Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:35 pm



Ismail Kadare

Koha

Vjersha dhe poema



Do të zgjoj diçka te ty,

i madhi Mik,

i madhi cinik,

nga qyteti i gurtë

të të përkëdhel,

Balluket si fllad i lartë në Çajup,

që pena jote e rëndë, ore mik.

ta zgjojë këtë vend,

aq të madh dhe fisnik.

Me respekt

Marenglen Koçiu

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:36 pm

Thënë për median



Mos u bëj gazeta e parë që jep lajmin, por bëhu gazeta më e mirë që shkruan lajmin.

Sharon Stone – 1999



Asgjë tjetër përveç gazetës nuk mund të transmetojë të njëjtin mendim në 1000 mendje në të njëjtën kohë.

Alexis Detocqbeville.



Gazetari; një njeri pa ide dhe me aftësi për të shkruar. Karl Krauz 1012



Nuk mund të ketë demokra-ci pa njerëz të informuar.

Helen Thomas 1999



Gazetari i lejon lexuesit të dëshmojë historinë. Krijimtaria u krijon lexuesve një mundësi për të jetuar.

John Heresey



Sa herë që vritet ose sulmohet një gazetar, shoqëria pëson një plagë të rrezikshme…

Kofi Annan – 1999



Gazeta është: ushqim i trurit, zgjim i ndërgjegjes dhe themel i lirisë.

M.K. – 2010



Duhet t’i rezistojmë nocionit, se, në se diçka nuk është në fil, ajo nuk është lajm.

Tani Blayer



Pa etikë, nuk ka cilësi. Pa cilësi s’ka besueshmëri dhe pa besueshmëri s’ka të ardhme.

Merkyri Kansas - 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:37 pm

DIALOG POPULLOR



Po hapi kutitë, hapi!

U bë vendi lesh arapi!

Le të bëhet, ç’m’u nxi trapi!

Kështu po thellon mëka-tin…

Mos fol më. Më çave tra-pin!

Hape! – thotë prifti, urata.

Ç’më çan trapin! E di

gjykata!

Urata është Perëndia.

Perëndi është Qeveria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:38 pm

Abonohu “UDHËT E KOMBIT

I dashur Lexues !

Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet në gazetën

“UDHËT E KOMBIT” ,

që është zëri yt.

Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerë-simin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:39 pm

Korrik 2010 Nr.7



Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.



“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”



Eqrem Çabej

Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:40 pm

Kuçedra e zezë natën

dhe e bardhë ditën



Janë probleme të vjetra e të kamufluara. Në se kër-kuam demokraci, në se duam liberalizim, në se duam pronë, po, po, po nuk duam privatizim 8 x 8.

Ministritë, drejtorët, secili drejtues në institu-cionin e vet, le të vazhdojnë, mirë e kanë. Ka ngelur ajri. Edhe këtë që po na e fal Zoti, ia zënë rrugën nëpër gryka ma-lesh.

Populli s’po ndahet dot nga varfëria. Ku janë partizanët që e nisën “Liri–Demokraci!”? Ku janë të persekutuarit që e nisën “Poshtë Komunizmi!”? Ku janë sindikatat? Ku ja-në artistët dhe intelektua-lët? Ku janë shoqatat?

Pra ku janë, ku janë?

Dhe kështu kjo Koto-vicë po rritet me brez të ri e të moderuar. Dhe problemet vazhdojnë pa mba-rim.

Diktatura pesëdhjetë-vjeçare nuk ka deklaruar kurrë pasurinë, ndërsa de-putetët deklarojnë pasurinë prej miliona eurosh. Atëherë popullit i ngelet të thotë dhe prapë zgjidh-je, për të mos zbritur nga kali.

Paqja politikane është zgjidhur 8 x 8, sepse pas paqes partiake vijnë paqet e tjera me radhë…

Nuk vazhdohet më kë-shtu. Zëri ynë është i vo-gël, por pse u shqetëson kaq shumë?

Qytetarët e mi, o push-tetarë të sotëm e të dje-shëm. Nuk e doni të vër-tetën? Ju prish punë? Ke-ni zgjidhje. Vazhdoni si Enveri, ka dhe eliminime. I pari është ekonomik dhe i dyti – fizik.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është një forcë që nuk është e imja, as e Dashamir Shehit, as e A-leksandër Meksit, por ë-shtë e juaja, o miq, vëlle-zër e motra. Unë jam thjesht zëri juaj. jam ndje-nja juaj. Nuk më dëgjoni?!

Do t’ju zgjoj, të mos trembeni, duhet të flasim, të punojmë për të larguar të keqen, të themi të vër-tetën dhe ta zgjidhim atë, duke mos i lënë ligjet në letër, por t’i kthejmë në vepër; t’i zgjojmë drejtuesit tanë, që të mendojnë për ne.

Unë personalisht jam djali juaj, pa dallim, dhe kam mbështetjen tuaj.

Ju falnderoj thellë nga zemra për këtë dhe ju uroj në familjet tuaja, në jetën tuaj, atje ku punoni e më-soni.

Ju uroj paqe, dashuri, vëllazëri dhe më shumë realitet demokratik.

Nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim pa prulislitet, siç e tha dhe Krye-ministri Berisha.



Alban VLORA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:41 pm

Dr. Ihsan Hysen Çabej, “Hipokrati”

gjirokastrit



Do që vlerat shtrihen ndër vite, në rrethinat e vendit. Nga gjirokastritë të mençur, që i kemi dhe nuk i japim… Njerëz me kontribute të veçanta ngelen në kujtesën e komunitetit në forma të ndryshme në fushat e jetës. Është emri dhe vepra e Dr. I.H. Çabej, të njohura në qytetin dhe rrethinat e Lush-njës për kontributin e tij në mjekësi prej afro 40 vitesh, u kthye në mjekun e Myzeqesë. Sot ai ka ngelur shembull i shkëlqyer i mje-ksisë shqiptare, si një nga njerëzit dhe doktorët që me betimin e Hipokratit u shërbeu mijëra njerëzve ndër vite me humanizmin e tij dhe si një mjek profesionist.

Për të kujtuar punën dhe vep-rën e tij ndër kohëra shumë inte-lektualë, mjekë, deputetë, minist-ra, nëpunës e qytetarë kanë firmosur që portreti i tij të gdhendet në gur në spitalin e Lushnjës. Midis tyre dhe Bujar Kuka, Albert Div-jaka, Skënder Hoxha, Gëzim Sina, Dritan Prifti, Bajram Stefa etj. Kë-shilli bashkiak i qytetit të Lushnjës mori vendim më 31.08.2008 që spitali i këtij qyteti të mbajë emrin e të ndjerit Dr. I Hysen Çabej.

Mburremi me të drejtë ne gjirokastritët për shumë figura të penës e të pushkës, për kalatë e gurta dhe shekujt që Gjirokastra ka rre-zatuar.

Dr. Çabej, i lindur në Gjiroka-stër më 28.12. 1919 në një familje me tradita të hershme patriotike, mbaroi gjimnazin në vitin 1939 dhe studimet e larta në Universi-tetin e Bolonjës në Itali. Vitet 1944–1953 e çuan në Kukës, Pe-shkopi, Elbasan, Gramsh, Çorovodë, Fier, Lushnjë e Tiranë. Në Sofje të Bullgarisë mbaroi diser-tacionin me temë: “Konsiderata mbi psikofiziologjinë dhe fiziopatologjinë”. Në mars të vitit 1953 u emerua mjek në spitalin e Lush-njës.

Për 40 vite me radhë punoi i përkushtuar dhe i pazëvendësuar në këtë qytet. Çabej futi në rrjetat e shkencës shëndetësore për të luftuar sëmundjet pak të njohura të asaj kohe. Dhe qyteti i Lushnjës në vitin 1992, populli i këtij qyteti e nderon duke e zgjedhur deputet të Kuvendit të Shqipërisë, për ta përfaqësuar në organin më të lar-të legjislativ.

Respekt Dr. Çabejt e pasar-dhësve të tij!

Marinela ROSHI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:43 pm

Rrëfen Jashari, nipi i Adem Jasharit

Familja jonë dhe i tërë fisi luftuan me serbët. Një burrë nga familja e Adem Jasharit tha: “Gratë dhe fëmijët të strehohen diku larg, jashtë rrezikiut të goditjeve serbe!”

Po gratë thanë të vendosura: “Kur të na vdisni ju burrat dhe djemtë, atëherë neve ç’ta duam jetën?”

Kemi luftuar për të mbrojtur familjen, Prekazin, Kosovën. Serbët lokalë kanë qenë shumë të pashpirt. Ata na njihnin mirë. Më pëlqej-në ata që luftojnë për të mirën e Kosovës, ata që e ngrenë më lart emrin e saj.

Misionarët dhe lokalistët kanë bërë krime më të rënda. Edhe fëmijën e kanë nxjerrë prej barkut nga urrejtja.

Nëna ime dinte t’i përdo-rte të gjitha armët. Pistoletën s’e ndante kurrë nga vetvetja; e mbante te shamia e kokës.

Viti 1988 u quajt fronti për vetëmbrojtje kombëtare. Ju e patë fabrikën e armëve mbi shtëpinë e Ademit, rrethuar me tela me gjëmba.

Serbi priste koka njerë-zish dhe i varte nëpër tela, duke na thënë: “Kështu do t’ju bëj edhe juve!”

Po fisi ynë nuk u gjunjë-zua. Ishte i vendosur të lu-ftonte për lirinë e për kau-zën e Kosovës martire.



Afërdita SENA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:44 pm

Hebrenjtë në qytetin e Gjirokastrës

Familjet çifute në qarkun tonë (kemi parasysh Gjirokastrën, Për-metin, Tepelenën) në bazë të gojëdhënave dhe vër-tetësisë së tyre, ne sot po shkruajmë për hebrejtë e prani-shëm në Gjirokastër. Nga hulumtimet tona, familjet çifute në këtë qytet janë: Familja Kofina që përbëhet nga Samuel Kofi-na, Mato Kofina dhe një motër që është e pamartuar.

Samueli u martua dhe lindi Sollomonin. Rrinin në Palorto. Sollomoni lindi dhe një vajzë. Familja tjetër ka qenë Ilia Vituli. Ilia ka gruan dhe katër vajza e dy djem: Instidhi, Sandra, Ra-sheli dhe Fartinali. Dy djemtë ikën mbas çlirimit, pra në vitin 1945 në Tiranë. I fundit ndo- dhet në Amerikë. Instidhi është martuar me një korçare dhe ba-non në Tiranë.

Familje tjetër është Betina, e cila ka një djalë dhe quhet Pepa dhe nëna e babai i tij. Nga gojëdhënat këta ishin të gjithë tregtarë.

Kemi dhe familjen Kohen, që përbëhet nga nëna, babai, gjyshi dhe gjyshja: Pepa Ko-hen, Graciel Kohen. Nga gojë-dhënat e qytetarëve të Gjiroka-strës mësojmë se ishin njerëz shumë të mirë, punëtorë. Secili prej tyre kishte nga një dyqan. “Në kohën e pushtimit nazist u fshehën këtu tek babai im.” – tregon Eli Duka. U fshehën se i kërkonte dhe i ndiqte këmba- këmbës gjermani.

Babai i Elit ishte drejtor në spital. Atje vinin njerëz dhe e pyesnin nëse kishte çifutë në qytet. Ai e mohonte një gjë të tillë në mënyrë kategorike:“Nuk kemi çifutë ne.”

Ishte kohë lufte. Në atë ko-hë gjyshja e Llazi Dukës mori katër vajza çifute për t’i strehu-ar. I shpërndanë në lagje disa dhe një vajzë e mori Papa Foti Zisi, prifti i Gjirokastrës. Ai e këshillonte atë ta mbante shtë-pinë të mbyllur me kyç, që të mos e vrisnin gjermanët. Dhe në shtëpitë, ku kishte çifutë të tjerë në lagje, ishte dhënë porosia që të thoshnin se ishin muslimanë. Pepo Betino sot ë-shtë në Janinë, ku ka një dyqan qelqurinash. Ai ishte shu-më i mirë. Bënte dhe shumë shaka. Bënte lodra dhe e kishte në qejf teatrin. Sollomon Kofina ka gruan me emrin Sofia dhe vajzën me emrin Denisa, sot e-dukatore. Rrinë në Palorto dhe kanë shtëpinë e tyre. E blenë në vitet ’80.

M.KOÇIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:45 pm

Dëshmi të gjalla të luftës

italo-greke

Flet Nasto Kole:

Jam nga fshati Miçan i Përmetit. Kam ardhur në qytet në vitin 1951. Historia e luftës italo-greke më detyroi që të shkruaja dhe unë. Tërë këta njerëz që janë vrarë këtu, si nuk i morën nënat dhe baballarët e tyre? Si i lanë kaq vjet kështu?

Erdha punonjës në polici 8-9 vjet, pastaj punova në ushtri, në repart special për kufirin. Pa ardhur demokracia, erdhën italianët për të marrë eshtrat e ushtarëve të vrarë, Hysen Adem Pac dhe Muharrem Pac quheshin.

Kemi nxjerrë eshtrat jo vetëm në Përmet, por edhe në vende të tjera. Zgjati shu-më nxjerrja e tyre. Ka patur ushtarë të vrarë edhe në Kë-lcyrë, Kiçok. Kujtoj që italia-nët morën eshtra të ushta-rëve të tyre, por morën e-dhe eshtra ushtarësh grekë.

“Do t’ua japim, ne, thanë ata, për ato eshtra që s’iu takonin.

Edhe te fusha pas stadiumit në Përmet i morën të gjitha eshtrat (grekër dhe italianë)

Lanë vetëm disa që nuk dukeshin, sepse ishin mbuluar me shkurre. Kur u bë stadiumi, nga gërmimet u zbuluan mbi 10 varre. Më thotë Hysen Paci se ata i-shin të grekut, se kishin she-njat e tyre që dalloheshin, si: medalionin e varur dhe kryqet në qafë. Kurse italianët kishin si shenjë dalluese, përveç kryqit dhe një si hark mbi kryq. U mblodhën këto 10 varre, por s‘më kujtohet mirë se kush i mblodhi, i mo-rën në makinë e s’di se ku i çuan…Ka pasur dhe doku-mente, por në vitin 1997 u dogjën. Siç kam dëgjuar, në kishën e Kosinës ishte një gjeneral. Erdhi një familje nga Greqia dhe e ka marrë. Mendoj se Italia edhe grekët i ka marrë për hesap të vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:46 pm

Flet Veiz Dervishi:

Ato që di, more bir, do t’i them. Pas luf-tës italo-greke italiani vuri disa batalione, për të mbledhur eshtrat e grekërve dhe Italia-nëve.

Në fshatin tim Kojë erdhën 200 vetë, ushtarë italianë e ndënjën dy mu-aj. Ishte viti i parë pas luftës, muaji qershor.

Mblidhnin eshtrat e italianëve dhe i dallonin nga uniformat, se kishte akoma edhe të pambulu-ar. Ishin bajonetë më bajonetë të ngulur njëri–tjetrit. Mblodhën në malin Kojë. Mori Italia edhe në Përmet në fushën e sportit.

Seleksiononin dhe i merrnin, se kishin dhe matrikullin në varret, si dhe kryqet, që dallohe-shin.

Te fusha mbi fushën e sportit ishin italianë dhe majtas kur ikën për atje, grekër. Në Sajmol të Me-zhgoranit kishte shumë. Në Këlcyrë, te kisha, nuk ka pasur ushtarë të varrosur, por ishin varre të vjetra të vendasve. Nuk ishte e drejtë që e bënë këtë punë kështu…

Do të ta them edhe të Kosinës…Prifti i Përmetit i nxori varrezat e të krish-terëve në fshat.

Ka dhe varreza të my-slimanëve atje. Ka qenë një gjenaral grek që e mo-rën më vonë. Një grua myslimane i tha priftit: “Mos ngacmo varret tona, se do të futesh dhe vetë atje!”

Ne, që e dimë mirë të vërtetën, kemi të drejtë të pyesim: a janë edhe varret e çamëve shqiptarë në Gre-qi?? A nuk na takon t’i kërkojmë??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:47 pm

Kur Ali Pashë Tepelena ndërtonte ujësjellësin e gurtë

Mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili në-përmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën vazhdojnë të tërheqin kërshërinë e vizitorëve të ndryshëm që mbrijnë këto ditë në qytet. Nga ujësjellësi i dikurshëm i ndërtuar i gjithi me ura dhe harqet të gurta ka ngelur një urë e gurtë në pjesën e sipërme të lagjes Du-navat si dhe disa fragmenete mu-resh dhe harqesh në zona të ndryshme të pjesës veriore të kalasë. Për arkeologun Vladimir Qirjaqi ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës përbën një ndër ndërtimet më të veçanta. “Ujësjellësi, thotë arkeologu Qirjaqi, ishte i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë me ura dhe harqe sillte ujë nga mali i Sopoti për të furnizu-ar kështjellën e qytetit”. Megjithëse në disa dokumente historike flitet se ujësjellësi është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në vitet e kulmit të sundimit të tij në Pashallë-kun e Janinës sërish për arkeolo-gun Vladimir Qirjaqi ndërtimi i ujë-sjellësit të gurtë të kështjellës ka fillesa më të hershme. “Mendoj se fillimet e ndërtimi të tij i përkasin shekullit të 12-të ndërkohë që Ali Pashë Tepelena do të restauronte pjesë të rëndësishme të tij, duke qenë i fundit që jipte kontributin në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit të gurtë”, thotë arkeologu Qirjaqi. Ndërkohë, sipas burimeve historike Ali Pashë Tepelena do të reali-zonte ujësjellësin e gurtë të Kalasë së Gjirokastrës në vitet 1812-1813, si pjesë e ndërhyrjeve në kështje-llën e qytetit. Krahas ndërhyrjeve në kështjellën e gurtë Ali Pasha do të ndërhynte edhe për ujësjellësin i ngritur mbi një sistem kanalesh dhe urash madhështore, i cili do të furnizonte me ujë nga mali i Sopotit kështjellarët. Ashtu si pjesa më e madhe e fortifikimeve dhe kësh-tjellave të ndërtuara nga Veziri I Janinës në këtë periudhë edhe kjo vepër e veçantë do të mbante fir-mën e arkitektit Petro Korçari. Si-pas arkeologut Vladimir Qirjaqi ujësjellësi ose ndryshe aquadeti ishte i ndërtuar mbi ura dhe harqe të gurta, ku pasi ujë kalonte në një sistem të gurtë kanalizimesh depo-zitohej në rezervuaret e gurta në brendësi të kalasë. Por ai që do ta përjetësonte ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës si një dëshmi e vërtetë për këtë vepër të rrallë në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit do të ishte piktori i famshëm brita-nik Eduard Lear, i cili gjatë udhëti-meve të tij në Jug të Shqipërisë e vendosi ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës në qendër të një tab-loje të vet. Krahas vlerave artistike kjo tablo është edhe një dëshmi hi-storike në lidhje me ujësjellësin e gurtë të Kalasë së Gjirokastrës. Dëshmitë historike në lidhje me ekzistencën e pjesëve të veçanta të këtij ujësjellësi i gjejmë deri në fillim të viteve ’30-të të shekullit të kaluar. Ndërkohë një ndër mbetjet më të veçanta të këtij ujësjellësi vazhdon të jetë një urë e gurtë mbi lagjen Dunavat. Ura, e cila
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:47 pm

njihet ndryshe edhe me emrin “Ura e Ali Pashës” është e ndërtuar e gjitha me gur dhe është e lartë 16 metra, e gjatë 40 metra dhe ka një gjerësi 2.3 m. Për arkeologun Vladimir Qirjaqi kjo urë, mbetje e ujësllësit të famshëm tregon për vlerat arki-tektonike, ndërtimore dhe mjeshtë-rinë e gurgdhendësve gjirokastritë, të cilët realizuan ujësjellësin e kë-shtjellës. “Kam patur rastin të shoqëroj dhjetera kolegë të mi dhe grupe vizitorësh në këtë urë dhe ata kanë ngelur të mahnitur nga mjeshtria në ndërtimin e saj”, thotë Qirjaqi. Duket së këto dëshmi, mbetje të ujësjellësit të gurtë të Kalasë së Gjirokastrës vazhdojnë të përbëjnë një element interesant në guidat turistike në qytetin e Gji-rokastrës."Ndihem mjaft i emocio-nuar që kam parë nga afër një ve-për të tillë dhe mendoj së është diçka e veçantë", thotë hollandezi Harmond Din, pasi ka vizituar Urën e Ali Pashës. Si ai edhe vizitorët e tjerë shprehen te entiziazmuar në lidhje me këtë vepër me vlera të rralla arkitektonike dhe historike.



Rikonstruksioni i Kështjellës së gurtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:48 pm

Por duket se një ndër ndërtimet më tipike të Ali Pashë Tepelenës do të ishin ndërhyrjet rikonstruktuese na kalanë e gurtë të Gjirokastrës.Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gja-të sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epi-rit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hersh-me. Sipas tyre, Kalaja ka patur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pasha-llëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjur-më, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndër-sa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripershtatur. Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më 1672: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të Kalasë ndo-dhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 ha-pa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis Namasgjahut dhe fortesës. Ndersa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përr-enj natyrorë”.

Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi te gjatë. Me kalimin e viteve, ajo filloi të lu-ajë gradualisht rolin e një kështje-lle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i Kala-së, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Ka-laja përmbante përveç barrakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogarittur mirë për sigurimin e municio-neve dhe ushqimeve të nevojsh-me. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqe-ndrimit të Ali Pashës, një kullë pra-në këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit, për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore. Ndërsa, në vitet e para të diktaturës komuniste, në hapësirat e Kalasë do të ndërtoheshin qelitë e burgut të njo-hura si “Shtatë penxheret”. Pas një vendimi të qeverisë së asaj kohe në vitin 1968 do të largoheshin nga mjediset e Kalasë qelitë e bur-gut. Në vitin 1971 portat e saj do të çeleshin për vizitorët, të cilët në-përmjet relikeve të vendosura në stendat e muzeut, njiheshin me një pjesë të historisë së Shqipërise. Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do te priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut ne kuadër të Festivalit Folklorik të Gji-rokastres. Njëkohësisht gjatë këty-re viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe pa-naireve të ndryshëm kulturorë. Ka-laja e gurtë është edhe një prej pi-kave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e UNESCO-s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:48 pm

Studimet për kalanë



Udhëtari i njohur osman i shekullit të XVII, Çelebiu, shkruan në shkrimet e veta për kështjellën e Gjirokastrës se “Kalaja është një ndërtesë e vjetër, në një shkëmb që është si shpinë peshku, me gurë e llaç. Rrethi i saj është 1400 hapa, në pozicion gjatësie nga lindja në perëndim, një kala e fortë me gjatësi 600 hapa dhe gjerësi 100 hapa. Kjo kala komunikon me dy porta, të cilat janë shumë të fuqishme dhe prej hekuri. Po prej kësaj porte, në drejtim të perëndi-mit gjendet porta e Namasgjahut. Në këtë vend, midis sheshit të Na-masgjahut dhe kalasë gjendet një hendek i ulët i kalasë, i cili ka 100 hapa gjatësi dhe 20 gjerësi, tri a-nët e kësaj kalaje janë thike si pus dhe s’ka nevojë për asnjë he-ndek...”

Ndërkohë studiuesi shqiptar Gjerark Karaiskaj shkruan se: “Një fortikim që zë një vend ndërmjetësi midis qytetit të fortifikuar dhe kë-shtjellës, është kalaja e Gjirokastrës, kështjellë nga përmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumë banesave brenda saj. Këta tipa fortifikimesh, me zgjerimin e vazhdueshëm të qytetit të dalë ja-shtë mureve dhe spostimit të qe-ndrës së pazarit, fillojnë të luajnë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe gar-nizonit të qytetit”. Sipas dokumentave historikë ishte mjeshtri Petro nga qyteti i Përmetit, ai që do të merrej me Kalanë. Në këto doku-menta flitet për përiudhën kur Ali Pashë Tepelena, i ngarkoi Petro Korçarit, që të ishte arkitekti i parë zyrtar i Kalasë së Gjirokastrës. Kjo nismë parashikonte rikonstruksio-nin dhe zgjerimin e saj, sepse Ka-laja ishte atje prej shekujsh. Sipas studiuesve të ndryshëm, Kalaja mbrohej nga shtatë Kulla dhe për-shkohej nga 4 hyrje, ku tre prej ty-re ishin kryesore dhe një ishte e dorës së dytë. Mjeshtri i ka bërë të barazvlefshme të gjitha kullat në lartësinë prej 30 metrash dhe ma-dhështia e tyre duket në faktin se: deri në lartësinë prej 18 metrash ato janë të mbushura me dhe. E-dhe sot mund të admirosh madhë-shtinë e tyre. Një lartësi prej 2.25 metrash është e ngritur mbi Kulla dhe përbën një si mbulesë të saj, ku janë hapur rreth 4 frëngji topash dhe pushojnë 18 frëngji pushkësh.

Blerim KORE

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:50 pm

Arsimi i lartë privat, standart europian



Intervistë me Akademikun Prof. Dr Salvatore Bushati

Në një pushim kafeje të Akademikut Prof. Dr Salvatore Bushatit, që shoqëronte një grup shken-cëtarësh të hua,j që vizitonin qy-tetin tonë, me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore, më tërhoqi vëmendjen një diskutim interesant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Rast shume i bukur mendova, pse të mos i shfrytëzoja ato minuta pushimi për një intervistë me Prof. Bushatin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:51 pm

- Profesor, cili eshte roli i ar-simit të lartë dhe kërkimit shke-ncor kontributi që ato duhet të japin në kryerjen e reformave në fusha të ndryshme?



- Zhvillimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ka rëndësi pare-sore në zhvillimin e vendit në për-gjithësi e të atij të qendrueshëm, rol të cilin duhet ta luajnë instituci-onet e arsimit të lartë e ato kërkimore shkencore, të cilat tashmë janë të ristrukturuara në një skemë të re në Shqipëri; Në këtë këndvështrim, ato duhet të kryejnë vep-rimtarinë e tyre me standarde ndërkombëtare, të afta të japin kontribut në reformat që kërkohen në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit.

Me këtë unë dua të them që të gjitha universitetet, Akademia e Shkencave, institutet e qendrat shkencore, publike a private qofsh-in, duhet të rritin standardet e punës së tyre. Nga informacionet e veprimtarive të përditëshme që ju i përcillni shoqërisë në lidhje me këtë problem, theksohet se arsimi në përgjithësi është një prioritet i institucioneve tona, nga ai parashkollor e deri në atë të arsimit të lartë.

Përpjekjet tona duhet te jene maksimale, mendoj unë, duke filluar që nga moshat fare të vogla -ato parashkollore. Ne shpesh jemi jo aq të vemendëshëm sa duhet, kur jemi dëshmitarë të tregëtimit akoma edhe sot me shumicë për fëmijët tanë të lodrave të pa përshtatëshme e bile të pa kuptimta për kohën në të cilën jetojmë si, tanke, pushke e revolverë..., të ci-lat shpesh vazhdojmë t’i shohim në duart e fëmijëve si lodra argëtuese e madje të pëlqyeshme për ta, fakt ky që tregon qartë domosdoshmërinë për vëmëndje e investime më të mëdha nga ana e shoqërisë në përgjithësi, për një edukim bashkëkohor, për filiza të shë-ndosha, të ardhmen e shoqërisë sonë, me një përmbajtje e mentalitet të ri. Po kështu themi se arsimi elementar dhe i mesëm kanë një sërë problemesh, për të cilat në këto vite po punohet intensivisht me programe të veçanta nga ministria e Arsimit dhe Shkencës e institucionet e saj, organizatat ndërkomkëtare që punojnë në Shqipëri si dhe shoqatat jo fitim prurëse.

Arsimi i lartë së fundmi është përfshirë nga një mori procesesh progresive, të cilat shoqërohen edhe me përmirësime në legjislacionin përkatës në përmirësim e sipër. Nga ana tjetër është domosdoshmëri që arsimi i lartë duhet ti përshtatet nevojave prioritare të zhvillimit të vendit e me standarde ndërkombëtare, gjë që bëhet më e realizueshme me futjen e sistemit të Bolonjës, që arsimi i lartë t’i shërbejë nevojave të zhvillimit të vendit me standarde europiane e në fushat prioritare që këkohen. Më konkretisht, psh. kohët e fundit Qeveria ka përcaktuar si prioritare përmirësimin e sistemit shëndetësor, që siç e dini ju është tema e ditës në këtë fushë edhe në vendet më të zhvilluara në botë. Për realizimin e këtij qëllimi, në masat që duhen marrë për përmirësime në sistemin shëndetësor nuk është e mjaftueshme vetëm rritja e treguesve financiarë, siç kuptohet dhe flitet shpesh gabimisht në mënyrë të njëanshme; por mirëadministrimi i këtyre burimeve financiare e i shërbimit shëndetsor në përgjithësi. Për një sistem shëndetësor kualitativ nevojiten reforma të thella, por për kryerjen e reformave dhe funksionimin efektiv të sistemit shëndetësor duhen menaxherë të përgatitur e të aftë të zbatojnë standarde të reja. Një menaxher i mire duhet të jetë i pajisur me dije të mira mjeksore, ekonomike dhe bile edhe të komunikimit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:52 pm

- Sipas jush, profesor, ku duhet të përgatiten këta menaxherë ?



Janë të gjitha mundësitë që menaxherë në këtë fushë, por e-dhe në fusha të tjera të përgatiten në Shqipëri. Ministria e Arsimit dhe Shkencës së fundmi ka miratuar programet e studimeve master në nivelin profesional dhe të nivelit të dytë, si për universitetet publike e ashtu edhe për ato private. Universitetet private në vend, sot japin një kontribut në arritjen e standadeve europiane e më gjërë në ar-simin e lartë në Shqipëri. Eshtë shumë e rëndësishme që programet për këto studime të hartohen bazuar në eksperiencat më të mira në vend, por edhe në bashkëpunim me ato që tashmë kanë eksperienca shumvjeçare në fushat respektive në botë. I rëndësishëm është edhe fakti që sidomos studimet master të zhvillohen me metodologji të reja, të pasura me eksperienca, interaktive dhe me një shkallë lirie akademike të cilat të nxisin mendimin e lirë, analizën e pavaruar shkencore e të tjera aspekte si këto. E mora këtë fushë si shëmbull pasi ndër kolegët me të cilët po diskutonim, janë dy mjekë me eksperiencë në praktikën mjekësore dhe atë akademike jashtë shtetit dhe një ndër ta është pedagog në programet e studimeve master ‘’Menaxhim Shëndetësor’’, që zhvillohen në një universitet privat IAL ’ISSAT’, i cili ka hapur për herë të parë studimet në këtë fushë kaq të rëndësishme prioritare për vendin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:52 pm



- Cili është ky institucion i arsimit të lartë ‘ISSAT’, professor. Ju lutem, mund të na flisni, se kemi dëgjuar të flitet shumë për të ?



Pa dashur të bëj reklamë pë këtë universitet që vërtetë ka tregues shumë të lartë të vlerësuara së fundmi nga grupi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit, IAL ‘ISSAT’ ofron programe të stu-dimeve master në bashkëpunim me partnerë të shkollave perëndi-more me eksperienca shumëvje-çare në fushën e arsimit te larte (si UBIS-Gjenevë, Zvicër dhe Univer-sitetit të Mastriktit-Hollandë), të përgatitura në përputhje me filo-zofinë dhe praktikat e përparuara të mësimdhënies. IAL ‘ISSAT’ ësh-të institucion konkurues në drejtim të cilësisë, në sistemin e institu-cioneve të arsimit të lartë në Shqi-përi në programet: E drejtë ndër-kombëtare, Studime europiane dhe diplomaci, Financë-kontabilitet, Me-naxhim biznesi, Menaxhim shë-ndetësor, Psikologji sociale dhe e komunikimit etj. Bazuar në stand-ardet e tij, ai bashkëpunon me uni-versitetet në vend dhe jashtë ve-ndit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:53 pm

- Cili do të jetë stafi akademik në këto programe ?

Në programet master në IAL ‘ISSAT’ përzgjidhet stafi më i përgatitur në fushat e studimeve e me përvoja të mëdha në vend, nga universitetet e njohura në botë, si dhe të ftuar nga organizmat ndërkombëtare në vend e jashtë vendit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:53 pm

- Si realizohet kërkimi shkencor në ‘ISSAT’ ?

Në IAL ‘ISSAT’ janë ngritur dhe funksionojnë struktura për kërkimin shkencor, si Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve, Qendra e kërkimit shkencor, zhvillimi teknollogjik dhe inovacioneve, Qëndra e formimit multidisiplinore.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:53 pm

- Në përfundim të programeve master ç’farë diplomash marrin studentët ?

Pas përfundimit të studimeve master, studentët pajisen me diploma sipas specialiteteve, në përputhje me emërtimet e programeve të miratuara nga AAAP, MASH e nga Këshilli i Ministrave. Pas kryerjes së studimeve Master, studentët pajisen me dije për tu punësuar në profesione apo për të ndjekur shkallët në studime akademike për gradën doktor i shkencave. ata do të jenë më të aftë të kryejnë kërkime shkencore, për të qenë menaxhere e drejtues në fusha të ndryshme të shkencës e ekonomisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:54 pm

- Ju falenderoj për këtë intervistë interesante të shkurtër, por dhe tepër informative e të vlefshme për të interesuarit që duan të ndjekin studimet në programet master në Shqipëri.

Aleksandra PUCI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:56 pm

Ribërja e historisë është

e domosdoshme



Është e dhimbshme dija për vuajtjet e regjimit të egër totalitar në ve-ndin tonë. Nga Kujtimet e Muhamet Hoxhës: “Unë -agjent i CIA-s M.H”, gjen ngjarje që s’mund të përshkruhen. Këtu, pasi dalin në pah torturat dhe dhimbjet që nuk mbarojnë, ku është një bipolarrizim krimesh, që, nëse do të derdheshin në qelq, do të zaptonin botën, do t’ua ka-lonte filmave me çmimin “Oskar”, do t’ia kalonte gjeneralit të Kadaresë. Këtu gjejmë një kolonel pa o-rigjinë, pa shok, ku kalohet model i krimit kinez, ku vlerë ka të jesh sadist, intrigant, kriminel. Midis shumë prologëve ku njëri është një kryetar, një lord dhe një diversant, prologu tjetër janë mandelët shqiptarë, ku dënimet në Shqipëri ua kalonin Mandelës së Afrikës. Jeta e M.H është e lidhur tragjikisht me jetën e atij (të dy lindën në Sokakun e të Marrëve. Ai është shkaba, unë mishi, ai fitimtari, unë humbësi. Ai xhelati, unë viktima. Maç i zi në letra bixhozi, por Ai gjithmonë kokën lart e unë kokën po-shtë. Ai–Udhëheqësi i madh dhe unë zvarraniku i qelive të burgut. Ai njëjës, unë shumës. E kështu humnerë, na ndante urrejtja…Se jeta ime nuk mund të ishte e tillë pa të dhe nuk mund të shkruhet pa jetën e tij.”

Muhamet Hoxha, diversanti që flet nga varri. Ky varr u mbyll përgjithmonë më 1994.

Xxx

Gazeta jonë rizgjon dhe be-son te “Unë –Agjent i CIA-s M.H” për vërtetësinë e vuaj-tjeve, burgimeve, internimeve, se në Shqipëri komunizmi Bolshevik ishte një karambol i im-ponuar stalinist, që shkatërroi lirinë, fenë, pronën dhe njeriun. Sa mirë do të ishte sikur histo-rianët të mos kishin gjini, e-mër, prejardhje, partira e ideo-logjira!

Sot është e domosdoshme që historianët të denoncojnë dhunën, tiraninë, krimin e fshehur të regjimit diktatorial. Shqipëria arriti në pikë të hallit dhe për faj të asaj shumice absolute që pranoi në heshtje dhe i shërbeu me entuziazëm diktatorit dhe diktaturës. Ribërja e historisë është domos-doshmëri, por kush ta bëjë? Transicioni është i rrezikuar. Ngelën fituesit dhe humbë-sit. Sidoqoftë e vërteta është shpallur nga krahu i viktima-ve ose intelektualëve të pa-varur që sot përplasin grushtin në tavolinë dhe nën pe-nën e Safet Butkës, At Zef Pllumbit, Agim Mustës, Ka-striot Dervishit, Bedri Çokut, Tomor Alikos, si dhe shumë shkrimtarëve të tjerë, si: Pje-tër Arbnori, Visar Zhiti, Be-dri Myftari, Dhimitër Pa-ngo, Fatos Lubonja, Miho Gjini etj. Plaga e tjetrit ha-rrohet lehtë, nëse vet plaga hesht. Është koha që bartësit e shumtë ta shpallin plagën, që ajo të bëhet edhe e të the-rëve, në të kundërt barra e harresës bie deri në gurë të lumit.

Në kronikat tona nga diktatura po ju tregojmë dhe ne po zgjojmë se demokracia shqiptare ka shumë punë për të bërë në këto themele të mëdha të holokaustit shqiptar.



(Marrë nga libri i Pirro Lolit “UNË – AGJENTI I CIA-s M.H”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 EmptyWed Jul 07, 2010 8:57 pm

Të dhëna nga Holokausti Shqiptar:

5557 burra dhe 450 gra të ekzekutuar.

26.768 persona të burgosur.

998 vetë të vdekur nëpër burgje.

308 persona të çmendur nga torturat.

7002 vetë të vdekur në kampet e punës.

11.656 vetë të arrestuar.



Brenda këtyre shifrave po u japim

dhe disa nga familjet e mëdha shqiptare



Vlorajt – nga Vlora

Biçakët nga Elbasani

Vrionët nga Berati

Toptanët nga Tirana

Vërlacët nga Elbasani

Jukët nga Shkodra

Resulët nga Vlora

Çobaj nga Shkodra

Karagjozët nga Gjirokastra

Këlcyrajt nga Përmeti

Libohovët nga Libohova

Mulletët nga Tirana

Butkët nga Kolonja

Findot nga Korça

Frashërllinjtë nga Përmeti

Draçët nga Shkodra

Gjonmarkajt nga Mirëdita

Gjylbegajt nga Shkodra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: