Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 4:10 am

SHËRIM NUK GJEJ
Edhe pija s'ma qan hallin,
Si të bëj se di!
Dua vajzën ta kem pranë,
Ta shtërngoj në gji.

Dhe i dehur,bërë tapë,
Nuk fitova gjë.
Ah moj botë,botë mizore
Ëndërrat ku m'i lë?

Brenga, ëndërrat, dashuria,
Të gjitha ku vanë?
Kush e shëron zemrën time?
Kush më bën derman?

Kush arriti pavdeksinë?
Ju lutem më thoni!
Jeto jetën,është e bukur,
Puthje,dashuri shijoni.
Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 4:11 am

LUMTURI KËRKO
Kërko zemër e etur,
Kërko lumturinë,
Se ajo na duhet,
Pa të dotë s'rrimë.

Porsi oksigjenin
Që fusim në gjak,
Fusim dashurinë
Për të jetuar gjatë.

Asnjë pasuri 
Nuk ka vlerë në jetë,
Se sa dashuria
E thjeshtë, e vërtetë.

Ta mbajnë të pastër, 
Shum zëmra jan shuar.
Shum të tjera ikën
Dhe pa lulëzuar.

Atje ku bie zjarri
Çel një tjetër jetë,
Tjetër botë ngjallet
Forc e shpres na jepë.

Më shum dashuri,
Puthje pa kufi,
Se ato të mbajnë,
Gjith jetën të ri.Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 4:11 am

PIJA DHE DASHURIA
Nuk është gjë dehja, me verë e raki,
Para mpirjes së trurit, kur ke dashuri.
Tepërimi i pijes,të shpie në spital.
Dashuri e tepërt, të çon dhe në varr.

Kur pimë raki, s'dim ç'themi aspak!
Por të dashuruar bëhemi foshnjarak.
Rakia dhe vera, të vënë në ëndërr!
Kurse dashuria, të bënë me zëmër.
.Danel Cana 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 4:13 am

I DEHUR NGA DASHURIA
Vajza nga mëndja unë ika.
Do të pi siç e nisa.
I mbuloni ato cica,
Një nga një i boshatisa!

Nuk dua më qaf t'u bije,
Ju rri pranë, që t'u bëj hije.
Që verën ju ta shijoni,
T'ju puth e të fluturoni.

Mos e ngri fundin ashtu!
Nuk e sheh se jam këtu?
Mëndjen e kokës ma mori,
Del zemra nga kraharori.
-2007-
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 4:13 am

BUKURIA
Nga një vogëlushe, sytë dot si heq.
Shikoj shoqen time, bërë si mos më keq.
Në gjoksin e saja, sytë i përqëndrova.
Hidhej i hazdisur, dotë nuk durova.

Buz e saj e kuqe, jetë të dhuronte.
Syri i saj i kaltër, zëmrën shigjetonte.
Trupi i saj i bukur, tundej si Selvija.
Ku ta përqëndroja, vështrimin s'po dija!
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 2:40 pm

zeriatdheut shkruajti:
ALI BABA ishalla ju ke ngja RILINDASEVE VELLEZERVE FRASHER POR ISHALLA NUK SIKUR TRADHATARI MITHAT FRASHERI TE UROJE CDO TE MIRE
Faleminderit,shpresoj se kam marrë shumë.Edhe për Mitat Frashërin,nuk ishte njeri dokudo por ishte për Enverin tradhëtar,sepse nuk ishte dakord me komunizmin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Sep 29, 2008 7:51 pm

ali baba shkruaj ne temen per tradhtarin mithat frashrin e ke aty i ke te gjetha pislleqet qe i beri SHQIPERISE dhe si shkeli mbi FIGURAT E SHQUARA KOMBETARE fytyra e nje banditi si mithat frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptySun Oct 05, 2008 4:34 am

Alma Papamihali 

Nga jam... 
 
Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë, 
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë, 
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur, 
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur, 
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur, 
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur... 
 
Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar, 
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar, 
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë, 
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë... 
 
Jam nga atje larg, nga det i kulluar, 
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar, 
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë 
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë, 
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë 
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptySun Oct 05, 2008 11:51 am

DERDHE NEKTARI
(Kushtuar Diana Kapaj)

Poet’e dashuris do jesh,
Dhe për shum vite që vinë.
Si pianisti mbi tastierë,
Ti po luan me poezinë.

Ajo dorë e butë,mëndafsh..
Që shkruan fjalët një nga një,
Ajo dorë,e bardhë,e butë,
Që balsam mbi plagë vë.

Do ta puth moj, atë dorë..,
Me gjith zjarrin që më ndez.


Kur këndon për dashurinë,

Dashurin..që..kurrë s’vdes.


Do marr pendën edhe unë,
Për të shkruar poezi.
Do shkruaj me shpirt të pastër,
Pavarsisht se s’shkruaj si ti!

Kur e ndienë..,e ke në zemër,
Zemra shprehet dhe pa fjalë,
Fjalët ikin.., i merr era..,
Dashuria të mban gjallë.

Këndoj zemër dashurisë..!
..Shprehu, zemrën e kalitë!
Është farë e bukurisë
Dashuria. Nuk është frikë.

Kush e ndieu si poeti,
Dashurin e përmalluar?
Zemër e Dianës që i derdhi,
Ëmbëlsin e dëshëruar.

Ajo dorë prej ergjëndi,
Që në shekuj do kujtohet.
Ajo zemër e plagosur,
Që në vite do bekohet.

Ti moj Dianë,të lutem shumë..
Merre pendën,siç di vetë.
Derdhe gjith nektar e zemrës,
Na mban gjallë..na jep jetë.

Danel Cana
Zakinthos 24-07-08




UDHËS SË POEZISË
(Kushtuar Suzana Zisit)

Nëpër rrug të poezisë,
Të agimit,që s’mbaron,
Ikën me hapin e lehtë,
Një poete, plotë pasion.

Ecën,ecën kurreshtare,
Nëpër udhë të poezisë.
Herë bie e herë ngrihet,
Në honet e dashurisë.

Del si ujët e burimit.
Vargu saj’ gjith freski,
Hedhur lirshëm, si të mbjella
Nga një dorë, plot dashuri.

Vazhdon me hap të vendosur,
Nëpër udhë të poezisë,
Herë si erë e herë si flutur,
Herë me forcën e stuhisë.

Herë herë e shkujdesur,
Pret agimin e praruar,
E me rrezet përkëdhelet,
Si një Zanë që fle zbuluar.

Danel Cana


Edituar për herë të fundit nga Euridika në Mon Oct 06, 2008 7:58 pm, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Afrimi i vargjeve(ngushtimi i hapësires))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptySun Oct 05, 2008 12:09 pm

Ali Baba Tepelena shkruajti:
DERDHE NEKTARI


(Kushtuar Diana Kapaj)





Poet’e dashuris do jesh,


Dhe për shum vite që vinë.


Si pianisti mbi tastierë,


Ti po luan me poezinë.





Ajo dorë e butë,mëndafsh..


Që shkruan fjalët një nga një,


Ajo dorë,e bardhë,e butë,


Që balsam mbi plagë vë.





Do ta puth moj, atë dorë..,
Me gjith zjarrin që më ndez.



Kur këndon për dashurinë,


Dashurin..që..kurrë s’vdes.





Do marr pendën edhe unë,


Për të shkruar poezi.


Do shkruaj me shpirt të pastër,


Pavarsisht se s’shkruaj si ti!





Kur e ndienë..,e ke në zemër,


Zemra shprehet dhe pa fjalë,


Fjalët ikin.., i merr era..,


Dashuria të mban gjallë.





Këndoj zemër dashurisë..!


..Shprehu, zemrën e kalitë!


Është farë e bukurisë


Dashuria. Nuk është frikë.





Kush e ndieu si poeti,


Dashurin e përmalluar?


Zemër e Dianës që i derdhi,


Ëmbëlsin e dëshëruar.





Ajo dorë prej ergjëndi,


Që në shekuj do kujtohet.


Ajo zemër e plagosur,


Që në vite do bekohet.





Ti moj Dianë,të lutem shumë..


Merre pendën,siç di vetë.


Derdhe gjith nektar e zemrës,


Na mban gjallë..na jep jetë.


Danel Cana
Zakinthos 24-07-08






UDHËS SË POEZISË


(Kushtuar Suzana Zisit)





Nëpër rrug të poezisë,


Të agimit,që s’mbaron,


Ikën me hapin e lehtë,


Një poete, plotë pasion.





Ecën,ecën kurreshtare,


Nëpër udhë të poezisë.


Herë bie e herë ngrihet,


Në honet e dashurisë.





Del si ujët e burimit.


Vargu saj’ gjith freski,


Hedhur lirshëm, si të mbjella


Nga një dorë, plot dashuri.





Vazhdon me hap të vendosur,


Nëpër udhë të poezisë,


Herë si erë e herë si flutur,


Herë me forcën e stuhisë.





Herë herë e shkujdesur,


Pret agimin e praruar,


E me rrezet përkëdhelet,


Si një Zanë që fle zbuluar.


Danel Cana
Edhe mos veja autorisine e dija se eshte e Danel Cana ! I lumte pena e....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Oct 06, 2008 7:54 pm

LIQENI ME DY BURIME

Që të bëhet lumi,duhet një burim.
E mbushin liqenin dy burime bashkë.
Një liqen i madh që nuk ka mbarim,
Ne lundrojmë mbi të,të dy me një varkë.

Varka jonë lëkundet mbi dallgë kapriçoze,
Herë herë pa ndierë,herë me shum inat.
Mbaheshim mos binim,kapeshim për dore,
...Ah moj varkë e vogël..,lëkundu dhe pakë!

Ujët e liqenit diçka nanuriste,
Thuaj kuptoi gjë ng’ato ledhatime?
Ishin veç dy zemra shkëmbenin shikime,
Ishte një liqen...që kish dy burime.
Danel Cana
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptySun Oct 12, 2008 5:02 pm

Pjesë nga përmbledhja publicistike "Zemër pa ngjyrë" nga Danel Cana

- KRENOHEMI QË PREJARDHJA JONË, ËSHTË NGA SHQIPËRIA
(tregim i moshatarit Spiro Plesaris ,nga fshati Kuqes,Zakynthos)
Ishte rasti i tretë që, në bisedë të lirë me njerëz të thjesht, kur punonim në atë fshat,sapo mernin vesh se ishim Shqiptar,afroheshin dhe bisedonin thjesht e pa dorashka.Kështu ndodhi edhe një të hënë, me një burr të moshuar, rreth 75-80 vjeç,i cili quhet Spiro Plesari,nga fshati Kuqes i Zakynthos.
Ishim pesë veta që punonim tek shtëpia e tij,një shtëpi tre katëshë që e ndërtonte për dy fëmijët e tij që kishte.Nuk ishte hera e parë që duart Shqiptare e nisnin që nga themeli vilën e deri sa dorzonin çelësat.
Pranë shtëpis së re që ngrihej, përball saj nga ana tjetër e rrugës,ishin gërmadhat e një kishe të vjetër dhe njëzet metra para saj ngrihej një këmbanore.Reth orës njimbëdhjetë para dite, u ulëm të pinim një kafe,që na serviri Barba Spiro, siç i thërrisnin.Ishim ulur në një hije, përball kishës së vjetër.Barba Spiro u ul pranë nesh,e me një ton miqësor e shum thjesht, filloi të na pyeste, nga ç’vënd i Shqipëris ishim.Ne filluam Vlora,Berati, Tepelena, Kukësi.Ai tundi kokën e, duke psherëtitur thellë na tha:
-Asnjë nuk qënka na Fieri?
-Pse?-E pyeta-Pikërisht kërkon na Fieri?
-Eh more djema.-U përgjigj.-E shikoni atë kishë të vjetër, të rënuar?
Po.-Thashë.
-Ajo kishë është shekullore.Vitet e saj i tregon tabela që ka mbi portë.Më mbrapa është ndërtuar kambanarja, e cila mban vitin 1881.Të dyja këto, i përkasin fisit të Plesias, që e ka prejardhjen nga Plesati i Shqipëris.
- Po.-I thashë.-Është një fshat që e merr rrethi i Gjirokastrës. Ju na kërkuat Fierin?
-Mos u nxito biri im.Këto të dyja, vërtet i përkasin të njëjtit fis, sepse kështu ka qënë tradita më përpara,çdo fis kishte kishën e tij,por ato nuk i përkasin të njëjtës dore.Të thashë se kisha është shum më e vjetër nga kambanorja.Kambanoren e bëri si dhuratë ai që i vuri dhe emrin këtij fshati.Ai quhej Joanis Kuqasi. Ishte nga një fis i madh por vet ai nuk la fëmijë, por la një emër të madh mbrapa.Ky fis e kishte prejardhjen nga fshati Kuqes i Shqipërisë.Tani kanë ngelur disa që mbajn atë mbiemër dhe rrjedhin nga ky fis.Joani i Maries, siç i flisnin ndryshe, ishte brezi i katërt a i pestë i fisit të Kuqasve. Ishte në gjëndje të mirë ekonomike,kishte toka vreshta, mulli me ujë,bagëti,lopë,kuaj,qe' për të punuar tokat, të cilët i jepte edhe me qera tek ata që s’kishin.Pra tregonin se ishte më i pasuri këtu dhe shum fisnik,për të ndihmuar.Në mes të natës t'i vije,ta zgjidhte litarin. Ama po t'i hyje sado pakë në hakun e tij! Më mirë mos i dilje përpara! Në atë kohë kur flasim, ky ishull qeverisej nga Anglia.Një ditë prej ditësh vjen në ishull një Lord, qeveritar Angles.Fisi i Kuqasve e pritën me darka e me dreka, e shetitën në tërë ishullin, për sa kohë ndëjti Lordi këtu u kënaq së tepërmi, saqë ditën që do ikte e pyeti z.Joan se çfar mendonte ai t'i falte Lordi si shpërblim,për nderin që i bëri!
Z. Joan ju përgjigj tekstualisht kështu, kjo thënie ka ardhur deri në ditët tona , bres pas brezi.
-"Lordi im i nderuar.Lutem të kini shëndet e fat, ashtu siç kini zemrën.Zoti ju ndihmoftë.E shoh që pyetjen ma bëni me gjith zemër.Unë nuk kërkoj as grada e as pasuri.Po të kini mundësi të më bëni një nder të vogël,do ju jem borxhëli gjith jetën time dhe brezat që do vijnë.Dua që ky fshat të marrë emrin e fshatit prej nga vjen fisi im.Megjithëse nuk më është dhën rasti të shkoj në ato vënde,dhe gjuhën po afrojmë ta harrojmë.Babai im dhe gjyshi,më flisnin me shum dashuri për ato vënde. Ai vënd quhet Kuqes i Shqipërisë."
-Qoftë e bërë!-Ja ktheu Lordi. Dhe që nga ajo ditë ky fshat u quajt Kuqes.Deri në ditët tona, akoma dhe brezat që vijnë, e njohin me këtë emër, por qeveritarët e sotëm ja kan vënë emrin ‘Kalithea’
-Ju thatë barba, se edhe fisi juaj është nga Shqipëria?
-Po biri im.Ta kuptosh ti.I pari që ka shkelur këtë ishull,ka qënë princi Dardan,siç na tregonin të parët tanë,këtë e mbaj mënd shum mirë dhe në historikun e ishullit,i cili ndodhet në biblotekën e qytetit, e ka të shkruar.Këtu jan shum fise, që kan ardhur pothuaj në të njëjtën periudhë kohe.Ka qënë aty nga fundi i viteve 1400.Erdhi fisi jonë Plesias,nga Plesati. Erdhën Kuqes e tham si ishte historia.Erdhën dhe Bratei nga fshati Brataj po i Shqipërisë. Erdhën Belushi, që ka marr dhe emrin fshati ‘Belus’.Erdhën Muzakasit, që ka dhe emrin fshati ‘Muzaqis’ dhe të gjith këta fise për t'u dalluar nga njëri tjetri, mbajtën si mbiemër, emrat e fshatrave nga kishin ardhur,apo fiseve nga kishin ardhur. E kështu u ngeli.Ikën nga Shqipëria me disa varka të vogëla, për t'i shpëtuar hakmarrjes dhe u ngulën këtu, sepse këtu ishte një vënd i qetë .Ishin shum të zotët për ndërtim, bujqësi, blegtori e tregëti.
Pra siç e shikoni djema këtu Shqiptarët kanë emigruar shum vite para dhe e kanë populluar këtë ishull. Ne jemi krenar që e kemi prejardhjen nga Shqipëria e nuk e humbasim emrin, pavarsisht se e humbëm gjuhën,ashtu ishin kohët.Unë dëgjoj se disa Shqipëtar vijnë këtu dhe ndërrojnë emrat, e mohojnë se jan Shqiptar! Pse mor djema të bëhet kështu?Gjithë bota duhet të shkojn ashtu siç janë,Grek, Shqiptar, Turk ,Serb, Italian, Kinez etj.Ç’ka Greku më shum nga Shqiptari,pa më thuaj?Se i erdhi radha që të marr skllevër na Shqipëria? Unë po dëgjoj se edhe Shqipëria po bëhet,dhe do bëhet pa tjetër po të ketë një qeveri të zotën.I shikoni ato fshatra atje poshtë?-Dhe tregonte me dorë.Ja, të gjith ata kan qënë më përpara, punonin tokat tona.Mblodhën para,blenë toka e vreshta,punuan dhe sot i shikon si janë?Kështu dhe ju, një ditë do kini gjithçka që t'ju duhet, por emri, emri Shqiptar pse t'ju mungoi disave? Nuk është i bukur?!
Këtu ka nga ata që i duan Shqiptarët, por ka dhe nga ata që s'i duan.Thonë se Shqiptarët erdhën vetëm për të vjedhur, për të vrarë e plot të tjera.Ja dale njëçikë! Pse të tërë Grekët janë të mirë?Nuk
vjedhin ? Nuk vrasin? Më shumë.I harruan shamitë e vjedhura turistëve amerikanë në mes të Athinës, që e mori vesh e tërë bota?! Për hiç gjë thonë "tha se kathariso" (Do të qëroj ) Po shqiptarët kanë namin dhe pas kësaj fshihen edhe ata "katregarë" (ngatërestare, hileqarë ) që, e marin në punë Shqiptarin dhe nuk e paguajnë. E duan për punë por nuk i japin një copë kartë të njihet si njeri i lirë. Edhe kur ja japin ndonjërit, shpirtin i marrin, e bien vërdallë.I di mor djema të gjitha barba "ala, pu na pari"( po çfar të bëjë)!
-Një nder dua vetëm!-Na thotë.-Kush mund të më bjerë një kujtim nga fshati i Kuqes, vetëm një kandil vaji do desha,ta ndez në këtë kishë!
Këto na tha Barba Spiro.A ka më mirë? Më mir ...prishet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Oct 13, 2008 8:38 pm

PAVARËSIA E MBIKQYRUR

Nëse UNMIKU, ta ngarkon në shpinë një samar –
Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar !

Nëse UNMIKU, ta shtron sofrën me bar –
Ti, haje dhe thuaj "Unë jam kosovar!"

Nëse UNMIKU, të kërkon identitet –
Ti, përkulu dhe thuaj "Unë jam minoritet!"

Nëse UNMIKU, të imponon flamur kosovarë –
Ti, mburru se ke vetëm një yll të bardhë!

Nëse UNMIKU, të imponon ndonjë himn pa krip –
Ti, luaj me instrument, veç mos këndo shqip!

Nëse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjën –
Ti, ule kokën dhe gjithnjë mbylle gojën !

Nëse UNMIKU, të jep ngjyra pa kufi –
Ti, harroje përgjithmonë ngjyrën kuqezi!

Nëse UNMIKU, t'i mbushë xhepat me flori –
Ti, nuk guxon të shkruash histori!

Nëse UNMIKU, të qet në staf ma të parin –
Ti, nuk guxon ta përmendësh Adem Jasharin!

Nëse UNMIKU, t'i imponon festat ndërkombëtare –
Ti, nuk guxon t' i festosh festat kombëtare!

Nëse UNMIKU, të pranon në Internacionale –
Ti, nuk guxon t' këndosh këngë nacionale!

Nëse UNMIKU, ta zgjidh ndonjë çare –
Ti, nuk guxon ta përmendësh luftën çlirimtare!

Nëse UNMIKU, sjell këngë të mbarë globit –
Ti, nuk guxon t' këndosh për heroit e kombit!

Nëse s' do UNMIKU, n' Pavarësi për t' prekur –
Ti, ha si i gjallë, e rri si i vdekur !

Gjilan, më 21 Maj 2008.

Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Oct 13, 2008 9:44 pm

Shumë domethënëse kjo më lartë!?????????????
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyMon Oct 13, 2008 11:18 pm

I nderuari Ali Baba Tepelena, kjo pasqyron pozicionin real emocional te te rinjeve perparimtar ne Kosove, qe ky forum i ka me bollek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyWed Oct 15, 2008 6:57 pm

Nje pjese filozofike e shkeputur nga romani "Pse?!"

( Sterjo Spasse)


...

-C'eshte jeta per ty?-e pyeta.
-flluska sapuni.-mu pergjigj
-po vdekja?
-shperblimi i jetes!
-c'eshte bota?
-nje pike helm ne hapesire!
-c'eshte me e kuptuar ne bote?
-vdekja.
-cila eshte kafsha me e eger?
-njeriu.
-po me e bute?
-ajo qe s'ka lindur .
-cili njeri ju duket me i poshter?
-ai qe ndryshon veten me nje emer te huajdhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen.
-c'eshte budallalleku?
-te duash nje gje qe s'e kedhe te kujtosh se je ai qe s'je.
-po puna me e mencme?
te gezosh te tanishmen.
-c'eshte me e aferme ?
-vdekja!
-po me e larget?
-zemra ime me tendendhe fillimi e fundi i Hicit.
-cfare eshte e pavdekur?
-hapesira!
-cfare eshte me e bukur?
-fantazia!
-po me e shemtuar?
-semundja!
-me e hidhur?
-jeta.
-me e embel?
-Hici.
-c'gje e shte me e madhe?
-Libri iBotes!
-po me e rende?
-fjala.
-me e pamundur?
-te ndryshosh veten dhe formen,dmth jam une te behem ti,dhe jam njeri dhe te behem pellumb.
-kur shperblehet njeriu?
-kur e kujton veten te lumtur.
-cfare gje ju duket me e merzitur?
-cdo send eshte me i merzitur se njeri-tjetri.
-cfare gje ju duket me e veshtire?
-te jesh njeri...
-po me e lehte?
-te krijosh krijese njerezore.
-cili eshte ngushellimi i te pasurit?
-pesha e qeses
po i te vobektit?
-e ardhmja...
-nuk ju kuptoj-i thashe per se dyti.
-vdekja .-mu pergjigj serioz
-po c'permban jeta e njeriut?
-vetem dyshime!-keto tha dhe heshti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyWed Oct 15, 2008 6:59 pm

Tradhetoret

Shokë, kemi në mest tënë 
Shum' armik' e trathëtorë! 
Popo! mos u qoftë thënë! 
Veç që s'kanë gjë në dorë. 

Harruanë mëmëdhenë 
Dh' e lanë kombinë tënë 
E një tjatërë na gjenë! 
Popo! mos u qoftë thënë! 

Lanë zonjën e lëvduar 
E zunë një kurvë shtrigë, 
Të ndyr' e të mallëkuar, 
Të fëlliqur e të ligë. 

Lanë mëmën të xhveshur 
Dhe mundohenë për botë, 
Pa dhe bota duke qeshur 
U thotë: mundohi kotë! 

Qysh u bënë Efialtë 
E nuk e njohin të mirën, 
Uthullën pandehin mjaltë 
Edhe dritë errësirën! 

Buk' e mëmëdheut zëntë 
Tradhëtorët e pabesë! 
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, 
Kurrë mos paçinë pjesë! 

Miqt' armiq i kanë bërë, 
Armikëtë miq i zunë, 
Qysh janë fyell të tërë! 
Ç'është kjo e madhe punë! 

Fajn' e math kur do ta njohin 
Njerëzit e mallëkuar? 
Dritënë pse nuk e shohin, 
Apo janë të verbuar? 

Janë së gjithash të marrë 
Dhe të liq me të vërtetë, 
Mëmëdheut bëjnë varrë, 
Po do të bienë vetë, 

Se mbretëron e vërteta, 
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë 
T'ish ashtu, qe prishur jeta, 
S'kish mbetur gjë e vërtetë. 

Ata turpinë fitojnë, 
Nder' e tyre posht' e hedhin 
Dhe armikëtë gëzojnë 
E në errësirët bredhin. 

Nuk është kurrë haruar 
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë, 
Të gjitha janë paguar, 
S'ka mbeturë gjë në jetë. 

Lerini, pa do ta gjejnë, 
Të vërtetën do ta njohin, 
Se tani s'e dinë ç'bëjnë, 
Janë të verbër e s'shohin. 

O, popo ç'turp kanë marrë! 
Janë bërë tradhëtorë 
Dhe s'janë më shqipëtarë, 
Se nga kombi hoqnë dorë. 

Me të huajnë u bënë, 
Me armikn' e Shqipërisë, 
S'duanë gjuhënë tënë 
Armikët' e Perëndisë! 

Ndjej, o Zot, se nukë dinë 
Se ç'bëjnë, janë mahnitur, 
Rrahin të prishin shtëpinë 
Pun' e lig' edh' e mërzitur. 

Të gjorët janë në gjumë, 
Të vërtetënë s'e dinë, 
Do të mundohenë shumë, 
Pasdaj mënttë do t'u vinë. 

Vëllazërin' e harrojnë 
Dhe kombin e mëmëdhenë, 
Dhe armikëtë dëgjojnë 
Edhe s'dinë se ku venë. 

Hiqni dorë, hiqni dorë! 
Mblithni mëntt' e tupërohi, 
Mos u bëni trathëtorë, 
Se pasdaj do të pendohi.
Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyWed Oct 15, 2008 9:00 pm

biligoa shkruajti:
Tradhetoret

Shokë, kemi në mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

.........................


Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

.....................

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

......................
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Naim Frasheri

Përshëndetje Biligoa.Bën shum shum mirë që na freskon kujtesën me këto vargje Lapidare.Janë sa të vërteta,aq edhe reale,konkrete në ditën e sotme sa janë të pa vdekshme për rëndësinë që kanë për Shqipëtarët e vërtetë.
respekt
-Duaje atdhenë,si shqiponja folenë.
-Dashuria e vërtetë dhe dhimbja e madhe vetëm në gjuhën e nënës kuptohen.
-Vetëm të bashkuar do gjejmë të drejtën tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyWed Oct 15, 2008 9:10 pm

Pjesë nga vëllimi "Zemër pa ngjyrë"
Danel Cana

--TË MËSOJMË TË DUAM !

Mirë nuk më bën, të them hejvalla!
Keq mos më bëj, të kam rixha !


Këto vargje kuptimplote të shkruara 1350 vjet më parë nga Sadiu i Persisë, apo i njohur si Gjylystani ndryshe në Shqipëri, janë sa të dhimbëshme aq dhe kuptimplote, që asnjëherë nuk kan dalë jashtë realitetit. Sadiu i shkruajti ato, nga përvoja e përvëluar e hidhur, tallëse, goditëse, rrënqethëse, që vinte nga tipat njerëzor dhe godiste njerzit. Shumë i kanë lexuar këto vargje, por dhe shum i harrojnë, sepse bien pre' e dashnores (-it), pasion për interesin vetiak. Kjo është ego-ja më e neveritëshme e cila kurrë nuk është ngopur, as me krerë, e as me qeveri ,e perandori të përmbysura. Pse??? Këtë pyes, e do ta themi një herë tjetër, në qoftë se do ta dojë nevoja! Por mendoj se atyre, të cilëve u adresohet ky shkrim, kjo copëz letër, nuk besoj të mos ja vënë pak gishtin kokës edhe pas kësaj, me qëllimin e mirë, që të mos bëhen gazi i botës.
Marrë shkas nga disa zëra, që unë do t'i krahasoja me " sirenat e mitologjis së lashtë, nga Pisistrati " të cilat donin vetëm të mbysnin çdo anije që lundronte pranë ishullit mistik. E pra, që të kuptohemi më mirë, fati kësaj radhe i ka rënë anijes me gjysëm ekupazhi ,e me timonier të cfilitur nga dallgët e mëdha, që nuk kanë të pushuar. Αnijes - SHOQATË.
Më ka bërë përshtypje në një shkrim,i cili titullohej "Shoqatangrënësit"shkurt, të z.Aleksandër, plot talent e përvojë! Aleks Janaqi, i cili lëshonë thirrjen profetike " O njerëz! Ka dhe njerëz."tregon jo mllefe por një pozicion që shum pak mund ta marrin!Ajo shprehje tregon se njerzit, ashtu siç duan të hakmerren, të revoltohen,të bëjnë 99'-të të këqia e poshtërsira, ashtu dinë edhe të respektojnë, të falin,të ndihmojnë e të bëjnë mrekullira! Po ku radhiten këta, që fusin vetëm përçarje në ato pak organizata që kanë mundur, me njëqint mundime të krijohen?! Që edhe shpenzimet e gjyqit i paguan nga xhepi ?! Që edhe çdo aktivitet që bëjnë i paguajnë nga xhepi?! Që mendojnë dhe mblidhen të paktën për festën kombëtare të flamurit çdo vit, me shpenzime nga xhepi?!Të gjitha këto përse? Për të treguar se duhet të jemi të bashkuar. Për të treguar se na duhet shumë bashkimi. Për të treguar se dimë të bashkohemi, por po të ulim pakë hundën! Natyrishtë që askujt nuk j'u duk e ëmbël kritika, vërejtja...!
Historikishtë, " asnjëherë nuk dihet të jetë kuptuar një i mënçur, në mes të budallenjve." Në këtë rastë populli thotë " Kur nuk di të japësh xhuvap, mënçuria më e madhe është heshtja" Mirë do ishte ta mësonin adhe ata lloj njerzish që, nuk mund të rrinë pa hedhur gurë! Po hodhe gurë, nuk do paqen, por të kundërtën.
Nuk më vjen mirë kur dëgjoj se, "ngrenë padi" vetë shqiptarët kundër shoqatave, kundër njëri tjetërit.Njësoj si të pështysh lartë.Kur do mësohemi të bashkohemi? ....Nuk dihet.
- O njerëz të mirë. Dëgjoni ç'thotë Naimi:

Ajy që ka mirësinë,
Ka perëndin' e të mirat,
Edhe kush ka djallëzinë,
Ka djallë e ligësirat.


-O njeri :" Ki frikë nga historija, jo na perëndija" E, historia është ajo që secili nga ne lë mbrapa.
Koloseu i letërsisë botërore Uilliam Shekspir, në një nga tragjeditë e famëshme të tij, "HAMLET" E solli mbrapa fantazmën e Hamletit, si dëshmi të pabesisë, të intrigës, të dhunimit, krimit njerëzor, duke na dhënë të pasqyruar errësirën e mëndjelehtësisë së njeriut që bëhet viktimë e një pasioni të gënjeshtër.
Prandaj Naimi ynë i madh i nis që në fillim porositë e tija, duke thënë:

Shokë, kemi në mes tënë
Shum' armik' e tradhëtorë!
Popo ! Mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.
.............................
Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pa besë!
Dhe zoti dërmën u dhëntë,
Kurrë mos paçin pjesë!


Si mund të spiegohet qëllimi i disave që kërkojnë gjilpërën nën kashtë? Kush vajti me shoqatën? X...Është burr i lik.Shum kollaj ta lëshojmë fjalën. Pse nuk shikojnë çfar kërkon ky far X...Y? E ndihmojmë dotë? Falë rastësisë apo praktikës, shoqatat nuk janë as fitim prurëse dhe as diçka ku mund të bëjë karrierë politike dikush! Ato janë shoqata atdhetare, patriotike, si të vetmet organizma për emigrantët, të çdo kombësie. Ato po punojnë duke ndihmuar sado pak, në kalvarin e madh të problemeve që kanë emigrantët në Greqi. Mos të kujtoj ndonjë se ajo çfar është arritur dhe ajo që do arrihet nuk ka brënda kontributin e shoqatave! Është mjaftë naive pyetja e disave që shprehen : Çfar më jep shoqata?? Nuk është asnjë parti politike, e shtetit ku jetojmë, nuk na shërben, sa na shërben shoqata. Prandaj para se të inkuadrohet dikush në parti, çfardolloi qoftë, mirë do ishte, më e drejtë të inkuadrohej në shoqata. Ky është mendimi im dhe le ta kundërshtoj kush të dojë, por nuk ka të drejtë, sepse nuk ka kurrë dy të drejta. Për çdo gjë ka një të drejtë dhe ka paralelizëm, apo ekuilibër të problemeve.
Prapë na lë porosinë Naimi:

Tregomu dhe shqipëtarëvet udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:28 am

Eja...


   
  "eja me diellin,
  eja, dhe perpije detin,
  merre boten, falma qiellin"...
  Xh.Spahiu

eja,
ahere kur era te gremise
mes baltes dhe gjethet e fundit,
kur lumenjte kalteroshe
  (dhe syte e mi)te turbullohen,
kur pemet e zhveshura me paturpesi
deget lakuriqe te tundin,
kur pellgejt mes kalderimit me akull te mbulohen.

eja,
me henen ndricuar muzgjeve,
kur veshet te te dhembin
  prej zhurmes te makinave,
kur kerrkush mos te te njohe me rrugeve,
shfaqu si nje afishe larushe ne xhamat e vitrinave.

eja
ahere kur bota e ndyre
ne surrat te te plase deren,
kur si xhind i xhidosur duart te te dridhen,
s'ka gje!sill me vete dhe shterngatat dhe eren
dhe kujtimet hidherake qe s'mund te hidhen...

eja,
se ne qilar kam ruajtur per ty ne torbe me molle,
  dhe mbi prush dy misra te pjekur,
u pa puna,te jap bluzen time se je veshur holle,
e ne mesnate si lugate
  rreth oxhakut do hame buke te thekur...

eja,
duku kur ditet te filloje te numroje dhjetori,
kur lumenjte dhe syte e mi
  kalteroshe te turbullohen,
jo kur te plakur, te jetojme nga zorri,
jo ahere kur varret me ferra te ne mbulohen.
eja,tani se malli si dreqi na mori,
jo ahere kur emrat ne kete bote te na harrohen...

eja,
me muzgun e zverdhur nga hena,
eja para se buket e thekura te ftohen...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:33 am

Mundesia per te me dashuruar...

 

Dhe u merzita se qeni nje udhetar i lodhur,
ne stacionet e ftohte e te larget te autobuzeve inter-urbane,
dhe nga canta plot me letra te cjerra
mbushur me vargje te palexueshem e pa vlere...

Une do ti nderroja keto,
me nje kafe te pire bashke me ty, te Bar Dashuria,
ne nje mbremje tiranase te bere qull...

Atehere ne Tirane, s'pushonin shirat,
Dhe politika e kish helmuar cdo pellg ne rruge
e cdo gota ne lokale...
emisionet e lajmeve, propozonin udhetime,
hedhje stresi, piknik ne Dajt
e budallalleqe te tjera si keto,
kurse une,
do ti lija te gjitha, thjesht per nje capitje
krah teje andej nga Shetitorja...

Dhe emisionet genjeshtare te lajmeve, udhezonin te visheshim trashe,
te flisnim per politike, e te merrnim pjese
ne mitingjet protestuese ne sheshin me te madh te Shqiperise,
e une,
nuk nuk pata kurre ftohte, rrugeve te Tiranes,
dhe kurre s'fola per te flamosuren politike,
une thjesht, preferoja te kembeja dy fjale me ty,
ulur mes qetesise se lagur te shiut,
ne stolat e kalbur te Qytetit Studenti...

Dhe atehere une behesha autobuzi qe hipje ti,
dhe beja gare me gjithe taksite,
e perhere,
enderroja ecjen tone te shkujdesur krahperkrah,
nen veshtrimin e pemeve dhe te zogjve te lagur,
nga Kodrat e Liqenit...

Dhe perhere, emisionet e lajmeve,
rekomandonin ilace e mjeke popullore,
e mua asnjeri s'me beri derman,
dhe as syte e ftohte fshehur mbas syzeve nuk me thane gje,
une enderrova vec nje shikim tendin,
ne mbasditet e perbaltura nen shi,
neper rrugicat e Qytetthit Studenti...

Dhe si perfundim, u merzita se qeni
nje rrugetar i rraskapitur neper stacionet e ndritshem e te ftohte
nderkombetare, dhe nga biletat e lemuara te avioneve pa shpirt,
e une, une,
Desha vetem mundesine, qe ne te dy te rrinim
mbeshtetur te njeri tjetri
ne nje autobuz-urban,te shkaterruar qe gulcon
rrugeve te Tiranes...

Ndersa emisionete merzitshem te lajmeve, benin reklama llotarish,
e ulje cmimesh fluturimi,
dhe njerzit s'me kuptonin neper mbasditet e qullura te Tiranes,
kur une, shkruaja vargje te palexueshme e te pavlera per ty,
e kur vizatoja emrin tend ne xhamat e mjegulluar
te autobuzeve te lodhur urbane...

une,
te gjitha keto, do ti flakja tej, vetem per mundesine
qe ti te me dashuroje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:34 am

Kthim i pamundur


ketu,
s'degjon nje gje te mire,
mes te ftohtit te dimrit,
kur ngrin liqeni,muroset si beton,
kur mbart peshen e ndarjes se peshtire,
"do kthehesh?"-pyet zeri i
  nje gruaje ne telefon
"a ka mbetur tek ti ndopak
  mall e deshire?"...

s'degjon nje fjale te mire nga miqte,
nga televizori llafazan
ngjyra-ngjyra por pa shpirt
asnje lajm zemerngrohes
  nga horizonti i ngrire,
pervec ndonje avioni rrugehumbur
qe shket ne qiellin e hirte.
"s'ka mbetur ne zemren tende
  asnje fije meshire?"...

prape,s'merr nje shenje te mire e te mbare,
kur nisesh nxitimthi-nevrikosur,
tendosur si nje tel
shtenguar fort ne kitare
eshte vone ta riparojme dashurine e leckosur,
i vone zeri i nje gruaje
qe therret mbas duke qare...

ketu,s'degjon njeriu nje gje te mire,
ne hasmeri me dimrin,brenda ngujuar,
nje zile telefoni,
e zeri i saj i mpire
me lot i lagur,me boren qe bie ngarkuar.

"a do vish,ta perzesh dimrin
  me diellin ndaj te gdhire?"...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:36 am

Poezi pa emer

 

nuk mjaftuan netet, ditet,
nuk mjaftuan kohet qe u ngrohem ne diell,
s`mjaftuan mundimet qe na rraskapiten,
as krenaria jone qe endet ne qiell.
jo s`mjaftuan netet as ditet...

nuk mjaftoi dhimbja deshperimi
thyerjet e zemres qe i beme zakon,
buzeve ndoshta ngeli gezimi
se as mua as ty askujt si takon.
s`mjaftoi dhimbja deshperimi...

s`mjaftuan fyerjet thashethemet,
ne rruget e jetes zenkat dhe merite,
fjalet me banale nga me ekstremet,
te na benin te heshtnim nje dite.
s`mjaftuan fyerjet , thashehemet...

s`mjaftoi denimi qe na dha Zoti,
nuk deshem ti mblidhnim mendte e kokes,
i harxhuam ditet ashtu kot se koti,
duke prishur e shkatrruar cdo skaj te botes.
se nuk mjaftoi denimi qe dha Zoti...

prishem dhe shkaterruam mijra zemra,
mijra fytyra shpesh i ngurtesuam,
dhe qeshem pastaj te lumtur si kucedra,
kucedra qe vdekjen tone harruam.
ne prishem e coptuam mijera zemra...

ngritem koken pastaj kerkuam fajtoret,
hodhem tonalata balte mbi njeri tjetrin,
e mbrojtam veten me fjalet me te mira qe kane fjaloret,
dhe kurre nuk heshtem te degjonim te vjetrit.
se ne ngritem koken kerkuam fajtoret...

s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote,
megjithese jetuam si te babezitur,
dhe tani cdo gje eshte e kote,
heshtim fajtore vdekjen duke pritur.
s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote...

s`mjaftuan as profetet me thirrjet e Zotit,
as engjejt e Tij qe po na keqyrin,
s`mjaftoi jeta qe shkoi kot se kotit,
se vec nj grusht dheu do t`na mbushe syrin.
se nuk mjaftuan as profetet e Zotit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:38 am

kur une te vdes


kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur...

dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

e ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule...

dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 EmptyThu Oct 16, 2008 7:41 am

Kerkimi

 

dhe vazhdoj
te kerkoj veten time
ne poezite e Poradecit
ne romanet-largesi
  te Petro Markos se burgosur,
ne mallin e Serembes pertej detit,
ne rrugen ku ecte Naimi i vrerosur...

kam humbur padashur vetveten
e copat me dhembin
  ne cdo cep te botes
zgjatem ti mbledh
ne maje te rrokaqiejve,
matane oqeaneve
ne Vendin Tone te prektisur
  nga te zotet...

dhe rremoj i rraskapitur
ne veri ne jug
une, kosovari,cami,
  labi dhe malsori
nuk jam asnje nga keto,
e te gjithe keto jam une,
nje shpirt kacak luftetari,
nje trup i pavarrosur deshmori.

jam ne hall
dhe veten kerkoj me ngulm
ne vargjet e Azem Shkrelit,
ne kengen e harruar
  te Isuf Gervalles se pergjakur,
ne kullen e djegur te Bace Ademit,
ne dheun tim,ne varrin tim te hapur.

kam frike,
vetja copash do me mbetet,
ne maje te rrokaqiejve,matane oqeaneve
larg dheut tim, te rrudhur e te plakur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 20 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 20 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: