Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam Empty
MesazhTitulli: Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam   Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam EmptyTue Apr 21, 2009 5:13 pm

Të qenët zemërgjerë do të thotë të jesh shpirtmadh, bujar, dorëdhënës, bamirës etj. Ndërkaq, zemërgjerësi, pra, do të thotë shpirtmadhësi, bujari, bamirësi, fisnikëri, dorëgjerësi, mirëdashje, mirëbërësi etj. Më tej, person zemërgjerë është ai që është bujar në ndihmimin e të varfërve, në dhënien për kauzën e rendit të mirë publik etj. Pra, një person i këtillë nuk e shtrëngon dorën e vet në dhënien e lëmoshës, pra, u ndihmon të varfërve dhe i ushqen ata.
Shpërndarja e të mirave dhe e pasurisë, në këtë dynja, është e pabarabartë dhe jo e njëllojtë. Disa njerëz rrokullisen në pasuri gjersa një pjesë tjetër janë varfanjakë e pa asnjë qindarkë në xhep. Kjo, ta quaj, parregullsi pjesërisht është për shkak të faktit se Allahu i Lartësuar na sprovon me anë të këtij distribuimi të pabarabartë. Kur`ani Famëlartë thotë: "Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që jua dha. Allahu është ndëshkues i shpejtë, është që fal e Mëshirues!" (Kur'an, 6: 165). Në një vend tjetër thuhet: "Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (pra, furnizues kryesor është Allahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e Allahut?" (Kur'an, 16: 71). Pra, edhe skamja, edhe kamja janë sprovë. Allahu i Lartësuar, nëpërmjet sprovave, sheh se si sillen njerëzit në mirëqenie dhe në fatkeqësi. Njeriu i pasur e i begatuar me të mira nga Allahu është i obliguar që ta jetësojë në praktikë të gjallë virtytin e dhënies së lëmoshës dhe ndihmimit ndaj të varfërve, kështuqë, ta kalojë testin. Nëse të gjithë njerëzit do të kishin qenë të pasur, atëherë fare s'do të ishte përmendur fjala lëmoshë. Pra, fjala dhe nocioni i lëmoshës ekzsitojnë për faktin e vetëm se distribumi është i pabarabartë, siç u cek edhe më sipër. Më tej, sadopak për ta barazuar distribuimin dhe për t'i pasur në kontroll akumulimet e pasurisë, institucioni i lëmoshës është i pranuar nga të gjithë religjionet, veçanërisht nga Islami.
Islami, pra, e njeh këtë institucion si një prej pesë shtyllave bazë të tij. Është shtylla e dytë prej pesë shtyllave mbi të cilat është ndërtuar godina e madhe e besimit islam. Veç kësaj, lëmosha vullnetare, zekati, i cili është me vlerë të fiksuar, pra, posaçërisht ky i fundit, është bërë kontribuim obligativ për mirëqenien e të varfërve. Për më tepër, Kur`ani Famëlartë vë theks të madh në pagimin e shumës së caktuar të quajtur zekat, po edhe në dhënien e lëmoshave të tjera vullnetare. Krejt për në fund, zemërgjerëve, të cilët i japin mjetet e tyre tek shteti islam dhe te shoqëria, u është premtuar shpërblim i pamasë.

Argumente nga Kur`ani

1) "Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe faluni me ata që falen!" (Kur'an, 2: 43).
2) "Dhe jepni për në rrugë të Allahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit!" (Kur'an, 2: 195).
3) "Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetxhinjtë. E, çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se Allahu e di!" (Kur'an, 2: 215).
4) "O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne ju furnizuam ju! Pabesimtarët janë mizorë!" (Kur'an, 2: 254).
5) "Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet!" (Kur'an, 2: 261).
6) "Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë besëprerë e mëkatar. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike e as brengosje!" (Kur'an, 2: 276-277).
7) "Dhe të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme!" (Kur'an, 8: 3-4).
Cool "Allahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'u takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim) e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë! Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet!" (Kur'an, 9: 60).

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Në çdo bashkim ka lëmoshë, madje për çdo ditë në të cilën lind dielli; të ndash drejtësi mes dy njerëzve është lëmoshë; t'i ndihmosh dikujt që të hypë në kafshën e tij është lëmoshë; fjala e mirë është lëmoshë; çdo hap, veç e veç, të cilin e bën besimtari për të shkuar në xhami është lëmoshë dhe heqja e gjërave dëmtuese nga rruga është lëmoshë!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Me të vërtetë, lëmosha e zbut zemërimin e Allahut ndaj nesh dhe i heq sëmbimet (dhembjet) që i shkakton vdekja!".
[Transmeton Tirmidhiu]
3. Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Ka tri lloje njerëzish të cilët i do Allahu i Lartësuar: një që zgjohet natën për ta lexuar Librin e Allahut, një që jep lëmoshë me dorën e djathtë e e fsheh nga e majta dhe një që gjendet në fushëbetejë e i del armikut përpara, megjithëse bashkëluftëtarët tjerë të tij janë të shpartalluar!".
[Transmeton Tirmidhiu]
4. Mersad ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "Disa nga shokët e Pejgamberit, alejhi selam, më kanë informuar se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Me të vërtetë streha e besimtarit në Ditën e Gjykimit do të jetë lëmosha e tij!".
[Transmeton Ahmedi]
5. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, është pyetur: "O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë është më e larta në shpërblim?", kurse ai ia ktheu: "Lëmosha më e lartë është ajo kur e jep gjersa je në gjendje të mirë, kur je lakmitar, kur i frikohesh varfërisë dhe kur shpreson të pasurohesh. Mos u dorëzoni derisa ai (shpirti (sh.p.)) të arrijë në fyt!".
[Transmeton Buhariu]
6. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Zemërgjeri është afër Allahut, afër Xhennetit, afër njerëzve dhe larg Xhehennemit; analfabeti mirëbërës është më i dashur te Allahu sesa besimtari koprrac!".
[Transmeton Tirmidhiu]
7. Xhabiri dhe Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Çdo punë e mirë është lëmoshë!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
8. Është transmetuar se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilën zgjohet robi e që mos të zbresin dy engjuj në tokë. Njëri prej tyre thotë: "O Allah, jepi sukses bamirësit!", ndërsa tjetri thotë: "O Allah, shkatërroje koprracin!".
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam Empty
MesazhTitulli: Re: Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam   Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam EmptyFri Apr 24, 2009 1:13 am

mesoje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kodi da Vinci
» Filantropia në civilizimin islam
» Pse ne islam nuk lejohen pikturat (figurate)
» Studentët amerikanë protestojnë kundër Forumit anti-Islam
» Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: