Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 19, 20, 21
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyThu Oct 16, 2008 7:43 am

Shqiptar e shkuar shqiptarit!...


UNE, jam shqiponja e 
  Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNE, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNE, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNE,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNE, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNE, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit
  te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...

UNE,
jam shqiptar e shkuar shqiptarit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyThu Oct 16, 2008 7:44 am

Dhurata e Zotit...


Dheu im!
I embeli! perkulem te puth,
Ti me le mbi buzet e mia
nje cope balte te dashurise tende,
S'kam vend tjeter ne bote vec teje,
ku mund te ngre nje kasolle,
te mbjell hardhi,
te kullot bagetite
  qe Naimi mi la amanet,
ku mund te luaj me shoket si cilimi,
te cjerr gjunjet, te gervisht hunden,
te pi uje ne pellgjet,
te mbledh molle , e manaferra,
e te fle mbi ty,
te martohem pastaj,
dhe femijet e mi harrkate te
laterzhyhen ne balten,
ne mjalten tende...
Ty te kam, Dheu im,
Ti je dhurata e bukur nga Zoti,
mjere ata qe nuk ta diten vleren,
dhe u enden neper shkretetire...
Te puth,
ndiej ne gjuhe shijen e djerses,
  se gjyshit,
Adhetine e gjakut te deshmoreve,
Lotet e kripur ne grave,per burrat ne kurbet,
Shijoj Dashurine Hyjnore,
Ate te paren, qe Adamin e krijoi
prej baltes tende...
Dheu im!
I embeli, shtrihem te vdes,
e shpirtin t'ja dorezoj Zotit,
Dhe pastaj mbulohem me ty,
Sepse ti me do edhe keshtu, te vdekur.
Dheu im!
I embeli im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyThu Oct 16, 2008 7:51 am

 Udha e mbare, Trim!


  TE PESEVE*  
Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
  a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
  gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat maqedonase. DESHMORET NUK VDESIN!

 Alban Tartari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyThu Oct 16, 2008 4:08 pm

Vargjet e mësipërme kanë frymëzim,vërtetësi dhe shum dashuri brënda.I uroj suksese autorit dhe të lumtë dora biligoa,që i mbledh me kujdes dhe na i servir.Përshëndes me këto vargje lapidare të Pashko Vasës:

O moj Shqypni,e mjera Shqypni!
Kush t'ka qitë me kryet n'hi?
Ti ke pas ken nji zoj e randë.
Burrat e dheut t'thirrshin NANË!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 12:54 am

Dhe ikim ikim ikim

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak


Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë


Abdullah Konushevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 3:20 am

Lule mbi varr


Menate, neser kur te zbardhet fush’ e shkrete,
Do nisem. Se me pret, e di qe jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i perpjete;
Me teper s’mund te pres lark teje i merguar.


Do te bares me syte ne kujtimet kridhur
Pa par’ asgje, pa djer’ asnje shamate;
I vetem, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet nate.


S’kam per te par’ as perendimin ar e zjarr
As lundrat me pelhura tutje ne lugine,
Dhe kur t’arrinj, me gjunje do te ve mi varr
Nje tufe lule borsilok e trendeline.
Viktor Hugo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:36 am

Turkesha

- Dritero Agolli -

Dikur kam njohur një Turkeshë
Nga vendi i largët Adana
Me sy te zezë e vetull zezë
Me flokët lyer me këna
Ajo ne vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel
Po fërfërima ish turqishte
Si varg divani "çok gjyzel"

Çudira pranë saj mendoja
Çudirat merrnin rrugën vrap
Këtë turkeshe kur pushtoja
Unë Anadollin, bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte
Si rrjedhin rimat në gazel
Turkesha këngët përshpëriste
"Ah, Arnaut , gjyzel gjyzel"

Turkesh e dashur, kjo që ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë
Kur Krujën digjte Anadolli
Ç'do kishim bërë moj e mjerë?

S'do mend qe kokën Skenderbeu
Ma kishte prerë si karpuz
"Tani kur flakë digjet dheu
Ti puth Turkeshën mor domuz?"

Dhe ti mbi trupin tim do bije
Do shaje Krisht e Muhamet
Mes kujës faqet do t'i çirrje
"Ah! Arnaut! medet medet."

Por gjer këtu s'do kisha rënë
S'do kisha kohe për sevda
Pusi diku do kisha zënë
Atje mbi muret ne kala.

Kjo histori është e trilluar
Kur isha largë në Adana
Betohem, hiç s'kam dashuruar
Ndonjë turkeshë me këna!

E ku ta lija një lanete
Një xhinde Shkodre, një kaproll
Ajo me not do çante dete
Dhe do më gjente në Anadoll!

Po kjo s'do thotë se si dua
Syzeskat turke si gazel
Kur çel si bahce, rrjedh si krua
Nga buzët verbi "Cok gjyzel".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:41 am

MJEKRA E ZOTIT

- Dritero Agolli -


Shume vjet me perendite
Kam jetuar bashke i zbathur
Kemi qene tok perdite
Por aspak nuk jemi dashur

Dhente tok kemi kullotur
Arat tok kemi leruar
Kur une isha i perlotur
Zoti qeshte i harbuar.

Kur me ngordhnin bejkat malit,
Zoti tallej si i marre
Une gure merrja zallit
E goditja per ta vrare...

Eh, c'te grindur , eh c'te therur
Me terbim e me potere!
Mjekren zotit s'ia kam krehur,
Mjekren zotit ia kam cjerre.

Dhe pastaj me dru ne dore
E kam ndjekur e perzene
Permbi malet me debore
Asnje fron nuk i kam lene

I kam thene: hajde, zhduku,
Fundi yt nje fund te jete,
Ku te duash shko e struku,
Jam i zoti te rroj vete!

Krishtit kryqin ia kam hequr
Pa trokitur ne kembane
Muhametit ia kam djegur
Callmen , xhyben dhe kurane..

Dhe nga kjo i deshperuar,
Papa, balli i Vatikanit,
Me ka nemur e mallkuar
Mua, tersin e Ballkanit.

Shenjteri, o rrenje e vjeter,
Mbaj pak vesh e pak veshtro,
C'po te flet nga bregu tjeter
Nje apostull Dritero:

"Skam qeder se psall nje pape
me karroce apo veture
Po te ngjallet zoti prape,
Une prape e ze me gure"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:43 am

DASHURI E VESHTIRE

- Dritero Agolli -



Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:47 am

PO TI NUK JE

- Dritero Agolli -


Nuk je kurrkund. Kjo dite e nxehte e gjate
Mbuloi me pluhur rrugen gjer ne fund
Veshtroi ne zheg, ne pluhurin e thate,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyren time,
Pastaj kemishen e renduar shkund,
Nga pluhuri perdhe rrezohen therrimet
Po ti nuk je kurrkund.

Jam gati te kerkoj cdo kokerr pluhuri
Dhe ne kerkim si arkeolog te humb,
Vec te te gjej, e humbura qekuri,
Po ti nuk je kurrkund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:49 am

TA MBURRIM NJRI TJETRIN

- Dritero Agolli -

Pa ejani ta mburrim njeri tjetrin
Dhe mos kursejme as fjale lavderimi
T'ia bejme shoku-shokut komplimentin
Ne caste dashurie e pendimi

Pa ejani dhe cilterisht te qajme
Ku vec e vec dhe ku me shoqerine
Meri per fjalet sharese te mos mbajme,
Se dashuria fqinje ka merine

Pa ejani, dhe gjysem fjale qofte
Per nje pendim, pajtim dhe marreveshje;
Qe kush gaboi me tutje mos gabofte,
Nese kupton se jeta ka nje vdekje....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:51 am

DHE SIKUR

- Dritero Agolli -


Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si cdo gje qe jeton,
Vec pa ty kjo bote do levizte
Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

S'ma zevendeson ti boten mua,
S'te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:54 am

TRISHTIMI

- Dritero Agolli -


Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 4:58 am

Ankime

- Dritero Agolli -

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 5:04 am

Majtas dreqer, djathtas djaj

- Dritero Agolli -


Me gjurmon dikush patjeter
Dhe vertet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap me dalin dreqer,
Djathtas vijne e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr nje pjeper,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysme e pjeprit plot me dreqer,
Gjysma tjeter mbushur djaj.

Mbreh nje laps e hap nje leter,
Syte e mi nga letra s'ndaj:
Siper letres shtrihen dreqer,
Permbi lapsin hipen djaj.

Ku te futem, s'gjej vend tjeter,
Ku te qesh e ku te qaj?
Majtas vrap me dalin dreqer,
Djathtas vijne e presin djaj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyFri Oct 17, 2008 5:05 am

Qyteti me shume qen

- Dritero Agolli -



Ky qytet ka ndofta mijera qen,-
Vec rrugica ime ka dyzet!-
Po merzitem shume e keq me vjen,
Se ka qen dhe s'ka asnje poet.

Ah, sikur nga qente vec nje qen
Per cudi te kthehej ne poet,
Sinqerisht, o miqte e mi, ju them
S'do ta kishte shokun ky qytet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptySat Oct 18, 2008 11:56 pm

Mehmetali RexhepiAS(SE)SI?

 

tirret e tirret një temë

boshtin mbështjell

me fije në anatemë

 

ngreh andej të mos këputet

ngreh këndej të mos tutet

 

assesi të thuret

 

ngreh e mos këput

kut më kut i hidhet litari

këtij livadhi

 

ai zotëri mëshiroi 

haje barin lërma gardhin

bie a s’bie shi 

bari për ty

 

jona lëkurë kruar

e kruar deri në gjak të zgjebes

së pa rruar

 

hap para mbyllet prapa

mbyll prapa hapet para

 

assesi të shthuret

 

lugati i serisë

vjell vjell vjell

vrer vrer vrer 

vrerit shije jep e merr

dhe mëton t’i hip

kalit mitik të Llazarit Princ

 

vojo lubia del nga seria

mbi kalin mitik të çeliktë

të Llazarit

 

mes katër drapërinjve

do të m’i korrte

pamjet e syve

e ta vringëllonte

flakën apokaliptike

 

edhe një e vjellë

për “efekt serrë”

një thirrgjëmë e gurëzimit

të vajit të ajrit

 

luleëndjet brenda lulehelmesh

mjalti mëkues a helmues

luledijet shqiptojnë shijet

 

një çelës i stërndryshkur

as merret as jepet

dorë më dorë kuqëluar

dorë më dorë zbardhuar

 

lëkura ime regjur

e tëholluar 

shkallëve të evro-dinakërisë

 

assesi të thuret

assesi të shthuret

 

në dorë ende mbaj 

lëkurën time të rrjepur

çfarë t’i bëj për t’ia qepur

për t’ia veshur pastaj

anatomisë

 

tirret e çirret një temë

boshti i mbështillet

me nyje në anatemë

  Tetor 2007

 

 

  Mehmetali REXHEPI

  

  J E T Ë

 

Të lidhin mes katër muresh 

nën dry sy që katrohen jashtë e në brendi,

 

në mur do ta vizatosh me duar thëngjilli

ta riçmosh një rreth dielli,

 

t’i qeshesh me eshkën e epshit:

dredhe zhdredhe shtrëngueshëm a shlirë

 

të më përthekojë pranga,

se të dua edhe kësisoj: me danga!

 

Rrufesë së (pa) pritur:

falju që nuk të ka goditur.

 

Atë ylber

i mahnitur dot se vjel,

 

është katrahurë  

pa shteg e udhë…

 

Të zhytë në lumë

të lahesh e të mos lagesh,

 

tu biesh valëve të ndeshtrashës

mbetur në breglumë kërrusur mbi bastun.

 

Dhe merr frymë lirisht pse një ditë

infarkti nuk ta hodhi dheun në fytyrë…

 

Përmasa e(rr)jetës gllabëruese

  (s)fondit të jetës i hapet tinëzisht

 

në grep bjen se bjen

dhe bie se bie mynxyrshëm a qetësisht,

 

lypi prillit kundërmimin

të ta shporrë kutërbimin.  

   

  Mars 2008

   

   

 

Mehmetali REXHEPI

 

VETMI KOBRA PA ZILE

 

me askënd nuk jam

pos me vetveten

 

shtrihem gjerë e gjatë

asaj i lypi fat

 

nëse më do si më lajkaton

mos ma vesh atë veladon

 

grish të mur(g)ohem në tëndin ishull

të shporrem nga paraj(s)a pa u prishur

 

murg e murgeshë

në një ishull dhe pa epsh

 

çka t’i marr e çka t’i jap

kush kujt i hyri në hak

 

dhe zdup e zdap në kokë e shpinë

u mllefosa me vetminë

 

pa duar e shkop më rrah

ndaj i hap derën krah e krah

 

ik moj shporrmu kobra pa zile

miqësinë e paske hile

Mars 2008

 

 

 

  Mehmetali REXHEPI

 

TETË KËSHILLA 

TË MIKUT REXHË ELMAZI 

 

Jeto: vuajtjet t’i shijosh

jeto: gëzimet t’i vuash!

 

Jeto: vdekjen ta këndosh

jeto: jetës t’i thuash: jo!

 

Jeto: të vdesësh vertikalisht

jeto: vdekjes mos iu përgjëro!

 

Jeto: një e dy herë mos vdis

jeto: vdis e fatin mos vajto!

  Prill 2008

   

 

 

 

Mehmetali REXHEPI

 

HUMBËTIRË E HESHTJES

 

Uroj Jetën

ajo me të veten

heshtë, heshtë vetëm heshtë

prilli hap petale e më buzëqesh.

 

Ajo vetëm heshtë

sikur t’isha me një breshkë,

një shikim i njërës më sëmboi

termet zemre më shkaktoi…

 

Dhe intimen ia shpalova

ajo fsheh çka unë zbulova…

Nuk je zanë por m’shiton vërtet

heshtë, heshtë vetëm heshtë.

 

Ooo mooj eee paa beeesë!

Vetëm humbëtira heshtë,

thirrnëmës tevona 

i katrohej jehona…  

   

  Prill 2008

 

 

 
 

 

 

Mehmetali REXHEPI

 

EMBLEMË E ZGJEBOSUR

 

 

Sublimë e sublimuar  

në kornizë Krishti

Muhamedi

a Nënë Terezë

varur e gozhduar  

e përfituara  

emblemë

 në qafa e mure

 

***

Virus i frikës

sindromi i ikjes

  udhëmudhë

dykëmbëshit

  e tërbuar

  dinosaurë

pjella epruvetash

  ndërsyer

etërish ilegjitimë 

  rruarparruar

  teshat kat

  me kravata

në qafat e njoma

  e të thata

  emblema

të sublimuara

gjokseve të zgjebosura

  infektimesh

të inkriminuara

 

 

GJILAN, dhjetor 2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptySun Oct 19, 2008 12:10 am

Hysen Këqiku




MË MIRË HIÇ SE SHKRIMTAR IRIQ



Në vitin 1989, në një dhomë me dritare të mbyllura, duke pritur se çka do të na sjellë e nesërmja, ia shkrova një letër shkrimtarit Mirosllav Antiq, pa e ditur se ai kishte vdekur 13 vjet më parë.
Këtë letër do ta lexoni në vargjet e këtij poemthi

I.

Vargjet
E tua
Si xixat
E strallit,

Pranverat
Uronin
Balluket
E ballit.

Në vargjet
E tua
Një botë
Krejt tjetër

Gjete
Nëpër botë
I hodhe
Në letër.

Me adhurim
I lexuam
Nuk prituam
Fare,
Shtëpinë
Poetike
Pa dyer
E dritare.

Ishte diçka
E bukur
-Lapsin
Ta bekuam,

Një botë
Të barabartë
Të gjithë
E adhuruam.

E adhuruam
Po nuk erdhi
-Humbi
Edhe pëllumbi,

Bashkë
Me bardhësinë
Rrugën
Diku humbi.

Në vend
Të pëllumbit
Erdh
Një korb i zi,

Bëri
Çka nuk bëri
Po jo
Mrekulli.


Kudo
Nëpër shtigje
Drejtësinë
E drodhi,

Fëmijëve
Në gjumë
Ëndrrat
Ua vodhi.

Nëna
E vjershave tua
U bë shumë
E ligë,

Në vend
Të gëzimit
Për fëmijë
Solli frikë.

Nga prehri
I ngrohtë i nënës
I nxori i la
Në errësi’ ,

(Edhe bishat
E egra
Për fëmijë
Kanë mirësi).

Ku humbi
Ngrohtësia e lapsit
Që shkruan
Me zemër,

-Pse s’u dole
Në krah
Fëmijëve
Të trembur.

Si shkrimtar
T’u sjellësh
-Dhuratë
Një trotinetë,

Tok me vargjet
E tua
Të ngjitesh
Deri te retë.

T’ua tregosh fëmijëve
Yjet
Atje në kupë
Të qiellit,

E t’ua ngrohësh
Trupin
Me ngrohtësinë
E diellit.

Fëmijët
Si fëmijë
Kudo
Janë njësoj,

Me buzëqeshje
Të ëmbla
Me dëshira
Lloj-lloj.


Ata sa janë
Të vegjël
Të gjithë
Një gjuhë flasin,

Si kecërit
Pas nënës
Të gjithë
Njësoj ngasin.


II.

Pse tu shter
Zëri
E t’u këput
Peri,

Peri yt
Karrem
Për zogun
Në gjemb.

Pse t’u err
Shikimi
Andej
Nga Perëndimi,

Në vend të lapsit
Shkopi
Huri,
E konopi.

Nga më erdh
Një zë
Me thera
Si iriq,
Nuk ka shpirt
Shkrimtari
-Ai shkrimtar
Vdiq.

Ky zë
Si më erdhi
E nga
Nuk e di:

-Armata
Jote
Shkuli
Edhe sy.

Si nuk tu dridh
Lapsi
Për shprehjen
“qiellor”,

Çfarë”populli
Qiellor”
Me atë shpirt
Mizor!

Shkuli
Sy të zi
Nga fëmija
I gjallë,


Nga fëmija
Që nëna
E pat një
Për mall!

Nga më erdh
Një zë
Ai shkrimtar
Vdiq.

Se nuk pat shpirt
Shkrimtari
-Me thera
Si iriq.

Sa sy t’i solli
Dhuratë
Ngjyrë të kaltër
E të zi,

Të shohësh
Më mirë
Të shkruash
Poezi.

Se shkrove
Asnjë fjalë
Për ata
Sy të zi,

Të nxjerrë
Nga fëmijët
Nga e jotja
Ushtri.

A ka më
Shëmti
A ka më
Ironi,

Ta lavdërosh
Në poezi
-Atë ushtri,
Atë mizori.

Më mirë hiç
Se shkrimtar iriq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptySun Oct 19, 2008 7:49 pm

bukur biligoa, ti që solle, a bukuri e shëmtuar, do thoja, se ashs dredhë ombin e historinë, drejton politikën edhe çfarosëse serve, me 1001 gjuhë gjarpërinjsh, kurse ashshqiptare tonat flejnë, nuk ndihen për të gjallë, as kur jemi në rrezik, as kur dohet ta thonë fjalën e fortë, as kur kombi valvitet me shpirt në fyt, as kur coptohet atdheu, as kur fillon një luftë çlirimtare - si medium shkencor, se jo si individ e personalitete të vetmuara edhe ato i nënçmojmë, intrigojmë, iu shpifim, edhe vet duan të jenë zotmbizota!

Shih, posa ndihet fjala bashkim kombëtar, çohen korbat edhe lugetër nga varret, gjoja po mbrojnë shkijet kosovarë, gjoja po ia ndukin puplat shqiponjes shqiptare, gjoja po luftojnë ata ma shumë për trojet tona të pushtuara, se sa na vet për trojet tona - e pse? Sepse e dijnë se mijëra km2 toka shqiptare janë nën sllavët edhe krejt këto i bëjnë të harrojmë tokat tjera dhe të knaqemi edhe me një pavarësi ahtisariane, sikurse dikur me një pavarësi londineze (1913)! Sepse e din fortmirë, se po u shkelen kufinjt e Kosovës me dhunë sot, prite zjarrin ballkanik e europian, se nuk e japin authoritetin fuqitë që njohten pavarësinë e Kosovës! Në një luftë eventuale, do të armatoset gjith kombi shpejt dhe do të mbrohet Kosova, ashtu sikur ështëmbrojtur e derdhur gjak shekujsh...as pa dijtë asgjë fuqitë e bota as ku i bie Kosova në hartën politike, as gjeografike, as historiografike...

Ma shumë janë tragjik për kombin intelektualët e rrëjshëm, ashtu sikur ata të huaj, armiq shekullor!

::::::
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyMon Oct 20, 2008 12:45 am

Din Mehmeti  
  
 


Me lene e me marrin tere jeten



Më lënë një be për tokë e qiell
Që vran e kthjell

E m'i marrin sytë para se të zbresin në atë gropë
Për t'u dhanë dritë yje për t'i bërë

E m'i lënë porositë e nënës për një palë këpucë
Që nuk rrëshqasin në borë
Për një shall me vija të kuqe
Për ta vënë rreth qafe kur fërfëllazë bëhet ndër male

E ma marrin shpirtin për t'i dhënë hapësirë të blertë
Gaz mëngjesor që pikon nga lulet

E m'i lënë të gjitha frytet e tokës dhe fjalës
Që lidhin e zgjidhin veten kur e do puna
E m'i marrin të gjitha përmendoret e shesheve
Për t'i kënduar dimrave të gjatë
Se kënga do prush do zemër do shpirt

E m'i lënë krahët e shkëmbinjëve të lartë
Kur dragonjtë me kucedra gjuhen si në përrallë
Kur vetëtimat emërojnë njëra-tjetrën
E pastaj nënshkruajnë paqe

E m'i marrin vitrinat e veshëmbathjeve
Depot e miellit fabrikat që prodhojnë traktorë
Lugë pjata kripë

E m'i lënë blegërimat e deleve
Që mes gishtrinjve sjellin gjethin e tharë
E m'i marrin rrugët e asfaltuara para dere
Urat e larta prej cimentos dhe hekurit

E m'i lënë ciftelitë e fyejt për t'i rreshkë Bjeshkët e Nemuna
Me plisa bore edhe në vapën e korrikut

E m'i marrin hipsetëvravat e zbritsetëvravat e jetës

E m'i lënë duart rreth qafe dhe një shuplakë pranverë
për t'm'u gjetur në ditën e vështira

E ma marrin frikën mbi kasafortën e botës nga atomi

E m'i lënë besimet e tyre që s'lëkunden

E m'i marrin të gjitha librat për ta gjetur veten e tyre

Duke u ngjitur kah e nesërmja e pathyeshme
Në atë prehër të madh të Diellit
Që na ruan nga vdekjet
E më marrin
E më lënë
Ditëve të tregut fshatarët
Tërë jetën...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyMon Oct 20, 2008 12:46 am

Din Mehmeti  
  
 


Që të rriten lulet e bardha



1.
Flini të qetë,
Se në gjakun tuaj do të shumëzohën
pranverat e pavdekshme
e zogjtë do të ndërtojnë cerdhe
plisave tuaj të tretur.

Ju dhatë gjërat më të shtrenjta
për të ngritur tempuj prej gjaku,
që dielli të mos rrënohet,
që toka të mos digjet.

ju mbollët besimin e jetës
në rrënjët e luleve
dhe me eshtra shkruat
biografinë e dritës....

2.
Flini të qetë!
kjo tokë ju lindi
nga hiri i ëndrrave të lirisë.
që të këtë rreze dita,
që të këtë ujë burimi,
që të rriten lulet e bardha
në mendjen e njerëzimit,
që nga shpirti të shpërthejë bardhësia
që liri të ketë me bollëk,
që të shtrohet buka pa frikë në sofër,
që njeriu mbi tjetrin të mos ngrihet si bishë,
që kopsht lulediejsh të bëhet jeta.

3.
Flini!
Ju ka hije gjumi i përjetshëm,
sepse s'deshët të jetoni të vdekur në jetë,
pa dashuri,
pa gaz në fytyrë,
pa shpresa në zemër,
pa tokë, që mbani si shtrojë
pa qiell, që mbani si mbulojë,
pa lumenj, që ju burojnë në sy,
pa diell, që mbani në duar...

4.
Flini të qetë!
Ju s'keni pse të ankoheni,
gjërat më të shtrenjta
i dhatë për Kosovën,
dhe dashurinë tuaj e shenuat
në cdo lule,
në cdo gur,
në cdo rrugë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyMon Oct 20, 2008 12:46 am

Din Mehmeti  
  
 


Kendo ose vdis pa klithme



Bëhu i blertë si unë 
më tha bari një natë 
këndo derisa të vallzojn yjet 
rreth diellit 

si fëmijët rreth zjarrit në tokë 
e pastaj dëgjo oshtimën 
pa fjalë nër botë 

lart do të mbesin kodrat duarthatë 
e gurë breg rrugëve në mendime çarë 

Këndo derisa të pëlcasiësh 
si kripa në flakë 
vajto po të duash 

kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë 
kur çmenden kohërat në furtun... 

Bari ma tregoi ëndrrën e vet: 
--majet më të larta e hëngrën qiellin 
e zjarrtë 

e shteku i rrezeve kërkon veten në breg... 
e bregu bregun pas bregut në breg.... 

I bukur është vetem zogu në fluturim 
që me puhin e krahëve të rreshk 

këndo ose vdis pa klithmë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 EmptyMon Oct 20, 2008 12:47 am

 Din Mehmeti  
  
 


Syte qe shkrepin dashuri



M'janë shkimë dritat e syve të gjallë 
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira 
e vragëve të fëtyrës së shterrur 
derdhi pust e fryrë të shpiertit 
në shtratin ku të rrita ,o fëmij. 
-Eja ,biro, 
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur, 
ti ngrohu brinjët e kërrusura 
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara 
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!... 

Eja në dashurinë e thithmave të rjepur 
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar 
e kurr s' të kam terratuar ballin 
me shuplak mallkimi 
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me 
me nam e rredhime, 
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!... 

Të kam përkundur buz vatrës 
nën flaken e zbeht të një une 
e shpesh kamë ikur përrenjve 
me djepin tand ngarkuar 
në tojt e një plunge. 

Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!... 
bregores sime të lulëzuar 
eshtërat le të më kallen nur 
për tokë e diell 
se në sytë e tu që shkrepin dashuri 
është gjaku i vatres së re 
duke vluar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 21 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 21 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 19, 20, 21
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: