Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:11 pm

"Udhët e Kombit Nr. 1 i botimit, Janari 2010




Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër




"Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptareve u ka mbetur pak kohe latente, e cila shpërthen herė pas here nė njė jetė tė re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e Shqiptarit të përjetshëm "

Eqrem Çabej

Marrë nga "Për gjenezën e literaturës shqiptare"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:12 pm

Urimet e para për gazetën

Në redaksinë e gazetës "Udhët e Kombit ", gjatė kėtyre ditëve të përgatitjes së saj, i kanë ardhur dhe shumë informacione e-mail, dashamirës dhe lexues dhe nga shkrimtarë dhe Poete, madje nga të gjitha trevat shqiptare plus Diasporën. Ka dhe njerëz, miq të gazetës, studiues, gazetaë, historianë, qė urojnë me gjithë zemër Petr Revista botimin e kėsaj, tė cilėt duan ata të kenë numër ēdo në duart e tyre. Urimet, qė vijnë pafundësisht, janë për në një kurajë e nxitje për të shkruar thjesht, bukur dhe realisht për kombin Shqiptar, se kështu ajo do të lexohet me endje dhe do t'i rriten vlerat më tepër në origjialitetin e saj.
Kėto urime Në këtë numër ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:13 pm

" Dalja e njė Revista në Gjirokastër, aq qytetin të lidhur me shtypin, Language dhe letrat, ėshtė njė gjė, sa e përgjegjshme, edhe aq e gëzueshme. Botuesit, qė kanė shfaqur kurajon, do ta përligjin këtë.

Uroj qė, duke u bėrė forumi i fjalės sė vėrtetė, kjo gazetë, organ i të djathtës shqiptare historike, të ndihmojë në shpjegimin e dramave, qė kanė ndodhur në këtë vend dhe në kalimin e pasojave të tyre.

Hapja e saj ndėrkombėtare qė do tė bëjë thjeshtë e gazeta të na duhet shumëfaqëshe qė nė daljen e saj.

E Jetoftë fluturoftë si shqiponjë kjo gazetë! "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:14 pm

Thanas Dino

gazetar e publicisti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:18 pm

N isja e rrugës sė njė Revista për tek lexuesi, gjithnjë përbën një lajm të mirë e njė arësye për t'u gëzuar, pasi ajo thirret qė tė njė plotësojë hapësirë të lënë bosh në komunikim. Në rastin e gazetës "Udhët e Kombit", qė sot shkon me numrin e saj të parë tek lexuesit i vet (jo i panjohur), ajo është shumë më tepër se kaq.
Veçanësia buron nga vetë misioni qė ajo e botuesit e saj i kanë vënë vetes, për të përcjellë tradita, ide dhe të të djathtës historike, të pasuruara në kushtet e pluralizmit të sotëm shqiptar.

Urime! Udha e mbarë qoftë për "Udhët e Kombit"! "



Thoma Nika

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Sarandë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:20 pm

HARADINAJ
qytetari
më i ri
i Gjirokastres


nga Blerim Kore, gazetar



Eskorta e automjeteve me targat e Kosovės do tė ndalej qetësisht në sheshin "Cerciz Topulli" në Gjirokastër. Prej njerit nga automjetet do të zbriste për të hedhur hapin e parë në anisa e kalldrëmtë të qytetit të gurtë ish kryeministri i Kosovës dhe drejtuesit njė ndėr e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërsa pershendet autoritet lokale dhe kalimtarët e rastit në ato momente në shesh vështrimi i Haradinajt duket se Rrok shtëpitë e gurta, rrugët e kalldrëmtë, harqet dhe bedenat e kështjellës së Argjiros. Në Qendër të sheshit, mbi kokën e Ramushit ngrihet monumenti i bronxtë i Cerciz Topullit. Me hapat e qetë ai nis të ngjisë shkallët e gurta qė tė çojnë në godinën e Bashkisë së Gjirokastrės. I shoqëruar nga kryetari i LZHK për Qarkun e Gjirokastrės, Marenglen Koçiu, njeriu qė e solli Legjendën në qytetin e gurtë të Çabejt e Kadaresë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 4:23 pm

Nga larg e kurreshtarët shoqërojnë me sy ndėrsa pëshpërisin "Ka ardhur Ramush Haradinajt në Gjirokastër". Ndërsa Heroi i UÇK-së tashmė i ėshtė afruar derës kryesore te Bashkise, në sheshin e Çerçizit dëgjohej njė bashkëbisedim në shqip. Kthej kokën e shikoj ndėrsa qė njė grup turistësh dhe mes tyre gra e dy bashkëbisedojnë për ardhjen e Haradinajt në Gjirokastër. "Edhe ju pjese e grupit qė shoqëron Ramushin jeni?", Unë pyes. Jo, më përgjigjen shkurtazi. Jemi shqiptare nga Maqedonia, pjesė e nje grupi turistik, më thonë dy Gratë plot emocion ndėrsa tė vazhdojnė bisedojnë diçka për kujtimet nė lidhje me Haradinajn. "Dita qenka e shqiptarëve sot në Gjirokastër", ata me vete ndėrsa nxitoj të fiksoj në aparatin Fotografik heroinë e UĒK-sė qė pasi del nga Bashkia ku ka zhvilluar Takimet e rastit nis të përshkojë me këmbë kall-drëmet e gurta të Pazarit. Ndërsa bashkëbisedon me personat që e shoqërojnë Haradinaj tund kokën apo ngre dorën për t'iu kthyer përshëndetjen gjirokastritëve qė tė pranishëm në rrugët e kalldrëmta përcjellin me shikime plot emocion Viziten e kosovarit. "Këtu në Gjirokastër gjithēka qenka bukur", i thotë Haradinaj autorite-ve lokale të Gjirokastrės ndėrsa i drejtohet kodrës pranë lokal "Fantazia". Ndërsa qëndron në ballkonin natyror nis tė qytetit tė marrė Haradinaj shpjegimet e rastit për Gjirokastrën. Shikimi i tij ndjek vëmë-ndshmë duart e bashkëbiseduesve të cilat drejtohen sa nga muret e kështjellës, aq mbi Pazarin karakteristik apo çatitë e gurta. Kėrkojnė ti mësojnë gjithe kosovarit çka mbi Gjirokastrën. Ndërkohë personat Haradinaj pyet qė e shoqërojnë gjithe Pamjeje çka, pėr historinė e qyteti, vlerat e tij. "Gjirokastra qenka e vecante", Haradinaj flet sërish. Ndërkohë në pritje të ceremonisë zyrtare për dorëzimin e titullit "Qytetar Nderi" shijon Haradinaj njė kafe dhe disa minuta Pushimi në këtë Kodėr-ballkon të qytetit. Më pas vizita sërish. Kėsaj rradhe në drejtim të kështjellës së Argjiros. Nė njė mjedis tė vecante harqe komplot, bedana, histori kryetari i Bashkisë së Gjirokastrės, Flamur bimë do ti dorëzojë titullin kosovarit "Qyetar Nderi". Printeri kishte stampuar mbi Flete motivacionin "Për kontribut të shquar nė luftėn për çlirimin e Kosovës, fi-toren e pavarësisë dhe rindërtimin e vendit".
Ndoshta gjirokastritët kanė treguar atė sintezë të veprimtarisë së për Haradinajt tė cilėn do tė duheshin shkruar kushedi sa të epokës dhe letër për ta stampuar të gjithën. Ndërsa mer titullin mbi Haradinajn shkre-stilolaps me dhjetra blice aparatesh. Në sfo-ndin e gurtë pas tij vazhdon të jetë e projektuar fotografia e Adem Jasharit. Dhe radinaj Ha-nė sfond Jashari në një foto të përbashkët ndėrsa duket se marrin të njëjtin titull dhe nderim. "Kjo ditë e sotme ėshtė ditė e shėnuar jovetëm në kohë jetën por edhe në jetën e gjithë neve. Për mua Gjirokastra ėshtė njė vend i res-pektuar, njerėz tė jeni respektuar. jeni vlerë e kombit. Gjithsesi këtë nderim që më beni mua sot ne e marrim si jovetëm nderim ndaj meje, ndaj njerëzve si unė qė janė shumė qė kanė kontribuar për lirinė e vendit por por ashtu edhe si njė investim të përbashkët për ato që do të ndërtojmë në të ardhmen. Duke iu shprehur dhe res-pektin tim simpatinë për ju, për vlerat e kultivuara në shekuj, jovetëm për vlerat kombëtare por edhe tė Tole-rancës, ndërfetare asaj, asaj ndëret-nike po iu shpreh përkrahjen time si dhe tė qytetarėve tė Kosovės per nje të ardhme që do të ndërtojmë së bashku ", do të shqiptonte zyrtarisht Heroi i betejave të Drenicës, Ko-sovës dhe më pas njeriu qė do tė përfaqsonte shtetin e ri në kancelaritë botėrore. Serish Pershendetje dhe res-pekt. Do të përshkonte me këmbë mje-diset Pas përfundimit të ceremonisë Ha-radinaj e gurtë të kështjellës së.
Atje ku mes bedenave të gurta ngrihen edhe topat, trofetë e luftrave tė dikurshme tė fituara nga shqiptarėt. Haradinaj i shikon me vëmendje armët relike tė ushtrive tė huaja Mara, ndoshta i kujtojnë diçka. Ecje dhe më pas sërish në kalldrëmet e gurta. Vetëm ndryshimi se tani më një. Respektin Haradinaj tashmė mbart e një "qytetari Nderi" për Gjirokastrën e gurtë. Është qytetari më i ri i saj Qetësisht ish kryeminstri kosovar dhe Heroi i UÇK-së i drejtohet makinave të ekskortës. Ai hyn në njërën prej tyre ndėrsa Pershendet bashkëqytetarët e tij të rinj, gjirokastritët qė ndodhen nė shesh. Ekskorta nis të lëvizë nga vendi i parkimit ndërkohë që automjeti i Haradinajt fiton kohëshpejtësinë e nevojshme për rrugën e gjatë të kthimit në Kosovë. Instiktivisht ngre dorën për ta përshëndetur Më duket se nga pas e shoqëron vështrimi i Cerciz Topullit, në Monumentin e bronztë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:17 pm

SOFRA E KËNGËS





Gjirokastra e gurtë ka hapur portat për të pritur miqtë, ka shtruar sofrën e këngës. Gjirokastra e Çerçiz e Bajo Topullit, Gjirokastra e Eqrem Çabejt dhe Ismail Kadaresë, Gjirokastra e Xhevat Avdallit me shokë, këto ditë ka festë, ngre urimet, prêt miq nga Shqipëria dhe nga diaspora. Dhe kryefjala e bisedave është:

Në Gjirokastrën e pushkës e të penës e këngës të ngrihen vlerat e saj nëpër vite e shekuj, sepse ajo është një tempull më vete për kulturë, një kala e madhe me këngë e valle. Jo vetëm kaq, por e tërë Shqipëria, Kosova e më gjërë derdhin këtu vlerat kulturore, thesare për brezat e sotëm dhe brezat që do të vijnë. Dhe ne urojmë me fjalë zemre: “U këndoftë goja e zemra!”

Dhe këngët e vallet e pasurojnë më tepër dhe ia shtojnë vlerat kombit shqiptar. Lumi nuk e plak detin me ujin që i shpie. Kështu dhe kultura shqiptare ngrihet më lart me këngët e vallet që nuk shterojnë siç nuk shterojnë ujrat e burimeve. Një festival i improvizuar në moment jo në kala siç është bërë zakon, por para kalasë së Marenglen Kolciut, mikut të legjendarit Ramush Haradinaj, që fluturoi nga gëzimi kur mori vesh se në Gjirokastër do të ndalte vrapin grupi i Deçanit e shoqëronte dhe nipi i tij, Beca. Mirëseerdhët o këngëtarë të Kosovës, o miq e shkuar mikut! Ejani, bujrum në sofrën e madhe të këngës gjirokastrite dhe të gjithë kombit shqiptar!
Nga hoteli i Koçiut zbret grupi i Dreçanit. I zoti i një lokali të thjeshtë nën kalanë e qytetit, Luan Sherifi, i fton për kafe. Befas zbarkon grupi i Tropojës me në krye Azgan Haklajn. Sa bukur!
Të gjithë zihen në valle si zogjtë e shqipes. Hallall u qoftë! – i uron me shpirt kryetari i LZHK qarkut Gjirokastër, miku i të madhit Ramush Haradinaj, Marenglen Koçiu.
Marengleni i ngjan babait, Ibrushit, në pritjen e miqve, në bujarinë gjirokastrite, në qytetarinë që ia la trashëgim i ati. Nuk thonë kot: “Ku ka rrjedhur, do pikojë.”
Përpara zyrës së Marenglenit – këngë e valle me bollëk… Këtu u derdhën këngët e Tropojës si hojet e mjaltit… Dhe në krye vjen i qeshur e krenar Beca, i nipi i Ramushit. Në sofrën e këngës ulen të gjithë së bashku dhe hapin bisedat për çështjen kombëtare. Gjithësecilit i dhimbte për vendin dhe donte të merrte fjalën në të mirën e kombit shqiptar. Trimi dhe burri i mençur AZGAN HAKLAJ jep komandën për grupin e Tropojës, për t’u çuar në valle me malësorët. U shkon për shtat kënga, u ka lezet vallja. Eh, sa ka ky shesh sot! Ishte kuptimplot pagëzimi që i bëri burri i mençur i Dunavatit, Tomor Kotroçi: “Sheshi Haradinaj”. Bekuar qoftë! Nëpër vite – zjarr e flakërimë, me këngë e valle si vetë zemra e shpirti i Prometeut, RAMUSH Haradinaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:23 pm

xxx





Buçet daullje e çiftelia, bien lodrat e gjëmon vendi. Ushtojnë këngët lavdiplote. Në to shpalosen trimëritë, vlerat, historitë.
Azgani në bisedë me Marenglenin e të tjerë shprehet: “Të bashkohemi, vëllezër! Erdhi ora që të gjithë shqiptarët të bashkohen. “
Teksa ai thotë këto fjalë të mençura, këngët rrjedhin e vallet nuk mbyllen. Dhe urojnë njëri – tjetrin kosovarët me gjirokastritët, por edhe këndojnë siç dinë vet ata dhe bëjnë shaka, duke pirë rakinë e pastër e të fortë, rakinë e rrushit me shoqërimin e mezeve të ngrohta. Grupi i Deçanit dhe Tropojës sugjestionojnë kalanë e Festivaleve folklorike Kombëtare qysh te Qafa e Pazarit, ku shpërthejnë daullet e lodrat nën buçimën e këngëve, nën ritmin e valleve mbi qylymin e gurtë të kalldrëmeve gjirokastrite.

Marengleni nuk e përmban dot veten dhe fshin lotët që i rrëshqasin prej syve tatëpjetë faqes. Janë lot gëzimi se Shqipëria e Kosova janë një si njëri krah i shqiponjës me krahun tjetër; zemra u rreh me një ritëm dhe kënga u ndizet flakë në buzë…
Janë këngë trimash për Azem Hajdarin, për Rramush Haradinajn, për Gjirokastrën, për Shqipërinë, për Kosovën.

Njerëzit kthehen dhe nuk u bëhet të largohen që këtu. . Mblidhen gjirokastritët si bletët në mjaltë se dhe këngët tona mjaltë e kaluar mjaltit janë. Dibrani i Gjirokastrës, Rexhep Suti futet në valle e nuk i bëhet të dali prej saj. Së bashku me të hyn dhe Luan SHERIFI, Tomor Kotroçi e dhjetra tëv tjerë.. Ata me ritmin e daulles kërcejnë e këndojnë së bashku këngë shqiptare që të mrekullojnë. Është i dukshëm në sytë e njerëzve gëzimi, hareja, buzëqeshja.
Gjirokastra – djep i këngës qeshet e lumturohet e tëra. Papritur Pazari bllokohet. Fotografët e kameramanët që nuk i mungojnë këtij evenimenti fokusojnë e fiksojnë shumëçka nga kjo festë popullore. Duke parë këto çaste magjepsëse, njerëzit e pranishëm lumturoheshin, duke harruar dhe hallet që mund të kenë…
Njerëzit telefonojnë pa pushim me miq e shokë, japin e marrin adresa, bëjnë fotografi. Të gjithë në lëvizje dhe e gjithë kjo kala këngësh e vallesh të bukura popullore sa vete e zmadhohet…
Grupi i Deçanit solli me vete magjinë e tij duke kënduar me thellësinë e shpirtit: “Oj Kosovë, o nëna ime!” Edhe grupi i Tropojës shpërthen mbi shesh: “Ti, Shqipëri, më jep nder!” Këndojnë të mëdhenj e të vegjël gjirokastritë së bashku me vëllezërit e Tropojës e të Deçanit.

Sa bukur tingëllon në gojë të tyre kënga “Himni i flamurit tonë kombëtar”! “Kështu vëllezër për jetë të jetëve, kështu të bashkuar si gishrinjtë e dorës do jemi kudo që ndodhemi.” – shpërthen me zë kumbues kushtrimi nga i madh dhe i vogël edhe vargu: “Me këto këngë e këto valle, /Ramush, je legjendë e madhe!”/.

Këngët, vallet, kujtimet rizgjojnë ndjenjat tona atdhetare.

Leitmotivi i bisedave miqësore ishte: “Kështu qofshim përherë, si djemtë e një nëne.” Djali i vogël i Marenglen Koçiut, tepër inteligjent e vizionar, edhe pse është i vogël, e pyet të atin: “Ku është xhaxhi Ramushi? Pse Ai na mungon sot të gjithëve?”

“Jo, jo nuk mungon xhaxhi Ramushi. Ai është në shpirtin tonë”, - kështu thotë duke treguar me dorë fotografinë Marenglen Koçiu, ku ka dalë me Ramushin bashkë.

Kënga ata i bashkoi dhe më shumë, sidomos në përjetimin e kësaj vlere kombëtare folklorike…

“Kështu qofshim përherë, të bashkuar me këngë në gojë e dorë në zemër!” janë urimet reciproke.



Ju, Gjirokastritë, mos flini,

Lulet malit Gjerë ia mblidhni.

Në kala tufa t’i lini,

Se vjen Ramush Haradini!

Fisniku me rrënjë trimi.
Lum, moj Nënë, ç’të lindi gjiri!

Lum, Kosovë, ç’të tundi djepi!

Zgalemin mbi dallgë deti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:42 pm

NË SHTËPINË E NELAJVE

(Nga Duro Shehu)



Ftesën që më bëri miku im, gjirokastrit,Marenglen Koçiu, për të bërë një vizitë te Eqrem Nelaj në Subash, e prita me mjaft dëshirë.

Dhe… u tha, u bë.

Makina “FUORISTRADË”, të cilën e ngiste një djalë nga Dunavati, nisi fluturimin, për tek Eqremi. Shoferi nuk e bënte dot udhëtimin në heshtje. Ne si poetë jemi “ustallarë” për muhabet, por edhe Geno Kociu është mjeshtër i fjalës…

Makina brenda herë pushtohej nga bisedat tona për festën e Bajramit, here për mikun, për tek i cili ishim nisur e deri tek festivali folklorik, që do zhvillohej ato ditë në Gjirokastër. Në sytë tanë lexohej gëzimi mjaft dukshëm.Ishim me fat që udhëtimi ynë ishte tepër i shkurtër në superstradën e ndërtuar sipas parametrave bashkëkohorë. Edhe moti ishte me ne ato ditë, duke u ulur disa gradë temperatura e përgjithshme krahasimisht me ditët që sapo kapërcyem.

Sa hymë në Subash, makina luksoze preu majtas, duke u ngjitur nëpër këmbët e kodrave të Shtëpëzit, ku është vendosur e banon miku ynë, Eqrem Nela.

Na del përbnallë një shtëpi e ndërtuar bukur me arkitekturë të kohës dhe e rrethuar nga një gjelbërim magjepsës, që të mrekullon menjëherë. Si të gjithë shtëpëziotët, edhe Eqremi me familjen e vet me shumë dëshirë zbritën sa më afër rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Edhe pse në këtë zonë nuk ka shtëpi të tjera banimi, Eqremi me familjen e vet ndihet mirë. Është një shtëpi e thjeshtë dhe e bukur me ujë jashtë e brenda, me tërë orenditë shtëpijake që kërkon koha sot e deri tek lulet që këtu janë me shumicë.

Me Eqremin takohemi si miq të hershëm. Edhe atë druajtje që kishim, na e hoqi i zoti i shtëpisë me buzëqeshjen e tij të ngrohtë, me fjalën e tij, mjaltë.

Duke na përqafuar fort, na mbështolli në krahët e tij të fuqishëm dhe na ftoi të uleshim shpejt e shpejt nëpër divanet e karriget që i kishte vendosur bukur e me merak aty ku duhej gruaja e tij. Në krahët e Eqremit u ndjemë ngrohtë.

- U kam pritur, hapi bisedën i zoti i shtëpisë, ndaj më kënaqët e më gëzuat shumë sot me ardhjen tuaj, sepse kemi dhe festë. Dhe festat nuk bëhen vetëm, pa pasur shokë dhe miq të zemrës. Fliste lirshëm Eqremi, teksa para nesh shndrisnin gotat e mbushura me “ujë të bekuar”, prej rrushi, posaçërisht për miq. Eqremi mori i pari gotën dhe u bë gati për të na mirëseardhur; por Marenglerni, si më i ri, se të tjerët, duke na hedhur një sy të gjithëve, uroi me gjithë shpirt: “Dede, të paçim uratën! Gëzuar, vëllezër! Gëzuar festën e Bajramit për shumë vjet!

Mori udhë një bisedë e shtruar dhe e ngrohtë, si bisedë mes miqsh të mirë. Unë hyja për herë të parë në këtë prag, ndërsa Marengleni kishte qenë edhe herë të tjera. Bëhesha kurioz për çdo gjë që më kapte syri në dhomën e pritjes, derisa në një vend të dukshëm pashë që ishte vendosur një fotografi e zmadhuar brenda një kornize të bukur.

- Kush është ky burrë me këtë veshje që po i jep më tepër autoritet? – pyeta unë.

- Aty ka dalë babai, - m’u përgjigj menjëherë Eqremi. Xhafer Nelaj e quanin.

Kaq tha i biri i Xhaferit, miku ynë, Eqremi.

Unë këmbëngula për të mësuar edhe më shumë për atë njeri.

Natyrshëm u hapën “qastrat” e bisedës për burrin e mençur e trim të Labërisë, Xhafer Nelën. “Ai ka qenë me shumë autoritet, sqaroi më tej Marengleni, i cili kish për Xhaferin dhe Qazimin informacion më të gjerë, sepse vitet e bëra nga Nelajt janë 385 vjet. Midis tyre wshtw dhe Rasim Nelaj, 24 vjet burg dhe vëllai i vet 30 vjet burg....

- Flisni, flisni, mos e shuani bisedën! – i nxita unë. Me ne, njerëzit e letrave, mos mbani rezerva. Sa më shumë gjëra të na thoni, , sa më bukur të na i tregoni, aq më i mirë do dalë edhe shkrimi në gazetë… Si të jetë mielli, do të dalë edhe buka. Nga ju sot mora “miell” cilësor, ndaj dhe buka s’ka përse të mos dalë e mirë.

Të gjithë qeshën.

- Mos harroni miellin! – kujtova përsëri unë. Se… ku dhemb dhëmbi vete gjuha… - thotë populli.

- Të vish në shtëpinë e Eqrem Nelës, kryetarit të Ballit Kombëtar për Qarkun e Gjirokastrës dhe të mos shkruash për babanë e tij, Xhafer Nelën, komandantin e çetës “Shqiponja”, është njëlloj sikur të notojë varka kur nuk ka ujë.

Biseda përsëri vazhdonte të mbahej prush e flakërimë.

Përsëri kryefjala mbetej Xhafer Nela, trimi e nacionalisti që nuk u ul kurrë në gjunjë në udhën që kishte nisur për kombin e Shqipërinë e lirë.

Një telefonatë e bërë nga ana ime për sheh Hysen Ali Hormovën, bëri që edhe ai për pak minuta të bëhej protagonist në bisedë.

E kam thënë edhe herë të tjera që ai është njeri me vlera njerëzore dhe qytetare, lezet i ritualeve fetare si edhe lezeti i kuvendeve e trapezave në krahinën e Labërisë.

Pa le të ndjekim thëniet e njerëzve të ndryshëm për Xhafer Nelën… për komandantin. - E donin njerëzit që i shkonin pas, - shprehet sheh Hyseni. – Unë di shumë për të, se me familjen e Nelajve kemi pasur lidhje miqësore… Ai ishte i prerë në biseda me njerëzit. Ai po të merrte një gjë përsipër, nuk e linte pa çuar deri në fund.

Ishte trim, burrë i mençuri i kësaj krahine labe. Me çetën e drejtuar nga Xhaferi u bë luftë kundër nazistëve.

Luftoi për këtë vatan, për këto troje ai burrë me shokë për kombin shqiptar.. Ishte antinazist e antikomunist, prandaj edhe e pushkatuan. Vdiq komandanti, vdiq për Shqipërinë e lirë. Ai la emër e trimëri, prandaj vite më parë Xhafer Nelaj u dekorua edhe nga Presidenti i Republikës.

Ne e dëgjonim me vëmendje, sa harronim edhe gotat.

Këtu Eqremi mendoi, se mos ne u mërzitëm nga këto histori. Jo, ai ishte i gabuar. Ne, përkundër dëshironim të dëgjonim sa më tepër… Dëgjonim me vëmendje dhe ishim me fat që atë ditë u rizgjuan kujtimet për një burrë të madh, për komandantin me vlera, që do kalojnë vite dhe do të respektohet e nderohet edhe më shumë.

- Sa mirë bëtë, që më erdhët, more burra, - u shpreh Eqremi. – Më keni lehtësuar sot. Mos qoftë njeriu pa njeri. Vërtet më lehtësuat në thellësi të shpirtit.

Tha këto fjalë dhe me një rënkim të thellë u bë gati për t’ia marrë këngës. Rënkoi thellë por nuk u përlot. E mbajti veten. Dhe ia mori këngës shtruar e ne i shkuam pas.

Këndonim, por edhe në sy na tradhtonte ndonjë pikë loti. Fisi i Nelajt
- Mandelat e regjimit komunist.
Është e natyrshme kjo se vite më parë kësaj familjeje i ka ikur në moshë të re djali. Jeta vazhdon. Nuk e lëmë pa kujtuar e respektuar në mënyrën më legjitime me tërë forcën e ndjesisë së shpirtrave tona të stërvitura me lloj – lloj dhimbjesh…

Prandaj kujtojmë me nderim komandantin legjendar Xhafer Nelën, Qazim Nelën dhe vëllezërit e tij.

Ata u pushkatuan për të mbetur gjallë në kujtesën e njerëzve. Do të mbeten simbole të rrallë, sepse ishin bukuria dhe nderi i këtij kombi.

Edhe pse u përlotëm ca, Eqremi bëri mirë që ia mori këngës. Bëri shumë mirë. Dëgjova atë dhe në krahinën e Labërisë, Fushëbardhë, kam mësuar, se kur ndonjëri kishte zi, për të dalë nga ajo gjendje, këndonte:



Goja qan, goja këndon,

Zemëra katran kullon.

S’ka ilaç që të shëron.

Se do ti apo nuk don,

Jeta përsëri vazhdon. “



U larguam nga shtëpia e Nelajve në Subash. Urimi na doli natyrshëm nga goja, sepse nuk flet goja, por flet zemra. “Gëzime pastë këtej e tutje kjo shtëpi!” U larguam prej andej me mbresa e kujtime që nuk do humbasin kurrë.

Edhe Eqremin e lehtësuam disi në shpirt. Edhe ne e ndjemë veten ngrohtë në shtëpinë fisnike të Nelajve.

Qëndruam disa orë në “krahët” e tij dhe u çmallëm me njëri – tjetrin.

Kështu qoftë përherë shtëpia e Nelajve, e hapur, si valët e detit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:43 pm

Shënim i Redaksisë: Ndjehemi krenarë sot, mbasi Kryeministri i shqiptarëve (siç e cilësoi z. Haradinaj) theksoi: “Erdhi ora e kthimit në Atdhe të eshtrave të figurave të mëdha kombëtare në shekuj, , duke nisur nga Mbreti Zog, Fan Noli, Faik Konica. etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:44 pm

FLAKË E ËMA, PRUSH E BIJA…!



(Nga Jorgo S. TELO)



[size=12]Le ta dijë njerëzia:

Ja, Kosova,

Shqipëria!



Tekanjoze – historia

Nënën e ndau nga Bija.

I bashkoftë ardhmëria…!

Flakë e Ëma, prush e Bija.



Shihni,

moj shihni

Udhën e afrimit!



Shembur,

moj shembur

malet e veçimit…



Çelur,

moj çelur

Shtigjet e bashkimit…



Ja, Kosova, Shqipëria!

Flakë e Ëma, prush e Bija!





I KALBUR KOHE…!



(Jorgo S. TELO)



I mësuar…

vetëm për klasëndarje.

Vetëm për përçarje

i zgjuar…



I rregjur…

për të të shtënë në kurth.

Për të mbjellë “ah!” e “uh!”

i etur…



I panginjur…

me orekse ligësie.

Për mposhtje pafajësie

i thekur…



I dashuruar…

me vese epshore.

Me tituj dhe honore

i verbuar…



I mikluar…

nga idhujt hijerëndë.

Nga koka në këmbë

i dreqifikuar…!



Tinzar tërë jetën

Mbete mizor…

I kalbur kohe,

PERSEKUTOR…!







PËR VENDIMIN E MADH…



Mukja në dyzet’ e trenë

të madh mori vendimnë.

Ja do vdesim, ja do rrojmë,

S’e durojmë robërinë.



E mori vesh Kurveleshi.

Si rrufe u ndez rrebeshi.

Në Fushëbardhë te rrapi

Erdh’ dhe populli Zhulatit.



Kurvelesh e Labëri

rritën djem për shqiptari.

Komandant Ismail Golemit

Sa lezet i kish kuvendi!



Të paharruar do mbeten

Në shekuj, në mot e jetë.

Asnjëherë s’kanë vdekur

të gjithë trimat me fletë.[/size]

Rushan Veliu
GJIROKASTËR














MIRËSI DHE PAVDEKËSI


Ju mbetët ata që ishit

Gjithë nder, respekt

dhe pse me vuajtje si të Krishtit

Nder breza do te jini fanar.

Ishit nje brez Ideal.

Kudo u shquat per zgjuarsi

Karakter çelik ,

Dituri e shpirtbardhësi

Jo vetem pse ishit me Universitete mbaruar,

Por gjithcka tek ju ishte dhe e trashëguar.



Kushdo ju admironte , ju imitonte...

Edhe pse me egërsi ju luftonte ;

Ju ishit vetë MIRËSIA

Ndaj u ka marrë pavdekesia.



Nga Eduard DILO

New York, Nëntor, 2008



Kipling - Nobel 1907
Ne mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,
sa here tek ti dyshojne e s te perfillin-
por dhe dyshimet drejt ti gjykosh...

Ne mundsh te rrish ne pritje ,nga pritja pa u lodhur,
a, kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
madje,ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi ,me to pa rene ndesh.

Ne mundsh te mendosh,por jo gjer ne shkaterrim,
te enderrosh,por jo si rob enderrimesh,
dhe ti trajtosh njelloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh

Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
ne kurthe per trutharet kopuke te ti kthejne,
ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prape ti ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

Ne mundsh fitoret qe ke korrur ti flijosh
si ne kumar, ne nje te vetme loje,
te rrezikosh ,te humbasesh e prape te fillosh
dhe humbjen kurre te mos ta zesh ne goje.

Ne i detyrofsh dot muskul,nerv e puls e zemer
te te sherbejne edhe kur gjithçka duket e kote,
e te qendrosh kur ske asgje me veç vullnetit
qe qe veç nje fjale-"Qendro!"-gjithnje te thote.

Ne mundsh te flasesh me maskarenj po nderin tend ta ruash,
a te ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon.
Nese armiku apo miku s te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e çmon per aq sa meriton...

Ne mundsh ti mbushesh minutat aq te renda
me vepra qe peshojne-
dije dhe mos ki asnje dyshim:
se jotja do te jete Bota ,me ç ka brenda,
dhe BURRE do jesh ,o biri im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:45 pm

Kujtime të trishta

Henrik Q. Dilo







Sa do të më pëlqente te rendja si më parë n'atë mjedis, siç bëja kur isha i vogël duke u sjellë përqark shtëpisë, ku është skalitur emri ILIA DILO !

Merrja një vrap dhe s'nda-lesha, po atëhere s'kuptoja se ç'tragjedi pas tragjedie i kanose-shin familjes. Dhe ashtu n'atë vrap ngulçues , harroja çdo gjë dhe thoshja se Sheperi është imi, thuaj si të mos kish dhe të tjerë. Po unë s'kuptoja, aq i vogel isha dhe s'ngopesha frymë dhe, së bashku me kushërinjtë e mi, kush e kush të dilte më parë në Kokojkën e Gjyshit rrëzë Bisejit.

Dhe ç'gjallëri e ç'gezim fshihesh në zemrat dhe shpirtrat tanë të pa trembur akoma nga stuhitë dhe rrebeshet e dikta-turës!

Duke u rritur fillova dhe unë të merrja frymë me vështirësi filluan të më merreshin këmbët, ndërsa tani s'shkoj dot më në Sheper. S'do të më pëlqente të ëndërroja një moshë fëmijërie, me një rendje në She-perin që atëherë më dukej më i bukuri, pa kuptuar aspak se ç'pllakoste në shtëpitë tona që vit pas viti i mbulonte zia. Rrëzë Biseit gjendet shtëpia e ILIA DILO SHEPERIT, shkatërruar nga koha e luftës, që terroristët vendas më pas e lyen me gjak.

Më 25 Janar 1991, te pragu i shtëpisë së rindërtuar u gjet e masakruar Nëna Kaliopi Dilo, e shoqja e birit të ILIA DILO SHEPERIT - Mihal Dilo. E ngjethur nga kjo vepër gjakatare , familja e abandonoi shtëpinë... Në çdo hap që hedh, gjithçka të ngjeth dhe të trishton. Në atë Sheper fshihet tragjedia e një procesi kriminal të pa arsye. Dhe sikur shtëpia të shembet nga rrebeshet e kohës, përsëri do të mbetet në këmbë pllaka e gdhendur dikur, tani e trazuar dhe me gjak, me emrin ILIA DILO… Në atë mjedis u përgjak dhe u masakrua Kaliopi Dilo. Gjaksorët lanë prapa re pluhuri dhe rrëketë e një lumi gjaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:46 pm

MEÇAJT E LUSHNJËS – ZËRI I SË ARDHMES
( Tume - Bele)


Pëllumb Meçe dhe Zyber Meçe

(Tume- Bele) binjakët e Lushnjës

Emra të njohur në Lushnjë, zëa të fuqishëm që iu bashkua nismëtarëve për shembjen e “kështjellës” komuniste.

Ishte viti 1991, kur ai u radhit në Partinë Demokratike së bashku me vëllain, Zyberin. Dhe ishte pikërisht janar i 1991-shit kur të dy vëllezërit Meça ishin tepër vizionarë për të ardhmen, për të mos ardhur më ajo kohë e mallkuar në Lushnjë e në tërë Shqipërinë demokratike, që çdo shqiptar të ishte i lirë. Vetëm kështu Shqipëria do të mund të hynte në familjen e madhe evropiane.

Pëllumbi ishte tepër i vendosur në këtë rrugë, ndaj punonte me mish e me shpirt me njerëzit, sepse për vendin po frynte një erë e re, dielli shkëlqente më shumë në tokën shqiptare e në zemrat e njerëzve rritej shpresa, rriteshin ëndrrat…

Nuk e harron askush në qytetin e Lushnjës ditën kur mbrojti me gjoksin e tij, përkrah shokëve të tjerë, heroin e demokracisë, liderin e Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarin. Pëllumbi e strehoi Atë edhe në shtëpi.

Pëllumb Meçe “fluturonte”, për të punuar me shokët e miqtë për të mirat që shqiptarët do kishin pranë, që çdo gjë që ishte ndryshe. Në degën e Partisë Demokratike ai u bë i shtëpisë, shoqëronte e mbështeste liderët që bënin shpjegime për luftën mbarëpopullore të shembjes së komunizmit, që i kishte mbajtur në vend shqiptarët për pesëdhjetë vite me radhë.

Ishin ato ditë historike që do të kujtohen me nostalgji nga Pëllumbi me shokë. Në sytë dhe zemrën e tij endej meraku i fitores së demokracisë njëherë e përgjithmonë. Ditë pune intensive për të dhe demokratët e tjerë. Mitingje dhe antimitingje.Dhe kjo punë për ta nuk ishte shesh me lule, se duhej përkushtim, duhej që të mbeteshin edhe pa gjumë, që në Shqipëri në çdo cep të saj, të mos kishte më ditë të zeza si zifti. Njerëzit nuk harrojnë porse rizgjojnë kujtimet e atyre ditëve, nuk harrojnë ditën kur në një antimiting, i cili u organizua në qytetin e Lushnjës, duke bërtitur “Liri – Demokraci!, “Poshtë Diktatura!” , Pëllumbi ishte një nga protagonistët më të zjarrtë kundër figurës së Enver Hoxhës.

Dega e PARTISË Demokratike i besoi Pëllumbit shpërndarjen e shtypit demokratik.. Këtë detyrë ai e bëri me ndershmëri e shpirt, jo vetëm në lagjet e qytetit, por edhe fshat më fshat.

Më kryesorja është se ai punoi me dëshirë e pasion e nuk kërkoi të shpërblehej për punën e bërë. Ai së bashku me vëllain, Zyberin, kanë marrë pjesë si komisionerë në zgjedhje si përfaqësues të PD –së, duke shpresuar për fitoren e madhe të shumëpritur.

Pëllumbi asnjëherë nuk e pushonte aktivitetin e tij në udhën e bukur të demokracisë, të rritjes së dashurisë, të këngëve e të shpresës.

Në prill 1991 vëllezërit Meçe ishin aktivistët e parë në formimin e sindikatës së pavarur shqiptare. Ai u zgjodh dhe në kryesinë e kësaj sindikate për Lushnjën.

Pëllumbi ka qenë sportist dhe njerëzit e njihnin mirë dhe nuk e kishin humbur respektin për të. Kjo gjë ia ka lehtësuar punën, për të formuar në të gjitha ndërmarrjet e Lushnjës degeët e kësaj sindikate.

Pas krijimit të Qeverisë Teknike Pëllumbi dhe vëllezërit e tij punuan me përkushtim për fitoren e PD – së. Ishte kështu, prandaj edhe Pëllumbi edhe Zyberi u dekoruan të dy ,me urdhërin “Pishtar i Demokracisë”.

Njerëzit e Lushnjës nuk e harrojnë vitin 1997, kur u bë mitingu i PD-së. Në miting ishte dhe doktor Berisha. Forcat e kuqe goditën me automatikë mbi liderin e PD-së. Ai që do të godiste Berishën kishte në shenjë e dhe Pëllumbin. Edhe Pëllumbi edhe Zyberi nuk reshtën duke punuar kundër mafies komuniste. Rrënjët e saj ishin hedhur të thella jo vetëm në Lushnjë, por në gjithë Shqipërinë.

Pëllumbi kujton ditët pas vrasjes së Azem Hajdarit. Jo vetëm Pëllumbi, por edhe Zyberi së bashku me komandantin e eskorkës së zotit Berisha shoqëruan lëvizjen nëpër Shqipëri të Kryetarit të PD-së. Edhe kur u shkallmua njëherë e përgjithmonë monumenti hijezi i diktatorit, vëllezërit Meçe ishin të parët. Për ç’kanë bërë vëllezërit Meçe për demokracinë dihet saktë. Për bëmat e tyre ata janë vlerësuar nga demokratët dhe nga vetë doktor Berisha.

Ja si thotë Berisha: “Ne si ushtarë të denjë të demokracisë do të kujtojmë idhtarët e saj dhe do t’u gjejmë vendin që u takon në shoqërinë shqiptare, që ka aq shumë nevojë për njerëz të tillë. Ne do t’i qëndrojmë besnik deri në varr kauzës së lirisë dhe demokracisë, që PD-ja e ngriti nga hiri i shkatërrimit të ’97-ës dhe psikologjisë së një qeverisjeje monopoliste të së majtëve.”

Bëmë një portet të shkurtër të vëllezërve Meçe të Lushnjës, të atyre që u dashuruan me të renë, duke shembur të vjetrën, atyre që ishin dhe mbetën zëri i së ardhmes…



Çano NORA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:47 pm

PORTRET



Profesori Tare Kalo



Nga Eqerem Nelaj

Një nga trimat martirë është dhe biri i Labërisë dhe Gjirokastrës, patrioti dhe intelektuali Prof. Tare Boço Kalo. Ai rridhte nga një familje fisnike gjirokastrite. Boço Kalua kishte gjashtë fëmijë, por më i spikaturi midis tyre ishte Tarja, i cili që në fëmini u shqua, ndër të tjera, për etje dhe zell për të mësuar e për t’u bërë i ditur, falë talentit dhe zgjuarsisë, që i kiishte dhuruar Zoti. Pas mësimeve që kreu në shkollat qytetit të lindjes, vazhdoi studimet për filozofi në Firence të Italisë dhe më pas studimet pasuniversitare në Francë. Në vitin 1942 kthehet në Atdhe, ku emërohet pedagog i filozofisë në gjimnazin e këtij qyteti. Por, krahas dhënies së filiozofisë në gjimnaz, u aktivizua në Lëvizjen Kombëtare patriotike Shqiptarepër Θlirimin e vendit nga fashizmi dhe për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, falë bindjeve të tij demokratike, perëndimore, të cilat i kishte mbrujtur gjatë qëndrimit të tij në Perëndim. Ai i përvishet me zell një pune të madhe në gjimnaz dhe arrin të organizojë e të udhëheqë rezistencën antifashiste të gjimnazit, në cilësinë e komandantit. Mirëpo kjo punë e bërë nga Tare Kalua nuk kishte si të mos binte në sy dhe të mgjallte xhelozi tek eksponentët e komunistë me emrë në Gjirokastër, si Bedri Spahiu, Malo Konea dhe Shefqet Peçi. Ata kishin synim që rininë dhe popullin e qytetit të Gjirokastrës ta kishin nën influencën e tyre. Për këtë qëllim, i bënëpresion, duke e paralajmëruar që të mënjanohej nga ai organizim dhe të bashkohej me ata, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste. Por Tarja, duke njohur mirë komunistët dhe doktrinën e tyre, nuk e pranoi atë ofertë që i bënë ata, duke u treguar atyre rrugën e drejtë dhe të vërtetë, që duhej të ndiqte populli për të fituar lirinë dhe demokracinë.

Kështu, duke mos qenë i gatshëm për të bashkëpunuar me komunistët, ata e vunë në shinjestër, për ta eliminuar. Kështu, përpilojnë planin e sulmit ndaj tij. Në errrësirën e natës rrethojnë shtëpinë e Boço Kalos, i bëjnë thirrrje tares për t’u dorëzuar. Në gjendjen e krijuar Profesroi nxjerr nga porta tjetër e shtëpisë katër motrat e tij ,ndërsa vetë , me babain e tij, Boçon, fillojnë luftën në pozita rrethimi. Në mes të luftimit Tarja i thotë babait që të ndërpriste luftimin dhe të dorëzohej, pasi me atë komunistët nuk kishin ndonjë gjë. Ai vazhdoi të luftojë deri në fishekun e fundit, të cilin e mbajti për të vrarë veten e për të mos rënë i gjallë në duar të komunistlve.

Pas kësaj përpjekjeje të pabarabartë, babanë e Profesorit, Boçon, dhe 11 nacionalistë të tjerë, i pushkatojnë në oborrin e gjimnazit. Ky ishte mnjë akt i rëndë dhe i pamëshirshëm.

Është për t’u përmendutr akti mizor, i kryer mbi kufomën e Boço Kalos, këtij njeriu patriot e shumë fisnik. Këtë bukuri shpirtërore ia shtonte edhe eleganca e tij fisnike, me atë trup të gjatë e të drejtë, me atë bukuri dhe atë pastërti, hijeshi, që i rrinte aq bukur kostumi kombëtar lab, me pamje dhe vështrim si të shqiponjës së maleve të Labërisë. Kjo pamje, ky karakter, kjo finsikëri e për më tepër, këtyre cilësive edhe unaza e madhe, e florinjtë, e cila rrezatonte.

Para se ta pushkatonin, e nxorrën nga shokët e tij nacionalistë dhe e torturuarn, duke e goditur në gishtin ku mbamte unazën. Gishti me unazën këputet dhe ai përpëlitet, bashkë me unazën, duke treguar se shpirti atdhetar është i pastër si ari dhe nuk shkëputet lehtë nga bukuria fizike e njeriut fisnik. Kjo ishte një skenë makabre, e ideuar nga komunistët masakratorë. Këtë skenë e ka treguar me realizëm e vërtetësi një dëshmitar okular i ngjarjes, një nacionalist i çetës “Shqiponja” të Shtëpëzit.

Të nesërmen gjithë populli i Gjirokastrës dhe fshatrave përrreth varroi me nderime të mëdha nacionalistët në varrezat e qytetit. Pllaka e varrit të Profesor Tare Kalo ka sot shenjat e plumbit...Profesor Tare Kalo sot kujtohet me nderim nga nacionalistët e vërtetë.



Dalja e një gazete në Gjirokastër, qytetin aq të lidhur me shtypin, gjuhën dhe letrat sjhqipe, është një gjë sa e përgjegjshme, aq edhe e gëzueshme. Botuesit, që kanë shfaqur kurajon, do ta përligjin këtë. Uroj që, duke u bërë forumi i fjalës së vërtetë, kjo gazetë organ i të djathtës historike shqiptare, të ndihmojë në shpjegimin e dramave që kanë ndodhur në këtë vend dhe të në kalimin e pasojave të tyre.

Hapja ndërkombëtare e saj do të bëjë që gazeta e thjeshtë të na duhet shumëfaqëshe që në daljen e saj.

Jetoftë e fluturoftë si shqiponjë kjo gazetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:47 pm

Apel i Botuesit



Ju bëj thirrje të hapur të gjithë intelektualëve brenda dhe jashtë Atdheut dhe në Diasporën , për bashkëpunim.

Faqet e gazetës “Udhët e Kombit” do të jenë të hapura për të gjithë ata, që duan të shpalosin dijet dhe ndjenjat e tyre për Kombin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:48 pm

Marenglen Koçiu

Drejtori

dhe botues i gazetës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptySat Jan 23, 2010 5:49 pm

Adresa e gazetës “UDHËT E KOMBIT”

Marenglen Koçiu

Qendë Pazar

Gjirokastër, Albania

e-mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com, marenglenkoçiu@yahoo.com

tel. 0685438888, 0672572262

++35584267299

Shtypur në Shtypshkronjën “MILOSAO” SARANDË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyThu Mar 18, 2010 11:44 pm

Ju faleminderit per vemendjen qe tregoni duke lexuar kete gazete te re...

Marenglen Koçiu, Botues dhe Drejtor i Gazetes "UDHET E KOMBIT"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:00 pm

"Udhët e Kombit Nr. 2 i botimit, Shkurt 2010
Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:11 pm

Një vizitë te Dede Reshat Bardhi

Edhe pse rruga Gjiroka-stër – Tiranë është e gjatë, ne
nuk e ndiem shumë udhëtimin, sep-se kshim një gëzim të brendshëm në shpirt. Do
të takoheshim me Dede Reshat Bar-dhin, me Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit.

E kisha takuar edhe herë të tjera, por këtë herë më kishte marrë malli shumë për të.
Është e natyrshme, sepse ai është një njeri me shpirt të madh, burrë i mençur, që të shëron me fjalën e tij. Është tepër komunikues me njerëzit dhe sytë e tij të vështrojnë miqësisht. Për këtë takim me Kryegjyshin u kisha treguar dhe shumë besmtarëve e njerëzve të tjerë në qytetin e Gjirokastrës. Së bashku me urimet e mia do të përcillja dhe dhjetra urime të ngrohta zemre të njerëzve të thjeshtë, që shprehnin respektin dhe dashurinë për Dede Reshat Bardhin.
Kur më përcollën për në Tiranë të moshuarit e qytetit tim, Tomor Kotroçi e Xhemali Boci, më thanë duke buzëqeshur: “Ne jemi burra të vjetër e s’bëjmë dot rrugë të gjatë; prandaj, mos harro, përqafoje Dede-in edhe për ne, se e duam shumë dhe na ka
marrë malli.”

Janë shumë bektashianë që mnuk e heqin nga goja Atë dhe e duan megjithë shpirt. Ajo ditë në Tiranë ishte e bukur dhe me diell. E them sinqerisht, se kur vete te Dedei,
duket se edhe moti derdh behar gjith-andej, ashtu siç derdh edhe në zemrat tona.

Rrugët i sheh të mbushura me njerëz e bori makinash. Ne këto dukuri i vëmë re edhe pse nxitojmë, për të vajtur sa më shpejt te Kryegjyshata Botërore. Derën e saj e gjetëm të hapur. Ajo kështu është përherë e hapur, e hapur për njerëzit e thjeshtë, për ata që kërkojnë më shumë paqe e dashuri njerëzore. Në Kryegjyshatë ka rregulla,
bëhen rituale…venë shumë besimtarë. Shkojnë atje, se e dinë që i pret Kryegjyshi, Dedei i madh,që u shërben si kryeengjëll, duke u ndriçuar rrugën njerëzve të thjeshtë e duke u shëruar atyre shpirtrat e trazuar….Bëhet fjalë për një burrë të hijshëm që
të ëmbëlson me fjalë.
Takimin e parë në Kryegjyshatë e bëmë me dervish Saliun, një burrë i urtë që rrezaton mirësi. Pasi e pyetëm për Dedein, kërkuam që ta takonim, sepse kishim shkuar që nga qyteti jugor plot tradita të forta fetare. Kishim shkuar deri atje, për të takuar Kryegjyshin, për t’u çmallur me të, për të biseduar shtruar, që të na e bënte më të lehtë udhëtimin tonë në këtë jetë me plot halle

Nuk ndenjëm shumë në pritje, kur dervishi na erdhi me lajmin e mirë, për të takuar Dede Reshat Bardhin. Shkuam pas dervishit. E gjetëm Kryegjyshin ulur.U përqafuam fort dhe u pyetëm për shëndetin e njëri – tjetrit. Ndiheshim të lumtur, sidomos, kur vumë re se Ai ndihej mirë.
- Mirëseerdhët! – na foli me zërin e tij të ëmbël.
- Mirë se të gjejmë! – i thamë.
- Unë shërohem, kur më vijnë besimtarë. Ngrihem në këmbë sa s’fluturoj nga gëzimi i
brendshëm që më gufon në shpirt – vijoi kuvendin Kryegjyshi.

Pasi na qerasi sipas zakonit bektashian, e uruam me gjithë zemër dhe vazh-duam
bisedën…

Ai na fliste qetë, ngadalë e me dashuri të dallueshme.
Ne ngazëlleheshim nga ato fjalë të florinjta, nga ajo pritje e ngrohtë që po na jepej bujarisht atë ditë.
Brenda shpirtit tonë regjistrohej çdo mbresë me saktësinë më perfekte të mundshme, për të mos u shuar kurrë.
Zëri i Tij ngjante si zë kushtrimi për besimtarët e sotëm dhe atyre që do të pasojnë. Zotëron një zë të mrekullueshëm, që fluturon si zog në qiejt e zemrave e që shpërndan paqe, mirësi e dashuri.
Në vijimësi të bashkëbisedimit Dede Reshat Bardhi foli rrjedhshëm për regjimin komunist, që lamë pas e sidomos për kalvarin e vuajtjeve të veta…
Dallohej që i dhimbte shiprti, teksa rrëfente për ato vite, kur nuk u lejuan njerëzit të ushtronin lirshëm besimin apo të do të donin e të shinin qartë ha-pësirat e jetës, pjesëtarë të së cilës ishin mbi tokë.
Ndalesa monstruoze ndodhte pikërisht atëherë kur dëshironin të ishin të lirë, të besonin sipas dëshirës, të rrisnin shpresat e të plotësonin më mirë kërksat e shpirtit pa kurrfarë frike e shantazhi dogmatik…
- Tani është ndryshe, o të dashurit e mi!– na thotë Kryegjyshi. - Sot arrijmë, pa kurrfarë frike e meraku të kuvendojmë lirshëm, shtru-ar për bektashizmin, që afron e bashkon
njerëzit, për kombin. Folëm pa teklif e plot pasion për bektashizmin që afron e bashkon njerëzit, për pronat, për lirinë, demokracinë, për fëmijët, për paqen, për të ardhmen si dhe për frashërlinjtë…

- Eh, bijt’ e mij, e ç’t’ju them më tjetër? Kombi kër-kon njerëz me vlera…- e mbylli bisedën e parë Krye-gjyshi i nderuar.
Mbetëm të mallëngjyer prej fjalëve e mendimeve të Tij…
E kishim dëgjuar me shumë respekt e vëmendje të përqendruar, ashtu të mbledhur përreth tij si zogjtë te Nëna e tyre.
Në ato momente vendosa dhe pyeta:
- Dede, ejvallah, të paçim uratën, përse nuk venë mirë punët në Shqipërinë tonë?
- Biri im,-m’u drejtua ngrohtësisht e vëmendshëm.
–Rruga e vetme është rruga e afrimit dhe e bashkimit. Po këtu, sa qepet nje-ra mëngë,
shqepet tjetra… E kam fjalën për politi-kën… Kërkohet të ecim me fjalën e mirë në gojë, me besimin te Zoti, sepse feja mbjell paqe dashuri në jetë….

… U larguam nga Krye-gjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë, duke marrë me vete shumë ushqim shpirtëror. Ishte një takim që nuk do të harrohet kurrë prej nesh. Fjala e Tij do të na ngrohë e do të na ndriçojë në udhëtimin tonë ndërnjerëzor.
E morëm rrugën e largimit prej andej me dëshirën për t’u takuar sërish me Kryegjyshin e mirënjohur, për t’u ushqyer me paqe, me mirësjellje, me dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:15 pm


Intervistë me zotin Dashamir Shehi





Pyetje: Si e thoni Ju,
fjalën si LZHK, duke mos marrë pjesë në Parlament?



Përgjigje: Ne si LZHK do
vazhdojmë të themi atë mendojmë për politikë, për shtetin shqiptar,
për perspektivën, për hapësirat që mund të ketë demokracia në Shqipëri.Nuk më
vjen mirë, se mundesitë për alternative, veç partive të mëdha, po vijnë
duke u zvogëluar gjithmonë e më shumë në Shqipëri. Kur u nisëm 20 vjet më
parë, u nisëm të ndërtonim një sistem pluralist dhe një bipartitizëm.
Fatkeqësisht pas 20 vitesh jemi kthyer në një skemë bipartitizmi, ku hapësira
për alternative jo për parti të vogla është gjithnjë e më e vogël. Kjo është
shprehje e varfërimit të politikës shqiptare.



Sot për të thënë
një fjalë të ndryshme nga të tjerët, duhet patjetër të jesh o brenda grupit që
është në pushtet, ose brenda gru-pit tjetër, që pretendon pushte-tin. Në fakt
ne gjykojmë që demo-kracia dhe liria janë krejt të ndryshme nga kjo skemë që
është sot në Shqipëri. Vitet e fundit dhe si-domos zgjedhjet e fundit kanë
qe-në një kthim mbrapa në një sistem partiak, i cili ka ngushtuar edhe
ha-pësirën edhe liritë e qytetarëve dhe ka mbyllur edhe dialektikën e
politikës.




Pyetje:
“Ç’mendoni, sa ka ndikuar fjala e Presidentit, për të
dalë nga kjo situatë
?


Përgjigje: “Unë kam këtë
me-ndim: Fjala e tij është e zbehtë. Kjo vjen pasi hapësira kushtetuese që
është lënë, është relativisht pak. Kjo, ndoshta, vjen, sepse e-dhe vetë
Presidenti nuk ka një dëshirë protagonizmi politik. Mendoj që është i zbehtë,
sepse unë mendoj që hapësira kushtetuese është më e madhe se sa kjo që po
of-ron Presidenti sot. Do të ftoja të mbushte të gjithë volumin politik të lënë
bosh, pasi është në detyrën e tij, pavarësisht konflikteve që mund të krijojë,
të marrë të gjitha detyrat e përgjegjësitë e veta, ndonëse mund të jetë kundër
njërës apo tjetrës palë. Përsa kohë që jemi ulur në një karrige të ma-dhe
publike, do të marrim të gjitha detyrimet që janë përballë pavarë-sisht
problemeve që mund të na krijojnë…



Pyetje: “ Po rikthimin e Fatos
Nanos në politikë si e shikoni?



Përgjigje: “Unë gjykoj që
ka disa personazhe që janë prodhuar këtu e 20 vite më parë në rretha-na krejt
të ndryshme nga këto të sotmet. Nëqoftëse do ta kthejmë kokën mbrapa, mbrapa do
të shkojmë…” – kështu thonë grekët e lashtë dhe të urtë; pavarësisht se këtu në
Shqipëri nuk para janë shumë simpatikë, por realiteti ky është, por pe mbrapa,
mbrapa shkon. Shqipëria ka nevojë të shkojë përpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:23 pm

Nënë Eli rizgjon kujtimet njerëz zemërbardhë !

Vimë në lagjen Varosh. Një shtëpi disakatshe ka pushtuar qiellin, kur e sheh poshtë nga kalldrëmi i rrugës.
Trokasim në portën prej druri të Doktor Labovitit. Menjëherë zbret nënë Eli, e zonja e shtëpisë, e cila na fton të hyjmë brenda. Në derën e jashtme syri të ngrin te mbishkrimi “DR.LABOVITI”, mbishkrim i dërguar nga Austria për Doktor Vasil Labovitin.

Ngjitim shkallët prej druri. Zonja e shtëpisë na pret, sikur të na njihte prej kohësh, duke na përqafuar të gjithëve me krejt bardhësinë e shpirtit. “Sa mirë bëtë që më erdhët!, more djem! Sa mirë!” Dhe nisëm bisedën e parashikuar tek familja Laboviti, një familje doktorësh në breza.
Telemaku, i ati i Dr. Vasilit ka qenë dhe vetë doktor.
Nënë Eli DUKA është mbi shtatëdhjetë vjeçe.
Është vajza e DR Vasil Labovitit. Ajo është lindur në qytet. Dhe këtu është rritur. Një jetë e tërë në Gjirokastër, duke njohur shumë miq. Kujton nënë Eli ato vite, kur ngjiti shkallët e shkollës “Koto Hoxhi”, atje ku sot është shkolla e muzikës:
“Tek ne nxënësit rriteshin shpresat dhe ëndrrat, rriteshin këngët, buzëqeshjet, dashuritë. Nuk i harroj kurrë shokët e mësuesit e mi, Sokrat Kutrën, Fotaq Kekezin, e Muzafer Bejlerin. Ata për ne ishin edhe mësues edhe prindër.

Ata mbetën në sytë tanë, në shpirtin tonë. Kishim etje për dije e kulturë, porse kërkonim paqe e dashuri, donim buzëqeshjen e ëmbël e përkëdheljet njerëzore.
Kisha shumë shokë e shoqe që më vonë u bënë inxhinierë, profesorë, doktorë, politikanë etj.
Kisha edhe Ismail Kadarenë. Isha në një klasë e në një bankë me të. Mësonte , thua? Më i miri. Shkruante, vetëm shkruante. I pëlqenin librat. Hallall i qoftë! Kishim edhe Agim Shehun. Edhe ky i talentuar. U bë poet, poet i mirë dhe i dashur.

Kishim edhe bibliotekë. Atje e kishim kokën. Lexonim shumë libra e nuk lodheshim. Ishim shumë nxënës. Kishim Harillaq Kekezin, Ylbere Mezinin, Dhori Koten, i cili u bë profesor në gjeologji. Kishim Neta Kostandinin. Me Netën isha dhe gjitone.
… Kështu në bisedë me nënë Elin mësojmë shumë gjëra, histori të asaj kohe që rrinin zgjuar në kujtesën e saj. E pyesim për Gjirokastrën e gurtë, qytetin e bukur jugor që natyra i ka falur këtë bukuri magjepsëse, por edhe dora e mendja e gjirokastritëve kohë pas ko dorë në vendet që duhen.
… Gjirokastritët që kanë mbështetur kokën te pushka e tek pena, kanë zbukuruar qytetin. Bukur e thotë dhe kënga: “ Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra…!” Me nënë
ELIN nuk mërzitemi; vetëm e dëgjojmë dhe e shikojmë në sy. Bëjmë bisedë
të shtruar me këtë në-në gjirokastrite që na sjell përmes kujtimeve të saj
shumë vite më pranë..

-Kishim dhe çifutë\ në Gjirokastër, - vazhdon ajo-, Ishte Solomoni. Ai ka qenë deri vonë, një burrë i shkuar me të gjithë dhe ka lënë një vajzë. Në kohën e luftës erdhën
gjermanët dhe pyetën: “Keni çifutë këtu?” Ne ngritëm supet. Babai im (doktor
Vasili, që dinte gjermanisht), u përgjigj: “Jo, nuk kemi!”
Gjermanët donin t’i vrisnin. Ne nuk i dorëzuam tek armiku. Edhe pse nuk ishim të një gjaku e të
një kombi. Ata ishin njerëz të mirë. Disa familje çifute e kishin mbiemrin Dhituli. Kishin dyqan, bënin dhe fanella leshi, triko çorape dhe i shisnin. Për ne gjirokastritët ata ishin dhe mbetën njerëz të mirë, që shpërndanin dashuri, paqe e mirësi…”

Nënë ELI nuk ka shumë dëshirë të rrëfejë për të atin, doktorin, por ne e nxitnim si kureshtarë, që të mësonim diçka më shumë për një njeri të madh e me vlera, të njohur e të vlerësuar nga populli i trevave të jugut. E thërrisinin më së shumti “Vasili i Madh”, sepse ishte njëkohësisht dhe një\Vasil tjetër, doktor pediatër, Vasil Jorgji (ose Vasili i Vogël) Doktor Laboviti kishte studiuar në Austri dhe u bë një emër i rrallë në mjekësi. Ai shpëtoi sa e sa jetë njerëzish, dhuroi sa e sa dashuri njerëzore… Ai është doktori i dyzetmijë operacioneve. Vertet nuk jeton më, por , dihet që në Gjirokastër e jugut të Shqipërisë, nuk ka mbetur njeri pa dëgjuar për të…
Llazo Duka, nipi i doktorit shton: “Ja, këtu i bënte operacionet doktor Vasili. Kanë mbetur akoma dhe këto pajisje…” A ka më bukur! Doktori që shpëtoi jetë njerëzish do kujtohet për tërë jetën brez pas brezi nga njerëzit. Është një mirënjohje e thellë
njerëzore. Nënë Eli kujton për rritjen e qytetit, shtëpitë, pallatet, rrugët, shkollat, gjithçka… “Në Kërcullë kemi mbjellë pisha, - tregon ajo. Më dhemb zemra, kur i djegin dhe i presin, se i kemi mbjellë vetë për Gjirokastrën, për brezat.” Ajo kujton ato vite si person që ka jetuar në të dy sistemet ekonomiko–shoqërorë…“Tani është ndryshe…jemi të hapur me botën. Demokracia është në çdo derë.” Kështu na rizgjon kujtime për Gjirokastrën nënë ELI me atë dashurinë dhe prezencën e saj engjëllore, që fal mirësi përherë…



M. Koçiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:23 pm

Kristo Stoja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 27, 2010 12:58 pm

S’jam komuniste dhe ky nuk mund të quhet faj...

VEPRIMTARIA
POLITIKE E MUSINE KOKALARIT



Emri - Musine
Atësia - Reshat
Nëna - Hanushe
Mbiemri - Hoxha, Kokalari, njihet vetëm Kokalari
Lindur - 10 shkurt 1917
Adana, Turqi.

Erdhi në Gjirokastër në vitin 1921.
Arsimin fillor dhe unik në Gjirokastër, shkolla “Liria”.
I mesëm: “Nëna Mbretëreshë” Tiranë.
U diplomua në Romë për Letërsi në Fakultetin e Letërsisë dhe të Arteve të Bukura 1941(Shkëlqyeshëm), me temë; “Naim Frashëri”.
Gjuhët e huaja – turqisht, fërngjisht, italisht.
Pseudonimi - “MUZA”.
Musine Kokalari ishte vajza simbol i femrës gjirokastrite, që para trupit gjykues tha: “Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’ mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem. Unë jam nxënse e Sami Frashërit”.
(AMR. Viti 1946. dos. 24, f. 6)
Shtëpia në foton e paraqitur është shtëpia e babait të Musinesë. Me këtë rast dua të theksoj se në gazetën “Shekulli”, nëntor 2007 është paraqitur një shtëpi, e cila nuk ka lidhje me shtëpinë e Musinesë. Gjithashtu mendoj se kjo shtëpi duhet të futet në listën
e monumenteve, të riparohet dhe të kthehet në shtëpi muze.
Fisi i Kokalarajve është nga fiset me te vjetra te Gjrokastres. Ai shtrihet ne pjesen e siperme të lagjes Palorto të Gjirokastrës dhe është një prej fiseve të shumta gjirokastrite që kanë nxjerre disa figura, midis të cilëve spikat Sami Kokalari, i cili ka qënë kryetar i bashkisë së Gjirokastrës.
Gjirokastritët flasin për dy Kokalaraj, të cilët konsiderohen; Kokalaraj të vërtet dhe Kokalaraj që rjedhin prej nipit të tyre, Isait. Isaj ishte djal i fisit të Hoxhajve dhe u rrit në dajo (Kokalaraj), sepse i vdiq i jati dhe pasardhësit e tij morën mbiemrin Kokalari.

Pema gjenealogjike e mëposhtme vërteton faktin se Musine Kokalari dhe E. Hoxha ishin kushërinj. Megjithatë, ai nuk kurseu as vëllezërit e saj, as Musinen. Kjo skemë, që i ka evidentuar Kokalarajt prej 15 brezash, është ndërtuar prej Viktorit dhe profesorit të nderuar Tajar Kokalarit.

Musineja njihet edhe si themeluesja e Partisë Social- Demokrate. Formimi i një grupi politik, një koalicioni demokratik, apo i partisë Social Demokrate, u shtrua publikisht prej Musines tri herë:
a) Në shtëpinë e mësueses Razie Hallulli, në të cilën mblidheshin, Razia, Mefarete Frashëri, Musineja, Afërdita Asllani, Afërdita Gjokoreci dhe Nexhmije Hoxha. Ky grupim femrash intelektuale bëri të mundur edhe nxjerrjen e një reviste titulluar “Gruaja Shqiptare”.

Nexhmija kërkonte drejtimin e grupit dhe zbatimin e urdhërave të saj, ndërsa Musineja propozoi; “që të futemi në FNÇL, jo si individe, por si grup, si Parti Social Demokrate, e cila “të përfaqësonte rrugën e mesme që të lidhte me forcat e pakristalizuara”.

b) Musineja diskutoi me Skënder Muçon, Selman Rizën, Isuf Luzin për formimin e një koalicioni demokratik. Ky koalicion do të mbështetej tek “Dekalogu i Ballit”, me qëllim që të formohej dhe funksiononte normalisht Partia Social Demokrate e Shqipërisë.

c) Për arritjen e një traktati me Ballin Kombëtar, Musineja bisedoi me Hasan Dostin një prej figurave qendrore të Ballit Kombëtar në atë periudhë, i cili siç shkruan Musineja; “nuk pranoi nënshkrimin e një traktati bilateral për njohjen e PSD”.

Më 6 nëntor 1943 në një shtëpi në rrugën e Elbasanit, u formua PSD, ku moren pjesë 60 vete, përfaqësues të bindjeve të ndryshme. Skënder Muço foli për situatën, luftën që bëhej në rrethin e Vlorës; për bashkimin e popullit, për përpjekjet për t’u marë vesh me Frontin, si dhe për formimin e Partisë Social Demokrtate. Musineja lexoi programin. Partia miratoi edhe organin e saj “Zëri i Lirisë”, gazete e cila u botua në gjashtë numra.

Pas Luftës së Dytë Botëro-re, më 6 nëntor të vitit 1945, u themelua në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra. Ky grupim, sipas ideve të saj, do të ishte ilegal dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe.

Musineja është hartuesja e memorandumit te paraqitur aleatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo shkruan: “Unë pata vetëm një rast të flisja me oficerin anglez Palmir.
Ideja e takimit, për të kërkuar një ndihmë morale nga aleatët, për të ndërhyrë
tek qeveria që të shtynte votat dhe të merrnin pjesë edhe parti të tjera
”.
Pasi i dorëzoi “një notë” siç e quan Musineja, ajo i tha: “Ne jemi një koalicion demokratik dhe duam që në zgjedhje të marrin pjesë shumë parti”.

Musineja ishte jo vetëm shkrimtarja e parë shqiptare, por edhe një filozofe e kohëve moderrne dhe intelektuale guximtare. Disa prej ideve të saj filozofike janë:

*“Njerëzit brumosen nga mjedisi dhe kaliten nga rrethanat”.
*“Pushteti më i rëndësishëm i njeriut të matur është zotërimi i vetvetes”.
* Për jetën e saj; “Dua të jetoj të mos shkoj përpara atyre që e krijuan gjendjen tragjike të vendit tim, i cili ka hyrë në një gjendje të ndërlikuar, të çuditshme dhe të
mjegullt”.

Për meritat e saj atdhetare, intelektuale, luftëtare e radhëve të para kundër komunizmit, ajo është dekuruar disa herë:




Nga Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha; “Martire e Demokracisë”,
Tiranë, më 22 prill 1993.

Nga Këshilli bashkiak i Gjirokastrës: “Nderi i Gjirokastrës”, ceremonia për
dhënien e këij titulli u zhvillua, më 14 shkurt 2000 në Gjirokastër.

Nga Presidenti Z. Bamir Topi, më 22 shkurt 2008, pas vdekjes u dekorua me titullin “Nderi i Kombit”

Këtë shkrim modest po e mbyll me fjalët: Për vlerat, veprën, punën, sakrificën, idealin dhe amanetin e Musines edhe Hëna është dëshmitare.

Sa herë ta shohim, do të na shfaqet portreti i brishte i saj, para të cilit, çdo shqiptar duhet të rrëfehet dhe të betohet se do të jetë vazhdues i atyre vlerave intelektuale e atdhetare, i atij ideali demokratik, për të cilin Musineja u sakrifikua.

Për Musine Kokalarin janë interesuar disa personalitete të huaja. Në 5 tetor të vitit 2009 shtëpinë e Musines e vizitoi ambasadori amerikan.






Fjalë të urta nga treva të ndryshme të vendit

Balta më e ëmbël se mjalta.

(Gjirokastër)

Bijë vendi–pik er-gjendi.
(Berat)

Atdheu e nëna nuk harrohen.
(Tropojë)


Arma të mbron kreun, arma të mbron Atdheun.
(Kosovë)



Buk e hi e në shtëpi.
(Përmet)



Dashuria e bashkimi i
mëmëdhetarëve bie dashurinë e mëmëdheut (Jug)


Ec e bridh ngado, po shtëpinë mos e harro!
(Kuç-Vlorë)


Gjuha ruhet atje ku shkruhet
(Korçë)


Kahdo shkova e kahdo treta, ma mirë se në shtëpi kurrkund s’gjeta, (Kosovë)

Të ligut bëji udhë.
(Jug)


Rri shtrembër e fol drejt.

Me miqtë ha e pi e tregti mos ban.

Mania e kundërshtimit e shkatërron këshillën e mirë.

Nuk është e sinqertë miqësia e mikut që të ka zili.

E shumta e mangësive në gjykim shkaktohet nga lakmia.

Qetësia ngjall nderim dhe krijon dinjitet.

Drejtësia të shton numrin e miqve e të shokëve.

Bujaria të rrit pozicionin dhe prestigjin.

Shërbimi ndaj njerëzve e mposht kundërshtarin.

Vetpërmbajtja ndaj një tjetri të shton miqtë që të dalin në krah.


Bëhu partner me njeriun e suksesshëm, se ai di sekretet e suksesit.



Arvanitasit

Arvanitët, kjo pjesë e gjakut tonë larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut dhe vendosur përjetësisht aty, pothuaj nëpër tërë territoret greke, përbëjnë padyshim një pjesë të patjetërsueshme të historisë së kombit tonë. Ata kurrsesi nuk mund të neglizhohen. Pa biografinë e tyre historia e kombit tonë do ishte e cunguar. Harresa ndaj gjakut të shprishur është në çdo rast një faj i rëndë ndaj memuarit arbëror – shqiptar.
Arvanitët, kjo farë e ashpër dhe krenare, e cila përllogaritet të jetë rretjh 3 milion në shte-tin e sotëm grek, “vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e këtij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruaj-tjes së origjinës. Përpara këtij emër,
historia dhe kultura e të cilit bart më shumë anë të errëta se të ndriçuara, çdo studiuesi i lindin pyetjet: “Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë sonë në këto vise?; “Kur u nis dhe u vendos aty?”; “Në ç’kushte e për ç’arsye
ndodhi ky emigrim?”; “Si u pri-tën nga vendasit emigrantët?”; “Ç’ngjau me ta në rrjedhën e shekujve?” Dhe ajo që ka rëndësi të veçantë për t’u mësuar është: si, vallë, ajo u shpëtoi rrebesheve të kohës dhe i rezistoi asimilimit?

Popujt me kulturë të zhvi lluar edhe nën pushtimet e ashpra e të gjata ushtarake kanë mbijetuar. Edhe populli grek, megjithë pushtimin e gjatë romak, mbijetoi, nuk u asimilua, nuk u latinizua. Në të kundërt thuhet që: “Greqia u pushtua ushtarakisht nga Roma, por vetë kjo e fundit u pushtua kulturalisht nga Greqia.” Brenda këtij vendi
me një histori të përndritur, me një kulturë të stërlashtë, infiltroi kjo masë e madhe shqiptarësh që, megjithë rrebe-shin e shekujve, çuditërisht nuk u asimilua. Në të kundërt, ajo jetoi dhe jeton krenare me emrin e njohur nga vendasit: “arvanitas”.

Hulumtimet e deritanishme evidentojnë përmes një sërë dokumentesh se emigrimet e shqiptarëve nga trojet e tyre drejt Jugut zënë fill në shekujt XIII – XIV dhe në raste të veçanta e të shkëputura, prania e shqiptarëve në territoret greke haste edhe në shekullin XII.
Po ç’përfaqësonte atdheu i këtyre emigrantëve në kohën e zbritjeve të tyre? Në ç’stad zhvillimi ekonomik ndodhej Arbri? Cilat ishin nivelet kulturore të kësaj popullsie? Cili ishte formimi kombëtar? Ç’tipare, tradita, zakone, elemente të karakterit ishin ngjizur te kjo popullsi? A dallohej ajo nga popujt e tjerë fqinjë ballkanikë dhe më gjërë?
Arvanitët, siç kemi përmendur edhe më parë, janë futur gradualisht dhe në mënyrë të natyrshme në jetën greke, duke u bërë pjesë e saj, bile një pjesë vitale e këtij vendi. Shifra zyrtare të sakta për numrin e tyre asnjëherë nuk janë dhënë apo publikuar. Nuk e kemi fjalën për atë pjesë që është ndërfutur përmes lidhjeve martesore të hershme,
të asimiliuar e të vendosur në qendra urbane dhe që paraqet vështirësi në
indentifikik. Këto fenomene ja-në të natyrshme dhe të pranueshme, tek e fundit shumë rrënjë të vitalitetit të popujve lidhen pikërisht me këto fenomene. Por nëse flasim për shifra, në këtë çështje mungojnë dhe ato që do të evidenconin atë masë, e cila është vendosur në njësi administrative unike, nëpër fshatra, krahina, apo zona të tëra bashkë dhe pranë njëra–tjetrës, vetëm nga arvanitë.

Shpesh konsiderohet dhe vlerësohet si numër i përafërt i saj shifra prej rreth tre milion e më tepër. Të vetmet shifra të grumbulluara nga periudha e emigrimeve të mëdha në shek XIV llogariten në 150.000 vetë. Por kjo është vetëm mbledhja e thjeshtë e atyre që zbritën dhe gjenden të evidencuara në dokumentet historike. Po sa dokumente të
tjera ende nuk njohim?Më tej akoma, sa emigrantë të tjerë kanë mbetur pa u evidencuar në letrat e kohës dhe kancelerive? Në shumë ra-ste dhe në mjaft vende të Greqisë mesjetare gjenden vendbanime shqiptare dhe popullsi shqiptare që nuk gjendet se kur dhe sa kanë zbritur në Jug dhe sa patën zbritur jashtë vendbanimeve që dokumentet historike zbërthejnë çështjen.

Porse duhen marrë në konsideratë dhe logjika që ky numër nuk është i vogël, vetëm për shek XIV, kur principatat (shtetet) nuk kishin popullsi asnjëherë më të madhe se sa dhjeteramijshe dhe kur vetë Greqia mesjetare kish pak principata, ku futej ajo e Moresë, Atikë – Boetisë, Thesalia dhe… E…. Në këtë zonë të kufizuar numri minimum prej 150.000 ishte tepër i rëndësishëm. E shtrirë dhe e shumëfishuar në shekuj deri sot
demografët e vlerësojnë “mjaft të madhe”. Një pjesë e kësaj popullsie me kalimin e shekujve dhe kryesisht dy shekujt e fundit, mbas konsolidimit të strukturave shtetërore është shpërndarë dhe asimiliuar, një pjesë tjetër e saj është në këtë proces dhe në vorbullat e asimilimit, ndërsa masa më e madhe e vendosur në krahina e zona larg qendrave urbane vazhdon të ruajë gjuhën e të parëve të saj.

Studiues grekë të kësaj çështjeje thonë: “Aq të shumtë janë arvanitët në Greqi, sa çdo gur që do të lëvizë, që poshtë tij, do të fliste shqip.”
Ata janë shtrirë, punojnë, krijojnë dhe jetojnë në tërë qelizat e organizmit të këtij vendi. E megjithatë të veçantën e tyre e dallon edhe sot në botën greke. Si në të kaluarën edhe tani arvanitët nuk i shikon të ushtrojnë apo të merren shumë me tregti.
Kryesisht ajo pjesë që banon në fshat apo qyteza të vogla merret me punë bujqësie apo blegtorie. Ndër profesionet më të preferuara për të janë ato ku lipsen tiparet e qëndrueshmërisë, forcës së karakterit etj. Të shumtë janë ata që shërbejnë në aviacion, në ushtri dhe një numër jo i vogël është përpunuar me kohë koncepti se “arvaniti është njeri i drejtë.”
Në kohët moderne, nga gjiri i kësaj popullsie, kanë dalë personalitetet me emër në jetën dhe fushat e artit, kulturës, politikës etj. Ndër ta renditen një numër i madh poetësh: aktorë, këngëtarë, piktorë etj.
“Nga njerëzit më të njohur të
letrave greke (arvanite) janë Aleksandër Pali – pseudonimi i tij ishte Lekë Arvaniti., - Sotir Skipi, Vasil Rota, Kakërdhiu, Vretakua, Bogri, Cifori, Mateshi, Thisbi, etj.

Me origjinë arvanite është edhe Gjizi i madh dhe shqiptimi i vërtetë i mbiemrit të tij është Gjiza…
(Gjiza është ndoshta piktori më i madh i rilindjes greke të shekullit të kaluar – (shën ynë) Arvanit është dhe piktori tjetër i madh Dhoksaraj.” Kontributi i tyre veç në këto fusha shtrihet edhe në ndërtimtari, një aspekt ky tepër interesant dhe fare i pastudiuar deri më sot. Në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut. Për mjaft objekte të tjera që
ruhen si monumente apo objekte me vlera arkitektonike, si kulla, objekte kulti,
ura të harkuara etj. Edhe sot thuhet apo ekzistojnë dokumente që janë ndërtuar nga mjeshtër shqiptarë apo arvanitë. Është e pamundur të renditen këtu arvanitët e tjerë, personalitete të vërtetë të fushave të shken-cës, politikës moderne etj. Kjo do të ishte vërtet një ndërmarrje e madhe dhe tepër e vështirë.

Duke e parë me realizëm dhe me objektivitet historinë e mesjetës dhe atë moderne të Greqisë, çdokush do gjente dhe konkludonte natyrshëm se ajo është pazgjidhshmërisht e pleksur në çdo ind të saj e qelizë me elementin vitalarvanitët. Kjo nuk i mohon aspak vlerat dhe pasurinë e madhe të popullit dhe botës greke.
Përkundrazi, ajo shpalos e rrit më tej vlerat e këtij populli bujar, mikpritës dhe me kulturë. Krah për krah njëri–tjetrit elementi vendas dhe ai i ardhur bënë historinë e së kaluarës, bëjnë të sotmen dhe do të bëjnë të ardhmen.
(Shkëputur nga libri
“ARVANITASIT” i IRAKLI KOÇOLLARIT)




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: