|
| Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive | |
| | Autori | Mesazh |
---|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Tue Aug 24, 2010 12:41 am | |
| Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive për Ramazan Ministri italian: Shqipëria hyn në BE si vend mysliman
"Islami është vlerë për Shqipërinë dhe Europa duhet ta pranojë Shqipërinë pikërisht për këtë". Kjo deklaratë i përket ministrit italian në Parlamentin Botëror të Shteteve Për Siguri dhe Paqe, Alfredo Maiolese, i konvertuar në mysliman.
Maiolese për 40 ditë me radhë ishte pjesë e një grupi besimtarësh myslimanë, anëtarë të familjeve mbretërore të shteteve arabe si dhe italianësh, që vizituan Shqipërinë. Vizita në Shqipëri u zhvillua në një moment të veçantë, në muajin e Ramazanit. Larg hoteleve luksoze dhe protokolleve zyrtare, grupi prej rreth 20 anëtarësh vizitoi thuajse të gjitha xhamitë shqiptare, madje duke kaluar netët nëpër to, në mënyrë që veç qëndrimit në shtëpitë e Zotit, të kryenin edhe adhurimet aty, për më tepër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Tri ditë më parë, një ditë para largimit nga Shqipëria, ministrin italian 44-vjeçar e takuam në xhaminë e Rrugës së Kavajës në Tiranë, ku ndodhej për vizitë. I veshur me një veshje të thjeshtë myslimane, ai dha këtë intervistë për gazetën "Panorama".
Përse ndodheni në Tiranë?
Unë ndodhem në Tiranë në kuadër të një vizite nëpër vende myslimane. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri dhe meqë është një vend me shumicë myslimane që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, doja të shikoja nga afër se si është situata e myslimanizmit në këtë vend.
Do të qëndroni gjatë në Shqipëri, cili është qëllimi juaj?
Rreth 40 ditë. Dua të shikoj rreth e rrotull vendit.
Pse e braktisët fenë tuaj dhe u konvertuat në mysliman?
Ka dy arsye. E para është fillesa, ose si të them, ftesa e një njeriu për t'u kthyer në mysliman, saktësisht e Princit Abdul të Arabisë Saudite dhe e dyta iluminizmi. Unë iu drejtova Allahut dhe i thashë: Ti je Zoti im, më jep një përgjigje.
Si shtetas perëndimor, a keni ndeshur në probleme për faktin që jeni kthyer në mysliman në një vend kristian si Italia?
Unë jam europian dhe Europa është një kombinim kombesh dhe kulturash, që kanë qëllim të sjellin zhvillim. Në Europë kemi liri besimi, liri mendimi, liri shprehjeje dhe lëvizjeje. Nuk ka lidhje me pozicionin shtetëror. Shteti është laik dhe nuk ka të bëjë me besimin. Gjithkush mund të zgjedhë atë që do. Islami nuk i sjell probleme Europës, nëse nuk është vetë Europa që hap probleme, apo më mirë të them ndonjë parti politike, e cila për të rënë në sy krijon përplasje mes islamizmit dhe kristianizmit. Por, njerëzit nuk janë kundër islamit. Është politika që i instrumentalizon. Për shembull, le të marrim rastin në Francë. Franca, në një kohë të tillë vështirësish ekonomike në botë, nuk duhet ta ketë problem gruan. Një grua mund të dalë rrugës me minifund dhe askush nuk thotë asgjë, ndërsa kur vendos një shami në kokë dhe është e mbuluar bëhet problem. Kjo nuk duhet të jetë shokuese. Myslimanët respektojnë ligjin e Zotit dhe të njeriut. Është e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta europiane dhe ajo e secilit vend, në Itali është Kushtetuta europiane dhe ajo italiane, në Shqipëri është Kushtetuta shqiptare. Është e rëndësishme që njerëzit si do qofshin, t'i respektojnë këto ligje dhe ligjet duhet të respektojnë lirinë e njeriut. Sepse në një lloj kuptimi është si komunizmi. Ju në Shqipëri e keni kaluar atë. Në vitin 1989 ju zbuluat se komunizmi nuk ishte ai që sillte lumturinë dhe iu drejtuat kapitalizmit si zgjidhje. Zgjidhja e vërtetë për mua është islami, ai islam që respekton burrat, gratë, kombet, kristianët, jo kristianët, islami i respekton të gjithë. Dhe është feja që krijon stabilitet, paqe qëndrueshmëri mes kombeve dhe njerëzve.
Cili është aktiviteti juaj aktual në Itali?
Unë jam profesor ekonomie dhe kam marrë doktoraturën edhe për të drejtën ndërkombëtare dhe ndonjëherë shkoj në Xhenova dhe jap mësim atje mbi islamin dhe kuptimin e kësaj feje.
Qeveria Berluskoni njihet si një qeveritë e ekstremit të djathtë si dhe që ndjek politika diskriminuese ndaj emigrantëve. Shumica e emigrantëve në Itali i përkasin pikërisht vendeve islame. Cili është mendimi juaj për këtë?
Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë ndryshimin mes myslimanizmit dhe emigracionit klandestin. Lufta e Qeverisë tani është kundër emigracionit klandestin dhe jo emigracionit, edhe pse ndonjëherë këto ngatërrohen. Për shembull, shumë vite më parë në Itali nga Maroku erdhën marokenët, por ata ishin myslimanë, apo shqiptarët, myslimanë apo kristianë, çfarëdo qofshin, ata ishin të varfër dhe donin të hanin e të merrnin më shumë se sa kishin pasur më parë dhe në Itali gjetën parajsën. Kështu filluan të shkelnin ligjet, të vidhnin, të vrisnin. Nëse ata do të kishin qenë myslimanë të vërtetë, nuk do të kishin vrarë, se do të respektonin ligjin e Zotit, por ata nuk ishin dhe kështu italianët filluan të kishin frikë prej tyre, për shkak të sjelljeve që bënin. Sot falë Zotit imazhi i shqiptarëve në Itali ka ndryshuar, sepse ata tani kanë një familje dhe një sjellje shumë të mirë dhe kristianë apo myslimanë, janë të pranueshëm për italianët. Sot problemi janë rumunët, sepse ata vijnë dhe krijojnë probleme të mëdha.
Prej sa kohësh ndiqni në fenë islame?
Që 17 vjeç.
Dhe sot jeni?
Jam 44 vjeç.
Punoni për një qeveri laike, a ndiheni në pozitë për veshjen tuaj tradicionale islame që keni aktualisht?
Unë në Itali nuk vishem kështu. Jam veshur me veshje islame, sepse jam mes vëllezërve. Unë nuk kam ardhur këtu as si deputet dhe as si ministër, por si vëlla mes myslimanëve në xhami. Në Itali vishem me kollare e xhaketë. Është çështje sintonie: Po të shkoj në Mekë, vishem si mysliman, por po të kem takim me Kryeministrin Sali Berisha, do të vishem me kostum.
Ç'përshtypje keni për Shqipërinë dhe rrugën e saj në integrimin europian?
Vlera e Shqipërisë është islami dhe Europa duhet ta pranojë të tillë. Është njëlloj sikur Europa ta pranonte Romën pa Koloseun, Pizzan pa kullën e famshme,apo Venecian pa kanalet detare.
________________________________________
Kush është ministri Alfredo Maiolese
Alfredo Maiolese, Ambasadori Fuqiplotë dhe ministri italian në Parlamentin Ndërkombëtar për Siguri dhe Paqe, është diplomuar për Ekonomi si dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Maiolese është i martuar dhe ka dy fëmijë. Gjithashtu është president i Akademisë Diplomatike në Genova në Italisë. Në 1993 kur kishte 10 vjet që ishte konvertuar në mysliman, ai u bë Kryetari i Bashkësisë Islame të Genovas dhe anëtar i Këshillit i Feve të qytetit të Genovas. Në 2005 ai emërohet anëtar i Këshillit Akademik i Universitetit Italo-Zviceran për Paqe. Që nga viti 2005 është anëtar i Jurisë Ndërkombëtare për çmimin "Gruaja e Vitit", që jepet nga Universum, Zvicër dhe që mbahet çdo vit në Lugano. Në 2006 Maiolese emërohet Ambasador Kulturor për zonën e Mesdheut në Universum, Zvicër. Po në 2006 emërohet Ambasador Fuqiplotë i Parlamentit Ndërkombëtar për Siguri dhe Paqe. Në 2007, diplomati italian, Maiolese, i konvertuar në mysliman, do të ishte i ftuar në pallatin e Mbretit Abdullah në Mekë në Arabinë Saudite
Kso individ ju duhen vendit ton...... | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Tue Aug 24, 2010 5:33 am | |
| mashAllah.kend don Zoti e udhezon dhe kend ai e udhezon ska kush qe e devijon.
Falenderimi dhe lavdatat shkojn per Allahun fuqi plote,per krijusin e qiejve dhe Tokes,per te plotfuqishmin fuqi plot .
Disa konvertime te perendimoreve kan ndodhur shum gjate keti muaji te bekuar te Ramazanit edhe ne Kosove | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Tue Aug 24, 2010 12:04 pm | |
| E ollah zot bekoe kete njeri kjo eshte deshmija me e mire se kete fe dite e me shume shume intelektual njerez me fame boterore pe pranojne . Kjo eshte deshmija se ka vetem nje zote e ska tjeter. Po te kishte Zoti femije siq pretendojne disa te pa fe . Ata femije dhe familjet e tyre do te ishin te pa vdekur sepse do te ishin familja e Zotit. keto propaganda te njerezve te semure psikik. Se Zoti kinmse paha Djale apo Isa (issusi ) djal i Zotit. Logjikoni dhe mendoni qfare budallalleku. !500 Gjerman ne vitin 2009 jane konvertue ne fene muslimane ,ishte habi edhe per tv Gjermane ky numer i madhe nuk eshte shenuar me vite. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Wed Aug 25, 2010 11:14 pm | |
| Mos i eksagjeroni gjerat sipas deshirave dhe tekeve personale, shkoni ne vendlindje te I-RUGOVES ,po ja nisi prej familjes Mehmetaj;20-30 antarshe esht konvertu ne katolike dhe qindra familje tjera ne ket komun;vetum ne ISTOG jan me qindra qe jan konvertu por dhe ne ter kosoven. pos tjerash besoni se ne kosov qe kesh tash para ca jave se shum simpatizant te I-RUGOVES ,veq jan tuj konvertu me te madhe se ka ndiku shum konvertimi I-GANDIT ne ket aspekt pra ne at katolike, dhe besoni se kish hy ne trend ky konvertim, se thojshin se i madhi ka qen edhe i menqur por dhe i mrrim. ja pashin hajri si do qoft jan shqiptar. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Thu Aug 26, 2010 10:21 pm | |
| Xhem me duket se ti ekzagjerova pak me shum seq duhet,qindra eshte numer shum i madhe, te thuash numer ama qindra ti na bere gjyse per gjysme!nuk e di nga e nxore ket ti ne istog !un jam nga andej dhe nuk po e di nje gje till? e ti po cudi! Edhe ajo qe thua ti simpatizues eshte ndryshe me ate te besimit sepse nese kan qen simpatizues nuk do thot se ja kan dorzu shpirtin ne dore Rugoves.Jan dy bota ndryshe ajo e politikes me te qenit fetar..
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Mon Aug 30, 2010 12:19 am | |
| po normal qe nuk e din Fiona ti se thojn vete kojshin, te tregon se kush je! ti e merr vesh shum von bindu une dhash edhe miemra shko vertetoje,100% jam i sigurt ashtu esht. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Mon Aug 30, 2010 12:50 am | |
| Xhemo rrezik se edhe kesaj goces po i kethehet mendja, hahahaha nje her na pate pru ne forum nje kilometer shkrim te rogoves, po per cudi jo diqka mbi konvertimin e tije hahahaha. Ate qe e cekni ju Xhem eshte me te vertet shqetsuse. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Mon Aug 30, 2010 1:04 am | |
| - Cito :
- po normal qe nuk e din Fiona ti se thojn vete kojshin, te tregon se kush je!
ti e merr vesh shum von bindu une dhash edhe miemra shko vertetoje,100% jam i sigurt ashtu esht ahha sa me pelqeu kjo vete kojshin te tregon se kush je seq ma kujtove femirin mo xhem?
Me keqardhe te them se je totalisht gabim.Mbas 11 shtatorit jo vetem se jan konvertu ne vendet shqiptare nga besim krishter ne ate musliman por edhe ne gjith boten (FAL ZOTIT) Kshtu qe demantohet lajmi.. ] | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Mon Aug 30, 2010 1:19 am | |
| nejse nese flet per gjermani e gjetiu jasht kosoves po e sakt, a ne kosov esht e kunderta bindu. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive Mon Aug 30, 2010 11:28 am | |
| i lumte ,mos u largoni fejes se zotit, ai qe largohet nga zoti ,ata jane njerez te humbur. Allahu eshte nje dhe ska tjeter. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive | |
| |
| | | | Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |