Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

Udhet e Kombit,  korrik  Nr(7) 19  nga Marenglen Koçiu  Empty
MesazhTitulli: Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu    Udhet e Kombit,  korrik  Nr(7) 19  nga Marenglen Koçiu  EmptyWed Aug 10, 2011 1:39 pm


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 7 (19) Viti II i botimit Nr.

KORRIK 2011




“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”
Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Izraeli në jugun shqiptar
Ambasadori Cohen viziton Gjirokastrën


Ambasadori izraelit, David Cohen, ka vizituar Gjirkastrën, i shoqeruar nga zonja e tij dhe me nje grup biznesmenesh. “Do të bashkëpunojmë me qytetet shqiptare në turizëm, agrokulturë dhe teknologji. Shqipëria eshte vend i sigurtë”. Këto kanë qenë mesazhet më të rëndësishme që David Cohen, ambasador i Izraelit në Tira-në, ka shprehur duke vizituar bashkinë dhe qytetin e Gjiro-kastrës. Vizita e tij ishte nje hap per rizgjimin e vlerave dhe lidhjeve, besimin ne bashkepunimin ne qytetin e gu-rte, te bukur Gjirokastra –shprehet ai.
I ftuar ne qytetin e Gjirokastres nga zoti Marenglen Kociu ne bashkepunim me kryetarin e bashkise, zotin Sokol Pirra beri te mundur prekjen e Gjirokastres nga ambasadori hebre. Tashme Gjirokastra e surprizuar nga vizita e njerzeve te zotit ka perfaqsuesit e vet te biznesit hebre ne jugun e vendit. Por dhe “I zoti” I shtepise z.Fla-mnur Bime kryebashkiaku I qytetit te gurte, shprehet se ishte nje vizite teper e vecante dhe e kendshme.
Pritja e pare iu be ne ba-shkine e qytetit, nga kryebashkiaku Bime. Nje minikoktail pa protokoll. Perfaqesu-esi I biznesit hebre dhe njeriu I kontakteve per ardhjen e ambasadorit. Ne cdo hap ndjehen te kenaqur. Nje mikpritje e madhe bujare. Biseda u zhvillua me shume interes. Ishte nje deshmi e vle-rave te qytetit te gurte.
Është treguar për praninë dhe bashkëjetesën e hersh-me të faktorit izrealit në Gjirokastër, që prej vitit 1500, kur datojnë ngulimet e para të hebrejve e deri tek prania e tregtarëve e zejtarëve që në masën më të madhe në Gjirokastër kanë qenë ebrej. U bë fjalë edhe për vendodhjen e një varreze e-bre në këtë qytet, për simpatinë me të cilën shihen zhvillimet e sotme të shtetit izraelit dhe për planin rregullues të Gjirokastrës nga firma izraelite fituese “Leverman”. Në takim u hodh ideja dhe u shpreh vullneti për binjakëzim mes Gjiro-kastrës dhe qyteteve të Izraelit e madje edhe midis shkollave të tyre.
Duke folur për mediat, ambasadori e ka çmuar Shqipërinë një vend të sigurtë për investitorët iz-raelitë dhe një destinacion të lakmueshëm për turistët izraelitë. A-mbasadori izraelit tha se agjencite turistike izraelite e kanë përfshirë Shqipërinë për herë të parë këtë vit në listën e guidave të tyre dhe se disa grupe do të vijnë deri në mes të vjeshtës. “Ne i kemi bërë thirrje Tiranës të dërgoje në Izrael njërëz për të promovuar turizmin shqiptar atje”, bëri me dije Cohen. Gjithashtu në takimin e organizuar në Gjirokastër u diskutua për mu-ndësitë e bashkëpunimit, të investimit dhe projekteve për agrikulturë moderne, ku është i njohur zhvilli-mi izraelit. “Në këtë sektor- tha ai- është i angazhuar vetem 2 % e krahut të punës dhe me prodhimet e saj plotësohen nevojat e vendit, si dhe eksportohet”. Ambasadori Cohen ka kërkuar bashkëpunim e-dhe në industrinë e teknologjisë së lartë, sepse kështu, tha ai, nuk e ndjemë krizën. “Por që kjo të behet e mundur kjo, nënvizoi ai, duhet të ndërhyjnë dhe politikat kombëtare”
I pyetur nëse situata e trazuar politike në Shqipëri mund të cëno-nte sezonin turistik veror, z.Cohen u përgjigj, duke thënë se “Ne e dimë se Shqipëria është një vend demokratik dhe situata politike nuk po reflektohet në turizëm. “Ne, iz-raelitet, u shpreh ai, e njohim Shqi-përinë si vend demokratik prej më shumë se 20 vitesh. Ne e kronsiderojmë atë një vend në NATO-s dhe shumë pranë BE.
Cohen ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen historike të shqi-ptarëve ndaj hebrejve gjatë luftës së dytë botërore. Ai ka përmendur faktin që emrat e 63 shqiptarëve janë vendosur në muzeun e diasporës në Izralel dhe njihen si shpëtues të jetës së hebrejve, duke rrezikuar jetën e tyre. Në raport me popullsinë, ky numër rezulton të jetë më I larti se në çdo vend tjetër europian në mbështetjen ndaj popullsisë hebre. Gjithashtu, ambasadori Cohen tha se bashkë-kombasit e tij lexojnë librat e Ismail Kadaresë dhe e niohin shumë mirë Shqipërinë dhe besën e shqiptarit.
Gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Gjirokastrës ambasadori izraelit ka bërë vizita në Muzeun e Armëve, të vendosur në Kala, ka parë qytetin nga lartësia e kodrës në Lokal “Fantazia”, u interesua posaçërisht për shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dhe për ta bërë muzeale e të vizitueshme jo vetëm shtëpinë, por të gjithë zonën ku ndodhet ajo.
Miku dukej si zot shtepie dhe perkthyesit po i rridhnin fjalet lirshem, duke permendur lidhjet e ngushta te hebrejve ne qytetn e Gjirokastres, Solomonin etj. Sokol Pirra, i predispozuar per Gjirokastren, per investime ne qytetin e gurte, per projektet dhe zyren hebreje, qe se shpejti do jete e prani-shme ne qytetin e gurte investimet hebreje jane ne tavoline. Vizita vazhdoi me tej ne kalane e qytetit te gurte. Miku zoti ambasador, u kënaq pa masë. Ishte vertet nje mbrese e thellë për të ky qytet i magjishem. U larguam nga keshtjella magjepsese drejt nje pike tjeter turistike, ne kompleksin “Fre-skia”, ku zoti Bime shtroi nje dreke tradicionale per mikun nga Izraeli. Ai premtoi se do te vije perseri.
Zoti ambasador, si dhe zoti Pirra, njeriu i hebrenjve per Shqiperine, premtuam projekte e ndihma per qytetin e gurte dhe se sot jane fakte e projekte ne duart dhe ne zyren e biznesit hebre per jugun, perfaqesuar nga zoti Marenglen Kociu.

Ishte nje takim i ngrohtë e sugjestionues. Marenglen Kociu, dre-jtor i gazetes “Udhet e Kombit” dhe zoti Bime, i nderuar me misionin e tij si kryebashkiak i qytetit, e riftuan dhe i ofruan bashkepunim njeriut me te larte hebraik ne Gjirokaster. Sokol Pirra premoton bashkepu-nim dhe investim.
Vizita u mbyll, por miqtë izarelitë lanë prapa projekte të rëndë-sishme zhvillimi, një zyrë bashkëunimi dhe përfaqësuesin e tyre për biznesin në jugun e Shqipë-risë, zotin Marengelen Koçiu. Kjo vizitë la nje derë të hapur ne mbe-shtetje te Gjirokastres. Zoti Pirra e Zoti Kociu do te falenderonin zotin Bime per pritjen fisnike, por dhe per bashkepunimin per Gjirokastren.
Zyra e investimeve hebraike sot eshte ekzistente ne Gjirokaster. Keto projekte, takime e bashkepu-nime e lehtesira vijne nga takimi historik mbas 17 vitesh i nivelit me te larte, i kryeministrit Sali Berisha, njeriut qe beri te mundur hapjen e sinagoges se pare hebraike ne Ti-rane e zotit Liberman zevendes-kryeminister dhe ministrit te jash-tem. Ky takim dhe bashkpunimi midis dy qeverive solli lehtesimin e biznesit hebre ne vendin tone.
Zoti Berisha shprehet: Potenci-alet tona janë te medha ne shume fusha, si: energjitika, pasuria mine-rale, krom, nikel, bujqesia ne gjithe gamen e prodhimeve te saj, turiz-mi, arsimi e sektore te tjere, potenciale te pashfrytezuar.
Shume shpejt preket realiteti me njerezit e Zotit, aq sa shenohet nisja e nje epoke te re ne marre-dheniet shqiptaro-izraelite, mbesh-tetur mbi besen dhe virtytin shqiptar, te njohur dhe te lavderuar si realitet shqiptar ne Ballkan dhe Europe . “Ekonomia shqiptare nuk do te kete krize”.- shprehet krye-minsitri shqiptar Berisha. Hapja e sinagoges se pare hebraike ne Shqiperi e Ballkan, ardhja e zotit Shlomiramar kryeRabinit izraelit me zotin Sokol Pirra, njeriun e ko-ntakteve dhe realiteteve hebreje, jane momente te rendesishme. Kjo sot na sjell ne nje demokraci e nje shembull bashkepunimi demokra-tik me vlera paqeje, mirenjohjeje dhe zhvillimi ekonomik.
Thoma NIKA


OSBE: vëmendje dhe vlerësim për
“Udhët e Kombit”

Stafi dhe puna e be-re gjate dy vite-ve ne qarkun e Gjirokastres, por dhe ne gji-the Shqiperine etnike, e deri matane oqea-nit, ben qe ga-zeta “Udhet e Kombit” te ma-rre nje satisfaksion te jashte-zakonshem keto dite. Drejtorit te saj Mareglen Koçiu I eshte drejtuar me nje leter te posaçme falnderimi Prezenca e OSBE ne Shqiperi, qe mban daten 29 qershor 2011. Permes saj vleresohet puna e veçante e stafit te gazetes “U-dhet e Kombit” dhe orientimi e kkontributet e saj, bazuar mbi te verteta historike kombetare shqi-ptare. Kjo pune e palodhur e sta-fit te kesaj gazete ne rrugen e saj me pak se dyvjeçare, ka marre vleresime inkurajuese nga shu-me e shume titullare, njerez qe drejtojne shtete e politika demokratike. Por sot gjendemi perballe nje vleresimi nga nje organizate e sigurimit dhe bashkepunimit europian OSCE.
Personalisht zoti Dan Redford, numri 2 i Prezences se OSCE ne Shqiperi, vlereson “Udhet e Kombit”, duke thene se numrat e kesaj gazete “jane lexuar me vemendje dhe po keshtu jane vleresuar nga ne”. Ai i uron suksese gazetes ne punen e saj dhe shpreson ne nje bashkepunim me te mire me te.
Duke vleresuar punen e ma-dhe te bere nga OSBE-ODIHR ne Shqiperi, duke I falenderuar dhe duke I qene mirenjohes te medhenj ketyre njerezve qe ko-ntriubojne per demokracine shqi-ptare, stafi dhe drejtori I gazetes “Udhet e Kombit” I premtojne qy-tetareve, politikes shqiptare, nderkombetareve e bashkomba-sve tane, kudo ku jane e gjithe dashamiresve, se faqet e gaze-tes “Udhet e Kombit” do te jene dritare per te pare dhe perjetuar Shqiperine reale e kombetare, demokratike. Eshte shume motivuese per ta thelluar misionin to-ne atdhetar ne faqet e gazetes sone, kur nje personalitet I madh si Dan Redford, çmon ate qe ne kemi bere deri tani. Mirenjohje per ju, te nderuar miq, qe me fisnikeri na nderoni e vleresoni. Detyra jone ne demo-kraci, misioni yne ne demokraci ka-ne nevoje per vle-resim dhe mbesh-tetje, ashtu sikurse jemi te hapur edhe per sugjerime. Ne se dikush tregon vemendje per ate qe ne bejme ne interes te çeshtjes ko-mbetare, kjo eshte nje tjeter nxitje per t’u rritur cilesisht ne punen tone dhe ne zerin tone mediatik. Ne ecim me kembet tona ne udhet e kombit e ne udh-en e demokracise, shtojme vlera me pune te palodhur.
Ne emer te misionit tone, ne emer te kesaj gazete kombetare, sinqerisht falnderojme kedo qe na lexon, na ndjen dhe na ndjek per tiu bashkuar idese se madhe te sherbimit ndaj çe-shtjes kombetare. Posaçerisht vleresojme dhe falenderojme prezencen e OSBE ne vendin tone per kontributin e madh de-mokratik qe ajo ka iniciuar kudo ne gjithe boten, por edhe ne Shqiperi, gjate gjithe tranzicionit shqiptar.
Ne te nderuar miq, ju konsi-derojme doktorin, avokatin eko-nomistin e juristin e familjes se madhe shqiptare. Nderim dhe respekt per ju, te palodhurit per Shqiperine e demokracine e brishte shqiptare.
Personalisht z.Dan Redford , me konsideraten me te larte dhe duke çmuar kontributet qe ju miqte tuaj europiane kane dhene per demokracine shqiptare, “U-dhet e kombit”, e kane nje stimul te madh vleresimin tuaj per punen tone.
Ndihmen tuaj, vleresimin tuaj per “Udhet e kombit” ne e marrim se shkon per te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata qe duan nje jete me te mire, qe duan lirine, familjen e atdheun. Ndaj ne do te va-zhdojme te punojme cdo dite e me shume per te qene zeri sa me i vertete, qe u duhet shqiptareve.


Zhvillimet e pritshme politike në vend, në optikën e kreut të LZHK, Dashamir Shehi

Në shtator nis bashkëpunimi me opozitën



Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, shprehet optimist për zhvillimet e reja parlamentare që do te nisin në shtator, me futjen e opozitës në parlament. Permes intervistes se tij ai ben publike se bashkëpunimi fillon nga parlamenti, ndërsa hedh idene e tre reformave te me-dha. Duke filluar që nga refor-ma Kushtetuese, reforma elektorale dhe reforma e orga-nizi-mit të pushteteve lokale.
I pyetur për plotësimin e kri-tereve, Dashamir Shehi shprehet se “Nuk besoj se do plo-tësohen, por unë gjykoj që ësh-të më mirë që të merremi me këto tre reforma që thashë. Pa-si nuk është koha e mjaftueshme për plotësimin e kritere-ve”

- Opozita ka shprehur qëndrimin e saj se do të bashkëpunojë më maxhorancën për plotësimin e kritereve. Sa pozitiv ju duket ky bashkëpunim në këto kushte, ku opozita nuk ka njohur rezultatin e Tiranës, që ka dalë nga zgjedhjet e 8 Majit?

- Unë besoj që do jetë po-zitiv, por duhet të kemi parasysh që duhet të presim shtatorin, për të parë këtë bashkëpunim. Pasi bashkëpunimi fi-llon nga parlamenti, nëse opo-zita do të marrë pjesë ashtu si ka thënë. Aty pastaj ka kohë që për një vit e gjysmë të bëhen tre reforma në Shqipëri. Duke filluar që nga reforma Kushte-tuese, reforma elektorale, dhe reformën e organizimit të push-teteve lokale. Aty pastaj duhet të diskutohet, nëse do të jetë me tre nivele, do jetë me katër-qind komuna, apo do të jetë më pak. Do diskutohet pastaj sa ndarje do të ketë në qarqe etj. Për këto tre gjëra është momenti për të diskutuar. Mbas një viti e gjysmë, do të bëhen zgjedhje parlamentare, dhe du-hen rregulluar gjërat që tani mendoj unë, me fillimin e sezonit të ri parlamentar. Unë besoj se nuk ka rrugë tjetër për të dalë nga kjo situatë në të cilën është futur vendi prej disa ko-hësh.
- Sipas mendimit tuaj, pritet sezoni i ri parlamentar, për të parë nëse do të ketë ndryshime. Mendoni se nuk ka asnje hapesire per dis-kutime para fillimit të ketij sezoni?

- Nuk besoj që mund të dis-kutohet para fillimit të sezonit të ri parlamentar. E thënë ndryshe këto tani do dukeshin si muhabete plazhi, prandaj unë po e vë theksin në shtator, por jo se ka ndonjë arsye tjetër.
Nëse do të fillohet në shtator, pastaj besoj se do jetë ko-ha e mjaftueshme për të vep-ruar deri verën e vitit të ardh-shëm. Pra është koha për të diskutuar edhe për zgjidhje, e-dhe për këshillin, dhe për ato të tjerat që thamë edhe më lart.

- Para Shqipërise qendrojne për t’u plotësuar 12 kritere të rëndësishme deri në muajin tetor. Mendoni mjafton koha e mbetur për t’i permbushur ato dhe e shihni pozitivisht rolin e opozitës?
- Nuk besoj se do plotësohen, por unë gjykoj që është më mi-rë që të merremi me këto tre reforma që thashë, se sa të e-cim me idenë që po shkojmë drejt Europës, por nuk është koha e mjaftueshme. Pastaj kri-teret besoj që këto do të mbeten për t’u diskutuar në gjashtë mujorin e dytë. Nuk e di ndo-shta mund të na bëjnë ndonjë lëshim, BE, që të na hapin ndo-një dritë jeshile.

- Kujt mendoni se do t’I fa-turohet përgjegjësia, ne se nuk arrihet te plotësohen kri-teret e vendosura: opozitës apo maxhorancës?

- Do thoja që të gjithë shqiptarët janë në një varkë, dhe po e mori lumi varkën, do t’i marrië të tërë.
Ne në Shqipëri e kemi ndarë njëri-tjetrin, ndërsa për Europën, jemi të tërë shqiptarë. Kështu që nuk besoj që do kemi ndonjë standard për të ndarë kush është fajtori.

Palamenti shqiptar,
Ende pa parti nacionaliste


PBDNJ dhe Mega, dy parti me baze etnike greke ne Shqiperi u vune ne gare edhe nje here 31 ko-rrikun e sivjetem se cila prej tyre do kishte kreun e komunes se Fi-niqit. Nuk ka rendesi rezultati I kesaj gare zgjedhore. E rendesishme eshte liria dhe hapesira ligjore qe pakices greke ne Shqi-peri i eshte dhene me ligj per te qene e perfaqesuar ne nivelin qendror dhe ate lokal te pushtetit. Aq sa atyre nuk u hyn ne pjese asnje prej partive shqiptare, sikur keto te fundit te ishin pakica.
Qysh me 1991 u krijua organizata “Omonia”, e cila u shnderrua ne vitet e para te historise se pluralizmit ne vendin tone edhe si subject zgjedhor, duke ia dale te kete deputetet e vet ne paralamentin shqiptar, enda pa qene parti poli-tike. Per ta bere edhe me te qendrueshme kete te drejte, organizata “Omonia” u be mitra e PB-DNJ, nje parti, qe megjithese ka 20 vjet qe ben tualete e makiazhe pa hesap, per t’u paraqitur si parti e te drejtave njerezore dhe parti qe perfaqeson dhe mbron te gjitha pakicat dhe jo vetem pakicen gre-ke, nuk ka mundur ta mbuloje die-llin me shoshe, se kjo hyn ne te pamundurat.
Si te mos mjaftonte kjo, ne ba-shkekzsitence dhe ne konkurrence politike, ne luften per te fituar terren me te gjere dhe per te krijuar akses sa me te plote ne politiken shqiptare, nje vit me pare PBDNJ-shit iu shtua edhe nje tjeter parti, e deklaruar qartesisht se eshte me baze te paster etnike, sikurse esh-te partia Mega, e cila edhe vendlindjen edhe seline qendrore te saj e ka ne qytetin e Sarandes. Te dy-ja kane nje angazhim te hapur dhe pretendime pa fund per te zgjeruar volumin e te drejtave te te njejtit minoritet, te pakices greke, qe ka nje shumice partish me baze etnike. Eshte folur e flitet shume kohet e fundit edhe per nje bashkim te tyre, pasi ato I bashkon nje thelb I vetem: rritja e presionit ndaj politikes shqiptare per te llastuar pa limit minoritetin qe ato perfaqe-sojne, deri edhe per t’iu imponuar politikes dhe shtetit shqiptar, duke patur perkayesin ndaj nje shteti si Greqia, qe ka shfaqur hapur prirejen per t‘iu imponuar shpesh legjislativit dhe ekzekutivit shqiptar.
Nisur nga ky realitet, eshte krejtesisht e papranueshme qe ne Shqi-peri nuk ka ende parti nacionaliste te shqiptareve, kur kjo u esh-te lejuar dhe mundesuar pakicave. Eshte per te ardhur keq qe ende mozaikut te parlamentarizmit dhe te politikes shqiptare i mungon nje parti nacionaliste shqiptare. Kjo mungese, qe vazhdon te jete e ndjeshme dhe e papranueshme ne kontekstin qe parashtruam, nuk duhet te jete me. Mungeses se nje partie nacionaliste ne parlamentin shqiptar duhet ti jepet fund, si nje anormalitet dhe si mungesa e nje ngjyre dhe zeri potent qe duhet te krijohet dhe te degjohet fuqishem, si shprehje dhe formulim I kerkesave me legjitime te kujtdo qe e therret dhe e njeh veten per shqiptar. Historia e paralemntarizmit shqiptar e ofron kete vlere, ndersa te sotmes I mungon. Kjo eshte nje aresy me shume per te plotesuar vetveten dhe shprehjen e vetevetes. Kur dimensionin e demokracise sone e shfaqim dhe e reali-zojme per te vegjelit, le te jem me te respektueshem edhe per veten.

Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar
Diplomacisë Botërore

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drej-tësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë?
Peticioni ynë është gjithë përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e ZotitHaradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar.
Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot.
Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë.
Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.


Broshura e falsifikimit të kombësisë më 1913 në jug të vendit
Ndezja e debatit rreth 2200 konvertimeve nga shqiptarë në gre-kë, të bëra në ju-gun shqiptar me vendime gjyqsorë, ka bërë që këto di-të të dalë e të rivi-het në qarkullim një libërth, i gati 100 viteve më pa-rë. Ai u ofrohet shqiptarëve, sidomos banorëve të fshatrave ortodoksë të një radhe fshatrash të jugut shqiptar, me një kontekst të qartë: të njohin të kaluarën e tyre në vështrim të "kombësisë greke" që kanë pasur, duke mbajtur si kri-ter besimin dhe fenë.
Libri, botim i vitit 1919, është hedhur jo rastësisht në qarkullim këto ditë, por për t’i shërbyer idesë dhe kriterit të rregjistrimit të vitit 2011 mbi bazën e vetëdeklarimit. Botimi këto ditë është shumëfish-uar disa herë, për të rënë në sa më shumë duar të njerëzve me besim ortodoks e kombë-si shqiptare, që të "ndërgjegjësohen" për origjinën e tyre greke dhe të kër-kojnë të rregjistrohen si të tillë.
Libri i përngjan një harte etnike, në dy gjuhë, greqisht e frëngjisht. E ky shërben edhe si titull i tij "Sta-tistika etnografike e Epirit të Veri-ut", në të cilën gjejnë veten fshatrat e 3 kazave të vitit 1913 në të ashtuquajturin Epir i Veriut. Në mënyrë analitike dhe të detajuar, listohen fshtrat e banorët e tyre për çdo frymë, duke i kategorizuar në “grekë” dhe “shqiptarë”. Sipas këtij botimi, Epiri i Veriut përbëhet nga administrata e Korçës, Gjirokastrës dhe nga një pjesë e administratës së Janinës. Administrata o-se kazaja e Korçës, shihet e përbërë edhe nga Starova e Kolonja, ndërsa kazaja e Gjirokastrës e përbërë edhe nga 5 nënkaza, si a-jo e Delvinës, Himarës, Leskovik-ut, Përmetit e Tepelenës. Kurse nga kazaja e Janinës rregjistrimi përfshin vetëm Pogonin dhe Fila-tin.
Rregjistrimi entik është kryer në 569 fshtarat e këtyre tri kazave ose për 228 mijë e 422 banorë. Sipas statistik-ës greke, që pu-blikohet si bo-tim i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë greke, posaçërisht i se-ktorit të çështje-ve të jashtme, rezulton që 116 mijë e 888 bano-rë i përkasin ka-tegorisë "grekë" dhe vetëm 111 mijë e 534 banorë kategorisë "shqiptarë". Botimi ka edhe pamjen e një broshure të vogël, gati një libër xhepi. Ai përfundon me shënimin që sqaron se "fshtatrat, përpara emrave të të cilëve është vënë një yll, i përkasin brezit të hartës nga Veriu dhe janë me su-perioritet numerik të shqiptarëve". Pubikohet se botimi është shtypur në Selanik më 1919 dhe se "të dhënat janë marrë nga arkivi i Va-ngjel Llazos, i botimeve "Dodoni". Broshura mbyllet me mbishkrimin për çmimin, që ka qenë 2 dhrahmi e po kaq edhe franga franceze.

Hasan Prishtina:
“Lufta e kundërshtimit ndaj copëtimit do të ndalojë kur të bashkohet kombi ynë”.

Nuk lodhem duke lexuar e shkruar per nje periudhe te kohes se shkuar. Temat qe shruaj me bejne te jetoj vite qe s’i kam jetuar. Vite me halle e me mall. Kohera me histori te veta.
Nuk kam mbaruar per histori, por e dua shume, me te gjitha hallet dhe bemat e veta. Se keshtu besoj jo vetem une por dhe ju duket sikur ju prek. I shihni dhe i jetoni.
Kjo gazete dhe titulli i saj “Udhet e Kombit” me ben te reflektoj çdo cast. Per t’i thene te verteten lexuesit. Sepse pa ate, nuk shkruhet e nuk jetojme dot as une, as ju, as historia.

Marenglen Koçiu

Djemtë e Gjirokastrës

Gjirokastra dhe traditat e saj kombetare nuk kane rreshtur duke nxjerre njerez qe I sherbejne kombit. Grupi I rilindasve lindi ne rrjedhjen e nje ndjenje kombetare duke qene se Gjirokastra pjese-risht ne sundimin e influencave tashme te njohura e te ditura mediatike greke si Bollano me shoke. Albi Koc,i djale I Dunavatit te dyte, gjiton me Bajo e Cerciz tregon qe-llimi I lindjes dhe vazhdimesia. Respektimi I historise se kombit shqiptar por dhe cdo gure e pene e kombit tone.
Lindja dhe ideja, qellimi i grupit te Gjirokastres mbas shume aktiviteteve kombetare, vazhdon me mbeshtetjen e madhe te AAK-se, organizate apolitike kombetare e shtrire ne te gjithe trevat shqipfo-lese qe historia I aneksoi. Lindem aq pa u kuptuar, po ashtu u rritem e tani po shendoshemi, po behemi pa u kuptuar si lisat.
Zoti Albi grupi drejtohet nga ju? I bejme pyetje.
Po- thote Albi Koci, Fation Kasi, Fatos Braja, Aris Doko, Rahman Boci, Dorian Naci, Alban Brahimi, Prof Dr.Shyqo Hysi, Saimir Merca-ni, Taulant Likaj, Edlir Dushi e mo-mentalisht lidhja jone po fuqizohet cdo dite. Ne funksionojme si lidhje ne te gjithe qarkun. Kemi parasysh ketu Permetin, Tepelenen, Lazarat e Libohove, Zagori e Arshilengo. Qellimi yne eshte vetem kombetar.
A keni lidhje ju me aleancen?
- Po , lidhja jone me aleancen konkretisht eshte mbrojtja e identi-tetit kombetar pse jo edhe e bashkimit kombetar.
E mbeshtesni peticionin?
- Ne e mbeshtesim peticionin per regjistrimin e popullsise. Djem-te e Gjirokastres zhvilliuan me sukses ne te gjithe qarkun, Permet, Tepelene, Lazarat, Dropull, Lunxheri, madje shkuam dhe ne ato fshatra ku kishte edhe 2 shte-pi. Me ate fukarallekun tone po me flamurin kombetar ne gji mblodh-em 6000 firma nga gjithe bano-ret u mbeshtetem gjeresisht. Sinqrisht na dhane fuqi, krenari. Dashuria e tyre ishte me te vertete mbrese-lense (per ceshtjen kombetare).
Zoti Albi, cilat jane aktivitetet e tjera nese mundeni?
- Po –thote ne mbeshtetem sin-qerisht te gjitha aktivitetet qe per ceshtjen kombetare jane zhvilluar ne Shqiperi e me gjere, I kemi mbeshtetur dhe na kane respektu-ar shume. Vete emri i Gjirokastres dhe pena e saj, Bajo e Cerciz. Ne kemi qene pjesemarres ne kuve-ndin e Himares ne 21 prill 2010, shpallja e listes per Shqiperine natyrale me z.Koco Dane 30 tetor 2010.
Djemte e Gjirokastres jane pre-zent edhe ne Prizren. Prane frontit kombetar me kryetar Gafurr Adilin konference 7 nentor 2010. Para parlamentit shqiptar 28 nentor 2010. Keto per momentin dhe keshtu do te vazhdojme ne mbe-shtetjen tone dhe te djemve Kuq-E zi. Situata realisht na emocionoi. Djemte punuan, zgjuan ate qe gjate 20 viteve te tranzicionit do ta quaja nje demokraci ne foto, pse jo ne vend dhe ne qarkun tone. Nuk ka ndodhur por aresyet jetime fukaralleku mergimi etj., por sot rruga jone ka me shume drite, ho-rizont e vertetesi. Eshte me e sofi-stikuar, ecim mbi historine e vlerat e rilindasve tane. Ne patjeter kemi veshtiresi, jane konkrete veshtiresite por na bejne me te forte, sep-se ketu ne Gjirokaster eshte vendi I punes, I penes I nikoqirit. Qellimi yne tashme eshte I kuptueshem. Amaneti I rilindasve e te gjithe aty-re figurave kombetare qe shkrine pasurine per Shqiperine, por dhe ne rinia sot, do te shkrijme gjithcka per Shqiperine. Ne jemi ne kuve-ndin e Vlores, bashkimin e trojeve shiptare ne nje shtet te vetem.
Zoti Albi Koci, si e shhikoni rea-gimin qeveritar? Do te thoja dhe me gjere…qarqet? (greko-serbet)
- Po si shume qeverite e shku-ara ende kane dobesi kombetare. sot ne kerkojme qe vlerat kombe-tare te jene primare ne te gjithe drejtimin shqiptar, etnikisht. Me pak fjale, duam zgjimin kombetar per cdo centimeter truall ose det.
Si I shihni ju trevat shqiptare?
- Po – thote, jane...Duhet pune bashkim mbi njerzit e vlerave te verteta.
Zoti Albi per Kosoven c mund te thoni?
- Ju them se ndihemi krenar per legjenden e demokracise boterore. E vleresojme shume, por nuk kane te drejte qarqet, dhe kilikat anti shqiptare. Nje kryeminister qe jep dorehejqen dhe shkon ne Hage eshte shembull I demokracise bo-terore. Ramush Haradinaj , ky njeri qe vertet vuri nje gur te rende ne demokracine boterore. Shembull I vetem dhe I patjetersueshem qe ngriti moralin shqiptar ne mbare bo-ten.
Zoti Albi ju e keni pasur z. Haradinaj qytetar nderi ne Gjirokaster?
- Po ne jemi krenare per nje le-gjende te tille kombetare (te gja-lle). Ne mbeshtesim peticionin e levizjes per zhvillim kombetar ne qarkun e Gjirokastres per lirimin e zotit Haradinaj, per te cilin do te vazhdoja me keto fjale. Legjenda kombetare shqiptare Haradinaj e-shte nderi krenaria, dinjiteti, shembulli, dashuria, heroizmi, iniciativa, guximi, burreria, sakrifica, I paq-shem, lider, dhe prespektiva dhe e ardhmja kombetare. Ky eshte ylli yne Haradinaj.
Po per zotin Thaci?
- Dje kerkonte bashkim kombetar, sot republike (lekundje) Nuk do zgjatem shume, por nuk arriti dot shoket, ngeli ne klase, paterice e botes e lene ne balte.
Zoti Albi, po per zotin Berisha cmund te thoni?
- Veshtire, por do te pergjigjem. Njeriu I merites merr veshtiresite e drejtimit, ka merite kombetare (mi-dis rezervave qe kam) por I jap nje falenderim te madh per punen dhe vullnetin e tij te palodhur per vendosmerine ne fjalen e dhene si burre. Udhet e kombit u bene. Nje-ri me nje vullnet dhe nje pasion pse jo per ta pasur zili, pse jo dhe kombetar. Por politika, politika..!
Po per situaten ne Maqedoni?
- Mendimi im eshte kritik. Jane te percare tradicionalisht, por dhe mosvlersues te vlerave kombetare dhe vlerave te luftes si: do perme-ndja ketu shume gjak te derdhur ne themel te kombit shqiptar dhe sot jane te paktupueshem te treja forcat politike. Pa u zgjatur, do te permendja shume gjera te tjera, por nderim deshmoreve te UCK-se e gjakut te tyre. Agim Krasniqit, Adil Jakupi jane ne burg sot. Do permend disa se s’mund te rri pa I permendur. Xhavit Morina 38 vjec ish-komandant Drenica. Ramadan Shyti 25 vjec ushtar I UCK-se Ma-qedoni. Visan Sinaj 26 vjec UCK- Maqedoni. Lefter Goxhaj 30 vjec (nga Berati) UCK Maqedoni te vra-re pabesisht ne 2001. Demokracia, rruga e modernizuar ne institucio-ne por jo shume funksionale ne rajonin tone. Greqia ne krizen me te rende te historise se saj kerkon ndihme per problemet e veta, por ligjin e luftes me Shqiperine s’po e heq akoma. Camet, arvanitasit ja-ne probleme te nje kohe tjeter. Du-het zgjidhej natyrale si zoti I ndan trojet gjuhen historine, por bashkejetesa nuk po arrithet.
Z.Albi cfare ju prisni nga zoti Spahiu?
- Themelues qe sot zgjon nje vlere ne kohen me reale historike e kombetare pse jo, te harruar por shume shume qe kane lidhur inte-resa nuk u pelqen kjo. Por ne dhe gjithe trevat do te jemi me te. Do te vazhdojme te bashkojme gjakun e ri shqiptar, kudo qe ndodhet per ti kthyer amanetin te pareve ta-ne. Idealistet bejne komb, intelektualet e mbajne ate dhe e ndertojne, politika e shkatrron. Nese do te kete fuqi AAK ne te ardhmen duhet te jete jashte politikes. Detyra e saj kombetare, ceshtja shqiptare, jane trevat Kosova Ma-qedoni Greqia, Mal I Zi, Bujanovc e Presheve te jene ne vendin qe ne 1913 I copetuan.
Meqe u zgjatem si do ta mbyllnit?
- Sot ne i themi diplomacise bo-terore: pa shqiptare te qete, ska Ballkan te qete. Per cka eshte a-rritur jemi mirnjohes, I falenderojme te gjithe ata miq te mire qe ja-ne prane nesh. Gjermani France Angli, Turqi, Shba etj., u jemi borxhlinj. Se vendi ka pune ako-ma. Ne sot jemi pak km larg ores se zotit, historise se vertes. Do flisni e do flasim me mire ne 2013. Rrofte Shqiperia natyrale!

Mençuria popullore

Stambolli digjet, ruspi-ja krihet. Myzeqe

Ban mir e harro, ban lig e kujto. Veri

Cmiri eshte i lig. Korçe

Ben mire, hidhe ne det. Jug

Drejtesia eshte te bu-rreria. Berat

E drejta dhe ne buze te varrit te jesh, nuk te leshon. Jug

Ku hyn hajni, s’ka duk pasuri. Veri

S’hahet bashke turp e buke.
Jug

Dy shaka bejne nje te vertete. Jug

Ec me vrap, po fol si plak.
Erind, Gjirokaster

Goja me kapak, xhepi me sahat.
Kaçanik, Kosove

Kepucen bleje sipas kembes dhe verën si-pas oreksit.
Lunxheri, Gjirokaster

Mos u bej plak ne shtepi te botes, se te rruajne mjekren.
Myzeqe
Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: