|
| Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
+18Luki blerim shaban cakolli voglushja murturi Eva0506 Kristaq F. Shabani meli zeriatdheut Guximi Orfe@ E_Bukura Kosovarja Urata Euridika Arta NetSerseri Sofra 22 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Apr 08, 2008 12:24 am | |
| TE URA,TE URA
Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh' e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me-vrap.
Kuçedr'e Turqisë, Hyen'e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë dhe vjen te Shqiptari, Si gjarpër zvarniset, i sillet përqark, Me dinin në gojë, me helmin në bark.
Kuçedrën e vrarë E hasi më parë Thomsoni në Vlorë, kur vinte prej detit Me katërqint krahë, lubi' e Dovletit; E zuri për gryke, e shtriu përdhe Nga thonjt' i rrëmbeu të mjerin Atdhe.
Pastaj për së dyti Në Durrës e mbyti Dhe kokën ia shtypi me top nga Kalaja, Kur hodhi Esadin nga Froni, nga maja, Nga forca në pluhër, nga bregu në det, Me grusht prej rrufeje, që ngrin e që tret.
Kuçedra e thyer, Në turp e përlyer Përmblidhet e kthehet nga toka në Durrës Dhe ngrihet m'e fortë, në Gjol, afër Urës. Shqiptar'i verbuar vërsulet në det, Shkel Flamur dhe Nënë dhe vllezër po vret.
"Dy herë të theva, Të shtriva, të ndeva, Po prapë u-ngjalle dhe prapë u-ngrite, Prit-më, the, prit-më!" Dhe prap' iu-vërvite, Dhe hovin kuçedrës ia preve, po re, Kalorës i huaj, që vdiqe për ne! Nga Ura, nga Ura Po ikni, o burra? Ju ikni, po hij' e Kalorësit s'ikën! Kuçedrës tërbuar ajo i fut frikën, Se urën e ruan, se Urë'n e mpron Stihia - Shqiponjë, me qip e me thonj.
Te ura, te Ura, Vajtoni, o burra, Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë, Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë, Kur shkonte kaluar të vdesë për ne, Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe. Fan S.Noli | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Apr 08, 2008 12:28 am | |
| (Poezia ne dukje te pare te jepe pershtypje te permbajtjes me teme fetare ,..kur e analizojme me thell permbajtja e saj eshte politike dhe ate e shprehur ne menyre shume te forte figurative..mendimi im!)
Marshi i Kryqezimit
Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba, Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta, Se s'ke dashur as jet' as martes' as para: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Dy kusarë të vegjël i zumë në lak. Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak, Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë, Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë, Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Varreni, se me botën, me ne s'shëmbëllen, Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren, Se e do vegjëlin' e tiran' e urren: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni, se për vete s'kujdeset, s'lëfton, Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton, Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s'punon: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Varreni, posa s'do as të vras' as të varrë, As të bënjë të keqen as gjakun t'a marrë, Dhe katilët me nam na i qan si të marrë: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar, Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar: Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
.............Fan S.Noli | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Tue Apr 08, 2008 12:57 am | |
| SHPELL'E DRAGOBISË (Elegji për Bajram Currin)
Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur' i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj, Rrufe-shkab' e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti Se s'tronditej nga tërrmeti. Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë. 0 Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell' e Dragobisë, Yll i rrall' i burrërisë. Thon' u-shtri e thon' u-vra, Po ti s'vdiqe, or Baba, As te shkëmb' i Dragobisë, As te zëmr' e Djalërisë. As je vrar' e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn' e Shqipërisë Katakomb' e Dragobisë.
.............Fan S.Noli | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:29 pm | |
| Fryn moj erë ...
-Ngaj po na vjen, moj erë e rreptë? Pse vërshëllen me aq mallëngjim? -Vij drejt nga malet e Shqipërisë, për të përhapur zi e vajtim. Fryn, moj erë, moj erë e shkretë fryn, drejt më zëmër, më zëmër time hyn.
-Nga ata male, moj erë trime, ç'lajme të reja po na ke siell? Pse je e vrerët dhe e helmuar? qiellë me zi përse na e mbiell? Fryn, moj erë, etj. Pse e ke synë të trubulluar e rent kaluar mi t'zeza re? Pse të pikojnë lottë të zeza, lottë të zeza posi rrëke? Fryn, moj erë, etj. Syri m'u err nga ato që pashë Ah! nukë mbahem, nuk duroj dot. Pashë një gjëmë, gjëm të tmeruar, rent ta haroj, po rentkam më kot. Fryn, moj erë, etj. Atje tek losnja në fush' të Korçës, duke u hedhur lis më lis, një qivur pashë me nj'çup' të virgjër, ma vrau shpirtin ay filis. Fryn, moj erë, etj.
Tokat pushonin, prift nukë dukej, e pakënduar na u varros; mihnë dëborën, i bënë varrë, shpirt nuk më mbeti, forca m'u sos. Fryn, moj erë, etj. Atje mi varrë qante një grua, një grua qyqe me mallëngjim; burrën të qante më par'a çupën, për kë të bënte më par'vajtim? Fryn, moj erë, etj. Renda e ika e fluturova, po dhëmbjen time ku do ta fsheh? Çava oqeane, dete dhe male, po vajtoj edhe sikundër sheh. Fryn, moj erë, etj.
-Moj er'e rreptë, erë malsore, shpirti m'u ndes, zëmra më shkriu; sytë m'u errë si ty dhe mua, mëndja në kokë më bubullin. Fryn, moj erë, etj. Qëndro të lutem, të kam për t'dhënë dhe un'i varfri një porosi: një re të madhe dërgo të zbresë e ta ngarkojmë me lott'e mi. Fryn, moj erë, etj. E kur të kthehesh nga Shqipëria, Atje në kopshtin, atje t'qëndrosh, dhe lott'e mia si vesë qjelli dalë nga dalë do t'i pikosh. Qaj, moj erë, moj er'e shkretë qaj, derthmi lottë atje mi varr'e saj.
.....Fan S.Noli
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:33 pm | |
| Krishti me kamxhikun
Në kështjellë t'atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët') pa shpirt e pa besë, Tregëtojn' e gënjejnë, rrëmbejn' e sfrutojnë, Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpëtojnë. Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë në kish' e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar; Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë, Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë. Çdo i shenjt' ideal, çdo shtëpi Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie: Kush fitonte më tepër, ay ishte usta, Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla. Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë, Krisht' i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë: Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj, Dhe nga larot gjakpirës atdhen' e shpëtoj. Dhe Shën Pjetr' i gëzuar ahere i tha: "Ja tani e ke nisur tamam, or usta! Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro, Dhe me forc' e pahir na çliro, na shpëto." "Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar, Se të marrët, të shurdhërit s'kanë dëgjuar; Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin. Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin." Jesu Krishti s' dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun, Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin' e sjell drita e mëndjes, jo druri." "Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq, Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. Përkëdhel' u kurrizin dhe do t'të besojnë, Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnë". Jesu Krishti s'dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe s'u-unj përsëri që ta merrte kamçikun: Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë, Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen' e atdhenë.
... Fan S.Noli | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:35 pm | |
| Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës! Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërronj pa funt, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së. Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë! Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohorit me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
...Fan S.Noli
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:37 pm | |
| Besa-besë Gjithë vendetë gëzojnë, ti, Shqipëri, pse pushon? Gjithë njerëzit këndojnë, ti, shqiptar, pse rënkon? Gjithë duanë lirinë dhe pa të njeriu s'rron; ti, shqipëtar, Shqipërinë në zgjedhë si e duron? Zgjohuni, o shqipëtarë, erdhi dita për liri! Zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri! Të krishter' e myslimanë, të tërë një sua kemi; gegë, toskë, dibranë, gjithë shqipëtarë jemi. Mblidhuni te bëjmë benë, të gjithë dorë për dorë: Të duamë mëmëdhenë, edhe malet me dëborë. Që ditën që u shkeli robëria dhe gjer sot nukë bën më bar Dhëmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye në qieli, si duroni robërinë? Ju që shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipërinë? Ku janë vaftet e parë, që kini dhënë yrnek? Ku jini, o shqipëtarë, pse s'dëgjohet një dyfek? Apo humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë? A u shua Shqipëria, që ka pjellë Skënderbenë? Pse rrini lidhur me lak? Pse shpëtoni vënd' tuaj? apo s'u mbeti më gjak, se e derdhtë për të huaj? Mirri pushkëtë në duar edhe bëni besa-besë: Shqipëria do shpëtuar, kokë turku të mos mbese!.... Andon Zako Çajupi
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:38 pm | |
| ANDON ZAKO ÇAJUPI ..................... Robëria E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire. Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq’ e shkrete e ka mbuluar perjete! Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush s’gézon! Njerzit kurre s’kendojne dhe bilbilete vajtojne! Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme. Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene. E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:40 pm | |
| ANDON ZAKO ÇAJUPI ....................
Trim i Shqipërisë
Kush ka qene trim nje here? Aleksandr’ i Math i vjere, Pirrua me shoke te tjere ne Shqiperi kane lere, Po nga te gjithe m’i zoti, – Skenderbeu Kastrioti. 0 mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skenderbe? Si duron ti nene dhe? Nuke te vjen keq per ne? Qe ditdné, qé 'na le, vendi yn’ u be raje’)... Te lutemi dit’ e nate, n’ate jete ku ke vate, dergona shprese e urate te mos rrojeme si grate... Te ngrihemi te leftojme, Turqit ti debojme, Shqiperine ta shpetojme Dhe lir' e me nder te rrojme. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:41 pm | |
| ANDON ZAKO ÇAJUPI................................Naim Frashëri
Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqiperi! Mendjelarti, zemertrimi, vjershetori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipetarka, shqipetare! Naimne kur ta kujtoni, mos pushoni duke qare! .................................. Vdiq Naimi, gjithè thone, qani turq, qani kaure! Bilbil’ i gjuhese tone s’do te degjohet me kurre! Vdiq Naimi, qe kendoi trimerine, Skenderbene, vdiq Naimi, qe levdoi dhe nderoi memedhene! Vdiq Naimi, po c’te gjeti, o moj Shqiperi e mjere! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka te tjeve. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete, pse more te tille burre? I ndrite shpirti per jete, mos i vdekte nami kurre! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:43 pm | |
| ANDON ZAKO ÇAJUPI.
Vaje Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë, lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë! Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë, që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë! Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë? S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë? 0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë, kthehu të të shomë, të na mbeten lotë. S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve? Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve. Atje. tek rri janë qipariz' e varre. .. Kthehu të të shomë, mos na le për fare! Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë, kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë; E ke lenë foshnje, tani u bë burrë, s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë! Për ty shumë herë çoç do të më thotë. po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë: Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë, duke psherëtitur te zot' i vërtetë. 0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë, kur i more mëmën dhe më le të gjallë? Të më keshe marrë, do të qe më mirë dhe të rronte mëma, të rriste të birë. Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë? Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë. 0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë, dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë! «Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë, cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë? Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë, po ata që mbetën si ti nukë qanë: të vdekurin lotët s'e bien në jetë, po lutu dhe falu të rriç djalën vetë. Doje drit, o qiell, more dritën time dhe më mbushe jetën plot me hidhërime! Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj, se dhe perendine tani s'e besoj! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:46 pm | |
| ALI Podrimja Vetem ose Hamleti i sëmurë
Pak po më jep, jeta ime, e tepër po lyp nga Unë. Të të jap s'mundem më tepër, se sa të të ngre në këmbë. S'mundem më tepër se sa të të jap emër, se sa të të mësoj të ecësh kah e vërtetë, kah njerëzit, se sa kohën time për ta falur, durimin e gurit, zjarrin, kaltrinë. S'mundem më tepër të të jap e ti tepër po lyp nga Unë. Ne mes të verbërve vetëm jam, në mes të hijeve, perëndive. Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit, para dashurisë e urrejtjes vetëm. Po ti tepër po lyp nga Unë e pak pu më jep, jeta ime. 0 Hamlet, o Harnlet, po vijnë mjekët me mantele të bardha, me mantele të zeza po vijnë, për të të shëruar, kokë e pafjetur e botës. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:47 pm | |
| ALI Podrimja
Kulla
I Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes baba im ka ngritur një kulle. Në majë të botës e ka ngritur, deri në tokë e kanë rrenuar zoterat. Motra ime, vëllai im kmban janë bërë, baba im atëherë perëndi ka sharë. G^irin e rënde në themel e ka vënë në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar. Sa më lart kullën e ka ngritur 10 aq më të fortë veten e ka ndier. II Një ditë baba im është mbyllur në qiell i dashuruar, në tokë i harruar. E kanë dalë helenët e romakët, e kanë kaluar mbretërit e sulltanët, e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët, e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut, në kaltrinë e fjalës mitare. III Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë, do njerëz kanë ardhur në të hardhë pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh. Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë. Gur e m'gur atje janë ngjitur, në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë. E baba im atëherë gurin e rënde në themel ka vënë, gurin e përrallave, Në takim me zotin e djallin kanë dalë ai këmbësor kohësh të serta. E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:49 pm | |
| ALI Podrimja
Hija e Tokes Bajram Currit, Asim Vokshit, Ganimete Tërbeshit, Emin Durakut, Mustafa Bakiut... EPIKA Me shekuj kam shitur gjakun e rritur jam me gjakun e shitur Me shekuj kam hëngër me veten e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar... Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet! ANKTHI Toka ime digjet, toka ime e dashur, balli im i ngrysur, pishë... Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia, Kosovë, përrallë e lashtë! Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje, vuajtje e vdekje... Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë e ngrirë n'ajër? Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes? - Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më kish mbirë! Toka ime digjet në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar... PERTEJ DHIMBJES Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të shitur. Kosovë. Konaqet e tua deri në themel po rrënohen, e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim, me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e njerëzve të mi të kallur etjeje. Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam, vatrat e shkimbura për t'i përflakur, duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua - se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë konak e më konak pa të ndezur flakë... 10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës së padukshme... Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^ Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë, ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë? RENKIMI Qaj, rrafshi im i dashur, qaj! Diellin tënd verbuar e kanë tytat e vatrat shkimbur deri në një, Zogun në qiell vrarë ta kanë. Me duar të mia të çara me rrashtat tona t'shpura mbuluar të kanë. Pragje thyer e konaqe mbyllur... Për gjithkë e për askë vrarëjemi... Qaj, rrafshi im i dashur, qaj! Plepi im qiellin do ta shpojë, plepi im i kallur - qiellin e humbur majë një shpate. NJE NATE NGA NETET PA GJUME Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur, balli dhe emri im i shkelur, zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim? A po sheh si t'i kam ngulur sytë mu në zemër, mu në shpirt, si t'i kam hedhur duart rreth belit për të përqafuar unë, ashti yt? Zgjohu, Kosovë! Nga degët e mia të thyera kush po dahet, kete catër kush po e le? Ç'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen nëpër fytyrën tënde, këto varre e murana që po sillen vërdallë rreth shtëpisë sime?... Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur, balli dhe emri im i shkelur, zgjohu, Kosovë!... Sonte vetëm mbeta e në derë t'oborrit askush më s'po më troket, askush me, thua vdekur jam e harruar në këto troje e suka gjaku. Thua më është e shkrimbur hisja e mbyllur dera e konakut... Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim t'pëlcitur. Bota në ty le të kallet! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:53 pm | |
| AZEM SHKRELI Nënat Ato lahen në gazin tonë e në lotët e tyre. Bëhen rojë murane te krojet e shtera të gjirit. Në ballin tonë për herë u bëjnë dritë shejt gishtat. Ditët na i prarojnë dhe rrugët me nga një bekim më t'mirin. Me rrëmetën e krrusur t'moteve na ruajnë nga hijet e liga. Një ditë shkojnë si të shkonin, të mos vijë më vdekja. E s'na kërkojnë asgjë, pos një grusht dhe mbi krye. Shkojmë. E sa herë vdes nënë, vdes nënëmira ime. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:54 pm | |
| AZEM SHKRELI
Katër këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë. Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd. N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë, jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi. Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:55 pm | |
| AZEM SHKRELI
Në rrugë
Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah më tresin udhëkryqet e shumta t'jetës? Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve, jam ba lot e kangë, jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun majë gurit. Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë ku sosin fijet e këputuna t'kësaj kange? Jam ba pre shitimi i syve zjarr, jam ba bekim e namë, jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha? Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah m'tresin udhëkryqet e shumta t'jetës?! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 5:57 pm | |
| AZEM SHKRELI
Liqeni Flas me ty, ti hesht e luan me valë. Ti s'je më syri im as loti i saj. Flas me ty, ti shikon pulëbardhat. Për Shën-Naumin paske zemër t'gjerë. Flas me ty, ti kotesh mrekullie. Më vjen të zbres në fund t'fundit, të vdes i gjelbër me alat. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 6:01 pm | |
| AZEM SHKRELI
Vdekja e Malësorit
Asnje koke perkulur se ia rrezoni lisat Asnje gjeme mesa guri se ia shembni majet Asnje lot asnje se ia shterroni krojet ne syte e tij vetem harroi p'rendimin dita C'mendim i vruget C'mendim i ftohte nder vetulla Lum ky cfare vdekje. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 6:03 pm | |
| AZEM SHKRELI
Kenge e turpshme Sonte Qava sonte per ty Arberi Nuk me vjen turp Pse qava Me vjen turp pse s'munda Te bej tjeter Nga turpi qava | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 6:05 pm | |
| AZEM SHKRELI
Kashelashë për Atdheun
Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë Në vargun me krushq atdheu është krushku i parë Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari Në kulm e në flamur është kumti e kremtja Në kokën rënduar në mendime ai është mendimi Është një krahë shqipe këtej, një andej kufirit Është flaka e Oso Kuka në kullën kallë të barotit Është ara shtatë vjet djerrë e gruaja djerrë e fara Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemra Në të parën pushkë për ujk atdheu është krisma Në trupin tonë për vig atdheu është vigu Në mishin tonë per krymb atdheu është ashti Atdheu është treni në binarin nëntë, bileta për nesër dhe trasta. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Fri Jun 06, 2008 6:07 pm | |
| AZEM SHKRELI
Psalm për Kosoven
Kur pikon gjak Kalliu, kur piqet vera Kur hyn në gjakun tim Nusrore e të bëhem krushk Më mëso vetëm t'i bie Kitarës, më mëso të vdes bukur | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 07, 2008 1:59 am | |
| - Euridika shkruajti:
- Sofra , të falenderoj shumë për këtë pozi qe n'a e ke sjellë në forum pervec qe ka të vecanten e vete qe eshte e pabotuar me pare , eshte nje poezi shume e mire por edhe e dhimbshme ne te njejten kohe ..
po vazhdoj edhe une me nje poezi te LAsgushit per Njezetetetn ...
Ç’u mbush mali (Rapsodi popullore)
.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI
Shqipëri! Moj nëna ime, Më ke rritur më thërrime! Shqipëri! Të qofsha falë, Të kam nënë-e më ke djalë!
I
Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq edhe dasmorë, S’janë krushq edhe dasmorë, Janë Toskë-e Malësorë- Janë Toskë-e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë.
Ç‘u zbardhë malet,ç‘u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë. Seç na ardhë palë-palë Dyke rutulluar malë Kush me këmb’e kush me kalë, Kush më shpejt, kush më ngadalë: Kush I lum e kush I gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë. Mun ë Vlorën e Lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë.
II
Ç‘u nxinë malet , Ç‘u nxinë, Gur’I kuq lëshon mavinë: Qani, djem, e mbani zinë! Qani gjithë Shqipërinë, Toskërinë, Gegërinë- Ububu! ç’humbi lirinë!
Ç‘u hap qjelli pak-nga-pak, Maj’e malit seç u flak, Doli Ylli me bajrak: ME armikun kemi gjak.
Ç‘u mbush sheshi me të parë, Ç‘u mbush zyra me zyrtarë, Thonë-u pake çet’ e parë! Thonë më t’u paske parë Me tri mijë luftëtarë, Tri shtëpi me fis e farë, Qytetarë, katundar- Gjith bujarë Shqipëtarë.
Ç‘ka që çan rrufeja retë? VjenSmaili trim me fletë, Fluturon posi shigjetë, Thonë, vjen përdrejt në Vlorë, Me flamur të kuq në dorë, Me flamurin e lirisë N’atë thelb të Shqipërisë: Thonë,është vet-i-tretë, Thonë, është vet-i-tetë, Thonë vet-i njëstetetë- Rrofsh moj Shqipëri përjetë! Nuk ka përse e nderuara Euridikë, gjithashtu të falënderojë që sjell poezi të mira në forumin tonë që unë i lexojë me shumë ëndje. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 07, 2008 3:33 pm | |
| Jepni per nenen Ç'thot' ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!" Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë. Qan e lutet Nën' e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç'e pat me Skënderbenë, Bijt' e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s'i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Cilët jan' ata tiranë Që të pren' e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn' e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan', o Shkab' e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok' i mbytni, Mbushni gjyle që t'i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s'ndruhen! Trim i mirë do të japë, S'kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n'Amerikë. Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon' e vyer, Që me drit' e nder të thuresh Dhe me bijt' e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s'i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin' e vëndit t'onë, Sot, se nesër është vonë Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. Sat Jun 07, 2008 3:36 pm | |
| Anes Lumenjeve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
| |
| | | | Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |