| NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:41 pm | |
| Sevëme Fetiqi-Preteni Xhenc Bezhi,Hasan Qyqalla Liman Zogaj,Ilirjanë Lladroci dhe Shaban Cakolli
Sevëme Fetiqi-Preteni: U Lind me 1961 në Vushtrri. Shkollen fillore dhe te mesmen i kreu ne vendlindje,ndersa studjoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Në Vitn 1985 botoi përmbledhjen me poezi"Kurorë e kaltër",ndersa n vitin 1998 permbledhjen" Dëshmia e kthimit tim" poezi. Jeton në Gjermani. Tani anëtare e Lidhjes se shkrimtarve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani.
Disa poezi nga librat e saj:
NATË E PLAGOSUR I
Në shtegun e pritjes me agim në duar të gjata në lojëra stinësh me pëllumba të bardhë nga syri imi lëshoje në qiellin tëndë të paskaj .
Hiri ynë pluhurosi shekujt kur ra nata e plagosur mbi fytyrat e përlotura nata e pagjumësisë erdhi heshturazi gjurmëve të mia nga ikën pëllumbat e agut.
1985,nga “Kurorë e kaltër”. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:42 pm | |
| ”.
NATË E PLAGOSUR II
Serish u kthyen pëllumbat e mi të agimeve të përhimta zbriten me shpresë mbi pullazet e shtëpive te kodra e diellit
e dini se dita po vjen kur sqepat i ngjyrosnin në lumin e përgjakur të kësaj nate të plagosur
pagjumësia me rolin e dëshmitares së pagabueshme së bashku me pëllumbat i shkundnin krahët e lodhur në pluhurin e shekujve puthnin plagët e muzgut të skuqur all dhuronin bardhësinë e puplave përfundimit të lidhjes së plagëve të kësaj nate të përlotur
unë pritja me drojë në pragun e ekzistencës sime
rrini këtu o pëllumba të agut. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:42 pm | |
| JETA ËSHTË DHURATË
Me leckë të mëndafshtë ma fshije ma fshije të djeshmen të sotmen mos ma shëno në protokollin e së nesërmes
unë isha dikur jam sot por sdo të jem si isha dikur dhe jam sot
Jeta është dhuratë moj mike gjashtë ditë të shkurta pikëllim një ditë e gjatë gëzim.
vazhdojnë......... në perpunim! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:42 pm | |
| XHENC BEZHI-Lindur me 15.11.1961 në Gjakovë. Shkollen e mesme në “Hysni Zajmi” Gjakovë dhe pastaj diplomon Gjuhë dhe letersi në shkollen e lartë pedagogjike “Bajram Curri”në Gjakovë.Ka punuar në arsim, dhe organizonte aktivitete të ndryshme kulturore pranë SH.L.P dhe amaterizmit në qytetin e Gjakovës nëpërmes trupes së Teatrit amator “Emin Duraku”. Me shkrime merret prej shkolles së mesme ,ka botue nëpër shtypin periodik të asaj kohe dhe në revisten lokale letrare “Shtigje”të klubit letrarë “Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë.Prej vitit 1992 pa deshiren e tij migron në Austri ku jeton edhe sot.
KRUSHKU I MERGUAR
SHKRUM SHPIRTI
Athue kullat mbulue i ka bari? athue motrat diegjen nga malli? athue nënat presin të ngrata? athue dita ndryshon nga nata?
Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi ditet e gjata netët pa gjum shpirti nga malli po bëhët shkrumb
Si tufë e trembur në vende tjera pa diell,pa lule na vjen pranvera ku stinë e vite shkojnë pa vënë re un femiu i yt perjetë,o Mëmdhe
Kur te vie dita jep kushtrim Jam i gatshem per rreshtim mos ju njohtë as guri i varrit kush s`vjen te vdes për dhe të t`parit.
Salzburg 10.05.1994. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:43 pm | |
| TRENI SHTEGTAR
Natën,ditën në çdo stinë treni bartë shtegëtar, të ndjekur,te rrahur fajtor se jan shqiptar. Në përendim gjeten “parajsen” që ua premtuan rrefugjat, të huaj i pagzuan. me vete moren, vetem shpresën e kthimit atje lanë çdo gjë në mshiren e shkatrrimit.
Salzburg 1998 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:43 pm | |
| FYELL I RINISË
Jan këto pak vargje të dalura nga rruga nga ara nga shkolla nga lëvrimi i diturisë nga errësira e shtrydhur në dritë nga disa vrima në rrypin e babës së pa epur të dalura kokrrat e thara të djersës nën plisin prej reve të vrugta rrufegoditur të dalura nga të pa dalurat.
Gjakovë Prill 1982. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:44 pm | |
| KOSOVË
Thellë pas mesnate unë gjumtreturi yt përkundi me mall kujtesen për një jetë të tretur për një djep rreze ylberi për një derë të hapur në kopshtin me lule për një varr të qet`e në parkun e lirisë unë, një pikë; nga gjaku i yt i tretur unë plaga jote
Salzburg 15 08 1993 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:44 pm | |
| NATA E PURGATORVE
Te lutem nënë mos ndez qira për ne sonte te mërguar jemi,por të vdekur jo. Vdekjen kurrë se deshe E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze. Ti i deshe djepat nënë; në Europë ninulla shqipe u këndohen nipave tu. Lutu ne këtë natë për të vdekurit e këndo për ata që duan të jetojnë. Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë, e na mallko nënë po nuk erdhëm ne dasmën e parë. Edhe ne si ti e urrejmë mërgimin në gjumë e zgjuar e ëndërrojmë bashkimin.
Salzburg | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:44 pm | |
| Salzburg
PREMIERË
Në teatrin e Europës tragjedia në skenë, Kosova Ballkani në rrezik.
Regjisori sjell hellin pjek mish të njomë të kënaq ambiciet e Zonjës plakë.
Aktorët interpretojnë vdekjen në token e ndezur flakë
Statistët i ranë honorarit
Spektatorët i fryjnë zjarrit sipas skenarit të plakur.
Salzburg 11 .11 .1998 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:45 pm | |
| MALLË
Sy të iu shikoj nuk kam shoh vetëm sytë e juaj; të pa tharë o motër madhe, o mëmë jetoni në mua ,pa mua unë në dysh i ndarë i vetmuar me shumë shokë kalorësit e shekullit te ri pa kalë.
Salzburg 07 08 1994 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:45 pm | |
| Në Salzburg
Kur rrugët me prenë në besë e ujit, e rrebeshi zi fut më bëri hekurat e rrugës ma vranë shtatin deri në tkurrjen e jetës qe me përplasi në zemër të Alpeve për all një kalaje ku gjeta “mrizin e zanave” dhe Shpatën e Gjergjit me majë jo kah osmanlinjtë por kah Karpatet rrinte vrik.
Salzburg 03. 08 .1994 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:46 pm | |
| MASAKRES SË TIVARIT
Tivar a u ngope gjak Tivar a të patëm hak Shpella ,deti a u ngopën koka ,trupa e gjymtyrë Rrugët në gjak a tu lanë nga katërmijë e njëqind shqiptarë në besë rob të nxënë ?
Gjakovë Shtatorë 1992 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:46 pm | |
| NË PRITJE
Çdo agim të prita në pjesën time të qiellit e të tokës i armatosur me durim trupova Golgotën gjanë e gjatë në stacione të prita çdo ditë çdo natë e ti njalë e plagosur binarëve të luftëpaqes rrëshqet me mund ti gëzosh ata që të presin në fund
Salzburg 10.09 1994 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:47 pm | |
| Shënime për Autorin
Hasan Qyqallau lind më 8 Janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Disa vjet punoi në KEK, ndërsa që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Me shkrime mirret që nga viti 1976, kur iu botua vjersha e parë në revistën "Shëndeti" e për të vazhduar së shkruari në të gjitha revistat e atëhershme. Bashkëpunoi edhe mjetet e informimit vizuel (me Radio-Prishtinën, TVP), e tjera.
1. TA BËJMË SHQIPËRINË
Atje ku bebëz e Tokës buron gjak Atje ku Besë e Flamur në lashtësi Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!
Atje ku janë ndërtuar kullat dardane Bajraqet ngritur,lart në atë troll Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!
Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot Ku kali i Trojës merr turr e vrap Ku loket përkundin djepat me këngë e lot Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.
Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!
Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!
Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri Unik të marshojm përpara lak-muesit Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:47 pm | |
| 2. MOS Mos ma thaj sonte lotin e njomë Ka mall Kosove Mos ma ndal këngën e re Ka etje Kosove Mos më sulmo ëndërrat e natës Kanë ngjyrë Kosove Mos ma lëndo samarin e shpirtit Me të e bart Kosovën Mos më vrit me maskë në lak Shkel gjakun,vret Kosovën!
3. JO PIKË LOTI-PO PIKA GJAKU Edhe në mesnatë Rajna rrjedh fare qetë E vështroj shumë vonë me gotën e thyer I shtrir trup akull,kokën valë të nxehtë Ç'të bëj me lotin nga "burimi" i përlyer.
Ngrihem e hedh gotën plot pezm e vaj Rruga e kujtimeve sikur s'ka mbarim Ankth e frikë vërshuan,ndeshën valë-valë T'hudhem pas gotës.Ndal!-dëgjova një oshtimë.
O ju valët e Rajnës tani jeni të përlotur Mos u dëshproni për gotëthyerjen dhe një pikë gjak Nëna ndryshe s'beson se është loti i birit të tretur Babi i thinjur do ta njoh ngjyrën,është i tij ai gjak.
Kur merrni ujë për Lule në lumin e Bardhit Aty do gjeni gotën e thyer me lot e një pikë gjak Loti është për juve,për mua më të dashurit E gjaku për Lirin,Kosovës ia kam borgj e hak!
4. VDEKJA KRENARE (Familjes Jashari) U përkula para Teje,t'më dëftosh ti o Trim U gjunjëzova para Syve,t'thellë sa deti i Arbërit U përshëndetëm pa zë,për Nder të fisit tim U ndamë në heshtje.Unë në udhën e mërgimtarit!
Shqiponjë në këngë Kosove Gjrgj në histori të trungut të ri Baladë shekulli hyre prore Kandil kombi i brezit të ri.
Fryej një çast puhi marsi,flladit çerpikun e atdhetarit Ndal rënkimin lum Prekazi,flakadan përtej malit Zjarr,o trim nga trimërit.Kosova djep i shqiptarit Ndal i the dhunës barbare mbi Dheun e bijtë e Arbërit!
Kur të këndohen këngë Lirie Sjell voglushët për çdo mars Të takoj n'tel poezie Dritë,legjendë shkruaj me laps! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:48 pm | |
| 5. MËMËS SIME Kush më qetëson fare kokëdhembjen Kush mund t'më shuaj këtë zjarr n'kraharor Kush kthen në takt zemrën e zhuritur Dora e mëmës,fjalë me përkdheljen.
Shqyer e shqepur,ndër vite t'marra N'dritë vajguri thurje bluzë a çorapë Në shkollë na përcillje me puthje të zjarrta N'prehërin e ngrohtë,ktheja turr e vrap.
Është e shtrenjta,Shenjtëri e jetës Nënë e shpirtit-damar i zemrës Lule kopshti-rritë e këngës Mëmë e dashur mall i brengës.
Kur t'kërkoj më je shum larg Kur ligjëroj zërin s'më dëgjon Unë sot digjem "Kandil Frashëri" "Vaji i burrit është kënga"-thonë.
Mora shpatën e preva lumin me një këngë nga Drenoci plak "Lulëzoj fush' e mali" për durimin ...unë do vij më prit n'sokak! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:48 pm | |
| 6. SHPRESA VDES E FUNDIT Seç më the këtë urti,filozoz a njeri urtak I kripur nga klasikët,i brumosur me art. Bisedojm për histori,gjenezë e letërsi Kulla oxhaku,oda-tradit fisi,bujari. Këmban për këngë burrash,zile për fëmij Për shkollën shqipe,kulturë,Flamur e besnikëri. Këndove këngë Kosove përmallshëm në lartësi "Shpresa vdes e fundit",paragraf pa melodi. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:48 pm | |
| pa melodi.
7. GJURMË BEQARIE I harrove vargjet e shkruara,në çdo muzg me kokë n'dritare Duke m'pritur ti këndoje,Princ a çun...dashuri beçarie...
Kur ngushticës shtruar n'kalldërm,një duf zemre rrodhi ngrohtë Ngule sytë n'hijen e ikur,plasë vaji,shpërthyen valë lotë.
Nuk shkruaj kot me krenari,një algjebër dashuri rinore S'ta gërvish plagën së ndari,zgjebe ndjenjash gjithëstinore!
Tret premtimet si puhizë,ngelën gjurmët n'kalldërm të vjetër Zhdukën ëndërrat alergjike,Jeta mori kahjen tjetër...!!! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:49 pm | |
| 8. SYTË E EVGJENISË Sytë e tu,moj Evgjeni i takova vetëm n'letër E buzëqeshur me mimikë,arshiki e kohës vjetër.
U bëre këngë e pakënduar,zure vend në vargun tim Shpirtbardhë e padjallëzuar,plagë m'u bëre në mërgim.
Lotin tënd do ta përkdhel,ngrite kokën kthe mënjanë Ja një rreze sa po lind,është për ty Evgjeni matanë.
E molisur e venitur,sikur tretesh ditë nga pak Kujto "Lulen e Kujtimit",dashuris mos i bëj lak!
E psherëtima kur t'kaplon,nxirr ofsham të thellë sa deti Merre lapsin kujto vetë...!Është ai çuni nga Kurbeti.
Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi, Engjëllushë a Doruntinë,...urt lexo këtë poezi...!!! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:49 pm | |
| 9. BARDHIT Zog bilbili i këngës së re Fluturimthi në qiell këndon Shpirt shtegtari i uritur Fushë,ograjë kot gjurmon.
Lë shikimet të marrin udhë Ajër mëngjesi plot ngrohtësi Si huaj befas "prekem" Shifër "X" në timen çati.
I molisur ulem pranë kalasë Bri lumit t'kaltër,valë... n'Bardh S'është gënjeshtër,as trillim Heu shejtan,pse ke ardhë!?
Bardhi im a më bekove Unë të këndova në çdo stinë Le përbuzjen,më premto: Jeta në ty është me florinjë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:50 pm | |
| 10. BETOHU... Betohu në shpatën e Kastriotit në plisin e Dadë Shotës në flamurin e Plakut të Vlorës në alfabetin e Manastirit në mirësin e Nënë Terezës...
Betohu në fjalën e studentit në urtinë e Anton Çettës në Kanunin e Lekës në trimërin e Pajazitit në pushkën e Jasharajve...!
Betohu në tradit në një Zot betuhu shqip betuhu në gjakun e njomë,në pleqësi "...kurrë ndër vëllezër t'mos ketë Hasmëri..." Flakë gjaku me Besa-Besë Vetëm shqip dua të vdes | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:50 pm | |
| Liman Zogaj-Ka Lindur më 1960 në Katundin LLadroc,Kosovë.Me Krijimtari Letrare Artistike zë fillin deri sa ishte Nxënës i Shkollës së Mesme në Ferizaj. Më vonë krahas Poezisë ka bërë sprova në vatra te Teatrit Amator me Regji dhe Aktrim.Krijimtarin e parë Letrare e ka botuar nëGazetat:"Rilindja","Zëri i Rinisë","Bota e Re" e më vonë edhe në shtypin Shqiptar që botohen në Diaspor.Krijuesi Liman Zogaj, nga viti 1993 (S') Jeton dhe vepron në Gjermani.Poezit e tij jane te botuara në Përmbledhjen me poezi " Metafora e Arratisur"2003 .Ndërsa Librin e Par me Poezi"Kosovë nuk ta Mora Dielli" të botuar më 2006
TOKA IME
U ktheva duke qaluar Me dy kukza llamarine Kur desha ta puthi token Mu pergjak balli Kur desha ta puthi shkembin Alga të kuqe mu varën në buzë.
Toka ime Në kopsht e shartuar një qershi Mban gjethe te gjelberta Frute te kuqe.
Erdha O Tokë e Vatan U betova se kthehem, Besa-Besë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:51 pm | |
| NURI I KALLUR
Si harkë me ngjyra në qiell Ylberi Në ngjyrat e yberit Edhe loti im gurr.
Biografia mu dogjë në zjarre Portreti im spirr-spirr I gjatë deri te yjet I rëndë deri në palcën e tokës.
Me syt e mi kam parë me sopat duke prerë filiza një bujkë me kmesë një fshatar me kosë një femijë duke e bër dheun si Diell një vashë me dy kërhanë një nuse me gjysëm venllo një plakë pa ksulë te bardhe o kam par e qka skam parë.
Edhe në piramidën e Keopsit Do ta var portretin tim të thyer Le të prehen aty ererat E le të përgjaket nuri i kallur. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:51 pm | |
| DERI KUR
Qe njëmijë vjet me pranga gjer në ashtë si qen me zingjirë reth qafe i ngrir duke rrëmihur akuj për varr.
Deri kur Arat e bukës shkallmuar me artileri Nga Varret dalin gjarpinj te kuq nga lulet bolla me topa te zinjë as terri nuk u sosë AH -Deri kur personazhë i djegur , Ehu, qe njëmijëvjet në pritje. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI Fri Oct 24, 2008 6:51 pm | |
| LOJA
I shkrumova gishtrinjët e kërkova shpetimin në gojë- m`u dogjë edhe gjuha edhe buzët.
Si fëmijë i kapercenim zjarret, nga shputat e shkrumuara vyshkëshin lulet , thahej blerimi.
Sot luani fëmijë ag e terr vetëm me zjarr-Jo se ishte lojë e kallur.
Betohem në bukë e sofrë ua them shqipë, pa hile; mos luani me zjarr as mos i thuani lojë se u bie lëkura mbi turm drushë e mishi e kockat u bien kurban në zjarre. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
| |
|
| |
| NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI | |
|