Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11 ... 21  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:09 pm

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm U1_RrustemGeci1-1

Rrustem Geci

POEZIA, FJALA E PARË ME NGJYRA

Libri i Rrustem Gecit , “Kanuni poetik “ është
një libër me vlera të larta artistike. Gjerësia , thellësia,
dimenzioni, semantika, temperamenti, vargu i fortë e
i guximshëm janë karakteristika të poezisë së poetit.
Bota artisike e Rrustem Gecit është e gjerë.
Metafizika e artit të tij kudo puthë , shtrëngon dhe
përqafon Rruga nëpër më të mirët, nëpër më të
dalluarit, ishte rrugë e gjatë. Asnjë gjerësi s´më zë thotë Geci. Shija poezisë shkruan ai, çdo ditë po rritet , dhe kjo është gjë e bukur. Në arenën
e së përditshmes , shkruan Geci, është fusha ime e betejës, identiteti im, tregimet e mia.Trualli i poezisë sime thotë Rrustja, është Kosova, e përmbledhura e të përbashkëtes , sublimja.
Motivet e pasura, leksikiku i dendur, emocioni i guximshëm, bën që poeti të ngjitet tek e pagjendshmja, tek e paanshmja.E sotmja tek unë thotë poeti është e ardh, e ardhme, e përditësuar. Vepra „ Kanuni poetik “ është një libër i prushit të madh.
Me këtë vepër Geci arrin majen; / kujt t´ia tregojë plagën / kur të gjithë jemi plagosur/ me të ndaluara çfarë të bëjmë / me të jetuar po vritemi!
Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 1950 .
Mësimet e para i kreu në vendlindje e tij, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë
Rrustem Geci u kulturua në Universitetin e Prishtinës. Rrustem Geci plotë 17 vjet punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës.Pas mbylljes Televizionit ,shtëpisë ku ai punonte, më 1995 mërgohet në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Rrustem Geci kryesisht merret me poezi dhe ese. Shumë poezi të Gecit janë përkthyer në gjuhë të huaja në gjermanisht e anglisht Me këtë libër Rrustem Geci na e afron krijimtarinë e tij 30vjeçare .
Rrustem G e c i deri më tash ka shkruar e botuar 10 libra ; “Demonstrat e luleve“, “Antologia personale “, “ Këngë Qipshte“, “ Milenium “, „Një rrënjë ulliri jemi “ „ Këngë Ilirishte “ , “ Motive me shqipëri“, “Rogana“, “Tregime të kohës“ „Malli ndjek udhën e vet“ „Kanuni poetik“ dhe „Njerëzit e rërës“. Poezia ishte dhe është fjala e parë me ngjyra ,pa poezi, pa këtë mbretëreshë të arteve,unë do isha një hiq i kësaj bote. Geci bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat në Europë dhe Amerikë. Libri „ Kanuni poetik“ që po i jepet në duar lexuesit tonë ka 1100 faqe dhe është
prush i një jetë të madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:09 pm

Rrustem Geci, katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën
E V R O P Ë

( p o e m ë )

Më sheh si jam bërë
I tëri jam i gjakosur
I tëri jam i plagosur
Në këtë çast të rëndë
dua ta gjej një fije bari
të shoh nga po fryn era
se vrasësit do të kthehen
që t´ i fshehin kufomat
Më sheh si jam bërë
i t ë r i jam i gjakosur
I t ë r i jam i plagosur
po e gjeta një fije bari,do
ta dijë nga po fryn era
Në këtë vend të betejave
kujtoj 1913, kujtoj 1945
kujtoj 1981, kujtoj 1990
kujtoj,.. e çka s´ kujtoj...


2

Evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
Më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
Evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
Evropë , e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
Serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari


3

Evropë, e bukura Evropë
diellbardha apo diellzeza
më s h e h s´ i jam bërë
këmbët memzi më mbajnë
e uria rëndë më kërcënon
një fije bari më duhet
që ta dijë nga fryn era
vrasësit sërish do këthehen
në të gjitha l u f t ë r a t
komshinjtë më zvogëluan
m´ i morën librat, dëfteret
librat e shenjtë të tokës
m' i plaçkitën, i asgjësuan
për t´i bërë pronë të tyre
Evropë, e bukura evropë
unë kam një pyetje për ty
pse s´më njeh, pse s´më do
apo bëhesh se s´ kupton

4

Evropë, ndalja dorën serbit
ose po ia n d a l i vetë
se tokat e mia më mjaftojnë
për të mbjella e për të korra
l u f t ë s nuk i trembem
por , unë d r u a j prej teje
nga paktet tuaja të fshehta
dhe nga konferencat tuaja
Unë qytetari yt modern
bashkëkohanik me helenët
i moçëm sa ka dashtë zoti
i krishterë sa të krishterët
popull qytetërues n´Evropë
dy p e r a n d o r i më ranë
me shkopin e të madhit
dy perandori më gjakosën
me zjarr e me h e k u r
e unë ,ja ku jam, gjallë jam!..

P r i s h t i n ë, 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:10 pm

Atlanti
ATLANTI


Populli, populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai me d u a r e ngre lirinë

Populli, populli është u r t i a
Mendja e tij gjithë ndërton
Populli , populli kur flauton
Kush më bukur nuk këndon

G j e n i e popullit është liria
Gjenia e tij çdo herë krijon
Me të bukurën pemë të jetës
Ai ecën e kurrë s´ ndalon

Populli , populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai merr pushkën e lufton

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:10 pm

Rrustem Geci - I burgosuri i idesë
Rrustem Geci




PRITJA E GJENIUT

Ku është fshehur gjeniu
Ai që di të flas me popullin
Ai që di të qaj me popullin
Ai që di të këndoj si ai

Ku është fshehur gjeniu
Pyesin n ë n a t , baballarët
Gratë e veja, fëmijët jetim
Ata që vdiqën në këmbë

Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i lirisë
Ai më i bukuri i vuajtjes
Ai më i bukuri qëndresës

Ku është fshehur gjeniu
Heroi i të gjitha luftërave
Pse nuk duket, pse s´flet
Koha është që të bëhemi

Ku është fshehur gjeniu
Ai i gjakshmi ë n d r r ë s
Ai i b u k u r i i betejave
Ai që duhet të flasi sot

Ku është fshehur gjeniu
Pyet vullneti i popullit
Se populli gjeniun e pret
Që g j e n i u vetë të flet


THIRRJET E EPOSIT

Me gojën e mbyllur nga frika
Guximi shndrrohet në frikë
Fjala fshihet mes dhëmbëve
Dhe qeshja kthehet në vuajtje

Me gojën e mbyllur nga frika
N d a l o n edhe pëshpëritja
Gjelbërimi i fjalës në letër
pasioni i ndjenjave në vargje

Me gojën e mbyllur nga frika
Nga shtypja e terri i trashë
D h i m b j a nuk frikësohet
Që të kthehet në zemërim

Në këtë t h i r r j e të eposit
një thirrje kam nga baladat
Që l i r i n ë ta bëjmë të lirë
Dhe frikë të mos ketë askush





I BUGOSURI I IDESË

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhimbjes dhe të panjohurës
Goditem nga valë të ashpra
Nga e sotmja e rebeluar

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhe mendimit të z g j u a r
Çdo gjë e kam më të gjerë
Më të afërt dhe të ndjeshme

Kur i shtrohem ndryshimit
Mendimi më ikën përpara
Që unë atë ta arrijë , më
Më duhet të kërcejë përtej

Sa herë lypset ndryshimi
Dhe të dhënat e krijimit
Mua më shfaqet vetvetja
Me të burgosurit e idesë




KËNGA E DRINIT

Në antologjinë e jetës
Plot janë udhët e gjata
Pastaj udhët e pastajme
Pastaj udhët e tjera

Udhën e gjaktë të Drinit
Vetëvetët e mohuan
Vjena s´ishte për të marr
Por ishtë për të dhënë

Në udhët e mia me Drin
Çfarë të bëj i shkreti
A ta vras vetveten
A ta ndaj në gjysma

Në të gjitha luftërat
Kosova ishte në luftë
Gjithmon çlirimtare
Gjithmon në beteja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:11 pm

Mëma E Albanit
MËMA E ALBANIT


Sa herë kthehem në atë kohë
goja më merret nga ato krime
me forcë unë jam përgjakur
kur foshnjën ma masakruan
Zemra të v o c k ë l a të lirisë
ju s´ishit një, as dy, po dy mijë
dora e barbarëve serb ju vrau
sikur ju të i s h i t të mëdhenj
Me mizorinë e më mizorëve
me mizorinë e më vrasësve
ata s´ju lanë të rriteni, ju vranë
në fillimet tuaja më të bukura
Ilir, Shqiponja , Gresa , Astrit...
ju shtyheni të më pyesni mua
ku ishim ne kur juve ju vranë
ç´ bëmë ne që të mos vriteni
Zemra të v o c k ë l a të lirisë
mos i mëshoni dheut me duar
mos qani, qetësohuni,..ndaluni
se mëmën mund ta çmendni!...

Poezi nga libri, “Kanuni poetik” libër me 1 mijë e 600 faqe dhe 2005 poezi

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:11 pm

Gjenocidi
GJENOCIDI


Në antologjinë e v r a s ë s v e
nuk ka ndonjë popull tjetër
më vrasës dhe më barbar , se
populli serb, se urrejtja e tyre
kundër p o p u j v e f q i n j ë
Në atë harlisje të u r r e j t j e s
të shkatërrimit dhe të djegieve
ne e dinim se do të vriteshim
se ata shtinin me armë të rënda
mbi shtëpitë tona të bukura
mbi fëmijët tanë të pashëm
Gjenocidi s e r b në Kosovë
s´ ishte fjalë boshe as i sajuar
ai vriste , qëllonte , gjymtonte
popullin më të lashtë të tokës
dhe dehej me mizorinë e tij
çfarë janë serbët, kush janë ata
lexoni emrat e të pushkatuarve
emrat e gropave me v a r r e
emrat e një milion të ndjekurve

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:11 pm

çka Tha Liria?
ÇKA THA LIRIA?


Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
evropat shih, ç´ më bënë
më ndan me të pabesë!

Kosovës po flitet shumë
se bisedat s ´ janë mirë
lirinë ne e duam tamam
pa pranga e pa mynxyrë!

Zemrën e kam shëndoshë
po trupin në pesë pjesë
më shumë se një shekull
jam nën degë të rrufesë

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:12 pm

çamët
ÇAMËT


Çame , Çame , Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
unë te gjaku do të vdesë

Çame , Çame , Çamëri
Plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është si gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë flori
ti ke çamin që punon
ti ke çamen që të donë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:12 pm

Lotët E çamit
LOTËT E ÇAMIT


Shqiptarët e mërguar në botë
me vuajtje e bëmë këtë jetë
i këputur, i degëdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Këtu jam që kur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh
kam lexuar për bukuritë tuaja
për fushat dhe për malet atje

Plot ishin murtajat që na ranë
me grusht e me tramundanë
Shqipërinë e kam zemër,xhan
mendja më vete, në Tiranë!

Tokë floriri është Çamëria
e fortë është ëndrra e çamit
kur t r a p i në det dremitet
dhe çami me çamen puthen!...

Mosha s´më lë të kapi largësi
Neve po na i përtërinë emrat
për ata që e kuptojnë mallin
degën e thyer , era e thanë!...

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:18 pm

SHPRESA


Shpresa , a të kujtohet ty
ajo mbrëmje e Prishtinës
kur unë e ti putheshim
lulet të çelin të bukura

Në ato vite të rinisë sonë
ne nuk rrinim duarkryq
e shquanim njëri-tjetrin
dhe praninë e pushtuesit

Shpresa, a e mban mend
atë takimin në Prishtinë
se në ato vite të rënda
ne këndonim së bashku

RUSTEM GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:19 pm

TRËNDËLINA


Nata sonte më veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj... mes vetmisë
një diell tjetër të l i r i s ë

Dhembja ime s’ ka një fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek flaka
ajo rrënjët i ka tek plaga

Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte v e ç ka r ë n ë
unë mbështillem si gjësend

Ristem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:19 pm

E BUKURA MORE


Eja zemër përse s’ më pyet
Malli mua m´i mbyti sytë
Në ëndërr shoh unë Morenë
Dheun e t´atës dhe atdhenë

Shoh De Radën, edhe Ujkon
Dushko Vetmo çon mesazh
Qan e bukura, qan i bukuri
Për Morenë kam një mall

Flakë e shpirtit nuk shteron
Prush i zemrës nuk harron
Kujtoj h ë n ë e kujtoj det
Sa herë gjaku im më thërret

Unë të desha po s´u pamë
Unë të prita po s´u ndamë
Gjuha jonë dritë shumëzon

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:19 pm

KËNGA e REXHËS


( sipas motivit popullor )

Nëna Rexhën e kishte djalë
Rexha n u s e n e kishte parë
Nusja e b u k u r , Rexha i ri
Të njohur ishin me dashuri

Dasma e Rexhës, dasmë në zë
Katër s h t ë p i plot me miq
I gjithë gëzimi ishte në dasmë
Kënga e vallja nuk pushonin!

Rexhën në dasmë do e vrasin
gjaku i Rexhës të mos shtohet
Ëndërr e nënës për djep të ri
ishte shpresa e saj për të birin

Vrasës i territ Rexhën e vranë
vrasja Rexhës nusen e ndanë
nusja e b u k u r , Rexha i ri
vrasës quhej një k a l ë i zi

Gjaku i Rexhës nuk do thajë
gjaku i këngës do ta mbajë
plagë e nënës s´mbyllet kurrë
vdekja e të birit i preu udhë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:20 pm

EMBLEMË

Unë jam ai i dënuari
ai burgosuri, ai trimi
ai i plagosuri për liri
që një jetë të t ë r ë
isha në luftë e beteja
Unë jam ai bandilli
ai shkruesi i trakteve
ai ilegalisti i shkathët
ai që i mbaja parullat
“ Kosova Republikë ”
Unë jam ai profesori
ai i bukuri i rrugëve
ai poeti i trazimeve
që me studentët trima
i ramë grusht armikut;
Unë jam ai i dënuari
ai i bukuri i UÇK-së
ai piktori i emblemës
ai, i dashuruari i lirisë!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:20 pm

KËNGË TË BURGUT


Dritë e hënës hyn e s´ flet
Dritë e hënës ikë e s´ tretë
Mendja e trimit terrin shpon
Korba trimin keq shenjëzon!

Oj Kosovë , flutur me fletë
Brenda burgut,... burgu vret
Kjo Evropa ,..dielli pa ty . Ai
togfjalësh më mban n´ kuvli !

Fjala e trimit s´ shuhet kurrë
se l i r i a shpinën s ´ rrudhë
fjala e trimit i b i e zjarrit
plot janë vuajtjet e shqiptarit

Muaji–muajin vetë e shtyn
Muaji - muajin e pështyn
Nëpër burgje lufta vazhdon
Udha lirisë kurrë s’ ndalon.

Fol Kosovë, Kosovë e l i r ë
Krushqit presin të marrin ty
Moj hapsane të raftë pika
Djemtë e tanë janë:Republika!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:21 pm

TREPÇA

Në Trepçë është palca jonë
qenia që të ardhmen ma cakton
le të çmenden gjithë perenditë
Trepça Iliriane nuk më mohon!

Në të dielat e arit dhe t´argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlind p l u m b i dhe zinku
dhe kristalet me flori të Trepçës

Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet,...manganin
në të reshurat...mes vullkaneve
zoti na e fali , Trepçën për ari

Qahet thëngjilli, floriret e tokës
qahet h u m u s i...a r g j i l i blu
me gjunj të natës m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu!..

Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:21 pm

KËNGË TË ILIRIDËS


Motër e gjakut, motër e luftës
mos u ligështo, bëhu e fortë
ji në udhën tënde mos u ndal
mbështetu në krahët t u a j
në prushin tënd të qenies
Iliridë, shpirti im , zemra ime
mbahu në p o e z i n ë tënde
në ilrishten shqip të Ohrit
në ilirishten shqip të Lëkovës
në ilirishten e Kumanovës
në ilirishten e T e t o v ë s
në Prespën dhe Dibrat tuaja
në ilirishtën tonë të Iliridës
shkruan në librin e tij, Arbri
shkrimtari juaj i Dardanisë

Rustem Geci
_________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:21 pm

ALBANI


Që nga shndrrimi i ajrit në frymë
tremijëvjet kam gjuhën dhe artin
tremijëvjet kam librin e betejave
tremijëvjet kam shumen e këngëve

Kosovë, flamurmadhja e shpirtit
Me ty o e dashur unë jam i tëri
Shqipëri kam emrin dhe gjakun
Shqipëri kam fjalën dhe himnin

O gjak i shqipes, o gjak i diellit
mos u jep, mbahu, mos u dëshpro
ji në udhën tënde mos u ndal
këtu jemi! Gjallë jemi!Tuajt jemi!

Kosovë, z e m ë r e m u n d u a r
Gjëma të mëdha o shpirt të ranë
Loti yt,..Kosovë,..lag edhe shiun
Nuk të lëmë jo të mbetesh dridhje

Kosovë, popull i dyzet luftërave
Mbushe g o j ë n thirrje , marsho
Me ty është liria, e dashura jonë
Më e fuqishmja vepër e gjakut!

* * * * *
Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Në Prishtinës ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufij
Në të gjitha kohët ka emrin liri

RUSTEM GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:22 pm

KRUJË E LIRISË


Ç´është ky ajër me aq verë
Nis prej fushave e maleve merr
Ç´është kjo pemë argjendt e ar
gjitha këngëve m´ i bie mbarë!

Mijëra v j e t janë stinët tona
Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé
Krujë e gjakut të Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!

Qysh kur t o k a ishte fëmijë
Gjuha s h q i p e ishte e parë
Ndal o bir,..që të jap ca mana
Dhe një lot kujtim nga mëma!

Plot, f l o r i r e ka Shqipëria
Ullinjtë e Krujës janë me ar
Rrofsh o Krujë e Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!

Rustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:22 pm

BETEJA KOSOVËS

( 1 3 8 9 )

Në prag të atij m o t i të ligë
Në prag të atij moti të zymtë
Në fushën e pasur të mëllenjave
Ballkantë e bënë luftën e tymtë

Ustallarë të asaj kohe aq ditën
dhe thikat i mbytën në g j a k
evropat u vranë me marrëveshje
e plagët i m b e t ë n Kosovës
Osmanllinjtë erdhën me sulltanë
të mos ëndrrojnë sulltan të tjerë
një qiell e zunë, një na e tretën
sa shumë u v r a m ë o Kosovë

Neve na takoi...e vramë Muratin
atë s u l l t a n me nam në derë
në kancelari neve na copëtuan
për t´i pajtuar fqinjët e mjerë

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:22 pm

KËNGË PËR LIRI

Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në fushë të betejës e punë të rëndë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
që l i r i n ë ta kemi më tamam
me të drejta të njohura dhe ligje
Të gjitha kohëve gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e vranë
në Trojën e dytë Trojën e ndanë
në Trojën e tretë turqit na ranë
të gjitha kohëve gjak u dhamë,në
fushë të betejës e punë të rëndë

*****

Nëse Serbisë i mbetet

vetëm një shkronjë në

Kosovë, ajo do kulloj

g j a k edhe nën hije

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:23 pm

SHQIPTARËT

Nëse luftën nuk na e pranojnë
Kosovë, bërtit me sa fuqi ke
në dhomë, në banjo, në balkon
nëpër shtëpitë tuaja të bukura
nëpër trotuare , nëpër shkolla
bërtit tek të mbjellat tuaja
bërtit në rrugë, para pallateve
nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,
bërtit , me sa f u q i ke, që të
dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo
kund ka shtypje, çdo kund ku
ka pushtim, Kosovë,bëhu e lirë
dhe ngritu të dëgjojnë të rënët
se këtu jemi! Dhe gjallë jemi!

Rrustem Geci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:23 pm

KËNGË KOSOVE


Gjethet gjakut nuk i bien
Derisa të ketë diell e zot
Gjethet gjakut nuk i bien
derisa shqip flet kjo tokë

Diell , o Diell të keqen nëna
Natë është, s´ndritë as hëna
Në këtë vend sa terri vret
Vret pusia e hyqmi vret!

Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka sytë më kaltërt nën qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
ka emrin : Kosovë e l i r ë!

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:24 pm

ATLANTI


Populli, populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai me d u a r e ngre lirinë

Populli, populli është u r t i a
Mendja e tij gjithë ndërton
Populli , populli kur flauton
Kush më bukur nuk këndon

G j e n i e popullit është liria
Gjenia e tij çdo herë krijon
Me të bukurën pemë të jetës
Ai ecën e kurrë s´ ndalon

Populli , populli , është kala
Ai ndërton e shemb mynxyrë
Tokën e bukën po ia shkele
Ai merr pushkën e lufton

Rrustem GECI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm EmptyThu Mar 27, 2008 7:25 pm

PUTHJA E DHEUT

( p o e m ë )

Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di ta falë

Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është një e vërtetë e qartë
Roma Çezarit, Nata e osmanliut
Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë

Në një gjyq që as korbat se shkruan
Të d ë n u a r ishim,...me kalvar!
Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku
Shpërngulja bënte atentatin e parë

Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona
30 shekuj kemi gurin në kufij
dhuna ishte shumë e rëndë
dhe ushtri tonën ne nuk kishim

2
----------------------------------

Në këtë b o t ë trishtimesh
sa herë e kujtoj atë kohë
një e tronditur më pushton
krajla dhe mbretër të huaj
që s´ i patëm kurrë asgjë
na shkulën e na përshkulën
në shkretëtirat e Anadollit
Nga ajo këputjeje e rëndë
unë vetvritem çdo d i t ë
nga m a l l i i përmalluar
nga të qënit i shpërngulur
Në atë puthje të dheut
lashë përroin e fshatit, lisin
kopshtin me plot perime e
pemë.Vreshtën e Dardhave
se armiku na ra natën , dhe
na i dogji të gjitha shtëpitë
e ne që m b e t ë m gjallë;
i lamë ca g u r ë tek pragu!


3
------------------------------------

Shpërnguljen nga mëmëdheu
e kam përjetuar shumë rëndë
më thotë një ish i shpërngulur
ushtria dhe xhandarët serbë
na nxorën në mes të rrugës
udha për Selanik me qerre
ishte një dramë më shumë
që vriste gjithandej Kosovën
Në ato vite të shpërnguljes
një i quajtur Astrit Karadaku
pjesëmarrës i (tre) luftërave
na thotë për këtë p o e m ë
betejat i takojnë historisë
nëse betejat nuk sjellin fitore
Në çastin kur po shkuleshim
unë putha dheun tim të ëmbël
dhe nga kopshti mora baltë
që ta kem s´i kujtim të tokës
dhe kujtim të dhéut e atdheut
që të mos më bjerë hiadha
apo ndonjë gjëmë e rëndë




4
---------------------------------

Në të gjitha ato vuajtje
Stambolli ishte një vrasje
kujtimet i kam të freskëta
në Z y r a t për të huajtë
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke
në radhët me ne, ishte një
vajzë bjonde , vjeç 13- të
nga Keçekolla e Prishtinës
serbët asaj ia kishin vrarë
16 a n ë t a r ë të familjes,
ndërsa ajo kishte shpëtuar
duke u fshehur në plevicë.
Ajo vajzë me atë dramë
kishte 50 të rarë të familjes
me gjak thuaja deri në gju
doli nga zyra duke bërtitur
këtë emër unë s´e kuptojë!


5
---------------------------------

më ktheni në vendin tim
në fshatin me fytyrë bari
tek shtëpia e prindërve
tek v a r r i i nënës sime
ish zëri i 13- të vjeçares
një gjëmë e gjithëve neve

O më të mirët e shpirtit
Gjergj , Aleks , Trëndëlinë
dhe juve që s´ po u njoh
gjuamëni me gurë, shajmëni
se unë biri juaj dhe vëllai
do duhej të isha atje, atje
dhe s ë bashku në luftë
t´i mbroja dhe unë trojet

Sa herë p ë r m a l l o h e m
i bie telefonit e bisedoj;
Kosovë, tungjatjeta, si je
katundi s´i është; si dolët
në mëngjes, a pati bastisje
sa dasma u bënë, tregomë
sa n u s e lindën fëmijë
o vëlla i gjakut tim, trego
se malli për ju më nbyti!

6
----------------------------------

Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë
thonë se vdiqën në këmbë
me sy kah a t d h e u
në kujtim të vendlindjes!.

Kossovë , Shqipëri , Atdhe
tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për n´humbje dhe n'harrim

Prandaj, si sot më kujtohet
thotë Isai, një i shpërngulur
dhe shpalon një akt drame
për një Hanife Ibrahimin
nënë nga Gjilani,pasi hodhi
djalin, edhe vet ra në det!...

( Grykën e Bosforit
P y e t e n i se flet
Gjysma është l o t
Gjysma është det!... )


7
-------------------------------------

Në jetën e të shpërngulurit
nuk mjaftuaka një vuajtje, një
dhimbje,një humbje,një vdekje
i shpërnguluri vdes çdo ditë
për t´ siguruar një gropë varri

B i j t e shpërngulur të Arbrit
me mund e bëmë këtë jetë
i këputur , i degdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Një jetë se kam parë Kosovën
në Tiranë s´kam qenë asnjëherë
kam lexuar mjaft për atdheun
për fushat , malet dhe d e t i n

Kjo j e t ë na iku me mall
moshë më nuk më ka mbetur
veshët më ushtojnë shumë
e shoh se jam shumë i mërzitur!



8
---------------------------------------

E ç´murtaja të rënda na ranë
po vuajmë ne, po vuajnë edhe fëmija
Në Shqipëri unë e kam mendjen
zemra më ikën vetëm në Tiranë

Tokë e florinjtë është Çamëria
tronditëse është ëndrra e çamit
Në det kur trapi d r e m i t e t
Dhe çami me çamen puthën

Mosha s´ më lë të kapi largësi
fëmijët po na i përtëritin emrat
për ju që e k u p t o n i vajin
degën e thyer edhe era e than!...

Atdhé, o i shtrenjti a t d h é
nxirre këngën që vlon në ty
Na lësho një za o i mirë
që të mos vdesim në mynxyrë!




9
--------------------------------------

Kosovë , e mba mend o trime
kur korbat nga rragamët t´u lëshuan
gjuhën e këngën të t´i shleyjnë
nëpër kohë të dogjën, të fyen,
të pranguan; por ti o Kosovë
prapë diellin nxore nga zemra
një t r u p të j e t ë Shqipëria!

O vëlla i atdheut tim, o zemër
jam lindur ku rritet p r u s h i
jam lindur ku p i q e t flaka
në katundin me fytyrë të barit
unë kam tri këngë të gjakëta
aty ku më njihnin dhe i njihja

Në çastet tek shpërnguljeshim
Ne lamë pjesë të jetës sonë
Fragmente nga më intimet
Copa të fshehura dashurie
Dhe kujtime të tjera të jetës
në palcë të tokës i fshehëm
Të mos i gjej dorë e huaj



10
----------------------------------

Kosovë mos u vono, ngritu
ti prishim kufijtë e ndarjes
ndarjen që po na ndan
se koha që po e jetojmë
do që të j e m i të l i r ë!

Tiranë, më lejo të përqafoj
të marr një grusht dhé nga
ti , nga toka ime e ashpër
një grusht dhé për kujtim
se gjuhën e ëmbël shqipe
ndarja e gjatë ma v o d h i...

Kjo këngë e ky mundim, do
sjellin një mëngjes të bardhë
një m ë n g j e s plot diell
edhe sikur koha të zbres në
zero,Shqipëria do të jetë një!..

S t a m b o l l , 1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 21Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 11 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: