|
| Filantropia në civilizimin islam | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:06 pm | |
| Nuk është e mundur që një person të diskutojë për civilizimin tonë të pavdekshëm e mbresëlënës dhe mos ta vërejë veçantinë e këtij civilizimi, i cili është mjaft i dalluar në mesin e civilizimeve tjera. Kjo veçanti, në fakt, është dashuria apo dashamirësia për njeriun. Civilizimi ynë duke e çliruar njerëzimin nga urrejtja, keqdashja e përleshja, njëkohësisht ia ka mësuar atij edhe konceptin e dashurisë, zemërgjerësisë, bashkëveprimit dhe barazisë. Të qenët i kapur pas Ligjit islam dhe parimeve sociale të tij (Islamit) do të thotë të mos bazohesh në aspektin racor, klasor e as nacional në marrëdhënie me njerëzit. Ky parim veçanërisht duhet qenë i pranishëm në ambientet afariste, në të cilat konsistojnë pjesa dërrmuese e njerëzve. Qëndrimi islam në lidhje me atë se të gjithë njerëzit janë të barabartë është themeluar në bazë të një ajeti kur`anor, në të cilin All-llahu i Lartësuar na thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo e krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra!” (Kur`an, 4: 1). Së këndejmi, konkludojmë se të gjithë njerëzit i përkasin të njëjtit soj. Më tej, prej të njëjtit soj njerëzit janë ndarë në fise, klasa dhe kombe. Shembull i ngjajshëm për këtë është si vëllezër e motra të lindur nga prindër të njëjtë porse me fizionomi e mentalitet të ndryshëm. Për më tepër, variacioni i klasave dhe kombeve duhet të jetë vetëm për shkaqe identifikimi në punë të mira. Kur`ani Famëmadh thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise me qëllim që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë!” (Kur`an, 49: 13).
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:06 pm | |
| Krahas asaj se disa njerëz ruhen nga të këqijat e të tjerët jo, një pjesë e njerëzve, gjithashtu, avancohen në segmente tjera të jetës, ndërsa të tjerët ngecin dhe izolohen. Veç kësaj, disa janë të bardhë, e disa të tjerë janë të zinj. Më tej, një njeri bëhet udhëheqës, kurse masa i nënshtrohen. E ne, të gjithë jemi të pajtimit se këto janë ligje natyrore e sociale dhe e tërë kjo paraqet një sistem të pandryshueshëm. Megjithatë, nuk do të thotë se këto pabarazi duhet të jenë shkaqe për epërsi apo përçarje. Pra, i begatshmi nuk është superior ndaj të varfërit sikurqë udhëheqësi nuk është superior ndaj masës si dhe as i bardhi ndaj të ziut. Në horizontalen e njerëzve, të gjithë ata janë të njëjtë. E superioriteti qëndron në “shtëpinë” e devotshmërisë. All-llahu në Librin e Vet thotë: “... nuk ka mëdyshje se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)!...” (Kur`an, 49: 13). Të gjithë, do të thotë, janë të barabartë para Ligjit, kurse ai është superior kundrejt të gjithëve. Krahas asaj se shkallëzimi bëhet në devotshmëri, ai bëhet edhe në dituri. All-llahu i Madhërishëm thotë: “...A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po vetëm të zotët e mendjes marrin mësim!” (Kur`an, 39: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:06 pm | |
| 9). Në trajtë kolektive të gjithë njerëzit janë pro rregullshmërisë. Ai që është më i fortë i ndihmon atij që është më i dobët; ai që është më i pasur i jep atij që është më i varfër... E në këtë mënyrë, e tërë shoqëria është ndihmuese. Një hadith i Muhammedit alejhi selam thotë: “Shembulli i muslimanëve është si shembulli i organizmit. Nëse njëri prej organeve të tij (organizmit) vuan nga ndonjë sëmundje, të gjitha organet tjera vuajnë nga ethet e pagjumësia!” (Transmeton Muslimi dhe Ahmedi). Në këtë mënyrë, pra, Islami vazhdimisht proklamon se njerëzimi është bashkësi e pandarë dhe tërë elementet e saj (bashkësisë) janë pasardhës të dy prindërve të përbashkët. Shembull tjetër për ta shpjeguar unitetin njerëzor është shembulli i pemës. Pra, në rastin kur fryen era, të gjitha degët e asaj peme ulen e ngriten dhe prapë secila (degë) rikthehet në vendin e vet. Kjo implikon se kur Kur`ani Famëlartë na drejtohet “O ju njerëz!”, ose “O bijtë e Ademit”, jep shenjë të konceptit të unitetit të njerëzimit. Ngjajshëm, pra, edhe ithtarëve të Islamit u bëhen thirrje si: “O ju që besuat!”, ose “O ju besimtarë!”, ndërkaq të gjithë jemi dëshimtarë se Kur`ani Famëlartë nuk ka bërë dallime të tjera si p.sh. të kishte thënë: “O ju të bardhë!”, ose të ishte: “O ju të klasës së lartë!” e kështu me radhë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:07 pm | |
| Univerzaliteti i barazisë islame
Në rastin kur merren në konsideratë ligjet e civilizimit tonë, çdo segment në lidhje me to (ligjet) përshkohet në unazën e barazisë njerëzore. Në namaz, të gjithë besimtarët qëndrojnë para të Lartmadhërishmit në një vijë të njëjtë, e nuk bëhen dallime të atilla që prijësi, funksionari politik e madje as dijetari të ketë vend të caktuar. Përjashtim është dispozita jurisprudente ku thuhet se ata që dinë të lexojnë Kur`an, duhet të qëndrojnë pas imamit, do të thotë në rreshtin e parë, me qëllim që të ketë zëvendësues nëse imamit i ndodh ndonjë gjë pas së cilës ai nuk mundet ta vazhdojë namazin. Në agjërim, të gjithë agjëruesit nënshtrohen para rregullave të njësojta për të agjëruar dhe askush nuk privilegjohet që të ketë lehtësime me ndonjë lloj ushqimi apo pije. Në haxh, të gjithë, gjithashtu, vishen me pëlhurë të njëjtë edhe për nga forma, edhe për nga ngjyra. Pra, nuk ka epërsi klasore, racore, vendore e madje as kohore, e cila ka të bëjë me faktin se edhe ata që kanë jetuar shumë para nesh (në kohën e Muhammedit alejhi selam sh.p.), e edhe ata që do të vijnë pas nesh do t’i kenë rregullat e njëjta. Më tej, nëse thellohemi në të drejtën civile, do të gjejmë se të gjithë trajtohen njëjtë në bazë të së vërtetës dhe drejtësisë. Ligji islam e valëvit flamurin e vet me qëllim që t’u bëjë thirrje atyre që u është bërë padrejtësi dhe u bën me dije se ai është i gatshëm që t’i strehojë ata nën hijen e tij. Veç kësaj, nëse qasemi edhe në të drejtën penale, para nesh na hudhet letra në të cilën është e shënuar se të gjithë njerëzit janë njësoj të përgjegjshëm ndaj ndëshkimit në rast se kryejnë vepra të pahijshme e dëmtuese. Pra, vrasësi vritet; vjedhësit i prehet dora; dhunuesi qortohet në atë formë që është e paraparë e kështu me radhë. Ndëshkimi ndaj çrregulluesve është i njëjtë, qoftë nëse ai është njeri i ditur, qoftë nëse është i paditur e i marrë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:07 pm | |
| Shpirtmadhësia e Islamit
Ligji islam është parim shumë shpirtmadh. Së këndejmi, gjatë aplikimit të tij nuk merret parasysh feja, raca e as ngjyra e të pandehurit. Thjesht, Ligji islam ka qëndrim të njësojtë para gjithë pjesëtarëve të shoqërisë përkatëse. Për më tepër, ky ligj u siguron të drejta të gjithë të posalindurve dhe, në bazë të nivelit të besimit, diturisë dhe mënyrës së të jetuarit, ai është që i pajis pjesëtarët e shoqërisë me mjetet e nevojshme. Islami i ngre njerëzit në një nivel më të lartë se qeniet tjera (d.m.th. kafshët) dhe deklamon se vendimet i takojnë vetëm All-llahut të Lartësuar. Për më tepër rreth kësaj, All-llahu i Lartësuar jep vendime në varësi me veprat që i bën njeriu, e nuk i merr në konsideratë çështjet tjera si p.sh.: fizionominë apo pasurinë. Njëmend, Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu i Madhërishëm nuk shikon në fytyrat e as në pasurinë tuaj, por shikon në zemrën tuaj!” (Transmeton Muslimi). Më tej, shpërblimi apo ndëshkimi bëhet në bazë të asaj që e ke pasur për qëllim. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit alejhi selam, i cili unanimisht është pranuar nga të gjithë si i vërtetë. Në të thuhet: “Të gjitha veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdokush do të jetë me atë që e ka synuar!”. Veç kësaj, Islami ka paraparë që synimet të jenë në atë rrugë që i Lartmadhërishmi të jetë i pajtuar dhe në çdo gjë që e bën njeriu, qëllimi final të jetë arritja e kënaqësisë së Tij, e jo përfitimi material. Kur`ani Famëmadh na këshillon: “O ju që besuat, falne namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni! Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim!” (Kur`an, 22: 77). Për shkak të asaj se besimtarit duhet t’i mjaftojë kënaqësia e Krijuesit, nuk është e udhës që të kërkohen beneficione nga krijesat. Konkretisht për këtë, All-llahu i Lartësuar në Librin e Vet thotë: “Ata janë që për hir të All-llahut u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë juve vetëm për hir të të Madhërishmit dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim!” (Kur`an, 76: 8-9). Në këtë mënyrë, pra, ai (Legjislacioni islam) kërkon që çdo musliman të dijë se ai është pjesë e këtij univerzi, i cili është krijim i Krijuesit, të Mëshirshmit, Mëshira e të Cilit përfshin gjithkënd dhe gjithçka. Prandaj, çdo musliman që është duke jetuar në këtë univerz duhet t’i manifestojë Atributet e Tij të Mëshirës, edhe atë, derisa të marrë frymë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam Wed Mar 26, 2008 10:08 pm | |
| A mos ishin këto vetëm proklamime të thjeshta?
Këto, pra, ishin manifestimet e filantropisë së civilizimit tonë dhe të njëjtat kanë të bëjnë me të gjitha sferat e jetës së njeriut. Tani parashtrojmë pyetje: Vallë a u punua në bazë të këtyre ligjeve kur erdhën në fuqi apo mbetën vetëm në letër siç mbeti Karta e të Drejtave të Njeriut, përvjetori i së cilës festohet çdo vit me shfaqje madhështore, porse fuqitë e mëdha botërore e nëpërkëmbin atë sikur të ishte gjeth i thjeshtë; apo ndoshta sikur ligjet e Revolucionit Francez, të cilat ishin të kufizuara vetëm për territorin e Francës dhe kolonitë e saj; a mos ndoshta ka ndonjë statujë tjetër në botë sikur që është ajo në Nju Jork? Për më tepër, a mos është si politikat dhe aktivitetet amerikane, të cilat praktikisht janë duke e shkelur lirinë dhe se ajo bashkë me dashamirët e paqes është duke pësuar shtypje dhe shtrydhje fatale? I përgjigjemi me JO! Civilizimi islam e zbatoi atë që e deklaroi. Për ta verifikuar këtë, jemi të detyruar ta pyesim historinë, ngase vetëm ajo na jep informata të drejta dhe precize. Thënë përfundimisht, ne jemi ata që duhet t’i vërejmë aspektet e ndritshme të filantropisë së civilizimit tonë dhe të dalim përballë faktit se edhe qëndrimet e edhe veprat e njerëzve autoritarë, edhe të njerëzve të rëndomtë janë vërtetësisht zbatuese të këtyre parimeve, gjegjësisht janë dashamirë të qenies më të dashur të Zotit – njeriut.
përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Filantropia në civilizimin islam | |
| |
| | | | Filantropia në civilizimin islam | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |