Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:40 pm

“UDHËT E KOMBIT”
Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr.8 i botimit
Gusht 2010

“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:40 pm

Politika është zënë në çark në Qarkun e Gjirokastrës
Jeta politike në qarkun tonë vërtetesisht është e vakët. Në tërësi intelektualët dhe të tjerët po tërhiqen, sepse në shumicën e fushave të jetës mbizotëron jo realja, por irealja.
Sheh njerëz partiakë që të vjen keq se quhen të tillë. Mbizotëron paaftësia, servilizmi, klanori dhe çdo gjë e zgjidh kupola.
Qarku ynë në qytetin e Ali Pashës, në qytetin e Laverit dhe qy-tetin e Kadaresë ndiejnë firon çdo ditë të intelektualëve, të rinisë dhe vlerave të tje-ra. Radikalizmi i sitemeve solli dyndje, që kërkohet një brez, mbase dhe më, për unifikimin e mendimit ndryshe.
Psikologjia dhe mentaliteti janë dy gjërat që i kërkon politika jonë. He-shtja na çon mbrapsht. Fjala e lirë dhe iniciativa janë harruar. Shtohen problemet që mbarten dhe në inteli-gjen-cën e çështjes kombëtare. Drejtojnë jo vlerat reale, por ka përjashtime për të renë, ndryshen, të kundërtën. Nuk duan ata që jetojnë me polikën e sistemuar mirë ndër vite, para dhe mbas i kanë zgjidhur me kupola maj-tas dhe djathtas. Nuk ka rëndësi kush hipën dhe kush zbret. Ka qenë dikur Partia e "Opingës" që i dha mësim të mirë Myfit Bej Libohovës me shokë, Qeveria e Nolit, por mundësitë, të drejtat, liria e fjalës, lira e votës, janë zhvlerësuar, bashkë me shumë vlera në tërësi.
Midis tyre dhe shkollimi, që, sidomos, kemi parasysh pema mbështetet te pema, Kombi mbështetet te arsimi (Eqrem “Dhraminë”)...
Zoti na ruajt! Po ngrihen feudalët e rinj. E, sa keq! O vendi i penës e i pushkës i nënshtruar në petkun e vjetër me eko-nomi të vjetër! Janë njerëz progresistë që punojnë, por janë edhe regresistët që pe-ngojnë. Luftojnë atdhetarët për interesat kombëtare, por veprojnë antikombëta-rët....
Sot populli kërkon punë, arsim, të dre-jtat e tij, kurse Myfitët e rinj duan mbaj-tjen e tyre, të varur prej tyre dhe pse jo në errësira ekonomike dhe politike. Qytetë-rimi është pemë shekullore që i ka rrënjët në arsim. Kjo është e vërteta. Mos u shqe-tësoni, dua vetëm t'ju zgjoj me penën e Thoma Papapanos, Urani Rumbos, Musi-ne Kokalarit, Pandeli Sotirit, Bajo Topu-llit, Panajot Meksit, Avni Rustemit.
Rënko, rënko, moj rini…




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:41 pm




RUBRIKA
Horoskop

Doktor Berisha
Lider, klasik, shqiptar, këmbëngulës, dinamik, familjar, shumë punëtor, memorje klasike, doktor, por jo në shoqërinë e vjetër, lindur lider, s'bën mprapsht.
Aleksander Meksi
Klasik, jugist, i penës, lider babaxhan, familjar largpamës, me vullnet.
Dashamir Shehi
Doktor në politikë, vizionar, intelligjencë popullore, klasik në gjuhën e popullit, akademik, ekonomist, ekzemplar, e do s'e do, është i vërtetë.
Fatos Nano
Lider me sëmundje trimash, Napoleon, akademik i lartë politik, specie në ulje e ngritje, klasik, ekuilibrues me bagazh bonopartis, jashtë partie; gjithmonë, kur "pi", i ke frikë, produktiv, drejtues, lider, politikan baraz me ekonomi.
Ilir Meta
Imponues, i sigurt, fjalëmbajtës nëse "po" në se "jo", kombëtar, qëllimarritës, skaparlli nga Noli shartuar me dibran.
Pandeli Majko
Politikan i ëmbël, i dëgjuar, i paqshëm, lider konstant, penë vertetë e rëndë.
Spartak Ngjela
Realisht ligjor, tipik në veten e tij zagorit, intelektual me vizion, i papërmbajtshëm, s'duron dot tutelë, dinamik dhe goditës; kushtetues, vizionar, pa kanun shqiptar.
Ismail Kadare
Ajka e cinikut, i mistershëm në penën e vet, inatçi, larg politikës, baba racional, shqiptar koherent, kombëtar.
Të nderon...
Eduart Selami
I djathtë, politikani jashtë politike, s'di, s'njeh ngritje-ulje në politkë, i mirë në familje, punëtor lider, i urtë, iniciator.
Josefina Topalli
Femër po, guximtare, kapriçoze, njohëse e situatës, qëllimarri-tëse, punëtore, e djathtë me vizion, do kujtesë dhe kujdes me të... i pëlqen media.
Edvin Rama
Punëtor, "rrëmujaxhi" pikturash, snob, real, administratëformues, "tamaqar" në politikë jo në orën e duhur, dinamik, klanor, kokëfortë në karakter.
Arta Dade
Diplomate e vertëtë, e qete dhe intelektuale, e vendosur; të dëgj-on, statike, e babaxhane, e suksesshme në punët e saj, futur në aristokraci, aristokrate.
Sokol Olldashi
Punëtor, rezultativ, komunikues, i papërtuar, njeh mirë liderin dhe besën, nxehet shpejt.
Astrit Patozi
I palodhur, i veçantë në tip, i pëlqen vetja, fodull në politikë, i prerë, kombëtar...
Bamir Topi
President nga Kryeqyteti, i urtë, jo nevrik, jo ekzemplar konsta-tues, punëtor e familjar, i pëlqejnë gatimet tradicionale, lider, komunikues me fuqi të kufizuara dhe dje dhe sot…

Politikanëve dhe të Tjerëve
në këtë rubrikë të jetës politike dhe kulturore shqiptare, u urojmë shëndet dhe mbarësi në çdo fushë të jetës.
Ne do ta vijojmë këtë rubrikë çdo muaj, për të kujtuar ata që kujtohen çdo fushatë.

Redaksia uron që ju dhe ne të shlodhemi dhe në se keni ose jo ulje apo ngritje, ju jeni, s'kemi të tjerë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:41 pm

Njerëzit e luftës dinë
të bëjnë dhe demokraci
Mos u dridh, moj Kosovë,
Trimi sot është në Vlorë...
Do vijë me flamur në dorë….

Shembulli i Diellit të Demokracisë, Legjendës së gja-llë të shqiptarë-ve, kalaja kombëtare e pa-qes dhe e demokracisë, ë-shtë qartësisht zoti Hajre-dinaj.
Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Bashkia e Gjirokastrës, njerëzit e qyte-tit të Çabejit, linguistit, të Ismail Kadaresë së Madh, për “Qytetarin e Nderit” zotin Hajredinaj me motivimin: "Për kontribut të shquar në luftën për çliri-min e Kosovës, fitoren e pavarësisë dhe rindërti-min e vendit", kanë padyshim krenari.
Ky është titulli i lartë që Bashkia e Gjirokastrës i akordoi zotit Hajredianj. LZHK sot, me gazetën “Udhët e Kombit”, gjen dhe prek Evropën dhe Bo-tën direct. Ndaj ju themi, ju thërresim Ju Politi-kanë, Diplomatë, Kryeta-rë shtetesh të mëdhenj dhe të vegjël: se këtu, në Shqipërinë Etnike, ju keni shumë punë, për të bërë korrigjimin e historisë, vlerësimin e gjithë vlera-ve etnike shqiptare, që shqiptarët në shekuj kër-kuan dhe luftuan (kujtoni Skenderbeun) për paqe dhe demokraci në Ballkanin e trazuar.
Në kete rajon sot ju me zgjidhjen tuaj pritet qe ju të beni më të mirën në çdo hap të fushës së lirisë dhe të drejtave solemne në botë.
Faleminderit Zotit, fa-leminderit Ndërkombëta-rëve, vendeve, që e ndiej-në se janë për demokraci dhe që e njohin Kosovën.
Më mirë një minutë në tavolinë, se një minutë në luftë. Ejani bashkë me ne shqiptarët dhe ju o gjito-nët tanë, të rrisim Lulen e Paqes. Shqiptarët dinë të bëjnë dhe demokraci dhe modeli i saj është Zoti Hajredinaj. Familja e tij që prej tre shekujsh, Kosova e tij, bashkë me çdo shqiptar, që kudo merr frymë, thotë Shqipëri. Po kemi dhe mirënjohje dhe falnderime dhe për ata që dhanë jetën për çështjen kombëtare dhe për ata in-telektualë që, kudo ku ja-në, thonë fjalën e tyre. Por ne falnderojmë Zotin dhe shtetet që qëndrojnë pas Zotit për demokraci. Res-pekt e mirënjohje në jetë të jetëve! Ne shqiptarët ju dhamë Paqen
MARENGELEN KOÇIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:42 pm

Kërkohet frymë e lartë bashkëpunimi


Temat sot analizohen me problemet e di-tës, por edhe kërkojnë bashkëpunim re-ciprok institucional. Mendojmë ndryshe, veprojmë drejt, duhet t’ ju shmangemi kriza-ve. Nuk janë të frytshme, rë-ndojnë dhe frenojnë ligjsh-mërinë. Qendra e Studimit dhe e Parandalimit të terrorit dhe trafikimit, si e para pio-niere në vend. Natyrshëm fi-llimet janë të vështirë, por themelet e saj dhe burimet e saj janë mbi baza të shë-ndosha dhe Ndërkombëta-rët lënë të kuptohet se Paqja dhe Bashkëpunimi është de-tyra kombëtare, pavarësisht luhatjeve politike. Duhet të ketë bashkëpunim madhor të strukturave të shtetit me Organizatën.
Misioni i tyre është është i përbashëkt. Misioni i tyre është i vështirë: përballimi i krimit, terrorizmit në çdo çast është evident. Ata janë mbrojtës të vlerave njerëzo-re dhe të drejtave, ndaj gë-zojmë që kemi institucionet. Struktura të tilla në të tërën e shtetit, që jetën e njeriut, pri-ndërve dhe fëmijëve t'iua bëjmë të qetë dhe të sigurt.
I del detyrë Qeverisë në çdo kohë e në çdo vend që t'i shikojë strukturat, t'i mbë-shtesë ato, të respektojë vi-zionet. E kam fjalën këtu për Organizatën Shqiptare të Lu-ftës kundër Krimit dhe Te-rrorit që t’i shikojnë me syrin e nënës, këta njerëz që sak-rifikojnë. Detyrat bëhen gji-thmonë e më të vështira.
Sofistifikimi i veprimeve mbi njeriun dhe pronën dhe te tjera, kërkon përgatitje profesionale, kur sot gjithë bota kërkon dhe mendon, hedh finaca të mëdha për parandalimin e terrorizmit.
“Udhët e Kombit” urojnë bashkëpunim madhor në in-teres të çështjes kombëtare dhe gjithapërfshirjen e inteli-gjencës për ndalimin e krimit dhe terrorit, si dhe korrup-sionit në vend.
Kjo është zgjidhja qe ve-ndi të gëzojë qetësi, që të mos kemi më raste që vërtet japin dhimbje të mëdha nje-rëzore. Unë besoj se bash-këpunimi, seminaret, kam parasysh angazhimin e ve-çante te zotit Basha, të Krye-ministrit, zotit Berisha, për faktin se bilancet e krimit ka-në ndryshuar. Djemtë shqip-tarë janë të zotë dhe të paji-sur po aq sa dhe djemtë e çdo vendi tjetër.

Viktor Kutan


*1gr. paqe sa një ton luftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:42 pm

Rrëfen Hatixheja, mbesa e Adem Jasharit

Gjatë vizitës sonë në Kosovë u njohëm edhe me Hatixhe Jasharin në Prishtinë. Ajo është, siç i thonë, “Mbesa e Komandantit”. Kështu e thërrasin i madh dhe i vogël në Koso-vë. Largohemi nga Prishtina dhe marrim rrugën për në komunën Skënderaj, drejt Prekazit të përflakur nga lufta, në kullën e Jasharajve me histori të madhe.
Atje Hatixhe Jashari rrë-fen:
- Jam diplomuar për jurist–kriminalistikë. Kam luf-tuar dhe unë, si gjithë fami-lja dhe fisimi im. Atëherë i-sha vetëm 19 vjeçe. Kam qenë në U.Ç.K. Në luftë e sipër jam plagosur. Pas luf-tës kam qenë në T.M.K (Trupat Mbrojtëse të Koso-vës) e më pas në forcat speciale. Isha e pakënaqur se nuk u vlerësuan vlerat e hi-storisë dhe për këtë dha-shë edhe dorëheqjen. Nga familja ime rron një motër dhe unë. Edhe sot jam e tronditur. Amaneti i prindër-ve dhe të mëdhenjve të fisit tonë të Jasharëve ishte, që, sido qe të ndodhte, të mos binim të gjallë në dorë të serbëve. Ishim të larguar nga shtëpia.
Në kodrën përballë shtë-pisë së Ademit u bë vrasja masive. Unë nuk isha atje, se isha në luftë. U vranë barbarisht. Dhe i gjeta trupat mbytur në gjak. Dallova babën dhe vëllanë e madh. S’mundesha më, s’kisha fu-qi. E lashë nënën dhe vëlla-në tjetër, se më mposhti dhi-mbja. 60 kufoma tërë gjak. O Zot! S’kisha parë të tillë masakër! Ishim në radhë për ngushëllim. “Nuk gjenden”, - i thashë motrës.
E gënjeva atë se nuk doja ta lëndoja, se ishte më e vo-gël se unë. Edhe njerëzit e tjerë ashtu i thoshnin, për ta qetësuar sadopak. Për nja tridhjetë ditë me radhë ajo shpresonte, se mos ishin lar-guar dhe ishin ende gjallë. Më pas, bashkë me djalin e axhës, mbasi nuk verifikova dot nënën dhe vëllanë, se ishte e pamundur. Sytë më panë shumë gjak të derdhur. Më vranë shpirtin…

Korrespondenti “UDHËT E KOMBIT”,
Pejë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:45 pm

Udhëtim në historinë e shqiptarëve

Minoritetet dhe grupet
etnike në Shqipëri

Pak histori
deri në ditët tona

Nën ndikimin e interesave të Fuqive të Mëdha dhe veç-anërisht të qarqeve shovi-niste të vendeve fqi-nje, përcaktimi kufijve të Shqi-përisë në vitin 1913, në të vër-tetë ka qenë “përgjysmimi” i tokave dhe i popullsisë. Bre-nda kufijve që iu imponuan Shqipërisë, u përfshinë rreth gjysma e tokave dhe e popullsisë shqiptare. Pjesa tjetër e trojeve dhe e popullsisë u ane-ksuan nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.
Në vjetarin “Shqipëria më 1927”, që në disa aspekte për-afrohet me një farë mikroenci-klopedie, lidhur me këtë çësh-tje, ndër të tjera, theksohet: “…sipërfaqja e Shqipërisë është afro 80.000 kilometra katrore. Brenda ku-fijve që treguam më sipër, Shqipë-ria ka pasur 2.milion bijtë e saj… Kufijtë politikë të Shqipërisë së sotme janë ngushtuar tepër dhe 1,200.000 shqiptarë kanë mbetur nën okupatën jugosllave e greke.” (Selenica T. 1927: CIII)
Si rrjedhojë e kësaj padrejtësie his-torike, më tragjikja në Ballkan dhe Ev-ropë, Shqipëria në shumicën dërmuese të kufijve të saj toksorë kufizohet me toka të banuara nga popullsi kompakte shqiptare.
Përcaktuar kryesisht nga zhvillime të tilla politike, gjeografike, demogra-fike etj, Brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë ka shumë pak popullsi minoritare si: greke, maqedonase, ma-lazeze, serbe etj.
Grupime të tilla të popullsisë nuk kanë qenë në kufijtë etnikë, përkatë-sisht ndërmjet shqiptarëve dhe grekë-ve, maqedonasve, malazezve dhe se-rbëve. Ata janë përgjithësisht grupime të popullsive jo shqiptare, të cilat, për aresye të ndryshme, kryesisht ekono-mike, kanë depërtuar në thellësi të territoreve shqiptare, duke krijuar, si të thuash,“oaze” të kulturave të tjera bre-nda strukturës social-kulturore të sho-qërisë shqiptare.
Në literaturën shkencore sociale të Shqipërisë problematika e pakicave kombëtare ende nuk është trajtuar sa dhe si duhet. Madje edhe në disa vjetarë, të përgatitur me seriozitet gja-të viteve 1924-1939, paraqitet shkurt problemi i pakicave kombëtare. Ato shpesh kalohen me një frazë të për-gjithshme. Kështu, për shembull, në vjetarin “Shqipëria më 1927” nënvizohet: “Prej 833618 frymëve të popullsisë shqiptare, përveç 20.000 grekër-ve të rrethit të Delvinës dhe të një pakice fare të vogël të maqedonasve në kufirin e Prespës… pothuajse nuk ka elementë të tjerë të racës së huaj. Grekët dhe maqedonasit përgjithë-sisht nuk kanë tokë, por janë bujq në tokat e shqiptarëve, të cilët i kanë sjellë së largu, për të punuar dhenë e tyre në kohëra kur shqiptarët nuk mund të linin pushkën, për të marrë kazmën në dorë. (Selenica T., 1928: CV).
Një nga mendimtarët më të shquar shqiptarë që ka studiuar gjerësisht problemin e pakicave kombëtare, du-ke iu referuar studimeve më në zë të këtyre çështjeve, fakteve dhe doku-menteve të shumta të qëmtuara në ar-kivat e disa shteteve europiane është Faik Konica. Për pakicat greke dhe sllave, ndër të tjera, ka shkruar: “Ka disa mijëra fshatarë që flasin greqisht në krahinën e Gjirokastrës. Ata banjo-në në një zonë të quajtur Dropoll. Ata nuk janë shqiptarë të greqizuar, siç mund të mendohej, por janë grekër të ardhur nga Greqia në pjesën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. I kanë sjellë si krahë pune në bujqësi shqiptarët që ishin pronarë tokash si në Shqipërinë e Jugut ashtu dhe në Gre-qinë e Veriut, dhe që e kishin zakon t’i lëviznin argatët e tyre nga një pronë në tjetrën sipas nevojës…
Sllavët janë shumë të paktë në Shqipëri: më pak se dy mijë veta. Shu-mica e tyre janë vendosur në Shko-dër, ku kanë ardhur si refugjatë poli-tikë dhe lypsa nga Mali i Zi në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë ose aty rrotull (1993:410,411)
Në bazë të të dhënave të vjetarit të sipërcituar përllogaritet që pakicat ko-mbëtare në Shqipërinë e vitit 1927 përbënin rreth 2,3% të popullsisë. Në rregjistrimet e popullsisë të realizuara në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botë-rore, gjenden këto të dhëna mbi pakic-at kombëtare:
Burimi: Vjetari Statistikor i Shqipë-risë 1990, faqe 22 – 33)
Siç shihet nga këto të dhëna stati-stikore, pesha specifike e popullsisë joshqiptare në strukturën e popullsisë së Shqipërisë është shumë e vogël. Madje ajo është zvogëluar ndieshëm nga 2,7%, që ishte në vitin 1960 në 0,2% në vitin 1989 (Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1990:22)
Pas vitit 1989 në vendin tonë nuk është realizuar ndonjë rregjistrim tjetër i Shqipërisë. Por, si rrjedhojë e emig-rimit të shumë minoritarëve, veçanë-risht grekë, kryesisht në Greqi, pesha specifike e popullsisë me kombësi jo-shqiptare ka të ngjarë të jetë ulur në masë të konsiderueshme.
Megjithëse e krahasuar me të gji-tha vendet e tjera të Europës, Shqi-përia mund të jetë vendi me popullsi më të pastër etnike, problematika e minoriteteve kombëtare, veçanërisht e atij grek, ka ndihmuar në mënyrë të ndieshme politikën e brendshme dhe veçanërisht marrëdhëniet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera. Për qëllime të caktuara politike, me këtë minoritet është spekulluar vazhdimisht dhe e-nde vazhdohet të spekullohet. Përgji-thësisht politikanë, studiues, gaze-tarë etj. të vendeve të tjera, veçanërisht të Greqisë, përpiqen ta paraqesin minoritetin grek shum më të madh në numër nga ç’është në të vërtetë dhe si të persekutuar. Kështu, për shembull, në një leksion të mbajtur në Universitetin e Harvardit më 3 maj 1997, mi-nistri i jashtëm grek Pangallos ka dek-laruar se në Shqipëri jetojnë 100.000 deri 150.000 grekë. Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe e Popujve të Përfaqesuar (UNPO) me seli në Hagë të Holandës, nëpërmjet internetit qarkullon një informacion, si-pas të cilit në Shqipëri jetojnë më shu-më se 280 mijë grekë.
Falsitetin e këtyre të dhënave e kanë argumentuar jo vetëm studiues shqiptarë, por edhe studiues seriozë të vendeve të tjera





VITET 02.10.1960 O7.01.1979 O2.04.1989
POPULLSIA 1626.364 2590,6 3199.233
Me kombësi shqiptare 1581.782 2535.9 3199.233
Me kombësi jo shqiptare (Nga këto):44570 54687 64816
Grekë 37282 49.307 58758
Maqedonas 4235 4097 4697
Serbë, malazez etj. 66 100
Kombësi të tjera 3053 1217 1261
.
KLODIAA SANXHAKU


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:46 pm

Gjirokastra i buzëqesh diellit...
Përshkrim nga Kristo Stoja
Gjirokastra, kjo mrekulli e ndërtu-ar me dashuri e mençuri nga të parët tanë, shndrit, të befason, të magjeps me hiret e saj dhe të fton në gjirin e saj të ngrohtë plot bujari.
Shtëpitë e saj si margaritarë në një gjerdan të shtrenjtë, të ngjajnë sikur një dorë artisti i ka kopsitur në gjoksin e malit të Gjërë. Sa shumë diell derdhet mbi pezazhin e saj, që kur ai lan me ar gjithë lagjet e, deri në çastin kur “vjedhurazi” fshihet prapa malit, duke e ngjyrosur horizontin në portokalli.
Gjirokastra i qëndron përballë Lunxhërisë së blertë dhe, si dy vajza të bukura, bisedojnë e bisedojnë të dyja si e, si të përshfaqen më tërheqëse, më të hijshme, më të bukura.
Sheh Gjirokastrën dhe mendja të arratiset në shek-ujt kur ajo kohë ka hedhur rrënjë në shkëmb. Sa shu-më gurë! Sa shumë! Nga të kenë ardhur? A thua se të parëve tanë, për të ngritur nga themelet këtë qytet, u është dashur të shkërrmoqin një mal të tërë?!Dhe mbinë këto “kështjellëza, u dendësua pylli prej guri dhe u krijua kjo kartolinë e bukur.
Dielli kur lind, nuk i kursen rrezet e tij të zjarrta. Qy-teti zbardhet, ngrohet, merr jetë. Ai shfaqet si një me-dalion i madhërishëm argjendi midis blerimit të parqe-ve, kopshteve, lulishteve dhe grisë së sfondit të malit. Në këtë qytet misterioz, në mes të të cilit natyra ka sajuar e vendosur një masiv shkëmbor të lartë majë të cilit ngrihet një kështjellë gjigande, vizitorët mahniten me pamjen e saj, që ngjan si një shqiponjë e mbërthyer në shkëmb, gati për fluturim…
Banorët e këtij qyteti “të ashpër” në kontrast me re-lievin dhe terrenin, janë paqësorë, të dashur, punëtorë, vizionarë. Ata, ndonëse shkelin përditë në “qilimin” prej guri, ndonëse kalojnë çdo orë poshtë kështjellëzave- banesa”, ndonëse i shikojnë disa herë në ditë harqet e kudondodhura karakteristike për këtë qytet; nuk nginjen së sodituri. Po të huajt? Ç’për-shtypje u krijon, vallë, ky ansambël i papërsëritshëm prej guri? Me sigu-ri atja mahniten, mrekullohen, lënë “mendjen”, sa herë qarkullojnë e shetisin në zemër të tij…
Një tjetër xhevahir më vete i Gjirokastrës është Pa-zari. Ai përngjet me një valle popullore, ku valltarët, të shtrënguar sup më sup, në dy rreshta, herë varen drejt sheshit të Çeçizit e herë ngjiten drejt Dunavatit. Ashtu me shaminë flatruese të të të parit të valles, marrin teposhtë drejt Varoshit, kthehen dhe, mbasi i qepen Qendrës Kulturore, nga Obelisku e përfundojnë vallen drejt Hazmuratit. Të ngjajnë këto rrugë si me fusta-nella, me ata kërcimtarët dinamikë e të palodhur, të ci-lët rrahin tokën (qylymin e gurtë) me opingat me xhufka dhe këndojnë me buçimë, sikur nisen për luftë.
Në Pazar, së bashku me agimin e ditës së re, veshi të zë dhe “fësh-fëshet” e pastruesve të qytetit, në të ci-lat si një shatrivan horizontal kalon autoboti, i cili me stërkalat – krehër, lan fytyrën e ëqytetit. Radhët me gur të murrmë dhe ato me motive bardhezi, marrin shkël-qim e reflektojnë freski. Pakëz më vonë, shpërndarë oazeve të gjelbra, sheh duke u shërbyer luli-shteve ata, të cilët e pasurojnë me ngjyra dhe aroma Gjirokastrën. Si thoni? Pa “mushkëritë e gjelbra” a nuk do pëlciste nga vapa ky qytet në ditët e mnxehta të verës?
Po në muajt e ftohtë dimërorë a nuk do të ngrinte nga të ftohtit e hidhur?
Ngjyrat e lulishteve Gjirokastrës i thyejnë monotoni-në gurit dhe të shkëmbit. Është, pra, Ndërmarrja Komunale, e cila, pas largimit të plehrave, i shkund qytetit të gurtë pluhurin, e lan, e freskon dhe i kryen me merak edhe kozmetikën.
Sapo dielli i ka “krehur” me radhë krejt lagjet e qyte-tit me rrezet e veta verbuese, në Pazar kërcasin qepe-nat, uturojnë makinat, popullohen kalldrëmet. Mbi çati, si lejlekët majë pemëve “çukisnin” ustallarët. Muratorët vazhdojnë gdhendjen e qosheve me merak e durim, kurse suvatorët kalojnë finon mbi dorën e parë të hedhur një ditë më parë.
Është personeli i Degës së Monumenteve të Kulturës, një kujdestar tjetër ky i Gjirokastrës, që punon me përkushtim për restaurimin e vlerave të këtij qyteti – muze.
Duke u marrë me këta punëtorë duarartë që i zbar-dhin fytyrën Gjirokastrës, më tërheq vëmendjen hapja e librarisë. Njerëzit nxitojnë të marrin gazetën. Gjirokastriti është “i uritur” për të rejat më të fundit; është lexues i kulturuar dhe ndien nevojën për të përvetësuar sa më shumë njohuri…Kalimtarët mbajnë këmbët për-ballë veprave artistike në miniaturë. Përballë tij, shitë-sja e dyqanit tjetër filloi ekspozimin e çentrove, tantellave, punimeve të dorës. Ç’mrekulli nxjerrin vajzat nga maja e gjilpërës! Më lart një gurgdhëndës po i jep do-rën e fundit luanit, i cili mendohet të vendoset përbri një çesme. Mjeshtri i punimit në dru hedh nga skica në letër drejt objektit prej druri pamjen e banesës gjirokastrite. Jo shumë larg tij një tjetër mjeshtër, ai i punimit në metal, rreh fletën e bakrit, në të cilën falë fantazisë së tij, ka hedhur një motiv nga ky qytet.
Kuptohet që kafenetë e restorantet i kanë hapur dyert me kohë, duke gllabëruar një pjesë të mirë të njerëzve kalimtarë. Kamerierët me kulturën dhe shpejtësinë e shërbimit, u japin klientëve, veç kënaqësisë edhe një mbresë të veçantë ngrohtësie që pa kuptuar i imponon ata të kthehen sërish…
Qytetarët, mbasi kanë zbritur ose ngjitur kalldrëmet, kanë hapur Qafën e Pazarit. Aty përshë-ndeten me miqtë, shokët, të njohurit.Në këtë kryqësim pesërrugësh, që ngjan si një yll deti, njerëzit qajnë hallet, shkëmbejnë lajmet e ditës, pyesin njëri – tjetrin për më themeloren: shëndetin, shtrojnë problem... Lënë takimet e ardhshme…Turistët, duke ecur si të hutuar prej magjisë së këtij qyteti – mister, ngjiten ne qafë dhe shfrytëzojnë rastin, duke bërë shkrepje pas shkrepjes në aparatët fotografikë, që s’i heqin nga dora e nga supi.
Nëse qëndron pak te ky udhëkryq tepër i veçantë e mjaft karakteristik në llojin e vet, dallon shumë të huaj-vizitorë nga Mesdheu, Apeninet e deri nga Lindja e Largme. Ata blejnë suvenire, sidomos asish me pamje nga ky qytet i çuditshëm; vizitojnë kështjellën, muzeumet dhe soditin me ëndje të veçantë qytetin e gurtë.
Edhe agjensitë turistike kanë pasur shumë punë në këtë verë…
Vendasit, është e kuptueshme, e duan me shpirt qytetin e tyre. Ata, duke punuar pa u lodhur, i kanë dhënë këtij shtëpi të reja. Ka banorë, të cilët nuk e kanë të mjaftueshme banesën ekzistuese. Prandaj shtojnë ndonjë dhomë, apo mjedise të tjera ndihmëse e të volitshme mbi bazën e numrit të familjarëve.
Dikush kompozon një portë të bukur me shije të veçantë, për të tërhequr vëmendjen e çdo syri kureshtar.
Kurse një tjetër ndërton një dekorativ…Ka me qindra amatorë të luleve, që mbjellin një trëndafil, një dafinë, një zambak e bimë të tjera decorative. Të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër synojnë t’ia shtojnë stolitë qytetit të tyre e t’ia rrisin vlerat Gjirokastrës.Më e bukura është se shumëkush nga qytetarët vendas bëjnë kujdes që çdo gjë e re që “mbin” të jetë në harmoni me arkitekturën e këtij qyteti – muze…
Banorët e qytetit të gurtë urojnë dhe shpresojnë që edhe ata të cilët për arsye ekonomike, apo qëllime të tjera, kanë emigruar jashtë, të kthehen së shpejti në vendlindje e të ndiejnë të mirat e Gjirokastrës së tyre që i mëkoi dhe i rriti e për të cilin i ka zhuritur malli, të ulen në prehrin e butë dhe të mbështesin kokën në gjoksin e saj të ngrohtë.
Për Gjirokastrën vitet e fundit është bërë shumë. Këtij qyteti me vlera po i ndryshon fytyra për mirë e po i rikthehet shkëlqimi krahas gjithçkaje të rë e bashkëkohorë që i është shtuar conform përqasjes me arkitekturën tradicionale. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë:
Së pari, të mos lejohet pakujdesia që herë- herë nxjerr krye aty – këtu, që shtëpitë monumentale të ndërtuara me aq mund e sakrifica e talent nga të parët tanë të lihen pas dore, deri në shndërrimin e tyre në rrënoja…
Së dyti, shtëpitë e rikonstruktuara duhet domosdoshmërisht të rijetëzohen.
Së treti, çdo banor i Gjirokastrës në shtëpitë muze të mos presi vetëm që t’ia rindërtojnë të tjerët; përkundrazi, secili të ketë kujdes të shkallës së parë në mirëmbajtjen e mjedisit ku banon e veçse të rregullojë, pastrojë e sistemojë e kurrsesi të shkatërojë, pra çdo ditë le ta vendosi një gozhdë atje ku lypset e të riparojë një copë mur a çati, se mjafton një pikë në çati ta shëmbë një pjesë të saj e të tjera brenda banesës…
Vetëm kështu këtyre banesave u zgjatet jeta dhe qyteti në tërësinë e vet ruan hijeshinë e përgjithshme të domosdoshme për të qenë qytet vlerash, për tërhequr vëmendjen e botës turistike e për të rehatuar banorët e vet e mysafirët e çdo lloji… Fillimi i mirë, thotë populli, është gjysma e punës. Le të shpresojmë që Gjirokastra, qytet në UNESKO, të shndërrohet në një margaritar plot shkëlqim.
Shtojzavallja jonë, Gjirokastra hirplotë, çdo ditë i buzëqesh diellit e rrezet e tij jetëdhënëse e pasqyrojnë atë të bukur, të shndritshme, të argjendtë, ashtu siç është në të vërtetë.
Kristo STOJA

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:46 pm


Noli në Gjirokastër

Ish Kryeministri Fan Noli viziton Gjirokastrën më 27 gusht 1923

Ishte ditë e diel pasdreke. Binte një shi i fortë. Populli i mbledhur nga të gjitha kra-hinat me shumë përfaqësu-es, presin kryeministrin Fan Noli.
Makina, që e solli, mbërriti nga Tepelena rreth orës 18.00. U gdhi në Gjirokastër dhe të nesërmen ai foli nga ballkoni i Kafe–Restoranit, në qendër të qytetit.
Shtypi i kohës shkruan: "...Data 27 gusht 1923 është një ditë e shënuar, e gëzuar, ku fshatarët, qytetarët e tjerë lanë punën e dyqanet dhe u mblo-dhen të mëdhenj e të vegjël. Vi-heshin re fshatarët e Lunxhë-risë dhe të gjithë krahinave. Lu-nxhiotët, me kostumet e tyre të bukura, me fytyrat e thata, por të zgjuar dhe punëtorë, ishin mbledhur dhe qëndruan më kë-mbë një orë e një çerek, sa nisi dhe mbaroi konferenca e zotit Noli, më e gjata që mbajti Noli pa pipëtirë dhe pa lojtur njeri nga vendi, sikur të ishin statuja.
Shkollari i Manalatit, 15-vje-çari Muharrem Gega, kujton di-sa pjesë nga fjalimi i Nolit, ku ai preku nevojën e një qeverie de-mokratike të dalë nga populli me njerëz të ditur dhe me shko-llë. Të nesërmen Shoqëria "Dri-ta" shtroi një banket në resto-rantin “Lunxhëria”, për nder të Fan Nolit.
Burime nga “Shqiptari” i Amerikës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:46 pm



Jeta

(Nga Nënë TEREZA)
Jeta është mundësi, gëzoje atë!
Jeta është bukuri
admiroje atë!
Jet është lumturi,
shijoje atë!
Jeta është ëndër,
realizoje atë!
Jeta është sfidë,
ndeshu me të!
Jeta është detyrë,
përmbushe atë!
Jeta është lojë,
luaje atë!
Jeta është e çmueshme,
kujdesu për të!
Jeta është pasuri,
mbaje atë!
Jeta është dashuri,
kënaqe atë!
Jeta është mister,
njihe atë!
Jeta është premtim,
plotësoje atë!
Jeta ështëvuajtje,
kapërceje atë!
Jeta është këngë,
këndoje atë!
Jeta është betejë,
pranoje atë!
Jeta është tragjedi,
përballe atë!
Jeta është aventurë,
përballe atë!
Jeta është fat,
bëje atë!
Jeta është mjaft e çmuar,
mos e shkatërro atë!
Jeta është jetë,
lufto për atë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:47 pm


Unë i dua tropojanët...
Unë i dua tropojanët, s’e mohoj,
Shpirtëkaltër si Valbona, s’I harroj.
Djemtë e bjeshkëve të larta, si lastar.
Vashat larë me ujë bore, ballëlarë.
Fat I madh për Shqipërinë, për ktë vend.
Që kemi një djalë Tropoje, burrë me mënd.
Kardiologu, emërmadhi me durim.
Kërkon t’I zhdukë Shqipërisë artiminë.

Në iksha nga këto vende, më kujto,
Mblidhmë fort në mendjen tënde, mos harro.
Dhe në s’u bëfsha I gjallë, më gjurmo,
Në arrifsh të më gjesh varrë, mos loto,
Aty me thonj si e marrë më zbulo
Nxirr eshtrat e mia, vuri në zjarr, më shkrumbo.
Merre hirin, jepja kohës, veç me erë,
Më përgjo, se do ringjallem çdo pranverë.

Murat Memalla

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:47 pm

Nuk kam qenë zhabë moçali…
O Murat, të marrtë e mira,
Ç’ke që shkruan marrëzira,
S;më mund dot me vargëzime,
Aq sa ti bën…ime.

Dhe kur ishte diktaturë
Arbeni s’e çau kurrë.
Trimat që dolën tani
Kanë një prerje me ty.

O Murat, o turiderr,
Unë s’kam lehur ndonjëherë.
Kam qenë si shqiponjë mali,
Jo si ty, zhgabë moçali.

O Murat, o mikroburrë,
Zëdhënës nuk kam qenë kurrë
As atëherë, as tani,
O Mero Mjerani I zi.

O Murat, të priftë e mbara,
Më kënaqe me shakara
….

I ziu Murat ferra
Gdhendi mirë fjalët e tua,
Fjalë lehje s’bën për mua.

Domosdo, për mua s’bën,
Se si ty, nuk jam një qën.
S’të shkon ty, na plasi…
Po ke gavo, gavot hapi.

Kush është I vogël si kec, nuk ka…
Se është bythec…
Kaq për sonte, o Murat,
Po ti je njeri me fat.
Se nga mua, o mavri,
do të njihesh edhe ti.

Arben Duka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:47 pm

Epigrame nga Nuri Kokalari


Kameleoni

Në mëngjes ti je punist,
Mbas dy orë –en-verist.
Dhe më pas bëhesh pishman,
Kthehesh në repu-blikan.
Po s’mjafton, se në mesnatë,
e shpall veten demokrat.
Dhe ndërkaq ti, si ngahera
pas të ndjek edhe karriera.
Pasuri
e përjetshme

Nga puna, po pate
Çfarëdo pasuri
Iku e të vate,
Sa të mbyllësh sy.

Porse, në do kesh
Virtytin thesar,
I pasur do jesh
Dhe brenda në varr.

Paraja nën dorë
Si në luftë dhe në paqe
S’ka si paraja nën dorë.
Ajo dhjet mu në mu-staqe
Edhe mbretin me kurorë.
Shpirt fisnik
Nëse ti kërkoke mjete,
Për të bërë të mira, mik,
A s’je ti që mbart me vete
Më të lartin shpirt fisnik?
Ndëshkimet
Kur vjedh kryeplaku,
Ngjitet në seli,
Kur vjedh varfanjaku,
Rraset në qeli.
Vdekja
Nga vdekja me nder
Asgjë s’ke pësuar;
Veç do ishe tmerr,
Të rrosh pa jetuar.
Profetët
Është vërtetuar,
Se asnjë profet
Nuk është vlerësuar
Në atdhenë e vet.

Të pangrënët
e të panxënët
Barku i pangrënë
Është dhëmbshuri,
Truri i panxënë –
Është lemeri.

Leku dhe ofiqet
Leku dhe ofiqet
Dinë marifete,
Se i bëjnë ligjet,
Të flasin me vete.

Përtacia
Nënë përtacia
Ka vetëm dy bija
Njëra është vjedhja,
Tjetra është uria…

Cmira
Cmira grin e bren
Çdo krijesë me vlerë.
Ajo nuk kursen
Madje dhe Homerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:48 pm

Abonohu

“UDHËT E KOMBIT”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:48 pm

I dashur Lexues !
Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet në gazetën
“UDHËT E KOMBIT” ,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerësimin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:48 pm


Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””



Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Gazetarë: Besim Asllani
Kristo Stoja
Duro Shehu
Marenglen Koçiu
Korrektim e kompjuter: Jorgo TELO



E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
Telefon: 068 543 8888
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptyMon Aug 23, 2010 2:48 pm

Kjo gazetë gjendet dhe online:
Marenglen Koçiu “Udhët e Kombit”www. Google.com

Qendra e Pazarit, Gjirokastër , Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:18 pm

Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër

Nr. 9 i botimit

Shtator 2010


“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Mëngjesi
i jetës me ide

Gjirokastra ndodhet nën presionin e një realiteti që mban ndrydhur vlerat e mëdha të qytetit të pe-nës…
LZHK ka për detyrë zgjimin e mëngjesit të jetës me ide, se midetë i dinë ata që sot janë dhe i kanë dhe do t’i kenë. Këtu vete fjala jonë. (Brenda në botën e ndjenjave dhe ideve tona mbretëron një errësirë pa krye dhe jemi të gjithë të mbytur).
Do vijë të zgjojë që gjithçka të nisë mbarë për nacionalizmin e shekullit që kaloi. Lindëm tepër vonë. Për të riun shekull jemi të rinj, mbase dhe të papjekur, por gjendemi brenda një kaosi korrupsionesh (që s’i kuptojmë). Këtu ë-shtë rënia e Mëmëdheut!
LZHK dënon të gjitha mosmarrë-veshjet midis elitës dhe politikës…Të ngrihemi… Ku vemi?!
Detyra jonë sot është të rritim një brez të ri, të shëndoshë dhe kryelartë, të lirë dhe dinamik, që të mund të zgjidhë dhe të vendosë për hesapet e vendit.
LZHK Qarku Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:19 pm

Nga Arben Duka

Iku vap’ e gushtit, bashkë me pushimet

Iku vap’ e gushtit, ikën dhe pushimet,
Po më të fuqishme nisën bombardimet
Bam e Bum PS-ja, Bam e Bum PD-ja,
Me rrënjë e me degë, nga A-ja, tek ZH-ja.

Si bombat në qiell, hidhen milionat,
Populli rri urtë, porsi milingonat.
Rri dhe numëron qindarkat e bukës,
Tani i beson, vërtet, Arben Dukës.

Tani i beson, si dikur fanarëve,
Tok me epopenë e kohës së kusarëve.
Lexoje sërish, se nuk ke se ç’humb,
Koha e kusarëve të vret dhe pa plumb.

Të vret dhe pa plumb dhe plumbat s’mungojnë,
Me qindra të vrarë rrugët numërojnë.
Po asnjë nuk thotë: “O, Bobo, ç’na gjeti”,
Kjo kohë ka ngrënë dhe kokë deputeti.

Dhe kokë deputeti ka bërë me vrima,
Ndërsa biznesmenët bëhen tri duzina.
Të vrarë e të zhdukur, kemi ne kaq shumë,
Po nga vrasësit s’ka gjëkundi gjurmë.
Ndaj popull mavria flet e vjen vërdallë,

Dhe thotë: shyqyr, që mbetëm të gjallë!
Dhe thotë: shyqyr, që mbetëm të gjallë,
Pa për një kothere, do bëjmë hallë…
Pa për një kothere, do bëjmë hallë,
Të na rrojnë kusarët, që kemi në ballë!

Vetëm ti ma ule kokën...

Nuk e prisja veç prej teje,
Vetëm ti ma ule kokën
Beni, më qëllove rëndë,
Më mirë të më bëje gropën
S’mund të them se s’jam mërzitur
S’mund të them se s’jam trishtuar
Ndaj jam duke protestuar,
Gjuha jote është e hidhur
Gjuha jote është farmak
Të të them që është hash…
Jo, jo, Beni, është pak.
Beni, sot ke kapur majat,
Majat janë iluzione,
Ti je bërë poet I vendit,
Pushtove televizione.
Dhe kjo më trishton më shumë
Veç kjo më ka nervozuar
Privatizove gjithë gjinitë
Yjet i ke pronësuar
Ne jetojmë mos më keq,
Beni po na shtyp si midhje.
Po ka faj Sali Berisha,
Që nuk na formon një Lidhje.
Dhe pse jam I trishtuar,
Dhe pse jam I nervozuar,
Beni, je poet I Kombit
Nga të gjithë I adhuruar.
Beni, prej teke nuk ruhem,
Me ty më pëlqen të krruhem,
Vetëm kur të të mposht ty,
Atëherë unë do shquhem.
Nga MERO MJERANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:19 pm

Prona dhe Pronarët

Qëndrojmë te hipotekat tona, aty ku shteti, aty bajraktari vjel taksat, pa dallim. Është vështirë. Luftuam për demokraci, por rrimë në radhë si ish në kohën për bukë, qumësht e tjerë…
Po të mos paguash nën dorë s’bëhet dot një freskim. Se nëse ke metra shumë, ngel te Zyra e Drejtorit…
Një vëzhgim. Shohim kësaj he-re se njerëzit janë pa mbarim. Kemi dhe raste shumë vendimtare, por ne qëndrojmë te çështja, rruga, modeli, i marrjes së hipotekimit, rifreskimit të saj brenda ligjeve. Po kështu, ndodh e njëjta gjë dhe në AKP. Jemi dhe besojmë se janë individë që e bëjnë këtë ose s’dinë, por shteti e zë lepurin me araba.
Një përshëndetje e vogël t’ju kuptojmë se zbatimi i ligjit të nde-ron, të respekton. (Ka shumë drej-torë, titullarë institucionesh, krye-tarë komunash e kryetarë të tjerë pa mbarim që, në kohën që kërkon një dokument, një intervistë për problemin në fjalë, janë shumë të zënë.
Urojmë që zbatimi i ligjit të jetë parësor për ta.


Redaksia “UDHËT E KOMBIT”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:20 pm

Zonjusha 16-vjeçare Olta Boka

Talenti nuk ka mo-shë. Nën petkun e flamurit kombë-tar dhe në një situatë tepër të vështirë Ol-ta, 16-vjeçarja me këngën e saj ngre peshë Beogradin, sallën e Festivalit Evropian. Ju çuditeni dhe ne gjitha-shtu. Ku i gjeti fuqitë dhe kush ia dha fuqitë!? Momentet, emocionet, presioni,…
Shqiptarja këndon në mes të Beogradit.
“Udhët e Kombit” intervistoi zonjushen Olta, vaj-zën tiranase. Ajo për-gjigjet thjeshtë:
“Ishte i pari festival europian që përfaqësoja at-dheun tim. Vërtet emocione pambarim. Ndihesha e vetmuar. Situata politike Kosovë–Serbi ishte e tension-nuar. Por, po ju them se, ndjenja kombëtare është një fuqi që, Zoti ba-shkë me të, më bëri të flasë kënga e notat e një shhpirti, që nuk ka kufi, nuk ka pranga, nuk ka rrethime, presion
Unë në çdo çast me vete kisha vendin tim të shtrenjtë.
Vetëm dy vajza serbe që më shoqëronin. Çfarë t’ju them… Në momentin e ko-nkurrimit prapë kisha shu-më emocione të forta, por Zoti, ju betohem, bëri çudinë.
Hyra në sallë, ndihesha e lirshme, krenare dhe konku-rruese. Vërtet dinjitoze. Zë-ri dhe kënga ime ishin në maksimum.
E çuditshme, po ju betohem, falë Zotit dhe flamurit kombëtar. Ju nuk i keni pro-vuar këto emocione, por sa-lla më bëri të lotoj. Çudi! Kultura, arti, kënga pushtojnë Botën.

Klodiana SANXHAKU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:21 pm


“UDHET E KOMBIT” në Mitrovicë
Informohemi nga Mitrovica për gjendjen sociale, ekonomike dhe politi-ke, me shumë realitet. Janë bashkë shumë të këqija: rinia, burokracia, moszbatimi i ligjit dhe shteti jo i fortë ligjor. Dhe, ndaj themi se punon sis-temi destruktiv i qeverisë sonë për t’i hapur rrugë e ndriçuar jetën e politikanëve. Sot qëllimore duket vështirësimi, errësimi i jetës rinisë dhe të tjerë (për t’u larguar).
De fakto, siç po shihet kë-tu, sot rinia, intelektualët janë larguar, kanë ngelur vëllezërit tanë, por janë pa punë, kafe-neve drejt rrugëve të padë-shirueshme që, për këdo, sjell pasoja dhe probleme për çdo familje. Po fatkeqësisht kjo rru-gë të çon drejt krimit dhe rru-gëve të llojeve të ndryshme te-për të dëmshme. Qyteti i Mitrovicës, është për të ardhur keq, ku njerëzit ballafaqohen me shumë probleme. Mitrovi-ca, në disa situata të pakuptimshme, sidomos në urën e Ibrit bëhet gjendja e shqetë-sue-shme, por këtu është patjetër mosveprimi i fuqisë së ligjit, puna e qeverisë së Kosovës. Duhet marrja e masave urgjent për sundimin e ligjit dhe rendit në tërë Mitrovicën. Ligji pa da-llim për të gjithë është demokracia që mbështetet vërtetë-sisht mbi një Kushtetutë mbi ligje që Qeverisë i ngelet ve-tem zbatimi i tyre me rigoro-zitet.
Strukturat paralele në Mitrovicë janë mbi mosfunksio-nimin e ligjit, kuptohet këtu dhe investimi serb, por kjo ka zgjidhje. Detyrë më e madhe shtrohet angazhimi i kësaj qe-verie, të cilës i mungon përkushtimi që ky qytet të mos jetë “mollë sherri’, por të jetë në harmoni si jugu dhe veriu në Mitrovicë. Një jetë me halle bashkë kanë shkuar, sot…
Populli i këtueshëm po vuan pasojat e anarshisë, problemet e shumta; rinia gjithashtu. Ndaj, vëllezër na duhet paqja, na duhet demokracia, na duhet lir-shmëria e fjalës, na duhen ligje, se anashkalimi apo mosrespektimi dhe mos-zbatimi na dëmton pa kushte.
Në kushte komode qe-veria Thaçi, e cila orienton popullin në fokusin e këtyre problemeve, jo vetëm në Mitrovicë, por e dhe më tej, kur-se vetë po hap rrugën e pasurimit, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, lëvizjen e njerëzve me probleme në tërë Kosovën. Populli është në një krizë ekonomike, pa dashur dhe politike. Me pak fjalë, Ko-sovën e bëjnë këta, por s’duan. Kosova luftoi për liri dhe demokraci, mbas shekullit në lu-ftë. Në këtë situatë del në pah kolosi i madh i Kosovës, Ramush Hajredinaj. Ai që bëri luftën, sot di të bëjë dhe demokracinë. E pamë ligjin, demokracinë, paqen, pa dhënë dorëheqjen. Sot Gjykata Ndër-kombëtare e Hagës dhe struktura të the-ra antiKosovë e vo-nojnë padrejtësisht njeriun, që e do vër-tetësisht Kosovën dhe demokracinë.
Vinte vetë të shi-hte shtëpi më shtëpi. Çdo pëllëmbë të Ko-sovës e shkelte me këmbët e tij dhe iu qante hallet dhe ju mbante fjalën…
Ndaj të mendohen politikanët, inte-lektualët e gjithë fo-rcat që zgjidhja të je-të e shpejtë ekonomike dhe politike, mos më… Bota pret shumë nga ne. Familjet, fëmijët presin shumë. Boll 11vjet!
Qyteti im i dashur, Mitro-vica, rinia e qytetit tim, qyte-tarë t’i lënë grindjet, ndarjet. Ne bashkë kemi jetuar dhe do të jetojmë gjithmonë mirë. Ta mbjellim paqen në baçetë tona, në zemrat tona, si trëndafili dhe si ngrohtësia e Perëndisë dhe të gjithë bashkë, pa dallim, që nesër të jemi baçja e zemra-ve të mira, vendi i bekimeve të mira. E përsëris, pa dallim feje, krahine, ideje, për një demo-kraci ndër më të mirat.
URESA SYLA
Mitrovicë, shtator 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:22 pm

LZHK Qarku Gjirokastër:
Bashkim i së Djathtës domosdoshmëri

Bashkimi i të Djathtës shqiptare është domosdoshmëri. E dimë se përçarja është te-rren për kundërshtarin. Koha vlerësohet dhe kthehet në histori e më pas vlerë të Kombit, realiteti pastaj është… Është pasojë historike. Gjithmonë populli humbet.
Ndëshkimi dhe vlerësi-mi janë bashkë. Momenti dhe bindja janë ato që me dëshirën e mirë japin zgji-dhje. Sot është momenti tepër historik zgjidhje dhe pastaj zgjedhje. Në të mi-rën e këtij populli që 70% e tij janë të vuajtur, ku prona ekonomia, e tjerë e tjerë për të janë dhimbje 2 (në katror). Nuk do vazh-duar më 8 x 8 . Do ta thy-ejmë mitin njëzet vjeçar.
Tre breza vuajtën dhe vuajnë. Ndaj, zoti Krye-ministër, në potencialet e demokracisë shqiptare, që ju i dini mirë, unë ju ftoj: “Të jeni Ju ai që në tavo-linën e rrumbullakët të u-leni me ish dhe me kolegë dhe shokë, për t’i dhënë fund këtij ngrëçi kaq të dhimbshëm për shumë e shumë shqiptarë të djath-të…
Këtu, pa përmendur qëndrestarët, pishtarët, të djathtët (e kam fjalën këtu edhe për titullarë që sot janë larguar)…
Kjo është rruga e së djathtës së vërtetë. Res-pekt ndaj ndjenjës, vir-tytit ndaj kauzës së demokracisë së vërtetë. Sot i kemi mundësitë për kthe-sën historike në vendin më të vjetër në tokë. Uroj dhe besoj shumë se Ju du-het ta merrni këtë niciativë dhe jo tjetër.

Ju përshëndes, zoti Kryeministër




Marenglen Koçiu
Kryetar i LZHK
Qarku Gjirokastër
Drejtor dhe botues
i gazetës “UDHËT E KOMBIT”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:24 pm

Nga Sokaku i të Marrëve



Nga unë, agjenti i CIA-s, Muhamet Hoxha

Unë jam Muhamet Ho-xha, lindur në 6 korrik 1916 në lagjen Palorto të Gjirokastrës; linda pi-kerisht këtu në “Sokakun e të Marrëve” ku ka lindur edhe Enver Hoxha.
Çdokush mund të thotë, “Pse ky paralelizëm? Ti, Muhamet, je një i panjohur, ndërsa Enveri ish-te Udhëheqësi i Shqipërisë për një gjysmë shekulli”. Mund të keni të drejtë, me të kam të përbashkët vetëm mbiemrin, por unë mund t’ju them se me të më lidh jo vetëm qyteti, lagjja dhe “soka-ku”, por një jetë e tërë, një jetë e mbushur me urrejtje. Jeta ime nuk mund të përshkruhet pa jetën e tij; është urrejtja që ndan dy brigje, që në se bashkohen, thërmojnë njëri–tjetrin, banda e unitetit të të kundërtave, por nga ana tjetër, nuk mund të qëndrojnë veçmas. Ekzistenca e njërit përcakton e-dhe ekzistencën e tjetrit. E kjo bë-het akoma më e vërtetë, kur pas individëve konturohet, për mirë a për keq, fati i një populli.
Ai ishte…
Ai është shkaba, unë mishi që e ushqente, ai është krimineli, unë viktima…ai fitimtari, unë humbësi. Ai ka bërë historinë e tij dhe të re-gjimit siç ka dashur, unë s’kam pasur të drejtë as të dëshmoj për të. Unë dhe ai jemi aktorë të një loje bixhozi, ose më saktë, jemi e njëjta figurë, të themi “maçi i zi”, në një letër, por me një kusht… (*Ai kurrë nuk luajti ndershmë-risht.) Ai është gjithmonë “maçi i zi”, gjithmonë kokëlartë, unë e kundërta e tij, kokëposhtë; ai në kolltukun e udhëheqësit (lexo dik-tatorit të madh, unë zvarritur bur-gjeve dhe kampeve të përqendri-mit. Si mijëra e mijëra “reaksi-onarë” të tjerë. Jeta e tij ishte një ëndërr e kobshme, një aventurë për të mbajtur majën e pushtetit me çdo çmim gjaku… ajo është një marrëzi patologjike. Jeta e tij u ngrit mbi gërmadhat tona. Po dhe jeta ime është një ëndërr e një aventurë për ta rrëzuar atë.
… Unë e di pse “Sokaku i të Ma-rrëve”, ku lindëm, quhej kështu. Por me siguri një i urtë do ta justifikonte këtë emër, po të ketë pa-rasysh marrëzinë e Enverit. Dhe më tej, tashmë askush nuk ka të drejtë ta quajë qytetin tim “Gjiro-kastra e Enverit”… E shumta, bre-zat që do të vijnë, do të thonë se këtu, në “Sokakun e të Marrëve” lindi një djall. Një djall që bëri historinë e së keqes e të urrejtjes dhe u fsheh pas popullit të vet.

xxx

Por unë e di, gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe s’janë aspak bardhë e zi. Ai kishte diçka nga pjesa jonë më e errët, mundet dhe gen origjine, turkoshake e bi-zantine… Dhe, sikur të mos mja-ftonte kjo, atë e përfshiu dhe “a-moku” i komunizmit gjakatar, të cilin, ai dhe profesorët e tij stalini-stë, e servirën si shpëtim për po-pujt…
Për të asgjë nuk ishte e ndaluar dhe ai i zgjati kthetrat deri te foshnja, deri te palca e kockës e drita e syrit, deri te historia, ku kishte të drejtën e mohimit e të falsifikimit, deri tek e ardhmja, ku “pas meje guri mbi gur të mos mbesë; ai u sajua si udhëheqës legjendar i popullit, ai tërhoqi me vete shembullin e të ekzistuarit, jo vetëm për vete dhe mori përsipër të korrigjojë botën duke iu kundër-vënë gjithë botës. Kjo e bën atë sa tragjik dhe komik; ai ishte “i pagabueshëm” si drita dhe nuk e preku asnjë qime, mjeshtër de-moniak, për ta gjetur fajin te tjetri, ai u vu në rolin e Zeusit që shpër-ndante vetëm rrufetë…
Unë s’mund të bëj të plotë por-tretin e tij, sepse unë jam i shpall-ur kundër tij. Për këtë do të duhen historianë të paanshëm, sociolo-gë, shkrimtarë e psikologë të aftë e demokratë. Por nuk mund ta bëj, edhe pse portreti i djallit ësh-të i ndryshueshëm.
Për mua ai ishte agjent jugos-llav, duke qenë pro e kundër jugo-sllav, prosovjetik e antisovjetik, por në çdo hap të tij Stalinist. Prokinez dhe antikinez, por atij i pëlqente absurdi i Mao Ce Dunit. Mbi të damka e tradhtarit të ko-mbit shqiptar nuk do të vonojë, jo vetëm për kasaphanën mbi po-pullin shqiptar, por dhe për lënien e Kosovës në dorë të serbëve; ai është dhe tradhtar i dëshmorëve dhe idealistëve komunistë, ai mo-hoi fitoret demokratike të Luftës Nacionalçlirimtare dhe i zëvendë-soi me diktaturën më të egër komuniste…
Unë kam të drejtë të bëj histo-rinë e vetvetes. Ndoshta jo çdo shembull është shembull e unë nuk jam modeli, por unë do të rrëfehem plotësisht, dua t’i heq tërë leckat e të mbetem lakuriq, gjykuar për të gjithë…
Nëse shumëkush sheh pas meje qindra të vrarë, të burgosur, të shkatërruar, atëherë, pse jo, kërkoj të drejtën t’i jap historisë shembullin autentik, që historia të merret vetëm me të vërteta. Ndaj jam i lidhur kurriz me kurriz me të keqen time, si me vdekjen. Unë nuk mund ta shkruaj jetën time pa treguar dhe djallin me gisht, ashtu siç as djalli nuk mund tregojë jetën e tij pa viktimat, pa gjakun e derdhur. Zyra e tij, ajo godina më madhështore në Tiranë, shtëpia, tunelet e bunkerët, ku do të fshihej gjatë “luftës”, kanë projektuar vdekje të mëdha dhe janë plot e përplot të mbushura me duhmën e rëndë të kufomave…Dhe atë kurrë nuk e ndali fryma, kurrë nuk e zuri gjaku…
Ai është fajtor në fitoret e tij dhe mashtrues kur shkroi histo-rinë. Ne ishim dy qenie të pandryshueshme, pasojë e rrethanave, por unë kam kurajën që edhe tani, në fund të jetës sime, ta ngrë zërin, si atëherë kur isha djalë, kundër kolerës komuniste. Dhe sot, kur komunizmin e kanë shkelur me këmbë si paçavure, unë qëndroj krah më krah me të drej-tën; dhe sot, kur unë dhe ai jemi të vdekur, edhe nga varri do thë-rras, se jo unë – viktima, por Ai është i humburi historik.
Rrethanat ranë mbi mua të e-gra e vrastare, por dhe në çastet më të rënda, kur unë disa herë e preka vdekjen me dorë, e vetmja gjë që më mbetej si forcë e si shpresë, ishte bindja ime e pale-kundur se komunizmi në Shqipëri ishte një kolerë. Kolerë që vrau shumë, që hëngri dhe të ardhmen nga frika se ai nuk mund të kish-te përjetësi, sepse ai nuk i besonte të ardhmes së lirisë dhe filloi të harrohet që të nesërmen e vdekjes.
Por ai vdiq pa u gjykuar. Dhe sa herë ne do të flasim për “Holo-kaust e Nuremberg” do të dridhe-mi nëpër jerm, sepse punët i kemi me vetveten…
Xxx

Babai im qyhej Zeqir dhe nëna Aishe. Nëna më vdiq kur isha një vjeç e gjysmë, kurse babai më vdiq në prill të vitit 1856, kur unë isha në burgun e Tiranës. Priste, i shkreti, që të më takonte. Kishte bërë gjithë ato letra në emigracionin tonë në Itali e Greqi, derisa m’i gjeti gjurmët. Mjaftonte për të që isha gjallë dhe kurrë nuk e çonte ndër mend se unë do të zbrisja nga qielli… se mu në mes të Tiranës do të më bëhej gjyqi dhe…
Pasojat e burgut tim ranë mbi tim atë. Asokohe ai punonte roje nate në rrugën “Fortuzi” Tiranë. E thërrasin në Degën e Punëve të Brendshme dhe e pushojnë nga puna. Të nesërmen e thërret e-dhe këshilli i qytetit dhe e njoftoj-në se, “që sot e tutje ty, si babai i armikut M. H. të hiqen triskat e u-shqimit…” Kështu që ai mbeti rrugëve pa asnjë burim jetese dhe detyrohet të kthehet në Gjirokastër e të shesë shtëpinë. Me ato pak lekë që mori, kaloi atë copë jetë që i kish mbetur. Atë, çuditërisht dhe në kundërshtim me rregulloren e burgut, nuk e le-jonin të takohej me mua. Kështu, faktikisht, babai im kish 12 vjet që nuk më kishte parë. Vdiq i pikë-lluar në prill të vitit 1956.
Klasën e parë dhe të dytë i kreva në shkollën “Drita” të Gjirokastrës, me mësues Iljaz Hozhën dhe Sadik Çelon. Klasat e tjera të unikes i mbarova në shkollën “Sa-mi Frashëri” në Tiranë. Babai im iu lut një miku që unë të pranohesha në konvikt si familje e varfër. Drejtori i shkollës, Sadik Pojani, na pranoi dhe unë e mbaro-va atë shkollë, që kish një organi-zim të përsosur…Shkollën e mes-me e vazhdova në qytetin e Gjirokastrës, me drejtor Safet Butkën, Elmaz Çanin, Ilia Dilo Sheperin, Nazmi Stringën, Siri Shapllon etj…Ata më mësuan se ç’është atdheu (ata kurrë nuk e ndanin Kosovën dhe Çamërinë nga tru-ngu amë), ç’është gjuha shqipe, ç’është historia dhe gjeografia jonë. Unë nuk kisha ndonjë talent të veçantë për ndonjë lëndë, se mendjen e kisha të luaja futboll. Që kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme, merrja pjesë në skuadrën e qytetit, me emrin “Shqiponja”. Kryetar klubi kishim Xhevat Kallajxhiun. Unë luaja qe-ndërmbrojtës dhe, të them të vër-tetën, fluturoja nga gëzimi, kur shënoja ndonjë gol. Unë isha i caktuari i përhershëm i gjuajtjes së penalltive. Kisha shut të fuqi-shme. Më kish qëlluar që njerëzit të më merrnin në krahë e me em-rin tim mbushnin ato pak shkallina që kish stadiumi ynë, i vjetri. Futbolli të jep emër dhe unë ndjeja që më donte qyteti me gjithë shpirt…(O Zot, si do vinin punët më vonë, kur ai qytet, që më ki-shte mbajtur në krahë e broho-riste emrin tim, nuk do të guxonte të thoshte qoftë dhe një fjalë të vetme…O Zot i madh sa frikë ki-shte qyteti nga unë!...)
Në vitin 1933 ministër i arsimit do të bëhej Mirash Ivanaj. Ai vuri rregulla të forta nëpër shkolla dhe i ndaloi studentët të merrnin pjesë nëpër aktivitete, për shkak të mu-ngesave të shumta. Me presionin e shokëve, e lashë vitin e fundit dhe iu kushtova plotësisht futboll-it…As sot e kësaj dite nuk i kam harruar shokët e skuadrës: Hasan Muhedinin, Ferik Shtinon, Emin Karagjozin, Pertef Xhikun dhe Xhevat Karkanaqen…Me ta luaja deri në vitin 1936. Por ne nuk i-shim profesionistë dhe nuk kishim asnjë të ardhur si futbollistë. Ta-shmë isha djalë i rritur dhe babai po mendonte ç’rrugë do të merrja. Rrethanat përcaktuan rrugën time ose më saktë aventurën time të ardhshme…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 EmptySun Sep 19, 2010 5:24 pm

Hotel “Dajti” ka pronarin e vet

Qeveria i shet Bankës së Shtetit Shqiptar hotelin e mirënjohur “DAJTI” në qendër të Tiranës kundrejt vlerës 30 milion eu-ro.
Duke iu referuar ligjit Nr. 1638, datë 17.12.2008, e detyron Qeverinë, që, në rastin e shitjes së një prone shtetërore, t’ia nënshtrojë atë procesit të ankandit. Shtrohet pyetja: “Përse Qeveria nuk hapi ankand për këtë prone, që dihet që ka dhe pronar të ligj-shëm?” Dhe përgjigja është e saktë…Për këtë objekt të shitur nga ana e qeverisë u anashka-lua procesi i tenderimit, pra u bënë veprimet pa ankand.
Me fjalë të tjera, të drejtën për të vendosur që i takonte ankandit dhe jo shitjes së objektit Bankës Shqiptare, nuk e përfilli askush. Se u kryen vep-rime pa iu nënshtruar më parë procedurave që burojnë nga ligji.
Shkelet ligji dhe shitet e bli-het një objekt si hotel DAJTI”, kur ekzistojnë dokumente të plota që vërtetojnë këtë pronësi si pronë private?!
Si përfundim konstatojmë se është marrë një vendim i shpej-tuar përsa i përket shitjes së ish-hotelit, i cili, siç theksuam, është bërë në kundërshtim me ligjin.
Nuk kërkojmë llogari për vlerën e shitjes prej 300 milionë euro, por kërkojmë përse shitet një objekt i madh, edhe kur ai e ka pronarin ligjor edhe pa përfunduar proceset gjyqësore?
Hotel “DAJTI” e ka pronarin legjitim, i cili posedon një doku-mentacion të plotë, konform li-gjit, por nga organet kompeten-te të tillë pronarë janë pritur e përcjellur, pa arritur një zgjidhje të mundshme, se prona të tilla janë konsideruar si prona publike, mbi të cilat vendos si të dojë Qeveria.
Atëherë, përderisa ligjet ek-zistojnë, përse të shkelen ato? Kështu duket se po përsëriten veprimet e Diktaturës së viteve 1943-1945, kur sekuestrohe-shin prona e bagëti pa asnjë rregullsi…

Nga Redaksia
e gazetës
“UDHËT E KOMBIT”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty
MesazhTitulli: Re: MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8   MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: