Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ... Empty
MesazhTitulli: PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ...   PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ... EmptyMon May 26, 2014 7:32 pm

Papa në Sheshin e Xhamive:

Të mos e kthejmë emrin e Hyjit në vegël të dhunës!

Sot, sipas Radio Vatikanit, në ditën e fundit të udhëtimit të Papës në Tokën e Shenjtë, dy takimet kryesore janë vizita në Yad Vashem të Jeruzalemit dhe Mesha në Çenakul me ordinarët e Tokës së Shenjtë. Paradite Papa Françesku u takua me Kryemyftiun e Jeruzalemit, në ndërtesën e Këshillit të Lartë, në Sheshin e Xhamive, dhe i quajti myslimanët “miq” dhe “vëllezër të dashur”: “jam mirënjohës – tha Papa – që mund t’ju takoj në këtë vend të shenjtë. Ju falënderoj nga zemra për ftesën që më drejtuat dhe në veçanti ju falënderoj Ju, Shkëlqesi, dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë Mysliman”.
“Duke ecur në gjurmët e paraardhësve të mi – vijoi Ati i Shenjtë – veçanërisht në vazhdën e ndritur të udhëtimit të Palit VI para pesëdhjetë vjetësh, i pari i një Pape në Tokën e Shenjtë, kam dëshiruar shumë të vija si shtegtar, për të vizituar vendet që kanë parë Jezu Krishtin të pranishëm në tokë. Por ky shtegtim i imi nuk do të ishte i plotë po të mos përfshinte edhe takimet me njerëzit dhe bashkësitë që jetojnë në këtë tokë, prandaj jam veçanërisht i lumtur që takohem me ju, vëllezër myslimanë, vëllezër të dashur”.
“Në këtë çast – tha Papa –më vjen ndër mend figura e Abrahamit, që jetoi si shtegtar në këto toka. Myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, në mënyra të ndryshme, e njohin Abrahamin si atin në fe dhe, një shebull i madh, që duhet ndjekur. Ai u bë shtegtar, u nda nga njerëzit e vet, nga shtëpia e vet, për të nisur aventurën shpirtërore për të cilën e thërriste Hyji.
“Shtegtari – vijoi Papa Françesku – është një njeri që bëhet i varfër, që vihet në udhë, priret drejt një pikësynimi të madh dhe të shumëdëshiruar, jeton me shpresën e një premtimi, që i është bërë (khs Heb 11,8-19). Kjo qe gjendja e Abrahamit, ky duhet të jetë edhe qëndrimi ynë shpirtëror. Nuk mund të mendojmë kurrë se jemi të vetëmjaftueshëm, pronarë të jetës sonë; nuk mund të kufizohemi, duke u mbyllur, të sigurtë në bindjet tona. Përballë misterit të Hyjit jemi të gjithë skamnorë, e ndjejmë se duhet të jemi të gatshëm për të dalë nga vetvetja, duke e dëgjuar thirrjen që Hyji na drejton, të hapur ndaj të ardhmes që ai dëshiron të ndërtojë për ne”.
Në shtegtimin tonë tokësor – nënvizoi Papa – nuk jemi vetëm: ndeshim në udhë besimtarët e tjerë, nganjëherë ndajmë me ta një pjesë të udhës, nganjëherë jetojmë së bashku një ndalesë, që na përtërin. I tillë është takimi i sotëm, dhe unë e jetoj me mirënjohje të veçantë: është një vendpushim i pëlqyeshëm i përbashkët, i mundësuar nga mikpritja juaj, në këtë shtegtim, që është jeta jonë dhe ajo e bashkësive tona. Jetojmë një komunikim dhe një shkëmbim vëllazëror, që mund të na ushqejnë dhe të na japin forca të reja, për të përballuar sfidat e përbashkëta, që na presin”.
“Nuk mund të harrojmë, në të vërtetë – vërejti – se shtegtimi i Abrahamit qe edhe një thirrje për drejtësi: Hyji e deshi dëshmitar të veprave të tij dhe imitues të vetin. Edhe ne do të dëshironim të ishim dëshmitarë të veprimit të Hyjit në botë dhe për këtë, pikërisht në këtë takim tonin, ndjejmë se thellë brenda nesh tingëllon thirrja për të qenë veprimtarë të paqes dhe të drejtësisë, thirrja për t’i kërkuar në lutje këto dhurata dhe për të mësuar mëshirën, madhështinë dhpirtërore dhe dhembshurinë, që vijnë prej së larti”.
Pastaj përfundoi: “Të dashur vëllezër, të dashur miq, nga ky vend i shenjtë u drejtoj një thirrje me gjithë zemër të gjithë njerëzve dhe bashkësive që mbështeten tek Abrahami: ta respektojmë dhe ta duam njëri-tjetrin si vëllezër e motra! Të mësojmë ta duam dhimbjen e tjetrit! Askush të mos e bëjë emrin e Hyjit vegël të dhunës! Të punojmë së bashku për drejtësinë e për paqen! Salam!
Burimi:
Radio Vatikani, 26 Maj 2014
======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Papa nuk do të viziton Serbinë pa thirrje të ortodoksëve
» Alfredo Maiolese konvertoi besimin në islam, vizitë xhamive
» PAPA, PATRIARKU DHE KOSOVA
» "Drita e botës. Papa, Kisha, shenjat e kohëve."
» Papa Benedikti XVI: Universin e ka krijue Zoti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: