Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 16 ... 21  Next
AutoriMesazh
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:18 pm

Jakup CERAJA :

LAGJA ''TAVNIK''

1.

Me tri ngjyra është e stolisur lagja "Tavnik" :
Kuq, bardhë, zi !

Me tri lugë ushqehet lagja "Tavnik" :
Të metalit, të drurit dhe të letrës !

Tri gjellë zihen në lagjën "Tavnik" :
E perimeve, e kojsive, e kërmyllave !

Tri gjuhë fliten në lagjën "Tavnik ":
E punëtorëve, e të pashkollëve, e fallxheshave !

Tri këngë këndohen në lagjën "Tavnik ":
E dashnorëve, e të dehurve, e lavireve !

Tri kanune ka lagja "Tavnik ":
Të besnikërisë, të mosdijes, të lakmisë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:18 pm

2.


Edhe kjo grua me atki* e shallvare mbështjellë
Eshtë njollë e lagjës "Tavnik".

Edhe kjo vajzë me shminkë e mini veshur
Është gotë e lagjës "Tavnik".

Edhe ky burrë me tirq e shallë ngjeshur
Është kanun i lagjës "Tavnik.

Edhe ky djalë me flokë të gjatë e farmerka shtrënguar
Është parazit i lagjës "Tavnik".


atki* - lloj shamie nga leshi, që mbajnë kryesisht në Shalë të Mitrovicës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:19 pm



3.

Atë plak që shihni ndanë shtëpisë duke medituar
I tretur me shikim diku në thellësinë e moshës së tij,
Mos e pandehni për piktor as poet
( Të gjorin, koha e la analfabet ! )
Është në hall të kuptojë
Ndryshimin mes tij dhe pjellës së tij :
- Pse shtëpive u lënë dritare të mëdha,
Kur i rrethojnë edhe tash me avlli guri ?!
- Pse vajzave u lejojnë flokë të shkurtuar,
Kur i lidhin edhe tash me pranga kanuni ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:19 pm

Jakup CERAJA :

BALADË PËR LYPSIN


Ty trotuari ta ndien dhembjen,
Muret ta kuptojnë gjuhën,
Dielli t'i njeh rrudhat e ballit,
Shiu t'i dëgjon psherëtimat
E njeriu që për bri të kalon :
As të ndien,
As të kupton,
As të njeh,
As të dëgjon.


Mars, 1970
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:20 pm

Jakup CERAJA







NGJARJE QË S'DUAN SHPJEGIM

Lasgush Poradecit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyFri Apr 04, 2008 9:20 pm

Jakup CERAJA :


SHTËPIA E LËSHUAR

Sa shumë po i ngjan sot kjo strehë
Vetullës së nuses së lëshuar
Me të cilin trembëdhjetë dimra e vera
Dashuri kam shkuar
Dhe frymën ma njeh
Më mirë se tokës erën .

Për të sot jam i huaj,
Mund të pres ke dera e saj
Edhe me javë, me muaj,
Me vjet,
Mund të çirrem në vaj,
Ajo më nuk buzëqesh as s'flet.

Trashëgim nga ati kjo ishte gjer dje,
I rrëfen kulmi, streha, porta,
Djersa e tij ia ka lagur themelin
Më ka dhënë bukë pa dhimbë e pseha
Edhe kur lot pikonte streha.

Tani më mos më shkruani letra n'atë rrugë
Plot diell e fëmijë -
Përgjegje nga unë më s'do t'ju vijë !

14 maj 1971
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: HALIL KAJTAZI : ERËRAT E KOSOVËS   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:19 pm

Halil KAJTAZI
ERËRAT E KOSOVËS
1943

Në vend të prologut?

Greqia antike ishte shkollë për shqiptarët, sikurse ishte edhe Serbia e formuar shumë më vonë se shteti shqiptar. Greku për grekun ishte vetëm grek, e serbi për serbin ishte vetëm serb. Duke parë se greku herët ishte diferencuar se ishte grek, pse të mos bënte edhe shqiptari një punë të tillë? Duke parë se serbi jepte jetën më së pari për Serbinë, pse vallë edhe shqiptari të mos jepte jetën për Shqipërinë?! “Këtu është nënë Serbia!” pohonin ardhacakët serbë, e shqiptarët frikësoheshin të pranonin një të vërtetë e të mbronin idenë për nënën e tyre!…Aksioma e Ilirisë është e gjatë dhe e përjetshme. Kroma e luftës iliro-romake kishte marrë përmasa të gjëra. Iliria tërësisht ishte pushtuar nga Roma dhe kroma! Romakët me zjarre arritën t’i ftohin ilirët dhe kështu nisi shpërngulja sipas planeve romake. Prej kusarisë që ua morën ilirëve, i detyran që me dhunë të vendosen nëpër vende malore. Deti ilir mbeti pa ato anije që lundronin nëpër tërë botën. Oficerët romakë që i kishte rekrutuar perandoria romake nga forcat ilire dhe me shpirt ilirësh, vepronin kudo. Dhe, aty ku hetohej se përkrahnin luftërat ilire, përndjekeshin me të madhe. Po qe se Roma hetonte se flitej mirë për oficerët ilirë, i shkarkonte nga posti, ua heqte gradat dhe i qortonte, ua humbte fijet në shkallë të botës. Koha e Ilirisë ishte mbushur me të dhëna të huaja, me sfida, gënjeshtra e çfarë më tepër, edhe me veprime që nuk dihej me ç’lugë trazoheshin? Mjerisht që kishte shumë e shumë mëdyshje kombëtare. Përkundër erërave të luftës ata parandjenin se po vjen epoka e lavdisë shqiptare! Pritej akti i parë i dramës së madhe shqiptare, pritej edhe akti i dytë, si dhe akti i tretë i fitores… Fatbardhësisht që shqiptarët e mbajten gjithnjë lart flamurin e përjetshëm të rebelimit kundër shkelësit… “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, ka thënë Pasko Vasa. Kjo tezë romantike, ishte e pranishme në të gjitha lëvizjet shqiptare të bërjes dhe ruajtjes së shtetit. Prandaj, mbijetesën dhe mirëqenien ekonomike shqiptarët e konceptonin gjithmonë me krijimin e shtetit kombëtar. Pikëpamja e tillë mund të haset edhe në mesjetë. “Skënderbeu u lind ortodoks, u rrit si musliman, vdiq katolik, por lufta e tij përtej principatës së trashëguar nga i ati, alenaca me princërit e tjerë shqiptarë - katolikë dhe artodoks - ishin dëshmi e një luftë kombëtare që tejkalonte barrierat fetare”, përkujton Agron Shala, në shkrimin e botuar në gazetën “Koha ditore”, 15 mars 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:20 pm

PËR SHTET DHE PUSHTET DEMOKRATIK!

Mjerisht që në Romë nuk qesh asnjëherë, por fatbardhësisht që kanë qenë të tjerët, dhe më kanë shpjeguar se mbi derë të një kishe të vjetër është shkruar thënia: “Quo vadis...?” që në gjuhën tonë shqipe do të thotë: “Ku po shkohet?...” Thënies latine nuk kam çka t’i shtoj e as çka t’i heq. Nëse kam të dreejtë për momentin e gjendjes faktike në ditët e sotme, do të bëja një përmirësim, apo një shtesë: “Quo vadis, Kosovë...?!”

Kosova e pas luftës është duke pritur si në ankth çdo lloj ndryshimi, qoftë edhe në dobi të të gjithë qytetarëve, apo në dëm të njërës palë, që gjithnjë nuk është pajtuar me ndryshime të reja. Ka të tillë që përpiqen të lidhën e çlidhen edhe me dreqin me bisht që të pushojnë zënkat dhe të mos këtë luftë në këto troje të Ballkanit. Me sa po shihet, ende jemi nën hije të luftës së fundit, apo, mos vallë janë hijet e luftërave të mëparshme të shqiptarëve për çlirim kombëtar? Me sa po shihet, ende nuk po dihet se nga po shkon fati i Kosovës. E vërteta për të mbeti gjithnmjë e hidhur. Kahet e Kosovës për ribashkim kombëtar po zbehen, duke premtuar se Kosova po formohet si shtet i ri në Gadidhullin Ballkanik, dhe në Evropë. Edhe këto përpjekje janë të mirëseardhura, por siç po shihet, çdo gjë po vjen me vonesë, kur të tjerët po fitojnë nga amullia që po i krijohet Kosovës së nëpërkëmbur.


(Përmbajtja do të duhej të riformulohej për shkak se ndërkohë është shpallur pavarësia e Kosovës)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:20 pm

PERANDORIA

Sa e kam të njohur edhe në kohën e Perandorisë turke, shqiptarët luftuan për të krijuar shtetin si dhe pavarësinë dhe lirinë e tyre në trojet shekullore. Në ato pesëqin vjet të sundimit turk këtu e gjetiu, shqiptarët e Kosovës dhe serbët u trajtuan si rajë! Më 1389, kur përfundoi Lufta e Kosovës, turqit u shporren nga Kosova, raja serbe priste me padurim që Serbia ta ripushtojë Kosovën. Ashtu edhe ndodhi, sepse nënën Rusi e pati krah të djathtë. Kështu, lufta e shqiptarëve kundër ish-regjimit pesëshekullor turk nuk iu pranua rajës shqiptare. Serbia në kohën e Car Dushanit e shtriu pushtetin e vet kudo ndër shqiptarë. Arriti ta krijojë edhe Serbinë e madhe me toka të shqiptarëve, por Shqipëria mbeti e cunguar. Mjerisht që asaj iu këputen disa degë. Kosova si degë me sytha e nënës Shqipëri mbeti nëpër shekuj e pikëlluar. Përpjekjet e pareshtura qenë dhe mbeten se si sllavët ta gllabërojnë edhe atë copë Shqipëri. Edhe pse të coptuar nga nëna, shqiptarët nuk nënshtroheshin, por gjithnjë flijoheshin dhe kishin pasoja të shumta. U bënë edhe shumë përpjekje për t’u sqaruar luftërat e shqiptarëve për një shtet etnik, por çdo përpjekje, pala serbe me ndihmën e gishtit të madh të nënës Rusi, ia vente velin e zi: “Shqiptarët janë shumë të papërshtatshëm dhe të pacivilizuar. Ata nuk e meritojnë ta kenë shtetin e tyre, edhe pse u është pranuar një trohë shtet”. (Është fjala për Shqipërinë e copëtuar më 1912-1913).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:21 pm

HISTORIA E PASHKRUAR

Madje, të kthehen edhe pak në historinë e pashkruar apo të shkruar nën rrethana shumë të ndërlikuara, kur ajo ishte e pushtuar brenda nga të tjerët. Thuhet se më 1924, Shqipëria u shpall si shtet demokratik, i pari në Gadishullin Ballkanik! Mos qofshin të gabuar ata që në atë kohë patën guxim, që para rebelimit të ballkanasve e shpallen shtetin e parë demokratik! Ai shtet e shpalli fitoren e revolucionit të atij qershori. Pavarësia e shtetit nuk ecte përpara në mungesë të mjeteve financiare. Ekonomia kishte rënë nën zëro. Këtë varfëri të skajshme e pritën fqinjtë e parë, dhe demokracia e shpallur e Shqipërisë së Nolit nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj. Sërish me ndihmën e Serbisë dhe të Rusisë cariste ra “qveria demokratike”! Demokratët shqiptarë u degdisen kudo nëpër botë. Ra qeveria e Fan Nolit, pa pëlqimin e tij dhe të demokratëve të tjerë!... Vallë, pyes, a kam arsye ta shprush fjalën latine: “Quo vadis, Shqipëri...?”

Me ndihmën e N. Pashiqit, dhe me luftën e shkurtër që bëri z. Ahmet Zogu me demokratët e vendit, ai erdhi në krye të shtetit që e kishte vetshpallur veten si mbret i Shqipërisë. Në luftën që u zhvillua ndërmjet shqiptarëve me shqiptarë, vonë e hetuan që të dy palët kundërshtuese luftonin me pushkë(mauzerka) të Serbisë...! Siç po shihet, gjithkund po po mbizotëron politika e jo arsyeja për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve. Ajo(politika) është një shtrigë që i fut hundët kudo! Po, tani çmendojnë shqiptarët e Kosovës dhe mërgimtarët e nderuar!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:22 pm

SHKAPËRDERDHJA

U bë një kohë e gjatë që s’u pamë, por vetëm u dëgjuam gojarisht me anë të telit. Edhe këto “takime” janë të mirëserdhura, të mirëpritura. Ç’të bëjmë kur nuk po mund të shihemi e të çmallemi apo të rrimë së bashku, sikur kur ishim këtu në Kosovë, pikërisht në Prishtinë. Çfarë ditësh na erdhën? Tash, po më duket se do të ishte mirë që të ishim në atë vlug të bisedave, edhe pse shpesh ishin të zjarrta dhe me nervozizëm, apo mos vallë ato qenë pikërisht që na motivuan të shkapërderdhemi në të katër anët e botës?! Mospërputhjet e pikëpamjeve në familjet shqiptare ndodh se do t’i kenë hapur dyert e botës... apo mos i paskemi mpiksur qysh herët. Është kjo kënga e vjetër që u përsërit për ne shqiptarët? Pra, pas çdo rrëzimi të një pushteti, shqiptarët e mjerë qenë të detyrueshëm të kërkojnë strehime në vende të huja! Unë, kur e pata lexuar librin “Historia e Shqipërisë” në kapitullin ku përkujtohen luftërat e Skënderbeut kundër osmanllinjve, mes të tjerash gjeta të shkruar porosinë e kryetrimit legjendar, që kur me fjalime patetike në Krujë dhe në Lezhë luste popullin: “Ju këshilloj që t’ju ikni fërkimeve me armiqtë!” Sa e kuptoj atë periudhë të luftës, po shoh se edhe atëherë qenka dashur t’ju iknim fërkimeve të luftërave me romakë e me osmanllinj. Pas çdo lufte ne paguam tagër. Po edhe ndryshimet e shpejta na sollën në prag të greminës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:23 pm

FRIKA..

Ç’fat patëm ne nga ato luftëra të përgjakshme? U dëmtuam ne edhe kundërshtarët.... Pastaj me ata që lidhëm besëlidhjen, na futën frikën dhe na i futën që të dy këmbët në një këpucë! Shkuan turqit e na erdhen serbët në derë të shtëpisë. Të tillët na mashtruan se do të kapërcejnë nëpër Kosovë e po sundojnë mbi njëqind vjet. Ata u vendosen në këto troje që na robëruan e bënë më zi se të gjithë sundimtarët e mëparshëm. Po kush do ta dëgjonte zërin tonë? Së pari klithmat nuk i lejuan të dalin jashtë pragut të shtëpisë, e lëre më edhe jasht Ballkanit të trazuar, e sa për Evropë, kur patëm ndonjë ndihmë prej saj? Evropa deritash e kishte bërë veshin të shurdhër, sikur fare nuk dëgjonte asgjë, apo, përpiqej të fitojë prej padrejtësive që na i bëri, pikërisht pse nëpër shekuj qemë popull i pakrah dhe i pambrojtur? Evropa e re, vallë çfarë do të na sjellë? Tash do të shohim, ku bën pjesë harta e Evropës, e ku gjendet Gadishulli i Ballkanit!? Pastaj do të shihet edhe ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova, që të dyja të copëtuara! Ku qemë ne!? Ç’bëhet vallë tani në Shqipëri?... Mbetem të grindemi për nënën që shumë veta e lamë të shkretë, të mallkuar, të krasitur, e lamë si degë e këputur dhe kurrë s’i vajtëm pranë të pyesnim: “Ç’ke moj nënë, edhe po vajton? Dhe u bëre si lulez me kokë të unjur ngase nuk shëkon diell?” pohonte Noli ynë. Në një intervistë të zotit Fan Noli dhënë korrespondentit të gazetës së Beogradit “Vreme” (“Koha”), më 13 shtator 1924, ai shprehte pikëpamjet e tij: “Ne dëshirojmë marrëdhënie fqinjësie të mirë me shtetin jugosllav, se kemi nevojë për qetësi që të mbledhim tërë vemendjen tonë në organizimin e shtetit dhe zhvillimin e ekonomisë”, ku mes të tjerash theksoi edhe çështjen e zgjidhjes së nyjës Kosovë: “Lidhur me kosovjotët, që qeveria mori masat që ata të qëndrojnë urtë dhe ju siguroj se kanë për të ndenjur urtë(...). Në qoftë se ju dëshironi që kosovarët të mos jenë shkak i grindjeve dhe urrejtjeve midis dy shteteve, atëherë ju silluni mirë kundrejt popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Konstatoi me kënaqësi kohën e fundit... autoritet tuaja lokale sillen më mirë kundrejt shqiptarëve të Kosovës. Shpresoj që edhe qeveria e re juaj, gjithë këtë politikë do ta ndjekë në interesin e të dy shteteve”. Mirëpo, me sa shihet zoti Noli ishte që të krijohej një gjendje paqeje e qetësie në Ballkan. Ai shpesh i vlerësonte se këto ishin premtime të thata. Gjendja ndërkombëtare dhe lufta e ftohtë ndaj shqiptarëve e bëjnë këtë periudhë shumë të papërshtatshme. Ndodh se i frikësohej luftës së re dhe “... do t’i ngrejë duart drejt qiellit dhe do të bërtasë: “Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!... Ku jemi ne? Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve? Përgjigja është shumë e lehtë: Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë”, domethënë erë e asgjë më tepër”

Kultura e paqes, më sa shoh, s’është përhapur sa duhet në botën e re. Kush e vë gishtin pa gjak të paqes në letër të bardhë, i lumtë! Por, kjo ndërmarrje kërkon edhe ithtarë të denjë. Sa i përket Ballkanit të vjetër, janë shtresuar sa pikëpamje të gabuara që i kanë mbjellur luftërat për liri, e pas përfundimit të luftës çdo gjë është dhunuar deri edhe historia!... Mund të ndodhë se kanë pasur të drejtë turqit kur thoshin: “A bën që mbreti t'ju flas maleve!?”



(Qevria e Nolit nuk ishte konsoliduar, meqë pati jetë të shkurtër dhe nuk mund të merret si argument kërkesa e tij që kosovarët të rrinë urtë. Mendoj se ky fragment e lëndon veprëm meqë Noli është aq i madh dhe i përkushtuar për Shqipërisë, sa kjo fjali edhe ashtu del e zvenitur)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:23 pm

BALLKANI I TRAZUAR

Këto male e gurë të ashpër të Ballkanit, vërtet s’po e dëgjojnë askënd, s’po ia pranojnë askujt! Po, ç’bëri ajo Turqi që ndër shtetet e para e formoi Ballkanin, ia caktoj kufijtë dhe e mbrojti? O Zot, në ç’korniza të hekurit jetojnë ballkanasit? Tash kush po e mbron Ballkanin e Vjetër? Po Evropën dhe mbarë botën?! Kush po i mbron shqiptarët që me luftëra të detyrueshme dhe me kërkesa për të drejta e patën trazuar Ballkanin legjendar? Ç’mbet prej luftërave? Asgjë! Luftuam dhe çdo luftë e fituam, por fitoren na morën prej dore në mënyrë paqësore! Pas ndjekjes së çdo pushteti dhunues, na shkelën me pushtet të rinj më të ashpër sesa i vjetri. Serbia fill pas pushtimeve të Osmanllinjve u bë tutelë mbi kokë, duke përhapur gënjeshtra në Evropë, kinse shqiptarët nuk dinë të krijojnë e të mbajnë shtet? Luftërat në Ballkan i motivuan ardhacakët e ri, dhe ne nuk ditëm, se çdo hyrje në luftë, edhe pse nuk e gjunjëzuan dot popullin, na kushtoi me kokë dhe me tokë... Humbem shumë njerëz pa nevojë, por edhe tokat e shqiptarëve u copëtuan nga fqinjët? Pas çdo përpjekje që të bëhen thyerjet në dobi tonë, të tjerët i rrëmbyen dhe i përvetësuan të gjitha të mirat para nesh. Ata që kapërcyen nëpër male të Karpateve me djepa nën sqetull, pas shumë përpjekjesh, vunë pushtetin e tyre në këtë pjesë të Ballkanit. Mbetëm "të mirë" dhe "të mjerë"! Sepse, pa arsye u përpoqen që të mohojnë gjenezën dhe të na shlyejnë çdo luftë e përpjekje për vetëqeverim e pavarësim... Ndodh se kjo klithmë që e bëre Ti në përmbledhjen më të re do të hap udhë të re, në mos asgjë shqiptarët të dalin me pikëpamje të qartësuara për fatin. Shqiptarët duhet të zgjohen njëherë, të futën në çdo pore jetësore dhe ta ndriçojnë fatin e tyre, jo sipas asaj që u përpoqen të na detyrojnë të huajt, por siç populli vetë dëshiron. Zëri i këtij populli është edhe zëri i Zotit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:32 pm

FITUESIT PËRCAKTOHEN NË TAVOLINË

Historia jonë ishte e pastër si loti, por atë e ndërlikuan fqinjët për t’i përfituar “alibitë” e tyre së ata janë shpëtimtarët tonë! Sikur të dinim t’ju shpëtonim kthetrave të tyre, apo edhe të mos futeshim në luftë me ta e kundër tyre, ndodh se nuk do të mbesnim kështu të copëtuar dhe me pak tokë? Qëllimi i çdo lufte ishte që të na rebelojnë dhe të na motivojnë për luftëra të reja. Pas përfundimit të luftës, të tjerët e shaluan atin kudo kundër nesh. Kështu bëri edhe Serbia si në Luftën e Parë Botërore, po ashtu edhe në ketë të Dytën - kundërbotërore! E morën fitoren të gatuar dhe të ulur në tavolinë, pa fije droje. Çfarë do të bëhej sikur fare të mos ngriteshim në luftë? Vetëm sa u përshkllimë se luftuam kundër nazifashizmit, kurse erdhi nazifashizmi me petk të ri!

Zoti na ndihmoftë! U ndihmoftë edhe popujve të tjerë, por shqipshkelësve, kurrë mos iu ndihmoftë! Ka shqipshkelës edhe në mjedisin tonë, që ende nuk po duan të lirohen nga tutela e ish-regjimit, ka edhe të tillë që i kanë lidhur interesat materiale, e fat që tash po ua lexojnë gjithkujt letrat në gji...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:33 pm

UDHA E MASHTRIMEVE

Në 40-vjetorin e Bujanit, u mbajt një takim në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Mjerisht nuk erdhi asnjë ish-pjesëmarrës i gjallë i Konferencës, as të tillë të përlyer që tërë jetën bërë me gisht dhe asnjëherë nuk kanë menduar se me popull nuk luhet në bisht!

Salla e kujtimit të përvjetorit ishte mbushur me studentë, historianë dhe politikanë. Pritej se do të vinte Fadil Hoxha, por as ai nuk erdhi! Desh të ndaheshin edhe historianët në dysh; sa ishin me mendimin se Konferenca e Bujanit mbeti akti më i lartë historik për bashkimin e kombit shqiptar, sa të tjerë e qortonin si konferencë moniste? Bujani është akti i kryer, thoshte njëri nga historianët që nuk kishte shkruar asnjë shkronjë, por e kishte përsiatur në vete atë kohë. Bujani ishte një Konferencë nën kontroll të serbëve dhe malazezëve. Ata e përkrahnin vetëm sa për t’i parë se cilët nga radhët e shqiptarëve ishin eksponentë të irredentizmit dhe të separatizmit! Bujani ishte konferencë, që as që duhej të mbahej, pohonte njëri, dhe atij nuk i vëhej veshi. Ndër të tjerë, foli edhe Ali Rexha!

- Ju, të gjithë po gaboni se nuk duhet të thuhet: “Konferenca e Bujant” por “Konferenca e Bujanit”. Qeshën të gjithë pjesëmarrësit. Ishte njëfarë krize nervore! Thonë se vendimet e kësaj Konference i kanë nënshkruar edhe serbët e malazezët. Bujani ishte nën kontroll të madh dhe fare nuk ishte përgatitur psikikisht asnjë luftëtar. Mashtrimet e premtimet lëviznin në çdo anë. Bujani kishte përparësi se mbahej në Malësi të Gjakovës, dhe mendohej se Malësia do ta përkrahte, por kush e kishte pyetur atëherë atë Malësi? Ç’mund të bënte Malësia, kur dihej se ajo Malësi ishte e lidhur gjithnjë me Shqipërinë! Bujan dhe Malësia me pilëpamje të ndryshme ishin larg njëra-tjetrës. Malësia do të thoshte: “Me Konferencën e Bujanit ne ia ndërsyem vetes qentë! Qemë të bashkuar, por nuk ditëm ta gëzojmë. Na mashtruan kopilat e huaj…”

Ç’fat patën ata delegatë që udhëtuan nga anë të ndryshme, e ç’fat pati edhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo, që ishte në korrent të asaj ngjarje? Ai kishte marrë përsipër se si ta bojkotonte atë, por pasi ia kishte shkruar një letër Titos, dhe iu kishte ankuar se shqiptarët nuk do të ngriten në luftë, po qe se nuk bashkohen Kosova me Shqipëri. Tito iu kishte përgjigjur me shkrim: “Çështja e bashkimit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit me Shqipëri duhet të jetë ekskluzivisht çështje propaganduese”… Ishte nënshkrimi i tij enkas: To! dhe pikë! Ndiqej fryma e Rezolutës së Bujanit edhe prej atyre që e kishin nënshkruar, ndiqej edhe prej Tempos dhe Titos, dhe marrëveshja gojore u bë më e rëndësishme se ajo me shkrim. “Të luftojmë, dhe ta shporrim okupatorin prej këtij vendi, e pas luftës, të gjithë do t’i gëzojmë të drejtat e barabarta!...”

Udha e mashtrimeve ishte hapur pikërisht në Bujan. Nënshkruesit si dhe nënshtruesit e Bujanit përparonin në brigada të ushtrisë, por kishte ndër të tjerë që përjetonin përndjekje sekrete.

Për Bujan nisën të nxehen hekurishet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, që mezi merrte frymë ato ditë, se edhe ata që punonin njëzet vjet nuk e dinin se ishin në shenjestër. Bujani dhe Instituti ishin në të njëjtin provim sikurse para 40 - vjetësh Malësia e Gjakovës, apo ata që deshën t’i jepnin zë asaj se bëri një punë të madhe! Po të pyetej Malësia nuk do të bëhej asnjë fjalë në ato rrethana? Po të ishte ky zëri i Malësisë, do të lëshohej kushtrimi i saj, por ishte një zë i një kaste njerëzish që mbetën faraonë të dy zonave shqiptare? Faraonët e historisë, dhe faraonët e politikës së ditës që ditën të tjerët t’i ngrisnin në metafora nisën të përçajnë. Ata dërdëllisnin për ura të bashkimit të të gjithë popujve me parullën: “Proletarë, të të gjitha vendeve, bashkohuni!”

U ngrit Ahmet Kelmendi, ish-nxënës i Zekeria Rexhës, dhe përkundër asaj që nuk diti apo nuk desh të thotë asgjë për Bujann, ia përmendi emrin profesorit të tij:

-Të diskutojmë mes vetes deri në ngritjen e karrigeve, por të mos i mëshojmë njëri-tjetrit! - thoshte profesor Zekeria Rexha i ndjerë që nuk ishte në atë mes ku flitej për 40-vjetorin e Konferencës së Bujanit!

Fjalët rreth karriges më tingëlluan ndryshe. “Lufta për shkam!”, kisha dëgjuar shpesh në popull: “Na i ka lidhur duar dhe këmbë!”. Mos vallë, edhe aty qenka bërë luftë e tillë! T’i ngrisim karriget këtu? Karriget i ngritën të tjerët kundër nesh, dhe heshtja u bë moto e luftës “Ndjefsh e mos pafsh!” luteshin ata që s’mund të bënin asgjë. Dhe kështu lufta vazhdonte edhe pas aprovimit të Rezolutës së Bujanit, hartuar nga Hajdar Dushi, i cili nën rrethana sekrete të asaj kohe u zhduk. Jeta e tij ishte jeta e një luftëtari të vendosur që nuk pushoi së luftuari dhe punuari për lirinë e atdheut. “Çdo i ri don liri!”, dëgjohej fjala e urtë. Liria për atdhe ishte në shpirtin e tij. Ai me një grup njerëz të tjerë të penës, kudo ku shkeli, maleve e fushave, kasolleve e staneve, mbolli zjarrin e luftës për liri, zjarrin e dashurisë për tokën amtare që Kosova të bashkohej me Shqipërinë!…”Pa tokë, s’ke as qiell, as diell, as kokë!” përsiasnin në vete ata që nuk kishin aftësi e guxim të kundërshtonin haptas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:35 pm

LOJËRAT E ROBËRISË


- Kush e ka nënshkruar Rezolutën e Bujanit? - pyesnin shpesh ushtarët nëpër brigada luftarake, por ata i hante nata…

-A do të bashkohemi ndonjëherë me Shqipërinë? - pyesnin edhe ata që ishin në krye të ushtrisë, por që shpesh me fjalë e shprehje të tilla provokonin prapavinë e shëndoshë, dhe cilindo që dëgjonin se ekspozohej, nuk e çelte drita të gjallë!

Mëngjesi i gjente të pushkatuar, dhe vetëm kur shokët bënin me kokë prej njëri-tjetrit, dihej se çfarë bëhej me shokët e luftës natën, e çfarë ditën? Dita dhe nata ishin të tyre! Ditën ishin me ushtri, natën ishin - kundër ushtrisë!... O bubu, çfarë ishte ajo kohë e luftës? Profesori im, Zekeria Rexha ishte i shkolluar. Ishte kreator i luftës dhe i arsimit shqiptar? Dinte gjuhën shqipe dhe frengjishte, dinte edhe latinishten, e kishte mësuar për zor edhe serbishten! Shumë kohë ishte njeriu i pare në Shqipëri, minister i arsimit si dhe këtu në Kosovë. U bë edhe shkrimtar!

Dukagjini, djali i Zekeria Rexhës ishte një klasë para meje. Ai ishte orientuar në lëndët shkencore, thoshin se merrej me fizikë dhe se ishte regjistruar në Institutin e Vinçes të Beogradit! Ishte punë e madhe kjo atëherë për ne. Sihariqe! Ishte punë mbi punë të shkonte ndonjë shqiptar e të studionte në Beograd, dhe arritën dikur edhe shumë të tjerë. Dyert e Beogradit i hapën luftëtarët. Harruan Tiranën!... Çfarë u bë me atë Bujan? A do të ishte më mirë që të mbahej apo të mos mbahej? A ishte mirë që t’ia bëjmë vetes me gisht apo atë që na bënë të tjerët? U apostrofuan njerëzit që adhuronin bashkimin. Bëhej një luftë e ashpër përbrenda ushtrisë shqiptare, që çonte në udhën e dështimit. Dyshuesit i ndoqën dhe u poqën në mënyrën më perfide!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyMon Apr 07, 2008 11:36 pm


REZOLUTA E BUJANIT

Rezoluta e Bujanit ishte hartuar mirë, dhe në çështjen shqiptare, më sa shihej sipas të gjitha paragjykimeve, do të bëhej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë! Po, vallë, për çfarë bashkimi ishte fjala, kur Kosova, në ditët e fashizmit, në kohë të Shqipërisë, edhe pse dukej e pushtuar, ajo ishte tërësisht e bashkuar! Ishte një shtet etnik, dhe kështu, zoti Zekeria Rexha, ende pa u nënshkruar Rezoluta, gjërat ishin pezulluar herët se si do të vihej deri te vendimet e një Konference që fare nuk do të kishin peshë as gjatë luftës e as pas pushimit të saj. Nënshkrimin e Rezolutës, dihet se kush e pagoi me kokë, e dikujt i shpëtoi koka dhe trupi, por më vonë përbeheshin me kokë, trup e shpirt për vendime të reja, më drastike dhe më tragjikomike. “Konferenca e Bujanit akt mashtrues-pseudohistorik i fatit të shqiptarëve!” pohonin në vete. Ajo u bë vazhdimësi e kurtheve të mëparshme të Mbledhjes së Mukjes, e cila po kështu me vete mori shumë njerëz, dhe ata që mbetën të gjallë, e mbajtën në këmbë Shqipërinë me kompromisin që ia bënë Kosovës së mjerë! Konferenca e Bujanit ua lidhi këmbë e duar komunistëve të Shqipërisë dhe të Kosovës! U formuan çetat dhe brigadat partizane, me një yll të përbashkët pesëcepash! U formuan dy Ushtri Nacionalçlirimtare dhe u caktuan dy komandantë shumë të rinj, që vranin dhe kthjellonin në atë kohë. Çfarë hapash të sigurt: “Dy ushtri Nacionalçlirimtare, me dy komandantë shqiptarë. Komandant i UNÇ të Shqipërisë u zgjodh Enver Hoxha, kurse komandant i UNÇ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, Fadil Hoxha! Dy komandantë të një ushtrie e dëgjonin një komandant suprem të UNÇ të Jugosllavisë, Titon që i fuste në regjistër hiqërrat! Konferenca e Bujanit, si të atyre që dhanë jetën, e po kështu edhe të atyre që e vazhduan luftën, ua lidhi këmbë e duar! Ata mbetën me trup e me shpirt pengje të Serbisë, po edhe të Shqipërisë. Trupin e shpirtin e patën në bahe! Për gjendjen kaotike që mund të krijohej gjatë tërë luftës, lëre që ishin përgjegjës dhe të përcjellur nga njëri-tjetri, sakaq udhëheqësia serbe nuk kishte nevojë të ngutej fare, kur çdo lëvizje e re ishte nën mbikëqyrje të tyre.

* * *

Në kohën e pushtimit nga Italia dhe Gjermania kufijtë për të dy palët ishin formalë, dhe mund të krijoheshin lëvizje në të dy anët! Nuk dihet a tradhtoi PKSH-ja Kosovën, apo PKJ e Jugosllavisë, përmes Komitetit Krahinor të PK për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit! I nderuari Zekeria Rexha çdo të thoshe ti, sikur të ishe i gjallë, apo mos vallë ke lënë diçka në dorëshkrimet tuaja të pabotuara! Ç’fajtorë qemë ne këtu në Kosovë, kur u ngritëm në luftë kinse me zërin e Shqipërisë dhe pësuam e fare asgjë nuk mësuam? Një shmangie nga vendimet e marra në Bujan, në Prizren, si dhe në Beograd, po të dëgjohej se kishte ngritur kokën ndonjë filiz, politikanët e heshtnin me mjeshtri e mençuri: “Heshtni, se edhe këtë që e fituam me luftë, mund të na e marrin!” Po, vallë, ç’mund të merrnin prej nesh, kur kishim mbetur asht e lëkurë, të lodhur nga vuajtjet dhe nga lufta. Vrasje, burgosje, me bukë e pa bukë… “Heshtni! Heshtni!” Me heshtje shprehej edhe mospajtimi, me heshtje shprehej edhe ndjenja e zemërimit, me heshtje shprehej edhe ndjenja e robërisë.

Dhashtë Zoti dhe u bëftë siç thotë Rezoluta e Bujanit më 31 dhjetor dhe 1 e 2 janar të vitit 1943!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:47 am

Shkruan: Shefki OLLOMANI

SHQIPËRIA ETNIKE DHE PROMETHEU

(Fragment nga Libri: Shefki Ollomani - ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE, botoi Shtëpia Botuese ”Shkupi”, Shkup - Mars 2008, Faqe 248.
Ky është Libri i Pestë i Autorit që ia boton kjo Shtëpi Botuese)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:47 am

Linde në kohë të lashta, të tejlashta Shqipëri. Askush nuk e di kur linde Ti. Linde sëbashku me Dheun, atëherë kur u krijua planeti Tokë. Linde e para, Shqipëri, dhe u quajte Pellazgji. Zoti kështu të emëroi dhe fat e mbarësi të uroi. U fundose Atlantidë, dole sërish në dritë, linde Pellazgji, u rilinde Iliri, jetove Arbëri, u përjetësove Shqipëri.
Prometheun e lindi Pellazgjia, e rriti Iliria, e burrëroi Arbëria dhe e përjetësoi Shqipëria. Nënë e bir, dorë për dorë e krah për krah ecën nëpër histori, nëpër lashtësi, nëpër tokë e nëpër qiell… Herë në këmbë e herë shaluar, herë duke vrapuar e herë duke fluturuar. Gjithmon bashkë, gjithmon tok e të pandarë. Nga parahistoria në histori dhe nga historia në ardhmëri ato bashkërisht çajnë përpara krenarë e të pamposhtur në rrugën e tyre të jetës e të luftës, në tokën e vet, në të drejtën e vet, duke sfiduar ballëlartë të gjithë armiqtë e tyre nëpër shekuj e mijëvjeçarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:47 am

Legjendat thonë se Prometheu ua rrëmbeu "zjarrin" - lirinë "Perëndive" të Olimpit - sundimtarëve të Pellazgjisë, dhe ua dha njerëzve - popullit, prandaj ata e zunë, e prangosën dhe e mbërthyen, e gozhduan për një shkëmbi, sikurse Krishtin në kryq. E dënuan me vdekje dhe interrnim, duke e dërguar në cepin më të largët verior të Pellazgjisë, në malet shkëmbore të Kaukazit, sepse "Perënditë¨ e Olimpit i frikësoheshin për së gjalli dhe i tmerroheshin për së vdekuri Prometheut.
Kujtuan se e vranë, kujtuan se e mposhtën sundimtarët Prometheun, por gabuan, sepse nuk mund të vritej liria dhe populli, nuk mund të mposhtej Pellazgjia, sepse ajo pati edhe Promethe tjerë si Herkuli e Anteu. Ajo lindi e rriti Promethe në vazhdimësi që nga Leka i Madh e Pirro Epiroti, deri te Bardhyli e Gjergj Kastrioti. Që nga Muji e Halili deri te Mic Sokoli e Abdyli. Që nga Gjergj Elez Alia e Hasan Prishtina deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:48 am

Pellazgjia kishte Promethetë e vet. Iliria kishte Promethetë e vet. Arbëria pat Promethetë e vet. Shqipëria Etnike pati dhe ka Promethetë e vet. Vargu i Prometheve shqiptarë është i pambarim, i pafund, sepse i pafund e i pavdekshëm është populli që i lindi, e pamposhtur dhe e përjetshme është toka pellazgo-iliro-shqiptare që i rriti e i burrëroi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:48 am

*****
E stërlashtë sa vetë Dheu. E urtë, guximtare, stoike dhe e fortë si Prometheu, Shqipëria Etnike rrugëton nga tejlashtësia përmes udhëve të paudhë, marshon shtigjeve të pashtigje, përmes historisë së përflakur, përmes njerëzimit të përgjakur, përmes dritës dhe errësirës, udhëton e vrapon me shpejtësi e krenari drejtë lirisë, drejtë ardhmërisë, drejt përjetësisë.
Shqipëria Etnike është sfidë e pushtuesve, e tiranëve dhe e kolonizatorëve të Ballkanit e të botës. Ashtu siç ua rrëmbeu Prometheu zjarrin e diturinë "Perëndive" të Olimpit, ashtu Shqipëria Etnike po ua rrëmben përditë e më shumë lirinë dhe trojet e veta të grabitura e të rrëbyera nga shovenistët e barbarët ballkanas dhe evropianë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:48 am

Për këtë shkak Shqipëria Etnike ndër shekuj e mijëvjeçarë u bë rrufepritësja e ”perëndive” shoveniste të Ballkanit, të Europës e të Azisë. Ashtu siç e gjuajtën Prometheun me rrufe "Perënditë" e Olimpit, ashtu e gjuajtën me zjarr e hekur, me plumba e topa armiqtë e shumtë Shqipërinë tonë etnike.
Kur "Perënditë" e gjuajtën me rrufe Prometheun dhe i thanë që të dorëzohet se do t’ia falin jetën, ai ua ktheu me vendosmëri atyre: ”Nuk i ndërroj vuajtjet me një shërbim prej skllavi”. Kurse Shqipëria Etnike u tha dhe u thotë armiqve të saj, sa herë ata e goditën dhe e godasin për ta asgjësuar, se: ”Nuk do të ketë paqë në Ballkan dhe në Evropë, pa u çliruar dhe bashkuar trojet shqiptare”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:49 am

Shqipëria Etnike është antipod i errësirës, është vetë drita. Është antipod i robërisë, është vetë liria. Është antipod i dorëzimit, frikës dhe dobësisë. Është vetë qëndresa, trimëria, guximi dhe forca stoike. Shqipëria Etnike është vetë Prometheu. Ashtu si u ngritë mbi "Perënditë" e Olimpit Prometheu me guximin, bamirësinë, virtytin dhe vendosmërinë e tij, ashtu u ngritë e po ngritet vazhdimisht Shqipëria Etnike mbi padrejtësitë, sulmet dhe egërsinë antishqiptare të armiqve të saj sllavo-grekë dhe evro-aziatikë.
Ndërmjet Prometheut dhe "Perëndive" të Olimpit qëndron një hapësirë e madhe e mbushur me bubullima e vetëtima rrufeshë, me shkarkime përcëlluese zjarri mbi trup të tij, por Ai qëndroi i pamposhtur, duke qëndruar titanik në idetë e tij liridashëse e njerëzore. Mateshin kështu rrufetë e "Perëndive" të Olimpit me forcën e ideve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 EmptyWed Apr 09, 2008 12:49 am

përparimtare dhe me zemrën bujare të Prometheut. Rrufetë që hidheshin kundër Prometheut, u ktheheshin, si bumerang, me forca të shumëfishuara "Perëndive" të Olimpit, duke i dobësuar e cfilitur gjithnjë e më shumë ata, duke ua shkundur e lëkundur gjithnjë e më tepër fronin tiranik "Perëndive", pushtetarëve e diktatorëve të kohës.
Edhe midis Shqipërisë etnike dhe barbarëve të panumërt pushtuesë të të gjitha kohërave ekziston një mal i tërë me kufoma dhe një det i gjerë me gjak. Dhe ata që thyen kokën mbi këtë mal kufomash, heronjsh e heroinash pellazgo-iliro-shqiptare ishin vetë armiqtë pushtuesë. Ata që u mbytën në detin e gjakut të Shqipërisë Etnike ishin vetë ushtarët bisha të legjioneve të huaja barbare, të cilët sulmonin pandërprerje atdheun e shqiponjave dhe feniksve – Shqipërinë Etnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 16 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: