|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Nov 07, 2007 2:58 am | |
| Në këtë rubrik mund të postoni poezi të ndryshme nga poet Shqiptarë dhe huaj.
Vajtimet e Atdheut
(Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924)
Më s'tu nda zjarri, më s't'u nda flaka Më s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka, Më s't'u nda therja, mbytja grabitja, Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.
Gra, burra, foshnja për ditë vriten, Nga vendi vet zhveshur po qiten; Digjen katundet e përvëlohen, Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën. U germadhove, u copëtove, Krejt u trondite krejt u shkretove.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Qytetërimi ku asht vallë? Përse Europa nuk i sheh hallë? Si s'po dëgjohet topi i shkretë? Si s'shihet flaka qi del mbi retë? Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit? Pse s'këshillohet kombi gjakpirës? Në botë, thua, s'ngeli bamirës. Qysh u shurdhua bota e terë? S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Me top u shuan vëllezërit tanë, Malet dhe fushat ndër gjak i lanë. I vranë, i shuan, i handakosën. Në vend të tyre tjetër vëndosën. Sa pasuri që patën ua perlanë. S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë! Më digjet shpirti, kam shum frikë, Se do t'i sosje kjo politikë, Fill shqiptari nuk do te lenë? Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Në ketë shekull kjo politikë Mrekulli, quhet e them pa frikë, Kjo politikë racëmbaruese Për ditë grin pleq, trima, nuse Kjo politkë lugate shtrigë Dhelpër dinake, kuçedër e ligë Faroj vëllezër me qindra mijë I madh i Vogël duhet ta dijë Fol, o moj botë e qytetërimit Përse po shkulet kjo racë e trimit.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Kosovë e bukur, oj shpresa jonë Bujare, trime, ke qenë si i thonë Sot të zu halli, në zgjedhë ngele, Kurban po bëhesh për ditë si dele. Kurban po bëhesh ditë bajrami, Në Ballkan therret veç shqiptari. Kështu pse s'duket Xhebraili? Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë Ty moj Kosovë, e madhe shpresë Se ndaj ty ruhet edhe sot besa, M'i madhi krahu i Shqiperise! M'e madhja çerdhe e Trimërisë!
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Pjesa më e madhe e Shqipërisë Iu dha Serbit e Greqisë Vetëm i ardhi keq Perëndisë Për atë gjakun e foshnjërisë, Dua t'i lutem pak qeverisë Të marrë masat e ligjësisë: T'i lutet Frances dhe Anglisë T'i pritet hovi pake Serbisë Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.
Qani Kosoven dhe Çamerinë Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër! Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër, Dyzet ke patur milione frymë Te pakoi koha, te çkriu si brymë. Le Arijanen, Durrës u mbështete, Nga fati i shkrete si nje grusht mbete. Edhe këtuze shprehje nuk gjete. Mento ku ishe, ku je , ku vete, Tashti pa krahe ke mbetur fare Për një te vjetër komb, turp e marre
Qani Kosoven dhe Çamerinë Se i këmbejnë si bagëtinë!
Ka vdekur fare civilizimi; Sot veç një lustër ka Perëndim. Iku mëshira erdhi rrënimi! Po del mbi qiejt nga do rënkimi, Në fund te tokës hyfte gëzimi! Kur po shfaroset një komb ma trimi, Kurse ka vdekur krejt njerëzimi, Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi, Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!
Qani Kosoven dhe Çamerinë Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!
Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku! Nat'e ditë ecën të lahet gjaku Gjaku i shenjtë që derdh barbari, Me te ushqehet sot çdo fill bari, O shale i shkretë, qysh duron valle? Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë? Shembuni male, mbetët te shkretë! Shembuni bashkë me gjithë tepetë! Kur komb bujari për ditë po shuhet, Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet? Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin Për ditë ju therin, ju marrin mallin Për ditë ju derdhet gjaku Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.
Qani, vëllezër, Kosovën, qani! Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!
Hafiz Ali Korça
*************************
Marre nga revista "Zani i Naltë" organ i Komunitetit Mysliman Shqiptarë, Tiranë nr. 11. Gusht 1924
Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 07, 2007 3:04 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Nov 07, 2007 3:02 am | |
|
HARROJMË SE JEMI GJALLË
Në ditet e përditshme të mërzitshme në ditët e errta të terrta në ditët e zakonshme të kobshme harrojm se jemi gjallë. Në ditë mortesh pyesim a thua më mirë të jemi të gjallë të vdekur apo të vdekur të gjallë. Haxhi Shabani
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Nov 07, 2007 3:06 am | |
| QIELLIMI I ZEMRËS
Nuk mundem as të fle , as ëndrra të shoh. Ika nga robëria e botës së njerëzve. U ngrita në qiellin e zemrës tënde ti aty me bulzat e gishtave të tu më fërkon vetullat kapakët e syve mëmbyllen fluturoj, ëndërroj, filloj të fle nëqiellin e zemrës tënde.
Haxhi Shabani | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Nov 27, 2007 6:28 am | |
| Porosi e kryer përgjysëm
Emigranti më kërkoi t'i vendosja një poezi të D. Agollit, që unë nuk po e gjej në librat që kam. Ndaj, Emigrant, po të përshëndes me këtë tjetrën, që është një nga 100 poezitë e mija të preferuara nga autori:
Ëndrra e prerë
1. Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari, Ka rënë në ullishte mizë e ullirit Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali Dhe ende s'ka dalë nga plisi kërcelli i misrit
Ne ëndërronim të bënim një anije, Kurrkush s'e mendonte me ç'dru do ta ngrinim Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie Dhe vela t'i vinim,
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me verë Dhe të lundronim në ishujt e Havajës Të pinim verën me vajzat e ishujve në belvedere, Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.
2. Mos vdis, se kalit i ra në vrapim një patkua Dhe nisi ta ngrerë nga dhembja këmbën e parë, Kërkojmë patkonj e s'na jep njeri hua. S'e gjejmë as nallbanin e marrë.
Ne ëndërronim të shkonim në hipodromë Në vende të lumtura ku munden me kuaj. Tani dhe kali çalon dhe s'e ha barin e njomë; Me sytë si gota na sheh si të huaj.
3. Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha, Të gjitha ato që ti u thoshe "sorkadhe" Kur grisnin fustanet në driza.
Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë, Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh. Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirë; Duke vdekur fytyrat tona t'i shihnim në pikën e vesës. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Dec 01, 2007 7:01 pm | |
| “Do të vij të prek dhe gurin Të ndjej aromën e bukur Lulëshqerrat kur të çelin Mbi jargavan të shoh një flutur
Të njom buzën me ujin e kroit, Në shqip dy fjalë të këmbej, Të kuvendoj gjatë me shoqet Gjithçka tënden, o vendi im të ndjej...”. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Dec 01, 2007 7:02 pm | |
| “Ah sa dhemb shpirti Prej fjalës së ashpër,” "Ulur jam mes barit të gjatë e gjëmbash fshehur Mendja shëtit në fëmijërinë e uruar U deshën kaq vite kohë e durim E shkuara me të tashmen këtu për t’u takuar" | |
| | | NetSerseri Anëtar i ri
Numri i postimeve : 75 Age : 36 Vendi : Rahovec/Prishtinë Profesioni/Hobi : Studnet Registration date : 14/12/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Dec 17, 2007 5:10 am | |
| Këtu zdo jem do jem larguar në dok i tretur si të tjerët në kafenen e preferuar zdo më shohin kamarjerët. Dhe nëpër udhët ku kam hexur sdo të ndihet kolla ime e that dhe mbi varim tim do ri heshtur një qiparis si vork i ngraët. Ti do trishtohesh atëher se zdo më keshë në dhomë gjall dhe kur në xhamë të frye erë do qashë me erë dalngadal.Po kur të jeshë mërzitur shumë në rafte librave kërkom atje do jemë i fshehur unë në ndonjë fjal në ndonjë shkorjn mjafon që librin pak të heqësh dhe unë do zbresë do vi pas teje dhe ti si dukur me madhë do qeshësh si një blerim pas një rëkeje. | |
| | | NetSerseri Anëtar i ri
Numri i postimeve : 75 Age : 36 Vendi : Rahovec/Prishtinë Profesioni/Hobi : Studnet Registration date : 14/12/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Dec 17, 2007 5:15 am | |
| Ti në kanape dremit ndofta gjumi ende stë ka zënë abashuri ende mbi qerpikët ndritë libri nga gishtrinjët të ka rënë para teje ndal mendimi im jemi dashuruar edhe sharë jemi ndarë hidhur në udhëtim o drejt njeri tjeterit kemi ngarë. Dhoma heshtë dhe rruga largë gjëmon ti sheh ëndra kaltroshe shum, unë ndonse pi dhe mogadonë menxi fle se jamë njeri pa gjumë, Ti je për mu ëndër qaste or teorem e turbullt a dilem po të jemë një pitagor ti do të ishe më e vështira teorem | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Jan 02, 2008 5:29 pm | |
| Albatrosi Marinaret ne anije shpesh here sa per shaka gjuajne albatrose,shpeze shume te medha bashkudhtare te plogshte qe fluturojn mbi det mbi anije qe siper greminave te njelmta shket. Posa ti vendosin ne drrasa ,te mundur, keta mbreter te kaltersise,te ngathte e te perunjur te ndjellin meshire me atakrahe te mberthyer te medhenje e te bardhe sikur rrema te thyer . Ky udhtar krahegjate sa eshte i pagjalleri, i bukur ka qene ,tani gaz i botes shemti njeri ja ngacmon sqepin per te qeshur me qibuk tjetri e imiton e tall e perqesh e q nuk. Poeti i ngjan ktij princi te madh te reve, se tremb dot as stuhia as qitsi i shpezve syrgjynosur ne toke,ne bisht te shpotise ngeci krahet e tij vigan e pengojne te eci. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jan 19, 2008 2:25 pm | |
| ROZAFATI Secili i falëm diçka kush emrin kush eshtrat i la nga gjaku nga zjarri koha saherë eksplodoi rreth diellit tonë sytë shpella i bëmë në bjeshkë s'pushuan tupanat se secili i falëm nga diçka armikut ia shtruam rrugën me kufoma deri te zemrat tona e ai kurrë s'e shkeli perënditë tanë kurrë s'mun i arriti se secili i falëm nga diçka kush emrin kush eshtrat i la . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jan 19, 2008 2:46 pm | |
| Një natë nga netët pa gjumë. Zgjohu kosovë.Zgjohu nëna ime e dashur , balli dhe emri im i shkelur - zgjohu oj. Apo e ndien vajin tim? A po e sheh si ti kam ngulur sytë mu në zemër ,mu në shpirt, si t'i kam hedhur duart rreth belit për të përqafuar, unë - ashti yt? Zgjohu , Kosovë. Prej degve të mina të thyera kush po bahet këte vatër kush po e le? Ç'janë,këto gjurma gjaku që po shtohen nëpër fytyrën tënde , këto varre e murana që po sillen rreth shtëpisë sime?..... Zgjohu Kosovë.Zgjohu nëna ime e dashur balli dhe emri im i shkelur- Zgjohu Kosovë Sonte vetëm mbeta e- Në derë të oborrit askush më s'po më troket , askush më, thua vdekur jam e harruar në këto troje e suka gjaku; thua më është fikur hisja e mbyllur dera e konakut. Zghohu Kosovë.-flakë e hershme e ashtit tim të pëlcitur; Bota në ty le të kallet. Ali Podrimja | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Jan 29, 2008 1:46 am | |
| Recital i malsorit O, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët , n'agoni të përdihet si vigan i vramë. Unë lugat si hij' e trazueme, trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse përditë mbi lëkurë të tij, Në lojë varrimtare, kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë Por më rren shaka, Shpresa gënjeshtare. Mali hesht, dhe në heshtje qesh. E unë vuej, dhe në vuejtje vdes. Po unë, kur??? heu!!! Kur kam për t'u qesh??? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? O,si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mun në zemër me ia njesh! Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... E unë të kënaqem, Të kënaqem tu' u qesh. ............Migjeni | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Feb 25, 2008 1:45 am | |
| Kangët e pakëndueme
Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori, të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e mia jesin... e unë jam vullkani që fle i fashitun, por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue dhe e ndjej nga Dielli valën. 0 kangët që fleni reliktet e mia q'ende s'keni prekun as një zemër të huej, vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia unë djepi juej; ndoshta vorri juej. ( Migjeni )
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Feb 25, 2008 1:48 am | |
| Të bijtë e shekullit të ri Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot se dheu ynë qe kafshatë e huej dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë : S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli. ( Migjeni ) | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Feb 25, 2008 3:29 pm | |
| Fan Stilian NOLI
Hymni i Flamurit
O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S'të trëmb Romani, as Venecjani, As Sërb Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli
Flamur që linde Shën Kostandinin, Pajton Islamn' e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u lavdërove Dhe në furtun' i funtmi u shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj përdhè u shtrive Me zjarr e zi u ndeze u nxive, Po çdo mizor me shpat' e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prie Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr' e qjell i ri.
Syrgjyn vdekur
Nëno moj, mbaj zi për vllanë, Me tre plumba na i ranë, Na e vran' e na e shanë, Na i thanë trathëtor. Se të deshte dhe s'të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se të veshte kur të çveshnin, Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vajto, merr malin, Larot t'a përmbysnë djalin Që me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, m'a qaj në Vlorë Ku të dha liri, kurorë, Shpirt i bardhë si dëborë; Ti s'i dhe as varr për hor.
Nëno moj, ç'është përpjekur Gojë-mjalt' e zëmër-hekur, Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, Ky Vigan Liberator.
Anës lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohorit me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. | |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Feb 25, 2008 3:36 pm | |
| Fan Noli
Rent or Marathonomak
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak! Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush' e brek mi brek Këmba tokën as t'a prek, Hip' e zbrit, Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s'e the, Djers' e gjak pikon për-dhè; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'të pihet, T'u mpi këmba, po s'të rrihet, Se mileti po të pret, Ankthi zëmrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s'dogji djelli Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkani flag' e tym Se ç'vëngon e se ç'gulçon, Zëmra brinjët t'i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s'janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan' e që të çquan Dhe fuqinë t'a rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the: Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! "E fituam!", brohorite Dhe për tok' u përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Mon Feb 25, 2008 4:36 pm | |
| BAHTIR HAMZA
I GJALLË MBETET TEMPULLI YT (Rexhep Qosjes)
Ti, nga nata e Vuthajve, Kosovën përqafove Zgjim nëpër vite e mote i palodhur Gjak i paster i kombit shqiptar Nderin e shqiptarisë lartësove TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI.
Me buzëdridhje ligjërove për shtigjet e lirisë. Gjuhen shqipe,të lidhur në palcën kurrizore Në trupin tënd shpirti dhe trupi i Shqiperisë I ndezur mes luleve e dhëmbjeve prore. TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI.
Kosova dhe shqiptarët,mbërthyer me ROBËRI, Ti nyje e dy shekujve për LIRI Deshtën të verbojnë laraskat me TRADHËTI Gjarpërinjtë helmues,me të humb KRENARI TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI
Me të shue frymarrjen e mushkërive Dhempira e lugaterë që kanë vulë krimi Me të gllabrua për së gjalli, hijenat e zhgjebosura Në joplotonin e lirisë, me të ulë në karrigë të zezë “E VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
Ti bir i dheut të shqipes,nuk i morre dyert e Botës Shqiptarët mes errësirës e dhëmbjes,lotojnë PROFETIZMI YT çdo pranverë ndriqim i kohes O Rexhep Qosja, VDEKJEN S’TA PRANOJ, TI HIJE E VET ZOTIT, NJERI
Shtator.02.2007.Toronto.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:28 pm | |
| Bagëti e Bujqësia Naim Frashëri O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti, Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
...... | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:29 pm | |
| ................. Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë, E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë, Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem, Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them; Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë, Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.
Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur, Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë, Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë. Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas. Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë? - Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija! Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija! Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat, E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat; Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok, Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok, Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur, Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija, Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija, Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji, Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi; Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele, Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.
Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë! E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
......................... | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:29 pm | |
| ................................... Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë, Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë! Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja, Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja; Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja, Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja, Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë, Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë! Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas, Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas, Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë, Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë, Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë, E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë, Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar! E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar! Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë? Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë! Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë, Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë, Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë; Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.
Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar, A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur, Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur; Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi, S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi. Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur, E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur, Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë, Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë. Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë, Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë. Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri, Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari, Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë, Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë; Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan, Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti, Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti, Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë. O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë, Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë! Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini, Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini; Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji, Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori, E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore, Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore, Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule, U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule, Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar, Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar; Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë, Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?
Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi, Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi, E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja, Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja, Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja, Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja. Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim, O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?
O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë, As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija, Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija, Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë, Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë; Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë, Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.
Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë, E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë; Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë, Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë; Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë, Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë. Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar, Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar; Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male, U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale... Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë. Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit, E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.
Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet, Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet; S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë, Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë, As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë, Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë; Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë, Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë, Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë, Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë; S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë, Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë. Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën, Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën. Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë, Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë. Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë, Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë; Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë, Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë; Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan, Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan, Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon, Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon, Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë, Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!
Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit, Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit; Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë; Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare, Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:30 pm | |
| Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë, Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë, Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur. Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë, Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë, Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën, I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën, Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë. Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë, Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.
Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija, Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija. Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë, Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë; Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit, Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit. Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar, Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar. O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë! Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë. Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë, Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë. Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi, Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë, Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë, A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie? Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime, Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time, Q'është thier, bërë posi një pasqirë, Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë, Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë, Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë? A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje, Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti, Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji! Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën, E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën, Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën, Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën; Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë, Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.
Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut! Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut! Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë? Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë, Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.
Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë, Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë, Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë, Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.
O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë, Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.
Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit, Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit! Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë, Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë; Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë, Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,
Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë, Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë, I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë, Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.
Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt! Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.
Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë, Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë! O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more! O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore? Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit, Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit? Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron, Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!
Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë, Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë! Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë, Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.
Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë, Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë; Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë, Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë... Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë, Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë; I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë, Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.
Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime, Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime, Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë, Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija, Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija. Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar, Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.
Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot, Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë, Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.
Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë, Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë, I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë, Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:30 pm | |
| .......................... Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija, Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija! S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë; Ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë! Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi, Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi, Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush, Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush; Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni, Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni, Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë, Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë, Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë, Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën, Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën, Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë, Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë. Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë, Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?
Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë! Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra, Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara, Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë, U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë, Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë, Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.
Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë, Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë, Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë, Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë, Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë, Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë, Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë. O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë! N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë. Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë, Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë; Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit, Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit, Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë, Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë, Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë, Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë. Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë, Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë. Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë, Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.
Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet, Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet, Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera, Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera: Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë, I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë; Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr, E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder, Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija, Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia, Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë, I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.
Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.
Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë, Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë; Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.
Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë, Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë, Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë, Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë -- Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar, Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar; Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime, E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime. Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare, Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare, Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar, Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar; Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta, Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta. Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë, U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë, Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë, A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.
Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar, Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.
Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë, Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.
Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë, O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë! Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë, Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë! Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan, Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!
Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi, Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi; Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit, Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit, Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë, Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë; As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija, Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija. Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë, Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë! Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë, Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.
Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë, E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë, Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti, E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë, Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë, Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti, Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije, Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë, Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë, Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë, Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut, I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut, Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas; Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë, Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç, Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç, Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar, Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar; I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë, C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë. Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda, Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!
Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë, Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë, Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje, Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha, I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la. Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje, Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje! Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë, Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë; Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë, Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë, Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit, Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit, E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë, Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë; Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë, Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë; Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë, Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë. Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë, Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë ............Naim Frashëri | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Wed Mar 05, 2008 6:41 pm | |
| Gjuha jonë Vëllezër shqipëtarë! Të prekim urtësinë, Të zëm' udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë. Shqipëria ka qënë Edhe po do të jetë, Po sot në ditët tënë Të metë të mos ketë. E ka nderuar zoti Gjithënjë Shqipërinë, Ish fort mirë qëmoti, Do bëhet dhe taninë. Sa ishte trimëria N'atë kohë të vjetrë, Kish emrë Shqipëria, Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. Sa burra kordhëtarë Ka nxjerrë Shqipëria Më pastaj e më parë, Q'i shkruan istoria! Ajo ish koh' e zjarrtë Dhe kish mundime tepër, Po sot pëndë dhe kartë Na duhet, nukë tjetër. O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë. ..............................Naim Frashëri | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Thu Mar 06, 2008 8:19 pm | |
| Vetmia Më plak mërzitja që vetmia më sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m'i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s'kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: I yni zot! Ose të më thonë: Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim me jeten time pa tingllim që në vetmi po e kaloj dhe s'po dij a rroj e s'rroj. Sendet heshtin. sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s'kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen. Migjeni. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |