep frymë, të mban gjallë…





O moj Zagoria trime,

ç’pate që ngele jetime…

Ke lënë mbresa

dhe kujtime…

Tek ty u linda,

u rrita,

zjarr e këngë

kisha përdita…

Ti je një krahinë

e madhe,

me burime

dhe livadhe..

Mbi kokën tënde

krenare

qëndrojnë pyjet

dhe malet.

Ti ke Dhëmbelin

Përballë,

të jep frymë,

të mban gjallë…



















Vargje kurorë për vendlindjen time









2.Kurora e parë e luleve





Zagori, të dua shumë,

më rrite që fëmijë,

si nëna që rrit një bir,

plot me mall e me dëshirë.



Përmes teje rrjedh një lumë,

malet si kala të rrinë,

në ato vende aq të bukura

rrit bar dhe trëndelinë.



Ke qenë çerdhe bilbilash,

je dhe do të mbetesh e tillë,

sorkadhe përmbi shkëmbinj,

linde bij shumë të mirë…



3. Kurora e dytë e luleve



Për Çajupin ke kënduar këngë

për atë Poet - Diturinë

Shkronjtori i mëmëdheut,

Dritë e bëri Zagorinë.



Sa pena sot shkruajnë,

e nderojnë Poet Çajupin,

Lart e ngrënë krenarinë

Poetmadhin, poet bukurin…





Të përulemi poeti ynë,

i përjetshmi lapidar,…

S’je i vdekur, je i gjallë

Lule jete ke mbi varr.









4. Kurora e tretë e luleve



Si thëllëza nëpër male,

janë vajzat luanesha,

Djemtë ngjajnë si sorkedhë,

ndrit rrezja nëpër shkrepa.





Dhëmbeli si shkëndi ndritet,

ç ika-çika nxjerr stërralli,

nga perënditë varen burimet,

vetëtimë uji nga mali





4. Kurora e katërt e luleve



Zagori, mal me shqiponja,

s’harrohen shamizezat e tua.

Ato male, sipër reve,

s’i trembi bora as lufta.





Krahina në ato gryka,

vjen himn nga historia,

Nuk e trëmbi, jo kurrë lufta

ndriti trimi, trimëria…



5. Kurora e pestë e luleve



Zagori ballëergjendë,

Nur’i mirë të ka rënë,

Edhe kur s’janë djemtë,

Ti, çuditërisht, lëshon rrënjë!



Rrojnë me ëndrra të moshuarit,

nga gëzimi, nga fëmija,

flasin me nipër e mbesa,

me ndriçim u mbushet shtëpia!





















6. Kurora e gjashtë e luleve





O Zagoria shtatëlartë,

ty dhe lumi t’u ndez flakë,

bijtë ikën maleve me borë,

vështirë të kthehen prapë.



Në ato ditë Zagorie,

djemtë nuk bënë gjumë,

kur shkuan emigrantë

u lëshuan si fortune.



Ti moj Zagoria ime ,

plot me erë dhe trëndelinë,

o sa lart ti zhurmoje,

sot prapë s’e pranon qetësinë.



O moj Zagori e bardhë.

s’i the dot kurbetit: “ Ndal!...”



Ti kaq herë u ligështove,

nga djemtë e ikur larg…



Për ty o Zagoria ime,

ku më lindi nëna,

sot më qajnë sytë,

m’u helmua zemra.





Ah, këta bijtë e tu, moj nënë,

ngjajnë porsi bletë punëtore.

Ikën , ikin venë kaq larg,

por kthehen në zonjtore,…



Dhe kosherja, Zagoria ime,

Do të mbushet plot me mjaltë!





















7. Kurora e shtatë e luleve





Këto janë vargjet e zemrës,

shkruar në aromë të trëndelinës,

shkruar me majë pendës,

me aromëm e së mirës…





Të përulëm, vendlindja ime,

dhe e ndjej në deje krenarinë,

Stolisem në mendje dhe në kokë,

me kurorën_lule dafinë…



8. Kurora e tetë e luleve



O tingujt e këmborës -o,

sa dua të mbledh lulet - o,

në Bucelth të bukur-o,

në erën e Shenepremtes- o

dhe manushaqen e Prillit-o

dhe të hedh një valle zagorite

të më vijnë zakonet në vite.





Dua të njom buzën

në burim të borës,

Zagori e dashur,

Balli i kurorës…









9. Petale e fundit e nderimit



Ti je si floriri,

zemra ime sa të do,

s’ndahet dot nga gjiri,

por edhe në kohë të ligë,

malli zemrën e ka nxitë,

djem e vajza kudo që janë,

janë e mbeten zagoritë.





10. Ti moj nënë që më dhe gjinë



Fryn një fllad, lëkundet gjethi,

rruga ngjitet lart më lart,

në shtëpinë e rrënuar,

flutura ime flet përçart.

Diçka ka, diçka ka ngjarë,

e putha, i ledhatova ballë,

u zgjua dhe fort shtrëngoi,

dy pika lot nga sytë lëshoi…

E pyeta dhe më tregoi
ëndërr, pa mamanë kërkoi,
plagë në zemër më qëndroi.
Ti, moj nënë, që më dhe gjinë,
buza më ka ngelë e ngrirë,
jam si lule trëndelinë,
kush vjen e më puth synë.
Bilbili këngën këndoi
për tek unë fluturoi.
M’u afrua dhe më tha,
me ty nuk bëhet shaka.
flutura shtëpinë ndërroi,
te bilbili vajti qëndroi.
Të dy bashkë ia morën këngës,
I kënduan diellit, i kënduan hënës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:44 pm



11. Hija e Mallkuar





Mora penën dhe do të shkruaj

për Hijen e Mallkuar,

shumë vjet që jam larguar ,

por në mendje e paharruar,

vegjëlia më ndrit në kujtesë

e ndjej veten, porsi mbret…
Oh , ç’më përfytyrohet kopeja ime!
Cjap larushi me zile,
pylli i madh dhe pafund mbuluar,
lajthi e dushku mbretëruar….
Oh, prapë sa ma ka ënda,
të rri prapë në pyll brenda…,
këngë këmborë -zile dhive,
ç’madhështi prej natyre!




Sa herë kaloj në këtë vend,

çdo gjë e bukur më vjen ndërmend,

bukuritë e vendit tim,

plot me shije, plot me kuptim…





12. * ** *

O moj Gjirokastra nënë,

je si yll që ndriçon vendë,

mbi supe një mal me këngë...

Ti je bukuri e rrallë,

me kalldrëme radhë – radhë,

gurë të zi e gurë të bardhë;

me qilim të kanë veshur

të jetosh nëpër shekuj...

Mall dhe dashuri e madhe,

se je rritur me halle...

Kudo që shkoj nëpër botë

Zëri yt buçet fort...















13. Tërt nuk ua bën syri...



O Gjirokastra në brinjë,

linde Bajon dhe Çerçizë,

të luftonin Osmanllinë...

Çelua me nagant në dorë,

urdhër jep të mbledhë taborrë...

Në Mashkullorë te rrapi,

atje ku u derdh gjaku,

janë trimat e lirisë,

ballë i bëjnë hordhisë.

Tërhiqu, dushman,

përballë ke një kapedan

që e mbron këtë vatan

me trimëri dhe gjak.

Në Cepo te Manastiri.

lufton kapedan Çerçizi,

tërt nuk ia bën syri!...

Bimbashit i zuri pritë:

S’ke ku vete, more jezit,

më quajnë kapetan Çerçiz!... „

Në kalldrëm duke kaluar,

plumba bimbashit në kraharuar......

O Gjirokastra me vulë,

linde Çerçizin me të tjerë,

Shpirtgëdhëndurit në mermer....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyFri Jul 24, 2009 10:45 pm

14. Ju, o vajzat e mia…



Për ju, vajzat e mia,

e thellë dhëmbëshuria.

Kudo që ju të shkoni,

kokën ktheni, mos harroni…

Unë për ju

kam dhënë gjakun,

mos kujtoni

se jam plakur…
Ah, ju vajzat e mia
është e keqe vetmia….
Sot ju keni fatin e mirë
Nuk mbetët “jetimë”….



























15. Larg të keqes, vendi im…



Shqipëri e bukur,

o yll në Evropë,

pse rri e menduar,

pse nuk ngrë kokë?

Tek ty u linda,

mëma më mësoi,

Atdheun e dashur,

kurrë mos ta harroj…

Jemi të pafat,

jemi të pashpresë

Korrupsion i gjallë

ngado që të vesh..
Ja votimi po afron,
ne do të votojmë,
kush ka mbjellë të keqen,
ne do ta largojmë…
E duam Shqipërinë,
si e gjithë Evropa,
mjaft më me halle,
se nuk na qas Bota.








































16. Ah, t’i kisha gjallë!



Për babanë dhe nënë time

shpesh unë bie në mendime.

Babanë, kur e kujtoj,

hesht dhe shumë duroj…

Për nënën që më dha gjinë,

zemra më qan, më ri e ngrirë.

Në mërgim mbeta vite me radhë,

si skllav punova, sa bëra paranë.

Për familjen time u robërova,

kur erdhi fundi, asgjë s’fitova…

Përse syri im loton për të tjerë,

kur lotin për mua s’e hedh njeri,

vetëm një babë dhe një një nënë

e hedh lotin rëndë , o Njeri?!…

Por ç’e do ikën, në vetmi më lanë,

malli më ka pikur… Ah , t’i kisha gjallë!











































17. Ç’qenka malli…



Sikur bojë të mos kisha,

“gishtmavriun” do ta prisja

Edhe me gjakun e kulluar,

shkruaj sot kujtimin tuaj.

O ju nipër dhe mbesa,

tek ju qenka lidhur besa.

Kam dëshiruar t’ju kem pranë,

t’ju puth t’ju përkëdhel xhanë.

Ju që u rritët jetimë,

kush u prishka stolinë,

Ëndrrat tuaja po më ndrijnë…

Ç’qenka malli për fëmijë!

Për ju motra dhe vëllezër,

plagëpasosurit nëpër zemër,

jeta juaj u pre më moshë të re,

lotët rrjedhin, derdhen rrëke.



Amaneti juaj kurorë,

Dafinë - lule larë me lot…

Derisa të jem gjallë,

a mund t’ju harroj dot?



































III.



1. Sa e bukur ishte ëndrra!



Kushtuar mirësisë së popullit vëlla grek



Kush na priti dyerhapur?

Kush na na tha: “Ejani brenda?

Rrini si në shtëpinë tuaj,

mos e quani veten të huaj?...

(Tani po ju niset ëndrra!”)



Kush me ne e ndau kafshatën,

në ato vite kur ndryshuam rrugën?

Kush na veshi dhe na mbathi?

Dhe na hapi neve punën?...



Kush bëri për ne sakrificën,

t’i largoheshim varfërisë,

që në shtëpinë e huaj,

të ndjeheshim si njerëz të shtëpisë?

(Sa në vendin tonë të ndërtonim

të brishtën Demokracinë?)



Kush na fali miqësinë,

veten nuk e ndjemë të huaj?

Populli mik i Greqisë…

Ia paçim përjetë hua!…



Kush na ndau ne me fqinjët?

Kush na vuri ligj lufte?

Kush na i mbylli kufijtë

me tela-gjemba, krisma pushke?



Gjuha greke dikur e huaj,

tani e kemi dhe gjuhë shtëpie…

Hap krahët e bukur gjuha shqipe…

Dy gjuhët: mesazhe vëllazërie…



Kaq vite kanë kaluar,

kaq vite miqësie,

ndrit shpirti në prarim

si vëllezër në përqafim!

Këtë na e dëshiron zemra…

(Sa e bukur ishte ëndrra!)



2. “Të faleminderit, e të paça, o biri im!“



Eh, moj nënë Eleni!...

Nënës greke



Eh . moj nënë Eleni, ç’zemër flori paske,

më prite si nënë, të doja si djalë,

Derdhej dashuria nëpër katarakte

Dashuria jote ma pakësonte mallë...



E dije se larg, eh, shumë larg,

nëna ime shkretë priste ndonjë lajm.

Më vështroje, nënë Eleni, në dritë të syrit,

si e shikon nëna jetën e të birit...



Kur një ditë pashë lot në sytë e tu

Të pyeta nënë Eleni i shqetësuar:

“ Pse i derdh ata lot, në ç’kuptim?...“

“Eh, more bir, -më the,- jam e plaguar...“



Dhe më shplekse gjithë hidhërimin,

që kishte një nënë për të birin,

se si një vdekje aq e prapë,

ta kishte marrë më të mirin...



* * *

Eh, moj nënë Eleni, nëna ime e dytë,

t’i fshiva ata lot që rridhnin nga sytë...

Dhe me mall nëne, më the me nxitim:

“Të faleminderit, e të paça, o biri im!“

































3. Ndriste bukuri e vjetër!





Rrugën e mërgimit mora,

në Greqi vajta qëndrova.



Ah, ç’të shihte syri tjetër!

Ndriste bukuri e vjetër!



Vend i bukur prej natyre,

Jeta me veçori pasqyre,….



Në çdo vend, veç u mahnita,

“Si qenka bota?” Veten pyeta.



Hapur dyer e dritare,

Mikpritja punë e madhe…



Ah, ç’të shihte syri tjetër!

Ndriste bukuri e vjetër…



Çdo punë që bëmë me dorë,

Greqisë antike kurorë…



Lamë të shkruar emrin tonë.

Do të kujtohemi për gjithmonë.



Ah, ç’të shihte syri tjetër!

Vetëtinte bukuri e vjetër!













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptySat Jul 25, 2009 10:16 pm

patriotet vdesin per atedhe e tradhetaret vjedhin dhe shiten pista se perkulen per atedhe !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptySat Jul 25, 2009 11:29 pm

perkulem dhe jam ne gjendje te sakrifikohem ne çdo moment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptySun Jul 26, 2009 12:11 am

xili
i nderuar une ne çdo moment kam qen ne gjendje me dhene jeten dhe se kam logaritur fare,por i tere mundi im paska shkue si shurra e pules!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyMon Jul 27, 2009 1:41 pm

une ne çdo moment kam qene dhe jam i gatshem ta japi jeten per Popullin Shqipëtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede EmptyTue Jul 28, 2009 8:38 pm

Ruje jeten per diten e kataklizmit,ndoshta e shpeton ndonje nga antaret e tu !Iku sllogani une e japi jeten ne çdo kohe per atedhe!!!!Ata qe ishin shkuan ne amshim i mashtruan dhe tjeret na qeverisin token dhe neve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty
MesazhTitulli: Re: "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede   "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vijon Përulem para vendlindjes sime " Jani Dede
» PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» Një vizitë te Dede Reshat Bardhi
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: