Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Shko poshtë 
+2
detektivi
agim__barja
6 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:49 pm

Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989


Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash sa kohë para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me egzistencen e saj të mëtejshme. Në opcion tashmë janë shumë programe dhe projekte që mtojnë të fitojnëlegjimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.



Fakti që kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit një partiak, ne të nënshkruarit morëm iniciativën që të formojmë: Lidhjen Demokratike të Kosovës si shoqatë për veprim shoqëror-politik e kulturor të gjithë atyre që miratojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

1. Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:49 pm

Kosova, përkundër potencialeve njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeveinvestive, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë varësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.


Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet përshfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.



2. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.



LDK angazhohet për demokrci, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij, pavarsisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik,që respekton kushtetutën dhe ligjin e përjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtës. Angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme dhe për sistem shumëpartiak, angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjërimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejten e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e pa varura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve. Angazhohet për vendosjen me konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për zgjërimin e kanaleve demokratike institucionale, në drejtim të riafirmimit dhe të afirmimit të më tutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të poztës kushtetuese, duke e kuptuar Kosovën gjithherë si bashkësi të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre që, varësisht nga mundësitë që u ofrojnë numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në mrrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojn[ format e kontituimit politik e juridik që do të afirmonon barazinë e tyre.



3. E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë ftkeqësi e tyre e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovë, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e gjithë atyre që jetojnë në të:



Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:50 pm

se shqiptarët, malazezët, serbët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht e kanë Kosovën të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;


- se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe e lumturisë së popujve;
- se shumësia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
- se bashkëpunimi dhe miqësia e popujve janë të pa mundshme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe të traditave të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.



Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:


- kundër çdo privilegji ose diskriminimi kombëtar;

- kundër koncepteve mbi popujt autoktonë e shtetformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;

- kundër çdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;

- kundër manipulimeve nacionaliate e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Ajo angazhohet për zhvillimin e gjthanshëm kulturor të të gjithëve, për arsimim të plotë në gjuën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë; angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore e historike,për përdorimin e simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. në këtë drejtim duhen zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe Jugosllavi.


4. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve q[ çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terma diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. Ajo është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudoproblemeve për t'u mbyllur problemet e vërteta,është kundër gjendjeve dhe masve të jashtëzaknshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra, për dialog kontruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.



5. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore. Asnjë brez nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t'i shfrytëzojë ato që duhet t'u takojnë brezave të tjerë.



Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:51 pm

ja cfare programi e kane pas udbashet lexojeni dhe e kuptoni se kush cfare ka qene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:53 pm


Çfarë përmbajtje kishte Programi i Lidhjes
Demokratike të Kosovës?!




Programi dhe statuti i LDK-së (si dokumente bazë për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.



Për ta bërë të qartë esencën e programit të LDK-së, që u miratua pa asnjë kundërshtim në kuvendin themelues të saj, në vijim sjellë disa pjesë të programit:



Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet:

- Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

- Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.

- Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi” etj. etj .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:53 pm


Kush ishin politikanët e “klanit të vjetër politikë”?!




Sipas dokumenteve zyrtare të LDK-së saktësohet, se: “Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa ( të gjithë gazetarë të Rilindjes - vërejtja ime) ”, ndërkaq Mehmet Kraja, në librin e tij „Vite të humbura“ Jusuf Buxhovin, Koordinatorin e Këshillit nismëtar të LDK-së, e paraqet si njeriun kyç, që ka pas konsultime të vazhdueshme me njerëz të tjerë, edhe nga radhët e regjimit komunist.



Edhe pse opinioni i gjerë publik këtë fakt asnjëherë s’e ka ditur, përfaqësuesit e “elitës intelektuale” gjegjësisht “nismëtarët” publik për themelimin e LDK-së, e dinë shumë mirë, se inicuesit e vërtet (në prapaskenë), me të cilët është konsultuar vazhdimisht Buxhovi, për themelimin e LDK-së si një “parti alternative” nga LKJ’ja ( e cila asokohe po i numëronte muajt e fundit deri në shpërbërje), ishin pikërisht zyrtarët e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës: Rrahman Morina, Kryetar i KK të LKK-së *, Agim Mala, anëtar i Kryesisë së KK të LKK-së dhe drejtor i RTP-së, etj.



( * Rrahman Morina qysh në fillim të vitit 1989 pas “dorëheqjes” së Kaqusha Jasharit, duke qenë njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviqit emrohet Kryetar i KK të LK të Kosovës, ndërsa karierën e tij e kishte nisur në Beograd si kuadër i sigurimit të shtetit. Ishte zëvendës i sekretarit Federativ të Punëve të Brendshme Franjo Hërleviqit. Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, Morina dërgohet në Kosovë po në pozitën e zëvendësit të Sekretarit të Sekretaritat Krahinor për Punë të Brendshme, Mehmet Maliqit, një kuadër i UDB-së që nga koha e Rankoviqit, dhe më vonë vihet në krye të këtij sekretariati.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:54 pm

Jusuf Buxhovi dhe buxhovët tjerë e kanë ditur madje shumë mirë, se, Agim Mala (gjatë periudhës së formësimit të idesë për formimin e LDK-së si “parti alternative”) e ka luajtur rolin e ndërmjetësit, në mes të partisë në pushtet (LKJ) dhe atyre (elitës intelektuale) që po “lindnin” një parti të re, të quajtur LDK.



Agim Mala, në një dokumentar televiziv (për RTK-në) i përgatitur nga Baton Haxhiu dhe Andi Bushati, krejt sipërfaqësisht flet për angazhimin e tij (në prapaskenë) për themelimin e LDK-së dhe kontaktet që ka pas me “nismëtarët” publik të kësaj partie, prandaj i mbetet Jusuf Buxhovit dhe të tjerëve, që ta sqarojnë këtë çështje deri në fund.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:54 pm


Themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas
UDB’së!



Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme shkencore dhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe, madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në dukje disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:55 pm

Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.



Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.

· Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“




Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).

( * Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)


Siç vihet në dukje në këtë dëshmi të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (!!!)

( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. ( Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.)



Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin: Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 Demaçi denohet me 5 vjet burg të rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:55 pm


Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf
Buxhovi në Gjermani ?!


Siç u vu në pah nga dokumenti i shpërfaqur më lartë, Jusuf Buxhovi ishte njëri ndër gazetarët shqiptarë (nga elita intelektuale titiste) që e kishte shitur veten krejt falas në shërbim të UDB-së famëkeqe. Aktualisht Jusuf Buxhovi është një prej shkrimtarëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.



Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:56 pm

Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave, e bënë të dukshëm (e sipërfaëson) involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.



Ato (konsulli - vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” “Ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”! - kujton me saktësi z.Kelmendi



Për më tepër, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet”. Në faqen 159 të librit Kelmendi për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.



Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, njëri nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.



Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Shtutgarti i Gjermanisë në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a. Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës thotë (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:56 pm


Intervistë: Hysen Gega, ish i denuar politik


ASGJË NUK HARROHET




Hysen Gega, i lindur në fshatin Sallgrazhdë me 1950, njihet midis të burgosurve politikë kosovarë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Për herë të parë unë vetë kam pasur rastin ta njoh atë gjersa isha nën hetime në Burgun e Qarkut të Prizrenit gjatë verës së vitit 1981. Isha në vetmi. Sa herë që dilja në shetitje, prej një dhome në katin e II-të, në mes parmakësh depërtonte një grusht i përcjellë me një zë: „Mos u mërzit! Vdekje titizmit!“. Kush ish ky njeri vallë që nuk e njihja? Pas një gabimi të rastësishëm (ose të qëllimtë) të gardianëve, më ra ta takoja në oborrin e burgut. Iu prezentova dhe m´u prezentua. M´u kujtua se emrin e tij ma kishin përmendur disa herë në hetuesi, mbase për të zbuluar ndonjë lidhje të mundshme. Pas ca muajsh atë e degdisin në burgje të tjera, në Burgun Qendror në Beograd dhe së fundi në Nish, ndërsa mua në Leskovc.



Ka vetëm katër klasë fillore. Megjithatë ka lexuar një bibliotekë të tërë. Por shkollën më të madhe ia dha jeta. I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku i ra të punonte me veprimtarët më të shquar patriotë të atjeshëm. Pothuajse jeta i kaloi në mërgim.



Lidhur me njërin prej aksioneve ilegale që kishte kryer, me ç´rast i kish vënë zjarrin emrit të Titos të shkruar me lule në një hapësirë të gjërë në një parkë të Prizrenit, gjykatësi e kish pyetur: - Kush ta dha idenë për një gjë të tillë, - ai i ish përgjigjur pa hezitim: - Në një film dokumentar kam parë djegjen e Rajhshtagut, kryqit të thyer fashist dhe të fotografisë së Hitlerit. Aty e mora idenë.



Lidhur me ndriçimin e disa fakteve që patën jehonë në opinion, bëmë një intervistë të shkurtër në fshatin e tij.



PYETJA: Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?

H.GEGA: Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe ADEM IBRAHIMI . Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe JUSUF BUXHOVI. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për JUSUF BUXHOVIN kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „RILINDJES“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë.


PYETJA: Sa herë e ke parë gjithësejt JUSUF BUXHOVIN në jetën tënde?

H. GEGA: Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË PRISHTINË.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:57 pm

PYETJA: A ishte fjala për të njëjtën fytyrë?

HYSEN GEGA: Po



PYETJA: A mund të na i përshkruani sjelljet e tij gjatë hetimeve? Për çka interesohej më shumë dhe si sillej?

H. GEGA: Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani - vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. MË BËNTE PRESION PSIKIK. M´I OFENDONTE SHOKËT, VËLLEZËRIT GËRVALLA; IBRAHIM KELMENDIN. E ofendonte Enver Hoxhën. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hudhur në rrugë të gabuar prandaj duhet…


PYETJA: Domethënë shprehej me fjalorin më të ndytë të UDB-së?

H.GEGA: PO. PO. PO. ME SHARJE NËNE E ME FJALË TË CILAT AS ME LAPS NUK SHKRUHEN.


PYETJE: Sa herë të ka marrë në pyetje?

H. GEGA: Vetëm një herë. Ka zgjatur disa orë, saktësisht nuk më kujtohet, Dy deri në tri orë. Në prezencën e tij presion psikik nuk më kanë bërë, nuk më kanë rrahur me asgjë… Gjatë asaj kohe kanë qenë mjaftë korrektë. Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI.


PYETJE: A ka pasur ndonjë pyetje të BUXHOVIT rreth vëllezërve GËRVALLA?

H. GEGA: Jo, ai s´më pyeste asgjë për ta vetëm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janë në një rrrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë…


PYETJE: A mos e ke njohur rastësisht BUXHOVIN gjatë qëndrimit tëndë në RF të Gjermanisë?

H.GEGA: Jo.


PYETJE: A është dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ai të ka njohur ty?

H.GEGA: Po. Kur më kanë sjellë në zyrë, ata më kanë prezentuar në bisedë e sipër ai (BUXHOVI) më ka thënë se të kam përcjellë, se të kam njohur shumë mirë, i kam përcjell edhe vëllezërit GËRVALLA. M´i përmendte disa lokale e kafene, për të cilat për herë të parë dëgjoja prej tij.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 12:57 pm

PYETJE: Z.Hysen, kemi dëgjuar edhe për një ofertë që të ka bërë UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vëllezërve GËRVALLA. Sa është e vërtet kjo?

H.GEGA: Po. Kanë qenë të pranishëm aty MEHMET LUMI, ADEM IBRAHIMI, LORENC SELMANI, VESEL KRASNIQI dhe një SERB. Për herë të parë e kam parë atë aty, vetëm se kam dëgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë MEHMETI më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se “DO TË LËSHOJMË PREJ BURGUT E DO T´I BËJMË TË GJITHA KUSHTET E MUNDSHME, DO TË JAPIM ARMË ÇFARË TË DUASH, KEMI ARMË SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VËLLEZËRIT GËRVALLA, OSE IBRAHIM KELMENDIN! Të holla përveç shpenzimeve, njëqindë mijë marka më tepër i ke“. Kjo ishte e tëra. Për këtë i kam bërë me dije edhe shokët pasi më kthyen në burg nga lokalet e SPB-së.


PYETJA: Çfarë ishte përgjigjja jote pas një oferte të tillë?

H. GEGA: Atyre u thash kështu:“I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim. M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë.


Bisedën e zhvilloi: B.Elshani



· Kjo intervistë është marrë nga libri: “Terror, dhimbje, qëndresë“ i autorit Faridin Tafallari, botuar në faqet: 342 - 344.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 1:04 pm

Po edhe babi ime moti ka thene se LDK e kan formue udbashet Titistet!
Me qellim qe te vazhdojne politiken prap ata po me nje emer tjeter!
Rugova ishte pijun i ketyre qe i permende!
Ai ishte Kryetar i shkrimtareve te Kosoves!
Dhe te jesh Kryetare u dashte te jesh edhe komuniste!
Verifikimin e ke marre prej beogradit dhe Komitetit te kosoves!
Nuk ka mund qe nnje patriot atdhetare te behet Kryetare i shkrimtareve apo i TV apo I shkolles apo i policise pa qen komuniste dhe i perbetum !
Po populli si populli jone shkojne si dhent pas ogiqit keq!
Ai ne goje te ujkut keta ne goje te ujkut!
Thoshte babi njeher pas Rugoves nja 10 15 ,vjet tani dote shkojne pas Thaqit tani pas ramushit tani pas Albinit tani pas atij tjetrit!
Sepse nuk jane ne gjendje te dallojne te miren e te keqen.
Punon keq largoju ,punon mire shkoi perkrahje.Po keta edhe pse shkaterrojne qka ka shqiptare shkoj mbrapa!
Rugova Rugova,tashe Thaqi Thaqi pastaj te haujt Unmiku Unmiku tashe eulex eulex.
Tallava..
Deri dje shajten Thaqin Ramushin pse ata shajshin Rugoven servile!
tashe keta Shkojn te vorri i Rugoves dhe ja lepijne kembet per se dekti.
Jo pse e dojne po te huajt ju thojne qe edhe keta te bejne politiken e tije antishqiptare!
Populli hua Thaqi Thaqi ,se per ineteres!
Intzeresat i shiqon ky populli yne e jo realitetin gjendjen faktike! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 1:09 pm

esht mbeturin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptyFri May 29, 2009 2:36 pm

Programi i ldk eshte program i LKJ. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 5:33 am

Nuk ja vlen ta lexosh ket Program, e ju Agim keni ber mir ce e kin sjell qe ta kuitoim ket te shkuar te hidhur, qe kurr ma mos te na perseritet.Nje gje e till?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 11:24 am

PER ATE KETE PROGRAM E KAME SJELLE KETU QE TE MOS HARROHEN NJEREZIT E UDBES DHE PROGRAMI KOMUNISTE QE E PERKRAHEN EDHE SHUME SHQIPFOLSA QE EDHE SOT E KESAJ DITE MUNDOHEN TE BEHEN PATRIOTA KJO NUK ESHTE QE E PERKRAHI SE UNE VETE ISHA KUNDER KETI PROGRAMI DHE SHUMME NJEREZEVE NE UDHEHEQESIN E KESAJ PARTIE UDBASHE TE PERBETUARE QE ISHIN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 7:39 pm

Nuk harrohen udbashet,po si mi largue nga pushteti!
me Titen ne pushtet me Milloshin ne pushtet me Ibren ne pushtet me Thaqin ne pushtet.
Gjithmon pushtetin a qytetaret e thjeshte gazepin.
Lufto tjert ne pushtet tradhtaret servilet udbashet! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 7:39 pm

Nuk harrohen udbashet,po si mi largue nga pushteti!
me Titen ne pushtet me Milloshin ne pushtet me Ibren ne pushtet me Thaqin ne pushtet.
Gjithmon pushtetin a qytetaret e thjeshte gazepin.
Lufto tjert ne pushtet tradhtaret servilet udbashet! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 8:07 pm

Kto jan si rriqna si te ngjiten nji her ma zor ke me i hjek .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 8:09 pm

po bre trandafile,ku me gjet nje bare qe i mbyt pergjithmon!
na ka hanger dreqi me keta.
keta tashe edhe gjuhen kan me naj ba multietnike me beso.
vetem ndegjo! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 8:12 pm

Valla Detektiv veq hitha mi shti me hanger e nuk i mer vesh ma kush qka po dojn me than , (se i kan msu kanget permendsh ) ja me jav shli trunin krejt se i ka kap virus i keq .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS EmptySat May 30, 2009 8:15 pm

po keta kan shkolle te Titos ,Tito krejt boten e ka sjell.
Nuk eshte leht me ta.
JO bre ska Avni Rrustema boll ,kan vdek ata te miret e kan mbet me majmuna te internetit!
tashe po vallzojne keta me ndihmen e te huajve dhe serbise!
keta lutin zotin allah zgjate me te huajt se ju zgjatet pushteti!
A ke pare qyshe perbehen ne te huajt. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS   PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Partia Demokratike e Kosoves
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» 131 vjetori i Lidhjes se Prizrenit
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» QËNDRIMI I RUSISË NDAJ LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: