Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyThu Aug 14, 2008 3:41 pm

ERVIN HATIBI



MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyThu Aug 14, 2008 3:42 pm

Arian Leka

Blatim

-kontrapunkt-

Kur linda,
Zoti më fali një lodër
dhe "luaj" , më tha, "prishe, mos kij frikë,
mund ta nisësh me këmbët,
por më mbarë është me sytë".

Duart me erën
Uji me qerpikët
Këmbët me gurët
Koka me pemët
dhe
Gjethet ranë kur fillova të luaja me
zemrën
Buzët, gishtërinjt u dogjën
Mbi ishuj që fshihen hartës.

Pastaj:
Mendja-çmendja-goja -loja-
-ikja-pritja-rënia-ngritja
Brinja-thinja-buza-muza-
-burri-huri-shishja-prishja
Mëlçia-vetmia-deti-mbreti-
-era-dera-dimri-vera
Mushkëria-shtëpia-gota-bota-
-kamja-troka-veshka-breshka
ëndra-gropa
Kur linda,
Zoti më fali një lodër
Trupin tim:

"Po ta kthej të rrëgjuar
të dobët të shpuar,
grisur e grirë,
lëkurë krejt pa frymë,
djegur e lëpirë, me kripë
e me brymë,
nga syri i limaksur
nuk ta ruajta dot:

Falmë,
Falmë, Zot" .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyThu Aug 14, 2008 3:44 pm

Uran Kalakulla

VETMI

Mbyllur ne vete zemra m'pikon gjak
mendimi i arratisur vec ty ai ka cak
kur prane s'te kam grihem ne vetmi
shpirti me renkon, lengon ne melankoli

Ne fyt kur si sot ankthi me shtrengonte
sa te shihja ty e keqja me kalonte
po tash qe te kam larg e s'mundem te t'arrij
i plasur, i derrmuar, kercu i vetem rri

Jeta perreth eshte det e lume
njerezit dridhen ankthit edhe ne gjume
une mbyllur ne vete, zemra m'pikon gjak
mendimi i arratisur vec ty ai ka cak!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 1:13 am

Toka ime

Me lindi kjo toke e munduar.
Ne djepin e saj me perkundi.
Me klithmat e dhimbjes mekuar,
Vajet e nenave - kenge gjumi.

Dhe hodha une hapat e pare
Mbi trupin e saj te plagosur.
Mesova te flas dhe pa fjale
Per hallet qe s'paskan te sosur.

Me rriti kjo toke e lashte
Me endrra dhe shpresa ne gji.
Sot zemra tek ti rend plot mall,
O balta nene - Shqiperi.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 1:13 am

Pa Titull

Avione qe ulen.
Te tjere qe ngrihen.
Valixhe qe zbrazen.
Shpresa qe fiken.

Sy te permallur.
Nje lot i pathare.
Buze qe dridhen
E s'thone dot nje fjale.

Nje zemer e lodhur,
Nga zhgenjimi tkurrur.
Nje enderrr e tretur
Ne shkretetire, ne pluhur.

Nje yll qe me ndjek
I heshtur nga lart.
Me lodhi gjithcka.
Shpirti m'u plak.

Me lodhi ky fat;
Me hedh e me pret.
Dhimbja sot qan;
Me lodhi kjo Jete!...

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 1:14 am

Ti ...

Nje fjale e pathene mbete ti,
Nje varg qe kurre nuk u shkrua.
Kujtimin tend thelle ne zemer groposur,
Pluhuri i harreses e ka mbuluar!!!...

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 10:05 am

Në Mëngjes


Horizonte zbulue me bardhsi mëngjesore
zgjohen…
Dy-tri përvidhen hapsirë,
udhëtojnë,
t'bardha e t'holla
si çarçafë t'lëshuem n'erë…

Fushat pëshpërisin lutje mëngjesore.
Ditën e re përshëndesin
Me lojë kunorash -
Drujt e gjethuem;
në bar kanga e gjallesave t'imta
ende himnin e saj…

Livadhe dhe arave t'vesueme,
zane… Dita po gdhin.
Fushat erënjoma shtrihen
Si trup i gufuem femne…

Endem, si fëmi, n'qetësinë mëngjesore
dhe trupin e ushqej me freski
t'barishtave dhe t'erës;

përkdhel mëngjesin me sy t'mbyllun
dhe thellë n'zemër qetoj,
me harresë mësheh, mbuloj
dhimbjet e shpirtit t'varruem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 10:07 am

Popullit Tim


Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyFri Aug 15, 2008 10:07 am

Gjykimi

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona...
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde...
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptySat Aug 16, 2008 11:04 am

biligoa shkruajti:
Pa Titull

Avione qe ulen.
Te tjere qe ngrihen.
Valixhe qe zbrazen.
Shpresa qe fiken.

Sy te permallur.
Nje lot i pathare.
Buze qe dridhen
E s'thone dot nje fjale.

Nje zemer e lodhur,
Nga zhgenjimi tkurrur.
Nje enderrr e tretur
Ne shkretetire, ne pluhur.

Nje yll qe me ndjek
I heshtur nga lart.
Me lodhi gjithcka.
Shpirti m'u plak.

Me lodhi ky fat;
Me hedh e me pret.
Dhimbja sot qan;
Me lodhi kjo Jete!...


Kjo poezi ka shum frymëzim.Ka një diapazon të gjerë mendimesh dhe shprehje të qarta dhe të vërteta.Të uroj ta ruash këtë stil të shkruari dhe suksese.
D.C
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: P.S   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptySat Aug 16, 2008 9:49 pm

kiss
Për poezinë "Vetmi" ,
Po të dërgoj një puthje,për shoqëri.
Mos e merr për xhelozi,
As të njoh dhe as të di,
Të ofroj...njerëzi.

"Mendohu një natë...e vepro të nesërmen"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:00 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Spacer

MË MIRË HIÇ SE SHKRIMTAR IRIQ




vitin 1989, në një dhomë me dritare të mbyllura, duke pritur se çka do
të na sjellë e nesërmja, ia shkrova një letër shkrimtarit Mirosllav
Antiq, pa e ditur se ai kishte vdekur 13 vjet më parë.
Këtë letër do ta lexoni në vargjet e këtij poemthi


I.

Vargjet

E tua

Si xixat

E strallit,



Pranverat

Uronin

Balluket

E ballit.



Në vargjet

E tua

Një botë

Krejt tjetër



Gjete

Nëpër botë

I hodhe

Në letër.



Me adhurim

I lexuam

Nuk prituam

Fare,

Shtëpinë

Poetike

Pa dyer

E dritare.



Ishte diçka

E bukur

-Lapsin

Ta bekuam,



Një botë

Të barabartë

Të gjithë

E adhuruam.



E adhuruam

Po nuk erdhi

-Humbi

Edhe pëllumbi,



Bashkë

Me bardhësinë

Rrugën

Diku humbi.



Në vend

Të pëllumbit

Erdh

Një korb i zi,



Bëri

Çka nuk bëri

Po jo

Mrekulli.







Kudo

Nëpër shtigje

Drejtësinë

E drodhi,



Fëmijëve

Në gjumë

Ëndrrat

Ua vodhi.



Nëna

E vjershave tua

U bë shumë

E ligë,



Në vend

Të gëzimit

Për fëmijë

Solli frikë.



Nga prehri

I ngrohtë i nënës

I nxori i la

Në errësi’ ,



(Edhe bishat

E egra

Për fëmijë

Kanë mirësi).



Ku humbi

Ngrohtësia e lapsit

Që shkruan

Me zemër,





-Pse s’u dole

Në krah

Fëmijëve

Të trembur.



Si shkrimtar

T’u sjellësh

-Dhuratë

Një trotinetë,



Tok me vargjet

E tua

Të ngjitesh

Deri te retë.



T’ua tregosh fëmijëve

Yjet

Atje në kupë

Të qiellit,



E t’ua ngrohësh

Trupin

Me ngrohtësinë

E diellit.



Fëmijët

Si fëmijë

Kudo

Janë njësoj,



Me buzëqeshje

Të ëmbla

Me dëshira

Lloj-lloj.







Ata sa janë

Të vegjël

Të gjithë

Një gjuhë flasin,



Si kecërit

Pas nënës

Të gjithë

Njësoj ngasin.



II.



Pse tu shter

Zëri

E t’u këput

Peri,



Peri yt

Karrem

Për zogun

Në gjemb.



Pse t’u err

Shikimi

Andej

Nga Perëndimi,



Në vend të lapsit

Shkopi

Huri,

E konopi.



Nga më erdh

Një zë

Me thera

Si iriq,

Nuk ka shpirt

Shkrimtari

-Ai shkrimtar

Vdiq.



Ky zë

Si më erdhi

E nga

Nuk e di:



-Armata

Jote

Shkuli

Edhe sy.



Si nuk tu dridh

Lapsi

Për shprehjen

“qiellor”,



Çfarë”populli

Qiellor”

Me atë shpirt

Mizor!



Shkuli

Sy të zi

Nga fëmija

I gjallë,



Nga fëmija

Që nëna

E pat një

Për mall!







Nga më erdh

Një zë

Ai shkrimtar

Vdiq.



Se nuk pat shpirt

Shkrimtari

-Me thera

Si iriq.



Sa sy t’i solli

Dhuratë

Ngjyrë të kaltër

E të zi,



Të shohësh

Më mirë

Të shkruash

Poezi.



Se shkrove

Asnjë fjalë

Për ata

Sy të zi,



Të nxjerrë

Nga fëmijët

Nga e jotja

Ushtri.



A ka më

Shëmti

A ka më

Ironi,





Ta lavdërosh

Në poezi

-Atë ushtri,

Atë mizori.



Më mirë hiç

Se shkrimtar iriq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Hysen Këqiku SHTEGËTAR I SHTEGUT TË SHTEGËTIMEVE   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:03 pm

1.

O lumth

asnjëherë nuk bëre

udhëtim të shlirshëm

prore nëpër përplasje

me stërkala shkapërderdhur



i mbshtjellë

me freskinë

e mjegullës

së strukur

në perëndim të yjeve





nga vrojtimi

i përditshmërisë

do të ta fal

o lumth
me stërkala loti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:04 pm

2.

Rrugës

për në kalvar

tok me ofshamën

e renkimeve

të sofërzbraztëve

pëshpëritë pareshtur

për ngarkesën që bartë

me kërcëllimat e dhëmbëve

nga acari

dimërgjatë

bart

dhe vetëm bart

rënkimin e dhembjeve

eunë të kundroj

po e di

domosdonë e dhembjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:04 pm

3.

Ti o lumth

udhëtimin mos e ndal

se më nuk do të jesh lumë

e unë do të ta këndoj

apokalipsën

mua më ke bashkëudhëtar

me rënkime e stërkala



e di

vetëm ti

e kupton dhe e flet

gjuhën time

me përcëllimat

e acarit veror



në ty

shuajta etjen

në valëzat

e pushimeve

të rrafshta

të përkëdhela

dhe tok me ty

në fushë të bardhë
derdha stërkala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

4.

Rënkimet të mbesin

prapa meje

prapa meje

o lumth

i rënkimeve të largimit



ti nuk lodhesh



për këtë po të lus

ec

dhe mos ke drojë

nga mundimet

për në golgotë



ti çan brigje

e unë i çalë



nuk mund të të ndjek



ti çanë brigje

e unë memec

nuk më del përshëndetja



ti çel rrugë

e unë kërkoj shtegun
të të ndjek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

5.

Ti o lumth

]çel rrugë

i lagur fare

nga loti yt



ec deri në cakun

e pafundësisë



unë bashkëudhëtari yt

t’i dëgjoj

rënkimet

për idilën



lumthi

i kujtimeve

të bulëzuara
pranverave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

6.



Thatësia

mos rëntë në ty

o lumth



në ty

Ylberat e njomin ngjyrën

pas shiut



në ty

e shuan etjen e dashurisë

shtegëtari i etur



në ty

bilbili miklon

me sqepin

pendë

për pentagram



në ty

dreri me drenushën

spërkatin

kurorën

deri në fund

të këngës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

7.

E di dhe të ankoj

lagesh me lotin tënd

se nuk mund të kthehesh

për t’iu shtrirë

shtratit

me trupin tënd

e bëre

aq të përshtatshëm

të të mos dëgjohet

rënkima

e ndarjes

nga rrapët

pjekur e djegur



ti o lumth

ec

dhe pas

lë pastërti



bredh

edhe nëpër bukuri

të akullta



me vërshima

trotuareve pastron
gjurmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

8.

Këndellje

fushës

e sëmurë nga thatësia



ke kokëdhembje

prandaj

në ecje

trupi të avullon



ec o lumth

ec pash burimin

që nuk t’shterron

ec

dhe në ecje

bëhu një

me degët

që të ndjekin



futi thellë

mu në zemër

le t’i fshijnë
djersët e largimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

9.

T’i dëgjoj

pëshpëritjet

me dënesje

nga vaji i djeshëm

nën hijen e rëndë

të zezëresë



ec dhe pastroji

me kthjelltësinë tënde



mos i harro

grafitet ogure

të katër esistëve

bredharakë



as llavërimat

as skërmitjet

e dhembëve

brejtës

të brejtësve

që në brerje

brejtën

ditët tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

10.

Bëmirës

i bëmirësive

ec pash ofshamat

e baladave

të ruajtura

nga thellësia e mbamendjes

njomi

me freskinë

tënde

ngarendjet pas dritës

të humbur kaherë



mos e ndal atë hap

se m’ndalet ora në dorë

e rrapave të tretur

baladave

do t’u shuhet

romanca

e unë

o lumth

mbetem pa pasqyrë

se shoh dot veten

në vijat e ballit

as shtegun

nga hyra

as nga duhet dalur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

11.

Po të pyes

o lumth

çka t’i bëj vetes

i mbetur

diku

vetëm

krejtësisht i vetëm

me pëshpëritjet e pafundme

të Velia Glauas

në bredhje amshimi

për një relikt

të përlotur

ti në shtratin tënd

unë pranë teje

kaprroz[1]

anemik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

12.

Sa herë u futa

në ty

o lumth

dikush lëshoi

ushunjëza



dhe po të mos

pëlcitnin

nga gjaku im

i thithur

do t’kishte

ushunjëza

për tërë gjakun

e gjaqeve
të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

13.

Nuk e di

o lumth

aortë e vendit tim

nga më vjen

një mendim

të të rrëfej

diçka



le të kalërojë

me rrjedhën tënde

se kush u la



në ty

në shi

njollat u mbetën

të pashlyera

në histori



barte me vete
deri në pafundësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: