Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT" NR 14  MARS MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT" NR 14  MARS MARENGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 05, 2011 11:52 am




“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër

Nr. 3 (15) Viti II i botimit

MARS 2011


Dashamir Shehi: Nuk është se
“e fala” Tiranën

LZHK, partia që ju drejtoni ka dalë si forcë më vete në këto zgjedhje. Është një guxim politik apo një mesazh që I jepni ju poli-tikës?

LZHK-ja është regji-struar e pavarur në kë-to zgjedhje dhe është alternative midis dy koalicione-ve PS dhe PD. Kjo është linja natyrale e LZHK-së dhe e historikut të saj prej 7 vjetësh. Ne kemi qenë vazhdimisht kritikë dhe opozitarë me mazhorancën e sotme me të cilën na ndajnë tema të mëdha si raporti midis partisë dhe institucionit shtetë-ror na ndajnë mënyra se si e konceptojmë ne pavarësinë e institucioneve.
Sigurisht që na ndajnë edhe shumë tema të tjera si ajo e pronave, mënyra se si mbrohet ekonomia kombëtare dhe çësh-tje më e rëndësishmja tema të natyrës kombëtare. Ne si LZHK gjykojmë që interesat e Shqi-përisë dhe shqiptarëve në Ballkan janë më të rëndësishme se koniunkturat në politikën e ja-shtme. Ndërsa me të majtën shqiptare na ndan një histori e gjatë, sigurisht që na ndajnë të njëjtat tema që përmendëm më sipër se në gjykimin tonë pozi-cioni i të ashtuquajturve të majtë apo të djathtë për të gjitha problemet që përmendëm më sipër gjatë 20 vjetëve të fundit ka qenë pothuajse i njëjtë. Për këto arsye ne kemi vendosur të dalim të pavarur në këto zgje-dhje, por kemi dalë të pavarur njëkohësisht për t’u dhënë shqiptarëve një shans alternativë për të hapur fushën e lojës për ide dhe personazhe të ndryshëm nga ato të dy blloqeve kryesore për të rikthyer në politikën shqiptare dialektikën normale që duhet të ketë në një vend që pretendon Europa.

Kanë munguar ofertat për t’u bërë pjesë e koalicionit zgje-dhor, apo I kini refuzuar ato?

Si parti kemi patur oferta për koalicion, por kemi qëndruar jashtë Nuk mund ta fsheh që am pasur oferta, propozime deri edhe miklime, por kam gjykuar që përfaqësoj një forcë të pavarur, një alternativë ndryshe, një koherencë ndaj pozi-cionit tim politik. Mendoj që unë i vlej kryeqytetit, por edhe qyte-tarëve të tjerë të Shqipërisë, duke ruajtur pavarësinë time dhe të LZHK-së një pozicion kritik konstant, një zë që ka pretenduar më shumë liri dhe të vërteta në politikën shqipta-re. Çfarëdolloj rreshtimi tjetër do ma humbiste lirinë personale për të cilën jam shumë xhe-loz, do më humbiste dhe një pjesë të dinjitetit që është ndërtuar me sakrifica për 20 vjet me radhë.

Parashikimet tuaja janë ndjekuur me interes për të gjtiha zgjedhjet. Si i shihni ju zgje-dhjet e 8 majit, kini një parashikim për to?

Këto janë zgjedhje nga më të papërgatiturat e viteve të fu-ndit. E them këtë duke parë se nuk janë akoma të plota ku-shtet zgjedhore, që do të thotë edhe burokraci zgjedhore. Mu-ngesa më e dukshme janë programet zgjedhore, alternativat lokale Shkurt, po shkojmë në zgjedhje jo për të zgjidhur problemet e pushtetit lokal, që janë aq të rëndësishme, po për t’i dhënë fund një problematike politike e prejardhur nga zgjedhjet e 2009-s. Zgjedhjet ad-ministrative të këtij viti janë kthyer në një kopje të zbehtë të zgjedhjeve politike. E vetmja pritshmëri pozitive do të ishte që të zhvilloheshin të qeta dhe të ringrinin pak më lart besuesh-mërinë e qytetarit ndaj procesit zgjedhor.

Parashikoni se mund të ndodhë që më 9 maj të vlojnë konstestimet?

Me thënë të drejtën, jam relativisht pesimist. Kam frikë që do të ketë kontestime edhe këtë radhë. Është jashtë noramlitetit që në Komisionin Qendror Zgjedhor u punua pa përfaqësuesit e opozitës, që realisht është një bazament kontestimi. Edhe në se ecuria do të jetë e qetë, unë gjykoj që kontestimet do të jenë të një natyre tjetër nga ato të zgjedhjeve politike.

Cili është problem më i madh që ka Tirana sot?

Tirana, fatkeqësisht, ka shumë pro-bleme, por unë gjykoj që problemi më i madh që ka sot prioritar dhe urgjent për t’u zgjidhur është problemi i transportit publik. Mundësia e qytetarit për të lëvizur në një qytet gjithnjë e më të madh me hapësira gjithnjë e më të vogla. Në qoftë se do të vazhdojmë me këtë ritëm të ngarkimit të qytetit me godina makina dhe njerëz pa i dhënë shanset e një transporti publik të integruar brenda pak viteve kryeqyteti ynë do të bëhet i pajetueshëm. Vendosa këtë si shembullin e problematikës më të madhe, sepse gjykoj që hallet e qytetit janë shumë e shumë më tepër dhe do të duhesh shumë më tepër faqe për t’i rreshtuar dhe për t’i shpjeguar të gjitha.
Cfarë do të ndryshonit në Tiranë, në se ju do të ishit kryetar I bashkisë së metropolit shqiptar?
Tirana ka nevojë të zhvillohet si të gjitha qytetet e mëdha të Europës, me një rrjet inxhinierik nëntokësor dhe mundësi transporti jo vetëm në plan të rrafshtë që do të thotë që duhet t’i hyjmë me kurajë veprave të mëdha publike, Unazës së Re të Tiranës, mbikalime dhe nënkalime në të gjitha kryqëzimet kryesore qoftë për mjetet, qoftë për këmbësorët, parkimet publike e private të disiplinuara me ligj.
Tirana ime do të kishte një plan urbanistik, i cili do të zgjidhte në vetvete tri pika kryesore: nevojën e qytetarëve dhe biznesit për ndërtim raportin midis interesit publik dhe pronës private me të cilën shpeshherë është abuzuar dhe mundësinë që në një qytet ku rrugët po bëhen gjithnjë e më të ngushta t’i jepet shans Bashkisë së Tiranës të zgjeronte hapësirat e transportit nëpërmjet koeficienteve të tjera lartësimi, me pak fjalë do të hipim lart atje ku kemi nevojë të zgjerojmë rrugë.
Tirana ime do të ishte një qytet që do të tentonte edhe nëpërmjet urbanizimit integrimin e komuniteteve që kanë ardhur 20 vjetët e fundit në Tiranë. Me pak fjalë t’i japim mundësi me mijëra njerëzve të mos jenë thjesht banorë të një konvikti të madh, por të jenë qytetarë me mundësi të plota për të jetuar jetën e kryeqytetit, Tirana që mendoj nuk mund të jetojë me të gjitha institucionet e veta të pushtetit, biznesit e të kulturës në një hapësirë 2 km që fillon nga treni dhe mbaron tek universiteti.
Cfarë mendoni për projektet e mëdha publike që kanë ngjallutr debat të madh?
E kini fjalën për projektet e mëdha publike siç janë stadiumi apo Parlamenti i ri? Gjykoj që shpenzimet janë kaq të mëdha sa do të mjaftonin për të modernizuar dhe zbukuruar edhe pjesë të tjera të kryeqytetit. Tirana ka nevojë edhe për godina të tjera publike teatro, gjykata të investoheshin në pjesë të tjera të qytetit për të krijuar sheshe të reja, mundësi që qytetarët të mos ndihen periferikë dhe për t’i dhënë qytetit gjallërinë dhe mundësitë që duhet të ketë një qytet i cili jeton në një raport të dyfishtë si qytet i qytetarëve të Tiranës dhe njëkohësisht si një kryeqytet i qytetarëve të gjithë Shqipërisë. Për kryeqytetin nuk do të mbaronim kurrë idetë dhe propozimet, por zgjidhja do të vijë vetëm duke faktorizuar aktorët që ofron një shoqëri demokratike siç janë komunitetet e banorëve, grupet e interesit, mediat, OJQ-të, intelektualët dhe shumë e shumë faktorë të tjerë pozitivë.
Si ju duket ideja për të patur Tirana metro dhe tramvaje?
Nuk janë ide që dalin jashtë përfytyrimit tim për Tiranën e së ardhmes. Por do thosha se përpara se të merremi me idetë e së ardhmes, kemi punë të tjera shumë më të thjeshta e më të nevojshme për kryeqytetin, kemi nevojë për rrugë të cilat mund të bëhen për transporte publike, të cilat mund të integrohen dhe mbasi të kemi ezauruar kapacitetin e transporteve sipërfaqësore, sigurisht që mund t’u drejtohemi më vonë metrove dhe formave të tjera të transporteve urbane.
Me se ka lidhje vendimi juaj për të hequr dorë nga kadindimi për kryetar të bashkisë në Tioranë?
Ndiej gjithë keqardhjen që mungoj në një garë që të jep shansin për t’i zhvilluar të gjitha idetë politike propozimet konkrete për të ardhmen e kryeqytetit. Nga ana tjetër, them se kam gjykuar me realizëm dhe pragmatizëm të tërhiqem nga një betejë që është e humbur në planin elektoral. E them këtë se në llogaritjet e mia hapësira për fitore, megjithë simpatinë që gëzoj, është relativisht e vogël. Nga sondazhet e bëra nga të gjitha palët me shumë seriozitet janë në një kuotë 10–12%. Kjo shifër relativisht e lartë për një person pa suport të madh partiak. Por njëkohësisht, shifër shumë e ulët për të pretenduar një fitore në kryeqytet. Ja përse vendosa t’i rri larg garës për Tiranën. Por them se hapësira në këto zgjedhje ështrë e mjaftueshme për t’i zhvilluar të gjitha tezat e mia personale dhe të LZHK si forcë politike në favor të një Tirane moderne europiane.
Cfarë meszazhi do të kishit për 8 majin?
Mesazhi im është fare i thjeshtë: me datë 8 maj të gjithë duhet të dalin nga shtëpia për të votuar. Nuk ka asnjë arësye për t’I humbur vetes një të drejtë që jepet çdo 4 vjet për të përzgjedhur programin apo njerëzit që do të firmosin e vulosin në emrin e qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Në se ata do të votonin edhe për forcën tonë politike, të jenë të sigurt se kështu na japin një shans për të vazhduar betejën për një Shqipëri dhe një Tiranë më të mirë, që do t’u takojë të gjithëve.

Lamtumirë,
Kryegjysh !

Dede Reshat Bardhi, diamanti i Paqes
Është ndarë nga jeta, në moshën 76 vjecare Ha-xhi Dede Reshat Bar-dhit, kreu i kryegjysha-tës Botërore të Bektashinjve.
Baba Reshat Bardhi prej ko-hësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy he-rë i ishte nënshtuar ndërhyrjeve kirugjikale.
Kryegjyshi Botëror i Bekta-shinjve, ndërroi jetë të shtunën në mesditë, në spitalin gjerman në Tiranë ku ndodhej prej di-tësh në kujdesin e mjekëve. Mjekët kanë thënë se Baba Re-shat Bardhi ndërroi jetë nga një sëmundje malinje e pashërueshme, e diagnostikuar shtatorin e vitit të kaluar, nga mjekët e një klinike në Amerikë në bashkëpunim me mjekët e spitalit gjerman në Tiranë dhe të një një spitali në Vjenë.
Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind në 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.

Më 1954 u dorëzua dervish te kryegjyshi botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.
Më 1991 bëri pelegrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës dhe fitoi titullin “Haxhi”.
Po atë vit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihapi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtë bektashian, ku shpallet kryegjysh botëror i bektashinjve. Shtatë vjet më vonë, në shtator të vitit 2000, organizon Kongresin e Shtatë të bektashizmit dhe shtator 2005, Kongresin e Tetë bektashian.
Është nderuar me titujt “Pishtar i Demokracisë” dhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
Është “Qytetar Nderi” i Qarkut të Beratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të Martaneshit etj.

Thanë për Babanë

Presidenti Topi:
“Shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtëro-re, i këtij udhëheqësi fetar të përkush-tuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demo-kracisë në Shqipëri.

Kryeministri Berisha
“Shqipëria dhe shqiptarët kanë pa-sur te kryegjyshi i bektashizmit një si-mbol të madh të mirësisë, paqes, mi-rëkuptimit dhe përkushtimit ndaj vle-rave njerëzore e hyjnore. Baba Reshat Bardhi rindërtoi me shpejtësi vlerat e rrënuara nga regjimi barbar.”

Kreu I PS, Edi Rama:
“Është kjo një humbje tragjike e një njeriu me vlera e kontribute të jashtë-zakonshme për rimëkëmbjen e fesë dhe për promovimin e vendosur të to-lerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri”.

Kryetarja e Parlamentit, Topalli:
“Edhe në vitet më të vështira të mo-himeve të mëdha, ai nuk u përkul, iu përkushtua besimit dhe nuk rreshti në asnjë çast t’u perkushtohej vlerave su-blime të lirisë, të demokracisë dhe të progresit.”

Marenglen Koçiu, kryetar i LZHK, Qarku Gjiorkastër
Vendi yne, Ballkani e bota mbare ne zi per Kryegjyshin boteror te bekta-shizmit, por ne shqiptaret humbem yll-in e paqes. Njerëz qe besoni ne Hyj-nine e tij. Miti i Besimit Bektashi Bote-ror, na u nda nga syte, por jo nga da-shuria. Uratat e tij paci, o njerez ne kë-te botë.

Shtëpia e gjeniut të letrave shqipe

Bashkia e Gjiroka-strës do të dëm-shpërblejë famil-jen Rrapo, për t’i hapur rrugë për-fundimit të rikon-struksionit të shtëpisë së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare. Kjo deklaratë, është bërë sot publike nga ana e kryebashkiakut gjirokastrit Flamur Bime.
Sipas këtij të fundit, godina dykatëshe e pozicionuar në lagjen “Palorto”, pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe mandej, ajo do të përdoret si qendër multikulturore për artëdashësit e ndryshëm. Jemi të gat-shëm si pu-shtet vendor, të dëmshpë-rblejmë deri në qindarkën e fundit fa-miljen Rra-po, pasi pro-jekti cënon pronën pri-vate-ka bërë të ditur Bi-me.
Ndërkaq i pyetur nga gazeta “”U-dhet e Ko-mbit” për kë-të cështje, drejtori i Dre-jtorisë Rajo-nale të Kulturës Kombëtare Spartak Drasa, është shprehur se Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka të drejtë të dëmshpërblejë finan-ciarisht me të ardhurat e taksapaguesve, pasi këtë të drejtë e ka vetëm pushteti qëndror
Banesa dykatëshe ku ka lindur Ismail Kadare e cila daton në vitin 1677, ishte lënë e harruar disa vite më parë, edhe edhe pse përbën një nga ndërtesat më me vlerë që mund të shfrytëzohej në të mirë të turizimit kulturor.
Faza e dytë dhe përmbyllëse e rikon-struksionit që ka nisur në fillim të muajit nëntor të vitit 2007, parashikon të gjitha puni-met e brendshme, me vlerë 80 mijë euro. Arkitekti gjirokastrit Agron Doraci, inxhinjer zbatues i projektit, pohoi se ndryshe nga faza e parë, në të dytën, është parashikuar të ruhen të gjitha detajet që janë zbuluar gjatë rimëkëmbjes së banesës. Gjatë fazës së parë u zbuluan disa “afreske” të rëndësishme që vërtetonin historinë dhe vjetërsinë e ndërte-sës, si harqet e kamares së çar-dakut dhe të hyrjes së shkallë-ve në pjesën ballore. Këto ele-mentë detyruan komi-sionerët e UNES-CO-s të ndërprisnin punimet, duke përfituar kohë për ndryshimin e projektit fillestar.
Në nëntor të vitit 1999, banesa e Kada-resë, u shkrumbua si pasojë e një zjarri ak-sidental. Në këtë banesë jetonin me qera prej dy dekadash, dy familje gjirokastrite.
Tre muaj pas djegijes, në fillim të vitit 2000 qeveria shqiptare akordoi 3.5 milionë lekë për ringritjen e banesës. Pavarësisht fondit, puni-met në këtë objekt nuk filluan asnjëherë. Cilësia e punimeve deri tani është brenda sta-ndardeve të parashikuara nga projekti, ndër-kohë struktura e çatisë është ndërtuar me dru gështenje. Sipas projektit të Institutit të Mo-numenteve të Kulturës në Tiranë, ky investim do të shërbejë si një qendër atraksioni, e cila do të shndërrohet në një qendër pelegrinazhi për artëdashësit e letrave shqipe.
Piro NASE
Gazeta “Udhët e Kombit” mbështet çdo projekt që ka të bëjë me çështjen kombëtare, si dhe me zgjimin e vle-rave të ngurta, të gjalla dhe të heshtura kombëtare, shkri-met dhe rindërtimet që janë pjesë e historisë.
REDAKSIA

Poezi nga Arben Duka

Për diplomaci kohë nuk i mbetet

Vetëm xha Arvizu, s'mund të mbajë kapistër,
Është dhe si Saliu, bashkëkryeministër
Ështe goxha burrë, dhe me plot talent,
Është dhe si Bamiri, bashkëpresident
E ndjen për detyrë, të na marrë për dore,
Ashtu dhe si Ina, kryeprokurore.
Xha Arvizu kurrë nuk qëndron në hije.
Bëhet ndonjë ditë, drejtor policie.
Ështe goxha burrë, hakun mos ia hani,
Kur ka hall Berisha, bëhet si Ristani.
Për diplomaci, kohë nuk i mbetet,
Se ka mbi kurriz të gjitha pushtetet
S’besoj që ta kemi, shumë të largët ditën,
Kur të na drejtojë, edhe opozitën.
Si t’i dojë qejfi, Arvizu ia ngop,
se ne na pandeh si një tufë me lopë,
Si një tufë me lopë, si një tufë me dhi
dhe atij i mbetet, që të jetë bari .
Për asgjë ky burrë, s’hesht e s’mund të heshti,
Dhe nuk do asnjë t’i dalë nga rrjeshti
Qe ditën që erdhe, xhan, more, Arvzi,
U bë Shqipëria me dy xha Sali
Ç’na bëre, të shkretën, ç’na bëre, o lumë,
Sala dhe i vetëm, për ne ishte shumë.


Takime të zotit Koçiu me personalitete Botërore

Me zotin William Walker, head of the Organisation for Security and Co-operation in Europe (OSCE)
Me zotin Romano Prodi , ish President I Komisionit Europian, ish-kryeminister I Italise
Me zotin Ramush Hajradinaj, ish-klryeminister I Kosoves.

Murat Memallaj
Hallin e qau me penë
“Çelo Picari me mëne,
Pse s’dite për veten tëne?
Pse s’more grua goleme?
Pse e more kardhiqote?
Vajmedet kjo puna jote!”

Populli
Pse me flet siç flet harbuti?
Pse m ë vjedh siç vjedh makuti?
Pse më vret siç vret katili?
Pse më quan soj debili?
Pse s’më le të qetë në jetë?
Puna ime? Vajmedet!
Pse mbjell dhe mbjell të keqen?
Pse i keq dhe s’jep dorëheq-jen?
Pse të të plotësoj çdo tekë?
Pse më hedh në hipotekë?
Pse s’më le të qetë në jetë?
Puna ime? Vajmedet!
Pse na vret kaq shumë “cuna-mi”?
Pse mbytet çdo vit shkodrani?
Pse nuk mban më ujë pilafi?
Pse më vret siç vret Gadafi?
Pse s’më lë të qetë në jetë?
Puna ime ? Vajmedet!
Pse kërkon Epirin greku?
Pse po zhvlerësohet leku?
Pse ma nxin jetën Çeri- Çeku?
Pse s’pastron naftën Fisheku?
Pse s’më lë të qetë në jetë
Jeta ime vajmedet!
Pse rrit çmimet bakalli?
Pse nuk pushon tellalli?
Pse u bë ëngjëll dhe djalli?
Jeta ime? Vajmedet!
Pse qan për etninë Spahiu?
Pse lë kombësinë Qaniu?
Pse bëhet kaur Kadriu?
Nuk të flas dot. Më ler të qe-të.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse nuk më mjekon doktori?
pse s’na meron profesori?
Pse do femra Kavalieri?
Pse s’sjell listëgjelle kamarieri?
S’gjegjem dot dhe ler ti qetë.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse lë vendin kurbetlliu?
Pse përndiqet arixhiu?
Pse e mbyt qytetin shiu?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse paska ne botë lesbike?
Pse ka ngjarje kaq tragjike?
Pse ka homoseksualë?
Pse ka të vdekur të gjallë?
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse vidhet vazhdimisht vota?
Pse duam të na vëzhgojë bota?
Pse shitet komi si mëria?
Pse po shkelet besa, NDE-RI?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
PSE S’PUNON TOKËN BUJ-KU?
Pse po bëhet bari UJKU?
Pse nuk po pastrohet Lana?
Pse nuk zhdoganon Doga-na?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse bëhet dhe s’punon Teci?
Pse fillon dhe s’mbaron He-ci?
Pse bëhet gojtar memeci?
Pse bëhet krater Gërdeci?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Dhe pse s’je në vendin tënd?
Pse më vret? Pse më ënd?
Pse çon qentë dhe më ha dhëntë?
Ç’ke me mua? Pse më flet?
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse përndiqet “Nihiliksi”?
Pse po na lë pa gju-më “Fiksi”?
Pse po trëmben shumë nga “IKSI”?
Pse s’përgjon më bukur “Shiksi”?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse s’përfillet mençuria?
Pse përkrahet idiotësia?
Pse po nderohet besëpreri?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse përbuzet aftësia?
Pse përfillet marrëzia?
Pse mohohet e vërteta?
Pse të ulet sot kuleta?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse s’nderohet trimëria?
Pse s’dimë kur erdhi liria?
Pse s’I ja[pim vlerë etnisë?
S’gjegjem dot. Mos më pyet.
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse na del në shesh sekreti?
Pse nuk është kaq i fortë shteti?
Pse s’ka jetë parlamenti?
Pse napaska zbehur shendi?
S’di ç’të them, s’di ç’m ë pret,
Jeta jonë? Vajmedet.
Pse s’lënë pa gjumë dilemat?
Pse s’i mposht dot ndjenjat?
Pse s’ka parajsë, por ka ferr?
S’di ç’të them , s’di ç’m ë pret,
Jeta jonë? Vajmedet.


Levizja per Zhvillim Kombetar Qarku Gjirokaster kandidon per bashkine Gjirokaster me kryetarine e saj Marenglen Koçiu. Zgjidhje, zgjedhje, intelektuale, rini me vote, me pene ben historine.

Vendoset kandidimi i bashkise se me te madhe te jugut, Gjirokaster
1 FLAMUR BIME (PS)
2 GENC SINOIMERI LSI (PD)
3 MARENGLEN KOCIU (LZHK)
4 VJOLLCA CEKANI ( E PAVARUR )
Urime kandidateve, mbi vlera zgjidhja e zgjedhja.

DRITËRO: poeti i
dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore

Dritëro Agolli është një nga figurat qe-ndrore të Letër-sisë shqipe dhe një nga përfa-qësuesit më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960. Kritik ndaj frymës tradicio-naliste dhe pat-riotizmit retorik, Dritëro Agolli solli në poezi ndjeshmëri dhe figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjer-shërimit shqip. Ai është prurësi i poezisë së “Unit” të fortë.
Prirja për vetëpohim u duk qysh në vëllimin e tij të parë “Në rrugë dola” (1958), por u shpreh më qar-të në poemat “Devoll, Devoll” dhe “Poemë për babanë dhe për ve-ten”. Poezia e Dritëro Agollit nuk e ndan të përgjithshmen nga vetja, bën sintezën e kolektives me indi-vidualen.
Dritëro Agolli ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës frymën popullore. Ai krijoi një rrje-dhe të re vjershërimi, që ndiqte Naimin, duke mëtuar risinë. Ai shfaqi në poezi një përfytyrim vetj-ak për “temën e madhe”, duke kër-kuar madhështi poetike prej përje-timeve të subjektit të zakonshëm, duke zgjeruar shumefish hapësi-rën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Kjo poezi ndikoi në tërësi për një klimë letrare më të butë në Shqipëri. Krijimtaria e Dri-tëro Agollit në thelbin e vet është liriko-epike, ndryshe nga ajo tra-dicionale, poezi që mbahej krye-sisht në lavdinë epike. Dritëro Ago-lli e pruri poezinë shqipe prej shqe-tësimit te përgjithshëm te shqetë-simi i njeriut.
Vepra më e rëndësishme ideali-zuese dhe njëherësh më e anga-zhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”. Dritëro Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore edhe i filozo-fisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai u bë njëherësh poeti i dhimbjes vetj-ake të njeriut.
Dritëro Agolli njohu një ringjallje poetike në dy dekadat e fundit me vëllimet poetike “Peligrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Fletorkat e mesnatës”, autori shpalli sfiden e re të mjeshtërisë.
Vepra më e hershme në prozë e Dritëro Agollit është vëllimi “Zhurma e ererave të dikursh-me” (1964), që u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965).
Këto tregime, një pjesë e tyre u ribotuan në vitin 1980 në librin “Njerëzit e krisur”, janë të mbushur me personazhe jo tipike. Romani “Komisari Memo” (1970) është ve-pra më e angazhuar e Dritëro Ago-llit në prozë.
Ne romanin “Njeriu me top” (1975) Dritëro Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt ndryshe nga ajo e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, sa i takon njeriut me armën. Romani “Trëndafili në gotë” u prit me nën-çmim nga mendimi kritik, si një li-bër “rozë”...
Kontributi më i rëndësishëm i Dritëroit në prozë është vepra “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zy-lo”. Në thelbin e kësaj vepre, si dhe në romanin ”Arka e Djallit” qëndron antiskematizmi.
Shkrimtari arrin një shkallë më të lartë lirie në romanin brenda ro-manit me “Arkën e djallit”, ku gjendet vepra e ndaluar. Ajo quhet “Shakaja e ndaluar”.
Për kundërvajtje ideologjike u qortuan veprat, dramat: “Mosha e bardhë“ dhe “Fytyra e dytë”, ndër-sa për romanin “Dështaku”, që pruri te lexuesi një realitet me dramë, u mbajt heshtje.
Një pjesë e veprave të tij janë botuar në shumë gjuhë të huaja,
Ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjislatura (1974-2005).
Ka marrë “Çmimin e Republi-kës” të shkallës së parë dhe është dekoruar me Urdherin ”Nderi i Kombit”.

Fjalë
të urta

Sherri është si bishti i lugatit. Jug
Shejtani, kur s ka punë, rreh të birin. Jug
S’ mblidhen lepujt në vathë. Jug
Dheu i zi bën bukën e bardhë.
Përmet
Pula e zezë bën vezë të bardhë. Jug
Pa pas ujë, nuk vaditet ara.
Tropojë
Pa alet, s ka marifet. Kosovë
Nuk i dilet detit me këmbë. Vlorë
Nuk soset deti me lugë. Vlorë
Shkurti shkurton urët, marsi ngreh
lëkurët, prindi dejon gurët. Jugu
Vjeshta e thatë ka dimër të madh. Pukë
Syri i lig pëlcet gurin. Skrapar
Të drejtin Zoti e ndihmon. Tetovë
Kafeja pa duhan, si turku pa iman. Berat
Kauri për të drejtin e turku për të shtrembëtin.
Shqipëri e Mesme

Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT”
Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarë:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastres
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
JOVAN TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare

E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888

Qendra e Pazarit, Gjirokastër,
Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë

Abonohu

“UDHËT E KOMBIT”

I dashur Lexues !
Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet për vitin 2011 në gazetën
“UDHËT E KOMBIT ”,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerësimin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.


































Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT" NR 14  MARS MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT" NR 14  MARS MARENGLEN KOÇIU EmptyTue Apr 05, 2011 11:54 am

KJO GAZETE ESHTE NUMRI 15 MARS 2011, GABIMISHT ESHTE SHKRUAR N E TITULLIN LART 14
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: