Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

"UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU  Empty
MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU    "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU  EmptyFri Mar 11, 2011 6:02 pm


Sokol Pira, ikona e hebrejve te Shqiperise

I emëruari nga Jerusalemi, zoti Sokol Pira, i kontaktuar nga “Udha e Kombit” shprehet me pak fjalë, duke the-ne: “Çdo gjë e re ka problemet e veta, por këtu flitet për një lartesim të madh të vlera-ve te perbashketa shqiptare e izraelite. Esh-të një reflektim i atyre njerëz-ve me vlera e moral, që u kthejnë shqiptarëve borxhin, dashurinë, pa-qen, që ata u dhuruan gjatë holokaustit”. Sinagoga e parë do të funksionojë për të gjithë ata izraelitë që ndodhen në Ti-ranë e Ballkan.
Shqipëria ka qenë dhe sot ësh-të më afër këtyre njerëzve me sinagogën e parë të hapur në Tiranë pas 20 vitesh demokra-ci, Hapja e saj u bë realitet pas fjalës së kryeministrit shqiptar, dhënë në Bruksel.
LZHK qendron në mbështet-je të asaj dhimbjeje të madhe që quhet Holokaust, të dhimb-jes më të madhe botëroreDetyrimi izraelit ka afruar biznesin e tij në Shqipëri si në mine-rale, telekom, farmaceutikë, en-ergjitikë etj, që sot janë ata-shuar në Shqipëri dhe në vijim do të jenë dhe më shumë të pranishëm.
Kuptohet thelbi është paqja, dashuria e mbjellë dhe e ruajtur midis dy popujve, qe u deshen mes njeri-tjetrit. Përfaqësuesi i simbolit hebraik, sinagogës, zo-ti Pira ben fjale per detyra dhe projekte të mëdha qe qendroj-ne përpara. Sokol Pira, inicatori i hapjes së sinagogës se parë shqiptare ne Tirane , me 6 dhjetor 2010, shprehet entuziazt që autoritetet izraelite I besuan atij organizimin e ceremonies për celjen e sinagogës pas 20 vitesh demokraci.
Ai thote se vështirësitë kon-krete janë evidente gjithmonë, kuptohet qe ka, a-shtu siç ka edhe njerez që u prishet interesi.
Seferdi është feja eb-raike Big Rabai Shlomo Amar me gjithë lobin hebre në Bruksel. Ai thote se “Kemi dhe Rabinin e Londrës, Rabinin e Mila-nos”. Ai vlereson se hapjen e sinagogës ne Tira-ne. Qeveria shqiptare ish-te shprehur OK 9 muaj më parë në Bruksel. U bë marrëveshja dhe fjala e dhënë u mbajt. Zgjedhja e vendit u bë jo pa qëllim në Tiranë, që kjo të jetë qendra e Ballkanit. Kjo erdhi si pasojë e përkrahjes së madhe të biznesit hebraik, perveç mbeshtetjes prej hebrejve që jetojnë në Shqipëri. Themeli-mi i sinagogës është ba-shkëjetesa dhe ritet fetare, që janë:
1.Shabat, çdo të premte deri të shtunë
2. Purim, ( karnavale)
3.Pashkët
e shumë festa të tjera.
Pira tregon se Hebrenjtë shquhen për besë te qendrue-shme, ndaj dhe sot bizneset iz-raelite janë shtrirë në Shqipëri në TECE, në telekom, ne indu-strine e peshkut ne Vlorë, My-zeqe,agrokulturë, farmaceutikë e shumë fusha të tjera. Gjithçka behet ne shenje mirenjohjeje per ate ndihmese të dhene prej shqiptareve ndaj hebrenjve. Sot është dita për t’jua kthyer bor-xhin. Faleminderit!

Poezi nga Arben Duka

Populli fiton, diktatorët bien
Dy fjalë sentencë dihen edhe dihen,
“Populli fiton, diktatorët bien!”.

Diktatorët kanë zjarrin edhe plumbin,
Po nga ai zjarr do ta prekin fundin!

Po këtu akoma vdekur trimat s’kanë,
Dridhuni, padronë, dridhuni, tiranë!

Ahere kur t’ju duhet, s’do të gjeni vrimë,
Se vigani popull shkruan historinë.

Të drejtën e Zotit, veç Ai e ka,
Veç me Vegjëlinë, nuk bëhet shaka.

E keqja pak kohë, jetën e sundon,
Po në fund të fundit, populli fiton.

Po në fund të fundit, triumfon e mira,
Kur populli thyen, pranga e zinxhira.

S’është e largët dita, kini për ta parë,
Do fshihen si minjtë kusarë e zagarë.
Ata që tregojnë plumbat dhe fishekët,
Kohë nuk do kenë, të ngrenë as brekët.

Gjithë ata që sot duken të paprekur,
Do bien në gropë, me një zë të mekur.

Ata që tani, flasin si bilibl,
Do t’u ikij zëri, do bëhen jeshil.


Hebrenjtë dhe Iliria
Në gjurmët e lidhjes shqiptaro- hebre


Nga kërki-met histo-rike rezul-tojnë lidh-je të vjet-ra, dymijë vjet më parë. Në shekullin e dytë dhe të tretë. Mikpritja e tyre në trojet ilire filloi që nga lufterat iliro – romake. Këtu filloi vala e parë e shkeljes në tokën ilire nga hebrejtë. Vala e dytë filon në shekulin e XIV dhe mbaron po në fundin e këtij shekulli. Vala e tretë e hebrej-ve të ardhur në Shqipëri është rreth viteve 1850, por kjo va-zhdon edhe më 1912, pas ngritjes së flamurit, por edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pati shtimardhjesh, tashmë më të gjerë, se Qeveria e asaj ko-he i mbështeti fuqimisht që të dy ardhjet e tyre. Ishin nga Ko-sova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Spanja dhe Portugalia. Shekujt dhe popujt bëjnë të vetën. Lëvizja për Zhvillin Ko-mbëtar Qark Gjirokastër zgjon historinë e hebrejve në Shqipëri me gazetën “UDHËT E KO-MBIT”, ku vlerat e mëdha, vle-rat e jetës, paqja dashuria, mik-pritja, fisnikëria, patjetër vijnë nga një fis vital, ilirët, të mençur dhe trima që vlerësuan dje dhe sot kulturën, zgjuarsinë dhe pe-nën e hebrenjve. Me pak fjalë, hebrejtë sot po e kthejnë në va-zhdimësi me mirënjohjen e madhe për dashurinë dhe ba-shkëjetesën dhe çdo gjë të mu-ndur e më të mirën vitale, të dy kombeve, shqiptare dhe hebra-ike. Zoti SHLOMO AMAR, e-shte njeriu e përfaqësuesi fuqi-plotë i Izraelit. Me zgjedhjen e tij në bashkëpunim me qeve-rinë shqiptare dhe kryeministrin Sali Berisha, mbas 20 viteve demokraci dhe me anë të për-faqësuesit të caktuar prej tyre, personalisht zotit Sokol Pira re-alizuan hapjen e Sinagogës së parë në vendin tonë, e pikërisht në Tiranë më 06 dhjetor 2010, pas një ceremonie madhështo-re, mbas një vlerësimi të madh dypalësh Qendra Ebraike, Si-nagoga e parë në Shqipëri dhe pse jo dhe Ballkanike.
Sokol Pira i kontaktuar nga korrespondenti i gazetës “U-DHËT E KOMBIT” shprehet: “Patjetër një ditë e madhe vle-rësim dypalësh mbi paqen she-kullore, mbi liritë e të drejtat e njeriut, po kështu dhe besimet dorëzohen përpara faktit të tre-guar shqiptarë dhe ballkanas. Bashkimi dhe vlerat i japin pa-qe, mirësi, dashuri dhe bashkë-jetese e bashkëpunim më të madh e mbështetje më të ma-dhe në të gjitha fushat e jetës për këtë popull heroik ballkanik.
Bota në boshtin e vet, heb-rejtë në boshtin e tyre. Holoka-usti la gjurmë dhe dhimbje. Mi-rënjohje shqiptarëve për aktin e kryer tek këta trima dhe bujarë gjen në zemrën e tyre dhe ti-nguj që i bën të mbijetojnë të veçantë.
Shqipëria gjen veten me vle-rat e saj të treguara për hebrej-të, këta njerëz vitalë, të penës, të demokracisë dhe të paqes.
Bashkëpunimi dypalësh do të jetë patjetër mbi vlerat, mbi vërtetësi e mbi mirënjohjen e madhe shqiptare.
Përshëndesim Bigrabaj SHLOMO AMAR (Seferdi), nje-riun, që bëri të mundur këtë e-veniment historik për shqipta-rët dhe hebrenjtë bashkë.
Pikërisht këtë njeri të madh gjejmë rastin e mundesinë ta falnderojme dhe në emër të titullarëve të qeverisjes vendore Gjirokastër e Sarandë dhe per-sonalisht të Kryetarit të LZHK të Qarkut të Gjirokastrës, zotit Marenglen Koçiu, njëkohësisht drejtor e botues i gazetës “U-DHËT E KOMBIT”.
E ftojmë ate në qytetin e gu-rtë të Gjirokastrës, si edhe në bregdetin e bukur të Sarandës, atje ku hebrenjtë kanë lënë mbresa, ku kane edhe sinago-gën e tyre.

Dy figura, pika referimi për kombin

Fejzi Alizoti
(1874-1945)

Veprimtar politik. Lindi në Gjirokastër. U di-plomua në shkollën “Mylkije” të Stambollit” për financë dhe diplomaci. Shë-rbeu në administratën e Pera-ndorisë Osmane, zëvendesgu-vernator në Liban, kajmekam në Libi, në Anadoll dhe në Priz-ren, prefekt i Prishtinës gjatë lu-ftërave ballkanike (1912-1913), e më pas zevendesvali në Shkup; në vitin 1913 qendroi në Stamboll dhe më pas shkoi në Rumani.
Me kërkesën e I. Qemalit er-dhi në Shqipëri, ku u emërua prefekt i Beratit, më pas sekre-tar i përgjithshëm i Qeverisë së Vlorës, ministër i Punëve të Brendshme (nëntor 1913). Në vitin 1916-1918 qe drejtor i fi-nancave për territorin nën ad-ministrimin e Austro–Hungari-së. Në vitin 1926-1929 deputet.
Fejzi Alizoti është ndër figu-rat kryesore të Asamblesë së 12 prillit 1939-05.04.1940. Ai mbante titullin e përjetshëm ho-norifik “Ministër shteti i Mbretë-risë. komisar Civili i qeverisë shqiptare në Kosovë (korrik 1941; dhjetor 1941), kryetar i fundit Italian i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ Shqiptar 16.05.1943-04.08.1943, kryetar i komisionit nismëtar të intelek-tualëve antikomunistë në vitin 1944.
U arrestua në nëntor 1944. U dënua me vdekje si kolabo-racionist dhe u pushkatua.

Rauf Fico (1981-1944)

Veprimtar politik, diplomat, deputet.
Lindi në Sana (Jemen), ku i ati ishte kadi. Kreu shkollën e mesme (ruzhdije) dhe studimet e larta në Shko-dër, shkollën e mesme dhe studimet e larta në “My-lkijen” e Stambollit (1903).
Punoi në admistratën e vila-jetit të Janinës, kajmekam (nënprefekt) në disa qytete shqiptare, si ne: Konicë, Himarë, Margëlliç, Kërçovë (1910) dhe në qytete të tjera të Turqisë.
Rauf Fico është një nga për-faqësuesit e Gjirokastrës në Kongresin e Manastirit.
Sapo u shpall Pavarësia, u kthye në atdhe dhe u emërua këshilltar në Ministrinë e Punëve të Bre-ndshme të Qeverisë së Përkoh-shme të Vlorës.
Ishte prefekt i Beratit (nëntor 1913, janar 19143). Me ardhjen e Princit Vid u emërua shef i kabinetit të kryeministrit T. Përmeti, Nënprefekt i Tira-nës (1916-1920).
Me nismën e Rauf Ficos u hap në Tiranë në vitin 1917 streha e parë varfnore për fë-mijët jetimë. Pas kongresit të Lushnjës u emërua sekretar shteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme (1920-1922), pre-fekt i Shkodrës (1923), deputet (1924-1926). Më pas kaloi në shërbimin diplomatik Ministër Fuqiplot i Shqipërisë për Turqi-në dhe Bullgarinë, me reziden-cë në Ankara (shkurt 1926- ko-rrik 1928), Ministër i Punëve të Jashtme 1929-1931, Ministër i Punëve të Brendshme 1930-1931 dhe Ministër Fuqiplot i Shqipërisë në Jugosllavi (1932-1937), në Greqi (1937-1938) në Gjermani, ku mbulonte dhe Çe-kosllovakinë e Hungarinë (19-38-1939). Në qershor 1939 u internua në Itali.
Vdiq në Tiranë, pak muaj pas kthimit nga internimi.

Demokracia e plagosur randë në Shqipëri


Nga Prof. Sami Repishti, Ridgefield, CT,USA-


Zhvillimet e fundit në arenën politike të shtetit shqiptar janë shqetësuese për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin një Shqipëri demokratike me orientim euro-pian, sepse kaosi që e mbështjell sot vendin rrezikon vetë ekzistencën e Shqipërisë. Skandali I “kasetës video Me-ta-Prifti” është vetëm një sinjal ogurzi. Leximi i shtypit shqiptar nga ky vend i largët më solli ndërmend fjalët e një mërgimtari në Europën e vitit 1925, të ndjerin Imzot Fan Noli, i cili shkruante: ”Cilido të jetë përfundimi të vazhdojë ky regjim tradhtarësh, kusarësh, kriminelësh, tiranësh dhe bazhibozu-kësh? Një katastrofë tragjike si ajo e 1914, të cilën mund ta refuzojnë ta shohin vetëm ata patriotë që janë verbuar krejt, ata që u lodhën nga lufta dhe i hodhën armët dhe shtrihen në gjumë, duke pritur shpëtimin nga fati…”.
“Liria Kombëtare”, Gjenevë, 16 gusht.
Sot 86 vjet ma vonë, zëra të arsyeshëm qortojnë: “Rikthe-ni demokracinë në Kuvend (Presidenti B.Topi)(pushoni)“…kë-to lloj çorbash demagogjike, paradokse e gënjeshtra politike (ish presidenti R. Mejdani)…që nesër të mos shfaqet në for-më të dhunshme e tragjike...(bashkëvuejtësiaktivist F. Lubo-nja). Ndërsa i ndjeri F.Konica do të shtonte: ‘Si asht e mund-un që Shqipëria kaloi kaq shpejt nga tragjedia në operetë,…”. Të dy këta paraardhës frikësoheshin nga tragjedia, ashtu siç frikësohem edhe unë sot. Asht një ironi e fatit që fjala “tragje-di” ndjek ngjarjet në vendin tonë, duket sikur jetojmë pa një vullnet tonin, si një instrument në duart e fatit që shpesh herë është i verbërt. Që nga dita e ramjes së turpshme të komuni-zmit në Shqipëri dhe deri më sot kanë kalue plot njëzet vjet, një periudhë kohe e njohun si “tranzicion” fazë kalimtare që ndan diktaturën e kuqe nga ”demokracia” që shpresohej në vendin tonë. Njëzet vjet me radhë kemi dëshmue shkallëzi-min e një procesi, që dalëngadalë, por në mënyrë të pashma-ngun solli qeveri pas qeverie në garë njena me tjetrën cila dëmton ma shumë mirëqenien e popullit në vend dhe imazhin e tij në botën e qytetnueme. Kjo asht përshtypja ime, e kole-gëve të mi dhe e miqve amerikanë të Shqipërisë.
Nuk vuej nga tundimi me parapa të ardhmen, por jam edu-kue me preferue pozitën e thjeshtë të shkollarit të paangazh-uem ma shumë se qëndrimin e dyshimtë të një politikani par-tizan të verbuem nga ideologjia, pushteti ose të mirat lëndore. Por nuk mund të mohoj përvojën që mëson se e kaluemja ë-shtë një hartë që tregon rrugën e së ardhmes. Një logjikë e këtillë me detyron të përfundoj se e kaluemja e vendit tim, e shtetit dhe e shoqënisë shqiptare, viktimë e këtij shteti, nuk premtojnë shumë.
Shkurt, kam frikë!
Grupet politike, pozita dhe opozita, hypin dhe zdrypin nga pushteti pa qenë të aftë me gjetë një rol për veten e tyne, aq ma pak një zgjidhje për problemet kombëtare. Një “katrahurë” e këtillë politike nuk ushqen një shoqëni shqiptare as me di-tuni, as me shpresën se ditë ma të mira na presin në të ar-dhmen. Masat e hutueme manipulohen nga propoganda e organizueme, megjithëse shqiptarët ma shumë se kushdo tjtër efektet e propogandës gënjeshtare, plagët e së cilës e-nde nuk janë shërue. “Fjalët kanë rrjedhime” thonë amerika-nët. Në Shqipëri jemi më të hapët: “Gjuha thyen rrashtën!”
Rruga e ndjekun këto njëzet vitet e fundit ka përfundue në qorrsokakun e sotëm pa shpresë dalje. Që nga viti 1991 ske-na politke shqiptare ka qenë një vazhdim aktesh e ngjarjesh që për natyrën e tyne janë dallue si tragjike, groteske dhe ab-surde. Greva e urisë e ish-të përndjekurve në Shkodër e Ti-ranë më 1993 u mbyt nga druri i policisë, rezultati i referend-umit të vitit 1995 pruni ngritjen e autotarizmit qeveritar, zgje-dhjet e vitit 1996 nuk ishin as të lira as të drejta; piramidat që shterrën kursimet e popullit fukara u përkrahën nga qeveria, kryengritja leniniste e vitit 1997 vrau më shumë se 2000 shqi-ptarë dhe tregoi skena hakmarrje të pabesueshme, qeveritë që ndoqën u treguan jo efektive dhe sektariste e provinciale, si dhe krijuan përshtypjen e institucionalizimit të korrupsionit ne qarqet e nalta qeveritare, obstruksionizmi i jetës parla-mentare u ba kultura politike e Shqipërisë dhe vazhdon edhe sot; votuesi shqiptar bojkoton zgjedhjet që nuk përfaqësojnë vullnetin e tij.
Gjuha vulgare ka avancë në gjuhë rrugaçërie. Askush nuk digjon, flasin vetëm ata që shajnë. Eksperimenti parlamentar ka dështue në një mënyrë mjerane dhe vendi ynë asht eks-pozue aq keq sa jemi ba gaz i botës. Arsimi, avenuja që pre-mtoi përgatitjen e breznive të reja të edukueme asht degjene-rue në tregti notash, diplomash dhe profesorësh të vorfëru-em. Të rinjtë largohen nga vendi të pashpresë dhe të larguemit nuk kthehen, se e dine që nuk përfillen.
Ekonomia ecë me hap te matun vetëm në sajë të kapitalit privat të grumbullueme me çdo mjet, aq më pak krenaria jonë kombëtare, por nga vlerat kulturore që na pajisin si individë dhe si shoqëni shqiptare që mbron me kujdes të drejtat që i përkasin, natyrale dhe civile, si dhe nga gatishmëria e shoqënisë me i mbrojtë ata. Si komb shqiptarët janë të njohun për guximin e tyne luftarak, duhet të punojë të kultivojmë e-dhe guximin civil, aftësinë dhe gatishmëninë me mbrojtë deri në sakrificë të drejtat e mohueshme nga autoritarizmi qeveritar. Për individët, ashtu si për kombet, nderi qendron ma lart se jeta. Megjithëse asgja nuk vlen më shumë se një jetë nje-rëzore e lirë dhe me dinjitet. Krimi i pandëshkuem ngjall pa-kënaqësinë masive dhe për-mban brumin e revoltës së justi-fikueme. Përballë një mundësie të këtillë asht detyra e të gji-thëve e mbarë shoqënisë shqiptare me eliminue kushtet që nxisin popullin deri në dëshpërim dhe përfundojnë në akte shkatërruese. Sot asnjëri nga ne nuk duhet të shikojë besni-kërinë ndaj partisë ose klanit sundues, si një pengesë për ve-prim. Sot populli shqiptar asht viktimë e shtypjes dhe mani-pulimit. Por mos harroni, ai nuk asht i pafuqishëm! Ky rreth i hekurt që mundon shqiptarët duhet thye njëherë e përgjithmonë. Le të ngrihet Rinia shqiptare e edekueme me frymën e demokracisë Euro-At-lantike. Asht ardhmja e tyne që rreziko-het nga breznitë që humbën rastin historik me u ngrit dhe treguen paaftësinë e tyre me udhëheqë.
16 janar 2011








Muhedin Makri, gurgdhendësigjirokastrit i shqiponjave prej guri

PERSONAZH
Nga Blerim Kore

Dalta lë-viz ngadalë në sipërfaqen e gurit ndërkohë që go-ditjet ritmike të çekanit shpër-ndajnë dhjetra copëza guri. Dal-ta duket se iu bindet në mënyrë besnike duarve që e shtrëngojnë fort duke ravijë-zuar kështu mbi sipërfaqen e gurit formën e dëshiruar. Gurgdhendësi gjirokastrit Muhedin Makri sapo ka filluar t’i japë formë relievit të tij të rradhës mbi një pllakë guri. "Nuk është edhe aq e lehtë t’i japësh formën e dëshiruar gurit, në disa raste ai është "kokëfortë" dhe nuk i bindet formës që kërkon t’i japë dalta", thotë gurgdhendësi ndërsa e për-shkuan gurin si diçka të gjallë.
Tashmë në një moshë rreth 60 vjeç Mu-hedini ka arritur të mësojë të gjitha të fsheh-tat e më-nyrës së gdhendjes dhe punimit të gurit. "Ky za-nat në fi-llim du-ket i vë-shtirë, pasi të duhet t’i japësh formë gurit, por me kalimin e kohës mua me ka pëlqyer dhe më ka bërë për vete", thotë mjeshtri Makri, ndërsa shtrëngon fort në duart daltën dhe çekanin. Prej gati 20 vitesh ai punon dhe skalit në mënyrë artistike gurin, duke krijuar nëpërmjet tij me dhjetera punime. Në oborrin e shtëpisë së Muhedinit, në lagjen Dunavat, do të gjesh gjithçka prej guri, sylynjarë uji, drerë të gdhe-ndur në gur, portrete njerëzore, ornamente dhe lule etj. Duket sikur ndjesia e së bukurës në shpirtin e tij është përjetësuar njeherë e përgjithmonë në këto punime të gurta.
"Guri më ka nderuar kudo", thotë ai, ndërsa sjell në mendje vitet e punës si gurgdhendës dhe skalitës i relieveve mbi sipërfaqen e pllakave të gurta. Madje për një periudhë përgajtë viteve 90-të ai ka punuar si emigrant edhe në Greqi, në Athinë. Ai u ofronte athinjotëve të interesuar pas këtij profesioni dhe punimeve të ndryshme me dhjetera forma dhe ska-litje artistike në gur, të cilat zbukuronin oborret dhe dhomat e shtëpive.
Tashmë ai punon çdo mbasdite në oborrin e shtëpisë duke realizuar punime të ndryshme ar-tistike të porositura nga njërëz të pasionuar pas gdhendjes së gurit. "Janë me dhjetera porosi, që më mbërijnë nga njerëz të ndryshëm, të cilët kërkojnë të përje-tësojnë njëhe-rë e përgjithmonë në gur portrete njerë-zore, kafshë të ndryshme, lule etj,", thotë Muhedini, ndërkohë që mbi sipërfa-qen e gurit që ai skalit ka filluar të formësohet një petale luleje.
Por ndër punimet e ndryshme që ai ka realizuar më shumë i ka lënë mbresë gdhendja e një shqiponje. "Me sa më kujtohet, porositësi i saj kër-konte të vinte një shqiponje prej guri në qemerin e gdhendur të portës së shtëpisë", thotë Muhedini. Pas kishte marrë porosi-në, gurgdhendësi punoi për gati dy javë për të realizuar relievin e shqiponjës së gurtë.
"Ishte diçka e veçantë për mua të gdhendja një shqiponjë guri, pasi nuk kisha patur asnjë-herë një porosi të tillë.
Plot vullnet dhe pasion, duke punuar mbi gur rreth 12 orë në ditë, ai arriti të përfundojë shqiponjën ndërkohë që porositësi i saj ngeli mjaft i kënaqur.
Janë mjaft punime artistike të gdhenduara në gur nga Muhedini, të cilat zbukurojnë jo vetëm obo-rret dhe dhomat e brendshme të shtëpive gjirokastrite, por porosi-të-sit jane edhe nga rrethe te tjera të Shqipëri-së.
Goditjet e çe-kanit mbi daltë ka-në shoqëruar gjithë bise-dën me gur-gdhendësin.
Mbi sipërfaqen e gurit ai tashmë ka përfunduar punimin e radhës, një lule trendafili me petale të gurta. "Kjo lule nuk ka për t’u vysh-kur asnjëherë", thotë gurgdhe-ndësi Muhedin Makri, ndërsa për-kedhel me gishtat e pluhurosura petalet e trëndafilit të gurtë. Por më së shumti atij i thonë: gur-gdhendësi i shqiponjave të gurta.

Pinjollët lenë pasardhës

Intervistë me Gerta Topullin, mbesën e Çerçiz Topullit

“UDHËT E KOMBIT” kontaktoi me Gerta Topullin, juriste, avokate mbaruar në Kanada, njëkohësisht dhe diplomate. I pëlqen shume ligji dhe mosdiskutimi i tij, zbatimi, që do të thotë demokraci.
Shprehet pinjollja e fisit Bajo e Çerçiz Topulli.

Gerta, si ju duket Shqipëria dhe çfare mendo-ni per vitet tuaja jashtë?
Të them të drejtën, jo s’e nuk arrij të vlerësoj a-rritjet, ndryshimet, konceptet e tjerë, por jam kthyer në Shqipëri me një dëshirë të madhe dhe shpresoj që të qëndroj për të kontribuar edhe me biznesin tim, por edhe me demokracinë shqiptare reale shqiptare. Krahasimet me vendet e tjera janë edhe të afrueshme dhe të dukshme, por duhet shumë punë, se burokracia dhe aftësia profesionale kanë ngelur si një sëmundje profesionale gripale. Unë i vlerësoj sinqerisht, por koha ime këtu më ka nxjerrë në pah probleme serioze, ku dua të them se, çështja e pronave kërkon zgjidhje. Jam partizane e luftës kundër monopolizimit, korrupsionit e private-zimit të posteve dhe zyrave të shtetit dhe të atdheut tim. Vërtetësisht kërkoj punë dhe zgjidhje reale. Gjithë shqiptarët tani janë të djathtë, e majta më du-ket çudi qenia e saj. Por Zoti Kryeministër, ai, që mbron Demokracinë, në emrin tim personal e fal-nderoj. Por edhe në emër të emigrantëve të tjerë, shokëve të mi, miqve të mi në emigrim do t’i këshilloja: “Prona do zgjidhje, sepse këtu fillon shërimi dhe largimi i halleve të shqiptarëve”.
Ushqimi i prindërve të mi, i fisit tim, është që ko-kën ta kem në Tiranë, në Gjirokatër dhe Sarandë.
Cila do të ishte këshilla juaj për politikën shqiptare?
Një këshillë e imja është se politika shqiptare du-het te jete më kombëtare, më reaguese. Çdo shqip-tari duhet t’i jepet zgjidhje në mënyrë më koherente në zgjidhjen e problemeve më evidente, për një klas më të lartë, për të dalë nga fukarallëku.
Gerta jeni shumë e prerë dhe këmbëngulëse me ide dhe projekte…Keni hapur një biznes në Tiranë?
Po po, duke qënë se qeveria shqiptare ne “të hu-ajve dhe emigrantëve” na favorizon, do të desha të zbatohen vërtetësisht në praktikë, kultura dhe tra-shëgimia arsimore, e cila kerkon një angazhim, ndo-shta dhe politik. Dëshira nuk më mungon, e kam të madhe, ndjehem pinjolle e çështjes kombëtare.
Greta Topalli, si e vleresoni integrimin e fem-res shqiptare ne zhvillimet e sotme?
Nuk do te isha e sinqerte, po te thosha se femra shqiptare, gate dhe vajzat kane mbetur “prapa bote” siç thoshnim njehere. Shoh se ajo eshte prezente e aktive edhe ne qeverisje, edhe ne vendimmarrje lo-kale, edhe ne biznes. Vertet bukur, pasi pa pjese-marrjen e gruas dhe vajzave, veshtire te behet me e mira e mundshme. Do të shtoja aktivizim më të madh të femrës në fushat e jetës, sepse ato sjellin paqe, dashuri, janë bukuri e të përditshmes shqipta-re, ndaj ato sjellin zgjidhje.
Po per te rinjte çfare mendoni?
Sot nga dje me brezin e ri shoh se punohet dhe jetohet më mirë. Ne kete veshtrim, vlerat dhe gjaku i ri sjellin eren e re edhe ne qeverisje, duke u bere pushtetare e titullarë të spikatur. Ata do ta bëjnë vendin në të ardhmen e largët model të demokracisë reale. Është çështje, që ngre nivelin demokratik të një vendi si yni. E kuptoj vështirësinë, që haset përpara, por po rritet një brez i ri intelektual, brenda dhe jashtë vendit, që duan përkrahje aktivizim dhe vlerë-sim. Dëshiroj shumë që gjithë rinia të kontribuojë brenda gjithë standarteve, që kemi arritur.



Në mbëshëtetja të ideve të Greta Topullit, edhe “UDHËT E KOMBIT” do të kenë në vijim një vësh-trim më të mirë për më të mirën e demokracisë. U-rojmë miqtë dhe gjithë shqiptarët në mërgim e në vend, t’i bashkohen kauzës për liri dhe demokraci. Vendi ka nevojë për bashkim drejt rrugës së vësh-tirë. Jeta çdo ditë do të bëhet edhe më e mirë.

LZHK
DASHAMIR SHEHI: “Opozita në rrugë të gabuar”


Kryetari i LZHK thotë se tra-zirat e 21 janarit e futën shtetin në kolaps dhe propozon kriji-min e një qeve-rie kalimtare me mandat të kufi-zuar deri në vitin 2012. Ai shpe-gon se përse LZHK nuk është pjesë e saj. në lidhje me komi-sionin hetimor, të ngritur nga mazhoranca për hetimin e trazi-rave të 21 janarit, Shehi thotë: “Komisioni s’ka vlerë as morale dhe as juridike”. Ai nënvizon gjithashtu përmirësimin e Kush-tetutës dhe fillimin e punës për Kodin e ri Zgjedhor, i domosdo-shëm për zgjedhje të lira. 21 janari është një ngjarje që nuk i shkon për hije një shqiptari. Kjo ka qenë ngjarja më e shëmtuar e këtij vendi. Por unë besoj, shpre-het Shehi, se me këtë çështje du-het të merret Prokuroria. Vetëm ajo mund të marrë përsipër zbardhjen e kë-saj ngjarjeje, pa u politizuar.
Nuk besoj se, nëpërmjet protestave, do të arrihet ndonjë rezultat. Ky është një fakt që e ka treguar historia.
U bë gati një vit që kërkohej hapja e kutive dhe nuk u hapën.
Nuk ka asnjë zgjidhje me protesta”.

Xhevahire nga Populli

KOMUNITETI
Në vitet ’30 lagjja Dunavat, ndonëse kishte shtylla el-ektrike, poça, tela, përsëri mbetej pa drita. Një ditë, një grup banorësh ve-ndosën të ankohen dhe të shkojnë drejt e te Prefekti.
Ky i fundit, mbasi i dë-gjoi, iu drejtua me këto fja-lë:
- Ç’E DONI DRITËN? NUK E KENI PARË SA BUKUR NDRIÇON HË-NA NATËN?!

Dhe “dërrasaxhinjtë” e Dunavatit ia kthyen ku-ndërpyetjen me bejte:

“KUR KA HËNË PËR KËDO, PSE KA DRITË NË PALORTO?!”

(Sqarojmë se Prefekti ba-nonte në Palorto).
AVLËMËNDI
“Një shoku im,-tregon Agimi,-punonte në NPA (Ndërmarrja e Prodhimeve Artistike). Kishte një punë të rehatshme dhe paguhej mirë. Po një ditë e thirrën në drejtori, ku i komunikuan transferimin në një repart me punë të lodhshme, gjithë pluhur dhe pagë të ulët.
Agimi tha:
“DËNGËR, DËNGËR AVLËMËNDI, O MORE MONDI, KUSH TA DËNDI?!”
-Krijimtari letrare-Krijimtari letrare-Krijimtari letrare-

FABULA NGA ASIM REXHA

Miza dhe Viza

U mblodhën bashkë gjithë mizat,
Vendosën njëzëri të hiqen vizat,
E shumë të tjera salltanete,
Asnjë rezervë të mos mbajnë për vete.

“Tani pa viza do shëtisim,
Do të arrijmë të takojmë gjithë fisin,
Së fundi kjo ëndërr u realizua
Si për ty ashtu dhe për mua.

Se viza është ilaç për shërim,
Si për pleq dhe për dëfrim,-
Kështu e tha ajo miza plakë,
shkoni dhe kthehuni pa merak”.

Dhe miza që ishte betuar
Tha: “Erdhi dit’ e bekuar...
Pse jo, me këmbë duhet shkuar
Edhe me rripin shtrënguar.

Se te ne bëhen çudira
Në shtrëngata e stuhira,
vizë të shkurtër për tre mauj
për pak bukë në vend të huaj”.

“Moj mizë, të hëngërt tënja,
Të keqen ti e ke nga brenda..
Mizë e qelbur, çfarë më thua?
Mbahet shtëpia me miell hua?”
Kau dhe gomari

Kjo që iu them është me gjithë mend,
Kau dhe gomari mbrehur në parmendë,
Hiq e nduk të dy nëpër ugar,
Në brazdë kau me gjithë gomar.

Gomari, që fjalë nuk pret,
I thotë kaut: “Tërhiqe vet!
Dëgjomë mirë çfarë të them unë…
Ç’bëni, s’jam unë për këtë punë”.

Kau: “Ç’u bënë gjith ata traktorë?!
S’behet kjo punë me hosten në dorë,
Kur dal për punë, s’di pse më zë frika,
Ç’kanë me mua? Bukën e sjell Amerika!”

Ujku dhe gomari

Gomari një ditë doli në kullotë,
Hedh sytë përreth, s’sheh asnjë shok.
Pas pak vendin e mbuloi errësitra,
Nga një anë pylli u shfaq egërsira.

“Përshëndetje, Gomar, ç’paske dalë,
I kolmë më dukesh, i ri, porsi djalë,
Aty më rri të lutem se kam ca fjalë,
Dua të t’I them pranë, se kam shumë mall.

Gomari i përkedhelur lëshoi një pallë,
Si borie zëri sa ngriti një mëhallë,
Ujku, që ishte afruar, në moment e copëtoi,
E brinjët një nga një ia numëroi.

Qeni rrugaç

Poshtë e lart si nga hera,
Duke kërkuar nëpër plehra,
Ky qeni me barkun bosh,
Sa në skupira , sa në një kosh.

Qeni, kur ikën nga shtëpia
S’është i zoti për vete të tia,
Qeni që rrugëve ka dalë
I trembur largohet me bisht në shalë.

Mbase, në këtë jetë, ai ka ardhur kot,
Me të keq e ç’të gjejë rron në këtë botë,
Se vërtet po ta kishte kokën plot
Prej të zotit s’e luante as topi dot.

Macja dhe miu

Miu i vogël, një ditë kapadai,
Vinte e vinte rrotull nëpër shtëpi
E pa macja që kish qenë në gjumë:
“Luaj , luaj, pa ta rregulloj unë!”


Iu lëshua miut, e kapi prej fyti...
“Ciu- ciu”, - miu, duke u tundur , bërtiti.
Macja e përqeshur e mori inat,
E lëshoi këtë herë, po i tha : “Hajde prapë!”

Miushi budalla hyri prapë në lojë,
Nga bishti në gjumë macen e pickoi,
Po këtë herë ajo s’ia përtoi,
E përtypi kërc-kërc dhe e falënderoi.

POEZI Nga Çajup Shehu


Flamuri
I trashëguar nga të parët,
Me gjak mbrojtur nga baballarët,
Amanet dhe fëmijëve tanë,
Flamurin në dritare ta mbajnë.
Krijuar dhe recituar ditën e festimit të 1-vjetorit të gazetës “Udhët e Kombit”, që u zhvillua në Bar-Restorant “Nr. O-ne”, datë 22 dhjetor 2010, Gjirokastër.

Kroi i Beratit
Kroi i Bratit, lart në pllajë,
Fusha e Çajupit, e pamatë,
Aromë, freski në çdo anë,
Pesë burime rreth e qark.

Ky ujë i akullt është ilaç
Kurativ, me vlera shumë,
Ia vlen të ngjitesh atje lart,
Shërrohesh , po je sëmurë.

Guri, si trapez aty me bisht,
Ta do xhani të hash një ,mish,
Pale të marrësh dhe një sy gjumë
Ngrihesh trim…, bëhesh për burrë.


Vizat

U liberalizuan vizat,
Europën falënderojmë,
Njerëzit vërshuan si mizat,
Drejt Perëndimit synojnë.

Këta nevojtarë të mirë,
Sot u ndjenë më shumë të lirë,
Mbi tre breza ëndërruan
Shtatëdhjetë vjet të ndaluar.

Se mos mangut veç vizat kishim
Të mbyllur, të uritur ishim,
Por shqiptarët e padalë kurrë,
Evropës do t’i tregojnë kulturë.


Eqerem Çabejit

U hap lajmi: “Çabej na la,
Që për shqipen aq shumë dha”...
Ishte i madh hidhërimi,
E ndjeu mbarë njerëzimi.
Qau Gjirokastra, vajtoi Shqipë-ria,
Të përparojë gjuha ishte bre-ngë e tia,...
Të sigurojmë, kollos, ajo do të lulëzojë,
Fli i qetë aty, Shqipëria do të bëhet zonjë.
Pas teje e mbrojnë, më tej e zhvillojnë

Gjuhën e bukur, që aq shumë e doje,
Breza e breza të rinjsh me radhë
Ecin pas teje kreshniku gjuhë-tar.
Abonohu

“UDHËT E KOMBIT”



I dashur Lexues !
Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet për vitin 2011 në gazetën
“UDHËT E KOMBIT” ,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerësimin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.



Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””

Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarë:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastres
Abdurrahman SHEHU, për arsimin, kulturën, shkencën, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, për problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, për problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, për problemet ekonomike
JOVAN TAÇI, konsulent për marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare


E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888


Qendra e Pazarit, Gjirokastër,
Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT NR.23 NENTOR 2011 Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: