|
| PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA Mon Nov 30, 2009 11:26 am | |
| PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA [/SIZE]
Djepi i poezisë Sot, diku jemi…, Shkruajmë dy fjalë për një varg. Nesër, largësia tremb…, Lidhim vargje për jetën dhembje-dashuruar, Mbetemi përherë një djep foshnjeje, Lëkundshëm endim poezinë e paqtë.
Pasuria e jetës
Pasuria ime-POEZIA, pa jetën është asgjë ! Kam fshehur jetë…, diku pas vitesh, Të kthehem për t’a jetuar…, aty e vetme. Diku orëve të fundit…, jeta të jetojë jetën time. Dhe heshtja të rri zgjuar, duke lexuar vargje dashurie.
Më lidhi pritja ![
Prita…, gjatë…, aty pas porte, s’mu ndryshkën hapat, Lidha..., gërshetë…, i bëra ditët e trishtuara, Çurkonte…, vetëtimën…, krisma pas kodrës së vdekur, E gjunjëzuar…, u ngrita, s’më lodhi pritja, Tera mendimet e kokën s’e ktheva pas !
Makina shkruan e shtyp errësirën, që fsheh fytyrën natë, Mbi fletë njollë e errët, shkrin bardhësinë, Yjet zbresin pas, t’i japin frymë të jetojë si ditët!
Fletët e detit ! Luante rëra fletëve të detit…,…, Kapërdinte vala kokërriza të vetmuara, Rrëshkiste si bora prej malit në bregun e pjerrët. Diku, me kryeneçësi përplaseshin në shkëmb.
Dallga e plakur
Groposa dallgën e hekurt, me dhëmbë ia preva telat, Shkumës, tek i “vardisej” pas, ia shkërrmoqa rruazat e gojës. Ngeli në vetmi…, e plaku thinja e parë .
Vijave të pentagramit
E shkrova fatin nëpër vija pentagramesh, Çelësin tek startoi, s’ia ndjeva hapin e zhurmshëm, Mori udhë fushave, melodia e jetës sime, Ngatërrohej nëpër tela poezie, fryma e vetmisë. Notat binin e ngrihnin krahët e vrarë nga heshtja e gjatë, Zigzakeve u preh melodia e pashkruar…,
Hija kapërcente hijen
U harrova rrugëve, ku hija kapërcente hijen, Perëndimi vinte çalë e përpëlitej gjetheve të pemëve, Rrëzonte shkarazi rrezet e lodhura të tij…, Diku, humbiste fije të arta mendimi, Mbrëmjes bëhej peng…, deri në agim.
Jetë në gërma
Kam frikë prej teje, jetë e mbishkruar në gërma, Kafshoj ëndrrat që mbjell, e s’i korr njëherë…, Nga larg më rëndojnë hapat e saj të mbledhur Nisem…, pendueshëm të kapin frymën jetë .
Gërmat jetime
E shkërmoqa vargun mbi fletën e virgjër, Me penë e prisha zhgarravinën e kohës, Nga vala u tretën një nga një me gërmat që shkonin rërës, dhe hapat e penës që e ndiqnin pas…, Të mbidhnin grusht, gërmat jetime .
Lodha ditën
E lodha ditën në krahët e rrezeve, Buzëqeshjen ia treta në përtypje resh, Grijëzova perëndimin në vija valësh të largëta Degët nisën të humbisnin sythet e ditës. Shpatull-varur merrte frymë, për vesën në agim…,
Para se te hapni tem shikoni ne Forum se qdo tem ka vendin e vet mos hapni tema si te doni , si dhe kur kopjoni keni kujdes.Satfi.
| |
| | | Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: Re: PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA Fri Dec 04, 2009 11:10 am | |
| SHKOVA YJET NE TELA marre nga libri "Marsi i Zbutur nga Vetetimat")
Diku …, jam …,
Jam…, një degë lisi që lëkundet erës, Diku…, një puthje e mbytur në lakun- ndjenjë. Për vehten e për ju mbyll fletët e zhubrosura të një ditari, Të mos tretem hapësirës si borë e shkrirë.
Dorë mbi natë
Ia tremba gjumin natës në shtratin plakë, Yjet, të frikësuar u zhytën galaktikës, Hëna rënkonte në sup të qiellit…, Përtypte nga vetmia natën e papluguar, e lagte me vesën e mbrëmjes trupin eshkë.
E theva qetësinë…,
E theva qetësinë rrënjë malit të gurtë, Shkurreve tek ngeci, ia këputa trupin në blertësi, Ferrave pashë të strukej humbëtira njeri, Thonj-thonj prerë në “dinjitetin, murg”, Ndante qetësia e mbetur, gërmat e mbijetesës!
Shkova yjet në tela
Mbi lule e hodha qiellin blu…,…, Petaleve të gjelbra u shtoja nga pak sinqeritet, Yjet i lidha gjerdan pas gushe, Nëpër tela mendimi i shkova radhë. Vezullimit të tyre s’iu tremb agimi i ri, Pashë diellin të ngrihej prej ballkonit tim.
Përmbysa shikimin !
Përmbysa shikimin, me val-detin kreha shpirt, Mbi kaltërsi endte sytë dallga që kridhte rreze, Thellësive luante mes grumbujve të peshqëve, U shkonte pas…, dhe etja çante buzët e gurit. Përmbysa shikimin…, i rrethuar mbeti mes gardhit të detit .
Aromë lulesh
E këputa vështrimin e lules që i vinte aroma nga larg, Dhe puthjen e ngelur mbi buzë e gdhenda monument. Kisha ikur pa ditë-kthimi, kisha ikur atë mëngjes përgjatë bregut, Të rrëmbeja valën e puthjes që lanë petalet e lotit.
Çast pranë detit
Udha ishte e gjatë…, vetmia përpirë, E mbuluar me hije pishash…, Një klithmë rënë nga degët, Këputi mendimin e vetëm. Trembur nga gjethet e vdekura, U mblodh lëmsh rrezja, Si vala që tremb shkëmbin, U shtremb drita e mendimit.
| |
| | | Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: Re: PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA Mon Dec 21, 2009 11:43 am | |
| Cast ne dite dimri ! ikur ne hijet e prapta te 1-dimri ziliqar, Trazuar ne ujera te mpita ...., pena hedh vargje!
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA | |
| |
| | | | PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |