Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 12:58 pm

Baladë pë Bilbilenjtë


Nga Dino Çiço









“Ngrehu, o Bilbil, të hedh litarë!”


“Prit, Vezir, të pi cigarë,


se nuk jam çanak me dhallë,


po jam bilbili me pallë!”





“Prit, vezir, të krihem pak,


se e kam dhe për merak!


Prit të dredh këta mustak!





Prit, vezir, halldup i Konjës,


të hedh shishen e kolonjës!





Prit, vezir, më sill dyaren,


të dëgjojnë ato male!


Të binden, se s’kemi halle.


Prit, vezir, të sos një valle!


Prit, vezir, këngës t’ia nis,


të mbajnë iso të shtëpisë.


Nënat lule të Labërisë.





Prit, vezir, më jep barot,


që ta kem në atë botë,


se s’e jap xhanin dot!





Prit, që sharkun ta bëj palë,


se në mal e kam një djalë.


Ai hakun do ma marrë.





“Prit, vezir, këtë llabane,


të ma nisni në stane,


se mbron djemtë në tufane.





Prit, vezir, më sill pak vaj,


që armët gati t’i mbaj,


do t’ia nisim paskëtaj.





Prit, vezir, flamurë sille.


Që në gjunjë atij t’i bie,


shqipja shqipes i ka hije!





Trembëdhjetë bilbilenjtë


vanë në litare vetë.


Shqipja nga flamuri foli:


“Hej, Janinë, t’u çmend Gjoli!”


Rrapi i rëndë degë – degë


u vesh krejt nga rrufetë.


Buzëgaz të trembëdhjetë.





(Marrë nga vëllimi poetik


“Eci në dhimbjen time”, 2000)








Tri poezi nga Jorgo S. TELO





SHQIPËRI,
DHIMBJE E BALLKANIT!






Prej mjerimit – buzëçarë;


Shpirtgremisur – robërie…


Ikën… dy… mijëvjeçarë


Dimërorë – fund e krye…





Njëzet shekuj dot s’të grinë.


Dymijë plagë – gulç vullkani.


Me gjak, shkruar historinë,


Shqipëri, dhimbje e Ballkanit!





1999











FAJET
E HISTORISË






Shqiponja pret t’i ketë të dy krahët.


Dy “kokët” sikur s’bien në një mendje…


Terren dhe rast kërkojnë djajtë,


Përditë t’ia shkurtojnë pendët.


Dhe turret Shqiponja fluturim.


Përgjakur për liri – gjysma e saj.


Këlthet, përgjërohet për bashkim;


Të ndreqi historia goxha faj.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 12:59 pm




LIRIA





Liria:


Ëndërr e trëndafiluar.


Liria:


Pranverë e nusëruar.


Liria:


Heshtje e arratisur.


Liria:


Trishtim i gremisur…


Liria:


Xixëllimë e syrit.


Liria


Qiell i qeshur i
prillit.












Fjalë të urta





Barku është
vëllai i detit (Lurë – Dibër)



Borxhi me borxh
nuk lahet (Tropojë)



Fli pa darkë e
zgjohu pa borxh. (Jug)



Ja të gjetura,
ja të mbetura. (JUG)



Kush pi
veresie, dehet dy herë.(Përmet)



Më mirë një
hasëm e me mend, se pesë miq e pa mend. (Përmet)



Mik të ri gjen
kudo, të vjetrin mos e harro. (Vlorë)



Deti njihet në
valë e burri në fjalë. (Lukovë – Sarandë)



Fjala që del nga goja
s’kthehet prapa. (Arbëreshët e Italisë)



Kalin e njeh
barra, burrin e njeh fjala.



Bejko Birçe,
more djalë./ kallzove më të dy anë./ (Kurvelesh)



Bota është për
gjithë botë, vetëm fati është për trimat. (JUG).



Në bëftë hair kalë
– sherri, unë kalë – shamata. (Dardhë Korçë)



Ha pak e rri në
prag. (jug)



Edhe ngushtë në
qençë, kokën mbaje lart. (jug)



I buti, i
humbti.(jug)



Jeton bleta në
majë të malit, jeton dhe miza në bisht të kalit. (Korçë)



S’mbahet
shpirti me faleminderes. (Veri)



Bijë vendi,
pikë ergjëndi. (JUG)



Gjuha e
njerëzit janë tapi e vendit. (JUG)



Fjalë vendi,
baltë ergjëndi. (Lunxhëri)



Mbi gjithë
botën është mbreti, përmbi mbretin është shëndeti.






Adresa e
Gazetës



“UDHËT E
KOMBIT””









Marenglen Koçiu


Qenrda e Pazarit


Gjirokastër, Albania


E-Mail:
lzhkqarkgjr@yahoo.com



Telefon: 068
543 8888









Shtypur në
shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 1:01 pm

Udhët e Kombit Nr. 3 i botimit, Mars 2010

Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 1:03 pm

Editorial





HARROJMË KOMBIN
DHE DUAM POLITIKËN PËRÇARËSE...!!!






Ka ardhur koha…të ndryshojmë politikën në
Shqipëri, të shohim realitetin me larg-pamësi. Jemi të fundit me “murin e
Berli-nit” të padukshëm dhe kjo kërkon ndryshimin e politikës në Shqipëri, duke
larguar nga pushteti pinjollët e ish-diktaturës dhe të rritet më tepër
kontrolli i partisë mbi institucionet për t’ia kthyer ato Demokracisë dhe
qytetarët, të cilëve u përkasin dhe duhet t’u shërbejnë.



Harrojmë kombin
dhe duam politikën përça-rëse…!



Erdhi dita që
votën e zgjedhësve dhe vullnetin e tyre të mos e shpërdorojmë e të mos bëhet pazar
për interesa politike dhe ekonomike të klaneve që kontrollojnë sot çdo gjë…



Erdhi ora që të
themi të vërtetën, edhe kur kjo e vërtetë është e hidhur… Sot vendi kalon
varfërinë eklektorale që ne vetë i kemi dhënë mundësi dhe e dimë…



Duhet të arrijmë
në një stad të tillë që shqiptarët të votojnë të qetë e të lire, që vullneti i
tyre politik të mos deformohet si nga fenomeni i Dushkut…



Lypset të kemi një
sistem drejtësie të pavarur nga partitë, ku qytetarët të kenë garanci për të
drejtat e tyre kushtetuese më thelbësore në vend, siç është prona. Le t’i jepet
fund njëherë e mirë, me ligj dhe zbatim njerëzor të tij. Le të gjejmë rrugë ose
paketë ligjore, ku të shprehen të drejtat e plota dhe të pa-tjetërsueshme të
pronave të ligjshme, duke marrë në konsideratë skema që kapin zgjidhje
dhe nëpërmjet investimeve edhe djersën e qytetarëve të thjeshtë.



Sot ne jemi në
NATO dhe në prag të lëvizjes së lirë në BE dhe në Botë, ndaj na duhet që këto
që themi të jenë të jenë në të mirën tonë, të fëmijëve tanë e të gjithë
shqiptarëve në vend e jashtë vendit.



Alternativa jonë
politike do të çmohet në qytetin tonë, në Qarkun tonë e në krejt vendin.



Duhet t’u japim
shans shqiptarëve për fillimin e një rruge të re, për të eliminuar
bipolarizimin që ka dëmtuar kaq shumë Shqipërinë në këto 20 vitet e fundit…




LZHK, QARKU GJIROKASTËR






“Te Kalaja mbi kala”





(Thënie e S. Berishës për shtëpinë e Topullaraj)





Shkojmë në shtëpinë e zotit Hadër Topulli
dhe bisedojmë shtruar me të. Tema e bise-dës u bë situata e sotme shqiptare,
prona në Shqipëri, Gjirokastër dje dhe sot; situata me fqinjët tanë të jugut
dhe perspektiva e këtij qyteti të gurtë.



Ai reagon: “Eh,
prona! Asnjë parti nuk është e interesuar që të hape rru-gë për
pronën…Je-mi shumë të inte-resuar, por e kemi humbur besimin. Shoh e
dëgjoj gjithmonë legalizimin e atyre që na e kanë rrëmbyer pronën. Shumë
pronarë, si dhe unë, disponojmë dokumente të kohës së Zogut, me saktësi të
plotë. Do t’ju tregoj 202 tapi….”



Ndërkohë e
vështroj me dhimbje dhe emocion.



Ai më tregon
tapitë e trashëguara nga gjyshi dhe babai i tij, kur sot vetë zoti Hadër është
në moshën 80- vjeçare. Më çudit shkresa e ta-pisë, me vulë të njomë e të thatë
dhe letra duket sikur është bërë sot, me një ngjyrë që tregon vitet,
vje-tërsinë dhe fuqinë e saj. Është me një shkrim që të lë mbresë.



Një statisitikë e
çuditshme, ku spikat stema e mbretërisë shqiptare, shka-ba dykrenare dhe
mandati i aktpronësisë së vjetër, me saktësi e korrektesë të plo-të.



Po
çuditemi me këtë ar-kiv të pasur e tepër të saktë të z. Topulli. Është e
pabe-sueshme pse shteti nuk i arshivon, për të treguar forcën e tij. “Këtu, më
thotë zoti Hadëri, ndalojmë për pronën. Vështirë ta marrim. Më e sigurt është
vdekja, se sa kthimi i pronës. Tek jeni ulur ju sot, kanë ardhur dhe janë ulur
qeveritarë, depu-tetë, edhe vetë zoti Krye-ministër. Ja, shiko dhe fo-tografitë
e dala me ta. Kam shumë kujtime të bukura, por jam në pritje të shumë të
mirave. Më kujtohet fjala e Krye-ministrit Berisha, kur u shpreh: “Këtu qen-ka
kala mbi kala…”



Dhe nga
dritarja vështronte gjithe qy-tetin e Gjirokastrës.



Gjirokastritët e
ka-në ruajtur me fanati-zëm tokën e bukës. I gjithë qyteti nga këto fusha
furnizohej.



Në rrëzë të
kod-rave në Topullaraj i-shin vetëm katër konakë, për të kursyer tokën e bukës.



Ndër pronarët më
të mëdhenj po përmend: topullarajt, sherifajt, karagjozët, le-ngajt etj.



Në Gjirokastër 80%
ish-



in pronarë, kurse të tjerët ishin në kurbet
si zanatçij dhe punëtorë me mëditje.



Ju sot i shikoni
nga larg këto prona, sidomos shtë-pitë, por t’i shihnit më mi-rë, do gjykonit
se sa nikoqirë e të pastër kanë qenë gjirokastritët…



Po
kështu edhe të rre-gullt dhe në harmoni, da-shuri e respekt për njëri–tjetrin…



Sa mbaj mend unë,
një hasmëri ishte në qytet: Boço Kalua me Karagjozët.



Me fenë shkonim
shumë mirë. Lidheshin krushqi brenda popullatës dhe harmonia i-shte e madhe.



Zoti Hadër na flet
edhe për situatën me fqinjët:



-Shoh që popujt
janë larg politikës. Kemi shkuar shumë mirë me ta; kuroheshim atje e bënim
tregti reciprokisht. Më 1913 (pa përmendur Hormovën), në luftën italo–greke,
grekët në qytet u sollën shumë mirë, ishin korrektë. Italia bombardonte, se mendonte,
që ne i kishim grekërit në-për shtëpitë tona…”






ÇËSHTJA ÇAME:Dimension tepër
i dhimbshëm i tragjedisë kombëtare shqiptare






Marrë nga libri i Moikom
Zeqos



“Rexhep Qosja dhe
çështja kombëtare shqiptare






Ngjarjet dhe faktet historike në vetvete e
ruajnë pafundësisht autonominë e tyre. Nuk mund të shlyhen. Ato përbëjnë
materjen e paasgjë-sueshme të kujtesës komb-ëtare, kujtesë e cila ka të bëjë me
dinjitetin, lirinë dhe individualitetin tonë në shekuj. Në këtë kuptim është
krejtësisht e drejtë të për-kujtojmë në kalendar 27 qershorin 1944 si Ditën e
Gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek dhe të ngrihet një
memorial në Konispol.



Çështja çame është
një dimension tepër i dhimbshëm i tragjedisë kombëtare shqiptare.



Çamërit, një
popullsi e stërlashtë shqiptare nga më fisnikët, nga më të talentuarit, nga më
të persekutuarit e kombit tonë dhe padyshim të krejt Ballkanit, me një folklor
të pazakontë e mahnitës dhe vitalitet të dalluar.



I janë nënshtruar
disa herë gjenocideve. Po gjenocidi që filloi më 27 qershor 1944, ku u zhdukën
703 burra, si dhe zhvillimi i masakrës në Pargë, më 28 gusht 1944, ku u zhdukën
200 vetë, në Filat dhe në Vanar, ku e pësuan edhe qindra të tjerë të pafajshëm,
shpërngulja me dhunë nga trojet e tyre etj. janë kryevepra infernale e bandave
shoviniste të gjeneralit Napoleon Zerva, janë më saktë një Natë e Shën
Bartolemeut për shqiptarët. Ky genocid ishte dhe spastrimi i parë etnik në
përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Europë.



“Ballkani , ka
shkruar një shkrimtar i yni, ka prodhuar dhe prodhon histori më shumë se sa
është në gjendje të konsumojë.”



Gjenocidet burojnë nga një irracionalitet i
errët, çlirimi nga kompleksi i gjenocidit është një dlirësim është afirmim dhe
afirmim dhe triumf i popujve. Kjo është e padiskutueshme. Kjo është perspektiva
e politikave tona, është europianizim i Ballkanit në atë masë dhe cilësi
emancipimi njerëzor dhe politik, që një Ballkan pa problem është kusht dhe një
i Europe të Bashkuar dhe pa kufinj, e një qytetërimi të ri.



Populli shqiptar nuk vuan nga kompleksi i
gjenocidit kjo është një pasuri shpirtërore e tij.



A nuk ishte Shqipëria e vetmja në Europë që
në një moment historik tepër delikat i hapi kufinjtë dhe priti partizanët
grekë? I shpëtoi nga masakra, i mjekoi, i ushqeu, shembull ky i një humanizmi
të madh?



Principet e larta të humanizmit janë më
superiorë dhe të plotfuqishëm se primitiviteti i shovinizmave të ndryshëm, që
janë edhe një rrezik potencial dhe real për një deformim të historisë moderne
ballkanike. Për ne, shqiptarët, principet e humanizmit janë thelbi i
demokracisë, i lirisë, i kulturës.



Shqipëria është vendi i miqësive të vërteta
dhe të forta ndaj popujve, veçanërisht ndaj fqinjëve tanë të stërmotshëm. Ky
mesazh është afatgjatë dhe strategjik në të gjitha kohërat dhe situatat, kjo
sidomos për popullin grek, i cili ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët, siç kanë
bërë dhe shqiptarët dhe pikërisht në këto lidhje të fuqishme pozitive
shembullore qëndron dhe ec e ardhmja e marrëdhënieve tona, progresi dhe
emancipimi i tyre.






Tiranë, më 29 qershor
1994



(Shkëputur nga libri
“Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare”)






Bisedë me shekullorin
Skënder Bërzani






Këto ditë u njohëm me një burrë që po i
afrohet sheku-llit. Për ta takuar e për të biseduar me të, u bë shkak kryetari
i komunës “Asim Zeneli”, Ylli Muho, burrë i mençur dhe i qëndrueshëm si lisi.
Ai di histori dhe është mjeshtër i fjalës së artë.



E lamë vrapin tek
xha Skënder Bërzani nga fsha-ti Bubës i Përmetit.



Na priti
miqësisht, na përqafoi fort dhe na afroi mirësi e dashuri. Ai nuk e përdor
shkopin, por e bën rrugën “Arshi Lengo” –Gjirokastër me këmbë. Jo se s’ka
makinë në shtë-pi, por se do që ta mbajë trupin në formë.



Ka tetë fëmijë.
Familja e tij e madhe rregjistron plot 99 vetë. Që të gjithë nëpër shkolla,
nëpër pu-nëra. Jetojnë edhe këtu edhe në Greqi, Itali e Amerikë. Që të gjithë
jetojnë të lumtur e në harmoni e herë pas here pyesin dhe i “raportojnë” babait
dhe gjyshit sheku-llor, Skënder Bërzanit



Ai, jo se është
keq për lekë, se merr pension të mirë. Por kënaqet dhe i duket sikur rinohet
kur e kujtojnë djemtë e vajzat, nipërit e mbesat me ndonjë lek. Se në fund të
fundit njeriu ka nevojë për dashuri dhe respekt. Dhe këto, me sa pamë, xha
Skënderit nuk i mungojnë.



“Babai im ka qenë
në Amerikë, - tregon sheku-llori. – Shtëpinë e kemi pasur në Bubës. Mirëpo
shtëpinë tonë dhe gjithë fshatin na e kanë djegur dy herë austrohungarezët dhe
një herë greku. Greku u ka bërë tortura njerëzve, duke i varur kokëposhtë nëpër
pemë e duke u vënë tymin. Isha djalë i ri atëherë. Në kohën e Zogut kam qenë
e-dhe xhandar gjashtë mu-aj.



Veiz Sevrani ishte
de-putet. Ai e donte shumë babanë tim, sepse ishte nacionalist. Mbase dhe kjo
ka ndikuar që unë të punësohesha, kur mori qeverinë Zogu. Atëherë Shqipëria
ishte e vogël, vetëm 850 mijë banorë. S’kishte flamur që ta ngri-nte.



Si familje
nacionaliste që ishim, e kishte babai një flamur në shtëpi dhe atë ia dhamë
Zogut, të cilin e ngriti në Durrës. Flamuri s’ishte më yni, por i të gjithë
Shqipërisë. Ai valëvitej dhe ne ndienim më shumë ecjen e Shqipërisë, me
vështrimin te ligjet e forta, duke u bërë më të qëndrueshëm në bindjet tona…’



Xha Skënderi
vazh-don: “Mbreti pyeti dajon tim: “Si do bëjmë?” (Se vendi ishte shumë i
varfër). Dajua ia ktheu: “Jugorët janë punëtorë, shqipëria e mesme – po kështu…
Kurse veriorët ti i njeh vetë…”



Nga ky kuvend doli
se për të gjithë jugun Zogu lejoi emigracionin; për Shqipërinë e mesme ndërtoi
mullinj bloje me naftë, që të bluanin drithin. Kurse për male-sorët lejoi
shitblerjen e armëve…, të cilat, duke i bërë të ligjshme, arriti që të
pakësoheshin hasmëritë. Me ligj u bë që kush vriste, vritej nga shteti. Kjo u
bë për të mbyllur hasmëritë…



… Ishim të varfër.
Shisnim tokën, për të marrë bukën për fëmijët. Kam punuar në fushën e sportit
pranë hotel “DAJTI”.



Në vitin 1943 me
një brigadë xheniere italiane kam punuar në Pallatin e Brigadave.
Lodheshim dhe, që të mos na shihnin italianët, fshiheshim nëpër dhomat e
shumta.



Kam punuar dhe në
fabrikën e zhavorrit në lumin Erzen me një pronar italian.



Pastaj tërë jetën
e kalova në fshatin Bubës të PËRMETIT, ku jam marrë me blegtori. Ku dhe u bëra
me fëmijë shumë.



Dashuria për
blegtorinë bëri që tek unë të shtohej gjëja e gjallë shumë, si mizat në lis.



Aty gjeta qetësinë
shpirtërore dhe bollëkun në familje. Edhe më pas unë ushqimet i kam ma-rrë me
thes. Më kishte shtëpia. Mua nuk më mu-ngonte asgjë, se kam qe-në i zoti i
punës.



Në regjimin
komunist na kanë luftuar shumë… Dhe pse? Sepse kisha vjehrrin kulak,
Nazif Bu-bësin. E ç’nuk të bënin atëherë? Ç’sistem ogurzi! ç’regjim!?! Gjeta
nuse për djemtë dhe miqësitë pri-sheshin e nuk shkonin de-ri në fund, se “ishin
nipë-rit e kulakut, Nazif Bubë-sit….”



Kujton xha
Skënderi kohën e Zogut dhe më pas kujton shtëpitë e dje-gura, që i mbuluan me
mushama; kujton torturat nga grekërit, regjimin komunist, që këtë familje nuk e
la të ngrinte kokë kurrë, por e ndau nga njerëzit, nga miqtë e mi-qësitë.



Demokracia e gjeti
shekullorin Skënder Bu-bësi në “ARSHI Lengo” të Gjirokastrës. Këtu djem-të i
kanë bërë shtëpitë me kate.



Atyre u gëzon
zemra, se kanë njohur edhe shumë shokë e miq nga Gjirokastra. Edhe ai do shumë,
por edhe ata e kanë në shpirt.



Që në kohën e
Zogut e ka dashur demokracinë. Por nuk kënaqet me këta politikanë, të cilët nuk
i karakterizon afrimi, vëlla-zërimi, por secili shpalos mendjen e huqet e
veta… Shqipëria i do të mbli-dhen bashkë e të kuvendojnë për
Shqipërinë…






M. KOÇIU





Intervistë


Me arkitektin Jorgo


Xuhano





PYETJE: “Zoti Jorgo,
ju si arki-tekt prej 20 vitesh në Gjirokastër për muzetë. Kini goxha përvojë
edhe në fushën e restaurimit të monumentteve të kulturës në një hapësirë të
madhe kohore. Ç’mund të themi?






PERGJIGJE: Gjer në vitin
1991 – 1992 shteti ishte i inte-resuar për ruajtjen e tyre, ku një rol të madh
kanë luajtur dhe kreditë 20–vjeçare që je-peshin për restaurimin e mo-numenteve
që ishin banesa private. Rregullat ishin të forta.



Deri në vitin 2000 nuk ka pa-sur asnjë investim
për mbroj-tjen dhe restaurimin e tyre, gjë që ju e shikoni vetë…



Mbas vitit 2000
deri në 2003-shin shteti i ka kthyer sy-të edhe nga monumentet e kulturës për
restaurimin e tyre.



Fondi i parë prej
një milion dollarësh, fondi i dytë prej 190 million lekësh dhe tjetri me 200
milionë lekë, kanë sjellë ndryshim: Pazari, Angonatët, Hani i Stavros, Grigor
Kikino,



Të gjitha këto
investime të mos ju duken të mëdha. Qy-teti i gurtë ka nevojë për investime më
të mëdha, por kryesorja është se të gjitha investimet që janë bërë duhet të
jetëzohen, sepse kështu rrojmë më shumë dhe sjellim mirëqenie për këtë qytet
historik.



Investimi është
çelësi dhe duhet të zbatohet ligji për banesat private, të cilat janë shpallur
monument kulture të kategorisë së parë dhe të dy-të…



Do të ishte
me interes dhënia e kredive 20-vjeçare me interes “zero” dhe
përqi-ndje 60 me 40 ose 70 me 30.



Kjo është një zgjidhje, por duke
bashkëpunuar shteti me bankën.






Vujatjet e
fshatit



me shtëpi mbi
samar






Kryetari i Shoqatës së të Për-ndjekurve
politikë në fshatin “Andon Poçi” na tregon se në këtë fshat 75 % e këtij
komuniteti janë të përndjekur politikë. Fiset më të mëdha janë: Zharkallinjtë,
Bashajt dhe Niçajt.



Janë dënuar 5 vetë
dhe njëri është pushkatuar. Disa kanë vdekur nëpër burgjet e Diktaturës. Ka dhe
nga ata, të cilët janë varrosur me buldozerë. Ata rrëfejnë për kalvarin e
vuajtjeve e të dënimeve të rënda në këtë fshat. Sistemi komunist nuk i la të
bënin jetën si të tjerët, të ishin të lirë e të mendonin jetën ndryshe.



Shumë nga ky fshat
kanë ikur në emigrim, por ka dhe nga ata që janë kthyer dhe kanë nisur biznesin
e vet. Pjesa më e madhe e këtij fshati janë nga djepi i kulturës, Voskopoja.
Këtu jetojnë në miqësi e në harmoni gjithë pjsëtarët e komunitetit.



Njerëzit në
demokraci i janë shtruar punës. Më të preferuar kanë pasur përherë blegtorinë.
Kurse tani ku nuk i gjen vllehët! Ata janë deri avokatë, gjyqtarë, mësues,
drejtorë. Ata janë të djathtë dhe nuk shkëputen dot nga bindjet e tyre, sepse
nga forcat e tjera politike janë zhgënjyer.



Nga ky fshat ka
dalë dhe poeti Manol Basho, i cili ecte pas deleve dhe shkruante poezi
tërë jetën. Duhet thënë se ai sistem nuk e vlerësonte si poet, se ishte i
persekutuar. Ka dhe të tjerë njerëz të penës, si: Spi-ro Fuqi e Taqo Zharkalli.



Zhaku tregon se
kur u lind në vitin 1965, nuk qau, siç qajnë të gjithë fëmijët, E megjithatë
nuk iu thanë lotët gjithë jetën, se ishte i ofenduar dhe i përbuzur nga të
tjerë, sepse ishte i dënuar politik me gjithë familjen. Andonpoçasit kanë
vuajtur shumë si endacakë pas deleve, siç thonë vet ata. Edhe shtëpinë e kishin
mbi samar të mushkës, sepse shtegtonin përherë gjatë stinëve të vitit…



S. SOVJANI


S. SOVJANI





Në Dropull ka pasur “shtet-rrethim” në si-stemin
komunist. Ishin lidhur me zinxhirë shpresat dhe ëndrrat e kë-tyre njerëzve që
banonin këtu. Persekutimet, vuajtjet, kalvarin e madh të dënimeve, në Dropull i
provuan shumë, por djaloshi goriciot Pavlli Koço Qendro, ishte më fatkeqi. Ai
martir mbeti dhe pa varr.



Kërkuam në
Gjirokastër e në Dropull dhe nuk mësu-am dot se ku ishte varrosur Pavlli.
Kërkimet tona i shtri-më më larg. Në Degën e Punëve të Brendshme në Korçë na
pritën mirë për hallin që ne kishim. Për-mbysja kishte ndodhur dhe ndihej era e
ndryshimit. Ish-te prilli i vitit 1992. Nëna ime ishte mjaft e shqetë-suar.
Shtrëngonte herë pas here duart, të cilat i dridhe-shin dhe pyeste me ankth: “A
do ta gjejmë, vallë? Nuk mundet të mos ketë asnjë letër ku të jetë shkruar
vendndodhja e varrit. Të paktën të ketë një varr për ta qarë. Nuk na lanë as ta
qanim, kur e pushkatuan, se ishte “ARMIK”. E kam ama-net nga nëna e vëllai…”



Dënesat e saj po
më preknin pa masë dhe mua që mundohesha ta mbaja veten para saj. Në
rregjistrat e Degës së Punëve të Brendshme të Korçës nuk figuronte asgjë.
Gjithçka e zhdukur pa lënë gjurmë.



Edhe në Ministrinë
e Brendshme vajtëm, por më kot. Misteri as që mendohej të zgjidhej ndonjëherë
në mes të atyre shkresurinave të zverdhura nga koha. Ishte varrosur gjithçka
për të mos u zbardhur kurrë.



***


Më 14 prill të
vitit 1949 plumbat do të prisnin në mes jetën e 23-vjeçarit nga Gorica e
Dropullit, Pavlli Koço Qendro. E pyetën për fjalën e fundit para togës së
pushkatimit. Ai, me fytyrë të mpirë nga tmerri, me gjy-smë zëri, tha: “Amanet
në-nën, se e desha shumë!”. Pa e mbaruar fjalën, një batare plumbash i
përshkoi kraharorin. Edhe skuadra e pu-shkatimit përbëhej nga sho-kët e
tij të batalionit, me të cilët kryente shërbimin ushtarak në Ersekë.



Nuk i morën vetëm
je-tën. Ai nuk duhej të kishte as varr.



Këto hollësi i
mësuam nga shoku i tij i ushtrisë, Dhimitër Barka nga Zervati.



Taqi Barka na tregon: “Na ngrinin shpesh
natën të fshi-nim parrullat që shkruhesh-in kundër regjimit të Enver Hoxhës,
pasi ato nuk duhej të shihnin dritën e diellit. E pushkatuan Pavllin, e
pushkatuan pa faj. Ia morën jetën dhe nuk i lanë as fotografitë për t’u çmallur
të afërmit.



Kur erdhi lajmi
për vrasjen e Pavllit, nëna e tij në Goricë, nuk e besoi. Këtë lajm ogurzi e
solli Ollga Thano, kryetarja e këshillit të Goricës, Vasillua nuk e afronte
gjëmën. Ollga, me postin e kryetares, I tha se çdo gjë është e vërtetë dhe duke
e kërcënuar vazhdoi: “Mos guxoni ta qani, se ish-te armik i popullit. Po e
qa-të, do t’ju internojmë të gji-thëve.” Nënë Vasillos i ra të fikët dhe, kur u
përmend, fi-lloi të qante në katoq me dënesë e jo me zë të lartë, se e
dëgjonin.



E kërkuam Pavlin,
por më kot, varrin nuk ia gje-tëm.



Ilir Gjini











Gjirokastra dhe figurat
e saj




















Libri
monografik–shkencor i doktor Shyqyri Hysit flet për një nga figurat më të
shquara të patriotizmit dhe politikës shqiptare: Rauf Fico, i cili mbush 129
vjet nga lindja e vet.



Më e rëndësishme
se kaq na duket jo pse flitet për një shqiptar të madh, për një gjirokastrit të
madh, siç qe Rauf Ficua, por për mënyrën se si është trajtuar. Autori nuk ka
asnjë ngarkesë ideologjike që të anashkalojë apo të harrojë pjesë nga
aktiviteti i këtij patrioti.
Autori muk merr si të mirëqenë çdo deklaratë pa pasur vërtetimin
disabu-rimor. Ky ë-shtë seriozitet shkencor.



Historia bëhet
vetëm një herë. Këtë e thonë të gji-thë, ashtu siç edhe thonë: por
shkruhet qindra dhe mijëra herë. Dhe kjo e dyta është aq e rrezikshme, se u jep
të drejtën pseudoshken-cëtarëve historianë dhe shu-më më tepër
politikanëve, që të deformojnë të vërte-tat historike e të harrojnë apo të
baltosin figura vërtet të mëdha, që kanë qenë protagonistët kryesorë për kombin
dhe për ngjarje që kanë vendosur për të ardh-men e kombit, janë gjendur në
udhëkryq dhe s’kanë hezituar aspak për të sakri-fikuar pasuri e deri në
sakri-ficën sublime…



Historianë të
vjetër e të rinj, por dhe shumë stu-dentë që studiojnë në fakul-tetin
histori–gjeografi, do të mbrojnë tema për tituj shkencorë, të shkruajnë
monografi, duke mbrojtur diploma e do të hartojnë tema kursi për patriotë të
shquar gjirokastritë e për ngjarje që ose janë “harru-ar” ose janë shtrembëruar
me qëllim nga individë apo struktura. Dhe Gjirokastra ka shumë intelektualë
studi-ues.



Duke qenë metropol
i Shqipërisë së poshtme, ajo lidhte dy krahinat më vitale të Shqipërisë, atë të
Labë-risë dhe atë të Çamërisë. Këto nuk janë lidhje zako-nore, por janë lidhje
gjuhë-sore, lidhje historike…






Patriotët
gjirokastritë kanë qenë në krye të çdo lëvizjeje, për të mbrojtur e për të
fituar lirinë. Një këngë e vjetër që është kënduar dhe që këndohet:






“Kurvelesh e gegëri,


Ç’u mblodhën në Ergjëri”….








i takon Lidhjes së Prizrenit, ku ishte dhe
vetë Avdyl Frashëri. Kush ishin përfaqësuesit e këtij takimi nga Gjirokastra
dhe zonat përreth? Asgjë nuk është shkruar. Shumë patriotë janë harruar fare e
shumë prej tyre patën edhe një fund tragjik. Është i njohur guvernatori i
Azerbaxhanit, Abaz Bej Gjirokastra, që i takon fillimit të shekullit XIX. Ai
ishte një pronar i madh dhe i fali shumë dyqane Vakëfit, si dhe vendin dhe
ndërtesën e Prefekturës. Kafen e gjuetarëve ia fali Teqesë së Zallit, që e ka
edhe sot pronë të saj. Kënga popullore e Dalton :






“Ta ngjiti
Moska, ta ngjiti,



Abaz BEJ
GJIROKASTRITI.”



Ndërsa i biri,
Mehmet bej gjirokastriti, vdekur më 1864, ka qenë diplomat i njohur dhe i
rëndësishëm i Perandorisë OS-MANE.



Në aktvitetet
patriotike që në fillim të viteve ’30 të sheku-llit XIX del Kristofor Dilo.
Edhe më herët kemi patriotë gjirokastritë edhe nga Përmeti, Tepelena. Libohova,
Delvina, Konispoli etj. që kanë një aktivitet të ngjeshur patriotik.



Rilindja si
lëvizje e madhe kombëtare u përqafua dhe u bënë gjirokastritët protagonist.Bie
në sy që shumë përfaqësues të Gjirokastrës, të cilët përfaqësonin metropolin e
Shqipërisë së poshtme, u lanë në harresë, si Azis Efendi Xheko, Elmaz Efendi
Boci, Veli Efendi Harxhi (Veli Hashorva)Mufit bej Libohova, Jani Papadhopulli,
Syrja Vlora, Mit’hat Frashëri, Veli Këlcyra, Femi Efendiu, Kristo Meksi,
Aristidh Ruçi nga Sheperi i Zagorisë, Veli Ruzhdia, Jakup Margellëçi. Azis
Antonati, Rexhep Demi dhe Avni Delvina.



Çfarë patrioti ishte Azis Efendi Xheko? Që
kur u arrestua në Janinë, populli i Gjirokastrës mblodhi 300 napolona florin
dhe pagoi lirimin e tij, pa cenuar aspak aktivitetin e heronjve Bajo e Çerçiz
Topulli; është e domosdoshme të themi se mnë Gjirokastër vepronin aktivistë dhe
çeta të tjera si çeta e Hasan Xhikut dhe e Dino Çiços.



Shumë burra gjirokastritë kishin rrëmbyer
armët për Pavarësinë, si Aqif Karagjozi, Safet Selfo e Muzo Selfo, Rezmi
Karalli e Safet Karalli, Rezmi Kadare, Ferik Çami, Turabi Mezini e Avni Mezini,
Selfo Çoçoli etj, etj.



Familjet e mëdha kanë qenë në vetvete
vatrat patriotike, ku edukoheshin patriotë e luftëtarë për atdheun, pa lënë
mënjanë aktivizimin e tyre. Lidhjet e tyre (gjaku e krushqie) janë vërtetë
proverbiale. Familje si: omaratët, Selfatët, Çiçajt, hashorvatët,
kokalarajt,mezinatët, xhangajt, shtinatët, haskajt etj etj, pa ulur madhështinë
e familjeve të tjera, nxorën patriot të shquar dhe heronj. Jo më pak të
shquar qenë patriot të tjerë si Bame Mezini, ai që ngriti flamurin në
Prefekturë më 1912; ndërsa Hasan Xhiku e ngriti më 4 dhjetor në kala, kur u
largua batalioni turk, si Abedin Tushe, Agush Shtino, Hasan Babaço, Bido
Sherifi etj.



Duhet të jesh atdhetar i vërtetë, që për
lirinë e vendit të humbasësh pasuri kolosale si Myfit Bej Libohova që i la t’ia
konfiskonte Perandoria turke, nëse nuk hiqte dorë nga idetë e tij për
pavarësinë e Shqipërisë.



Në atë kohë ai ishte edhe deputet në
Parlamentin turk së bashku me Ismail bej Vlorën dhe Hasan bej Prishtinën. Myfit
bej Libohova fali truallin dhe ndërtesën ku është gjimnazi sot dhe dha dhe 5000
napolonë flori. Figurë tjetër e rritur në Gjirokastër ishte dhe Javer bej
Hrushiti, biri i gruas nga Çerkezia të Maliq Pashë Libohovës, xhaxhai i Mufit
Beut. Kur motra e tij në fillim rtë vitit 1913 (lufta ballkanike) që ishte
gruaja e Sulltan Hamitit, e thirri të shkonte në Stamboll, ai u përgjigj: “Edhe
sulltan të më bëjnë, nuk e ndërroj me Gjirokastrën time.” Ky patriot i
madh në vitin 1944 liroi nga burgu i Shkodrës 300 nxënësit e
gjimnazit që do të shkonin në kampet e përqendrimit në Gjermani, duke vënë në
rrezik veten familjen, u pushkatua në vitin 1945 në grupin e parë prej 17
vetësh, ku ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës. Coptimi i trojeve
shqiptare nuk mund të kalonte pa kundërshtinë e patriotëve gjirokastritë.
Mirëpo asgjë nuk është shkruar për Komitetin Kryengritës të Vasjarit. Labëria
nuk mund të heshtëte.



Dihet lufta e 5 puseve, lufta kundër
andartëve grekë në Cepo.



Hasan Xhiku shkruante: “Mora urdhër nga
Ismail Qemali të shkoja në Gjirokastër dhe të takoja çetën e Çerçiz Topullit,
të Dino Çiços e të Selam Salarisë dhe nga Tepelena shkuam dhe luftuam në
Cepo.



Kryetar i Komitetit Kryengritës në Cepo
ishte Dino Çiço. Ky vetëm për luftën e Vlorës, si anëtar i Komisionit të
Beunit, u dekorua me një medalje.



Për çështjet kombëtare një ndihmesë të
madhe ka dhënë ortodoksia, si Papapano Çuçi klerik, i ati i
patriotit tjetër, ” mësuesit të popullit”, Thoma Papapano Çuçi. Gjirokastra ka
nxjerrë pashallarë ortodoksë ose siç e thërrisnin Pasha kauri i Pazarit të
vjetër dhe Pasha Kauri i lagjes Gjobeg.



Nuk duhen harruar kurrsesi figurat
atdhetare të Gjirokastrës dhe as ngjarjet historike që kanë ndodhur nëpër vite
e shekuj.







Dino ÇIÇO






Thënie


&


pikëpamje





Arti i të jetuarit është më shumë mundje se
sa vallëzim.






Një keqbërës shpesh është ai njeri, i cili
ka lënë diçka pa bërë dhe jo ai që ka bërë diçka.






Virtyti është burim nga ku buron nderi.





Lumturia është ndër-mjetësja midis çasteve
të palumtura.






Nëse i bëni njerëzit të mendojnë se janë
duke menduar, ata do t’ju duan, nësi i bëni të mendojnë me të vërtetë, ata
dot’ju urrejnë.






Ndershmëria është diçka e mirë, por nuk
ë-shtë dobiprurëse për zo-tëruesin, nëse nuk mba-het nën kontroll.






Njerëzit e sukseshëm janë ata që sajojnë
gjëra që venë në punë pjesën tjetër të botës.






Poetët e paformuar i-mitojnë, të pjekurit
vje-dhin.






Ai që do të qeverisë të tjerët, së pari
duhet të jetë zot i vetes.






Njerëzit u kërkojnë t'i kritikoni, por ata
duan ve-tëm lëvdata.






A e dini se bashkëbi-sedimi është një nga
kë-naqësitë më të mëdha në jetë? Por edhe ai ka nevo-jë për prehje.






Një grua mund të falë një burrë për dëmin
që ai bën, por ajo kurrë nuk ia fal atij sakrificën që ai bën për të mirën e
saj.






Depresioni është pa-aftësia për të ndërtuar
një të ardhme.






Në demokraci një pa-rti gjithmonë dëfton
ener-gjitë e saj kryesore në përpjekjen për të provu-ar se partia tjetër është
e pazonja të përparojë dhe zakonisht të dyja ia dalin dhe kanë të drejtë.






Karikatura është e vërteta e vrazhdët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 2:00 pm

Prill 2010
Nr.4



Gjirokastra në syrin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar


Si një forcë e djathtë dhe patjetër një e djathtë e qendrës, sheh se në Qarkun tonë, e domosdo dhe në qytetin e gurtë, është shumë e vështirë të bësh politikë.
Rryma anonime të bllokojnë çdo gjë, pse jo edhe ajrin, që e jep Zoti. Që të mos
zgjatem, po flas konkretisht për zonat, politikën dhe njerëzit e pandryshuar prej afro njëzet vitesh…

Kanë humbur ose kanë fituar politikisht, nuk shqetësohen, sepse i ba-shkon ekonomia
e tyre, që nuk u prishet për asnjë rast. Është e vështirë të bësh politikë në
Gjirokastër, se gjërat janë ndarë si kalldrëmet, me ngjyra të shumëllojshme.

Ngelen me tri ngjyra, si sinonim në të gjitha fushat e jetës, të dukshme dhe të padukshme, që janë pjesë e kësaj jete…

E shikoj shumë të nevojshme punën në bazë, po në bazën e vërtetë. Sepse janë ca
individë, që nuk kanë asgjë me moralin e tyre; mjafton të rrinë në karrige…(laj– thaj për njëzet vjet, prapë po ata janë…) Kjo përbën një çudi: Të paaftë, pa moral, servilë etj., dhe humbës në çdo situatë. Mirëpo çudi është se këta njerëz nuk humbasin ekonomikisht…Kjo është fatkeqësia e popullit të ndershëm të qarkut tonë. Ne nuk jetojmë në shekullin e të paaftit, servilit.

Kjo mua më duket një politikë e gabuar dhe kushdo e di vetë…Ndaj u bëj thirrje klasave të qarkut tim, që bashkë me mua, të dashur miq, punëtorë të ndershëm, njerëz
të varfër, të largohemi nga frika e unit dhe frika e interesit të ngushtë, sepse nuk janë për ne shqiptarët e këtij shekulli, mbasi gjaku ynë është fisnik. Të largojmë ndrydhjen, se ndryshe, ç’do t’u lëmë pasardhësve tanë në të gjitha fushat e jetës?!..

E vërteta është e hidhur, por le t’ua themi sot: Duhet të luftojmë midis dy të
djathtave e të bëjmë luftë, për të mbrojtur kombin dhe shqiptarët, kudo që janë. Të luftojmë ekonomikisht që strukturat e fushave të jetës nesër të jenë më të mira.

Me ekspertë të përgatitur, mundësisht me strukturë dhe infrastrukturë bashkëkohore, duhen arritur objektivat. Ndryshe, kemi të sigurt vdekjen tonë, në të gjitha sferat e jetës.
Gjirokastra e gurtë pa kalanë madhështore nuk kuptohet dot. Ashtu sikurse kalasë, edhe qytetit, një emër i mungonte. Kjo ishte historia. Faleminderit organizatorëve pa dallime aspak partiake. I fale-nderoj për cështjen kombëtare dhe i urojmë Gjirokastrës “Gëzuar memorialin e Gjin Zenebishtit”, vendosur në qendrën dhe në zemrën e Gjirokastrës.
Gëzojnë të mëdhenj e të vegjël, sepse sot nuk flet më Gjirokastra për Gjirokastrën, por flasin shekujt për të. Momenti historik i prerjes së shiririt, është i mbushur me emocione. Shumë njerëz të penës dhe historisë ndjenë një peshë të madhe. Dëgjoja një plak tek thoshte: “Ta gëzoni, u vu guri tek vendi. Unë do iki, por ju prapë ta gëzoni!”
Gazetarë, me aparate fotografikë e kamera të shumta, fokusojnë pamje nga kjo ceremoni madhështore, për të përcjellë atmosferën e gëzueshme të kësaj dite. Kryetari i bashkisë përshëndet dhe thotë: “Ta gëzojmë këtë vepër madhështore dhe në të ardhmen do t’ju bëjmë gjëra edhe më të bukura e me vlerë për Gjriokastrën e gurtë. Premtimi i tij është se shtëpitë e gurta, çatitë afër e afër, portat me harqe, rrugët dhe kalldrëmet, që Gjirokastra të kthehet me historinë e saj një qytet i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, zhvillimin socialekonomik, një zhvillim që qyteti të gëzojë të gjitha mundësitë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë.
M. KOÇIU





Kujtesë





Lidhjet e vjetra, të afërta e të largëta sot kanë një ligj që qeveria e shteti i ka dekretuar.
Ndaj lëreni ligjin të funksionojë.


Nepotizmi është sëmundje që shkatërron shtetin, madje shkatërron arsimin, ekomominë, historinë, shkencën, etj.

Ju lutemi, jo privatizim postesh, jo familjaritet nëpër dikastere, në universitete
e në çdo dikaster shtetëror, se kjo sëmundje na kthen mbrapsh nga çdo rrugë e
mirë europiane dhe minimizon vlerat e kombit tonë.

Nga Redaksia





INTERVISTA JONË





“Gjirokastra e bukur”, nga projektet në realizim

- Flet Vangjel Muço, zëvendëskryetar i Bashkisë Gjirokastër -


Zoti Zëvendëskryetar i Bashkisë, ku ka synuar puna e Bashkisë së Gjirokastrës për ruajtjen dhe rikuperimin e vle-rave të trashëgimisë së kulturës së ndërtimit, si një identitet kombëtar?


Puna jonë është përqendruar në:
- Hartimin e programeve të punës për forcimin e instrumenteve kontrolluese në transformimet territoriale të Gjirokastrës.
- Realizimin e fotogrametrisë dhe dokumenteve identifikues të këtyre vlerave.

- Në hartimin e strategjisë së zhvillimit social e ekonomik të Gjirokastrës.
- Në përgatitjen e dokumentacionit të nevoj
shëm, për t’u pranuar në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

- Në përgatitjen e dokumentacionit për planin e rikuperimit të qendrës historike.

- Në bashkëpunim me qeverisjen qendrore për fillimin e financimeve, për të realizuar rikuperimin dhe konservimin e objekteve në qendrën historike.
- Në studimin mbi riskun sizmik të qendrës historike.
- Në realizimin e projektit “Gjirokastra e bukur” në bashkëpunim me PNUD-in.
- Në aplikimin e programeve për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në qendrën historike, me fonde nga të ardhurat lokale.

- Në realizimin dhe përfundimin e projektit për administrimin dhe menaxhimin e tokës urbane, me bashkëfinancim të Bankës Botërore.






Me 101-vjeçarin Rusto Skëndi nga Lazarati

Personazh

Nuk është vësh-tirë në Lazarat të takosh Rusto Skëndin. Jo vetëm se e njohin i madh dhe i vogël, porse nuk rri mbyllur në shtëpi.
Ai bën shetitje me shokë dhe ulet në ndonjë lokal, për të pirë kafe apo për të diskutuar për vuajtjet e hequra dhe përspektivën…
E takojmë xha Ruston; na fton për kafe në shtëpi, ku ne kënaqemi, kur mësojmë se ai është 101 vjeç dhe mbahet mirë. Këtë aspekt e vëmë re, se nuk lajthit kollaj, por di ta mbajë mend vijimin e bisedës atje ku është këputur rastësisht. Ve-tëm nga njëri sy qahet, se nuk shikon me të. Kurse tjetrin e ka si të shqiponjës. Madje shikon e të
njeh që nga larg. Është një tip që të afron në bisedën, ku historitë vijojnë
njera pas tjetrës.

Është një burrë i gjatë dhe i pakërrusur, edhe pse ka vuajtur shumë në jetë. E mban veten të hekurosur dhe festen e bardhë me antenë, sikur ta ketë përdorur tani. Ajo i shkon për bukuri.
Tentoj ta mbaj për krahu, kur ngjitim shkallët e ulta të shtëpisë njëkatshe. Mirëpo plaku nuk e do ndihmën time. Ai gjer tani ka qëndruar si burrë dhe s’e ka mbajtur njeri për dore. I tillë dëshiron të qëndrojë deri sa të mbyllë sytë.
“Shkollën fillore e bëra këtu në Lazarat, - thotë plaku. Kam bërë dhe liceun dyvjeçar
Gjirokastër, po nuk mund të rrija vetëm me kaq, prandaj
ndaj mbarova dhe shkollën ushtarake në Durrës. Ishte viti 1943. Fillova edhe punë. Më graduan rreshter të xhandarmërisë. Kur erdhi Italia më pushuan nga puna.
U hodha me anën e Ballit Kombëtar. Kam qenë edhe sekretar i Ballit në Lazarat.
Në vitin 1943 vajta me baba Rexhepin në Shkodër. Më kërkonin për të më arrestuar, se isha me Ballin. Më arrestuan dhe më dënuan dhjetë vjet. Shtatë vite i bëra kokërr më kokërr nëpër kampet e përqendrimit deri në vitin 1951. Dola nga burgu dhe u ktheva në fshat. Vuajtjet e mia nuk morën fund këtu. Isha i persekutuar. Të gjithë më shikonin me sy të keq si në punë dhe në shoqëri. Ah, sistemi! Ai sistem që s’na la të merrnim frymë lirisht… as të thoshnim atë që ndienim, të ishim edhe ne si gjithë të tjerët.”
Xha Rustua edhe pse ka vuajtur shumë, është burgosur, persekutuar e dënuar një jetë të tërë… është bërë edhe më i fortë, si për t’i treguar sistemit, atyre që donin ta mbanin në “shtetrrethim” e ai të mos ngrinte kurrë kokën., që unë ja tek jam, s’më mposhtni dot, s’ma vrisni dot jetën, shpresat dhe ëndrrat që kam….”
Dhe xha Rustua vërtet ka qenë dhe është kolosi si Matua te filmi “Njeriu me top”, i pamposhtur.
“Kur isha në burg, familja ime ishte e varfër, në vuajtje e mjerim. Vuante për kafshatën e bukës. Nuk mjaftonin këto, por më vdiq dhe një vajzë shtatë vjeçe. Ah, që nuk iu ndodha pranë!"
Xha Rustua vazhdon të kujtojë vuajtjet e veta e të djalit të tij, Hetemit në kooperativë. Luftoheshin nga sistemi ogurzi vetëm se ishin nacionalistë. Punonin në punëra të rëndomta e prapë jeta vazhdonte.
“Nuk na linin asnjëherë të ngritnim kokën neve si familje.”
Punonte xha Rustua dhe se duheshin rritur fëmijët ashtu siç e kishin fatin…
Duke psherëtirë me ndjesinë e lehtësimit ai shprehet: “ Po na mori të keqen ai sistem.E kujtojmë për keq, sa herë e kujtojmë. Nuk ikën kollaj fara e keqe jo. Tani jetojmë në demokraci, të cilën e kemi pritur dhe e kemi ëndërruar. Eh, ia lumsha syrin Sali Berishës që di të bëjë vetëm të mira për ne, për vendin, për Kombin!”.
Xha Rustua tani jeton mirë dhe, kështu siç mbahet ai vështirë se do takohet ndonjëherë me vdekjen.Pleqërinë ia lehtësojnë më shumë djali, Hetemi dhe vajzat me respektin e dashurinë për prindin dhe përkujdesjen.
Takohemi me xha Ruston me dëshirën për t’u takuar e kuvenduar përsëri me të në fshatin LAZARAT. Xha Rustua bën dhe kritika për demokracinë sot: “Akoma s’kanë vajtur gjërat te vendi. E ç’të them tjetër? ÇËSHTJA KOMBËTARE KËRKON PUNË. Kemi qenë si fshat të dënuar nga ai sistem. Ishim të përbuzur. Kemi mbledhur bimë mal më mal.Edhe shtëpitë me fitimet e luleve që mblidhnim i kemi ndërtuar. Ndjek situatat politike në vend dhe PD nuk e heq nga goja. I vetmi President në Shqipëri që ka nderuar baba Rexhepin me titullin e lartë “Nderi i Kombit” ishte Berisha. E djathta le të punojë me të djathtët për të mirën e vendit. Më dhemb zemra, kur nuk venë punët mirë… Në 1943-shin, në luftën italo – greke kam qenë në postkomandë. U bë një sulm grek me italianët në Vithkuq. Zumë 11 robër grekë. Kishim urdhër të mos i vrisnim… Ne shqiptarët e shitëm për 20 aspra Shqipërinë…Një nga robrit grekë fliste: “E morëm Tepelenën, e morëm Gjirokastrën!...” Nuk i pushonte goja edhe pse ishte rob.

Xha Rustua është bektashi. “Jam fetar, bektashi që nga qershori 1933, muhip me baba Selimin. Duhen netë dimri për t’i treguar të gjitha… Kemi qenë si fshat të dënuar në atë sistem; kemi qenë të përbuzur. Na lanë pa shkollë, na lane në harresë. “Ah, se harrova vëllanë! Ma kanë dënuar me 101 vjet burg. Falë amnistisë bëri vetëm 15 vjet… Dënimi më i madh që ka njohur Lazarati. Më dhemb zemra kur nuk venë punët mire. . Jemi 800 shtëpi e pesë mijë banorë. Ka shumë papunësi. Jeta do punë…”

Dhe kujton vargjet:

“Teqeja në zall të zi/
Me mushit’ që kishe ti,/
Të kishte bota zili./
Asnjeri s’ta vuri zjarrë,
Por spiunë e tradhtarë../”

Shkëputemi e duke u përqafuar, plaku i moçëm flet: “U faleminderit që më erdhët! Ardhshi përherë, se derën ezemrën time e kam gjithnjë hapur për ju.”
Tomorr SENA








Mbrëmja e Aperitivit italian...

Stina e madhe e aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010 – Dy popuj, një Det, një Miqësi”, organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, ka për qëllim kryesor forcimin gjithnjë e më
shumë të lidhjeve të bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve tona.


Në Gjirokastër aktivitetet kulturore janë duke u shumëfishuar nga viti në vit,
falë impenjimit në rritje të Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë dhe
të Komitetit “Dante Alighieri” Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit të madh të
ofruar prej të gjitha institucioneve të Gjirokastrës. Mbi të gjitha, falë
dëshirës së qytetarëve gjirokastritë për të pasur “më shumë Itali” në qytetin e tyre.

Këngët e Çelentanos, Morandit, Modunjos, Mines, Nades, Nikola Di Barit, Albanos dhe të shumë këngëtarëve të njohur italianë të viteve ’70 u kujtuan dhe u kënduan me nostalgji nga shumë intelektualë e qytetarë gjirokastritë, të mbledhur në ambientet e Bar “Kërculla” më 20 mars.

E bukura e asaj mbrëmjeje qe se çdo gjë u improvizua natyrshëm dhe me shumë
pasion. Kujtimet e shumta rreth asaj muzike të ndaluar për kohën e diktaturës, por që ndiqej me shumë passion… deri dhe aventura të rrezikshme, e shtuan edhe
më shumë bukurinë e asaj mbrëmjeje…!

Mbrëmja e Aperitivit Italian bëri të ndihet në qytetin e Gjirokastrës një “fllad” alegrie dhe koloriti muzikor Italian, duke u përgatitur për evenimentet e ardhshme të parashikuara për në Gjirokastër (Konferenca për arkeologjinë dhe Adrianopolis, një tjetër aperitiv Italian me nostalgjikët e muzikës italiane.

E mbi të gjitha Ekspozita Ndërkombëtare prestigjioze e shpikjeve të Leonardo
DA Vinçit, që mendohet të inagurohet më 15 maj në kalanë e qytetit.






Përmeti gdhihet me çudinë e radhës


Zoti Widhers, Ambasador i SHBA në Shqipëri, shkon mik në qytetin e luleve.

Pranvera ka ardhur dhe është e pranishme kudo, por këtij qyteti të bukur ia shtoi edhe më shumë pranverën ardhja e z. Widhers. Ishte gëzim i madh e kënaqësi e pafund për përmetarët, që patën midis tyre mikun nga larg.
Ishte një ftesë e disa vajzave sportiste, që detyroi zotin Widhersin të vlerësonte ftesën, duke ndarë gëzimin e lumturinë me përmetarët.
Pritje e shkëlqyer. U shpalosën vlera, bujari, dashuri e mirënjohje e madhe,
ashtu siç dinë të presin përmetarët. Të gjitha vlerat njerëzore për njeriun e
madh që përfaqëson demokracinë botërore.

Dhe Noli e lavdëronte mikpritjen përmetare: “Nëse do të gjesh kuzhinën sutra me
të gjitha të mirat, e gjen te përmetarët”– thesksonte Ai.

Widhers u takua me spo-rtistet dhe me kryetarin e Bashkisë së Përmetit. Festë.
Gjithësecili ndihej i lumtur. Zoti Widhers preku e njohu nga afër njerëzit e
mirë e bujarë të Përmetit, rrugët, shkollat, lulet e bukura, për të cilat ky
qytet ka traditë. Kryetari i bashkisë, mes emocioneve të shumta, përshëndeste
dhe ndihej i lumtur nga ardhja e zotit Ambasador i vendit të madh, që i jep vendit tonë mbështetje të madhe në rrugën e demokracisë.

Ky takim do të mbetet një kujtim i rrallë për përmetarët, por edhe për ne si media, që përjetuam ardhjen e Widhers në qytetin jugor. Ai u njoh me vlerat historike e kulturore dhe u impresionua. Ne përshkruam pak nga emocionet e shumta që përjetuam në Përmet atë ditë.

Marenglen KOÇIU

















Kujtesë e respekt njerëzve të Luftës

Hodo Lico,
Kryetar i organizatës së dëshmorëve të rrethit Gjirokastër na flet për aktivitetet që bëhen, por ngrë dhe ndonjë problem, që e ngacmon e nuk e lë rehat.


“Demokracia,-thotë ai,- na ka sjellë të mira dhe ato janë të pranishme kudo, por vlerat e luftës Nacionalçlirimtare pse të mos vlerësohen e të njihen si kudo në botë?”

Kështu ngre shqetësimin e ligjshëm Hodua. Janë pri-shur simbolet e luftës, si lapidari në fshatin Taroninë, apo lapidari i “Heroit të Popullit” Muzafer Asqeri. Edhe varrezat e dëshmorëve nuk janë vlerësuar sa duhet. Ato janë dëmtuar dhe askush nuk e çan kokën për riparimin e tyre. Ajo është kulturë, nderim e respekt për të rënët, për dëshmorët që u flijuan për këtë tokë.

Por edhe për ata që u pushkatuan nga okupatorët në Gërhot, akoma s’është menduar që të kenë varrezat e tyre. Jemi drejtuar në organet e pushtetit dhe problemi që na shqetëson ende nuk po vihet në udhën e zgjidhjes. Duhet bërë një seleksionim për të vërtetën e ndodhur, që të mos ketë nga ata që s’e meritojnë këtë status.

Të vlerësohen dëshmorët, të vlerësohet Lufta Nacionalçlirimtare. Edhe ne si pensionistë, kemi vështirësi ekonomike. Përse të mos kemi shërbim ekstra në
arsim, shëndetësi etj.? Pra, të shikohemi më mirë mga ana ekonomike. Veteranët, njerëzit i duan dhe i respektojnë, se kanë luftuar e punuar e pse të mos kenë vlerësimin e duhur?

Kristo Stoja


Aeroporti i Gjirokastrës


Ne Shqiperi transporti civil i brendshem ajror e ka origjinen e tij me 04.09.1924, kur Keshilli i Ministrave vendosi te pranoje kontraten me z. Otto Llambermohol,
perfaqesues i shoqerise “Adria–Aero-Llojd” dhe te autorizohej Ministria e
Puneve Botore qe te provokonte daljen e nje projektligji per vendosjen e trafikut te aviacionit civil ne linjat Tirane-Shkoder-Durres-Berat-Vlore-Gjirokaster. Me vone u lidhen Korça, Kukesi dhe Peshkopia..

Linja ajrore Tirane-Gjiroka-ster-Tirane u inagurua ne 11 gusht 1929 dhe ishte operative, vetem ne kushte kohe opti-male. Ne kete periudhe veshtiresia kryesore paraqitej ne gje-tjen e ekuipazhit qe do te kry-ente sherbimin.
Fillimisht ka operuar nje ekuipazh i reduktu-ar gjerman dhe me pas nje
italian.

Ne keto kushte filloi transporti i pasagjereve dhe i pos-tes, duke perdorur dy ose tre aeroplane te lehte te tipit “AlbatrosE” dhe “AlbatrosG” me tre vende
secili.
Ne vitin 1932 u abrogua marreveshja me gjermanet dhe iu dha koncensioni per sherbimin ajror civil shoqerise italiane “Ala–Littoria”, me te cilen
Qeveria Mbreterore Shqiptare lidh kontrate per koncen-sion ekskluziv. Ne kete periudhe nis edhe ndertimi i aero-portit te Gjirokastres.

Ne vitet ‘30-‘40 ky aeroport ka patur nje funksion te dyfishte, ate civil dhe ushtarak. Gjate viteve te luftes ketu u vendosen rreth 30 aeroplane transporti, bombardues, civile etj.

Ne kete periudhe per transportin civil operonte shoqeria italiane “Ala Littoria” qe perdorte per transportin e pasagjereve aeroplane te tipit “Breda 44”.
Linjat kryesore te kesaj periudhe, qe kishin si stacion aeroportin e Gjirokastres ishin: Tirane-Vlore-Gjirokaster-Tirane dhe Tirane-Korçe-Gjirokaster-Tirane.

Me Italine funksiononte linja Gjirokaster–Brindisi. Ky lloj transporti zgjati deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore, pas se ciles, me futjen e Shqiperise ne kampin socialist, sherbimi civil ajror eshte nderprere dhe nuk eshte menduar me per riaktivizimin e ketij lloj transporti, si nje nevoje per zhvilli
min ekonomik e social te vendit. Aerodromet dhe fushat e aviacionit qe ekzistonin perdoreshin nga Ministria e Mbrojtjes per qellime ushtarake, per nevoja qeveritare dhe humanitare, si dhe per sperkatje ne bujqesi .
Ne kete periudhe ne te gjithe boten, duke perfshire dhe vendet afer Shqiperise,
sherbimi ajror njohu nje zhvillim te madh, duke arritur te perfshinte nje perqindje te transportit te pasagjereve, te barabarte me 7% dhe 25% te transportit tregtar dhe postar, ndersa ne Shqiperi ky lloj transporti ajror ishte teresisht i nderprere.



Aeroporti
i Gjirokastrës pas viteve ’90


Aeroporti i Gjirokastres ndodhet ne nje distance 0.8 km nga ana lindore e qytetit e 0.5 km nga rruga nacionale, shtrihet ne fu-shen e Gjirokastres, ne nje lartesi 190 m mbi nivelin e detit. Aero-porti perfshin nje siperfaqe komplekse, rreth 124 000 m2. Pista ka gjatesi 1250 m dhe gjeresi 10 m. Zona e parkimit eshte 300 m e gjate dhe 80 m e gjere, ndersa zona e sherbimit ka nje siperfaqe mbi 20.000 m2.

Vitet ’90 e gjejne aeroportin e Gjirokastres ne gjendje pune. Kjo, fale kujdesit dhe mirefunksionimit te tij ne vitet e meparshme, ku rregullat e forta ushtarake e mbajten ne kushte optimale. Ne keto vite aeroporti i Gjirokastres u perdor prej Ministrise se Mbrojtjtes, si dhe per rastet e emergjencave shendetsore, sherbime bujqesore dhe per autoritetet e ndryshme, qe vizituan Gjirokastren ne dite te mira dhe problematike.

Avionet e shoqerise amerikane MAF ne vitet ’90 perdoren kete aeroport ne
funksion te riaktivizimit te linjes ajrore Tirane–Gji-rokaster–Korce–Tirane, aktivitet ky qe na kujtoi vitet e shkuara, kur ky aeroport ka qene nje nga me te rendesishmit e Shqiperise.

Ne ditet e veshtira te vitit ’97 pista e ketij aeroporti u perdor nga helikoptere te shumte, vendas dhe te huaj. Mund te kujtojme se ketu u ulen me helikopter ish-Kryeministri Italian Romano Prodi, ishKancelari austriak Vranicki etj.

Me ngjarjet e vitit 1997 aeroporti i Gjirokastres pesoi nje shkaterrim total. Dolen nga funksioni te gjitha aparaturat dhe ambien-tet, si: pista, kulla e navigimit, stacioni meteorologjik, si dhe gjithe infrastruktura nqe e mbante ate ne pune.

Pas vitit ‘ 97, per arsye nga me te ndryshmet, ky aeroport u la ne braktisje te plote, edhe pse ai eshte akoma sot nen varesine e Ministrise se Mbrojtjes dhe konkretisht te Forcave Ajrore.

Pushteti vendor i Gjirokastres (Qarku dhe Bashkia) gjithmone
kane shprehur interesim per rehabilitimin dhe rivenien ne funksion te ketij
aeroporti. Ne funksion te kesaj jane organizuar shume takime me
drejtuesit e Ministrise se Mbrojtjes dhe Komandes se Forcave Ajrore, si dhe me
Drej-torine e Aviacionit Civil ne Tirane e me faktorin e huaj, ku vlen te
per-mendet ndihma e dhene nga DIE (Delegacioni Italian i Eksperteve) qe
ne vitin 2003 beri te mundur te realizoje Stacionin Mete-orologjik te
standarteve nderkombetare, si dhe te furnizoje ma-terialet per rrethimin e
aeroportit.

Ne 2002 Bashkia Gjirokaster, fale nje fondi modest, realizoi vendosjen e
shenjave kufizuese dhe pastrimin e pistes, riparimin e jashtem dhe lyerjen e
godines kryesore.

Pas ketyre nderhyrjeve Komanda e Forcave Ajrore e drejtuar nga Gjen. Astrit
Jaupi ve-ndosi ne ambjentet e aeroportit nje grup ushtaresh dhe ne funk-sion
te riaktivizimit te ketij aero-porti, organizoi ne vitin 2005 nje
stervitje rajonale me helikopteret e Regjimentit te Farkes.

Qarku i Gjirokastres ne vitin 2003, ne bashkepunim me spe-cialistet italiane te
VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe te sho-qerise Tecno Engineering 2C ne
Rome, realizoi nje Studim Fizi-biliteti per kete Aeroport, i cili akoma ngelet
i pashfrytezueshem.

Vizita e paradisakoheve e nje delegacioni italian ne Gjirokaster, duke perdorur
kete aeroport per uljen e helikopterit te tyre, e shtyu me shume Bashkine dhe
Qarkun, qe te rrisin interesin per riaktivi-zim te aeroportit. Ne takimin e
fundit me Gjen. Aldo Piccoti te DIE, si dhe ish-Konsullin e Per-gjithshem
Italian ne Vlore dr. Lo-renzo Tomassoni, kryetari Bashkise kerkoi ndihmen e
tyre per te pare mundesite per nderhyrje rehabilituese ne aeroport, per ta
nxjerre ate nga degradimi dhe per ta vene ne funksion te aktivite-teve te
ndryshme, sic mund te je-ne ato te emergjencave civile, usharake
dhe turizmit. Prej miqve italiane u shpreh deshira per te ndihmuar ne rehabilitimin e aero-portit, duke kryer disa nderhyrje te kulla e navigimit dhe aerostacioni. Nderhyrjet
reabilituese te DIE (Delegacioni Italian i Eksperteve), me nje fond
rreth njeqind mije euro, beri rehabilitimin teresor te
aerostacionit te vjeter, si dhe montimin e dy stacioneve meteorologjike dhe Kulles se navigimit. Keshilli i Qarkut Gjirokas-ter ne
vitin 2008 aprovoi ne KRRT Studimin e Zones se Mbrojtur
A-eroportuale te Gjirokastres. Ky studim u pregatit nga
specialistet italiane te VSP Torino ark. Emidio Ceccoti dhe
profesori urbanist Pi-ero Rovigatti. Sot kemi nje tjeter Projekt, ate te
Aerostacionit, i per-gatitur nga Ark. Altin Bici dhe Prof. G. Garau, te
Universitetit te Padoves. Me vendime te KRRT-ve te Bashkise, viti 2003
dhe te Qarkut, viti 2008, zona rreth ae-roportit eshte shpallur Zone e Mbrojtur
Aeroportuale.
Ne baze te vendimeve te Qe-verise, te vitit 2002, aeroportet dhe zonat rreth tyre jane objekte te rendesise se veçante dhe cdo shkelje ligji, duke futur
ketu edhe ndertimet e pastudiuara dhe qe bien ndesh me Projektet e apro-vuara,
do te ndeshkohen deri ne shkaterrim prej policise ndertimo-re.

Riaktivizimi i aeroportit 80- vjeçar te Gjirokastres do te ndihmo-je zhvillimin
e turizmit ne kete zo-ne, si dhe per krijimin e nje tregu rajonal
investimesh dhe zhvillimi.
Delegacioni i Drejtorise se Pergjithshme te Avicionit Civil, i drejtuar nga Drejtori i Pergjithshem, Ervin Mazniku, vizitoi Aeroportin dhe
Institucionet e Pushtetit Vendor para pak kohesh. Ata mbeshteten
riaktivizimin e aeroportit, duke e kthyer ne Aeroport Rajonal
Nderkombtar, pasi i permbush
te gjitha parametrat teknike.



Artisti shërben më mirë
duke qenë jashtë partive


Intervistë me Piro
Qiqin, regjisor i Teatrit Profesionist të Gjirokastrës


Pyetje: Zoti Piro, ç’mund të na thoni për kulturën në Gjirokastër?
Përgjigje: Gjirokastra historikisht është një qytet me shumë kulturë. Ky nuk është një slogan, sepse dihet saktë që këtej kanë dalë personalitete të shquara. Kujtojmë Ismail Kadarenë, disa herë kandidat për çmimin NOBEL, Kujtojmë të madhin shkencëtar filolog në lëmin e gjuhës shqip, Eqrem Çabej.
Pyetje: Të lutem, më thjeshtë.
Përgjigje: Po , Nga ana tjetër çertifikimi i qytetit tonë në UNESKO ishte aspekt që e sqaruam më lart…
Pyetje: Konkre-isht tranzicioni ç’rol luajti në kulturë dhe art?
Përgjigje: Historikisht është shumë i vështirë në të gjithë vendin e për më tepër tek ne qëndron sistemi politik, ndryshimet kërkojnë mentali-tet të ri, si kudo edhe në këto
fusha. Sot e vërteta ka filluar të lëvizë diçka për mirë, megjithatë kërkohet
angazhim trepalësh: individ, biznes, shtet. Arti e kultura përbëjnë një sektor
të rëndësishëm për zhvillimin e një kombi. Art plus komb barazohen me
kulturën e këtij ko-mbi.

Pyetje: Ju lutem, zoti Piro, po niveli i kulturës dhe i artit ku është sot?
Përgjigje: Niveli është i ndryshëm. Piktura dhe muzika kanë nivele më të larta se sa prodhimet kinematografike dhe shfaqjet teatrore. Këtu mendoj se ndikojnë mungesat
ekonomike për të mos dalë vlerat e plota. Por, nga ana tjetër, që ka për
qëllim spektaklet televizive, që kanë nivel evropian. Megjithatë kërkohet
largpamësi, siç e përmenda edhe më lart: pasaporta e një kombi ë-shtë arti dhe
kultura.

Pyetje: Zoti Piro, si e mendoni ju një administrim më të mirë të artit dhe kulturës?
Përgjigje: Kërkohet një vëmendje e madhe nga strukturat vendore e qendrore, nga M.T.K.R.S. një dashamirësi nga biznesi dhe zbatim me rigorozitet i ligjit për artin, te
aprovuar nga Parlamenti shqiptar.

Pyetje: Si shkojnë marrëdhëniet me gjitonët në fushat kulturore?
Përgjigje: Duke qenë se jemi vend kufitar, ka mundësi për t’u integruar shumë shpejt në BE, nëpërmjet artit e kulturës. Konkretisht po zbatohet një projekt dyvjeçar i BE
për Integrimin ndërkufitar nëpërmjet artit e kultures. Kjo ka bërë që Gjirokastra dhe Janina të kenë aktivitete artistike, të cilat, jo vetëm kanë forcuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësinë në art e kulturë me pasaportat e BE për integrimin ndërkufitar. Kështu shkrihen kufijtë e vëllazërohen popujt. Të jemi optimiste për integrimin, se ky do jetë i pakthyeshem
edhe për vendin tonë…

Pyetje: Jo për politikë, por konkretisht në situatat që jemi si i shërben një artist popullit?
Përgjigje: Një artist mund t’i shërbejë popullit të vet, duke mos qenë anëtar i asnjë partie politike, por një anëtar aktiv i shoqatës së artistëve.

Pyetje: Ç’kujtime keni nga karriera juaj?
Përgjigje: Mbresat?
Janë të ndryshme në ka-rrierën e një artisti, ku ka momente të pakrahasueshme,
por dhe të tilla kur i sheh me mendje të ftohtë e që duan korrigjim…Gjatë karrierës
sime artistike ka pasur momente të veçanta. Kam punuar me vite në teatro
profesioniste, kam dhënë premiera në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe
vlerësimet e marra gjatë karrierës sime, sidomos në inçizimet në disa
fil-ma atdhetare, që janë pritur shumë mirë, kur mundohesha të luaja me kolosë
të shquar shqiptarë si;: Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Ilia Shyti etj.

Pyetje: Një shembull mund të na jepni?
Përgjigje: Po sjell një shembull: Në filmin “Njeriu me top” kam
qëlluar të jem partner me Artistin e Popullit, të pa-harruarin Kadri Roshi.

Tek Ai, gjatë filmimeve kam ndjerë dorën e ngrohtë, duke qenë se ishim të rinj.
Kadriu jo vetem për rolin e tij, por edhe neve na jepte këshilla konkrete, që të përshtateshim sa më mirë me rolin në sheshin e xhirimit.

Intervistoi:

Marenglen Koçiu


Pashë një ëndërr… Zoti ma plotësoi.

Ishte ëndrra ime e fëmijërisë, për të shkuar e për të parë Kosovën. Erdhi çasti që kjo
dëshirë nuk mbeti më një ë-ndërr. U bë realiteUnë pata fatin e madh të merrja
pjesë në ceremoninë e Pavarësisë së Kosovës, të shtetit më të ri në Botë.

Shkova si Kryetar i LZHK-së i qytetit tonë me histori të madhe, i këtij qyteti
që është vendlindja e Kadaresë, Çabejt, Gjin Zenebishtit.

Udhëtonim drejt Kosovës. Një udhëtim i bukur, i veçantë, magjepsës.
Udhëtonim dhe mendoja se si do të ishte Kosova martire, si do na prisnin shokët dhe miqtë e zemrës, vëllezërit e një gjaku. Në mendjen time sillja vetëm gjëra të bukura, ëmbëlsi, mirësi, dinjitet,
pavarësi. Sepse ishte një ditë jo si ditët e tjera, por dita e shumëpritur për
Kosovën e kosovarët: Dita e Pavarësisë së saj.

Udhëtimin për në Kosovë shu-mëkush do ta dëshironte.
Ecnim mes gjelbërimit të pafund, sa ishim në territorin pa mbërritur në Mori-në. Syri na shikonte shumë policë. Ata bënin detyrën. Rrugët ishin të hapura. Nuk më durohej sa të takohesha me miqtë e mi,
me të ci-lët do të shkëmbenim shumë urime, dashuri e respekt. Udhëtonim dhe
ndjenim bardhësinë e borës që mbulonte vendin. Edhe hëna shkëlqente. Dukej
sikur edhe ajo merrte pjesë në gëzimin e përbashkët.

Në Prizren më prisnin miqtë e mi.
të mirë, të cilët i kisha lajmëruar me telefon. Ishin niprit e babait të Teqesë
së Prizrenit. Ishim njohur në Gjirokastër dhe mbetëm miq. Shtëpinë e kishin në qendër të Prizrenit. Nuk qëndruam gjatë me ta, sepse më duhej të shkoja në Prishtinë. Doja të isha sa më shpejt atje, pra, sa më afër Pavarësisë, atje ku do plotësohej dëshira shekullore, ku mendja e zemra e gjithë kohës kërkonin Pavarësinë. Dhe ja, ndaluam në Prishtinë. Isha mbushur me shumë emocione e mezi po prisja sa të gdhihej.

Miku im, na çoi te mbesa e tij. Gjetëm një folezë të ngrohtë. Shtë-pia u mbush
me buzëqeshje, me ëmbëlsi, me ngrohtësi të pafund.

Edhe për pak orë do vinte çasti historik i Shpalljes së Pavarësisë. Dola herët
nga ajo shtëpi e ngro-htë. Piva një gotë qumësht dhe dola.
Në rrugën “BILL KLINTON” dhe në gjithë Prishtinën ndihej atmosfera e festës.
Parlamenti i parë i Kosovës mori vendimin… Kudo– gëzim dhe hare.
Gazetarë, diplomate, mediat botërore që nga BBC, CCN, Ballkani dhe Europa ishin
në Prishtinë. Kishte gjithandej përfaqësues shtetesh: francezë, italianë,
grekë, gjermanë, turq etj. Kosova ishte Kryefjala e bisedave që zhvilloheshin
kudo…Një burrë i moshuar, me lot në sy, me nipin e vogël për-dore, si kaloi
afër meje, më pyeti:

- I Shqipes je?”
- Po , - iu përgjigja i qeshur në fytyrë e në shpirt.
Ai përsëri lotoi.
Ishin lot gëzimi, të cilët nuk i përmbante dot. Na u bashkuan lotët e gëzimit.

- Oj, Shqipe, foli sërish, kam një shekull që kam pritur Pavarësinë.”
Nipi katërvjeçar gëzonte, sikur ta dinte saktë rëndësinë e Pava-rësisë.
Lotoja dhe s’pushoja. U mallëngjeva nga fjalët e Bacës 102-vjeçar.

Emocione të forta për mua. Në sallë mbretëroi qetësia. I thash këngëtarit
virtuoz Kastriot Tusha të vinte pak muzikë e ai e ndezi sallën. U përfshiva nga
lot gëzimi. Në urimin tim plot dashuri, ngrohtësi e miqësi thashë: “Vëllezër e
motra, jam shumë i lumtur që festoj tok me ju Pavarësinë. Ta gëzoni për jetë
të jetëve! Shqipëria dhe qeveria e saj do të jenë siç kanë qenë, në mbështetje
të Ko-sovës, të vëllezërve tanë të një gjaku.




Gjuha dhe historia nuk vdesin kurrë.


Ndodhesha pranë Podiumit. Njerëz pa mbarim dhe flamuj që s’numëroheshin. Gëzim
dhe hare me bollëk më rrethonin tejpërtej. Sytë i vërtitja kudo.

Disa minuta pas Shpalljes së Pavarësisë, u lind në Kosovë fëmi-ja i pare.
Kryeministri uroi vajzën me emrin “Pavarësia”. Ta gëzojmë Pavarësinë, vëllezër
dhe motra!”

Në ketë çast unë lajmin ia dha-shë direkt qytetit tim, nëpërmjet TV ALPO…

Në darkën e përgatitur në TV 21 KOSOVA, isha i ftuar dhe ndihesha i lumtur.

Në sallën e madhe dhe hollet ishin shumë veta. Në podiumin e sallës u jepej
fjala atyre që do flis-nin për rastin e gëzueshëm. Bëhej me rregull prezantimi
i fjalëmbaj-tësve dhe të ftuarve.

Mbas shumë urimesh e mori fjalën e shoqja e z. Haradinaj. Ajo, midis të
tjerash, theksoi: “Vëllezër e motra, miq të Ramushit dhe gji-thë shqiptarëve,
kudo në botë, Vij nga Brukseli dhe ju uroj dhe në emër të Ramushit: “Gëzuar
Pava-rësinë gjithë ju kosovarët e mi, ju vëllezër kosovarë dhe shqiptarë, kudo
që jeni!”

Emocione të fuqishme shpërthyen tok me ndjenja të forta afrimi, miqësie e
vëllazërimi.

Nga qendra mediatike e sallës dëgjova të flitej: “Përshëndet kryetari i LZHK
për qarkun e Gjirokastrës, Marenglen Koçiu”
“Siç tha dhe Kryeministri Thaçi: “Pavarësia mbështetet mbi respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Le të jemi shembull i pa-qes në Botë! Të mos harrojmë kurrë heronjtë e Kosovës, të gjallë e të vdekur, që kontribuan me gjithçka për këtë ditë.” U lotuam të gjithë. Unë u premtoj me fuqinë e Zotit, se brenda dy muajve, legjendën tuaj, Ramushin, e kini të lire në Kosovën e lirë, se sot u bashkuan dy krahët e Shqiponjës. (Një-ra qe në Vlorë më 1912 dhe sot Pavarësia e Kosovës shënon festën e gjithë shqiptarëve kudo qe janë në botë.” Salla buçiste e me këngë në gojë “Ti Shqipëri më jep nder, me jep emrin shqiptar! O Kosovë, o Nëna ime…!” etj.

Marenglen KOÇIU





Thirrje


Qytetarë, shqiptarë, brenda e jashtë vendit dhe ju vëllezër të Diaspo-rës,

Ndihmojeni
gazetën “UDHËT E KOMBIT”.

Ajo vjen t’ju tregojë dhe përcjellë ajkën e vlerave historike kombëtare, nga burimet më
të freskëta, më origjinale.


Është në rrugën më të vërtetë të paqes dhe përparimit.


Ju faleminderit!


Me respekt


Redaksia










Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyTue Apr 27, 2010 2:20 pm

Miq të vërtetë të
vendit dhe të Kombit tonë,
Gazeta “Udhët e Kombit”
kërkon ndihmën tuaj financiare që të vijojë rrugën e saj të nisur…
Kjo gazetë rrejdh nga “ajka e vlerave”, nga tradita dhe historia kombëtare. Është një gazetë pa dallime që e ka shfaqur që në numrat e parë të saj.

Miq tradicionalë,

Kërkojmë ndihmën tuaj finaciare për të vijuar misionin tonë të madh, për të hequr pluhurin e harresës si dhe për të nxjerrë në pah vlerat reale të Kombit… Dihet gjendja jonë ekonomike , por dija jonë është e madhe... Nesër do t’iua shpërblejmë ndihmën tuaj…
Vlerësimi juaj, angazhimi juaj do të “shpërblehet “ me dritën tonë për Historinë , pronën , bashkëjetësën shtimin e miqësisë midis nesh…
Presim bujarinë tuaj që e keni demonstruar gjatë gjithë kohës. Ju duke kontribuar ndihmoni të Djathtën e Vërtetë shqiptare…
Me respekt
Redaksia e gazetës “UDHËT E KOMBIT”
Drejtori

MARENGLEN KOÇIU


JU MUND TË KONTRIBUONI

NË NUMRIN E LLOGARISË 0001080088

Raiffesisen BANK


Banka Popullore

NË NUMRIN E LLOGARISË 00080925
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyMon May 24, 2010 4:25 pm

a r Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër Nr.5 i botimit


Nr.5 i botimit Maj 2010


Qyteti i Gjirokastrës




Qyteti i Gjirokastrës, i shtrirë në këmbët e malit të Gjerë, ë-shtë një nga qendrat e rralla mesjetare, ku ndërtimet më karakteristike u ruajtën deri në ditët tona. Ky qytet malor, që doli nga guaska e Kështjellës së vjetër mbi njëmijë e katërqindvjeçare, u zhvillua në afërsi dhe rrotull saj në faza të ndryshme. Nga shek. XVI, kur nisi të hidhte hapat e parë të përtej mureve të kësh-tjellës dhe deri nga fundi i shek. XVII, ky kishte krijuar Varoshin e vet, me tetë lagje të banuara me shtëpi dhe pa-llate të bukura prej guri, të punuara me mjeshtëri të ho-llë dhe të mbuluara që të gji-tha me rrasa, me oborre të rrethuara me mure, me dyqanet në tregun e Varoshit, me xhami, teqe, kisha tërhe-qëse, me hane dhe me disa çesma në vende të ndryshme nga vendosja e tij e fillimit, e cila, siç duket, i plotësonte kërkesat dhe kushtet mbrojtëse të banorëve.

Një faktor me rëndësi në përcaktimin arkitektonik të kësaj qendre ishte karakteri fortifikues dhe mbrojtës i shtëpive të banimit. Gjiroka-stra, si një qendër e rëndësishme qytetare e bujarisë së lartë feudale çifligare, administrative e ushtarake, krahas shfrytëzimit dhe kontrollit të luginës dhe fshatrave pjellore të krahinës së Dropullit, krijoi, në munge-së të ligjeve, një sistem mbrojtës të vetin për t’u bërë ballë armiqësive dhe konflikteve të vazhdueshme të armatosura në gjirin e klasës feudale të familjeve dhe të shtresave të tjera të borgjezisë së vogël qytetare. Ky sistem mbrojtës, i provokuar nga faktorë ekonomikë, po-litikë dhe shoqërorë, gjati shprehjen e vet në formulimin arkitektonik të shtëpi-së qytetare, kështjellë të fortifikuar prej guri.

Koloneli anglez Lik, i dërguar pranë Ali Pashë Tepelenës, që pati rastin ta vi-zitonte Gjirokastrën në 1805 duke folur për pozitën gjeografike dhe për grindjet e vazhdueshme qytetare të kësaj qendre, shkruante: “Mali mbi të cilin gjendet qyteti, është i zhveshur, i mungon uji dhe është vështirë të mendohet një pozitë më e papërshtatshme, veçse po të merren parasysh grindjet pa mbarim midis parisë shqiptare, mbasi këtu familjet kundërshtare, të veçuara njëra nga tjetra nga shkëmbinjtë e nga honet e thella, mund të zvarrisnin grindjet e tyre me vite të tëra pa ndonjë rezultat efektiv. Këtë vërenin edhe studiues të tjerë të huaj, si Pukëvili, Hani, Liri etj.

Ndërtimi krejt prej guri i kësaj banese të lartë me kate e siguronte dhe e mbronte qytetarin gjirokastrit. “Këto banesa me frengji, - shkruante PUKËVILI– dhe të rrethuara me mure, me bedena dhe të mbrojtura nga kulla, kanë çmim më të lartë, sa më të papushtueshme të jenë.” Të pajisura me rezerva ushqimore dhe me depo uji– shtëpitë e pasura kishin çisternat e tyre, që lidheshin nëpërmjet kanaleve me burimet e freskëta të malit të Sopotit si dhe me tubacione që grumbullonin ujërat e shirave që zbrisnin nga çatia. Banesa gjirokastrite prej guri mund të përballonte fare lehtë për një kohë të gjatë gjendjen luftarake të rrethimit.

Shtëpia gjirokastrite e periudhës së Rilindjes ishte një ndërtesë e lartë qytetare e fortifikuar, me disa kate. Në katet e poshtme nga rruga ajo nuk kishte dritare, por frengji. Kurse në katet e sipërme ishte e pajisur me dritare të mëdha, që mbushnin mjedisin e brendshëm të saj me plot dritë.

Të tilla ishin fasadat e shtëpive monumentale të Zekatëve, Skëndulit, (sot muzeu etnografik) dhe sidomos ajo e shtëpisë madhështore e plot hir e Bakirit në lagjen Palorto e pikturuar qysh më 1853 me motive gloreale, pejzazhe dekorative, skena gjuetie dhe luanë në të dy krahët e balleve të tyre.

Oborret e dyzuara të këtyre shtëpive ishin me mure të larta dhe me dyer të mëdha e të rënda. I pari, më i vogli “avant couri-i” i këtyre “kështjellave” feudale, që na kujtojnë më tepër Perëndimin se Lindjen, e fuste vizitorin në një farë paraoborri të vogël, ku me anë të frengjive, ai shqyrtohej i tëri nga koka deri te këmbët nga njerëzit e familjes; kurse i dyti, më i madhi, hapej vetëm pasi i zoti i shtëpisë jepte pëlqimin për pranimin e mysafirit brenda.

Stili i këtyre ndërtesave, shkruante Hahni, nga mesi i shek. të kaluar, u ngjasonte mjaft kështjellave të bujarisë perëndimore të mesjetës, meqenëse edhe jeta e disa prej këtyre banorëve, nuk ndryshonte shumë nga ajo e kreshnikëve të asaj periudhe.

Karakteristikë e shtëpisë Gjirokastraite ishin dhe strehët e dala jashtë mureve, për të mbrojtur çatmatë e katit të sipërm nga lagështira.

Shtëpia gjirokastrite me shumë dhoma ishte e stolisur brenaa me zbukurime në dru, me forma të thjeshta gjeometrike, me motive gjethesh apo frutash të gdhendura në reliev të cekët nëpër dyert, tavanet, sergjenet, në dollapet e murit, divanet etj. Këtu shpeshherë gjendej e gdhendur edhe shqiponja krahëhapur dykrenare.

Me këto motive zbukurohej oda e pranverës dhe e verës, si dhe ajo e dimrit me oxhakun në ballë, ku qenë derdhur frutat polikrome si te banesa e Çelos, në lagjen Varosh dhe motive të tjera të bukura të punuara me shije të hollë artistike nga mjeshtrit e talentuar të punimit të drurit si Niko Lumi, Niko Kalemi,Stavro Dukoli, Pilo Noti, Vito Gjashta nga Krina, Gjikë Bashari nga Gjirokastra etj

Oda e madhe e mikut, më e madhja, 12 deri 18 metra e gjatë dhe mbushur me 12 – 15 dritare të dyfishta, ishte më e bukura dhe më interesantja. Pjesa e sipërme e saj, në formë mozaiku me shufra druri, me kreun më të ngritur që rezervohej për mikun, ishte e pajisur me mindere dhe e ndarë nga pjesa tjetër e dhomës me dy shtylla të bukura që zbrisnin nga tavani në dysheme.

Këto banesa voluminoze, herë me kamare (çardakë) të hapua në katin e sipërm si ajo e Zekatëve në lagjen Palorto, e Lolomanit, në lagjen Varosh dhe herë me divane të mbyllura si ajo e Skëndulit po elegante dhe shumë të larta. Mbase për këto banesa monumentale fliste F. Pukëvili…

Deri në vitet e pavarësisë kombëtare shtëpia gjirokastrite i ruajti pothuaj të paprekura tiparet e banesës qytetare të fortifikuar, dukei dhënë kështu tonin dhe vulën arkitekturës popullore të kësaj qendre të banuar mesjetare. Këto shtëpi dalloheshin si banesat më të fuqishme dhe më të bukura qytetare të vendit tonë. Por, ndonëse përbënin një tip të veçantë të shtëpive qytetare, fakti që lidheshin edhe me ekonominë bujqësore blegtorale, tregon se ato ende ruanin shenjat arkitektonike të banesës fshatare, nga e cila kishin ardhur.

Në shekullin e kaluar Gjirokastra kishte rreth dymijë shtëpi në përgjithësi të bukura, të shpërndara në tri masive shkëmbore, të banuara kryesisht nga banorë muhamedanë. Ajo përbëhej prej dymbëdhjetë lagjeve, nga të cilat me vlerë dhe interes të veçantë arkitekturor ishin: Lagjia Pllakë, Pazari i Vjetër dhe Dunavati i Parë që shtriheshin në të njëjtin kurriz kodrinor, mbi të cilin ngrihej kështjella. Lagjet Hazmurat, Meçite, Teqe që shtriheshin në afërsi të qendrës dhe tregut të qytetit, si dhe disa pjesë të lagjeve Varosh e Palorto. Po kështu me interes ishin dhe disa pjesë të lagjeve Manalat e Cfakë, prapa kështjellës, të cilat kurorëzonin kreshtat kodrinore e shkëmbore të kësaj zone.

Tregu që ishte me vlerë të madhe nga kjo pikëpamje shtrihej në kryqëzimin e rrugëve kryesore të qendrës së qytetit, të njohur me emrin Qafë e Pazarit.

Me rënien e qytetit në dorën e Ali Pashë Tepelenës (1812), veziri i Janinës, pasi internoi parinë feudale kundërshtare, rregulloi brenda një viti e gjysmë kështjellën e qytetit, të cilën e pajisi njëherazi edhe me një ujësjellës të mbështetur mbi harkada të larta disa katshe. Ky ujësjellës me gjatësi rreth 10 kilometra, që shfrytëzonte burimet e malit të Sopotit, i shoqëruar edhe me vepra të rëndësishme arti, si ura dhe harqe të dyzuara, që lidhnin kështjellën me shkëmbin e ÇARLBASHIT, ishte një vepër e rrallë arkitektonike e këtij tipi, e ndërtuar nga mjeshtrit dhe specialistët e talentuar të shkollës së njohur popullore të ndërtimeve hidraulike të Shqipërisë së Poshtme.

Gjirokastra është qyteti shqiptar tip me një arkitekturë shumë të pasur origjinale, me ndërtime karakteristike dhe me vepra arti guri e druri që shquhen për bukurinë dhe larminë e tyre. Këtu ishte dhe kështjella mesjetare, që i rrinte mbi kokë qytetit si mburojë. Ajo, së bashku me kullën e sahatit si dhe me banesat e shpërndara të ndërtuara mbi njëra – tjetrën, u përngjisnin foleve të dallëndysheve të ngjitura pas shkëmbinjve.

Banesat e bukura të kësaj qëndre ishin simbolet e një arkitekture mesjetare vendase të përkryer që ngriheshin në qiell, duke qëndruar varur plot hir mbi shkëmbinjtë. Banesa gjirokastrite, pëveç paraqitjes monumentale, ishte njëherazi edhe një ndërtesë komode nga brenda dhe piktoreske nga jashtë. Duke përbërë tipin më original dhe më karakteristik të banesës qytetare shqiptare, ajo zë njëherazi dhe një pozitë të veçantë në arkitekturën e banesës në trevën e gjerë ballkanike.

Në rrethin e Gjirokastrës, në krahun e djathtë të lumit Drino, ndodhej dhe Libohova, qyteza e aristokracisë së lartë feudale dhe e njerëzve të njohur të jurisprudencës, e vendosur në një grykë shkëmbore rrëzë malit të Buretos. Mjeku anglez Holend, i cili pati rastin ta vizitonte atë më 1813, thoshte se Lobohova kishte rreth 1500 shtëpi, të vendosura në një sipërfaqe të përthyer dhe mjaft të gjerë, ku niveli i pjesës së epërme të qytetit ishte gati 500 këmbë më lart nga a i i pjesës së poshtme të tij. Shtëpitë e kësaj qendre jo të vjetër ishin të tipit të banesës së madhe patriarkale, të rrethuara me kopshte dhe oborre të mbjella me pemë të ndryshme: portokalle, ullinj, shegë etj., që i jepnin vendit një pamje mjaft tërheqëse. Këtu ishte dhe pallati i madh i motrës së Ali Pashës, i vendosur në një pozicion shumë të mirë dhe i rrethuar me mure të lartë.
Besmir ASLLANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyMon May 24, 2010 4:26 pm

Uidhers: miku, më i mirë se çifligu

Rikthehemi përsëri në qytetin e luleve, në qytetin e këngës, në qytetin e Laver Bariut, në qytetin e traditës e të kuzhinës. Kthehemi për të evidentuar vlerat e këtyre njerëzve punë-torë, të dashur e gojëëmbël, por që dinë të duan e të respektojnë madhërishëm edhe miqtë e vendit edhe të huajt.

Kohë më parë, këtu, në këtë qytet kishte më shumë dashuri, më shumë respekt, më shumë mirë-njohje, më shumë këngë, sepse patën në mes tyre zotin Uidhers. Atmosferën e gëzimit e ndjenë të gjithë atë ditë. Kishte urime, kishte buzëqeshje më shumë se ditët e zakonshme.

Festë e vërtetë. Festë siç dinë ta bëjnë përmetarët… siç dinë t’i presin miqtë ata…Në restorantin dikur “BOSTON” e tani “FAMILJA-RI DANI” erdhi, drekoi zoti Uidh-ers. Bisedoi me fëmijë e sportiste përmetarë, bënë shaka, bënë foto-grafi. Ai provoi edhe shijen e gje-llëve përmetare, të gatuara nga Afërdita Kristani. Miku i madh, sapo hyri në atë lokal në zemër të Përmetit, u kënaq nga ajo mrekulli e vërtetë, ku çdo gjë ishte e punu-ar bukur nga dorë artisti. Lokali luksoz, i gdhëndur i tëri në dru, sipas traditës shqiptare, ku gjith-çka të magjepste. Sa bukur, kur shikon njerëz që e duan punën! Gatuajnë për merak, për të këna-qur çdo mysafir e klient e të krijohet përshtypja se gjendesh në një lokal europian. Dhe vërtet, i zoti i atij lokali, që të jep kënaqësi me shërbimin e tij, Adrian Kristani, e-dhe pse ka pasaportë amerikane, nuk i bëhet që të ikë nga Përmeti, sepse është mësuar me përme-tarët dhe nuk e ndërron me asgjë tjetër

-Ja, këtu u ul zoti Uidhers-na thotë Afërdita, e shoqja e Adrianit. Bisedonte me të tërë, me dorën në qafë e fjalën e mençur, që përcillej nga tavolina në tavolinë nëpër gji-thë lokalin. Tre orë qëndruam me të dhe u miqësuam aq shumë. Po orët kaluan shpejt, sa na u duk se kishim kaluar tri minuta.

-Nuk kam mbaruar për kuzhi-niere,-thotë Afërdita. E mësova kë-të zanat pak e nga pak. Adriani e ka traditë edhe nga familja.

Ajo, me thjeshtësinë e saj, tre-gon se si u janë shtuar klientët e-dhe nga krahinat e largëta e nga rrethet e tjera, por edhe politikanë, njerëz të artit e kulturës, shkrimtarë e poetë.

Të gjithë sa kanë qëndruar në këtë lokal, kanë mbetur të këna-qur,- vazhdon e zonja e lokalit.– Por mbi të gjitha, kujtim i rrallë do mbetet prania e zotit ambasador i SHBA-së në këtë lokal. Dhe jo ve-tëm për ne, por për të gjithë përmetarët, do mbetet kujtim i bukur. Vajza amerikane e qytetit të Përmetit, ku zoti Uidhers qëndroi disa orë, bashkë me stafin që e shoqëronte, e pyeti: ”Unë jam e para në kuzhinë?

-Jo, - iu përgjigj zoti Uidhers me të qeshur,-ta mori kuzhina përme-tare.

Tri orë bashkë me zotin Uidh-ers,-na thotë Adriani,-por nuk që-ndruam fare në heshtje. Nuk kish-im druajtje, se miku e ndiente ve-ten si në shtëpinë e vet. Kishte shpërthime shpirti, si një dasmë e vërtetë. Ai i çmoi vlerat e krejt këtij qyteti jugor me bollëk lulesh shu-mëngjyrëshe e me bujari zemre…

-Do vij përsëri në Përmet, se kam dëshirë të madhe–tha Uidh-ers
Korresp. “Udhët e Kombit” Përmet, 2010
Kujtesë


Horoskopi astrologjik dhe çështja kombëtare shqiptare




Nga një traditë mijëravjeçare e skajshme, shënimet e çuditshme për magjistarët ilirë, thë-niet parashikuese të ngjarjeve të së ardhmes nga orakujt e tempullit, pe-llazgë të Dodonës, aftësitë tronditëse prej Mediumit të madh të Piros së Epirit. Sipas Platonit disa magjistarë të famshëm thesprotë mund të ulin në thellësirat e një humnere….

Në mesjetë në Shqipëri dokumentohet

se përdoreshin formulat poetikekurbolisti-ke, me aftësi shëruese magjike.

Vetë astrologu i madh Nostradamus në parashikimet e tij ngulmon se emri Alba nga ku ka gjasa që rrjedh dhe emri ynë etnik Albania, ka një strukturë të plotfuqishme mbijetese.

BBC më 24 dhjetor 1993 nga radioja e saj dhe korrespondentja, Alida Berisha, na njeh me astronominë e…me veprimtarinë e astrologut kroat, Ivan Saviç, i cili …



Dhurata e Ali Pashës për Haki Koren




Ditua, siç e thërret i gjithë Du-navati, ë-shtë 90 vjeçe. Këtë e mësuam në bi-sedë e sipër nga goja e nipit të saj, Krenarit, kur po shkonim për tek ajo.

- Kishim dashuri për njëri–tjetrin, ngrohtësi, afrim me të gjithë,-vazhdon Krenari. -Po nuk e harroj dashurinë e gjyshes sime të mirë e të dashur, Ditos, engjëllores më të bukur në bo-të. E dua, fluturoj në krahët e saj, ashtu si dikur, kur isha i vogël. Më çlodh nga hallet, më mbush shpirtin me dashuri me paqe e mirësi.

Takojmë nënë Diton. Na përqafon fort dhe na uron mirëseardhjen buja-risht ,me gjithë dashurinë e shpirtit. “Ju do nëna,-na thotë duke buzëqe-shur. -Nuk e mërzisin Diton miqtë. Nuk më kanë mërzitur kurrë. Shtëpia jonë ka qenë me derën hapur përherë”.

-Plot e paç! – e urojmë me zë të lartë.

Emri i saj i bardhë si dita…Bar-dhësi pa fund, shpalos edhe nga shpirti e sytë. Dhe nis e tregon kujtimet, që i rrinë ndezur në kujtesë: “Kur isha në shkollën e Gani Beut në Cfakë, në klasë të katërt, Liria, e bija e Beso Gegës na mësonte punët e dorës. Më donte shumë mësuesja, ndaj më ulte dhe në bankën e parë…

-E meritoje, pa të mbante aty, në-no,-i themi ne. Ke qenë balli i shoqe-ve.

Ajo qesh e vijon:

-Si gjithë të tjerat…

-Po, sonte do rrini për darkë,-na thotë ajo, do çmallemi, do rrimë zgju-ar tërë natën, deri sa të dalë dielli do rrimë bashkë. Nëna miq do. Jemi gji-rokastritë denbabaden dhe dimë shu-më histori për Gjirokkastrën e gjiroka-stritët. Rrini se do kënaqeni, a u ke-qen nëna!

Fjala e nënë Ditos përcjell mesa-zhe, ka fabula e humor, ka dashuri e ëmbëlsi pa fund.

-Po kur u martove? – e ngacmon nipi, Krenari.

-Isha vetëm 16 vjeçe atëherë,- tregon ajo. Burri ishte 27. Mos qeshni. Ajo kohë ishte. Por kemi shkuar mirë në jetë. Se nuk thonë kot, burrë e gru-a, mish e thua. Ishim fukarenj si tek babai ashtu dhe tek burri, ku erdha. Morëm një sepet. Po ç’të fusja në të? Ta shikoje sepetin, të merrte më qafë. Kushedi ç’pajë e madhe është bre-nda, thoshnin njerëzit.

Dunavati për mua ka qenë e ësh-të bota. Magjeps për nga bukuria e këtij vendi. Me bashkëlagjasit kemi shkuar mirë. Me të gjithë–fjalën e mi-rë.

Flet nënë Ditua dhe ne e dëgjojmë me vëmendje. Jo se flet vetëm fjalë të mençura, porse i ka lezet fjala. Ne e duam dhe e respektojmë edhe si në-në e moshuar, si grua fisnike, që na-tyra ia ka falur me bollëk. “Eh, mor bij, -vazhdon ajo,- kemi vuajtur tërë jetën, barkun s’e kemi ngopur kurrë me bu-kë. Më tha burri të blenim ca dhën dhe më pyeti, a i mbaja dot. “I mbaj, i thashë unë, si jo”. Ai punonte në një çerdhe të qytetit, transportonte. I ble-më dhentë dhe i kullosja mirë. Me ato rritëm fëmijët. Ja, kështu. Vjasem një çikë në muhabet, mos ma vini re, se gjërat s’m’i thotë goja, por shpirti.

Nënë Ditua ka lindur gjashtë fëmi-jë. Kur mblidhen të gjithë tok, bëhen sa i gjithë Dunavati. Qesh e lumturohet nëna, se ka djem, ka vajza, ka ni-për e mbesa që ia bëjnë më të lehtë pleqërinë. Nëna flet e flet: “Me Lulen, Lule Shehun kemi punuar tok. Kishim shoqëri të madhe. Kur vinim me autobus me Lavo Erindin, me Isa Koçiun, me Tasimin nga Dunavati, kendonim. Mbushej autobusi. Unë ia ktheja me grykë. Pa merrja, o Krenar, t’ia kthej dhe njëherë për mall!

-Të rrosh, moj nënë, të kalosh e-dhe mbishekullin me këmbë e me do-rë e me këngë! - e urojmë ne.

Nëna nuk harron të kujtojë edhe fjalët e xha Koçiut, kur i thoshte: “Mbaje mirë zënë, moj grykëzënë!

Me këngë sikur i largonim ca hallet e kohës që kishim, se fukarallëku ish-te ulur këmbëkryq në konakët tanë. Ç’të kujtoj më parë?! Blenim shëllirë te Sharaf Karagjozi, tek urat. Nuk ki-shim asnjë pikë vaj ulliri, që t’’i lyenim grykën fëmijës. E tani i kemi të gjitha të mirat në shtëpi. Gëzuar e të na rro-ni!

E pyesnim kur shkonte për dru me shoqet në Gjorganë.

-Oho,- psherëtin nënë Ditua.– Bë-nim dru që të ngroheshin fëmijët, të ngroheshin shtëpitë. Me Myfarete Si-nanin, Muno Bebeçin etj. Bënim dru e këndonim. Kënga na lehtësonte. Tër-kuzë nuk kishim. Tërkuzën me dyzet komba e bënim me të keq. E prapë mbajtëm shtëpi e rritëm fëmijë në atë fukarallëk të paparë.

Ne dëgjonim me vëmendje. Ajo s’-lodhet së foluri: “Mbaj mend Baba Se-limin. Dervishi i thoshte se ka ardhur Afërdita. Le të vijë, urdhëronte ai me fjalën e tij gjithë nur e ëmbëlsi. Puthnim dorën dhe pragun e teqesë.

-Eja, vajzë e Babait, më thoshte. Je uratë nga Zoti

Ditua është vajza e Haki Kores nga Cfaka. Hakiu ka qenë nallban i njohur. E dini se si u njoh me Ali Pa-shë Tepelenën? Pashai kishte një kalë të sertë. Në kalanë e Gjirokastrës bëheshin ndërtime. Kali duhej mbathur patjetër, sepse e kërkonte puna te kalaja…Asnjeri në jug nuk e merrte përsipër të mbathte atë kalë. Së fundi i thanë Ali Pashait se vetëm Haki Korja e mbathte atë. Dhe Pashai shkoi e takoi vetë në Cfakë Hakiun.

-Ejvallah, Efendi-urdhëroni brenda i foli nga pragu i shtëpisë.

-Për ty kam ardhur,-i tha Aliu.–Më thanë që je nallban i zoti e dua të më mbathësh kalin.

Bjere, ejvallah, - ia ktheu Hakiu.

E mori kalin para syve të Pashait, e lidhi, e shtriu për tokë dhe e mbathi. Tani urdhëro e merre, Effendi!–i tha Pashait.

I kënaqur nga puna, Pasha i tha Hakiut:

-Çfarë do nga unë tani?

-Unë jetoj në një haur. Do ta doja një shtëpi.

Ali Pashai e mori Hakiun dhe vaj-tën te Emin Kurti në Cfakë, për të gje-tur vendin për të bërë shtëpinë. E gje-tën vendin. E piketoi vetë Aliu. Që në atë moment i vuri në rresht ushtarët për të ngritur shtëpinë. Dhe gurët do t’i transportonin dorë më dorë që nga mademet përtej Drinos. Ustallarët e bënë shtëpinë me tre kate e me të gji-tha takëmet. Ishte viti 1870. Shtëpia qe dhuratë nga Ali pashë Tepelena. Atë shtëpi e gëzon sot nipi i Hakiut, Xhelal Hasko. Nënë Ditua vjen dend-ur te kjo shtëpi, ku u lind e u rrit, te shtëpia e dashur me histori të rrallë…
Alban Arvanitasi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyMon May 24, 2010 5:04 pm

Kënga, njerëzit, historia




Historia, kur s’flet pena në trojet tona, flet kënga në shekuj, flet një shpirt shqiptar, që vdekja s’e kap dot.

Festa e ditëlindjes së Sheh Ali Hormovës bëri që historia të kthehet në këngë. Me bekimin e zotit dhe me ndjenjën atdhetare, kombëtare të zotit Nexhip Onjea në festën e Teqesë së Hormovës me Sheh Hysenin në krye, Hormova e la luftën e sot flet me këngë, me Golikun “Vlora – Vlora!”, Nazifin “Janinës ç’i panë sytë!”, me Vito-rinë, “Abaz Aliu”; me Blerinën”, “Nëna ime”; me Hyso Xhaferin vet i dhjetë, që kthesat i bën siç di ve-të.

Mungonte Tomorr Lelo, Shyqo Hysi, Nexhip Onjea, por nuk mu-ngon Alban Vlora, që shkruan sot për legjendën shqiptare. Se Albani me këta trima ishte edhe në Pa-varësinë e motrës Kosovë. Çudia ndodh: teqeja e mbushur plot. Nje-rëzit po u largohen politikanëve dhe po i afrohen historisë kombë-tare.

Albani pyet Golikun…“Mos më pyet, Golik. Unë di të flas vetëm me këngë, që 13 vjeç dhe do të vazhdoj, sa të rroj.

Goliku shton: “Ku janë ata shqi-ptarë, që shkrinë pasurinë për Shqipërinë? Mjerë ata shqiptarë që shkrijnë Shqipërinë për pasuri-në! Bekuar Shqipëria nga Teqeja e Hormovës!

-Nazif, kur ke derdhur lot në jetën tënde? - e pyet Albani.

-Pavarësia e Kosovës, Alban, i-shim bashkë aty, apo jo? Mëma më dha dashurinë për kombin, ur-tësinë, babai më dha trimërinë dhe ashpërsinë. Do këndoj sa të rroj tërë jetën.

Albani i drejtohet Vitorisë dhe ajo ia kthen:

-Ç’të të them? Abaz Aliu, Besi-mi dhe kënga më rritën dhe jam e lumtur që e trashëgoj te vajza ime, Blerinë. Me shokët jemi një çetë dhe luftojmë me këngë. Rinia po i kthehet besimit dhe çështjes ko-mbëtare.

Mandej Albani pyet Blerinën…

-Ja, të mbaroj këngën – ia prêt ajo.

- Unë jam 30 vjeçe e çdo gjë ia dedikoj nënës dhe atdheut tim.

Rinia po i kthehet traditës shqi-ptare, ku gjen çdo gjë që i mung-on: trimërinë, besimin, dashurinë. Edhe për mua është jeta ime. Do t’i këndoj nënës dhe Mëmëdheut. Ndjenjat e mia janë të mëdha, por unë jam sozia e nënës sime.

Eh, sa festë e madhe. Populli gëzonte, mbushur baçja me nje-rëz. E mbushur teqja me popull. Plot qofsh përherë, o Teqe e Hormovës!

- Sheh Hysen, do t'i çojmë lajmin e festës Kryegjyshit në Krye-qytet, Dede Reshat Bardhit…

- Bekuar ju të gjithë, Bismilah! Jap uratat më të mira: u shtofshin besimtarët! Mësofshi e punofshi, punofshi e luftofshi me penën e frashërllinjve. Shqipëria ka nevojë për penën, për fjalët dhe zemrën tuaj. Paçi uratën!

Emocionet dhe realitetin e asaj feste do t’i përcjell te çdo njeri që do të takoj, tek çdo prag, ku do ndaloj dhe në gjithë botën, ku do udhëtoj, duke treguar që bektashi-zmi, Hormova dhe gjithë teqetë e baballarët, janë paqja dhe urtësia e qetësia vetë... Sa të jem, do tre-goj.

Alban Vlora (mediatiku, i ardhuri dhe i çudituri

E tha ngadalë me zë të qetë



I mirëpritur çdo zë që flet për kulturën, trashëgiminë

Pyetje: Zoti Raj-mond, si gazetar karriere dhe përfaqësues potencial i Jugut të Shqipë-risë për “Zërin e Amerikës” ç’mund të na thoni për karrierën tuaj shu-mëvjeçare?

Përgjigje: Nëse ju specifi-kisht më pyesni, unë do t’iu përgjigjem dhe patjetër do filloj nga Gjirokastra.

Do të flas për kulturën, mu-zetë dhe historinë e këtij qyteti. Ato duhen hapur sa më shumë për turizmin në këtë qytet. Për qarkullimin është shumë e dobishme që qendrat muzeale të kenë vend për të kaluar makinat. Si në botë edhe këtu kër-kohet infrastructure, që në qendrat muzeale është e domosdoshme.

Çdo gjë në këtë qytet dhe në të gjitha pikat historike duhet organizuar me një orar, për të bllokuar lëvizjen e makinave, të funksionojnë muzetë, dyqanet etj.

Pyetje: Ju ka qëlluar të pris-ni shpesh?

Përgjigje: “Kam pritur përfaqë-suesen e zyrës së Venecias, zonjën Marie, e cila më tha: “Ju duhet të keni destinacion për turizmin.”

Kam pritur dhe muzikologë të mëdhenj, njëri prej të cilëve ishte Fre Çetë.

Biseduam për ngritjen e ni-velit të turizmit në cilësi të la-rta, për ruajtjen e autenticitetit. Është thelbësore kjo.

UNESCO kërkon patjetër të ruhen të gjitha pasuritë histo-rike kombëtare. Jemi këtu drejt emërtimit të zonave, psh shkojmë drejt historisë…Konkretisht kemi “Sokakun e të Marrëve”, të cilin e vlerëson edhe Kada-reja. Pra, kërkohet mbështetja vërtetësisht mbi fakte.

Kemi Gjin Zenebishin, Ismail Kadarenë, Eqrem Çabejn etj. Duhen freskuar emërtimet e vjetra me ato që përbëjnë me-morjen e qytetit, se kështu jetë-sohen fakte historike; se përgji-thësisht politika është afat-shkurtër.

Duan të huajt të shkojnë te shtëpia e Kadaresë, por nuk e kemi ende një tabelë, siç nuk kemi as në shumë pika të tjera turistike. Për mua çdo zë është i mirëpritur kur flet për kulturën, trashëgiminë.

Edhe gazeta juaj “Udhët e Kombit” u ndihmon këtyre objektivave tona…

Sigurisht që shtypi është me vështirësitë e veta, sidomos ato ekonomike…Për format e mbijetesës janë gjetur rrugë.

Ndiej respekt për gazetën tuaj, se ka një suport të caktuar e do t’ju mbështesim.

Uroj siqerisht që të rroni mbi vlera.

Kam parasysh që këtu vijnë shumë diplomatë të huaj. Vle-rësojnë shumë minoritetin.

Kurse unë vlerësoj juve për nxjerrjen në pah të pakicave greke vllehe, etj. Pra, kemi një ansambël të tërë vlerash…

Është me vend fjala e Krye-ministrit për besimin, ku Gjirokastra është shembull. Në Gji-rokastër është zhvilluar shumë edhe kultura fonike. Për të ar-dhmen, lidhur me Gjirokastrën, veç turizmit shoh dhe bujqësi-në, shoh pronën…

Çështja e pronës është e vështirë, por duhet zgjidhur sa më shpejt, sepse sjell zhvillim, është komplekse për zhvillimin.

Këtu kam parasysh edhe Bregdetin.

Fqinjët tanë i kanë zgjidhur problemet e pronave. Prona kri-jon probleme edhe për turizmin…



Simboli i demokrasë botërore,
Woker: Miku i mirë
i shqiptarëve




Gjirokastra dhe Peja. Shqipëria dhe Ko-sova. Vendi i ili-rëve etnikë. Bashkimi, vëllazërimi e ka shpëtuar komb-in gjithmonë në ditë të vështira. Lëvizja për Zhvi-llim Kombëtar e qarkut të Gjirokastrës, pas çudisë së zotit Haradinaj, çon përpara historinë e qarkut tonë. Gjendemi vërtet pranë çudisë së vërtetë historike.

Në takimin e organizuar nga shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, me kryetar të sho-qatës zotin Jahja Lluka, merr-nte pjesë edhe Presidenti Fatmir Sejdiu, si dhe akademikë, mes të cilëve Bajazit Nushi, Ali Berisha, kryetar i Pejës, kryetari i AKK Ramush Hara-dinaj etj. Mes diplomatëve të shumtë të huaj ishte vetë Wi-lliam Woker, ambasadori i lë-vizshëm i SHBA, të cilit i është dorëzuar Çmimi “Hasan Prishtina”.

Po në Pejë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e ftuar nderi dhe e përfaqësuar në më-nyrën më dinjitoze në takim, duke marrë miratimin e orga-nizatorëve, gjeti rastin dhe i dha zotit Woker medaljen “Shqiponja shqiptare”, një punim 100-vjeçar artizanal.

Ceremonia ishte e mahnishme. Lotë në sy, gëzim.

Amerika-no-shqipta-ri, simboli i të drejtave të njeriut në botë, shumë i kënaqur dhe i surprizuar nga suveniri që i dhurohet në emër të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, uron për Paqe, Dashuri e Demokraci gjithë shqiptarët, pa dallim.

Më tej prioriteti i fjalëve të tij ishte vlerësimi i historisë, i kombit, i vlerave, që rruga e jetës të jetë e sigurt, mbësh-tetur mbi të drejtat dhe liritë e Njeriut. Këtu e kishte fjalën jo vetëm për Kosovën martire, por kudo në botë ky shembull le të prijë teorinë e Demokracisë së vërtetë.

Falenderon kryetarin e Lë-vizjes për Zhvillim Kombëtar, Marnglen Koçiu dhe premton se do të takohen përsëri. Ky veprim mori bekimin e të gji-thë të pranishmëve dhe u kthye në një dëshmi të asaj se shqiptarët e kanë të pakufishme mi-rënjohjen për njerëz si zoti Woker.

Voskopoja e re,
1958




Për këto 20 vjet demokraci çdo ditë ndjehem më mirë vërtet, jemi njerëz punëtorë dhe prapë emigruam. Ne shkojmë shumë mirë në fshat, po kështu edhe me Labë-rinë. Me të kemi krushqi.

Pesë vajza kemi dhënë gjer ta-ni në Labëri. Kemi shoqatën e shkollën tonë në gjuhën vllahe; ke-mi abetaren tonë. Me pronat nuk kemi problem. Kemi 11 biznese në fshat, ku na vijnë e punojnë shumë njerëz. Çdo pëllëmbë tokë punohet. Fshati ynë ka dhe shumë intelektualë, doktorë, inxhinierë, juriste, brenda e jashtë vendit.

Spiro Çateni është në SHBA, Arqile Basho, jurist. Fredi Basho– ekonomist; Thomai me dy universi-tete. Këto më kujtohen tani, po ka dhe shumë të tjerë. Fshati ynë ë-shtë me besim ortodoks, por ne kemi besim edhe në xhami edhe në hoxhallarë.

Kemi një vend të shenjtë në fshat që quhet AJIO Varvara. Esh-të shumë e besueshme dhe më e vjetra në Lunxhëri, që është para Ali Pashë Tepelenës. Kemi dhe ki-shën tonë në fshat 11 metra të lar-të.

Nga këto 20 vite jemi të këna-qur me demokracinë. Ju e shikoni vetë, jemi qytezë. Ne e prodhojmë çdo gjë vetë, nuk vuajmë. Zoti kthen sytë nga ne. Jetojmë me punë e besim mbi traditat tona, pro-dhojmë verën, rakinë, kemi blegtori e bujqësi, kemi pulari e kompleks derrash, jemi vend i begatë.

Flet e flet e fjalët i rrjedhin lirshëm, por mallëngjehet dhe lotët i dalin nga sytë, të cilat i quan lot gëzimi.

Çudia e çobanit, njeriut të regji-meve, dje çoban e sot poet. Pena e tij është shumë e ëmbël, fjala e tij mbjell dashuri, pavarësisht kuptimit ajo të bën për vete, se ai ta jep zemrën në dorë. Aq sa mund të themi sinqerisht se të tillë modul poeti nuk ka këtu.

Jemi në fshatin e ri të formuar në 1958. Origjina e këtyre njerëz-ve është nga Voskopoja (Stambolli i Vogël). Prej Voskopoje janë largu-ar që në vitin 1769, kur u bë dje-gia e fshatit. Ishin vlleh që morën rrugët maleve e fushave me shu-micë ku të mundnin… Fabrika e leshit që kishin, kishte 500 gra.

Vitet nxorrën dhe figura. Universiteti ishte me shkronja shqip të Dhaskal Todrit, Voskopojarit. Prej Voskopoje kanë dalë dhe figura të tjera, si: Sandër Prosi, Aleksandër Moisiu e shumë të tjerë. Shkronjat shqipe vërtetojnë ekzistencën e një kulture dhe historie të pasur.

- Jemi shqiptarë, - na thotë me zë të plotë Manol Basho, dje çoban i per-sekutuar dhe sot me një penë poeti e gazetari, që me një fjalë të mençur, rrëfen se dhe ne fshatin “Andon Poçi”, ku banon, e që e quan Voskopojë të vogël, ruhen të gjitha vlerat e zakonet e tra-ditës.

Dhe Manoli vijon rrëfimin: plaka ime është lindur në stan, në Çajup. Si fshat kemi shumë vuajtje, dhimb-je, shumë vite burg, sekuestrime, sa që mallkojmë përherë atë regjim, që siç thotë kënga:



Vllah, hoqe mal me halle/

vllah me zemër të madhe/

Vllah me paqe shqiptarë./

… Kanë ardhur shumë njerëz në fshatin tonë, titullarë, shkrimtarë e burra shteti. Nga i zgjuari mos u tremb, se nuk të gjen gjë. Biseduam gjatë me zotin Manol Basho dhe u larguam nga Andon Poçi, ose Voskopoja e Vogël. Me shumë mbresa, që çdo shkrimtar e gaze-tar do t’i dëshironte t’i dëgjonte…

Ne do të kthehemi përsëri në këtë fshat–qytezë, ku do të flasim për librat, për poezinë e zotit Manol, po ashtu dhe me çdo aktor e faktor tjetër të kësaj treve-perlë në jug të Shqipërisë.

Afërdita SENA












Gjurmët e krizës në trupin e ekonomisë
ekspert i ekonomisë


Flet Naxhi Mamani, ekspert në ekonomi




PYETJE: Zoti Mamani, si ekspert i ekonomisë, ç’mund të na thoni për situatën në rrethin tonë?

PERGJIGJE: Kriza ekonomike nuk është vetëm për ne, por për gjithë botën. Dihet që emigracioni është burim kryesor i hyrjes së valutës në trojet tona. Mirëpo shihet lehtë që dërgesat nga emigrantët kanë një rënie të ndjeshme. Ndërkohë kemi të bëjmë me një shqetësim të madh; se dhe qeveritë e shteteve te ndryshme kërkojnë që emigrantët t’i largojnë nga vendi i tyre.

Kemi bërë dhe studime për sa i përket parave që disponojnë emigrantët. Nga ky studim kemi dalë edhe me përfundimet tona. I kemi pyetur se ku i mbajnë fitimet? Në banka të ndryshme, në shtëpitë e veta, apo gjetkë? Vërehet se preferen-cat janë nëpër banka. Por ka dhe asish që i çojnë pranë familjeve të tyre, për rregullimin e mobilimin e shtëpive.

Për problem investimesh, shohim se ka pritje e ngurrim; nuk guxohet ende për të bërë investime të vogla apo të mëdha qofshin…“Kemi penge-sa”- thonë emigrantët. Vetëkuptohet, ata shikojnë gjithçka ka të bëjë me mbarëvajtjen e fitimeve të tyre…Pengesë kryesore për realizimin e aspiratave individuale kanë ligjet e shtetit amë, burokracitë e ndryshme. Të hapësh një biznes. Në kushtet që ka Gjirokastra sot, dy janë rrugët kreyesore: Investi-met në bujqësi dhe Turizëm. Porse vihet re që në bujqësi pothuajse nuk punohet fare. Ajo vetë ka pengesa, se del përpara si pengesë zotërimi i pronës kryesore, që është toka buj-qësore. Kjo lloj prone është e parcelizuar shumë, deri në parcela shumë të vogla, ku nuk mund të bësh investime të duhura e të plota, nga ato që të mund të përballohet tregu botëror…Nuk ia vlen të investosh në një parcelë të vogël. Duhen parcela të mëdha, ku të ngrihen ferma private. Ata që kanë marrë tokë dhe nuk e shfrytëzojnë dot, nuk duan ta lëshojnë as me qera...

Edhe turizmi, si burimi i dytë që theksuam, përbën një specifikë të spikatur për Gjirokastrën. Këtu duket që kemi të bëjmë me turizëm ditor, ndryshe nga turizmi bregdetar. Vijnë turistë, rrinë disa orë, vizitojnë qytetin dhe ikin. Duke u nisur nga kaq, edhe të ardhurat janë të pakta. Turistët janë kalimtarë.

Ka probleme edhe me infrastrukturën. Infrastruktura është e domosdoshme. Duhen rregulla. Vetë shteti të ndihmojë për zhvillimin e turizmit familjar. Të bëhen guida që të njihen nga turistët, hotelet, shtëpitë karakteristike–turistike, pikat e vizitueshme, restorantet. Vende te shquara, si: Vi-roi, kështjella etj., duhen vlerësuar e njohur. Ende nuk ka kushte për ininfrastrukturën në kala e gjet-kë. Mungojnë aktivitetet në sezonin turistik sipas tradites, që të afrojnë sa më shumë turistë. Ka edhe zyra me punonjës në organet e pushtetit lokal, që ndjekin problemet e turizmit, por ata ve-tëm sa marrin pagën e nuk lidhen me agjencitë turistike, për të përgatitur guidat e domosdoshme, si dhe program vizitash, që të mund të vërshojnë sa më tepër turistë në Gjirokaster. Të huajt dhe emigrantët shqiptarë kërkojnë garanci nga shteti shqiptar dhe një ligj të fortë për infrastrukturën

Duke u zgjidhur problemet e pronësisë, jepen mundësitë për arritje të mëtejshme. Kështu, duhet të synohet që Gjirokastra të jetë një zonë e lirë dhe të kihet parasysh që struktura është e ngritur në fabrikën e duhanit, të lëkurë–këpucëve, në uzinën metalike. Në këto industri shteti duhet të vëjë dorë, që tok me turizmin të menaxhohet ardhja e valutës në qytetin tonë, duke siguruar një jetesë shumë më të mirë, duke u bazuar në gjithë strukturën ndërkombëtare.

Pra të krijohet kjo zonë e lirë në këtë pjesë të teritorit të Shqipërisë, që investimet që do të kryhen të jenë të garantuara nga shteti. Investimet do të bëhen atje ku ka më shumë fitim, ku leverdia ekonomike është më e madhe dhe realizohet më shpejt. Kështu veprohet edhe nëpër botë…

Të ardhurat nga emigrantët, duke filluar nga fillimi i viteve ’90, vihet re se kurba e dërgesave të parave ka qenë në rritje, porse tani kjo kurbë është në rënie. Dërgesat janë pakësuar. Ne nuk prodhojmë për eksport e të ardhurat në valutë janë shumë të pakta.Gjirokastra tani nevojat për mallra importi i plotëson me të ardhurat nga emigrantët tanë, të cilat u pakësuan.

Këmbanat bien për ne që t’i rikthehemi pro-dhimit. Të prodhojmë për nevojat tona e të eksportojmë, që të sigurojmë valutë për të blerë mallrat, të cilat nuk i sigurojmë dot vetë.

Ai që mori pronën s’ka paranë, ai që ka pa-ranë, s’ka pronë. Kështu që s’ka përputhje për të bërë investime, për të ripërtërirë ndërmarrje e për të marrë prodhim, të atillat që i përmendëm dhe më lart, duke shtuar dhe fabrikën e miellit, atë të duhan–cigareve etj., që rrinë kot dhe nuk po vihen ende në efiçencë për punë, duke punësuar kështu qindra e mijra njerëz.

Sameida BERISHA




Poezi nga Murat Memallaj







Me gurë të palëmuar,

nuk di pse kaloj në stres.

Sa shumë njerëz kam takuar;

për midis tyre , sa shumë të zes.



E s’ka se si të mos mundohem

dhe shpirti të mos jetë vrarë,

kur shoh njeriun më shpirtzi,

që çuditërisht i thonë bujar.



Dhe kur bujari është çipllak,

po aq shpirtzi, sa dhe nurzi;

të lë në rrugë për një qindarkë.

Atje në baltë, në Kuç në shi…



xxx

… e tha ngadalë me zë të qetë

dhe Fatos Nano rroftë e qoftë!

Ma dha pushtetin katër vjet

e prapë…në pushtet.



E tha ngadalë me plot gojën:

katër vjet qelepir,

Ilir Meta të më rrojë!

Se… është burrë i qetë

me zgjuarsinë e tij të vret.





Kështu më thoshte një ditë…

më venë punët përsëmbari,

se po ha unë qelepir,

pse të jap dorëheqjen vetë?



Se këtu në vendin tim, o mik,

punon kali e ha gomari.

Mero Mjerani










E ku ka gazetarë sot,

të gjithë janë kusur i bukës.

Pena që tronditi shtetin,

është pena e Arben Dukës.



Është dhe një shkronjëtor tjetër.

Ai shkruan dhe në shtresë akulli.

Një filloshqiptar i madh,

që hedh formën Filip ÇAKULI,

Mero Mjerani




Fjalë të urta


Ara ime - varri im (Labëri)

Atdheu e nana nuk harrohen

(Tropojë)

Gjuha e njerëzit janë tapi e vendit. (Jug)

I huaji të don me gjuhë e jo me zemër (Kosovë)

Kush ka vdek për atdhe, nuk ka dek, por ka le. (Kosovë)

Mushti i Çamërisë – më i ëmbël se i Persisë. (Çamëri)

Një të mirë që e bëre, harroje; një të nmirë që ta bëjnë, kuj-toje. (Kalabri, Itali)

Shan i shari, nget i ngari. (Sarandë)

Jeto me nder, se vdekja s’të harron. (Shkodër)

Goja tret malë, fjala rrëzon Krajlë. (Lukovë, Sarandë)

Barku mban një tok të liga, goja s’mban një fjalë.

Pak nga pak e dalëngadalë breshka hipën në majë.

(Molis, Itali)

Shumë e panë kurbenë, por pak u kthenë. (Sarandë)

Shqiptari di me se, por s’ka me se…! (Jug)

“Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT”

Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU




Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarë: Alban ARVANITASI

Kristo STOJA

Manol BASHO

Sameida BERISHA

Duro SHEHU

Afërdita SENA

Besmir ASLLANI

Korrektim e kompjuter: Jorgo TELO

Kjo gazetë gjendet dhe online:
www.udhët e kombit marenglen kociu




Qendra e Pazarit, Gjirokastër, Albania


Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:21 pm

Qershor 2010 Nr.6



Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.



“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”



Eqerem Çabej

Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:22 pm

Një personalitet i lartë shkencor viziton Gjirokastrën

- Prof. Dr. dhe President i Akademisë së Shkencave TUBA të Turqisë, z. Yukgel Kanpolat, mik në qytetin e gurtë-



Në një nga mbrëmjet e bukura, erdhi për vizitë jo rastësisht në qytetin e Çabej dhe Kadaresë, Prof. Dr. dhe President i Akademisë së Shke-ncave TUBA të Turqisë, z. Yukgel Kanpolat.

Ndër fjalët e tij në bisedë me të ishte paqja rajonale, dashuria, vlerësimi i historisë, shkrimi dhe studimi i saj, si dhe bashkëpunimi ballkanik më i gjërë i Akademive të Shkencave, për të nxjerrë në dritë më saktësisht vlerat e vërteta e më të mira njerëzore.

Ai ishte një personalitet që i vlerësonte paqshëm çështjet që shtroheshin nëpër biseda, njihte çdo gjë shkëlqyer, sa që në minidarkën e rastësishme në një familje gjirokastrite ai njihte gatimet (qifqitë), njihte rakinë si bëhej e si pihej ajo; njihte dhe gjithë besimet tona fetare. Ngelëm të mahnitur, kur na fliste për gjithçka. Sikurse dinte traditat dhe zakonet tona, po kaq mirë njihte edhe situatën e traditat e Ballkanit në përgjithësi…

Vizita e tij në Gjirokastër ishte organizuar në kuadrin e ekzistencës së Gjirokastrës si një qytet me hisori të madhe nëpër thellësinë e shekujve…

U shprehën prej tij fjalët më të mira për qytetin tonë, por sidomos fjalët: “Duhet më shumë punë për ju shqiptarët në të gjitha fushat e jetës…” kishin shumë domethënie…

Vizita e Akademikut turk do të vazhdonte më tej drejt Tiranës, ku do takohej me homologët e Akademisë sonë të Shkencave, ku do të bisedohej për bashkëpunimin mbi vlerat vëllazërore, kuturore e demokratike. Pati mjaft kënaqësi kur gazeta “UDHËT E KOMB-IT” i shprehu kërkesën për një intervistë.

Duro SHEHU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:23 pm

Kur shkërmoqej diktatura

Çdo popull rrugën e zgjedh vetë. Jeta është po aq e gja-të, sa dhe e shku rtër. Rrugët e kujtimeve janë vlera mbresëlënëse.

Ndodh dhe antivlera… Kujtimet na japin fuqi për të nesërmen. Këto i gjej-më te romani i zotit Ylli Toska.

Në atë realitet shkër-moqës të diktaturës, atë që vërtet ky popull ë vuaj-ti shumë. Zoti Ylli në bo-timin e tij ka zgjuar vërtet ngjarje dhe ndjenja, lirinë dhe demokracinë e nisur dhe të pasosur… ndërti-min dhe shkatërrimin e një diktature 50 vjeçare...

Ligjet në çdo kohë ja-në të nevojshme për çdo popull. Ligjet duhet të je-në gjithmonë e më të mi-rë, mbështetur mbi vlera kombëtare e demokrati-ke.

Autori ka derdhur me realitetin e të jetuarit pre-zent dhe aktiv në ngjarjet e ndërrimit të pushtetit…

Lexuesit, sot pas 20 vitesh, siç thotë autori, përbëhen edhe nga një brez i ri që mendon ndryshe. Mendoj se është de-tyrim për të gjithë ata që dinë të vërtetat e historisë t’i përçojnë në të gjitha shtresat e popullatës, te intelektualët, kufitarët, fu-rrtarët e kudo, që të dinë ta pasqyrojnë kthesën hi-storike që kaloi vendi ynë dhe sa është arritur nga objektivi themelor…

Autori, pa dashur të bëhet pjesë e historisë, sot vazhdon të militojë në forcimin, zbatimin e ruajtjen e gjithë vlerave njerëzore demokratike të shte-tit shqiptar. Titulli i tij, pena e tij, është në dispozi-cion të popullit dhe të shtetit.

Le të jetë një thirrje për të gjithë politikanët, që të ndalen pak çaste dhe të mendojnë për këtë popull, për strukturat e tij e konkretisht ushtarakët e vendit tim.

Apeli i z, Toska është dhe shëndoshja e familje-ve shqiptare dhe shtetit shqiptar, në të gjitha as-pektet dhe fushat e jetës në vend. Në gjuhën e po-pullit lapsi, hapsi dhe ka-ndari është mirë të vlerësohen pa dallim. Në thi-rrjen e tij të fundit ai thotë për vlerësimin e ushtara-këve të vendit pa dallim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:24 pm

Alban ARVANITASI



(Nga Mero Mjerani)

ARBEN DUKËS



Duke e shfletuar “Telegrafin”,

Seç m’u shfaqe prapë, o Arben Duka!

O zëdhënës ushtarak i Enver Hoxhës,

Oficeri liberal si Selfo Kuka*.



Gjithë jetën mbete duke lehur.

Askush s’të ka quajtur heretik.

O zëdhënës ushtarak i Enver Hoxhës,

O poet i Enverit, nostalgjik!



Tashmë je zëdhënës i Edvinit,

Ju ka mbetur goja vetëm: Hapi!

Do ta dish përgjigjen, miku im?

Nuk i hapim jo, se s’na do trapi.





Se nuk shëmbet kurrë “BERISHIZMI”.

Qofsh ti, Arben Dukë, më i miri.

Se Sali Berisha ka dy shtylla:

Është Fatos Nano dhe Iliri.



Kur gjithë botën e ka zënë për gryke kriza

Ky Sali Berisha na çon drejt Evropës.

Po, po dhe të majtët do shkojnë pa viza…



Me mall,



Arrmiku yt, Murat Memallaj

*Selfo Kuka – oficer artilier në kohën e Diktaturës, që dinte të luante vetëm pesëkatsh me studentët ushtarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:25 pm

MILITANTËT



Ilir Meta kish një militant

Në ato vite në rrethinat e Vasjarit.

Sa ishte opozitë e kishte krah të djathtë.

Tashmë në pushtet s’i dha fijen e barit.



Po ky militant ishte sua trimi

Stërnip i Lekë Dushit nga veriu.

E kish lindur nëna veç për bard,

Prandaj e lakmonte si poet Saliu.



Po ky militant ishte kokëngjeshur,

Sa edhe për veten u bë xhebrahili.

Seç i hapi vetës një të madhe plagë,

Sa nuk ia shëron dot as Petrit Vasili.



Or ti, Ilir Meta, edhe ju t ë tjerët,

Mblidhni mendjen, vini gishtin kokës.

Nëse nuk i mbani mirë militantët,

Së shpejti do jeni si parti e Ndokës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:26 pm

Labova e mëmëdhezës



Me Panajot Meksin e Vasil Konomin zgjojmë Labovën. Në shekuj luftoi populli ynë kundër pushtuesve të hu-aj, duke ruajtur traditat, duke mbrojtur lirinë, gjuhën dhe kulturën e vet e-dhe kur nuk kishte shkro-nja e shkollë shqipe.

Mësuesit e fëmijëve shqiptarë ishin prindërit, të cilët edukonin që në djep fëmijët me dashurinë për gjuhën e mëmëdheun.

Në shek. XIX e XX filloi një lëvizje e gjërë patriotike, përfshi këtu dhe krahinën e Gjirokasttrës, ku më 23 shkurt 1910 u organizua protest dhe miting drejtuar qeverisë otomane, ministrit të arsimit, që po përpiqeshin ta linin Shqipërinë të verbër.

Deklarata e tyre: “Gji-rokastra ka vendosur të ketë gjuhën amtare vetëm me shkronjat e saj dhe jo me te tjerë. Mbas një mu-aji në Labovën e madhe, ku mësues patriot si Panajot Meksi e Vasil Konomi çelën e mbrojtën bashkë me të tjerët shkollën shqi-pe.

Një shkollë zbrazej nga nxënësit, ajo e gjuhës greke. Një tjetër mbushej me nxënës – ajo e gjuhës shqipe. Nxënësit vërsho-nin nga Tërbuqi, Labova e zona përreth, midis të cilëve edhe një vajzë labovite. Me dashuri e rrethonin shkollën fshata-rët.

Vetëm 3-4 shtëpi kanë ngelur me mendime të vjetra, thoshte shtypi i ko-hës. Çdo ditë vështirë-soheshin shkollat e qeverisë osmane. Tradhtarë e klerikë të lartë, konsulli, si ai i Greqisë në Gjirokastër, luftonin për të mbyllur shkollat shqipe.

Patriotët, kanë pasur një mbështetje në këtë luftë lidhur me klubin “DRI-TA”, në Gjirokastër, me mësues të shkollës “LI-RIA” në lidhje me Kor-çën, me Mihal Gramenon. Kjo shkollë qe nga të paktat shkolla që u ngrit në vend.

Urimet i vajtën nga Avni Rustemi: “Dje këtu në Elbasan na foli mësu-esi ynë Luigj Gurakuqi për shkollën e Labo-vës…’

Publicisti Jani Vreto përshëndeste nga Egjypti: “Ju dërgoj 100 lira të tjera për të mbajtur në shkollë dhe një djalë të ri nga Picari, Hormova, Kurveleshi. Shqipëria ka nevojë të madhe për të tillë punë, prandaj duhet të ndihmojmë dhe gjetkë. Edhe Mihal Gramenua përshëndeti dhe uroi punë të mbarë shkollës.

Po kështu uroi dhe gazeta “ZGJIMI” e Janinës, gazeta “KORÇA” etj., duke u shtuar urimet dhe nga gazetat e tjera.

Një punëtor i mërguar nga Tepelena shkruante: “Ju lumtë, o labovitë! Që hapët shkollë, e bëtë dritë, e provuat burrërinë, e nderuat Shqipërinë!”

Ky shembull bëri që Avni Rustemi të çelë në Libohovë në 1910 shko-llën e tretë shqipe në rrethin e Gjirokastrës.

Do kalojnë shekuj e do na nderojnë brezat e vle-rat e mirënjohjes do t’u mbeten këtyre patriotëve atdhetarë që gdhendën, ko-nsoliduan historinë e më-simdhënies. Nuk i thamë të gjitha. Kemi dhe shumë për të thënë… Sot brezat shkruajnë e këndojnë me amanete të plotësuara me shumë mund e djersë, me gjak e para për gërmat e arta, me të cilat u shkrua e këndohet hymni ynë ko-mbtar. Rroftë Shqipëria!! Thirrja jonë është: Arsimi duhet kthyer në çështje kombëtare.



Klodiana SANXHAKU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:27 pm

Projekte

ambicioze të qeverisë

Në ambientet e Këshillit të Qarkut Gjirokastër në takimin me temë: “Prezantimi i planit të veprimit”: Dekada e për-fshirjes së romëve” 2010-2015. Në ta-kim marrin pjesë: kryetari i Komitetit, kryetari Qarkut, pre-zantuesja e planit kombëtar të MPÇSSHB, drejtoria rajonale e arsimit, pjesëmarrës të tjerë të fushave të jetës në rang qarku, anëtarë të komitetit, përfaqë-sues të OSBE-së qarku Gjirokastër. Një seminar që vërte-tësisht është tepër i nevoj-shëm, po aq sa teorik i kompletuar. (Përshëndesim këtu u-dhëzimet e Qeverisë shqipta-re), por ashtu sikurse çdo fushë e jetës ka ekspertët e vet, në këtë temë kërkohet specialist zbatimi, të ketë mendimet, të ketë buxhet ekonomik kryetari i këtij komiteti dhe të varet direkt nga qeveria. Vetëm kështu mendojmë se do të ketë zbatim real në bazë.

Janë pak pesë vite, kur kanë kaluar 20, kur kanë kaluar nga ardhjet e tyre që nga shekulli i katërt, kur pashallarët tu-rq i sollën romët për harem dhe egjyptianët për punë. Ndaj, du-ke u bazuar në planin kombëtar në dekadën e përfshirjes së ro-mëve prioritare shikojmë punë-simin, strehimin, pastaj arsi-mimin, trashëgiminë kulturore dhe përfshirjen sociale e të mu-ndësive të barabarta. Mendojmë se vlerësimi i pakicave ko-mbëtare dhe minoriteteve ë-shtë një nga themelet e të drejtave të njeriut e demokracisë botërore. Shpresojme dhe urojme që qenia e deputetit Spiro Ksera do të jetë një ogur i mirë për vlerësimin e situatës dhe zbatimin e saj në bazë. Shpresoj se do lërë gjurmë prania e tij edhe si ministër i punëve sociale e shanseve të barabarta.

Besmir ASLLANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:28 pm

Rizgjim pa dallim i vlerave arsimore







Gjirokastra e penës. Në Gjirokastrën e bukur zgjodhëm midis shumë e shumë më-suesve që i kanë dhënë

këtij qyteti ndër vite. Do të flasim edhe më vonë për ata njerëz që këtij qytetit nuk i kanë kyrsyer asgjë ndër vite.

Surpriza jonë është fotua e parë në ditën e parë të shkollës “Bajo Topulli”, ku nxënësit sot janë më lart se 90 vjeçarë…

Sot do të vazhdojmë me familjen Karanxha, dy mësues të shkëlqyer të qytetit tonë. Janë dhe do të vazhdjmë të përme-ndim pa pushim, por qënd-ruam te Kristo e Figali Ka-ranxha. Jemi të bi-ndur që s’i themi dot të gjitha dhe për të aktorët e faktorët e vlerave mësimore të qytetit e qarkut tonë por që: Ne shprehim mirënjohjen, zgjimin e punës e vlerave të tyre dhe heqjen e pluhurit të harresës. E ndjera Figali, mësuesja e qytetit tone, nuk rron më, por nëse pyet rrugëve, të gjithë e njo-hin.

Dhe prototipët e shkathët e donin shumë. Ajo ka nxjerrë me qindra inte-lektualë. Kristo Karanxha sot 80- vje-çar, i pyetur nga ne, për vite e vite tregon: “Ishin vite shumë të vështira. Duhej ngritur struktura arsimore;”

Vetë ai filloi në vitin 1962 punë në shkollën “Asim Zeneli”, “Naim Frashëri etj.

Kristua ka brumë. Eci dhe me spor-tin.

E pyesim për familjen, por nuk flet shumë. “Kishim dhe ca probleme, thotë. Foto Karanxha ishte babai im. Unë jam djalë Derviciani. Jemi të dy minoritarë me Figalinë. Por, mos më lëndo, flasim më vonë…”

Për bashkëshorten i flasim. Shta-nget dhe flet me ndjenjë e dhimbje…

Thotë, se ka humbur shumë:

- E njoha 15 vjeçe, kur isha drejtor tek shtypshkronja, te Qani Ficua në Varrosh. Aty e kishte shtëpinë. Feje-sën e bëmë te Baboçe Çakalli. “E ke-mi vajzën tone” thoshte ai. Eh, kujti-me…Që 16 vjeç filloi mësuese, ishim të fejuar. E emeroi Vasil Konomi, ish shefi i arsimit. Vitet e para të saj ishin shumë të vështira. Ishte shumë e zo-nja. Ai flet me shu-më dhimbje për të. 35 vitet e saj si mësuese dhe në fa-milje dhe në shkollë.

Gjithashtu i-shte dhe një sportiste e shkël-qyer. Doli me çmim të dytë në Shqipëri për shtytjen e gjy-les. Martesa jo-në u bë që në vitin 1950. Kemi 3 fëmijë, dy djem e një vaj-zë. Që të tre janë me arsim të lartë.

Punëtorë të dashur e gjirokastritë të dashur. S’e ndjenin kurrë veten të distancuar nga të tjerët si minoritarë, edhe pse të tillë janë. Ai thekson: Bashkë me të tjerët shumë halle kemi kaluar. Dhe shton për bashkëshorten:

- Është meritë e saj, puna e saj e palodhur në arsim, në familje dhe në jetën e përditshme.

Mësuesit që kanë punuar me të, nxënësit që kanë mësuar me të, shkru-ajnë për vlerat e saj e të çiftit Karan-xha, vlera që janë të prekshme…

Sot për arsimin duhet shumë punë. Kemi punuar shumë bashkë me shokë të tjerë mësues të shkëlqyer, disa prej të cilëve po i përmend: Taxhedin Sa-ko, Evgjeni Voda, Figali Karanxha, Panajot Qamo, Hasan Zazani, Aleko Pano, Reshat Vishe, Niko Kajtazi, Thanas Koçi dhe të tjerë që s’më kujtohen tani. Në luftën kundër analfabetizmit ishim të parët që u përku-shtuam. Kujtoj këtu dhe Çelo Kalen, Eli Raftin, Seno Zhorden, Nurihan Fi-con.

Kujtimi është i madh sidomos për ata që nuk janë më. Dëshira e tyre ishte që punët e arsimit të ecnin mirë, për të dalë përherë në pah vlerat më të mira.

- Derviciani dhe Gjirokastra janë një për mua, - thekson KRISTUA.





Sameida BERISHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:29 pm

Kronologji

28 NËNTOR 1912 (Perandoria Osmane) – Shpa-llja e Pvarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës (në mendjet e pjesëmarrësve, Shqi-përia përfshin mbarë “trojet etnike” shqiptare, pra, Kosovën, një pjesë të Maqedonisë dhe Epirin.)

Maj 1913 (Londër) – Konferenca e Ambasadorëve e njeh Shqipërinë vetëm në një territor të cunguar (çka nuk i shkon afërsisht veçse gjysmës së hapësirës shqipfolëse), Kosova dhe pjesa veriore e Maqedonisë i jepen Serbisë, kurse Epiri – Greqisë.

Qershor – dhjetor 1924 (Shqipëri) - Fan Noli, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, udhëheq një qeveri me frymëzim liberal. Ai përmbyset nga Ahmet Zogu në vigjiljen e Krishtlindjeve të vitit 1924.

1 shtator 1928 (Shqipëri) – Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu, e shpall veten mbret i Shqipërisë. Ai bëhet Zogu I.

7 PRILL 1939 (Shqipëri – Fillimi i pushtimit të Shqipërisë nga trupat e Musolinit.

6 prill 1941 (Jugosllavi) – Bombardimi i Beogradit dhe hyrja e trupave gjermane në Jugosllavi.

Prill 1941 (“Shqipëri e Madhe”) – Pas kapitullimeve të Jugosllavisë dhe Greqisë, pjesa më e madhe e krahinave shqipfolëse bashkohet në një “Shqipëri të Madhe” nën kontrollin e Italisë.

Shtator 1943 (“Shqipëri e Madhe”) – Pas kapitullimit të Italisë Gjermania merr kontrollin e “Shqipë-risë së Madhe”.

29 nëntor 1944 (Shqipëri) – Largimi i ushtarëve të fundit gjermanë. Shpallja e “Çlirimit” nga komunistët që kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

Shkurt 1945 (Kosovë) – Masakra masive të kryera nga pushteti komunist jugosllav. Kosova shihet si njëfarë “Vandeje” që duhej paqësuar.

1945 (Jugosllavi, Shqipëri) – Ndryshe nga të gjitha “demokracitë popullore” që do të lindnin në Evropën Qe-ndrore, ku komunistëve u duhej të ndanin pushtetin, partitë komuniste jugosllave dhe shqip-tare, të udhëhequra përkatë-sisht nga Titoja dhe Enver Hoxha, ushtrojnë një pushtet absolute.

1948 (Jugosllavi, Shqipëri) – Përjashtimi i Jugosllavisë nga Informbyroja (Selia e të cilit ndodhej në Beo-grad). Prishja e Enver Hoxhës me Titon. Fillimi i përndjekjeve kundër idhtarëve të Bashkimit Sovjetik e të Stalinit në Jugosllavi dhe kundër të idhtarëve të Titos në Shqipëri.

1961 (Shqipëri) – Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik të Hrusho-vit; afrimi me Kinën e Maos.

1978 (Shqipëri) - Prishja e marredhënieve me Kinën.

4 maj 1980 (Jugosllavi) – Vdekja e Titos.

Mars 1981 (Kosovë) – Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë.

11 prill 1985 (Shqipëri)Vdekja e Enver Hoxhës.

28 qershor 1989 (Kosovë) - Grumbullim madhështor i serbëve në vendin ku u zhvillua beteja e vitit 1389 në Kosovë (Fusha e Mëllënjave). Millosheviçi mban një fjalim ku bën thirrje për “ripushtim”.

9 nëntor 1989 (Gjermani) - Rënia e Murit të Berlinit

2 korrik 1990 (Kosovë) – Deputetët e mbledhur në Kaçanik miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

11 dhjetor 1990 (Shqipëri) – Fundi i monopolit të Partisë Së Punës (Komu-niste). Nën trysninë e rrugës, ajo lejon pluralizmin politik. Disa ditë më pas rregjistrohet Partia Demokratike, e krijuar rreth Sali Berishës.

20 shkurt 1991(Shqipëri) – Manifestim i madh i opozitës. Përfundon me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në sheshin qendror të Tiranës.

22 shkurt 1991 (Shqipëri) – Fatos Nano, i paraqitur si njeri novator, bëhet Kryeministër. Partia e Punës përpiqet të mbajë nën kontroll situatën, duke ia besuar atij fatin e saj.

19 gusht 1991(Bashkimi Sovjetik) – Puç (që zgjat mjaft) i krerëve të nomen-klaturës, ndërkohë Gorbaçovi ndodhet me pushime në Krime.

26 – 30 shtator 1991 (Kosovë)– Referendum mbi pa-varësinë e Kosovës (i miratuar nga votuesit pothuajse njëzëri)

18 nëntor 1991 (Kroaci) – Qyteti i Vukovarit. i rrethuar e i goditur prej forcave të armatosura serbe, më në fund dorëzohet.

Mars 1992 (Shqipëri) – Fitore e Partisë Demokratike në zgjedhjet legjislative. Sali Berisha bëhet President i Repu-blikës.

Korrik 1995 (Bosnjë) – Rreth 8000 burra myslimanë grumbullohen dhe ekzekutohen prej forcave të armatosura ser-be.

21 nëntor 1995 ( Shtetet e Bashkuara) – Nënshkrun në bazën ushtarake të Dejtonit (Ohajo) Marrëveshja që i jep fund luftës në Bosnjë – Hercegovinë.

Shkurt – mars 1997 (Shqipëri) - Demonstrata të dhunshme, si pasojë e rënies së “piramidave financiare”. Grabiten depot e armëve të ush-tri-së; situatë lufte civile.



Qershor 1997 (Shqipëri) – Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet legjislative. Fatos Nano bëhet përsëri Kryeministër, Sali Berisha zë-vendësohet nga Rexhep Mejdani si President i Republikës.

6 shkurt 1999 (Francë) Fillimi i negociatave mbi Kosovën në Kështjellën e Rambujesë.

23 mars 1999 (Serbi -, Kosovë) – Fillimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s.

10 qershor 1999 (Kosovë) – Forcat e armatosura serbe fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Të nesërmen Këshilli i Sigurimit I Kombeve të Bashkuara voton Rezolutën 1244, e cila e vendos provincën nën administrimin e tij të përkohshëm. Disa ditë më vonë, Bernar Kushneri caktohet si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

24 shtator 2000 (Serbi) – Slobodan Millosheviçi mundet nga Vojisllav Ko-shtunica në zgjedhjet për President të Republikës Federative të Jugosllavisë. ( Serbia dhe Mali i Zi).

1 prill 2001 (Serbi) – Sllobodan Millosheviçi arrestohet në Beograd për “përve-tësim fondesh e shpërdorim pushteti”. Së shpejti do të ekstradohet në Hagë, ku do t’i komunikohet marrja si i pandehur nga Gjykata Penale Ndër-kombëtare për ish-Jugoslla-vinë.

Gusht 2001 (Maqedoni – ish Jugosllave) – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

24 korrik 2003(Shqipëri) – Alfred Moisiu zgjidhet (për pesë vjet) President i Republikës.

27 qershor 2004 (Serbi) – Boris Tadiçi, kandidat proeveropian i Partisë Demokratike fiton zgjedhjet për president. Ai mund në turin e dytë me më shumë se 54% të votave kandidatin e Partisë Ra-dikale Tonisllav Nikoliçin. Kre-u i qeverisë, Vojisllav Kosh-tu-nica, u bashkua në aleancë për kandidaturën e Boris Tadiçit.

Tetor 2004(Kosovë) – Zgjedhjet legjislative. Fitore e LDK-së së Ibrahim Rugovës. Krijohet një koalicion midis LDK-së dhe AAK-së, çka i jep mundësi Ramush Haradinajt, ish–komandant i UÇK-së që të bëhet KRYEMINISTËR.

Mars 2005 (Kosovë) – Ramush Haradinaj, i marrë si i pandehur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish – Jugo-sllavinë, jep dorëheqjen nga po-sti i kryeministr.it Zëvendë-sohet nga Bajram Kosumi.

Fillimi i korrikut 2005 (Shqipëri) – Fitore e koa-licionit të drejtuar nga PD në zgjedhjet legjislative.

5 shtator 2005 (Shqipëri) –Sali Berisha, kry-etar i PD, bëhet kryeministër.

Nëntor 2005 (Kosovë) Ish – presidenti finlandez Ma-rti Ahtisari emërohet në postin e të dërguarit të posaçëm për të mbikqyrur bisedimet lidhur me pavarësinë e Kosovës.

21 janar 2006(Kosovë) –Vdekja e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

13 shkurt 2006 (Kosovë)– Fatmir Sejdiu zgjidh-et President i Kosovës.

1 mars 2006( Kosovë) – Dorëheqje e kryeministrit Bajram Kosumi.

11 mars 2006 (Hagë) – Vdekja e Sllobodan Millo-sheviçit.

21 maj 2006 ( Mali i Zi) – Qytetarët e Malit të Zi, të thirrur për t’u shprehur me anë të një referendumi votojnë mbi 55% në favor të pavarësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:30 pm

Heronjtë e Prekazit të Kosovës

Prekazi është një nga fshatrat më të rëndësi-shëm të Dreni-cës, e cila banohet krejt nga shqi-ptarë. Ngjarjet më të rëndësish-me për çlirimin kombëtar nga tur-qit e serbët li-dhen me Preka-zin…Në Prekaz është lindur Komandanti legjendar dhe Udhëheqës i UÇK-së, ADEM JASHARI. Gjatë viteve 1997—1998 e 1999 vetëm nga komuna e Skënderajt janë zhdu-kur 80 veta e janë zbuluar shtatëmbëdhje-të varreza masive. Nga Prekazi janë vrarë 109 veta.

Në fund të viteve ’80 shqiptarët u ngri-tën në protesta paqësore për mbrojjen e au-tonomisë që po ua merrte Serbia . Kudo shikoje shqiptarë të vrarë…

Adem Jashari grumbulloi miq e shokë nga trojet shqiptare për t’ia kthyer përgjigj-en me armë policisë serbe, e cila kishte nën kontrolllin e vet jetën në Kosovë.

Po kush është familja Jasharaj në Pre-kaz?

I ati i Ademit, Shaban Jashari, ishte tra-shëgimtar i vetëm mashkull që nga stërgjyshi. Shabani ishte lindur më 1924, në vitin kur u vra Azem Bejtja. Së bashku me ba-shkëshorten, Zahide Gecin, lindën 14 fë-mijë, nga të cilët u rritën tetë (pesë vajza e tre djem).

Shabani punoi mësues, duke edukuar te brezat e rinj ndjenjën e fortë atdhetare.

Ademi, djali i vogël i Shabanit, u lind në ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1955. Ai nuk fliste shumë dhe kishte një pamje të friksh-me. Mbante mustaqe dhe mjekër të ma-dhe. Në breza në kullën e tij përmendeshin lufterat shekullore dhe trimëritë. Që i ri ai thoshte se do të vdiste vetëm nga push-ka…Në vitin 1991 Adem Jasshari me sho-kë erdhi dhe në Shqipëri, për t’u përgatitur për betejat që e prisnin.

Edhe vëllai i tij, Murati ishte tok me të; ndërsa vëllai i tretë, Hamzai, qëndroi pra-në familjes, për t’u marrë edhe me zhvillimet në Prekaz.

Komandanti i policisë serbe me forca të shumta e rrethoi grupimin e Ademit dhe me megafon e thërriste Ademin të dorëzohej. Mirëpo ai bashkë me vëllezërit çanë rrethimin. Më 20 nëntor 1997 forca të shu-mta ushtarake e policore serbe hynë në Skënderaj, kryesisht në oborrin e fabrikës së municionit, se prej andej dukej qa-rtë oborri i Adem Ja-sharit.

Më 22 janar kri-minelët serbë rre-thuan përsëri kullën e Ademit dhe për-dorën minahedhë-se, mortaja e automatikë.Shabani me Hamzën nuk flinin, por u përgjigjën dhe ata me armë. Kriminelët u larguan nëpër errësirë. Ato ças-te Ademi nuk u ndodh në shtëpi. Ai ishte dënuar në mungesë me 20 vjet burg.

Ky ishte rrethimi i dytë që i bëhej kullës së Jasharajve, të cilët nuk e lëshonin ku-llën dhe truallin e vet, ku u lindën dhe u rri-tën. Me atë kullë lidheshin të gjitha kujtimet e tyre brez pas brezi…

Rrethimi i tretë kësaj kulle iu bë në mars 1998.

Në shenjë kishin vënë Prekazin dhe pi-kërisht kullën e Adem Jasharit. Nga 30 pje-sëtarët e kësaj familjeje martire 22 ishin bre-nda kullës. Mungonin Murati, Bekimi e Lulëzimi, që ndodheshin në mërgim. Të gji-thë nuk flinin, se e kishin ndjerë që po rre-thoheshin. Dhe lidhën besën.

Ademi u tha: “Sot do të kemi luftë. Me fat na qoftë!”

Në mëngjes do të fillonte beteja e ashpër e një shteti kundër një familjeje, kundër një fisi besëlidhur me lirinë. Tanke e topa u sulën drejt Jasharajve, drejt kullës së Ade-mit. Ademi legjendar, Shabani e të tjerët që-ndronin të pamposhtur. Komandanti Adem Jashari, duke kënduar thoshte: “Vdekje më e mire, se kjo a mund të bëhet?” Sulmi i ser-bëve vazhdoi për tri ditë. E para u vra gru-aja e Ademit, Adilja. Një predhë goditi kthi-nën ku ishin pjesëtarët më të shumtë të familjes, gjithsej 14 veta. U vranë 13 prej ty-re, gra e fëmijë. E vetmja që shpëtoi ishte Besarta, vajza e Ademit. Ajo ishte vetëm 13 vjeç atëherë.

Dhe qëndroi ndën një magje për tri ditë e tri netë, pa ngrënë e në ankth të madh.

Ademi ende vazhdonte qëndresën, deri sa ra para derës së shtëpisë. Përfundimisht nga ai prag u vranë 20 pjesëtarë të familjes së Adem Jasharit. U vranë për të mbrojtur nderin e familjes fisnike, për t’u bërë shemb-ull atdhetarie e guximi, shembull qëndrese e vetëmohimi për gjithë Kosovën heroike.

Nexhip ONJEA

Prekaz, KOSOVË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:31 pm

92-vjeçari që shiste borën

e Malit të Gjerë

Tomor Kotroçi 92 vjeç, i lindur e rritur në Dunavat të Gji-rokastrës në vitin 1918, aty ku banon edhe sot e kësaj dite. Ka jetuar qysh në vitet e qeverise së Zogut Të gji-thë ishin në pu-në-ra. Me tre lloj pu-nësh merreshin a-tëherë: blegtori, bujqësi dhe tregti. Ata që kishin më shumë para, ishin tregtarë.

Tomori tregon:

- Merresha me bagëti dhe prodhi-met i shisja në tre-gun e qytetit.

Në vitin 1933 kisha tri mushka, që më pas i shto-va. Me to shkoja e merrja akullin në-për male, si: në Mal të Gjerë, në Nemërçkë etj. Me akull e borë furni-zoja qytetin e Gji-rokastrës, të gjitha lokalet. Edhe pse isha i vetëm, e bë-ja me shumë dë-shirë atë punë…”

Ishte veprimtaria kryesore me të cilën mbante familjen dhe rriste fëmijët. Shiste akull e blente ushqime. A-kulli e bora atëherë mbanin të ftohta sendet ushqimore që mund të perisheshin nga vapa, pra bënin punen e frigoriferit, që nuk kishte dalë ende.

Akullin e borën e mbanin njerëzit edhe në kaçupe prej llastiku, për të ulur temperaturën e të sëmurëve. Xha Tomori tregon shumë për Vasil Labovitin, i cili në atë kohë ishte drejtor i spitalit. Gjithashtu shprehet se e donin njerëzit, i gjithë qyteti, se u shpëtonte jetën, kur temperatura kapërcente shifrat 36 drejt 40 gradëve. Kjo arrihej me punën e stërlodhshme që bënte pas mushkave me akull. Në vitin 1941 e çuan ushtar në Kosovë, Prizren, Te-tovë, Gjakovë; e mobilozoi Italia, për të luftuar në Mal të Zi…

- Ishim shumë, isha me Xhelil Muçon, Refik Bebeçin, Hadër Litin, Hariz Çamanin dhe shumë të tjerë. Ishte Hiqmet Lamko, i cili jeton akoma. Atëherë kam qenë me gradën rreshter dhe furnizoja mencën e repartit me u-shqime, të cilat i merrnim nga Prizreni.

Dhe protagonisti i shkrimit vazhdon: “Me kosovarët kemi shkuar mirë, ishim vëllezër të një gjaku. Kur isha në Prizren, më erdhi një letër nga Bedri Spahiu, i cili më thoshte të mos i ndihmoja italianët, se edhe mushkat t’u tërhiqja nga kapistra, ndihmë ishte për italianët…Gjith-ashtu, më porosiste të kthehesha e të luftoja kundër pu-shtimit të atdheut nga fashizmi. Letrën ua tregova dhe shokëve të tjerë. Bëhej thirrje e hapur që të iknim nga ushtria italiane; por nuk më mori njeri pas nga ata…

Vendosa dhe u arratisa nga ushtria italiane. Erdha në Gjirokastër me këmbë nga Prizreni në qytetin tim. U mora një hartë të Shqipërisë italianëve, që të gjeja rru-gën që më duhej. Pa atë hartë vështirë të arrija në Gjiro-kastër. Kush me jepte për të ngrënë, nuk kundërshtoja, por e merrja menjëherë. Kisha edhe armë me vete dhe isha i veshur me uniformën ushtarake. Në Malin e Gjerë, në puset e Baba Zenelit mbi Gjirokastër, u takova me Bedriun dhe u bëmë bashkë. Ai besonte tek unë dhe më mbajti shoqërues. Ishim disa shoqërues të Be-driut, si: Rehit Çajupi, Sado Bebeçi, Jaço Braja. Bënim mbledhje nëpër shtëpitë e lagjes Dunavat, sidomos te shtëpia e Gavanit dhe te Mufit Lamkua e Zeqo Shapllua në Dunavat, për të ngritur njerëzit në këmbë kundër o-kupatorëve.

- Në vitin 1943 -vazhdon xha Tomori- më dogjën shtëpinë gjermanët dhe ne u strehuam tek të afërmit.

Mbas çlirimit Tomor Kotroçi u kthye prapë te bora. E kishte si një biznes të veçantë, me të cilin mbante fë-mijët me bukë. Me biznese të ndryshme merren sot e-dhe fëmijët e tij, të cilët gëzojnë dhe ai kënaqet e lumtu-rohet me ecjen e tyre dhe që i ka në Dunavat, pranë e pranë.

Ai nuk ka nevojë për ta, sepse merr pension dhe ësh-të i kënaqur. Ka qenë partizan dhe është dekoruar. Për vitet e demokracisë thekson: “Me Saliun jam. Situata sot nuk më duket keq. Gjërat ecin mirë. Këtë duam ne të moshuarit, se mendojmë për të rinjtë e të respektohen vlerat e këtij vendi….”



Thoma NIKA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:32 pm

Kujtesë

Kujtesa, shërimi, mallëngjimi i shpirtit të madhit Kadare që nga muzgu, në diell nxorri penën shqiptare dhe vetë gurëgdhë-ndësit e quajtën “Atdhe”.

Në fjalën popullore lapsi, hapësi dhe ka-ndari, i nxorri këto poezi nga arkiva e mikut, që sot ka rënë nga Fiku.

Urime të madhit Kadare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:33 pm



Redaksia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:33 pm

I kujtojmë Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh gjirokastrit me famë të përbotshme, gazetën e parë “BODECI” në gjimnazin e Gjirokastrës:



Dhe dyshat* e Niko Nakës

të rralla si dhëmbët e plakës...



*Sistemi i atëhershëm pesësh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:34 pm

Mundja e ballkanasve nga Turqit në Fushën e Kosovës më 1389



Fusha e mbytur me gjak e kllapi shumëgjuhëshe shtrihej tutje

Bashkë me ditën, ballkanasit, u thyen. Medet!

Gadishulli i madh u gdhi Evropë e u ngrys Azi.



Gjëma vraponte rrafshnaltave, ikte grykave,

Ato dot nuk e mbanin, ia kthenin maleve gulçonjës,

Që rrokulliseshin pllajave, kërkonin ishuj për t’u ndarë,

Po ishuj gjendeshin. Gjithçka qe bërë katrahurë.

Furtunat në qiell u hutuan, vërtiteshin si të verbra.

Plakeshin në çast vetëtimat e binin nëpër baltëra.



Qiejt po zhvisheshin. Mjerë ju, popuj të Ballkanit.

Mjerë ju gjuhështerpa, me mbaresa si shkopinj të thatë,

me asfalte të përgjakur.



Si do t’u djegë malli për të pjellë një vjershë. Medet!

Ç’gjak do të derdhet, për të ndrequr ç’u prish këtu?

Ra nata. Një qiell i panjohur u shtri mbi gjithçka.

Ç’mësim i madh kjo ditë për popujt e Ballkanit.

Ç’gjak do të derdhet për të ndrequr ç’u prish këtu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 EmptyWed Jul 07, 2010 8:35 pm

Kthimi i shqiptarëve nga lufta



Po vijnë , dil t’i shohësh.

Të rralluar, ja,

Mbi opinga xhufkat

Të përzhitura.



Ku është Cute Gjati,

Allamani ku?

Në rimë të një balade

Kanë ngecur diku.



Po Marku, Dule Shkoza?

Vonojnë pak...

Rapsodët ecin ngadalë,

Të verbër janë.



Ç’bëtë andej tutje,

Ç’nam, ç’batërdi?

Për nam s’u kujtuam,

Bëmë Shqipëri.



Po kthehen, dil t’i shohësh

Të rralluar me plumb,

Xhufkat mbi opinga

Nga tymi-shkrumb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU   "UDHËT E KOMBIT"  LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: