Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një vizitë te Dede Reshat Bardhi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

Një vizitë te Dede Reshat Bardhi  Empty
MesazhTitulli: Një vizitë te Dede Reshat Bardhi    Një vizitë te Dede Reshat Bardhi  EmptyThu Sep 23, 2010 1:35 pm

Një vizitë te Dede Reshat Bardhi

Edhe pse rruga Gjiroka-stër – Tiranë është e gjatë, ne
nuk e ndiem shumë udhëtimin, sep-se kshim një gëzim të brendshëm në shpirt. Do
të takoheshim me Dede Reshat Bardhin, me Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit.
E kisha takuar edhe herë të tjera, por këtë herë më kishte marrë malli shumë për të.
Është e natyrshme, sepse ai është një njeri me shpirt të madh, burrë i mençur, që të shëron me fjalën e tij. Është tepër komunikues me njerëzit dhe sytë e tij të vështrojnë miqësisht. Për këtë takim me Kryegjyshin u kisha treguar dhe shumë besmtarëve e njerëzve të tjerë në qytetin e Gjirokastrës. Së bashku me urimet e mia do të përcillja dhe dhjetra urime të ngrohta zemre të njerëzve të thjeshtë, që shprehnin respektin dhe dashurinë për Dede Reshat Bardhin.
Kur më përcollën për në Tiranë të moshuarit e qytetit tim, Tomor Kotroçi e Xhemali Boci, më thanë duke buzëqeshur: “Ne jemi burra të vjetër e s’bëjmë dot rrugë të gjatë; prandaj, mos harro, përqafoje Dede-in edhe për ne, se e duam shumë dhe na ka
marrë malli.”
Janë shumë bektashianë që mnuk e heqin nga goja Atë dhe e duan megjithë shpirt. Ajo ditë në Tiranë ishte e bukur dhe me diell. E them sinqerisht, se kur vete te Dedei,
duket se edhe moti derdh behar gjith-andej, ashtu siç derdh edhe në zemrat tona.
Rrugët i sheh të mbushura me njerëz e bori makinash. Ne këto dukuri i vëmë re edhe pse nxitojmë, për të vajtur sa më shpejt te Kryegjyshata Botërore. Derën e saj e gjetëm të hapur. Ajo kështu është përherë e hapur, e hapur për njerëzit e thjeshtë, për ata që kërkojnë më shumë paqe e dashuri njerëzore. Në Kryegjyshatë ka rregulla,
bëhen rituale…venë shumë besimtarë. Shkojnë atje, se e dinë që i pret Kryegjyshi, Dedei i madh,që u shërben si kryeengjëll, duke u ndriçuar rrugën njerëzve të thjeshtë e duke u shëruar atyre shpirtrat e trazuar….Bëhet fjalë për një burrë të hijshëm që
të ëmbëlson me fjalë. Takimin e parë në Kryegjyshatë e bëmë me dervish Saliun, një burrë i urtë që rrezaton mirësi. Pasi e pyetëm për Dedein, kërkuam që ta takonim, sepse kishim shkuar që nga qyteti jugor plot tradita të forta fetare. Kishim shkuar deri atje, për të takuar Kryegjyshin, për t’u çmallur me të, për të biseduar shtruar, që të na e bënte më të lehtë udhëtimin tonë në këtë jetë me plot halle

Nuk ndenjëm shumë në pritje, kur dervishi na erdhi me lajmin e mirë, për të takuar Dede Reshat Bardhin. Shkuam pas dervishit. E gjetëm Kryegjyshin ulur.U përqafuam fort dhe u pyetëm për shëndetin e njëri – tjetrit. Ndiheshim të lumtur, sidomos, kur vumë re se Ai ndihej mirë.
- Mirëseerdhët! – na foli me zërin e tij të ëmbël.
- Mirë se të gjejmë! – i thamë.
- Unë shërohem, kur më vijnë besimtarë. Ngrihem në këmbë sa s’fluturoj nga gëzimi i
brendshëm që më gufon në shpirt – vijoi kuvendin Kryegjyshi.
Pasi na qerasi sipas zakonit bektashian, e uruam me gjithë zemër dhe vazh-duam
bisedën…
Ai na fliste qetë, ngadalë e me dashuri të dallueshme.
Ne ngazëlleheshim nga ato fjalë të florinjta, nga ajo pritje e ngrohtë që po na jepej bujarisht atë ditë.
Brenda shpirtit tonë regjistrohej çdo mbresë me saktësinë më perfekte të mundshme, për të mos u shuar kurrë.
Zëri i Tij ngjante si zë kushtrimi për besimtarët e sotëm dhe atyre që do të pasojnë. Zotëron një zë të mrekullueshëm, që fluturon si zog në qiejt e zemrave e që shpërndan paqe, mirësi e dashuri.
Në vijimësi të bashkëbisedimit Dede Reshat Bardhi foli rrjedhshëm për regjimin komunist, që lamë pas e sidomos për kalvarin e vuajtjeve të veta…
Dallohej që i dhimbte shiprti, teksa rrëfente për ato vite, kur nuk u lejuan njerëzit të ushtronin lirshëm besimin apo të do të donin e të shinin qartë ha-pësirat e jetës, pjesëtarë të së cilës ishin mbi tokë.
Ndalesa monstruoze ndodhte pikërisht atëherë kur dëshironin të ishin të lirë, të besonin sipas dëshirës, të rrisnin shpresat e të plotësonin më mirë kërksat e shpirtit pa kurrfarë frike e shantazhi dogmatik…
- Tani është ndryshe, o të dashurit e mi!– na thotë Kryegjyshi. - Sot arrijmë, pa kurrfarë frike e meraku të kuvendojmë lirshëm, shtru-ar për bektashizmin, që afron e bashkon
njerëzit, për kombin. Folëm pa teklif e plot pasion për bektashizmin që afron e bashkon njerëzit, për pronat, për lirinë, demokracinë, për fëmijët, për paqen, për të ardhmen si dhe për frashërlinjtë…
- Eh, bijt’ e mij, e ç’t’ju them më tjetër? Kombi kër-kon njerëz me vlera…- e mbylli bisedën e parë Krye-gjyshi i nderuar.
Mbetëm të mallëngjyer prej fjalëve e mendimeve të Tij…
E kishim dëgjuar me shumë respekt e vëmendje të përqendruar, ashtu të mbledhur përreth tij si zogjtë te Nëna e tyre.
Në ato momente vendosa dhe pyeta:
- Dede, ejvallah, të paçim uratën, përse nuk venë mirë punët në Shqipërinë tonë?
- Biri im,-m’u drejtua ngrohtësisht e vëmendshëm.
–Rruga e vetme është rruga e afrimit dhe e bashkimit. Po këtu, sa qepet nje-ra mëngë,
shqepet tjetra… E kam fjalën për politi-kën… Kërkohet të ecim me fjalën e mirë në gojë, me besimin te Zoti, sepse feja mbjell paqe dashuri në jetë….
… U larguam nga Krye-gjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë, duke marrë me vete shumë ushqim shpirtëror. Ishte një takim që nuk do të harrohet kurrë prej nesh. Fjala e Tij do të na ngrohë e do të na ndriçojë në udhëtimin tonë ndërnjerëzor.
E morëm rrugën e largimit prej andej me dëshirën për t’u takuar sërish me Kryegjyshin e mirënjohur, për t’u ushqyer me paqe, me mirësjellje, me dashuri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një vizitë te Dede Reshat Bardhi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» NJE VIZITE TE DEDE RESHAT BARDHI NGA MARENGLEN KOÇIU
» Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive
» Dede Gjo Luli, mbrojtesi fisnik i trojeve Shqiptare
» Vijon Përulem para vendlindjes sime " Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: