Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu   UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu EmptySun Dec 04, 2011 9:42 pm



Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Nr. 11 (23) Viti II i botimit
NENTOR 2011

Peticion i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastër, drejtuar
Diplomacisë Botërore
Ramush Haradinaj, djali dhe vëllai ynë, po futet në këngët e popullit i gjallë për atë ç’ka ai i ka dhuruar dhe po i dhuron Kosovës dhe tërë shqiptarizmës, si një luftëtar besnik deri në vdekje i idealeve të lirisë dhe Bashkimit Kombëtar.
Ai sot po i shërben Kosovës si burrë shteti. Ai sot meriton përkrahjen e miliona shqiptarëve kudo që janënë trojet etnike dhe në botë.
Rrugëtimi i Ramush Haradinaj është i gjallë drejt kë-ngës së popullit shqiptar, që e lindi dhe e rriti me atdhe-dashurinë e tij kombëtare.
Hajradinaj eshte “Qytetar Nderi” i Gjirokastres, per kontribut te çmuar ne çeshtjen kombetare shqiptare dhe ne ngritjen e institucioneve.

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vëllezër ba-shkëkombas, propozim i peticionit ose referendumi për z. Hajredinaj ndaj Diplomacisë Botërore GJND, duke qenë se eshte një vepër e gjallë e histo-risë kombëtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut të Demokracisë, duhet sa më parë të li-het i lirë nga GJND. Ne do të bashkohemi dhe do të protestojmë që z. Haradinaj të jetë një orë e më parë i lirë përfundimisht. Nuk ndërhyjmë në drej-tësi, po nëse do të qe gjallë He-roi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ju prapë do ta arrestonit dhe do ta çonit në Gjykatë?
Peticioni ynë është gjithë përfshirës pa dallim. U drejtohet gjithë përfaqësive diploma-tike dhe më gjerë: lironi zotin Haradinaj! Ai është pjesë e hi-storisë sonë kombëtare, është vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonë. Të brendshëm dhe të jashtëm, ora e Zotit Haradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju çdo moment po e bëni Hero Botëror të Demokracisë. Lirojeni demokracinë Botërore të eci e lirë mbi paqe, dashuri dhe vë-llazëri. Ju duhet të kupto-ni mirë se, në-se nuk lirohet Njeriu i Historisë sonë, problemet janë më të gjera në të gjithë Ballkanin. Ju po mbytni lirinë, dinjitetin e demokracisë shqiptare. Apeli ynë ju duket zë i vogël sot, por do të vazhdojë. Jemi këtu për t’ju thënë “STOP” avazeve të vjetra keqdashëse drejt Kombit tonë shqiptar.
Zoti Haradinaj është nderi dhe krenaria në shumë vende, por është dhe Nderi i Qytetit të shtrenjtë të gurtë, qytetit të Kadaresë, Çabejt e Gjirokastrës me histori. Gjirokastra: “Lëshoni zotin Haradinaj”. Ai është padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonë. Liria për këdo është e shtrenjtë, por ne shqiptarët e kemi larë me gjak dhe jetë. Ndaj pena shqiptare duhet të flasë sot.
Thirrja jonë ju zgjoftë! T’ju zgjojë ndjenjën e paqes, lirisë e dashamirësisë. Jemi në pritje. Thirrja jonë u bëhet të gjithë bashkëkombasve, kudo ku ja-në: “Bashkohuni me ne. Ju historianë, shkrimtarë, poetë, politikanë, doktorë dhe inxhinie-rë, artistë dhe sportistë, populli ynë i shtrenjtë.
Sot çështja “HARADINAJ” është numri 1. Zgjidhja e saj kërkon ndihmën tonë.

Berisha, vizitë treditore në Izrael

Krye-mini-stri Sali Berisha ishte për një vizitë zyrtare treditore ne Izrael, me ftesë të Kryeministrit të vendit Benjamin Netanjahu. Ai u prit nga Pre-sidenti izraelit Shimon Peres. Gja-të takimit u diskutua mbi mundë-sitë e afrimit të investitorëve izra-elitë në vendin tonë. Kryeministri Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria ka një klimë të favorshme biznesi. “Natyrisht, qeveria shqiptare qëndron fuqishëm në përputhje me ligjin, në mbështet-je të investimeve të huaja direkte të Izraelit dhe të çdo vendi, të cilat janë të mirëpritura”,-u shpreh kreu i qeverisë. Për bashkëpunimin në këta sektorë shprehu interes të veçantë edhe Presidenti Peres, i cili e siguroi Kryeministrin për vull-netin e Izraelit në forcimin e marrë-dhënieve ekonomike dypalëshe me Shqipërinë në zhvillimin e ka-paciteteve teknologjike.
Gjithashtu, gjatë takimit u rikonfirmua vullneti i të dyja vende-ve dhe qeverive për nxitjen e in-vestimeve të ndërsjellta në dobi të interesit më të mirë të të dyja ve-ndeve. “Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shu-më të mira. Ka patur këto dy vite shkëmbime vizitash të nivelit të lar-të dhe një interes shumë të madh nga të dyja palët për konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kë-tyre marrëdhënieve. Krahas bashkëpunimit politik, një rëndësi të ve-çantë ka bashkëpunimi ekono-mik në të gjitha fushat”, -tha më tej kreu i qeverisë shqiptare.
Ndër të tjera, Kryemi-nistri Berisha gjatë ta-kimit bëri një ekspo-ze të re-forma-ve të ndërmarra nga qeveria shqi-ptare, si dhe të arritjeve të rë-ndësishme në një sërë fushash. Nga ana e tij, Presidenti Peres vle-rësoi modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, që ekziston në Shqipëri e veçanërisht, për ndjenjat miqësore ndaj popullit he-bre. Ai i shprehu Kryeministrit Be-risha mirënjohjen e kombit dhe të shtetit të tij për qëndrimin e qeveri-së shqiptare në favor të paqes e sigurisë në këtë rajon. Ndër të the-ra Presidenti izraelit vlerësoi ma-rrëdhëniet shumë të mira politike midis të dy vendeve, duke e cilë-suar vizitën e Kryeministrit shqiptar si një kontribut tjetër për zgje-rimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Kryeministri Berisha, duke i ci-lësuar marrëdhëniet politike dy-palëshe të shkëlqyera, e risiguroi Presidentin izraelit për vendosmë-rinë e qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin në të gji-tha fushat me interes të ndërsje-lltë, në veçanti në fusha si ato të bujqësisë, arsimit, turizmit, ener-gjetikës, teknologjisë së informa-cionit. Gjithashtu, Kryeministri Beri-sha dhe Presidenti Peres diskutu-an edhe për zhvillimet në rajon, ndërkohë që në përfundim të takimit Kryeministri Berisha e ftoi Pre-sidentin Peres të vizitojë Shqipëri-në, ftesë e cila u prit me kënaqesi.
M.K., Telaviv




Berisha, viziton varrin
e Jezu Krishtit

Kryeministri Sali Beri-sha gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael është ndalur edhe në Qyte-tin e Vjetër, një prej vendeve të shenjta të këtij vendi.
Kryeministri Berisha ka vizi-tuar Murin e Lotëve duke lënë e-dhe mesazhin e tij, sikundër është traditë.
Momente të veçanta, Krye-ministri i ka kushtuar edhe vi-zitës në Varrin e Krishtin, një prej vendeve të shenjta të kri-shtërimit.

“Udhët e Kombit” në Izrael

Gazeta “Udhët e komb-it” udhëton drejt Izra-elit me statusin e drej-torit të gazetës dhe përfaqësues I biznesit Izraelit për jugun e Shqipërise, z. Marënglen Kociu. Eshte udhëtimi I parë në Shtëpine e Zotit (Izrael). Udhëtimi me kryeministrin dhe stafin e tij, por dhe përfaqësues të biznesit Shqiptarë ishte vërtet suprizues, çarteri udhëtonte drejt historise.
Një pritje madhështore, me pak fjalë një vlerësim dhe bashkpunim madhor. Përfaqësuesit e dy qeve-rie të rangjeve më të larta bisedo-nin dhe bashkpunonin për miqësin e vjetër e për bizneset e reja. Mirë-njohja hebrenjve ishte e madhe de-ri në instacat më ttë larta por dhe shoqata hebraike krenohej me zo-tin Berisha, njeriun që bashkë-pu-noi për njohjen e komunitetit He-bre në Shqipëri, por dhe shqiptarët krenohen me miqësine dypalëshe.
Grupet u ndan në dy pal stafi Berisha e gazetarët dhe stafi I bizesmenëve. Koha ishte e shkur-tër të vizitoje atë shtet vërtet të historise botërore, por njerëzit që na shoqëronin ishin vërtetësisht të qarte, të saktë në programet tre ditore të vizitave në Izrael. Ngelen për tu përmundur të gjithë aktorët dhe faktorët këtu, por përqëndrimi ishte vertetësisht takimet e krye-ministrit Berisha me titullarët më te lartë të shteti Izraelit.
Ishin vërtetësisht në nivelet më të larta gjatë dy dekadave të demokracise shqiptare por ato vanë frytin e histories së dy popujve më të vjeter të botës, që nga koha ilire e sot u shkrin u bashkërendua, u unifikuan në mënyrën më miqë-sore, demokratike sheti Izraelit dhe titullarët e tij mirenjohjen dhe respektin e kthej në vepra, duke mbështetur Shqipërine vendin e ilirëve që i përkrahu gjate lufterave të holokausit me nje ndihme më tepër se vëllazërore. Mi-renjohja u shtri në të gjitha fushat e jetës: arsim, kultu-re, turizëm, ekonomi, indus-tri, etj. Hapja e ambasadës izraelite ne Shqipëri do të jetë bashkërendimi më i mi-rë i të gjitha projekteve e planeve afatshkurtra dhe afatgjata. Historia do të flasë nesër sic ka folur, por sot më shumë do jete shtri-rë mbi vepra e fakte kon-krete. Nuk është për tu cudi-tur ebrenjt janë njerëzit e zotit dhe zoti është vër-tetë-sisht me shqiptarët. Do të përmendja këtu njerëzit e kontributeve dypalëshe, por një mirnjohje e thelle, shu-më e sinqerte për kryemi-nstrat, respektivisht Berisha dhe Metanjahu për ambasa-dorin izraelit David Cohen. për shoqatën e hebrenjve, dhe së fundmi po kaq mire-njohje për Rabinin Shlo Mu Hamar dhe kryerabinin e Te-lavivit, Jona Mesviger, por dhe Rabinin e Ballkanit, Roel Kapllan, biznesin izraelito-shqiptar respektivisht. Por këtu nuk do lëme pa për-mëndur njeriun e gjithë kë-saj historie, zotin Sokol Pi-rra, njeriu i kontakteve, njeriu që do të udhë-toje bashkë me historine e ma-rredhenieve Izrael- Shqipë-ri. Këtu urojmë respekti-visht nga redaksia “Udhët e Kombit” dhe nga drejtori e botuesi I saj, zoti Marenglen Kociu, që bashkepunimi të jete në udhë të mbarë dhe i bekuar nga Zoti.
Iris MATATHIA
Korrespondent i “Udhët e Kombit”, Izrael

Miqtë e shqiptarëve dhe Shqipërisë

Te da-shur le-xues. Ki-ni ras-tin të ndi-qni in-te-vistën e Këshilltarit të Jash-tëm të Guvernatorit të TEXAS-it dhe njëherit këshilltar politik i Zv/Kryeministrit të Republikës së Kosovës Dr.Bujar Bukoshi, z.Brent Lain Thompson.
Përndryshe, gjatë karrierës së tij z.Thompson ka shërbyer në disa pozita të larta shtetërore gjatë Administratës së Presiden-tit legjendar Amerikan dhe ve-ndimmarrësi për pavarësinë e Kosovës z.George W.Bush, siç është Drejtor Ekzekutiv i Re-publikanëve të rinj, ndërmjetë-sues në dy pakte shtetërore në mes shtetit të TEXAS-it dhe Bu-llgarisë, si dhe gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i zv/Krye-ministrit Sllovak për çështje eko-nomike.

“Udhët e Kombit”: I dashur mik i madh i shqiptarëve, si e vlerësoni gjendjen politiko-ekonomike në Kosovë?
Brent L.Thompson: Kosova është në rritje e sipër. Presim njohje të reja nga shtetet euro-piane për Kosoven, jemi duke punuar shumë afër me zv/kryemi-nistrin Bukoshi. Gjithashtu e-dhe institucionet kosovare po punojnë me intensitet të vrull-shem për të arritur sa më shumë njohje. Partneriteti yne është i përjetshëm me Kosovën dhe ne jo rastësisht i kemi thenë njeri-tjetrit vëlla.
“Udhët e Kombit”: z.Thomp-son ju u emëruat në Maj të këtij viti si këshilltar i Zv/Kryeministrit Bukoshi, kur mund të priten efektet e para të punës suaj, duke marrë parasysh eksperien-cën tuaj të madhe në këtë moshë relativisht të re?
Brent L.Thompson: Unë jam anagazhuar personalisht që Ko-sova të merr pjesë në Konferen-cën Ndërkombëtare e organizuar nga BE dhe SHBA.
Gjithashtu, jemi duke punuar në sferën ekonomike dhe në atë të shëndetsisë, ku dihet se ekipi, si dhe pergatitja më e mirë shë-ndetsore është në TEXAS.
“Udhët e Kombit”: Si i vle-resoni raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara? Në këtë kontekst, a do të ketë ndonjë iniciativë për bashkëpunim në mes Shtetit të TEXAS-it dhe Shtetit te Koso-vës?
Brent L.Thompson: Absolu-tisht, marrëdhëniet në mes Ko-sovës dhe SHBA janë shumë të rendësishme. Kosova është një shembull i mirë dhe një histori i mire i respektimit të të drejtave te njeriut. Ne si komb kemi qënd-rime humane. Fati i Kosovës ë-shtë në duart e qytetarëve e jo të okupatorëve, që sot në botë çdokush e kërkon atë.
Politika amerikane është e mi-rë, është simbolike, se ne nuk u-rrejmë fenë e qytetarëve të Ko-sovës, të gjithë së bashku kemi punuar për të ndërtuar shtetin e Kosoves si hebrejtë, të krishte-rët dhe muslimanët.
Ne perjetë do ta përmbajmë Kosovën dhe popullin e saj.
“Udhët e Kombit”: A do ta vizitojë Kosoven së shpejti ndo-një zyrtar i lartë nga Shteti i TEXAS-it?
Brent L.Thompson: Nuk do kisha spekuluar, jemi në per-gatitje e siper, jemi duke punuar në këtë drejtim. Konferenca do jetë mundësi shumë e mirë që të fillojë procesi. Definitivisht biz-nesmenë nga TEXAS-i do të vijnë në Kosovë, mirëpo të mos harrojmë se kemi ushtarët tanë, të cilët janë të përkushtuar me gjak ta mbrojnë Kosovën, që don të thotë më shumë se një vizitë e një politikani.
Dhe në fund do kisha shtuar se Kosova është e pavarur dhe nuk ka kush që e kthen këtë pro-ces mbrapa.
Xhem MUSTAFI
Korrespondent i “Udhët e Kombit”, Maqedoni




Jehona e vizitës në Izarel në shtypin vendas

Ismail KADARE

“Kronikë në gur”
Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri, si një qenie pre-historike dhe, duke u kacavjerrë me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke filluar nga rrugët dhe çezmat e gjer te çatitë e shtë-pive të tij të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë gri, të cilat u ngjanin luspave gjigante. Ishte e vështirë të besoje se nën ato koraca të forta gjëllonte dhe përtërihej mi-shi i butë i jetës.
Çdo udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një kraha-sim, por menjëherë, pasi udhë-tari binte në grackë, qyteti e flak-te krahasimin, sepse ky ishte një qytet që nuk ngjante me as- gjë. Ai nuk i mbante gjatë kraha-simet, ashtu siç nuk mbante gja-të shirat, breshrin, ylberet dhe flamurët e shumëngjyrshëm të huaj, që iknin siç vinin mbi ça-titë e tij, aq të përkohshëm e ire-alë sa ç'ishte ai i përjetshëm dhe konkret.
Ky ishte një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe të urbanistikës. Nga shkaku i pjerrësisë së ma-dhe ndodhte që në nivelin e çatisë së njërës shtëpi gjende-shin themelet e tjetrës, dhe me si-guri ky ishte i vetmi vend në botë ku njeriu, po të rrëzohej në anë të rrugës, në vend që të bin-te në hendek, mund të binte mbi çatinë e ndonjë shtëpie të lartë. Këtë gjë më mirë se kushdo e dinin pijanecët.
Ishte me të vërtetë një qytet shumë i çuditshëm. Ti mund të ecje rrugës dhe po të doje, mund të zgjatje pak krahun dhe ta vije kapelën tënde mbi majën e një minareje. Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumë gjëra ishin si në ëndrra.
Duke ruajtur me vështirësi jetën njerëzore në gjymtyrët dhe nën lëvozhgën e tij të gurtë, qyteti i shkaktonte asaj pada-shur shumë dhëmbje, gërvishtje dhe plagë, dhe kjo ishte një gjë e natyrshme, përderisa ky ishte një qytet prej guri dhe çdo prek-je e tij ishte e ashpër dhe e ftohtë.
Ishte e vështirë të ishe fëmijë në këtë qytet.

INTERVISTE EKSKLUZIVE
Me Rabinin e Selanikut, Eliyahu Shitrit

Te dashur lexues, ne kete rubrike te “U-dhet e Kombit” do te keni rastin te ndiqni inter-visten qe “Udhet e Kombit” e realizoi ne Selanik me 15.11.2011 me Rav Eliyahu Shitrit.
Behet fjale per njeriun I cili tere jeten e tij ia ka kushtuar Librit te Shenjte TORA, huma-nitetit dhe ofrimin e keshillave fetare dhe ndih-mave qe ai i ka dhe i ofron Komunitetit Hebrej.
Udhet e Kombit: I nderuar z.Shitrit si eshte I organizuar Komuniteti Hebrej ne Shqi-peri?
Eliyahu Shitrit: Ne si Komunitet kemi Presidentin e Komunitetit DAVID SHALTIEL dhe ne cdo qytete te Greqise kemi Kryetar dhe Bord, i cili funksionon dhe I cili eshte ko-ordinator i aktiviteteve hebreje.
Udhet e Kombit: z.Shitrit si do ta komentoni gjestin e Qeverise Izraelite per lirimin e 1000 terroristeve per 1 ushtare, a don te thote kjo qe Izraeli i kushton vemendje cdo qytetari te vet?
Eliyahu Shitrit: Neve Izraeliteve na quajne Beni Izrael, qe don te thote bijte e Izraelit. Edhe ai ushtar I cili u mor peng nga terroris-tet eshte djal I Izraelit dhe neve per njeriun to-ne bejme cka eshte e mundur dhe jemi gati qe edhe 10000 njerez te lirojme.
Udhet e Kombit: Si i komentoni raportet Greqi-Izrael?
Eliyahu Shitrit: Ne me pare kishim marre-dhenie shume te mira ekonomike me Turqine por sic e dini tash ata jane kthyer kunder nesh dhe ne po zhvillojme raporte te mira ekonomike e politike me Greqine por edhe me Shqiperine.
Z. Shitrit me priti shume mire ne zyren e tij dhe me shume ngrohtesi ashtu sic eshte tradita hebreje, se bashku shkuam morem kafe dhe uje dhe pastaj filloi biseda jone, e cila ish-te e karakterit miqesor. Por duhet theksuar dhe duhet falenderuar Rav Yoel Kaplan, I cili asnjehere nuk ka kursyer asgje dhe ka bere dhe po ben cmos per ceshtjen shqiptare.
Andaj nje porosi per shqiptaret e sidomos per shqiptaret e Maqedonise te shohim Izra-elin si aleat strategjik dhe partner e jo sic duan te tjeret, te cilet per te mbetur ne pushtet vra-sin popullin e vet.
Shalom Shalom !
Xhem MUSTAFI
Korrespondent i “Udhët e Kombit”, Maqedoni

Akademik Zymer Neziri
Një përmendore e gjakut të shprishur të arbrit
Veprat si Antonio Be-llushit për arbërorët, Ar­bërorët arvanitë - një popull i padukshëm. Kërkime etnografike në Elladhë (1965-2000), nuk janë të shpe-shta as për arbëreshët dhe as përgjithësisht për shqiptarët. A-jo paraqet raritet në fushë të fol-klorit, të etnologjisë, të gjuhësi-së e të historisë dhe bën të kon-siderohet si një arkiv me vlera të paçmuara për albanologjinë.
Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e të dhënave të mbledhura në terren me anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, pahetueshëm, drejt-përdrejt. Interesimet e autorit ja-në: popullsia, vendbanimet, gju-ha, kënga popullore, profesio-net, mënyra e jetesës, doket, za­konet, besimet, ritet, kultet, li-ndja, dasma, vdekja.
Koha e kësaj pune të mu-ndimshme të terrenit fillon me materialet e gushtit 1984 dhe përfundon me ato të gjurmuara më 1985. Mirëpo, aty ka edhe shënime të datave më të her-shme, madje edhe të hulumti-meve në ato vise, më 1969. Bo-timi i këtyre vlerave etnokultu-rore, në këtë mënyrë, është risi për Prishtinën e Tiranën. Është punë shumë e pëlqyeshme. Ana dokumentare është jashtëzako­nisht me vlerë shkencore. Aty do të ndalen folkloristi, etnologu, gju­­htari, historiani e kush jo. Pu-në me peshë.
Këtu ka sidomos brumë shu-më me vlerë për folklorin, ku ja-në përfaqësuar gjini e lloje të poezisë e të prozës popullore. Veçohen lirika, fjala e urtë, anekdota. Lirika e dashurisë është më e pasura, krahas kë-ngëve të shumta të lirikës fa-miljare. As vargjet e ngjashme nga viset e tjera shqiptare nuk janë tjetër fare. Këto krijime gojore nga Greqia vetëm sa e plotësojnë mozaikun e lirikës sonë erotike dhe me këto vargje krijohet një pamje lirike tërheqë-se, ashtu si në shumicën e kë-ngëve lirike erotike të Jugut, me varg të dendësuar dhe përplot fuqi poetike.
Me interes të madh është edhe vajtimi arbëror. Proza po-pullore, përralla e përrallëza, që janë me peshë jo vetëm për le-xuesit, por edhe për studiuesit. Proza popullore e këtij libri ësh-të dëshmi e ruajtjes së traditës së lashtë të vlerave shpirtërore edhe te shqiptarët në Greqi. Tër-heq vëmendjen proza me ele-mente të lashta edhe të bash-këjetesës së njeriut dhe të gjar-prit. A. Bellushi ka shënuar me kujdes edhe të dhëna për mbje­lljen, korrjen dhe jetën e bujkut në katund. Ai sjell edhe vlera të shumta etnografike: doke e za-kone të lindjes, të martesës e të vdekjes, rite, veshje popullore, lloje ushqimi dhe si bëhet buka, finja, si zihet djathi, si qethen delet, si rripet dhia.
Autori ka mbledhur edhe dë-shmi të tjera etnografike me in-teres për jetën baritore dhe buj-qësore. Ai ka shënuar me kuj-des të dhëna për mbjelljen, korr-jen dhe jetën e bujkut në ka-tund. Veshja e burrit dhe për-shkrimi i saj tërheqin vëmendjen e studiuesit, sidomos të etno-logut: fustanella, opingat, kësu-la, tirqit.
Doke e zakone të martesës, vaji i vajzës në ndarje nga fa-milja, por pa gjurmë të dukshme të martesave të hershme me rrë-mbim, janë dëshmi e vazhdi-mësisë së traditës së moçme. Doket, besimet popullore dhe ritet për të vdekurit janë dëshmi të çmuara. Tradita e shënuar e larjes së kufomës ndër arbërorë ruan elemente parakrishtere dhe të përhapjes ndër fiset ilire. Në tërë librin autori jep me përku-shtim të dhëna për besën dhe për traditën e dhënies e të mbaj-tjes së saj. Edhe besimi për gjarprin e bekuar dëshmon shtri-rjen e tij në të gjitha viset shqip-tare dhe vazhdimësinë historike.
Autori ka mbledhur argumen-te me vlerë edhe për gjuhësinë, në veçanti për të folmet, mbi-emrat e familjeve dhe toponi-met. Ai ofron edhe lëndë mjaft të vlefshme për historinë, për prejardhjen dhe rrënjët dhe për kujtesën historike. Në fund du-het thënë se askush si Antonio Bellushi nuk e mori me aq për-kushtim punën me arbërorët. Pakkush si ai punoi aq shumë për arbërorët. Rrallëkush si Be-llushi mbërriti rezultate aq të më-dha për arbërorët. Ai nuk ka shumë shokë në fushën e studi-meve, të mbledhjes e të botimit të kulturës shpirtërore të arbëro-rëve e të arbëreshëve. Botoi aq, sa shumëkush ia ka lakmi. Ai me punë ia siguroi vetes përjetë-sinë në folkloristikën dhe etnolo-gjinë shqiptare.
Në gusht 2003, kur u pamë në Prishtinë, më tha se librin e ka gati. Madje e solli edhe dorë-shkrimin, sepse dëshironte ta bo-tonte këtu. Gëzimi ishte i madh. Nuk ishte nga ato gëzimet e mia të zakonshme. Ishte rast i ve-çantë. Më dukej se Prishtina po afrohet edhe më shumë me arbë-reshët dhe me arbërorët tanë. Edhe në Ministrinë e Kulturës ia thanë një po për ndihmë. Meri-man Braha qëndronte mbrapa kësaj poje.S'ke pse e kërkon më të fjalës, - i thashë. E tash, pas leximit të dorëshkrimit, Bellushi po më duket edhe më i madh. Madhështia për veprën e tij ësh-të për admirim. Admirim e res-pekt, bashkërisht. Në vend të përfundimit lirisht bën të thuhet se rezultatet e autorit janë të më-dha. Ai e ndali për një çast his-torinë e arbërorëve dhe e shënoi në letër. Kështu, ua shkroi një fa-qe të ndritshme të kujtesës etni-ke atyre dhe vetvetes. Vepra e tij «Arbërorët arvanitë-një popull i padukshëm. Kërkime dhe studi-me ndër arbërorët e Elladhës» është një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit në viset e Elladhës.
Shumë gjatë kam menduar se si t'ia them të gjitha ato përjetime derisa e lexoja këtë vepër. Njëkohësisht, vetja më thoshte se ndjenjat nuk bën të të rrëmbejnë, sepse duhet të shkruash objektivisht dhe vetëm objektivisht për studiuesin dhe veprën e tij. U përpoqa të veproj ashtu, ndo­nëse më duhet patjetër ta respektoj ndjenjën për ngazë­lli­min, po edhe përmallimin për atë pjesë të shkapër­der­dhur të vazhdimësisë sonë etnike, që ai e do aq shumë dhe me aq përkushtim veproi tërë jetën që të ngrejë një monu­ment në kujtesën historike për pasardhësit, për brezat që vijnë.
Ç'të them tjetër: të paçim Antonio Bellushi dhe jet­ofsh jetë të gjatë për të mirën e etnologjisë e të folklorit, të gjuhësisë e të historisë së arbërorëve tanë në Greqi dhe të arbëreshëve në Itali

[1] Shihni edhe botimin e parë: Zymer Neziri, «Një përmendore e gjakut të shprishur të Arbrit», para­thënie, në: Antonio Bellusci, Arbërorët arvanitë-një popull i pa­dukshëm. Kërkime dhe studime ndër arbë­rorët e Elladhës (1965-2000), (Gli arberori-arvaniti un popoplo invisibile. Ricerche etno­gra­fiche nell’Ellade (1965-2000), Sho­qata Qendrore Kër­ki­mo­re Shoqërore-Kulturore «Gjergj Kas­tri­o­ti»,­ Fras­nita (Kozencë), 2004, f. 14-16.


“Për shtetin tim, Kosovën”

Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pej-ë, ku e përfu-ndoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb. Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës. Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bash-ku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht.
Me largimin me dhunë të punë-torëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish- regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës. Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës.
Në vitin 1995 u burgos nga re-gjimi serb, pas orga-nizimit me shumë shokë të përpjekje-ve për ar-matosjen e shqipta-rëve të Ko-sovës për t’u ve-tëmbrojtur nga hor-dhitë serbe. Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozha-revcit.
Eshtë edhe krijues letrar. Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe” dhe “Vargje vetmie” si dhe librin faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994”.

Aktivitet e tij nëpër vite:
Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);
Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë (1990);
Themelues i Partisë Republikane të Kosovës;
Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës;
Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);
Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi;
Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;
Eshtë anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Botimet:

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina - 1912 - 1994
Përmbledhje me poezi “Malli i Atdheut”
Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie”
Monografi - “Për Shtetin Tim,
Kosovën”
Nga Alban ARVANITASI



Gjurmë në 100 vjet histori të Kombit

28 nëntor 1912 (Perandoria Osmane) - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës (në mendjet e pjesëmarrësve, Shqipëria përfshin mbaië “trojet etnike” shqiptare, pra Kosovën, një pjesë të Maqedonisë dhe Epirin).
Maj 1913 (Londër) - Konferenca e Ambasadorëve e njeh Shqipërinë vetëm në një territor të cunguar (çka nuk i përkon afërsisht veçse gjysmës së hapësirës shqipfolëse). Kosova dhe pjesa veriore e Maqedonisë i jepen Serbisë, kurse Epiri Greqisë.
Qershor-dhjetor 1924 (Shqipëri) - Fan Noli, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, udhëheq një qeveri me frymëzim liberal. Ai përmbyset nga Ahmet Zogu në vigjiljen e Krishtlindjeve të vitit 1924.
1 shtator 1928 (Shqipëri) - Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu, e shpall ve-ten mbret të Shqipërisë. Ai bëhet Zogu I.
7 prill 1939 (Shqipëri) - Fillimi i pushtimit të Shqipërisë nga trupat e Musolinit.
6 prill 1941 (Jugosllavi) - Bombardimi i Beogradit dhe hyrja e trupave gjermane në Jugosllavi.
Prill 1941 (“Shqipëria e Madhe”) - Pas kapitullimeve të Jugosllavisë dhe të Greqisë, pjesa më e madhe e krahinave shqipfolëse bashkohet në një “Shqipëri të Madhe” nën kontrollin e Ita-lisë.
Shtator 1943 (“Shqipëria e Madhe”) - Pas kapitullimit të Italisë, Gjermania merr kontrollin e “Shqipërisë së Madhe”.
28 nëntor 1944 (Shqipëri) - Largimi i ushtarëve të fundit gjermanë. Shpallja e “Çlirimit” nga komunistët që kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.
Shkurt 1945 (Kosovë) - Masakra masive të kryera nga pushteti komunist jugosllav. Kosova shihet si njëfarë “Vandeje” që duhet paqësuar.
1945 (Jugosllavi, Shqipëri) - Ndryshe nga të gjitha “demokracitë popullore” që do të lindnin në Evropën Qendrore, ku komunistëve u duhej ta ndanin pu-shtetin, partitë komuniste jugosllave dhe shqiptare, të udhëhequra përkatë-sisht nga Titoja dhe nga Enver Ho-xha, ushtrojnë një pushtet absolut.
1948 (Jugosllavi, Shqipëri) - Përja-shtimi i Jugosllavisë nga Informhyroja (selia e të cilit ndodhet në Beograd). Prishja e Enver Hoxhës me Titon. Fillimi i pëmdjekjeve kundër ithtarëve të Bashkimit Sovjetik e të Stalinit në Jugosllavi dhe kundër ithtarëve të Ti-tos në Shqipëri.
1961 (Shqipëri) - Prishja e marrëdhë-nieve me Bashkimin Sovjetik të Hru-shovit; afrimi me Kinën e Maos.
1978 (Shqipëri) - Prishja e marrëdhë-nieve me Kinën.
4 maj 1980 (Jugosllavi) - Vdekja e Titos.
Mars 1981 (Kosovë) - Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë.
11 prill 1985 (Shqipëri) — Vdekja e Enver Hoxhës.
28 qershor 1989 (Kosovë) - Grumbu llim madhështor i serbëve në vendin ku u zhvillua beteja e vitit 1389 në Ko-sovë (Fusha e Mëllenjave). Millosheviçi bën thirrje për “ripushtim”.
9 nëntor 1989 (Gjermani) - Rënia e Murit të Berlinit.
2 korrik 1990 (Kosovë) - Shpallja e Republikës së Kosovës nga deputetët e krahinës, në rrugë, përpara Kuvendit të Kosovës, të pushtuar nga ushtria serbe. Fillimi i vendosjes së “pushtetit paralel” nën autoritetin e Ibrahim Ru-govës.
7 shtator 1990 (Kosovë) - Deputetët e mbledhur në Kaçanik miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
11 dhjetor 1990 (Shqipëri) - Fundi i monopolit të Partisë së Punës (ko-muniste). Nën trysninë e rrugës, ajo le-jon pluralizmin politik. Disa ditë më pas regjistrohet Partia Demokratike, e kri-juar rreth Sali Berishës.
20 shkurt 1991 (Shqipëri) - Manifestim i madh i opozitës. Përfundon me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në sheshin qendror të Tiranës
22 shkurt 1991 (Shqipëri) - Fatos Na-no, i paraqitur si njeri novator, bëhet kryeministër. Paitia e Punës përpiqet të mbajë nën kontroll situatën duke ia besuar atij fatin e saj.
19 gusht 1991 (Bashkimi Sovjetik) - Puç (që zgjat mjaft) i krerëve të nomen-klaturës, ndërkohë që Gorbaçovi ndo-dhet me pushime në Krime.
26-30 shtator 1991 (Kosovë) - Refere-ndum mbi pavarësinë e Kosovës (i mi-ratuar nga votuesit pothuajse një-zëri).
18 nëntor 1991 (Kroaci) - Qyteti i Vukovarit, i rrethuar e i goditur me arti-leri qysh nga!:vera prej forcave të armatosura serbe, më në fund dorëzohet.
Mars 1992 (Shqipëri) -Fitore e Partisë Demokratike në zgjedhjet legjislative. Sali Berisha bëhet President i Republikës.
Korrik 1995 (Bosnjë) - Rreth 8 000 burra my slimanë gaimbullohen dhe ekzekutohen nga paraushtarakët ser-bë në Srebrenicë.
21 nëntor 1995 (Shtetet e Bashkuara) - Nënshkruhet në bazën ushtarake të Dejtonit (Ohajo) Marrëveshja që i jep fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë.
Shkurt-mars 1997 (Shqipëri) - Demonstrata të dhunshme si pasojë e rënies së “piramidave financiare”. Gra-biten depot e armëve të Ushtrisë; situ-atë lufte civile.
Qershor 1997 (Shqipëri) - Fitorja e Partisë Socialiste (ish-partia e vetme, e kthyer në parime socialdemokrate) në zgjedhjet legjislative. Fatos Nano bëhet përsëri kryeministër. Sali Berisha zëvendësohet nga Rexhep Meidani si President i Republikës.
6 shkurt 1999 (Francë) - Fillimi i negociatave mbi Kosovën në Kështjellën e Rambujesë.
23 mars 1999 (Serbi, Kosovë) - Fillimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s.
10 qershor 1999 (Kosovë) - Forcat e armatosura serbe fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Të nesërmen, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton Rezolutën 1244, e cila e vendos provincën nën administrimin e tij të përkohshëm. Disa ditë më vonë, Bemar Kushneri caktohet si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përaiithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
24 shtcitor 2000 (Serbi) - Sllobodan Milloshevçi mundet nga Vojisllav Koshtunica në zgjedhjet për president të “Republikës Federative të Jugosllavisë” (Serbi dhe Mali i Zi).
1 prill 2001 (Serbi) - Sllobodan Millosheviçi arrestohet në Beograd për “përvetësim fondesh e shpërdorim pushteti”. Së shpejti do të ekstradohet në Hagë ku do t’ i komunikohet marrja si i pandehur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Gusht 2001 (Maqedoni ish-jugosllave)- Nënshkiimi i Marrëveshjes së Ohi'it.
24 korrik 2003 (Shqipëri) - Alfred Moisiu zgjidhet (për pesë vjet) President i Republikës.
27 qershor 2004 (Serbi) - Boris Tadiçi, kandidat proevropian i Partisë Demokrate (DS) fiton zgjedhjet për president. Ai mund në turin e dytë, me më shumë se 54% të votave, kandidatin e Partisë Radikale (SRS, parti ultranacionaliste, kryetari i së cilës, Vojisllav Sheshelj, është i burgosur në Hagë), Tomisllav Nikoliçin. Kreu I qeverisë, konservatori Vojisllav Ko-shtunica, pasi përkrahu një kandidat tjetër në turin e parë, u bashkua në aleancë për kandidaturën e Boris Ta-diçit.
Tetor 2004 (Kosovë) -Zgjedhjet legjislative. Fitore e LDK-së së Ibrahim Rugovës. Krijohet një koalicion mes LDK-së dhe AAK- së, çka i jep mu-ndësi Ramush Haradinajt, ish-ko-mandant i UÇK- së, që të bëhet krye-ministër.
Mars 2005 (Kosovë) - Ramush Hara-dinaj, i marrë si i pandehur nga Gjy-kata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, jep . dorëheqjen nga pos-ti i tij si kryeministër. Zëvendësohet nga Bajram Kosumi.
Fillimi i korrikut 2005 (Shqipëri) - Fitore e koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet legjislative.
5 shtator 2005 (Shqipëri) - Sali Beri-sha, kryetar i Partisë Demokratike, bë-het kryeministër.
Nëntor 2005 (Kosovë) - Ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari emërohet nga Kofi Anani, Sekrelari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në postin e të dërguarit të posaçëm të ngarkuar për të mbikëqymr bisedimet lidhur me pavarësinë e Kosovës.
21 janar 2006 (Kosovë) - Vdekje e Presidentit të Kosovës Ibrahim Ru-gova.
13 shkurt 2006 (Kosovë) - Fatmir Sejdiu zgjidhet President i Kosovës.
I mars 2006 (Kosovë) - Dorëheqje e kryeministrit Bajram Kosumi. Zëvendë-sohet nga Agim Çeku.
II mars 2006 (Flagë) - Vdekje e Sllobodan Millosheviçit.
21 maj 2006 (Mali i Zi) - Qytetarët e Malit të Zi, të thirrur për t’u shprehur me anë të një referendumi, votojnë mbi 55% në favor të pavarësisë.
15 qershor 2006 (Serbi) - Qeveria serbe njeh pavarësinë e Malit të Zi.


Hilari Klinton uron shqiptarët:
Festime të bukura
për 28 nëntor!
luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e inte-grimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respekto-jnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misonin ndërko-mbëtar në Afganistan dhe dedi-kimin e saj për mbrojtjen e pa-qes në botë.”- thuhet në me-sazhin e zonjës Klinton, të bo-tuar në faqen online të Depar-tamentit Amerikan të Shte-tit. Zonja Hilari Klinton vlerëson se heqja e vizave për Shqipë-rinë është “një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi juaj drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euroatlan-tik” dhe thekson se “mbështet-ja e SHBA-së për anëtarë-si-min e Shqipërisë në BE mbe-tet e fuqishme.”
Duke shprehur optimizmin “vazhdueshmërinë e partnerite-tit me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globa-le" zonja Klinton mbyll mesa-zhin e saj drejtuar popullit shqi-ptar me urimin "I uroj të gjithë popullit shqiptar festime të mbara dhe të gëzueshme të Di-tës së Pavarësisë".
Dita e Pavarësisë u urua dhe nga presidenti amerikan Barak Obama, nëpërmjet një mesazhi që i kishte dërguar Presidentit shqiptar Topi.


Urimi ynë: Nga Udhët e Kombit, për Kombin

Shqiptarë e bashkekombas kudo qe jeni, etnike e diaspore: Gëzuar pavarësine, Gëzuar lirine, Gëzuar demokracine! Nderim dhe respekt kombatarëve pa dallim, që shkrinë pasurine për Shqipërine. “Udhët e Kombit” vijnë te ju me më të mirin urim, vijnë me bekim për zgjimin e atdhedashurise, për zgjimin e vlerave kombëtare e bashkim kombëtar, që e ardhmja të jetë më e mirë, që të sotmen ta qeshi e nesërmja, që fëmijët tanë të jenë krenarë dhe të lumtur, të jenë krenare qe jane shqiptare. Të behen te zotë ti dalin balle për të ruajtur me fanatizëm prejardhjen, arritjet dhe për të cuar më tej vlerat tona kombëtare.
Gezuar 100 vjetorin e Pavarësise, historiane, politikane, ekonomiste, akademike, intelektuale. Gezuar edhe per shqiptarin më te fundi, deri tek fëmija I porsalindur.
Thirrja jonë është sa më kombëtare. Redaksia e gazetës “Udhët e Kombit” ju uron: Gëzuar Pavarësine, Gëzuar lirine. Njeqimdvjetori I dyte ui Pavaresise qofte I mbarë dhe I bekuar, duke bere qe te lihen mënjanë grindjet, përcarjet, polemikat për t’ju kthyer punës, paqes e dashurise kombëtare. Që këtë vend, që zoti na e fali, ta duam dhe ta respektojme, ta kthejmë në lëndinën më të bukur për jetën e femijve tanë.
Gëzuar, shqiptarë, bekuar shqiptarë!









Stafi i Gazetës “UDHËT E KOMBIT””

Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU
Kryeredaktor: Thoma NIKA
Juristë: Sokol KOÇIU, Jovan TAÇI, Klodiana ÇIÇO

Gazetarë:
Kristo STOJA, për qarkun e Gjirokastrës
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike & institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
Jovan TAÇI, konsulent për marrëdhëniet, kombëtare e ndërk.
Iris Matathia, korrespondente në Izrael
Uresa F. SYLA, korrespondente në Kosovë
Xhem MUSTAFI, korrespondent në Maqedoni
Jasa ALFANDARI, korrespondent në Mal të Zi




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHET E KOMBIT DHJETOR 2011 MARENGLEN KOÇIU
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: